Aurora

Shebenik-Jabllanica, parku më i vizituar nga të rinjtë

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” mbetet i vizitueshëm në çdo fundjavë. Kryesisht janë të rinjtë ata që preferojnë të ngjiten në këtë park, qoftë edhe për shkak të terrenit të thyer. Këtë fundjavë me të rinjtë e ardhur nga Elbasani e Tirana,  u bashkuan dhe  nxënësit e shkollës së bashkuar “Shefqet Dosku” Dorëz. Kur kjo moshë e kalon kohën e lirë në aktivitete sportive, apo në vëzhgim të natyrës, do të thotë të qëndrosh më pak pranë teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

Kjo është stina kur ky park kthehet në një destinacion turistik për vizitorët e natyrës dhe të aventurës. Bimësia fillon të ndërrojë ngjyrë, gjethet vizatojnë në tokën ku bien tapetet e verdhë dhe reshjet nuk kanë filluar akoma.

Rreth 10 mijë turistë, kryesisht të rinj, vendas e të huaj e kanë vizituar vitin e kaluar Parkun Kombëtar në Qarkun e Elbasanit. Një pasuri turistike e pakonkurrueshme, që pret vizitorë të apasionuar pas aventurës, natyrës, traditës dhe historisë.

Është një vend i thyer me kontraste të forta gjeografike, ku mund të gjesh që nga fushat e blerta, lumenj, shpella deri te lartësitë e maleve me borë.

Janë dy lumenj dhe disa burime të vogla ujore që rrjedhin përmes zonës së Parkut, përfshirë në veri lumin e Qarrishtës që bashkohet me lumin Rrapun dhe në jug lumin e Bushtricës, që bashkohet me lumin Shkumbin. Brenda parkut gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri madhështore, të cilat ndodhen në një lartësi mbi 1900 metra mbi nivelin e detit.

Pothuajse i panjohur për pjesën më të madhe të vendit, vitet e fundit, Parku Kombëtar i Shebenikut ka nisur të promovohet dhe të nxisë tërheqjen e turistëve.

Drejtoria e Zonave të Mbrojtura të Qarkut Elbasan është kujdesur që të vendosë në të gjithë parkun tabela orientuese për vizitorët, por edhe të shoqërojë çdokënd që ka dëshirë të shijojë mrekullitë e tij.

Parku Kombëtar i Shebenikut ka mjaft monumente natyrore të shpallura apo jo, që mund të vizitohen nga turistët dhe studiuesit.

Me interes është Kisha e Kosharishtit e ndërtuar në një shpellë me figura e mbishkrime që nga shek. II para erës sonë, që duhet të jetë gjithashtu pjesë e guidës nëse doni të vizitoni Parkun Kombëtar të Shebenikut.

Kjo shpellë-kishë është e vendosur në një shkëmb në lartësi rreth 70 metra nga niveli i lumit të Qarrishtës, ku janë pikturuar Shenjtorja Mari dhe dishepujt gjatë një ceremonie.

Shumë i rëndësishëm fakti që ngjyrat në këto piktura nuk janë zhdukur dhe qëndrojnë ende të gjalla.

Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë-Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë bëri që edhe kafshët e egra të shtohen, për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone.

Gjatë monitorimeve të saj me kamera kurth, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka arritur të fotografojë një sërë kafshësh të egra si, derri i egër, ariu, kaprolli, ujku etj.

Shoqata të ndryshme që kanë në fokus aktivitet sportive kohët e fundit po i organizojnë ato në këtë park.

Gara të çiklizmit malor, alpinizëm apo ski e kanë bërë tashmë këtë park më të njohur dhe me siguri një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të natyrës shqiptare. /j.p/

     

Shebenik-Jabllanica, parku më i vizituar nga të rinjtë Read More »

Inaugurohet shtegu i Çezarit, promovim i historisë dhe vlerave turistike

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit inauguroi shtegun e Çezarit, që lidh Parkun Kombëtar Llogara dhe Monumentin e Natyrës Delta e Përroit të Palasës.

Ceremonia u zhvillua pranë Green Coast Resort, i cilësuar nga ministri si një investim supermodern i standardeve europiane, në Palasë, që bashkon natyrën dhe investimin duke ruajtur një raport të drejtë mes zhvillimit të turizmit, ruajtjes dhe promovimit të zonës së mbrojtur të Llogarasë dhe Gadishullit të Karaburunit.

“Do të kemi një hotel me 5 yje për të cilat ne po flasim përditë, një nga investimet më të mira të të gjithë zonës së Mesdheut përsa i përket hotelit në cilësinë e tij por po ashtu kemi një bashkërendim ndërmjet këtij investimi dhe sponsorizimit që kompania po bën që së bashku me zonat e mbrojtura të shenjojnë në mënyrë të plotë të gjithë shtegun e Çezarit i cili vjen nga një histori mjëravjeçare ku Çezari ka arritur që të kalojë nëpërmjet këtij shtegu për të bërë betejat e tij të famshme me Pompein në Orikum dhe pastaj në zonën e Durrësit. Ne do të vazhdojmë të promovojmë gjithë këto ngjarje historike të cilat dëshmojnë se traditat, vlerat kulturore, vlerat turistike të kësaj zone janë të paimagjinueshme, por janë edhe pashfrytëzuara”, tha ministri Klosi.

Ai ngjiti shtegun bashkë me përfaqësues të Green Coast, projekti më i rëndësishëm i Grupit Balfin në fushën e turizmit, me përfaqësues të zonave të mbrojtura dhe një grup alpinistesh.

Menaxherja e projektit Green Coast, Jonida Buda tha se një nga përgjegjësitë kryesore të Projektit Green Coast është mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të zonës, si edhe ngritja e platformës së turizmit të qëndrueshëm duke përmiresuar ndjeshëm aspektin turistik të zonës së Palasës, me synimin për ta shndërruar nga një destinacion veror në një destinacion të frekuentuar gjatë gjithë vitit.

“Viti që po mbyllim sezonin turistik ka qenë i mrekullueshëm , kemi arritur që të kemi rreth 20% më shumë turistë se një vit më parë por përsëri shifrat nuk mjaftojnë pasi ne na duhet që të shtrijmë edhe me shumë sezonin turistik. Sic shohim edhe sot jemi në mes të tetorit dhe këtu ka një bukuri të madhe, ka një ngrohtësi të konsiderueshme dhe pse jo ky të ishte një vend edhe sot i mbushur me turistë të cilët e adhurojnë natyrën, bukurinë por edhe komoditetin, prandaj kombinimi që na vjen nga kompania Green Coast , të cilen do të doja shumë ta përshëndesja për investimin që po bën për shtegun e Çezarit, është ajo çfarë ne do të kërkojmë në të gjithë zonën bregdetare”, tha ministri Klosi.

Shtegu i Çezarit do të kthehet shumë shpejt në një zonë ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme, me pjesëmarrjen e alpinistëve dhe të apasionuarve pas natyrës, qofshin këta shqiptarë apo edhe ndërkombëtarë./atsh

Inaugurohet shtegu i Çezarit, promovim i historisë dhe vlerave turistike Read More »

Nostalgjikët e Enver Hoxhës mblidhen në Tiranë për ditëlindjen e diktatorit

Nostalgjikët e Enver Hoxhës janë mbledhur sot në Tiranë për të festuar 110-vjetorin e lindjes së tij. Pavarësisht mijëra viktimave që shkaktoi regjimi i tij dhe izolimit që i bëri vendit, ata thonë se figura e Enve Hoxhës është e pazëvendësueshme në politikë.

33 vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ithtarët e Enver Hoxhës mendojnë se regjimi i tij ishte më i mirë se ky i sotmi.

Nostalgjikët e Enver Hoxhës mblidhen në Tiranë për ditëlindjen e diktatorit Read More »

Balla jep lajmet nga Prokuroria: Basha nën hetim me Salianjin & co

Deputeti socialist Taulant Balla kërcënon opozitarët me një tjetër padi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në një status në “Facebook” Balla thotë se kreu i PD-së Lulzim Bashë është nën hetim për kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin që denoncoi çështjen “Xhisiela” Emiljano Nuhu.

Balla e akuzon Bashën se turpëroi Shqipërinë me një paçavure që u lexua nga Genc Pollo në Parlamentin Europian. Ai i ka kërkuar llogari Bashës për “pazaret e bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it”, ndërsa e këshillon të mos kërkojë marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet.

STATUSI I BALLËS
Lulzim Basha është zyrtarisht në hetim për “kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim” me shpifës Nuhun. Pse nuk shkon PD t’i shohë kamerat e komisariatit dhe praninë time 😂😂😂në komisariatin e Fushë-Krujës, apo edhe të vetë Nuhut? Ti Lulzim si person në hetim ke të drejtë t’i shohësh. Apo hajt se do harrohet. Nuk e le unë në harresë, Lulzim! Sepse dje turpërove Shqipërinë aspak mua, me një paçavure që i dhe të lexojë Pollua.

Edhe Ervin Salianji është zyrtarisht në hetim bashkë me Babale&co. Nesër tek Prokuroria e Krimeve të Rënda depozitoj kallëzim të plotë për vepra penale të kryera në bashkëpunim për Lulzim Bashën, Ervin Salianjin dorë për dore me Florenc Hoxhën, pazarxhinjtë e sëmurë që ranë brenda në kurthin që ngritën vetë me ca personazhe qesharakë e që nuk ka alibi që i shpëton.

Ti Lulzim duhet të sqarosh pazaret me këta persona, të bëra në SHQUP apo në oborrin e SHQUP-it. Kallëzimi dhe çdo informacion tjetër është në dispozicion të Prokurorisë, sepse shqiptarët duan të dinë të vërtetën sa më shpejt. Luli kërcen nga një degë në një degë, nga një gënjeshtër në tjetrën. Turp s’ka.
Lulzim mos kërko marrëveshje për t’u tërhequr nga kallëzimet. Do t’i shkojmë deri në fund secilës prej shpifjeve.

Balla jep lajmet nga Prokuroria: Basha nën hetim me Salianjin & co Read More »

Zgjidh një portë dhe zbulo se çfarë ka rezervuar e ardhmja

Ajo cfarë duhet të bëni është të shikoni me vëmendje dyert në fotot. Cila prej tyre sipas mendimit tuaj ju udhëheq drejt lumturisë?
Mund të merrni në konsideratë formën e derës, ngjyrën si dhe detaje të tjera.
Dera që ju pëlqen më shumë do të zbulojë dhe personalitetin tuaj. Do të surprizoheni sesa I vërtetë do të jetë rezultati.
Pas cilës derë do të gjeni lumturinë?
Porta blu
Njerëzit ju shohin si një shpëtimtar, një person që është gjithmonë aty për ti ndihmuar. Preferoni të keni lidhje të forta dhe të thella me disa njerëz sesa lidhje siperfaqesore me shumë njerëz. Në përgjithësi jeni një person që jepni, jo që doni të merrni vazhdimisht dhe lëndoheni nëse dikush tradhëton besimin tuaj.
Zgjedhja e kësaj dere tregon vetësigurinë dhe vetëbesimin që të tjerët nuk e dinë se ju I zoteroni. Për më tepër, ju jeni të besueshëm, të ndershëm dhe besnikë; përbuzni konfrontimet dhe doni ti zgjidhni gjërat në një mënyrë të qetë. Keni një tendencë për t’u fshehur pas pamjes së fortë të jashtme, megjithatë, kjo është arsyeja pse ju shpesh lëndoheni nga ata që nuk e kuptojnë se keni një anë të butë që meriton dhe kërkon lumturi dhe dashuri. Pasi ta keni gjetur këtë lumturi, do të ndjeni më në fund paqen e brendshme.
Porta e Purpurt
Për ju, fuqia dhe fama janë shumë të rëndësishme. Ju jeni të lirë, vendosës, të fortë dhe doni të mbani gjërat nën kontroll . Për më tepër, jeni një individ i ndershëm që nuk jetoni në një botë rozë, e cila nganjëherë mund të trembë të tjerët.
Keni një zemër fisnike dhe I perkushtoheni vetëm atyre që konsideroni të denjë për dashurinë dhe kohën tuaj. Jeni të fortë, misteriozë dhe joshëse. Ju jeni një individ qe buzëqeshni edhe kur keni probleme me guximin dhe forcën tuaj ia dilni mbane për të ecur gjithmonë përpara. Kjo forcë do t’ju ndihmojë të gjeni paqen.
Porta portokalli
Nëse keni zgjedhur këtë derë, atëherë jeni argëtues, popullor dhe plot energji. Keni shpirt konkurrues dhe doni të vlerësoheni për një punë që e keni bërë shumë mirë. Megjithatë jeni paksa agresive, me këmbë në tokë dhe e kuptoni rëndësinë për te ndihmuar të tjerët.
Njerëzit janë të tërhequr nga natyra juaj e shoqerueshme, kështu që ju nuk e keni të vështirë për të bërë miq të rinj. Ju jeni të ngrohtë dhe të këndshëm ndaj familjes dhe miqve, por të egër dhe të pasionuar me partnerin tuaj. Ndonjëherë, mund të ndiheni të lodhur, sepse gjithmonë keni bere sakrifica shumë të madha ose ngaqe jeni rritur ne rrethana te vështira.
Porta me Buf
Ju jeni një individ unik dhe kurioz dhe kjo është arsyeja pse jeni I tërhequr nga kjo derë. Gjithkush e njeh energjinë tënde hyjnore, shpirtin e lirë dhe pozitivitetin tuaj. Jeni shumë respekt për familjen dhe miqtë dhe madje keni tendencën të kujdeseni për njerëzit që nuk njihni.

Keni një zemër të madhe dhe të gjithë duan të jenë në shoqerine tuaj. jeni të gjallë dhe të sjellshëm dhe shumë tërheqës për seksin e kundërt, por ndonjëherë jeni të pavetëdijshëm për këtë, sepse ata janë të frikësuar nga bukuria dhe vetëbesimi juaj dhe nuk ju afrohen. Jeni një person që ka shume qejf te jete hero. Për shkak të egoizmit tuaj, do të shpërbleheni me pasuri, bollëk dhe luks.

Zgjidh një portë dhe zbulo se çfarë ka rezervuar e ardhmja Read More »

Meshkujt po zhduken, Kromozomi Y ka një të metë të trashëguar

Nga Darren Griffin & Peter Ellis
Kromozomi Y, mund të jetë një simbol i mashkulloritetit, por po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai është çdo gjë tjetër përveçse i fortë dhe i qëndrueshëm. Edhe pse bart gjenin SRY, që përcakton nëse një embrion do të zhvillohet si mashkull (XY) ose femër (XX), ai përmban shumë pak gjene të tjerë, dhe është i vetmi kromozom që nuk është i nevojshëm për jetën.

Tek e fundit, gratë ia dalin edhe pa të.

Për më tepër, kromozomi Y ka degraduar me shpejtësi, duke i lënë femrat me 2 kromozome normale X, por meshkujt me një X dhe një Y, janë duke u reduktuar në numër. Dhe nëse vazhdon kjo normë e degradimit, pas 4.6 milionë vjetësh kromozomi Y do të zhduket plotësisht.

Kjo mund të tingëllojë si një kohë të gjatë, por nuk është e tillë po të kihet parasysh se jeta në tokë ka ekzistuar për 3.5 miliardë vjet. Kromozomi Y, nuk ka qenë gjithmonë si tani. Në rast se rikthehemi 166 milionë vjet më parë, tek gjitarët e parë, historia ishte krejtësisht ndryshe. Kromozomi i hershëm “proto-Y”, fillimisht ishte i njëjtë me kromozomin X, dhe përmbante gjene të njëjta.

Megjithatë, kromozomet Y kanë një të metë themelore. Ndryshe nga gjithë kromozomet e tjera, të cilat i kemi nga dy kopje secilën nga qelizat tona, kromozomet Y janë gjithmonë të pranishëm vetëm si një kopje e vetme, e cila kalon nga baballarët tek djemtë e tyre.

Kjo do të thotë që gjenet në kromozomin Y, nuk mund t’i nënshtrohen ri-kombinimit gjenetik, përzierja e gjeneve që ndodh në çdo brez, dhe që ndihmon në eliminimin e mutacioneve të dëmshme të gjenit. Të privuar nga përfitimet e ri-kombinimit, gjenet kromozomike Y degjenerojnë me kalimin e kohës, dhe zhduken përfundimisht nga gjenomi.

Pavarësisht nga kjo, hulumtimet e fundit kanë treguar se kromozomi Y ka zhvilluar disa mekanizma mjaft të fortë, për të ngadalësuar shkallën e humbjes së gjeneve. Për shembull, një studim danez i kohëve të fundit, i botuar në revistën “PLoS Genetics”, sekuenconte pjesë të kromozomit Y nga 62 njerëz të ndryshëm, duke zbuluar se ai është i prirur për ri-rregullime strukturore në shkallë të gjerë duke lejuar “forcimin e gjeneve” – ​​blerjen e kopjeve të shumta të gjeneve që promovojnë funksionin e spermës, dhe reduktonin nivelin e humbjes së gjeneve.

Studimi gjithashtu tregoi, se kromozomi Y ka zhvilluar struktura të pazakonta të quajtura “palindrome”, të cilat e mbrojnë atë nga degradimi i mëtejshëm. Ata regjistruan një shkallë të lartë të “ngjarjeve të konvertimit të gjeneve” brenda sekuencave palindromike në kromozomin Y – që është në thelb një proces “kopjimi dhe ngjitje”, që i lejon gjenet e dëmtuara të riparohen, duke përdorur si shabllon një kopje rezervë të padëmtuar.

Duke kërkuar lloje të tjera (ekzistojnë kromozomet Y tek gjitarët, dhe disa specie të tjera), një numër i madh provash, tregon se shumëfishimi i gjeneve të kromozomit Y, është një parim i përgjithshëm. Këto gjeneve të përforcuara, luajnë një rol jetik në prodhimin e spermës tek meshkujt (të paktën tek brejtësit) në rregullimin e raportit të seksit pasardhës.

Një një artikull të kohëve të fundit në revistën “Biologjia Molekulare dhe Evolucioni”, studiuesit japin dëshmi se kjo rritje e numrit të kopjeve të gjeneve tek minjtë, është pasojë e përzgjedhjes natyrore. Lidhur me pyetjen nëse kromozomi Y do të zhduket realisht, komuniteti shkencor ndahet në dy grupe.

Grupi i parë, argumenton se mekanizmat e saj të mbrojtjes bëjnë një punë të shkëlqyer dhe e kanë shpëtuar kromozomin Y. Por grupi i dytë, pretendon se gjithçka që ato po bëjnë, është lejimi i kromozomit Y për t’u kapur pas thonjve të tij, para se në fund të zhduket. Debati mbi këtë çështje vazhdon.

Marrë me shkurtime nga “The Conversation”

Në shqip nga bota.al

Meshkujt po zhduken, Kromozomi Y ka një të metë të trashëguar Read More »

Shifra tronditëse, rriten rastet e kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon që të jetë një sëmundje e cila po prek një numër të madh personash, kjo tashmë edhe në Shkodër ndërsa arsyet janë nga më të shumtat. Është mjekia Daniela Bega, onkologe në spitalin rajonal të Shkodrës ajo e cila tregon se gjatë 2018-ës në Shkodër janë 23 persona të prekur nga kanceriu i gjiri dhe që trajtohen nën kujdesin e saj.

Mjekia Daniela Bega shfaq shqetësimin e saj se kanceri i gjirit po përhapet nga viti në vit dhe shifrat tregojnë këtë numër në rritje.

Sipas onokolges Bega duhet që gratë dhe vajzat të mos e neglizhojnë asnjëherë dhe të kontrollohen gjithnjë në kohën e duhur duke bërë mamografinë sepse në të kundërt pasojat mund të jenë të rënda. Muaji tetor është muaji kundër kancerit të gjirit dhe gjatë këtij muaji zhvillohen aktivitete të ndryshme sensibilizuese./ShkodraNews

Shifra tronditëse, rriten rastet e kancerit të gjirit Read More »

Kura 30 ditore me Qumësht Blete – Sekreti i Përdorimit për Shëndet të Fortë

Është koha kur bletërritësit krahas mbledhjes së mjaltit të ri nisin edhe mbledhjen e qumështit të bletës, i cilësuar si shëruesi natyral i shumë sëmundjeve.

E ndërsa tani është pikërisht sezoni i mbledhjes së këtij lëngu mrekullibërës për shëndetin, bletërritësit shprehen për AgroWeb.org se kërkesat për qumështin e bletës janë gjithnjë e në rritje.

Përdorimi i qumështit të bletës çmohet për lehtësimin dhe kurimin e shumë problemeve shëndetësore.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë popullore e cila zgjat nga 1 deri në 3 muaj në përdorimin të qumështit të bletës për shëndetin e gjithë organeve dhe trupit në përgjithësi.

Qumështin e bletës mund ta gjeni tek çdo bletërritës apo dhe pranë dyqaneve me produkte organike.

Përdorimi i Qumështit të Bletës
Kura popullore me qumësht blete rekomandohet që të konsumohet herët në mëngjes me stomakun bosh.

Këshillohet që doza që do të merret fillimisht vendoset poshtë gjuhës, mbahet për 2 minuta dhe më pas kapërdihet.

Rekomandohet të mbahet nën gjuhë pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.

Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.

Megjithatë, rekomandohet që kjo kurë të zgjasë nga 30 deri në 90 ditë dhe më pas ndërpritet.

Efektet e saj në organizëm nisin pas dy javësh, pra pas 15 ditësh.

Ndarja e Dozave dhe Si ta Ruani atë
Doza ditore vendoset në bazë të moshës dhe peshës trupore.

Për të rriturit, doza që rekomandohet është 1 gram në ditë ndërsa për fëmijët rekomandohet 0.3 deri në 0.5 gram në ditë.

Megjithatë në çdo rast, për përcaktimin e dozës AgroWeb.org jukëshillon që të këshilloheni me një mjek që njeh gjendjen tuaj shëndetësore.

Fëmijët që janë me qumësht gjiri rekomandohet ta marrin vetëm në raste specifike me këshillën e pediatrit.

Qumështin e bletës mund ta ruani në frigorifer, në temperaturë 3-5 gradë.

Duhet të ruhet në shishe të errëta dhe i mbështjellë me një letër të errët gjithashtu, pasi nuk duhet të ekspozohet ndaj dritës.

Ruhet në frigorifer për 12 deri në 18 muaj duke ruajtur të gjitha vlerat kurative.

Sëmundjet që Trajtohen
Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart.

Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.

Sipas të dhënave të cilave i referohet AgroWeb.org, qumueshti i bletës përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si:

Hipertiroidisëm,

Diabeti,

Hiperkolesterolemi,

hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta),

sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut,

sëmundje kronike të mushkërive,

sëmundje të gojës,

probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit,

sëmundje të veshkave, artrite reumatoide,

probleme me riprodhimin,

ndihmon në periudhat e premenopauzës etj.

Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides.

Pastrues fantastik për organizmin nga toksinat
Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut.

Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.

Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji.

Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.

Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë./AgroWeb

Kura 30 ditore me Qumësht Blete – Sekreti i Përdorimit për Shëndet të Fortë Read More »