Aurora

Fejohet pronarja bukuroshe e Top Channel? Shikoni unazën magjike që i dhuruan për Shën Valentin

Prej më shumë se 5 vitesh, një nga trashëgimtaret e Top Medias, Lori Hoxha është në një lidhje dashurie të lumtur me partnerin e saj Vis Bajraktari.

Ama një natë pas Shën Valentinit, Lori ka vendosur t’i hedhë benzinë thashethemeve që qarkullojnë prej kohësh për një fejesë të shpejtë të saj.

Mbrëmë e bukura Lori ka publikuar në InstaStory një imazh ku tregon unazën e saj të re, të marrë për Shën Valentin.

Unaza duket shumë luksoze dhe menjëherë fansat kanë pyetur nëse Visi e ka propozuar për martesë?!

Deri në përgjigjen e Lorit, ajo që është e sigurtë është që rrjeti ka “shpërthyer” për të mësuar diçka më shumë.

Fejohet pronarja bukuroshe e Top Channel? Shikoni unazën magjike që i dhuruan për Shën Valentin Read More »

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi

Kosova bën hapa para për t’i dhënë fund ngërçit të Demarkacionit. Kryeministri i Kosovës ka dhënë lajmin e mirë se është arritur një marrëveshje e re me Malin e Zi për një nga çështjet më të diskutuara, siç është demarkacioni.

“Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, shkruan Haradianj në një njoftim në facebook.

Çështja e Demarkacionit është njëra ndër dy kushtet kryesore për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Europian. Kjo marrëveshje u nënshkrua më 25 gusht 2015 mes Kosovës dhe Malit të Zi panë Vjenë për kufirin shtetëror në mes këtyre dy shteteve.

POSTIMI I PLOTË

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen.

Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë.

Urime Kosovë!

Arrihet marrëveshja e re e demarkacionit Kosovë-Mali i Zi Read More »

Maks Velo zbardh emrat e spiunëve: Lexova dosjen time të sigurimit dhe nuk fle më natën

Maks Velo ka bërë publike emrat e miqve të tij që e kishin spiunuar. I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndjehej I tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit.

”Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dojen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

LEXO EDHE:
Takimi me Kumbaron/ Ema Andrea: Ja kush përfaqëson artistët dhe çfarë iu kërkua ministres…
Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido.

Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij. “ Shoku im i ngushtë Llabi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi. Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg. Shkonte në shtëpi për të mësua se çfarë thoshin prindërit e mi.

Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për tu treguar se si mund të jetohej në burg. “Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982. “Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, i dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij. Në këtë kohë shkon i dënuari Maksim Velo tek krevati për të fjetur gjumë.

I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat. I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, I kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin. Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin. Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg ishte të zije shok. Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit. Ne dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet.

“Unë operativi Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim secret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, i cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01. fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që i ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje.

Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve. Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë I prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar. Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë I lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo.

Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”. “Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne i detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

Maks Velo zbardh emrat e spiunëve: Lexova dosjen time të sigurimit dhe nuk fle më natën Read More »

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ftuar te emisioni “Opinion” i Blendi Fezviut dhe ku foli për shumë probleme. Por krahas hetimit për grupet kriminale, etj, si dhe pohimit se javën e ardhshme do ketë arrestime të nivelit të lartë në fushën e vjedhjes së pronave, ministri tha se ka edhe media te financuara nga grupet kriminale. Kjo ishte një akuzë skup e ministrit dhe se Fatmir Xhafaj nuk e bëri këtë pohim si sulm politik ndaj mediave, por se ka patjetër fakte si ministër. Xhafaj nuk ngutet dhe nuk gënjen si shtetar. Pra ministri i brendshëm i Shqipërisë tha live se ka media të financuara nga krimi dhe përmendi një fakt, pas insistimit të Blendi Fevziut, se ka media që bëjnë lajme në favor të grupeve rivale të krimit apo që financohen nga krimi i organizuar.

Natyrisht që ministri i brendshëm nuk donte të thoshte emrat e këtyre mediave, edhe për hir të hetimit, pavarësisht këmbënguljes së drejtuesit të emisionit. Eshtë i pari zyrtar i lartë i cili e deklaroi dhe se ka fakte, ndaj duhet që ministri të bashkëpunojë me prokurorinë që këta pronarë mediash apo drejtues të arrestohen. Publiku duhet ti dijë mediat e financuara nga krimi, pasi media është pushteti i katërt, i cili kontrollon gjithë pushtetet e tjera me anë fjalës, lajmit, emisionit, investigimit, por nëse vetë krimi ka hyrë edhe në media, ky është kulmi.

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj e tha me plot gojën një akuzë të tillë, por ai ka një detyrim publik, politik dhe ligjor që t’i çojë prapa hekurave botues, pronarë, drejtues apo kushdo gazetar që financohen apo drejtohet nga krimi.

 

Deklaratë e fortë e ministrit Xhafaj: Ka media të financuara nga krimi Read More »

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet

Dhimbjet e kyçeve po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri.

Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur.

Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues.

Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë.

Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera.

Në këtë artikull  do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit

Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.

Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave.

Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur.

Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit.

Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit

Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin.

Kripa e detit përmban magnez që forcon indet.

Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockavedhe muskujve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kyçeve

Përbërësit:

1 gotë me ujë

20 lugë gjelle me vaj ulliri

10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kyçeve

Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku.

Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.

Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta.

Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.

Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.

Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë.

Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet.

Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër.

Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë.

Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me kripe : Si ta perdorni kunder problemeve me kycet Read More »

Amareta te shkrifeta shtepie:Embelsi e lehte magjike

Janë të lehta si një pupël, të shijshme ndërsa të përfshijnë tërësisht me ëmbëlsinë e tyre.

Duhen vetëm 10 minuta në përgatitje dhe 25 minuta në pjekje dhe në fund rezultati do t’ju mrekullojë me shijen e tij.

Sekreti i shijes së këtyre amaretave qëndron tek arra e kokosit e grirë, e cila është edhe përbërësi kryesor i këtyre ëmbëlsirave.

Nëse zakonisht ëmbëlsirat, biskotat apo amaretat përgatiten me miell gruri apo edhe misri, rolin e miellit tek përgatitja e këtyre amaretave e luan arra e kokosit e grirë.

Një tjetër përbërës fantastik që i bën këto amareta edhe më të veçanta është qumështi i kondensuar, i cili e bën brumin të shkrifët dhe të butë njëkohësisht.

Ndiqni më poshtë recetën fantastike  dhe përgatiteni krejt lehtë në shtëpi për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit tuaj.

Përgatitja e Amaretave të Shkrifëta në Shtëpi

Përbërësit

400 gr arrë kokosi e grirë (e gjeni në supermarkete)

400 gr qumësht i kondensuar i ëmbël (e gjeni në supermarkete)

1 një lugë çaji pluhur vanilje

2 të bardha vezësh të mbajtura në temperaturë ambjenti

Më pak se gjysma e një luge kafeje me kripë

Përgatitja

Parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Në një tas të madh përzieni arrën e kokosit të grirë, qumështin e kondensuar të ëmbëlsuar dhe vaniljen.

Përziejeni mirë të gjithë masën derisa të bëhet e njëtrajtshme.

Në një tas tjetër, shtoni të bardhat e vezëve si dhe kripën dhe rrihini fortë.

Bashkojini me masën e arrave të kokosit dhe qumështit të kondensuar.

Përzjeini të gjitha bashkë. Shtroni letër pjekjeje në tavë dhe vendosni nga një lugë gjelle me brumin e përftuar.

Vendosini amaretat rreth 2 centimetra larg njera tjetrës sepse gjatë pjekjes amaretat do të fryhen dhe zmadhohen disi.

Piqini përreth 25 minuta derisa ngjyra e tyre të bëhet e artë në të kaftë. Lërini të ftohen dhe më pas shërbejini. Mund t’i shoqëroni me një filxhan kafeje por edhe çaji gjithashtu.

Amareta te shkrifeta shtepie:Embelsi e lehte magjike Read More »

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen

Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri.

Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha.

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri.

Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë.

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti.

Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën.

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane.

Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave.

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep.

Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula.

Pluhuri magjik i salepit

Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit.

Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore.

Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’.

Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme.

Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje.

Salepi ka aftësi shëruese

Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore.

Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës.

Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë.

Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe AgroWeb do t’ju tregojë se si.

Përbërësit

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi
• 2 gota qumësht
• 2 lugë gjelle me sheqer
• kanellë

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra.

Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet.

Përdorimet e salepit janë të shumta.

Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit.

Salepi i ngrohte parandalon bronkitin dhe kollen Read More »

I ftohtë ekstrem: Ja çfarë temperaturash na presin gjatë ditëve në vijim

Shiu dhe bora duket se do janë lënë vendin të ftohtit ekstrem ditët e ardhshme. Ja çfarë thonë meteorologët për ditët në vijim:

16.02-17.02 – Të premten pas mëngjesit me ngrica dhe vranësira, gjatë ditës mot kryesisht me diell. Mot kryesisht me diell parashihet të mbajë edhe ditën e shtunë.

18.02 – Mot kryesisht i vranët. Pasdite vonë dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Vlerat në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.Era do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.

Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera.

I ftohtë ekstrem: Ja çfarë temperaturash na presin gjatë ditëve në vijim Read More »