Aurora

Zyrtare, gazetari i njohur braktis Top Channel, i bashkohet Sokol Ballës në Vizion Plus

Dy ditë më parë u përfol në media se në departamentin e lajmeve pritet të ketë lëvizje të gazetarëve të njohur.’

Bëhej fjalë për 5 gazetarë të lajmeve, të cilët do të braktisnin Top Channel për t’iu bashkuar kështu newsroom-it të “Vizion Plus”, aty ku prej disa muajsh është pozicionuar edhe ish-drejtori Sokol Balla, i cili tashmë vjen çdo të enjte me “Real Story”.

Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se cili është njëri nga këta gazetarë.

Bëhet fjalë për gazetarin Thimi Samraxhiu, i cili prej disa vitesh ka mbuluar sektorin e politikës në Top Channel.

Lajmin e ka konfirmuar vetë gazetari, i cili në profilin e tij në Twitter. Siç edhe dallohet në këtë foto, Samarxhiu e ka theksuar se tashmë është pjesë e televizionit “Vizion Plus”, e konkretisht redactor i emisionit politik të Sokol Ballës, “Real Story”.

Nga ana tjetër, në vend të tij ka shkuar Indrit Maraku, pas disa vitesh punë si gazetarë politik në “abc news”.

Këto lëvizje janë cilësuar si “hakmarrje” e Ballës ndaj pronares së Top Channel Vjollca Hoxha. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cilët janë edhe 4 lëvizjet e tjera nga TCH.

Zyrtare, gazetari i njohur braktis Top Channel, i bashkohet Sokol Ballës në Vizion Plus Read More »

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse

Është një fshat i largët në Elbasan. Duket sikur ka humbur në kohë dhe hapësirë.
Ora e këtij komuniteti të vogël ka mbetur në kohën e ish-kooperativave bujqësore.

Kanë ikur te gjithë. Nja 15 shtëpi të rrënuara kanë mbetur mbi kodër.

Rrethuar me ullinj e drurë frutorë gjithfarë, banorët i luten Zotit për shi, ndërsa djemtë i luten Zotit për nuse! Të paktën, vegjetojnë aty me prindërit e tyre, nja 20 çuna. Kanë harruar të flasin për punët në bujqësi.

Secili në mëngjes pyet shokun “Ke ndonjë haber për nuse”?! Përgjigja vjen mohuese. Vetëm duke tundur kokën.

Kërkojnë nëpër rrjete sociale. Por të gjithë mbeten të mashtruar. Rëndom tregojnë ndonjë foto në celular për “nusen” virtuale.

Fshati është i Elbasanit, kufi me Tiranën. Nga aty, duket paq Tirana natën. Ndërsa Elbasani nuk duket pas maleve, që rrethojnë Bodinin. Jo pak djem kanë hyrë kollovarë në Baldushk të Tiranës.

Ky fshat i begatë për nuse, është më afër tyre. Por dhe aty s’ka vend më për kollovarë.

Ndërsa Elbasani nuk para pranon dhëndurë të tillë. Kësisoj, kanë mbetur çipllak. Vetëm ëndërrojnë. Prindërit po ua hanë shpirtin. Kërkojnë nuse në shtëpi. Të gjorët kërkojnë nuse në internet. Asnjë vajzë nuk pranon të martohet aty, sipas Lajm Shqip. Jo se janë djem të këqij. Janë të pashëm dhe të gjatë.

Fshati s’ka ujë. Herë-herë nuk ka drita. Fshati nuk ka rrugë.

Për këto arsye dhe të tjera, vajzat nuk janë aq “budallaçka” të veshin vello në Bodin.

Po u ikën mosha djemve. Disa, afër të dyzetave. Jo pak prej tyre, me trasta në kurriz, rrugëve të Greqisë.

Nuk fitojnë aq para sa për të “blerë” një nuse. S’u ka mbetur gjë tjetër. Veçse të plaken beqarë…Fshatin e tyre e ka harruar koha…

Njihuni me fshatin Shqiptarë ku djemtë ngelin beqarë, s’kanë para “për të blerë” nuse Read More »

Historia e trishtë e familjes me 6 pjesëtarë

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Kume në fshatin Sarasel të Gramshit duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Gjashtë pjesëtarët e familjes jetojnë në një banesë të rrënuar, ku ushqimi i përditshëm për ta është buka e thatë dhe uji.

“Hamë përshesh me ujë, bukë thatë… Pa energji elektrike për tre muaj. Nuk kam lekë t’i paguaj. Kam 50 mijë lekë për të paguar”.

Varfërinë e tejskajshme e kanë kuptuar edhe fëmijët, e kryesisht djali i madh Eri, i cili është në klasë të katërt e detyrohet të bëjë punë të rënda për të siguruar bukën e gojës.

Historia e trishtë e familjes me 6 pjesëtarë Read More »

Zbulohet origjina e vërtetë e Rita Orës, flet biografi i gjyshit të saj

Nje sekret i vogel per jeten e kengetares me fame boterore, Rita Ora eshte publikuar nga Kopi Kyçyku, biografi i gjyshit të saj Besim Sahatçiut.

Ai tregon se, origjina e kengetares se vjetër është nga Kazazët e Shkodrës. Orëndreqës të njohur, paraardhësit e Rita Orës kanë shkuar në Pejë të Kosovës, ku mbizotëronte kultura dhe tregëtia turke dhe mbiemri u mbeti në këtë gjuhë Sahatçiu. Rita Ora tashmë e mban mbiemrin në gjuhën e saj shqipe, si artiste e njohur me famë botërore.

Gjyshi i Rita Orës, regjisori i mirënjohur i Kosovës, Besim Sahatçiu, “është konsideruar si një korife i skenës teatrore televizive dhe filmike”. Kështu shkruhet nga Prof. dr. Akil Mark Koçi në parathënien e librin biografik “Një jetë për ekranin dhe skenën” të shkruar nga Kopi Kyçyku. Besim Sahatçiu që në rininë e tij shfaqi prirje për muzikën, më vonë u bë një nga pesonalitet më të mëdhaja të Kosovës.

Regjisor i filmave artistik, i spektakleve dhe emisioneve televizive, por edhe dramaturg, gjyshi i Rita Orës me veprën e tij ishte dhe mbetet një nga personalitet më të mëdha të kulturës kosovare. Në këtë intervistë, përvec zbulimit të rrënjëve të familjes së Rita Orës, Kopi Kyçyku zbulon vlerat e trashëguara intelektuale dhe patriotike në familjen e Sahatçiut të madh. Ky rrëfim dhe këto foto, të bëjnë që lidhja emocionale e shqiptarëve me Rita Orën të bëhet edhe më e fortë. Rita Ora tashmë është një artiste e madhe, me famë botërore dhe pinjolle e një familjeje fisnike shqiptare.

Intervista
Ju keni bërë një libër për Besim Sahatçiun, gjyshin e Rita Orës (Sahatçiu). Pse e morët këtë nismë për biografinë, kur ju jetonit në Shqipëri dhe gjyshi i saj ka jetuar në Kosovë?

-Është një pyetje shumë me vend. Nuk ka qenë nisma ime për të shkruar këtë libër, sepse edhe kur m’u tha për ta shkruar, reagova si me gjysmë shakaje, “more do të thonë njerëzit në Kosovë se çfarë do ky jugor të merret me një personazh të Veriut të Epërm, i një feje tjetër, e të bëjë këtë biografi, përveç ndonjë interesi banal”.

Ideja dhe këmbëgulja ka qenë e kompozitorit Akil Koçi. Ky ka qenë miku im që e kam njohur në konferenca ndërkombëtare në Zagreb, dhe u miqësuam. Ishte Akili që më njohu me Besnikun të atin e Rita Orës dhe me Bekimin djalin tjetër të Besim Sahatçiut dhe u miqësuam. Familja e babait të Ritës është edhe familje tradicionale, edhe moderne. Fëmijët e Besnikut janë edukuar dhe kanë edhe një artiste moderne në familje, siç është Rita Ora, por edhe ajo është shumë e thjeshtë në komunikim, shumë e dashur dhe e edukuar.

Familja Sahatçiu (Ora) i përshtaten shumë mirë jetës në Angli. Gratë e kësaj familjeje janë zonja të vërteta shqiptare. Po ashtu edhe fëmijët e Bekimit, xhaxhait të Ritës janë të edukuar. Besniku ka mbaruar dy fakultete, një për anglisht dhe një për ekonomi. Ndërsa Rita, mbesa ka edhe një motër tjetër Elenën, që merrte me biznes dhe një vëlla Donin që është i vogël, rreth 17-18 vjeç.

Si nisën kontaktet e para me familjen e tyre?
-Unë takova disa njerëz, me të cilët më duhet të bashkëpunoja, por me një kusht që të më lejonin të bëja sa më shumë takime, që të më vinin në lidhje me sa më shumë njerëz për të biseduar me ata që kanë punuar Besimi, me ata që e kanë takuar gjyshin e Rita Orës. Pra edhe miq edhe krushq e me radhë, sepse synoja që të bëhej sa më e plotë dhe e besueshme biografia e tij.  Pra që secili që do të takoja, të vizatonte sa më shumë tipare dhe cilësi të tij, njëri imazhin, tjetri mënyrën si punonte, tjetri zemrën, njëri familjen dhe origjinën, që të dilte pra sa më i plotë portreti i tij fizik  e shpirtëror.

E kishit njohur ju vetë gjyshin e Rita Orës, kishit folur ndonjëherë ballë për ballë me të kur ishte në Kosovë?
-Jo në asnjë mënyrë.  Besimi vdiq në moshën 75-vjeçare në 2005-n. Ai kishte lindur në vitin 1935 në Pejë, atje ku bë kuvendi i famshëm i Pejës. Familja Sahatçiu nuk është nga Kosova me origjinë, zanafilla e tyre është nga Shkodra.

Vërtetë, hera e parë që  dëgjoj këtë?
-Familja Sahatçiu e ka origjinën nga familja Kazazi e Shkodrës. Më shumë se 100 vjet më parë ata shkuan përtej Drinit dhe mbetën andej, por ruanin komunikimin. Kur u ndanë tokat e Shqipërisë më 1913-n, ata mbetën përfundimisht jashtë kufirit. Pra, këta i shkëputën lidhjet me Shkodrën dhe më pas shkuan edhe në Prishtinë, ushtruan zejen e orëndreqësit që në atë kohë përdorej turqisht Sahatçiu. Tani Rita Ora e ka bërë mbiemrin në shqip, një fjalë që dhe ne, dhe shumica e botës e kemi marrë nga latinët. Shumë të dhëna i plotësova nga intervista e të shoqes Besës, e cila u bëri një përshkrim me shumë modesti, por me shumë vërtetësi.

Çfarë të tha tjetër Besa, gjyshja e Ritës për origjinën?
-Nuk e zhvillova gjatë këtë bisedë, sepse nuk ngula këmbë. Ka ndodhur kjo shpërngulje më shumë se 100 vjet para. Është diçka normale, ashtu si familja ime, Kyçyku, që 200 vjet më parë ka qenë nga Mokra. Shqiptarët kështu kanë lëvizur gjithmonë.

Në librin tuaj biografik është edhe një foto e Besimit në Kosovë me Ismail Kadarenë në vitin 1971. Si ka ndodhur ky takim?
-Ka vajtur Kadareja atje dhe ata kanë bërë takime miqësore, të gjithë kosovarët ishin kuriozë të njihnin Kadarenë, sepse që atëherë ai ishte i njohur. Besimi kishte mik edhe Azem Shkrelin e Naum Priftin nga Shqipëria. Besim Sahatçiu ka ardhur edhe në Shqipëri në atë kohë.  Në profesionin e tij ai marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.  Unë në vitet ’70 isha pedagog në PRishtinë, në kuadër të shkëmbimeve të pedagogëve që u bë atëherë me Kosovën, por nuk pata kontakt vetë me Besimin.

Por emri I tij ishte shumë i njohur sepse ai njihej si poliglot, si krtik arti dhe estetet e rejosr i ekranit dhe skenës. Prandaj unë e kam shkruar titullin Një jetë për ekranin dhe skenën. Besmi kishte studiuar në Beograd, ku ishin kokat e Sllovenisë e të Kroacisë që ishin të zhvilluar kulturalisht sepse kishin pasur marrëdhënie me Austrinë, ndryshe nga vendet e tjera t ëish-Jugosllavisë që ishin nën ndikimin e Turqisë. Ka qenë shumë prodhues Besimi dhe ka zhvilluar shumë filma. Në libër janë të gjitha.

Po djali i Besimit, Besniku, ka dhunti artistike?
-Besniku nuk ka dhunti artistike, nuk është marrë me artin, por është konsumator i zellshëm i artit.

Si ta ka treguar ai vetë fëmijërinë e Rita e Orës?
-Rita kur ka qenë e vogël, ka qenë një fëmijë çapkën dhe i zakonshëm, si gjithë fëmijët, ajo nisi gradualisht të shquhej me këngët që këndontë. U bëri përshtypje zëri dhe ky zë u dëgjua nga specialistët dhe ajo u ngjit shuëm lart me artin e saj, ende pa mbushur 20 vjeç. Pavarëisisht kësaj edhe Rita i ruan traditat e familjes, dhe ruan kontakte të ngrohta me shqiptarët. Në familje ajo është ndryshe nga ajo që del në skenë me veshje ekstravagante.

Shumë specialistë të muzikës vunë re  dhuntitë e saj, dhe më pas ajo u bë mjaft e njohur në botë. Në familjen e Rita Orës më treguan se gjyshi Besimi, u ka thënë fëmijëve, se “me të gjithë shqiptarët jemi i njëjti gjak. Ju duhet të ecni në jetë, por duhet të mos harroni lidhjet dhe rrënjët nga i keni”. Kështu gjyshja e saj Besa jeton herë në Londër herë kthehet në Kosovë tek rrënjët.

Po vetë gjyshja e Rita Orës, Besa si ta ka fëmijërinë e Ritës?
-Besa natyrisht që tregon për dashurinë që ka pasur për të. Kur ajo flet të bënë përshtypje me pasurinë e gjuhës shqipe. Të dy gjyshërit e Ritës flisnin me normën letrare përsosur. Besa është një grua e hijshme. Ajo të shoqin Besimin e ka përshkruar si baba të dhembshur, të lidhur me familjen.

Dhe Rita është shumë e lidhur me gjyshërit. Por Besa ishte shumë modeste, dhe unë duhet ta ngacmoja të fliste më gjatë, sepse ajo fliste vetëm kështu, 2 e 2 bëjnë katër. Ajo më ka thënë se ai ishte i lidhur dhe i preokopuar për të ardhnen e kombit dhe për këtë unë kam shembuj e dokumenta në libër.

Kur ke shkuar në shtëpinë e Rita Orës si je ndierë?
-Shumë komod. Ata kanë një shtëpi të thjeshtë, edhe pse nuk u mungon asgjë, atje nuk ka superluks. Dhe për Ritën flasin rrallë, u vjen zor se mburren. Besniku, babai i saj më tha. “Flitet aq shumë për të, sa nuk ngelet se çfarë të themi më”

Zbulohet origjina e vërtetë e Rita Orës, flet biografi i gjyshit të saj Read More »

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.
Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren

Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinierë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgjithshme të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nëse mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekspertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori Read More »

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e…

Pasi u vu në qendrën e një skandali erotik, ku nuk mohoi as pohoi përfshirjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma prej 5 ditësh ndodhet në Korenë e Jugut ku po zhvillohet edhe mbledhja e Forumit të Lidershipit.

Madje deputetja Duma nuk e ka humbur mundësinë të shfaqet në foto me kongresmenë dhe politikanë botërorë, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor.

“Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike.

Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur.”- ka thënë ndër të tjera Duma.

 

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e… Read More »

Pastroni dhëmbët me këtë përbërës dhe mos shkoni më tek dentisti

Dhëmbët janë pjesë e rëndësishme e estetikës sonë por jo vetëm. Ato ndihmojnë në përtypjen e mirë të ushqimeve kështu që duhet të përpiqemi që ti mbajmë sa më gjatë.

Më poshtë ju tregojmë përzierjen më të mirë për të hequr pllakën dentare dhe për të plotësuar larjen e tyre. Gjithashtu kjo përzierje vret të gjithë bakteret në gojë.

Bëhet fjalë për gargarën e cila për të hequr gurëzat bazohet te soda e bukës. Bikarbonati i natriumit është i njohur si një nga pastruesit më të mirë në dispozicion dhe mund të përdoret në qindra aplikime, duke përfshirë higjienën orale.

Përveç kësaj, ajo përdoret shpesh direkt pas larjës së dhëmbëve, për shkak të efektit të saj zbardhues dhe heqjes së njollave, si dhe baktereve dhe mikrobeve që shkaktojnë dëmtimit të dhëmbëve dhe frymës së keqe.

Përzieni sodën e bukës me kripë. Pastaj lagni furçën e dhëmbëve me ujë të ngrohtë dhe përhapeni në të përzierjen e mësipërme. Lajini dhëmbët dhe shpëlani gojën. Përsëriteni për rreth 2 minuta.

Pastaj përzieni peroksidin e hidrogjenit me ujë të ngrohtë dhe shpëlajeni gojën tuaj për një minutë, pastaj shpëlani gojën.

Përdorni kruajtëse dhëmbësh për të larguar ndonjë papastërti dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë. Mund ta përsërisni këtë procedurë 2 herë në javë.

Mos e gëlltisni asnjëherë këtë shpëlarës, pasi disa nga përbërësit mund të jenë të dëmshëm nëse gëlltiten.

Pastroni dhëmbët me këtë përbërës dhe mos shkoni më tek dentisti Read More »

Anxhela Peristeri flet për të dashurin grek: Ja pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat

Deklarata e Anxhela Peristeri se shqiptarët janë më të mirë se grekët në shtrat, bëri bujë pak javë më parë. Por pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat se grekët dhe çfarë e shtyu Anxhelën që të zgjidhte ata?

E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, këngëtarja tha se ka dy arsye pse janë më të mirë shqiptarët në shtrat.

“E para dhe kryesorja flasin shqip dhe e dyta që unë jam shqiptare”, u shpreh Anxhela, përgjigje e cila nuk e bindi Ermal Mamaqin dhe i tha këngëtares: “Meqë ti ke bërë këtë krahasim do të thotë që ti ke pasur një të dashur grek”.

“Unë faktikisht 7 vjet në Greqi kam qenë vetëm”, tha Anxhela duke qeshur, por më pas e konfirmoi duke u shprehur “Ndodhi çfarë ndodhi, ka kaluar, tani jemi në Shqipëri”./xing

Anxhela Peristeri flet për të dashurin grek: Ja pse shqiptarët janë më të mirë në shtrat Read More »