Aurora

Pse refuzoi Enver Hoxha ta fuste më 1973 Kosovën në historinë e Shqipërisë?

[sgmb id=”1″]

Në vitin 1973 krerëve të regjimit komunist, iu dërgua një relacion për ta përfshirë Kosovën dhe zhvillimet e saj historike, letrare e gjuhësore në Historinë e Shqipërisë. Por, relacionit të gjatë të hartuar nga Stefanaq Pollo e Androkli Kostallari, nga Komiteti Qendror i PPSH-së, iu kthye përgjigje negative.

Në prill të 1973, edhe pse marrëdhëniet politike me Jugosllavinë ishin hesape të mbyllura që prej fundit të viteve ‘40-të, Enver hoxha, siç duket nuk kishte ndërmend të ndërrmerrte asnjë hap në lidhje me Kosovën. Ndaj, ishte negative përgjigjja që iu kthye propozimeve të historianëve.

Por, relacioni i nënshkruar nga Stefanaq Pollo dhe Androkli Kostallari, përbën një dokument të rëndësishëm sot, pasi dëshmon se në këtë periudhë të regjimit komunist, strukturat shkencore shqiptare kërkonin të thellonin studimin dhe trajtimin e çështjeve të zhvillimit historik e kulturor të Kosovës dhe të krahinave të tjera shqiptare të Jugosllavisë dhe integrimin e tyre në tekstet e historisë së Shqipërisë, duke e trajtuar çështjen e kombit shqiptar si një e të pandarë.

Në vitin 1973 krerëve të regjimit komunist, iu dërgua një relacion për ta përfshirë Kosovën dhe zhvillimet e saj historike, letrare e gjuhësore në Historinë e Shqipërisë. Por, relacionit të gjatë të hartuar nga Stefanaq Pollo e Androkli Kostallari, nga Komiteti Qendror i PPSH-së, iu kthye përgjigje negative.

Në prill të 1973, edhe pse marrëdhëniet politike me Jugosllavinë ishin hesape të mbyllura që prej fundit të viteve ‘40-të, Enver hoxha, siç duket nuk kishte ndërmend të ndërrmerrte asnjë hap në lidhje me Kosovën. Ndaj, ishte negative përgjigjja që iu kthye propozimeve të historianëve.

Por, relacioni i nënshkruar nga Stefanaq Pollo dhe Androkli Kostallari, përbën një dokument të rëndësishëm sot, pasi dëshmon se në këtë periudhë të regjimit komunist, strukturat shkencore shqiptare kërkonin të thellonin studimin dhe trajtimin e çështjeve të zhvillimit historik e kulturor të Kosovës dhe të krahinave të tjera shqiptare të Jugosllavisë dhe integrimin e tyre në tekstet e historisë së Shqipërisë, duke e trajtuar çështjen e kombit shqiptar si një e të pandarë.

Ky relacion i vitit 1973 do të botohet i plotë në “Shqiptarja.com”, së bashku me reagimin që erdhi pas këtij propozimi (përgjigjen negative nga Komiteti Qendror i PPSH-së).

Dokumenti 1 (Relacion i Stefanaq Pollos e Androkli Kostallarit)

MBI STUDIMIN DHE TRAJTIMIN E ÇËSHTJEVE TË ZHVILLIMIT HISTORIK E KULTUROR TË KOSOVËS DHE TË KRAHINAVE TË TJERA SHQIPTARE TË JUGOSLLAVISË

I. Gjatë diskutimit popullor u ngrit problemi i trajtimit të historisë së Kosovës dhe i krahinave të tjera shqiptare të mbetura jashtë kufijve si pjesë e pandarë e historisë së Shqipërisë që nga kohët më të lashta e deri në ditët tona.

Siç dihet, në tekstin ekzistues historia e Kosovës dhe e këtyre krahinave është trajtuar në mënyrë konsekuente si pjesë e historisë së Shqipërisë deri në shpalljen e pavarësisë dhe në formimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Pas asaj ngjarjeje është trajtuar vetëm historia e popullit shqiptar brenda kufijve shtetërorë, ndërsa për Kosovën e krahinat e tjera bëhet fjalë vetëm në ato raste kur ato kanë luajtur një rol në ngjarjet e Shqipërisë dhe kur ngjarjet e atyre krahinave kanë gjetur jehonë në opinionin publik shqiptar.

Pas viteve 1912-1913 tokat shqiptare u ndanë në tri pjesë: Shqipëria e pavarur, Kosova dhe krahinat e Dibrës, Tetovës e Gostivarit (më poshtë të gjitha këto toka do të përfshihen nën emrin Kosova) që u përfshinë në shtetin serb dhe Çamëria, që hyri në shtetin grek.

Në këto rrethana shtrohet pyetja nëse historia e këtyre pjesëve të truallit shqiptar duhej trajtuar si një histori e vetme, si histori e një kombi të vetëm apo duhej trajtuar në tri histori të veçanta.

Zakonisht kufijtë shtetërorë të një vendi shërbejnë për historinë si caqe territoriale, kur ato përputhen ose gati përputhen me shtrirjen etnike të popullsisë.

Formacionet shtetërore ose njësitë administrative që u krijuan në truallin tonë para vitit 1912 nuk kanë pasur kufij të ndërtuar sipas parimit etnik. Këta kufij nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm historikë herë janë rrudhur e herë janë zgjeruar, kurse në raste të tjera i janë imponuar me dhunë popullit shqiptar nga pushtuesit e huaj.

Për këtë arsye në historinë e Shqipërisë deri në vitin 1912 kufijtë shtetërorë dhe ndarjet administrative nuk mund të shërbenin si caqe territoriale dhe zhvillimi historik i popullit tonë është studiuar në vendet e shtrirjes së tij etnike.

Për historinë pas vitit 1912 nuk u respektua ky kriter dhe u pranua kriteri politiko-administrativ, megjithëse kufijtë shtetërorë edhe kësaj radhe iu imponuan popullit shqiptar nga fuqitë e huaja dhe përfshinë vetëm gjysmën e tokave të tij.

Nga pikëpamja shkencore kriteri politiko-administrativ mund të argumentohej me faktin se pjesët që iu shkëputën Shqipërisë, duke kaluar nën zgjedhën e huaj, patën sidomos pas vitit 1945 një zhvillim historik të ndryshëm dhe të shkëputur politikisht dhe ekonomikisht nga ai i Shqipërisë së pavarur.

Si rrjedhim, duke u nisur nga kriteri politik-administrativ, studimi i historisë së Kosovës, dhe përgjithësisht i diasporës shqiptare, duhej të bëhej nga historianët tanë objekt studimesh të veçanta.

Për zbatimin e kriterit politik-administrativ në trajtimin e periudhës pas vitit 1913 ndikuan edhe një varg arsyesh të karakterit praktik.

Në vitet 1959-1964 kur u zhvilluan punimet për vëllimin II të “Historisë së Shqipërisë” studimet në lidhje me gjendjen ekonomike-shoqërore dhe kulturore dhe ngjarjet politike të Kosovës e të krahinave të tjera shqiptare të mbetura jashtë kufijve për vitet 1913-1914 ishin në një gjendje krejt të pazhvilluar.

Njiheshin në përgjithësi vijat dhe karakteri i politikës shtypëse e shkombëtarizuese të mbretërisë serbe e më vonë jugosllave kundrejt popullsisë shqiptare, por shumë pak njiheshin të dhënat konkrete dhe rrugët nëpërmes të cilave u zbatua kjo politikë.

Për më tepër përfshirja e historisë së Kosovës në tekstin zyrtar të historisë së Shqipërisë mund të interpretohej keq e të shfrytëzohej nga revizionistët jugosllavë për të sulmuar politikën e drejtë marksiste-leniniste të RPSH ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi.

Megjithëkëtë, duhet thënë se zbatimi i kriterit politik-administrativ qysh atëherë nuk mund të quhej plotësisht i kënaqshëm. Kjo shihet më qartë sot që kemi një farë distance kohore që nga botimi i vëllimit

II. Së pari, rezulton se edhe në zbatimin e kriterit politik-administrativ kishte një mungesë konsekuence. Kështu p.sh. në periudhën 1916-1918, kur tokat e Shqipërisë dhe të Kosovës ndodheshin nën pushtimin austro-hungarez, kufijtë e 1913-ës praktikisht nuk ishin më në fuqi dhe midis Shqipërisë e Kosovës u rivendosën lidhjet e vjetra.

Gjatë këtyre viteve historia e të dy pjesëve zhvillohet praktikisht si histori e një vendi të vetëm dhe e tillë duhej të trajtohej edhe në tekst, gjë që nuk është bërë.

Po kështu është vepruar edhe për periudhën e pushtimit fashist në vitet 1941-1945 kur pjesa më e madhe e Kosovës u përfshi në kufijtë e “Shqipërisë së Madhe”.

Por arsyet përse zbatimi i kriterit politik-administrativ nuk mund të quhet i kënaqshëm duhen kërkuar më thellë. Në fakt i gjithë trajtimi që i është dhënë problemit të formimit të kombit shqiptar dhe që qëndron në bazë të periudhës deri në vitin 1912, e bën të nevojshme që edhe për periudhën pasuese të vihen në dukje rrjedhimet logjike të këtij koncepti themelor dhe të zbatohet në mënyrë konsekuente kriteri etnik-kombëtar edhe për periudhën pas vitit 1913.

Këtu nuk është fjala që të nisemi nga mundësitë praktike aktuale dhe nga oportuniteti që u treguan më sipër, por nga koncepti themelor që rrjedh nga fakti objektiv se popullsia e Kosovës edhe pas ndarjes politike vazhdoi të formonte objektivisht e subjektivisht deri në ditët tona një pjesë përbërëse të kombit shqiptar, se proceset historike që u zhvilluan në Kosovë ishin të tilla që nuk çuan në formimin e një kombi tjetër, siç mund të vërehet në kushte pak a shumë të afërta në Maqedoni.

Shqyrtimi i problemit nën prizmin historik tregon se Kosova u nda nga trungu shqiptar në një periudhë kur, me gjithë pengesat e shkaktuara nga regjimi otoman, ishte krijuar tashmë një formacion kombëtar unik, i mbështetur jo vetëm mbi territor e gjuhë të përbashkët, por edhe mbi një bashkësi historike-kulturore dhe ekonomike.

Vlen të vihet në dukje se midis Kosovës dhe tokave perëndimore shqiptare ishin formuar lidhje ekonomike qysh nga fundi i shekullit XVIII, lidhje që erdhën duke u forcuar vazhdimisht. Një shprehje e këtyre lidhjeve dhe e bashkësisë shpirtërore e kulturore ka qenë uniteti i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ku Kosova e Çamëria kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm.

Shkëputja në plan ekonomik donte të thoshte për këto krahina jo vetëm prishje lidhjesh të vjetra, por një zhvendosje, një riorientim të plotë të qendrës së gravitetit.

Bujqësia e zejtaria kosovare p.sh. humbën tregun e prodhimeve të veta dhe u gjendën në një ambient të ri ekonomik, kundrejt një industrie e bujqësie më të zhvilluar.

Bujqësia e zejtaria kosovare nuk ishin në gjendje t’u bënin atyre konkurrencë ose të inkuadroheshin e të adaptoheshin. Këtu duhet kërkuar një nga arsyet për degradimin ekonomik të Kosovës që e katandisi atë brenda 60 vjetëve të fundit nga njëra prej krahinave më të pasura të tokave shqiptare e të Ballkanit në shek.

XIX në një aneks shumë primitiv, të prapambetur të Jugosllavisë. Në plan ideologjik, psikologjik dhe politik shkëputja shkaktoi një traumë shumë të rëndë.

Kësaj i duhet shtuar politika e egër shtypëse e shkombëtarizuese e regjimeve monarkike e titiste. Këtu e ka origjinën mospajtimi i shtresave të gjera të shoqërisë kosovare me regjimet që u vendosën atje, gjë që është shprehur në format e drejtimet më të ndryshme deri në rezistencën e armatosur.

Gjendja e krijuar në Kosovë gjatë këtyre 60 vjetëve të fundit pati nga ana e vet dy rrjedhime:

1) ndikoi në ruajtjen e bashkësisë gjuhësore;

2) jo vetëm e ruajti të paprekur bashkësinë shpirtërore, por zhvilloi në maksimum në masat kosovare ndjenjat kombëtare e patriotike dhe tendencat për të ruajtur bashkësinë ekonomike me Shqipërinë, për ta konsideruar këtë tokë mëmë e Kosovën pjesë të pandarë të saj. Natyrisht, bashkësia fetare me shumicën myslimane të popullit shqiptar dhe dallimi me popullsinë ortodokse sllave ka ushtruar e vazhdon të ushtrojë ndikimin e vet.

Këta faktorë të fuqishëm subjektivë vazhdojnë të luajnë edhe sot e kësaj dite një rol të rëndësishëm, duke pasur si bazë objektive bashkësinë gjuhësore e territoriale.

Duke u nisur nga këto të dhëna që vërtetojnë se është historikisht dhe shkencërisht e drejtë që Kosova, pavarësisht nga ndarja politike, të konsiderohet si pjesë përbërëse e kombit shqiptar prej 1912 e deri në ditët tona, ne nxjerrim përfundimin se historia e Shqipërisë në parim duhet të përfshijë si një aneks të saj në fund të vëllimit edhe historinë e popullsisë së Kosovës.

Sa për kolonitë arbëreshe të Italisë, Greqisë etj., ato do të përfshihen në momentet historike, kur ato lidhen me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.

Kjo do të bëjë të mundshme që populli ynë i përfshirë në RPSH të njohë historinë e vëllezërve matanë kufirit. Kështu është vepruar në raste të ngjashme – ndonëse jo krejt identike – edhe në vende të tjera.

Në Republikën Demokratike Gjermane p.sh. ekziston teksti “Historia gjermane” që përfshin edhe historinë e Gjermanisë Perëndimore. Po kështu kanë vepruar koreanët dhe vietnamezët, duke përfshirë në historinë e tyre kombëtare edhe atë të pjesëve jugore.

Zgjidhja e problemit sipas kriterit etniko-kombëtar ngre disa çështje të karakterit praktik lidhur me ripunimin që po u bëhet teksteve të historisë së Shqipërisë.

1) Mungesa e studimeve shkencore monografike dhe e dokumentacionit arkivor mbi historinë e Kosovës prej 1913-ës e këtej, e bën hë për hë praktikisht të pamundur zbatimin konsekuent të këtij parimi gjatë ripunimit që po u bëhet teksteve të historisë së Shqipërisë po në atë shkallë si për territorin e RPSH.

Megjithatë ne jemi të mendimit që për periudhën 1913-1944 në aneksin e lartpërmendur të trajtohet një aspekt i historisë së Kosovës, politika shtypëse e shkombëtarizuese e regjimit monarkik jugosllav dhe Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare e popullit të Kosovës. Për këtë problem janë bërë studime këto vitet e fundit, sidomos nga ana e kosovarëve, një pjesë e të cilave mund të shërbejnë si bazë.

2) Problemi vështirësohet sidomos lidhur me trajtimin e historisë së periudhës pas Luftës së Dytë Botërore.

Pozitat diametralisht të kundërta të historianëve shqiptarë e kosovarë në karakterizimin e kësaj periudhe e bëjnë të domosdoshme që trajtimi në tekst i historisë së Kosovës, për këtë periudhë të mbështetet vetëm mbi studimet tona, të cilat tani për tani mungojnë dhe do të mungojnë edhe më tej, duke marrë parasysh vështirësitë për të hyrë në arkivat jugosllave, veçanërisht për periudhën pas vitit 1944.

Rrjedhimisht, vëllimi III i tekstit tonë të Historisë së Shqipërisë nuk do të ketë mundësi as në mënyrë të pjesshme ta trajtojë këtë periudhë të historisë së Kosovës e të krahinave të tjera shqiptare të Jugosllavisë.

Për këtë arsye ne mendojmë që vëllimi III i “Historisë së Shqipërisë” që përfshin periudhën prej çlirimit e këtej, t’i kushtohet historisë së ndërtimit socialist në RP të Shqipërisë pa e përfshirë historinë e Kosovës e të krahinave të tjera shqiptare të Jugosllavisë, prej 1944-ës e këtej. Kjo do të mbetet si një detyrë e veçantë shkencore.

Zgjidhja që mendohet t’i jepet çështjes së trajtimit të historisë së Kosovës në tekstin e “Historisë së Shqipërisë”, në parim, kërkon studimin e saj të organizuar, sistematik, të gjithanshëm e në plan të parë si pjesë e historisë së gjithë popullit tonë; krahas kësaj, në një plan të dytë duhet vënë studimi i historisë së Çamërisë dhe të diasporës shqiptare jashtë kufijve, si p.sh. të arbëreshëve të Italisë, Greqisë e Dalmacisë, të kolonive shqiptare të emigracionit ekonomik etj.

Me këto probleme te ne sot merren vetëm studiues të veçantë e në mënyrë jo sistematike. Mendojmë se kjo detyrë e rëndësishme shkencore e politike kërkon krijimin e një baze organizative në formën e dy grupeve studimi pranë sektorëve historikë ekzistues: një grup për historinë e shqiptarëve të Jugosllavisë në periudhën prej 1912-ës e deri në ditët tona dhe një grup tjetër për historinë e diasporës shqiptare.

Kjo do të lejonte që të bëheshin edhe botime të veçanta për problemet e historisë së Kosovës e të popullsive të tjera shqiptare jashtë kufijve dhe të mbaheshin kurse e seminare speciale në degën e histori-gjeografisë të Fakultetit të Historisë e Filologjisë etj.

Pse refuzoi Enver Hoxha ta fuste më 1973 Kosovën në historinë e Shqipërisë? Read More »

Këto janë ushtrimet më efikase për luftimin e stresit.

[sgmb id=”1″]

Mes ushtrimeve fizike më efikase që ndihmojnë në shkarkimin e stresit janë ushtrimet me pesha të rënda. Ky lloj aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinës, hormon që nxit humorin e mirë.

Cilat ushtrime ndihmojnë në luftimin e stresit e në të njëjtën kohë djegin kaloritë dhe tonifikojnë të gjithë trupin? Të gjithë e dimë se stresi ndikon në mirëqenien psiko-fizike dhe se është sëmundja e shoqërisë moderne, por mund të mposhtet falë aktivitetit fizik.

– Peshat e rënda: Mes ushtrimeve fizike më efikase që ndihmojnë në shkarkimin e stresit janë ushtrimet me pesha të rënda. Ky lloj aktiviteti ndihmon në çlirimin e endorfinës, hormon që nxit humorin e mirë. E rëndësishme është që ushtrimet të bëhen në mënyrë të vazhdueshme e të kombinohen me ato të zemrës. Efikase janë edhe ushtrimet në grup, sepse përveç argëtimit të shtyjnë të japësh maksimumin.

– Boksi: Një ushtrim tjetër tepër efikas kundër stresit është boksi, që gjithashtu ndihmon në forcimin e zemrës dhe tonifikimin e pjesës së sipërme të trupit. Ja disa udhëzime që të ushtroheni më mirë: vini gjithmonë doreza për të shmangur dëmtimin; mos harroni se lëvizjet nuk vijnë vetëm nga krahët, por kombinohen me trupin dhe këmbët për një performancë më të mirë. Nxirrni frymën në momentin e goditjes.

– Vrapimi: Vrapimi është një prej ushtrimeve klasike kundër stresit dhe është shumë i thjeshtë për t’u praktikuar në qoftë se vishni këpucët e duhura dhe gjeni ritmin që u përshtatet nevojave tuaja. Me kalimin e kohës duhet ta rrisni distancën ose shpejtësinë që të vazhdoni përmirësimin e rezultateve.

Kur vraponi në natyrë efektet janë më të mëdha dhe ndikojnë pozitivisht në humorin tuaj. Kur vraponi nën shoqërinë e dikujt tjetër, përveç kënaqësisë shpirtërore, siguroni edhe zbavitjen. Në qoftë se nuk keni mundësi ose kohë për të dalë për vrapim apo të shkoni në palestër mund të zgjidhni një mjedis brenda shtëpisë dhe të bëni ushtrime të ndryshme, duke i kombinuar me ato të zemrës dhe me pesha. Ja një shembull: 50 hedhje, 10 ulje-ngritje, 10 pompa dhe 10 muskuj barku. Përsëritini ushtrimet 5-10 herë.

– Ecja: Artet marciale, ecja, noti dhe të gjitha sportet në skuadër janë ilaç për të luftuar stresin, për të mbajtur trupin në formë dhe për të gëzuar shëndet të plotë. Djersitja e madhe mund të ulë nivelin e stresit, që prodhon substancat toksike, të cilat janë të dëmshme për trurin dhe trupin. Nëse doni të jeni mirë mendërisht dhe fizikisht mjafton të ushtroheni çdo ditë dhe do t’i shikoni rezultatet pozitive.

– Frymëmarrja: Mirëqenia kalon edhe përmes frymëmarrjes. Stresi mund të largohet duke praktikuar edhe joga. Në fakt, trupi i njeriut është një makineri e përsosur, por në qoftë se nuk merret me ushtrime fizike oksigjeni nuk futet ashtu siç duhet në qarkullimin sistemik dhe në tru, mund të ketë pasoja, si për shembull rrezikon të humbasë kontrollin e emocioneve. Të gjithëve na ka ndodhur që të kemi një reagim të tepruar përballë një situate të caktuar: kjo gjë, në kushte normale, varet nga fluksi i gjakut dhe oksigjeni që shkon në tru dhe duket se sasia është e pakët e tyre nxit reagime të tilla. Pra personi humbet arsyen. Prandaj për të larguar stresin, frymëmarrja është shumë e rëndësishme, madje mund të përmirësojë edhe gjendjen shpirtërore. Zakonisht kur provojmë ndjenja negative, frymëmarrja bëhet më e çrregullt, e paplotë dhe më sipërfaqësore. Kur jemi në gjendje qetësie frymëmarrja është e thellë dhe harmonike. Gjendja shpirtërore dhe frymëmarrja ndikojnë te njëra-tjetra, prandaj për t’i mbajtur nën kontroll nuk duhet prishur ekuilibri mes të dyjave.

Në fakt, nuk ka ndonjë recetë të saktë për të kuruar këtë problem, por duke bërë ushtrime fizike, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe shpërndarjen e oksigjenit në të gjithë trupin. Kur praktikoni një lloj sporti, frymëmarrja duhet mësuar nga një instruktor, sepse ju ndihmon të lëvizni dhe të kontrolloni emocionet. Falë kësaj praktike artistike, që duhet theksuar se nuk është për të gjithë, mund të mësohen ushtrime të rëndësishme për frymëmarrjen, të cilat mund t’ju nevojiten edhe në jetën e përditshme. Por njësoj si me sportin gjithmonë duhet të udhëhiqeni nga një ekspert i përgatitur.

Këto janë ushtrimet më efikase për luftimin e stresit. Read More »

Njoftim i rëndësishem i Policisë së Shtetit: Ja nga duhet të kaloni për të shmangur trafikun e rënduar.

[sgmb id=”1″]

Policia Rrugore njofton se sot nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e madhe për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës  ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

 Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

Njoftim i rëndësishem i Policisë së Shtetit: Ja nga duhet të kaloni për të shmangur trafikun e rënduar. Read More »

Sarandë:Ankorohet kroçera gjigande. Të gjithë mbeten gojëhapur nga ajo që shohin .

[sgmb id=”1″]

Një kroçiere gjigante është ankoruar pardje në brigjet e Sarandës dhe pa hezitim mund të themi se kjo ishte një nga kroçieret më të mëdha që kanë kaluar deri tani afër Shqipërisë.

Turistët vendas e të huaj nuk i kanë rezistuar dot pa e fotografuar dhe filmuar këtë kroçiere 13 katëshe e cila u ankorua 700 metra larg portit pasi kalata nuk e mbante dot.

Mësohet se itenerari i anijes kroçiere ka qenë Brindizi- Greqi-Shqipëri.

Ndiqni pamjet video që e bëjnë Sarandën të duket edhe më madhështore me këtë anije gjigante në ujërat e saj.

 

Sarandë:Ankorohet kroçera gjigande. Të gjithë mbeten gojëhapur nga ajo që shohin . Read More »

Katër ushqimet që luftojnë dhimbjen…

[sgmb id=”1″]

Kur jeni të lodhur nga sëmundjet, duke përdorur shumë tableta për çfarëdo lloj sëmundjeje dhe dhimbja ju bën të ndiheni sikur jeni duke jetuar në farmaci, nuk është çudi që disa prej nesh më parë zgjedhin të durojnë një dhimbje koke sesa të marrim ilaçe kundër dhimbjes. Por a mund t’i luftoni sëmundjet me ushqim natyral – pa medikamente?

Derisa medikamentet shërbejnë për një qëllim ne kemi gjetur shkencën që tregon se mund të kemi disa efekte kundër dhimbjes përmes ushqimit.

Ja një listë e shkurtër e ushqimeve të tilla e përpiluar nga ekspertë të ndryshëm botërorë:

XhenxhefiliI mirë për: fyt dhe dhimbje nyjash

Xhenxhefili nuk përdoret vetëm për lehtësim të dhimbjeve të stomakut dhe të ftohurat e zakonshme. Në fakt, xhenxhefili është i pasur me përbërës të ndryshëm që mund të reduktojnë dhimbjet e osteoartritit dhe të zbusin muskujt e lënduar.

Në studimin e bërë së fundi, njerëzit të cilët kanë marrë kapsula xhenxhefili çdo ditë për 11 ditë me radhë kanë pasur 25 për qind më pak dhimbje muskujsh sesa kur kanë bërë ushtrime për zgjatjen e muskujve (krahasuar me një grup të ngjashëm i cili kishte marrë placebo). Një tjetër studim ka gjetur se xhenxhefili po ashtu ndihmon për lehtësimin e dhimbjeve osteoartritike të gjurit.

Salmoni

I mirë për: inflamacion të nyjave dhe stomak të trazuar

Studimet preliminare sugjerojnë se “omega – 3” mund të ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të artritit reumatik. Dhe kjo nuk është befasi pasi që acidet omega-3 janë të njohura për aftësitë e tyre për të reduktuar inflamimin.

Përveç kësaj, acidet omega-3 po ashtu mund të zbusin dhimbjet e barkut të trazuar (sidomos kur shkaktohen nga stresi), sipas studimit të realizuar në vitin 2005 nga Scandinavian Journal of Nutrition.

KafejaE mirë për: dhimbje koke

Studimet tregojnë se 200 miligramë kafeinë – që ndodhen në rreth 450 gramë kafeje – ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës, duke përfshirë edhe migrenën.

Por duhet mbajtur në mend se mbështetja afatgjate në kafeinë mund të dështojë dhe përdoruesit e përhershëm të kafesë zakonisht kanë dhimbje koke kur ndërpresin kafeinën.

Sherbela

E mirë për: dhimbje fyti

Kur fyti juaj është i grithshëm dhe ju bën të ndiheni të irrituar, provoni të bëni një çaj nga gjethet e sherbelës. Ky është ilaç që rekomandohet edhe nga herbalistët dhe përkrahet edhe nga provat klinike.

Një studim i realizuar në vitin 2006 ka gjetur se efekti i gjetheve të sherbelës për lehtësimin e dhimbjeve të fytit është shumë më efektiv sesa hapat qetësues.

Katër ushqimet që luftojnë dhimbjen… Read More »

7 gjëra për të cilat miqtë tuaj mund të nevrikosen kur ju bëheni të dashur.

[sgmb id=”1″]

Kur një lidhje mund të jetë po aq argëtuese dhe emocionuese sa duhet, nga ana tjetër mund të jetë edhe një sfidë që të strukeni në një botë të vogël tuajën dhe të harroni dhe injoroni miqtë tuaj më të mirë në këtë proces.

Kur ju bëni një partner të ri, dëshironi të kaloni shumicën e kohës me të, por rrezikoni miqësinë me miqtë tuaj që i keni qëndruar gjithnjë pranë kur nuk kishit fare partner.

Sigurisht që miqtë tuaj ua duan të mirën por mund të nevrikosen nga fakti se edhe ata duan të kalojnë kohë me ju. Këtu po ju paraqesim 7 gjëra kur miqtë tuaj mund të nevrikosen kur bëheni me partner të ri.

Kur nuk kujdeseni për veten

Pavarsisht faktit se a jeni në lidhje apo jo, ju gjithnjë duhet të kujdeseni për veten në radhë të parë. Përkushtimi ndaj partnerit është i rëndësishëm por jo të lini veten anash dhe ta harroni tërësisht.

Kur injoroni prioritete tjera

Megjithëse partneri juaj është pjesë shumë e rëndësishme në jetën tuaj, ai sërish nuk është gjithçka në jetë. Ju keni familjen, miqtë, karrierën dhe jetën tuaj personale që poashtu përbëjnë pjesë të rëndësishme të jetës suaj dhe është totalisht jo e drejtë nëse i anashkaloni këto përpjekje. Jepni vetes hapësirë dhe mos u mbyllni vetëm për partnerin.

Të prolongoni takimet me shoqet

Të papriturat ndodhin dhe mund të ju dalin shumë obligime që ju shtyejnë të prolongoni takimet me miqtë, por nëse kjo rutinë përsëritet çdoherë, atëherë gjërat marrin kahje tjetër.

Kur ju mungoni në shumë raste

Është e kuptueshme se partneri juaj dëshiron të kalojë kohë duke u përkëdhelur, biseduar, shkruar tekste dhe duke qenë bashkë, por e humbni tërë kohën vetëm për të. Mos e shëndrroni lidhjen në obsesion madje abuzim.

Të ndryshoni veten për partnerin tuaj

Nëse partneri ju inspiron të bëheni një person më i mirë, kjo është e mahnitshme, por nëse ai ju imponon të ndryshoni vetëm për të, në diçka që për juve është në kundërshtim, atëherë kjo lidhje duhet alarmuar.

Madje edhe nëse i mungoni miqve tuaj, ata duan gjithnjë t’ju shohin të lumtur, dhe nëse shohin ndryshime të tilla tek ju, nuk do të iu vie aspak mirë. Dëgjoni ndonjëherë ata, sepse ju duan dhe ju këshillojnë për të mirë.

I përjashtoni miket për këshilla

Të bisedosh me miket tuaja më të mira është gjëja më e shtrenjtë në botë sepse vërtetë ua duan të mirën dhe ju qëndrojnë gjithmonë pranë. Ka raste kur ju dëshironi të flisni për lidhjen dhe partnerin tuaj me ta, të ndani përvoja dhe këshilla të dobishme, gjë që nuk mund ta bëni çdoherë me partnerin, andaj mos rrefuzoni shoqërinë e tyre dhe bëhenu prezent edhe për ta.

Të jepni vendime rreth tij

Mund të paketoni rrobat e të shpërnguleni për të në ndonjë vend krejtsisht të panjohur për ju, larg familjes dhe miqve, por mos harroni të vlerësoni se a ia vlen kjo që po ndërrmerni me jetën tuaj dhe a është vendim me bazë! Mendoni mirë gjërat dhe mos u ngutni vetëm sepse keni bërë partner. Jeta juaj është edhe e juaja, mos e shuani për hir të tij, nëse edhe ai nuk rrezikon gjëra për ju.

Mbani mend, nëse ai është pjesë e rëndësishme e jetës suaj, sërish nuk mund të kontrollojë jetën tuaj dhe nuk duhet të jetë gjithçka që keni. Mendoni në radhë të parë për veten!

7 gjëra për të cilat miqtë tuaj mund të nevrikosen kur ju bëheni të dashur. Read More »

“Me ato që rri ti unë as b*thën nuk fshij”, plas sherri mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së.

[sgmb id=”1″]

Dreka e sotme e 18 kryetarëve të degëve të PD-së në Jug të vendit në mbështetje të Bashës është kthyer në një mollë sherri brenda demokratëve.

Ka qenë Julian Deda, i cili përmes një fotografie të drekës, ironizoi grupin pro Basha duke thënë se festonin humbjen.

Mirëpo, deputeti i sapozgjedhur, Myslim Murrizi, i njohur për gjuhën vulgare me të cilën sulmoi një polic rrugor në Tiranë, i është kthyer me të njëjtën gjuhë Julian Dedës.

Ai i ka shkruar se me ata me të cilët shoqërohet Deda, pra grupin anti-Basha, ai nuk fshin as “b*thën”.

STATUSI I JULIAN DEDES

“Po festojne humbjen me te thelle ne historine e PD. He more jua lumsha, hajde gëzuar”, shkruan Deda.

PERGJIGJA E MURRIZIT

Julian pershendetje. Me ngaterron me ata miqt e tu qe nderrojne grate si brek konviktoresh. Sa vite i kam un tek PD nuk i ka estrada e Tiranes dhe Portokallia se bashku. Me ato qe rri Ti un nuk fshiej b…… . Me ke ngaterruar me plehrat. Pyet ” eproret” e Tu kush jam une. Po ke qejf te hapim letrat bashke , bujrum. . Ti ke nje problem qe ke ndejur me servila. Un e kam pas BABEN traktorist jo spiun te sigurimit te shtetit. Kur te duash Ty dhe çdo spiun Trendi e ftoj ne debat me publik ne cilendo media qe ju lejojne. Pyet pak Filipin kush jam. Ke ngaterruar adrese. Per burra kurva po te mbaj RAMAZAN bej 10 cope ne dite.

“Me ato që rri ti unë as b*thën nuk fshij”, plas sherri mes Julian Dedës dhe deputetit të PD-së. Read More »

Hiqni barkun e madh në këtë mënyrë.

[sgmb id=”1″]

Nuk ka asnjë pilulë magjike e cila do t’ju ndihmojë të humbni kile, pa e dëmtuar shëndetin.

Megjithatë, ne po dëshirojmë të ndajmë një recetë të shijshme me ju e cila edhe është e shëndetshme, edhe do t’ju ndihmojë që të humbni peshë më shpejt.

Do t’ju duhet:

1 kërcell selino,

1 kastravec mesatar,

1 gotë majdanoz të prerë,

3 copë ananas të freskët.

Lani përbërësit dhe hiqjani lëkurën ananasit. Përzieni që të gjithë në blender. Mos shtoni kripë, sheqer, piper ose gjëra të tjera në pije.

Duhet ta pini këtë lëng brenda 15 minutave, pas përgatitjes, në mënyrë që të mos i humb vetitë e saja. Duhet ta pini në mëngjes para se të keni ngrënë ushqim.

Nëse e kombinoni këtë pije me një dietë të pasur dhe sport, do t’i shihni rezultatet brenda një jave – barku juaj dukshëm do të bëhet më i rrafshët.

Hiqni barkun e madh në këtë mënyrë. Read More »