Aurora

Histori trishtuese: 4 vite pas vdekjes së babait, humbi edhe nënën nga kanceri

“Kur arrin në një gjendje si kjo unë mendoj se jam dorëzuar, Jam dorëzuar dhe duhet të kërkoj ndihmë me patjetër,” kështu nis historia dramatike e

Vorianit e rrëfyer në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24.

Në përfundim të maturës Voriani ishte një djalë me plot dëshira e ëndrra, por që fatkeqësisht u ndërprenë në mes.

“Mbas përfundimit të shkollës mendova të aplikoja në akademinë e rendit, se e kam pasion, por kriteri ishte që të kisha një patentë dhe unë s’e kisha, shpresoj që një ditë mund të konkurroj dhe ta fitoj,” shprehet ai.

Që atëherë mu desh të punoj ҫ’të më dilte përpara. Por duke parë edhe kushtet që jam jo ҫdo punë kam arritur ta mbaj.”

Ai ka bërë punë të ndryshme, por vetëm gjatë verës, pasi dimrit e ka të vështirë.

“Dimrin e kam pas gjithmonë të vështirë, sepse në ujë të ftohtë me zor lan duart, jo të lash rrobat, të lash trupin. Në moshën 13 vjeҫ, mua më ka vdekur babai. Detyrimisht në atë moshë, kur prindwrit, sidomos babai, të duhet më shumë, mua më ka munguar kjo”.

E njëjta sëmundje që i rrëmbeu babain, kanceri, tashmë ishte kthyer për t’i marrë edhe nënën, duke e lënë atë fillikat, krejt i vetëm në këtë botë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Lq-X5XCC5Qk]

“Me mamin kam vuajtur shumë, kam aritur edhe deri që i injektoja morfinq, vetë, kishte aq vuajtje të mëdha, aq dhimbje sa nuk përshkruhet. Arrita unë që t’ia injektoja,sepse ajo u verbua nga kanceri. Gjatë gjithë jetës ka qenë shurdhmemece dhe muajin e fundit mua nuk më pa. Humbi totalisht, saqë vetëm me anë të prekjes diktonte që isha unë. Deri ditën e fundit nuk më pa.”

Ai jeton në këtë shtëpi, gjendja e së cilës, rëndohet dita ditës e ku duhet të përballet me vetminë.

“Jam futur pak në pesimizëm, nuk kam se ҫfarë të bëj më. Nuk e di është një lloj stresi që më ka kapur, ndoshta kam nevojë është për ndonjë terapi psikologjike, ndoshta për të gjetur atë çelësin, për të vazhduar përpara. Kam këtë bllokun që më pengon nga jeta sociale, nga jeta e punës.”

Vorianin, tashme 21 vjeҫar, e takuam në ditën e tij të lindjes, edhe pse për të, kjo ditë nuk kishte ndonjë ndryshim.

“Ditëlindjen e kam pas si tip rutine, sidomos këto vitet e fundit, se s’është se kam me kë ta ndaj, është thjeshtë ditë normale që kalon.”

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” së bashku me Qendrën Cociale në Shkozë, nuk e la me kaq, duke i organizuar Viroianit një festë surprizë ditëlindje në mencën e qendrës sociale.

Suprizë të cilën sic, u shpreh edhe vetë ai, ka për ta mbajtur mend gjatë.

“Nuk kam fryrë asnjëherë qirinj, nuk kam festuar asnjë herë me kaq shumë njerëz, me kaq shumë duartrokitje, do ta mbaj mend gjatë këtë ditëlindje.”, u shpreh i emocionuar Vioriani.

Sidrit Bejleri, i dërgoi atij një tortë për ditëlindje, duke i kënduar edhe urimin e rastit së bashku me të gjithë banorët e banesave sociale që gjendeshin në mencë, ndërsa drejtoresha e Qendrës Eva i bëri Vorianit një dhuratë, ku siҫ tha vete ai kjo ishte hera e parë që merrte një dhuratë ditëlindjeje.

Histori trishtuese: 4 vite pas vdekjes së babait, humbi edhe nënën nga kanceri Read More »

Ndodh ajo që se prisnim, Ledion Liço largohet nga spektakli i Top Channel

Ledion Liço nuk do të jetë më moderator i spektaklit ““The Voice”. Këtë lajm e ka bërë me dije ai vetë në mbrëmjen e sotme, në transmetimin e “The voice kids 3”. Në puntatën që do të transmetohet sonte,Top Channel shkruan se Ledioni ka deklaruar se ky është ‘The Voice’ i fundit për të.

Arsyeja e këtij vendimi ende nuk bëhet e ditur. Ledion Liço prej 8 vitesh është prezantuesi i spektaklit “The Voice”.

Ndodh ajo që se prisnim, Ledion Liço largohet nga spektakli i Top Channel Read More »

Babai i fali veshkën por ajo vazhdon të vuajë. Çfarë po ndodh me gruan pas 7 vjetësh

Prej 7 vjetësh trajtohet me dializë dhe për të marrë këtë shërbim jetësor për të, Sheqere Gega nga Librazhdi i duhej të bënte 4 orë rrugë në këmbë. Ndaj vendosi të shpërngulej në Tiranë, e të strehohej në Banesat Sociale. Sheqere Gega jeton me veshkën që i fali babi, ndersa ka folur per emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News24 Sheqere Gega tregon për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet sot, kur zbriti nga fshati i thellë për t jetuar me qera në Tiranë.

“Jam e sëmurë prej 7 vjetësh, jam në dializë. U detyrova të rri me qera këtu, dhe kam kërkuar vazhdimisht ndihmë. Kërkoj ndihmë vazhdimisht, se nuk i përballoj dot gjërat më,” shprehet ajo.

Sheqeres i duhet te shkojë tre herë në javë në dializë. E sikur të mos i mjaftonte ky hall, ka edhe dy prindërit të sëmurë. “Vetëm iki në dializë, por kur kthehem jam shumë dobët, e dua një njeri patjetër mbrapa, shumë e lodhme,” thotë Sheqerja.

Ilacet që i duhen më tepër, ajo nuk i merr dot. “Nuk i marr dot ilaçet që më duhen. Nuk i përballoj dot. Unë nuk marr azemplarin edhe Ferrovilin. Dua 12 amplula në muaj, ato kushtojnë. Janë shumë të rëndësishmë për ne që jemi me dializë ndërsa unë nuk i kam marrë asnjëherë prej 7 vitesh. Gjithë jetën nëpër spitale, që kur kam lindur unë është sëmurë mami. Kur kam mbaruar klasën e tetë mami nuk ka lëviz më, nga ilacet ka krijuar imunitet.

Po gjithsesi jeta është me shpresa, kjo është jeta, duhet me e përballu ..” thotë Sheqerja. Edhe ajo do te kishte dashur një jetë normale, si gjithë të tjerët, por për të kjo, duket se është e pamundur. “Do kisha bërë shumë gjera, por kështu ka qenë kismet për ne,” thotë e trishtuar ajo.

Babai i fali veshkën por ajo vazhdon të vuajë. Çfarë po ndodh me gruan pas 7 vjetësh Read More »

Skandali i qeverisë: Nis kontrolli i profileve në rrjetet sociale për punonjësit e administratës

Qeveria nis kontrollin e profileve personale në rrjetet sociale për punonjësit e administratës.

Emisioni investigativ STOP ka publikuar këtë të premte një shkresë zyrtare, e dalë nga ALUIZNI, e cila i drejtohet të gjithë punonjësve të saj me direktiva nga më absurdet.

Institucioni i drejtuar nga Artan Lame, u kërkon punonjësve të tij që të fshijnë nga rrjetet sociale materiale apo fotografi që nuk përputhen me “etikën e administratës”…

Më poshtë shkresa e sjellë nga zëdhënësja e ALUIZNI-t, drejtuar punonjësve.

-Spastroni në Facebook-un profilet tuaja dhe të punonjësve tuaj nga fotografi, material apo komente, që nuk përputhen me etikën e punonjësit të administratës publike. Punonjësit, nga ana tjetër, duhet të bëjnë “share” publikimet e faqes së institucionit.

-Në lidhje me daljet publike në mediat e shkruara apo vizive, lokale apo kombëtare ju lutem do na vini në dijeni. Do ishte shumë mirë që të jeni sa më shumë prezent në media.

-Ndërsa zyrat e hipotekës, një herë në javë të bëjnë gati listën e personave, që kanë regjistruar pronën.

auto_skandal1520026278

Skandali i qeverisë: Nis kontrolli i profileve në rrjetet sociale për punonjësit e administratës Read More »

Pite me mish pule dhe laker te bardhe – shije shtepie

Janë një ndër gatimet fantastike që përfshijnë tërësisht me shijen e tyre të vegjël e të rritur njëlloj.

Pitet janë ndër ushqimet më të veçanta të përgatitura nga nënat dhe gjyshet.

Ato mund të konsumohen në çdo kohë të ditës ndërsa të kënaqin dhe ngopin oreksin me shijen e tyre fantastike. 

Përgatitja e Piteve në Shtëpi

Përbërësit

500 gr miell

200 ml qumësht

50 ml vaj ulliri

1 lugë çaji me sodë buke

Pak kripë

Përgatitja

Në një tas të madh apo enë të gjerë shtojmë miellin bashkë më sodën dhe kripën dhe i përziejmë.

Më pas shtojmë vajin e ullirit dhe vijojmë t’i përziejmë të gjitha bashkë.

Në vijim shtojmë qumështin dhe vijojmë të përziejmë përbërësit derisa të marrin formën e brumit.

Brumin e punojmë me dorë përreth 15-20 minuta derisa masa që krijohet të jetë kompakte dhe homogjene.

E vendosim mënjanë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër kuzhine.

E lëmë të pushojë përreth një orë.

Pas një ore, brumin e  ndajmë në topa të vegjël dhe secilin prej topthave e hapim në formën e petës me ndihmën e një petësi, me një diametër prej 25-30 centimetrash.

Petave që hapim, u bëjmë disa vrima me pirun në mënyrë që të mos krijohen flluska gjatë kohës kur piqen.

Vendosim tiganin pa yndyrë në zjarr dhe nisin të pjekim pitet një e nja ngë nga të dyja anët dhe më pas ato janë gati për t’u mbushur.

Mbushja

Mbushja mund të bëhet sipas preferencës me djathra të ndryshëm, të kombinuara me domate e kastraveca, salca të ndryshme, mishra të ndryshëm etj.

AgroWeb.org ju sugjeron një nga mbushjet më të shijshme atë me mish pule dhe lakër të bardhë.

Mishin e pulës pasi e keni zierë dhe kriposur mirë ndajeni në copëza të vogla apo fije fije.

Ndërsa lakrën e bardhë prijeni përmes një thike të mprehtë hollë në formën e sallatës, kriposeni dhe nëse preferoni hidhini pak pluhur spec djegës gjithashtu.

Lyejini pitet e ngrohta me pak salcë kosi, vendosni pak nga mishi i pulës dhe sallata me lakër të bardhë dhe shijojini!

Pite me mish pule dhe laker te bardhe – shije shtepie Read More »

Keshillat kunder rrahjeve te crregullta te zemres

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?

Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.

Lajmi i mirë është që jo të gjitha rastet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë një tregues i një problem shëndetësor që ka prekur këtë organ.

Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik. Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë:

Shtatëzania

Përdorimi i tepruar i kafeinës

Simptoma të tjera mjekësore

Marrja e ilaçeve

Duhani dhe produktet e tij

Vazhdoni të lexoni këtë artikull të AgroWeb.org dhe mësoni për pesë mënyrat më të mira se si mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpejta të zemrës në kushtet e shtëpisë, ose kur ju duhet të vizitoni një mjek, dhe mbi të gjitha për pasjen e një zemre të shëndetshme.

1. Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës. Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.

Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.

2. Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës. Stimujt nervorë mund t’i bëni në shtëpi, por së pari duhet të merrni mendimin e mjekut.

Bëni një dush të ftohtë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë ose vendosni mbi të një peshqir të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda. Shoku i të ftohtit ndihmon në stimulimin e këtij nervi.

3. Pini ujë

Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë. Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëper vena.

Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë. Nëse vini re se urina ka një ngjyrë të verdhë të errët, atëherë pini më shumë ujë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.

4. Riktheni ekuilibrat e elektroliteve

Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin. Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi. Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit.

Avokado, banania, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit. Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.

Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit. Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.

5. Shmangni stimuluesit

Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme.

Pijet dhe ushqimet me kafeinë

Alkoli i tepërt

Disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës

Ilaçet kundër oreksit

Ilaçet kundër sëmundjeve mendore

Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.

Keshillat kunder rrahjeve te crregullta te zemres Read More »

10 VIP-at shqiptare që kanë ngjashmëri të frikshme me princeshat e përrallave të animuara

Pokahontas, Borëbardha, Hirushja, Jasmine, Aurora, janë disa nga emrat e princeshave të “Disney” që me siguri nuk keni për t’i harruar kurrë sepse jo vetëm ju kanë shoqëruar në fëmijëri, por shëmbëlltyrën e tyre e gjeni edhe tek disa nga vajzat VIP shqiptare.

Buzët e plota, sytë e tërhequr e bëjnë Agnesa Vuthajn të ketë një ngjashmëri të frikshme me Pokahontas, personazhi i filmave të animuar që ishte në kërkim të shpirtit të lirë, e guximshme dhe aventuriere. 

Luana Vjollca dikur me flokët e kuqe të gjatë i ngjante shumë princeshës Ariel. Ariel ishte impulsive, aventuriere, kurioze dhe ndiqte ëndrrat, karakteristika të cilat i shohim edhe tek Luana. 

Miriami me ëmbëlsinë e saj dhe mirësinë që rrezaton me kë mund të ngjante tjetër përveçse me Hirushen? Hirushja përshkruhet si karakter i fortë, inteligjente dhe besonte shumë në gjërat që donte të arrinte.

Bjonde dhe me lëkurë të çelët, Era Istrefi është krahasuar shpesh me Elsën nga “Frozen”. Princeshë Elsa dukej e ftohtë në pamje të parë, por ishte shumë e dashur, e kujdesshme dhe me karakter të fortë.

Xhensila ka jo vetëm një ngjashmëri të madhe me Borëbardhën, me flokët e zinj dhe tiparet e bukura, por të dyja kanë edhe një zë melodioz dhe të përbashkëta në karakter: Zemërmirë, e dashur, ëndërrimtare dhe besnike.

Ndoshta jo e fjetur si Aurora, por Marina ngjan padyshim shumë me Bukuroshen e fjetur që nga tiparet e fytyrës dhe flokët bjonde.

Me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje, por kjo foto e vërteton më së miri sa shumë ngjan Poni me Mulan, shkruan Xing.al. Flokët e zeza dhe tiparet e këngëtares shqiptare të kujtojnë menjëherë princeshën aziatike e cila shquhej për guximin dhe trimërinë.

Fillimisht Encën me Rapunzelin i bashkon fakti që kanë flokë super të gjatë, por jo vetëm kaq. Rapunzel përfaqëson vajzën moderne me një ekuilibër të vërtet të ëmbëlsisë dhe këmbënguljes, karakteristika që i shohim edhe tek Enca.

Nora është krahasuar shpeshherë me bukuritë aziatike për shkak të syve të tërhequr dhe pikërisht Jasmine është princesha të cilës këngëtarja i ngjan shumë. Jasmine me bukurinë e saj tërhiqte vëmendjen e kujtdo ashtu si edhe Nora.

E mbani mend kur Çiljeta kishte flokë të kuqe kaçurrela? Me atë pamje këngëtarja shqiptare ngjasonte shumë me princeshën Merida. Foto e mëposhtme e vërteton më së miri këtë./Xing.al

10 VIP-at shqiptare që kanë ngjashmëri të frikshme me princeshat e përrallave të animuara Read More »

Rusi: Shqiptari me plis nga Tetova zë vendin e parë me gatimin tradicional

Një shqiptarë me plis në mes të Moskës në Rusi ka zënë vendin e parë me kuzhinën shqiptare në evenimentin tradicional që po mbahet atje.

Në këtë eveniment tradicional ku kanë marrë pjesë shumë universitete botërore Rufi Shabani nga Tetova ka zënë vendin e parë edhe atë duke gatuar kështu ushqim tradicional shqiptarë e dukë lënë gojëhapur gjithë të pranishmit po edhe ato që kanë provuar ushqimin e pregaditur nga ai.

Përshesh me mish, tavë kosi dhe byrek me mish janë ushqimet që Rufi Shabani ka pregaditur në këtë eveniment kuzhine që po mbahet në Moskë të Rusisë.

auto_Guzhina-tradicionale31519998238

Rusi: Shqiptari me plis nga Tetova zë vendin e parë me gatimin tradicional Read More »