Aurora

Goditjet e grupeve kriminale, zbulohet “dora gjermane”. Kush është hetuesi i ‘hekurt’ që zbarkoi në Tiranë

Një superaksion policor është zhvilluar ditën e djeshme ku perfunduan ne pranga dhjetëra persona, emra të njohur të botës së krimit. Gjithashtu edhe dy ish-deputetë të PS-së Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Në një deklaratë për mediat kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela tha se deri tani janë arrestuar 27 shtetas, ndërsa janë shpallur në kërkim 6 persona të tjerë. Sipas Prelës janë goditur katër grupe kriminale në të gjithë vendin. Në këtë operacion janë arrestuar dhe tre punonjës të policisë së shtetit.

Nëse kemi parasysh deklaratat e javëve të fundit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafj, kuptohet se ky aksion policor nuk është “rrufe në qiell të hapur”. Madje goditja e këtyre grupeve kriminale u paralajmërua pas vizitës së hetuesit të njohur gjerman Dieter Romann i cili zbarkoi në Tiranë rreth 1 javë më parë.

Ai do të vinte me disa dosje të forta dhe ajo që ishte e sigurt; vizita e tij nuk do të ishte thjesht një kortezi dhe shkëmbim informacioni për krimin e organizuar shqiptarë që vepron fuqishëm edhe në Gjermani dhe vende të tjera të Europës.

Roman erdhi vërtetë në Shqipëri së bashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane dhe si pasojë, policia dhe prokuroria shqiptare në bashkëpunim me hetues gjermanë dhe forca të DEA, më në fund u detyruan që të bëjnë dy goditje të mëdha, siç ishte zbulimi i laboratorit të heroinës në Has dhe arrestimi i organizatës së Avdylëve në Shijak e cila ishte edhe organizatorja e aktivitetit.

Mediat gjermane e kanë cilësuar Dieter Romann si ‘hetuesi i hekurt’ dhe ai u bë gati legjendë për publikun për historinë e irakianit Bashar i cili përdhunoi dhe vrau një vajzë të re në Gjermani.

Edhe pse mes Gjermanisë dhe rajonit kurd nuk ka marrëveshje ekstradimi, ai udhëtoi drejt rajonit të rrezikshëm, rrëmbeu Bashar dhe e çoi në Gjermani përpara drejtësisë.

Pavarësisht se ndaj tij ka nisur një hetim ‘për rrëmbim personi’ Romann në një prononcim për gazetën ‘Bild’ nuk është shfaqur fare i penduar për shkeljen e rregullave.

I kisha borxh nënës së vajzës së ndjerë-tha ai për gazetën e njohur.

Goditjet e grupeve kriminale, zbulohet “dora gjermane”. Kush është hetuesi i ‘hekurt’ që zbarkoi në Tiranë Read More »

Arrestimet e ditëve të fundit, Rama humb durimin: Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën

Skandalet e ditëve të fundit duket se po ia sosin durimin kryeministrit.

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, si dhe ndalimit të disa zyrtarëve të institucioneve publike, rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të PS-së.

Para të tijve Rama ka qenë tepër i ashpër duke folur për të korruptuarit dhe ata që kanë dështuar në drejtimin e këtyre institucioneve.

“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, – mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. .

Po ashtu, Rama ka urdhëruar mbledhje urgjente kryesie pasditen e nesërme.

Arrestimet e ditëve të fundit, Rama humb durimin: Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën Read More »

‘Mos më prek, mos më prek’ Studentja i prish konferencën Ramës, 3 bodyguardë e tërheqin me forcë

Një incident është regjistruar në takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët.

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku Rama po fliste në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.

Për fat të keq, banderola u shqye nga disa prej shoqëruesve të Ramës të cilët e nxorrën studenten me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. “Mos më prek, mos më prek”, dëgjohet t’u thotë studentja njerëzve të Ramës.

“Me siguri ngelëse”… tha kryeministri për studenten e cila i ndërpreu konferencën.

SHIKONI KETU

‘Mos më prek, mos më prek’ Studentja i prish konferencën Ramës, 3 bodyguardë e tërheqin me forcë Read More »

E dashura e Izet Haxhisë paralajmëron një gjë të rëndë: Alibia do të jem unë…

Ish-truproja i Sali Berishës, ende nuk ka marrë të drejtën për rigjykim lidhur me çështjen e Azem Hajdarit. Po e dashura e Izet Haxhisë, në një shënim në Facebook paralajmëron një gjë të rëndë, eliminimin e tij fizik. Erjona Parruca thotë se, përgatitet helmimi dhe alibia do të jetë se e eliminoi e dashura me ushqimet që i dërgon nga Franca.

Më tej Erjona shkruan se “Izeti ha ushqimet e burgut dhe s’po ankohet, as po kerkon asgje! Leréni te qete, o monstra!!! MJAFT!!! Te shitur te Berisha per eleminimin e tij! Por une, deri ne varr do t’ju ndjek.. e as me intereson me asgje, nese dicka i ndodh Izetit! Kam foto dhe prova te akuzave tuaja per alibine e helmimit gjoja nga Franca…”

POSTIMI I PLOTË

Kemi arsye te dyshojme, qe po pergatitet eleminimi fizik i Izet Haxhia . Dhe nese ndodh gje ne burg( helmim) ,e kane bere gati alibine: e helmoi ajooo( une dmth)qe i çokam ushqime nga Franca.. Po pse me disa pako qe i kam cuar une , prej muajsh, do helmohet Izeti????

Ai nuk ushqehet me gjera nga Franca , qe jane me shume carcafe e batanije ( meqe te gjithe e tradhetuan, dhe ai s do me asnje kontakt). J a kéni mbushur mendjen gjithe atyre tyryfyleve te fisit, qe po e helmokam une…Groteske!

Ne mengjes Izeti ha 1 ose 2 veze te skuqura me vaj, ne dreke 1 gjelle me nje mish te zi qe mban ere dhe qe nuk e ha kurre, kurse ne darke , vetem fasule, cdo darke!!! Menyja e burgut! Me ato po ushqehet…, dmth, po mbijeton, mensakte

Kjo eshte menyja e Izetit!! NESE PO PERGATITENI PER ELEMINIMIN E TIJ FIZIK, duke nxjerre alibine qe ushqimet i vijne nga Franca, ne burg jane te kontrolluara dhe te provuara perpara nga te tjere, ato qe coj une! Keshtu qe s ju pi uje!!!

Kujdes.. Po shkoni shume larg..
Izeti ha ushqimet e burgut dhe s po ankohet, as po kerkon asgje! Leréni te qete, o monstra!!! MJAFT!!! Te shitur te Berisha per eleminimin e tij! Por une, deri ne varr do t ju ndjek.. e as me intereson me asgje, nese dicka i ndodh Izetit! Kam foto dhe prova te akuzave tuaja per alibine e helmimit gjoja nga Franca… KUJDES!!!

E kam personalisht me 3 persona…! Qe u kthyen ne veglat e Berishes , te mbrojtur nga sistemi mafioz i tij, dhe qe i kane duart me gjak!!! Sidomos njeri…

Mos m a prekni dashurine, se s ka Zot e Perendi qe do te me ndaloje per t ju shkaterruar..!!

E dashura e Izet Haxhisë paralajmëron një gjë të rëndë: Alibia do të jem unë… Read More »

Berisha flet me emra: Dosjet e ardhura nga Gjermania dhe Italia, ja ministrat, deputetët dhe kryebashkiaku që kanë dalë në përgjime

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë ditën e djeshme ku perfunduan ne pranga njerëz të njohur të botës së krimit, përfshirë dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Berisha thotës e Gjermania dhe Italia kanë qindra regjistrime për kryeministrin Rama, Vangjush Dakon por edhe ministra deputetë dhe komisarë policie.

“Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri thotës e në dosjet e ardhura nga Gjermania dhe Italia ka regjistrime që provojnë lidhjet e Ramës dhe ministrave të tij me “banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj”.

Postimi i plotë:

Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj! Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!

Te dashur miq,agjensite e zbatimit te ligjit te Gjermanise dhe Italise goditen banden e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhes te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj. Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.

Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb

Berisha flet me emra: Dosjet e ardhura nga Gjermania dhe Italia, ja ministrat, deputetët dhe kryebashkiaku që kanë dalë në përgjime Read More »

Parashikimi i motit, e dielë 21 tetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe alternime kthjellimesh në ulëtsirën perëndimore deri në orët e mesditës. Vranësirat do të vijnë në shtim gradualisht deri në të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, deri në mesditë do të ketë reshje shiu me intensitet të dobët në verilindje, më tej reshjet do të përfshijnë të gjithë territorin.

Reshje me intensitet mesatar në formë shtrëngatash me shkarkesa elektrike pritet të prekin pjesën verilindore dhe pjesërisht qendrën e vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me rrahje dhe intensive përgjatë vijës bregdetare.

Deti parashikohet i forcës 2-3 me lartësi vale 1.2-1.8 metra. 

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër10/20 diell shi
Kukës6/15 re shi rrufe
Lezhë10/20 diell shi
Dibër4/14 re shi rrufe
Durrës11/22 diell shi
Tiranë11/22 diell shi
Elbasan10/21 diell shi
Berat9/22 diell shi
Vlorë10/21 diell shi
Korcë5/15 diell shi
Gjirokastër5/21 diell shi
Sarandë10/21 diell shi

Parashikimi i motit, e dielë 21 tetor 2018 Read More »

Projektbuxheti 2019, mbështetje fermerëve dhe bujqësisë

Bujqësia si një sektor i rëndësishëm për ekonominë e vendit është në fokus të politikave mbështetëse të qeverisë.

Për vitin 2019 dhe dy vitet në vijim në projektbuxhet parashikohet që mbështetja financiare për fermerët të jetë rreth 1.8 miliardë lekë në vi.

Ndërkohë që mbështetja për agroturizmin dhe zhvillimin rural janë pjesë të programit kombëtar për zhvillimin e integruar./atsh

Projektbuxheti 2019, mbështetje fermerëve dhe bujqësisë Read More »

“Tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, si i mori Gjin Gjoni dy vite leje lindjeje

Zbardhet debati në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që miratoi dy vjet leje prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, për të cilën sot ministrja e Drejtësisë ka kërkuar në mënyrë ultimative të shfuqizohet si e paligjshme, ose do cështja do ti kalojë gjykatës.Në kërkesën e Gjoinit, ai parashtron faktin se është bërë me vajzë. “

Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces”- thotë Gjin Gjoni në kërkese.

DEBATI I PLOTE NE KLD

Mbi kërkesën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, zotit Gjin Gjoni, për “Leje prindërore”. Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane. Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë! Japim leje për… Mirë, atëherë, faleminderit! Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela… mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë. E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti? Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu… (Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti President, kuorumi është. Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye…

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti President më tha. Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord? Kush është dakord për lejen? Dakord! Miratohet! Gerd Hoxha: Ju faleminderit! Ilir Meta: Faleminderit!/korrieri

“Tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura, si i mori Gjin Gjoni dy vite leje lindjeje Read More »