Aurora

Zonja që kërkonte lopën në televizion, shpërthen Eni Çobani: Ju pëlqen Benzi, Porsce e Ferrari por jetoni me lopë e dele

Historia e Yrkës e cila në emsionin e së Dielës Shqiptare e shqetësuar denoncoi se i kishte humbur një lopë në vitin 2015, ka bërë jo pak bujë në rrjet.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët kanë komentuar e madje edhe janë tallur me këtë histori duke bërë edhe “meme” e video që janë kthyer në virale. Në këto kushte ka reaguar avokatja Eni Çobani duke iu përgjigjur të gjithë zërave që sulmojnë zonjën Yrka.

REAGIMI I ENI ÇOBANIT:

“Tani mqs po ulem e te shikoj se cfare ju shkruani me lejoni te kthej nje pergjigjje per te gjithe ata te cileve ju pelqen Benzi,Porsce,Ferrari po qe ne fakt jetojne me lope, dele , dhi por ju vjen turp te thone nga vijne e duan te shiten per ate qe nuk jane dot kurre.Kjo Zonja Eni ka lindur ne mes te Tiranes qe kur ka hapur syte ne kete bote ka pasur per prinder dy Profesore me tituj,u rrit ne mes te intelektualeve me ne ze te kohes dhe lopet i ka pare neper filma ose ndonjehere anash rrugeve te ndonje qyteti qe vizitonte.Por duke pasur nje baba te madh si ai timi qe dashuronte pasionin e tij bujqesine na edukoi dhe ne femijeve dashurine dhe respektin e thelle per popullin punetor qe ngrihen qe me nate te mjelin keto lopet qe te pijne qumeshtin keta bijte e qytetit.Prandaj ju drejtohem me krenari cdonjerit prej jush kritikeve siperfaqesor qe jetojne me lopet por duke folur kunder tyre mendojne qe duken si qytetar ,qe kini respekt per veten se te jesh fshatar nuk eshte turp por 70% e shqiptareve qe jetojne atje jane pjesa me e shendetshme dhe e paster e saj.Une kam zgjedhur te jem me te pambrojturit ju “qytetaret” e prekur sot rrini ne krahet e te pavertetes”, shkruan Çobani në rrjetin social.

 

Zonja që kërkonte lopën në televizion, shpërthen Eni Çobani: Ju pëlqen Benzi, Porsce e Ferrari por jetoni me lopë e dele Read More »

Therja me thikë e djalit në Durrës, shpërthen Lira Gjika: Vendi më i frikshëm shtëpia, fëmijët kanë frikë nga…

Vendi më i frikshëm kam parë që është shtëpia, kanë frikë nga mamaja, nga babai.

Në vend që të vish në shtëpi të qetësohesh, kanë frikë”.

Ky është një ndër mesazhet e fuqishme që ka dhënë mjekja pediatre dhe psikologia e njohur Lira Gjika, pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Durrësit, ku u vra me thikë nga një bashkëmoshatar 16-vjeçari Anxhelo Gjokozaj.

Në këtë kuadër, Gjika e sheh fenomenin të lidhur ngushtë me edukimin.

Lira Gjika:

Ngjarja ka ndodhur në Sukth, një zonë paksa problematike, nuk është zonë që punohet me adoleshentin.

Në adoleshencë agresiviteti, kjo energji e natyrës, po nuk u kanalizua natyrisht do e çojë në dhunë.

Adoleshenti duhet përfshirë në sport, kreativitet, arte.

Në këto zona duhet hyrë me këto projekte.

Nëse nuk futet shkolla me një projekt shumë të mirë duke njohur problemet e zonës është e vështirë të bëhet, do kalojnë se nuk bën në dhunë.

Sakaq Gjika vlerëson se përkundër progresit ndër vite, shkollat tona janë në krizë. Jo më optimiste paraqitet situata edhe në familjet shqiptare.

“Shkolla jonë ka hyrë në një krizë të thellë.

Vërtet është bërë shumë, por akoma nuk kemi gjetur atë që duhet të për emancipuar vendin, të bëhemi të përgjegjshëm për fëmijët tanë.

Duhet t’i rrisim si njerëz dhe jo viktima, ne rrisim si viktima fëmijët tanë.

Vendi më i frikshëm kam parë që është shtëpia, kanë frikë nga mamaja, nga babai.

Në vend që të vish në shtëpi të qetësohesh, kanë frikë.

Mbase jeta është shumë e ngarkuar, njerëzit janë tërë kohën:

S’kam kohë, s’kam kohë. Kjo shprehja më duket si gënjeshtër.

Kam parë dhe njerëz që rrinë kot, nuk bëjnë ndonjë gjë.

Rrinë dhe bëjnë muhabete koti duke u marrë me të tjerët, duke etiketuar të tjerët.

Harxhojnë kohën për të tjerët që u duhet për vete.

 

Lira Gjika thotë se akoma në shkollat tona procedohet me etiketime.

Gjika: Ka vite që dëgjohet, madje shumë të huaj që kanë ardhur dhe kanë paralajmeruar kini kujdes me arsimin, edukimin.

Ende etiketohet në shkolla, qoftë shtetërore apo private.

Vazhdojmë të themi djalë i mirë, djalë i keq, është i shëndoshë, është i hollë.

Këto janë të dëmshme për fëmijën, vrasin atë që quhet identitein e tij, respektin për veten, vrasin entipatinë.

Asnjë adoleshent nuk niset të vrasë, thotë Gjika, por nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre.

Lira Gjika: Asnjë adoleshent nuk niset të vrasë.

Ju del situata nga dora se nuk janë të aftë të kontrollojnë veten, e dinë pasojë e veporimit por ndërkohë ende truri i tyre, vetja e tyre nuk di t’i frenojë, nuk dinë të menaxhojnë emocionet e tyre.

Nuk nisen për të vrarë, por ndërkohë vrasin.

Një adoleshent që të mos arrijë në këtë kontroll të vetes tregon se vjen nga një mjedis i varfër, i ashpër, i dhunshëm, që nuk i është mësuar e mira dhe e keqja, që nuk janë marrë shumë me zhvillimin e gjuhës, që nuk di të artikulojë ato që ndjen, mandje nuk di as t’i emërtojë ato që i ndjen.

Por a është ky vetëm një fenomen shqiptar?

Lira Gjika: Nuk është problem vetëm tek ne, por gjithandej.

Ato shtresa problematike të popullatës, me edukim të mangët kanë këto probleme.

Në mjediset e varfra, propabiliteti që një adoleshent të përfundojë në krim është shumë e lehtë.

Nuk di të menaxhojë veten.

Prandaj sot instistohet shumë tek parashkollori, vitet e para të jetës, si është marrëdhënia me nënën, sa ndërtohen mekanizmat e besimit.

Instistohet në atë butësinë e nënës, babait, e njerëzve afër fëmijës të mos hynë pa menduar.

Siç hymë ne, që del gjyshja dhe i thotë nënës: Ti nuk di, dimë ne.

Gati ja rrëmbejnë fëmijën.

Duken gjëra të vogla, por janë procese psiqike që po u vendosën, ti nuk arrin të kuptosh.

Janë procese automatike që vendosen dhe është e pamundur vetëm, duke u bërë i vetëdijshëm.

Duke e parë problematikën në një rrafsh më të gjerë, Gjika thotë se jemi një shoqëri pa sistem vlerash.

Lira Gjika: Jemi një shoqëri pa sistem vlerash dhe pa modele pozitive.

Në familjet tona akoma është diskriminimi djalë, vajzë.

Djalin e rrisin më mirë, harrojnë që fëmija nuk e di akoma djalë, vajzë.

Nuk di gjininë.

Kur sheh që vajza keqtrajtohet pret rradhën, kur do të jetë…

Të gjitha këto krijojnë ankthe, shtypin brenda vetes sonë ndjenjën e zemërimit dhe pasigurisë dhe të gjitha këto do të shpërthejnë një ditë.

Në momente delikate ato shpërthejnë dhe humbet kontrollin.Kemi parë njerëz të rritur, burra dhe gra që humbasin kontrollin.

Bëjnë krim.

Jo më adoleshtentë.

Këta dy djem, është fatkeqësi e madhe që një djalë 16 vjeç të vdesë, është e dhimbshme.

Por edhe një djalë 17 vjeç të hyjë në burg është e njëjta gjë.

Është faji i të rriturve, duke filluar nga familja, shkolla.

Po cila është zgjidhja?

Lira Gjika thotë se nevojitet një reformë në sistemin e edukimit.

Lira Gjika: Model do të marrësh por do të ndërtosh gjenë tënde.

Ne jemi akoma copy-paste.

Ne duhet të bëjmë shkollën tonë, siç u bë Kongresi i Manastirit për abetaren.

Kemi pasur shkolla greke, ruse, turke, kineze, austriake, italiane, shkolla jonë kush është?

Ti studion gjuhën dhe zhvillimin dhe ndërhyn aty ku duhet.

Fillon të artikulosh me nivelin tënd, me zhvillimin tënd, me kulturën tënde.

Kjo është një gjë kombëtare, qeveritë vinë dhe shkojnë.

Strategjitë e edukimit kur bëhen shtrihen në kohë dhe marrin pjesë pjesa më e mirë e një kombi nga shkencëtarët deri tek shtëpiaket

Therja me thikë e djalit në Durrës, shpërthen Lira Gjika: Vendi më i frikshëm shtëpia, fëmijët kanë frikë nga… Read More »

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten me nje miremengjes te vecante per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale. Si urim ai ka zgjedhur nje artikull publikuar ne portalin më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.


Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot Read More »

Lulëzon ‘Gabi’, shqiptarët po blejnë rroba të përdorura, ia kalon dhe blerjeve online

Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke arritur rekord në 2017-n. Sipas të dhënave të INSTAT, importi i veshjeve të përdorura arriti në rreth 24 milionë euro në vitin 2017, me një rritje prej 11% me bazë vjetore. Në tregun e pakicës, vlera e këtij biznesi është të paktën dyfishi, pra minimumi 50 milionë euro.
Që prej vitit 2012, importet e veshjeve të përdorura janë rritur me ritme dy shifrore. Kjo është e dukshme dhe në numrin e lartë të dyqaneve që janë hapur në kryeqytet, që u shtuan dhe më shumë pas mbylljes së tregjeve masive. Tirana, si asnjë kryeqytet tjetër në Europë, ofron alternativa pa fund të varianteve moderne të “Gabit”, sidomos në lagjet rrotull qendrës.

Rruga e Komunës së Parisit është e mbushur me dyqane të vogla që shesin veshje të përdorura. Sonila, që është në këtë biznes prej dy vitesh, thotë për “Monitor” se ai është me leverdi, kërkon një investim minimal për ta nisur, teksa veshjet me shumicë blihen lirë dhe ka fitime të kënaqshme, pasi marzhi i shitjes së produkteve është relativisht i lartë. Edhe klientët “joshen” nga çmimet e lira, apo shansi për të gjetur ndonjë veshje firme. Ajo pohon se tenton të marrë mallra të mirë dhe habit kur tregon se ka kliente edhe punonjëse bankash apo institucionesh të tjera.

Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave vitet e fundit është një tjetër arsye që i shtyn blerësit të rendin drejt çmimeve të lira, së bashku me vështirësimin e blerjeve online. “Pas vendosjes së taksave për blerjet online, kam pasur më shumë punë”, pohon Sonila.
Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

Konkurrencën e Gabit modern e ndiejnë dhe dyqanet që tregtojnë veshje të reja. Ola, që ka një dyqan në rrugën Myslym Shyri pohon se konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave.

Rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre. Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një rritje më të shpejtë të importit të mallrave në vlerë në krahasim me sasinë, duke sjellë një rritje të çmimit për njësi.

Destinacioni kryesor nga vijnë veshjet e përdorura është Italia, me 45% të totalit. Më pas renditet Kina, me 15%, e ndjekur nga Turqia me 14% dhe më pak nga Gjermania, Greqia, Anglia, Franca, Serbia. Veshje të përdorura vijnë dhe deri nga India e Pakistani.

Në rritje janë edhe dyqanet që shesin këpucë të përdorura, por importet e tyre nuk raportohen të veçanta nga INSTAT.

Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.

Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza.

Lulëzon ‘Gabi’, shqiptarët po blejnë rroba të përdorura, ia kalon dhe blerjeve online Read More »

Vrasësi i heshtur që po bën kërdinë në Shqipëri

Pas zbulimit që bëri emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ për përdorimin e hormoneve në produktet bujqësore, ka reaguar ashpër edhe gazetari i ekonomisë në Top Channel, Klodian Tomorri. Ai ka publikuar në faqen e tij në FACEBOOK një status ku shprehet se ky është terrorizëm dhe se Shqipëria po vdes e re për shkak të masakrës që po ndodh me ushqimet. Lexoni statusin e plotë më poshtë:

Ky është terrorizëm
Ajo që ndodh në fushat bujqësore të Shqiperisë është terrorizëm i mirefilltë. As më shumë e as më pak, krim kundër njerëzimit. Fiks Fare vërtetoi dje se si të gjitha produktet bujqësore, pa përjashtim, modifikohen dhe manipulohen me hormone në sasi të pakontrolluara.

Rezultati?
Në dekadën e fundit vdekjet e parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare janë dhjetëfishuar. Sëmundjet tumorale po ashtu. Shqipëria po vdes e re. Arsyeja kryesore, ështe pikerisht masakra që ndodh me ushqimet. Por nuk është e vetmja. Nje miku im doktor më tregonte se si shoqëria shqiptare po hyn në depresion dhe një nga shkaqet kryesore mendohet se ështe pikerisht ky, përdorimi i hormoneve dhe pesticideve tek ushqimet.

Këta po shfarosin njerëzit në masë. Kostot që merr shoqëria nga gjithë kjo veprimtari kriminale, janë me qindra dhe me mijëra herë më të larta se sa fitimet e qelbura nga eksportet e perimeve bujqësore. Kjo është një situatë që kërkon ndërhyrje drastike, në të kundërt Shqipëria do shndërrohet arena e eksperimentit më të madh gjenetik në bote, ndërsa shqiptarët kavie në duart e disa injorantëve të babëzitur, që nuk njohin asnjë limit.

Ligji duhet të ndryshojë urgjentisht. Përdorimi i pakontrolluar i pesticideve apo hormoneve në produktet ushqimore duhet të kriminalizohet. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, sot pjesë e tepsisë, siç e thotë vetë qeveria, duhet të forcohet dhe të marrë atribute ekstra ligjore.

Çdo fushë apo njësi bujqësore prodhuese duhet të jetë subjekt i inspektimeve të papritura. Në ato fusha ku konstatohet përdorim i substancave të dëmshme, përgjegjësit duhet të shkojnë pas hekurave me dënimet ekzemplare. Nuk mund të tolerohet më. Ky është terrorizëm. Probabiliteti që dikush të sëmuret dhe të vdesë nga ushqimet në Shqipëri është mijëra herë më i lartë se sa të vdesë në një sulm terrorist. Llogaritë bëhen vetë.

Vrasësi i heshtur që po bën kërdinë në Shqipëri Read More »

Nëse djersini natën, urgjent tek doktori. Vuani nga kjo sëmundje e rëndë

Djersitja mund të jetë shenjë e temperaturave të larta po në të njëjtën kohë edhe shenjë që jeni duke vuajtur nga disbalancimi hormonal, po djersitja e shpesht dhe e tepruar gjatë fjetjes mund të tregon se jeni të prekur nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Ekzistojnë mbi 130 lloje të kancerin në gjak, ndërsa simptomat varen nga lloji i sëmundjes dhe nga njeriu.

Një grup hulumtuesish e kanë vërtitur që një lloj i kancerit qon deri te djersitjet e shumta gjatë fjetjes.

Përveç djersitjes, simptomat e kësaj sëmundje janë edhe humbja e menjëhershme e peshës,ndjenja e vazhdueshme e lodhësish, infeksione, gjakderdhje, paraqitja e mavijosjeve. Të gjitha këtë simptoma mund edhe të mos bëjnë me këtë lloj sëmundje, por në rast që i keni bëni mirë të konsultoheni me mjekun.

Ekspertët thonë që mënyra e jetesës mund luan rol në marrjen e kësaj sëmundje, por në rast që e keni duhet rreptësisht të respektohen udhëzimet që ua ka dhënë mjeku.

Nëse djersini natën, urgjent tek doktori. Vuani nga kjo sëmundje e rëndë Read More »

Krejt natyrale – Ushqimet qe shpetojne mushkrite

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme.

Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.

Largimi i saj i plotë nga trupi kërkon dy deri në tre ditë. Nikotina shkakton varësi, por ka disa ushqime që ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Më poshtë do të gjeni një listë ushqimesh të rëndësishme të rekomanduara  për largimin e nikotinës toksike nga sistemi.

Konsumimi i rregullit i tyre e pastron organizmin tërësisht nga nikotina.

Lëngu i karrotës

Një cigare e vetme e mbush trupin me nikotinë. Lëkura humbet shkëlqimin dhe gjallërinë. Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është një burim i pasur i vitaminave A, C, K dhe B. Ky lëng ushqen lëkurën dhe largon nikotinën.

Lëngu i qitros

Nëse pini një litër me lëng qitro në ditë do të pastroni organizmin nga nikotina. Ky lëng përmirëson ritmin e veshkave në eliminimin e nikotinës nga trupi.

Brokoli

Brokoli është një perime e pasur me vitaminë C dhe B5. Duhanpirja e tepërt ul nivelin e vitaminës C dhe konsumimi i brokolit i rrit këto nivele. Kjo vitamin zbut nivelet e toksinave dhe ju jep energji.

Shega dhe frutat e pyllit

Shega është një frut i kuq dhe plot lëng që ushqen gjakun. Ajo pastron organizmin dhe ju ndihmon të hiqni dorë nga duhani.

Frutat e pyllit janë një burim i mirë vitaminash dhe ju ndihmojnë të largoni nikotinën toksike nga sistemi. Acidi që gjendet tek frutat e pyllit ndihmon në eliminimin e toksinave më shpejt se zakonisht, por edhe në zbutjen e simptomave që shfaqen kur hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka shumë vlera të shëndetshme. Ai heq dëshirën për të pirë duhan, ndihmon në rënien në peshë dhe largon toksinat nga gjaku. Xhenxhefili është një nga më të mirët kundër nikotinës.

Portokalli

Ky agrum është i pasur me vitaminë C, nivelet e së cilës bien ndjeshëm nga nikotina. Konsumimi i portokalleve çdo ditë ndihmon në ngritjen e niveleve të vitaminës C, në largimin e stresit dhe ankthit që shoqëron lënien e duhanit.

Së bashku me këto ushqime, pini shumë ujë që të hidratoheni sepse duhanpirja e dehidraton trupin.  Uji është një nga mënyrat më të thjeshta për të larguar nikotinën. Përpiquni të mbroni trupin tuaj dhe ushqehuni siç duhet.

Krejt natyrale – Ushqimet qe shpetojne mushkrite Read More »

Shije nga toka Shqiptare – Patate furre te mbushura me djathe

Një recetë fantastike, e shijshme që të përfshin tërësisht me aromën e saj. Një recetë e vjetër, e përdorur prej kohësh nga amvisat shqiptare dhe e pasuruar me përbërës të ndryshëm.

Të pjekura e të ngrohta, të sapo dala nga furra, të mbushura  me erëza, shija e tyre mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’i  patur menjëherë në tryezën e ngrënies.

Kjo është një nga mënyrat më fantastike të përgatitjes së patateve.

Një mënyrë për t’i servirur ato në mesin e antipastave në drekat apo darkat familjare, por edhe për t’u servirur për një vakt të shijshëm dreke apo darke.

Kjo recetë është fantastike gjithashtu për t’u përgatitur edhe në ditë festash, për t’i shtuar sa më shumë shije gatimeve të tjera e kënaqur nepsin e oreksin e më të dashurve dhe miqve gjithashtu.

Fantastike për t’u shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare ashtu si edhe supa të ndryshme të lehta.

Megjithëse kjo është një recetë që shërbehet në restorante të ndryshëm prestigjiozë, patatet e furrës të mbushura me djathë përgatiten krejt lehtë edhe në shtëpi, vetëm se kërkojnë pak durim deri në përfundmini e tyre.

Përgatitja e Patateve të Furrës të Mbushura me Djathë

Përbërësit

1 kg patate,

150 ml ajkë,

100 g djathë krem,

Djathë kaçkavall të grirë

kripë,

piper,

hudhër,

1 lugë gjalpë të shkrirë,

gjysmë luge të vogël spec të bluar.

Përgatitja

Pastrojini mirë patatet dhe vendosini në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe kripë. I vendosim në zjarr dhe i lëmë të zjejnë përgjysmë përreth 10-15 minuta.

Nga ana tjetër, në një enë të pastër hedhim ajkën, shtojmë djathin, hudhrën e grirë dhe i përzjejmë.

Patatet gjysmë të zjera i kullojmë, i lëmë të ftohen, i presim në mes dhe u heqim me një lugë një pjesë të tulit të brendshëm.

Pjesën e hequr të tulit, e shtojmë tek mbushja e djathit dhe e përzjejme derisa masa të jetë homogjene.

Të gjitha patatet  i mbushim me masën e djathit dhe kremit, sipër u hedhim djathë kaçkavall të grirë dhe i spërkasim me pak gjalpë të shkrirë, i vendosim në një tavë në të cilën kemi shtruar letër pjekjeje dhe i fusim të piqen në furrën e parangrohur në 180 gradë.

Shije nga toka Shqiptare – Patate furre te mbushura me djathe Read More »