Aurora

Cfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj?/ Yuri Kim: ‘Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate’

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, u pyet sot se çfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj në Shqipëri, në vijim të deklaratës së bujshme atëkohë të pararendësit të saj në detyrën që mban.

E pyetur mbi këtë dhe se a ka gjasa se po shkojmë drejt “peshkut të madh”, Kim tha:

“Unë jam diplomate. Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate.

Institucionet kanë përgjegjësinë e tyre, ata e dinë se cilat janë përgjegjësitë e tyre, unë mendoj që ata po nisin t’i përmbushin ato. Le të mbështesim”.

Duke folur nga Pusteci, zonë minoritare maqedonase, zonja Kim ka vlerësuar me pesimizëm ritmin e realizimit të reformës në drejtësi.

“Unë mendoj që reforma në drejtësi po çohet përpara, ngadalë, më ngadalë se çfarë do të donim”, pohoi ajo.

Megjithatë shtoi: “Por është padyshim një shtysë përpara, njerëzit duhet të vazhdojnë të jenë të pakënaqur, duhet të jenë më tepër kërkues me qeveritarët e tyre, njerëzit që ata kanë zgjedhur dhe duhet të vazhdojnë përpara.

Tani është koha që të vazhdojmë përpara. Mos u dorëzoni. Disa njerëz thonë që reforma në drejtësi është asgjë, duhet të dorëzohemi, por jo, po ju gënjejnë, mos hiqni dorë”, tha Kim.

Cfarë po bëhet me peshqit e mëdhenj?/ Yuri Kim: ‘Unë nuk jam prokurore, nuk jam peshkatare, nuk jam gjyqtare, unë jam thjesht një diplomate’ Read More »

Ja kur nis viti i ri shkollor

Nisur nga situata e krijuar nga pandemia, por edhe përhapja e variantit indian Delta, është kushtëzuar edhe nisja e vitit të ri shkollor.

Noal raporton se në urdhrin e përbashkët të firmosur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe ajo e Financave, Anila Denaj, është fiksuar edhe data. Arsimi parauniversitar nis më 13 shtator.

Në këtë dokument dy ministret kanë miratuar strukturën e vitit të ri shkollor. Sipas planit vjetor nxënësit e arsimit 9-vjeçar nisin mësimin në 13 shtator dhe e mbyllin vitin shkollor në 8 qershor të vitit 2022.

Ndërsa për gjimnazistët e dhe nxënësit e arsimit profesional, shkolla zgjat një javë më shumë se arsimi bazë, deri në 15 qershor. Pushimet dimërore, që ndajnë edhe tremujorin e parë të shkollës, janë planifikuar nga e premtja 24 dhjetor deri të martën më 4 janar.

Por mbetet e pacaktuar mënyra sesi do të zhvillohet mësimi në vitin e dytë të pandemisë nga koronavirusi. Ministria e Arsimit ende nuk ka vendosur skenarin që do të aplikohet vitin e ri shkollor.

Nuk dihet nëse nxënësit edhe këtë vit do ta zhvillojnë mësimin të reduktuar, me turne duke kombinuar mësimin online me mësimin në shkollë, nëse do të jenë vetëm online apo do të rikthehen plotësisht në klasa.

Burime nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se skenari i zhvillimit të mësimit do të shqyrtohet nga ekspertët e shëndetësisë, në varësi të situatës nga përhapja e koronavirusit dhe mutacioneve të tij.

Megjithatë këtë vit thuajse të gjithë mësuesit dhe edukatorët janë të vaksinuar me të dyja dozat antiCovid. Ndërsa është ende në diskutim edhe mes ekspertëve në vendin tonë, nëse vaksinimi kundër koronavirusit do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12 vjeç.

Pandemia e koronavirusit shkaktoi probleme të mëdha në arsim dhe mësimdhënie, ndërsa nxori se shkollat dhe mësuesit ishin të papërgatitur në lidhje me teknologjinë dhe zhvillimin e mësimit online.

Ja kur nis viti i ri shkollor Read More »

Po licia i heq patentën shoferes ‘ka mikaze’ me 180km/h

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Mos fl uturoni në rrugë për të arritur sa më parë detin, se në rastin më të mirë do arrini radarin dhe po licin rrugor dhe në rastin më të keq aks identin.

Në çdo aks rrugor në të gjithë vendin ka patrulla të Pol icisë Rrugore me, për një qëllim: sigurinë e jetës!

24 orët e fundit: 11 shtetas në pr anga, për drejtim mjeti në gjendje të de hur apo pa leje drejtimi, 50 leje drejtimi të pez ulluara për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alk oolit si dhe 1804 masa administrative për shk elje të Kodit Rrugor, që janë rr ezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njësia Operacionale e Pol icisë Rrugore, Njësia për Sigurinë e Autostradave, Komi sariati i Po licisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Po licisë Rrugore në DVP-të, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe qendrat e banuara, por edhe në akset kryesore rurale, duke përdorur dr onë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara, me qëllim parandalimin e aksi denteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve në Komi sariatin Dixhital e në numrin pa pagesë 112, janë ndë shkuar me masë administrative 1804 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rre zik potencial për përfshirje në ak sidente rrugore, si parakalime e manovra të rre zikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vënë në pr anga 11 shtetas, nga këta 6 për drejtim mjetin në gjendje të de hur dhe 5 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 50 leje drejtimi, nga të cilat 35 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte deri në 182 km/h në rrugën interurbane Fier-Vlorë, dhe 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Po licia Rrugore, apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor si dhe fton qytetarët që të den oncojnë në Ko misariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo pali gjshmëri.

Po licia i heq patentën shoferes ‘ka mikaze’ me 180km/h Read More »

Babë e bir i përvishen me gr ushte po licisë, ja cfarë ndodhi…

Babë e bir i përvishen me gr ushte po licisë.
Një sh err mes babë e bir dhe punonjësve të po licisë është regjistruar në Mallakastër.

Mësohet se specialistët për He timin e Kr imeve në Ko misariatin e Pol icisë Mallakastër arr estuan në fl agrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dh unë dhe kanë god itur me gru shte punonjësit e Po licisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

Babë e bir i përvishen me gr ushte po licisë, ja cfarë ndodhi… Read More »

Lajmi fundit/ Shoferi i d ehur i merr j etën 33-vjeçarit shqiptar që po punonte në rrugë

Një in cident i rëndë në punë ka ndodhur në Brianza (Monza) Itali, ku një punëtor shqiptar është go ditur nga një makinë.

Inc identi ndodhi natën e së mërkurës në rrugën Sp6.Shqiptari 33-vjeçar, rezident në Sesto San Giovanni, punonjës i firmës Aza Group, ishte në punë, duke rivizatuar shenjat e tra fikut rrugor.

Pak pas orës 1.00 ai u go dit nga një makinë që drejtohej nga një italian 40-vjeçar. Testet e mëvonshëm treguan që italiani ishte nën efektin e alk olit dhe tashmë është den oncuar për dë mtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të de hur.

Ndërkaq, shqiptari u transportua në spitalin San Gerardo, në gjendje të rë ndë dhe në rr ezik për jetën.

Ai u operua me urgjencë për dë mtimet e marra dhe mjekët mbeten të rezervuar për shëndetin e tij.

Lajmi fundit/ Shoferi i d ehur i merr j etën 33-vjeçarit shqiptar që po punonte në rrugë Read More »

liri dhe Gilberta zyrtarizojnë lidhjen/ Foto nga festa me familjarë

Ata zbuluan se Iliri ka organizuar së fundmi një festë në Përmet me miq e familjarë të të dyve, ku dhe kanë zyrtarizuar lidhjen.

Në emision u transmetuan pamje nga festa. Gilberta shfaqej e veshur me një fustan të zi, ndërsa Iliri me këmishë të bardhë e pantallona. Dyshja dukeshin shumë të lumtur, duke biseduar, duke kërcyer e duke prerë bashkë tortën.

liri dhe Gilberta zyrtarizojnë lidhjen/ Foto nga festa me familjarë Read More »

Komedia ‘Jetët private’ këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’

Pas 15 muajsh të vështirë pandemie tetari Petro Marko në Vlorë ka hapur dyert për këtë sezon turistik .
Ditën e premte në skenën e teatrit do të performohet loja brilante e aktorëve të konfirmuar por edhe atyre të rinj e të talentuar, në komedinë romantike “Jetët private” të autorit anglez Noel COËARD.

Vepër kjo ku skenat janë të ndërthurura për t’a mbajtur spektatorin të tërhequr dhe këtë e bëjnë më së miri aktoret Artan Islami, Matilda Avduli, Margent Caushaj e Loredana Gjeçi nën regjinë e Eljona Thomaraj!

Me muzikën e Artur Dhamo dhe skenografit të mirnjohur Drini Shehu! Ditën e sotme aktorët e kësaj trupe u janë drejtuar qytetarëve vlonjatë që ditën e premte mos të mungojne, të shijojnë një mbrëmje ndryshe në qytetin tonë .

Komedia ‘Jetët private’ këtë fundjavë në Teatrin ‘Petro Marko’ Read More »

Kurban Bajrami/ Kryetari i Komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtaret me rastin e K urban Bajramit: K urbani është mesazh paqeje, përhapeni atë!

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret me rastin e Ku rban Bajramit.

Në mesazhin e tij drejtuar besimtarëve, Spahiu thotë se në këtë festë, duhet treguar solidaritet me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Ndër të tjera kreu i KMSH-së thekson se ky Bajram na jep mesazhin që, për të arritur pëlqimin dhe kënaqësinë e Zotit të Madhërishëm, është i nevojshëm sinqeriteti dhe devotshmëria.

“Therni K urbanin nesër, kushdo që ka mundësi, dhe ndajeni atë me njerëzit në nevojë. Kjo vërtetë është një punë e pëlqyeshme të Zoti. Ku rbani është mesazh paqeje, përhapeni atë. K urbani është gëzim për fëmijët, gëzojini ata me dhurata”, thekson kryetari i KMSH, Spahiu.

Kurban Bajrami/ Kryetari i Komunitetit Mysliman uron të gjithë besimtaret me rastin e K urban Bajramit: K urbani është mesazh paqeje, përhapeni atë! Read More »