Aurora

Kiço Londo:Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna

Nga Kiço Londo.

“Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna”. Nuk e di pse kjo shprehje e Niçes më vjen ndër mend në këtë fillim pranvere. Në këtë muaj të dashur i cili më bën nostalgjik e më kthen dhjetë vite më parë, ku fati më çoi në atë ndërtesë të shenjtë, dikur me emrin “Varjete e Tiranës”.

Në atë ambjent artistik unë kisha përjetuar çaste të paharruara si student. Ishte ajo kohë kur një shfaqje e Varjetesë së Tiranës eklipsonte çdo ngjarje tjetër kulturore në kryeqytet. Por, kjo kishte kohë që nuk ndodhte më, e megjithatë në atë ndërtesë të rrënuar vazhdonin të rezononin tingujt e zërit të Vaçe Zelës, Pavlina Nikës, Anita Takes, Ema Qazimit, Liljana Kondakçiut, Irma Libohovës, Luan Zhegut, Kozma Dushit, et, humori brilant i Ramazan Zyberit, Skënder Sallakaut, Vasillaq Vangjelit, Agim Bajkos, Xhevahir Zenelit, Marjana Kondit, Vegim Xhanit, Kosta Kamberit, etj.

Nuk jam në gjëndje ta shpreh me fjalë se sa shumë më magjepste ai ambjent, sa shumë më frymëzonte dhe një fuqi e mistershme më tundonte të luftoja për ta shpëtuar këtë godinë e për të themeluar Teatrin e Metropolit që sot mbush 10 vjet.

Por, ky nuk është një triumf personal, është një përpjekje e vazhdueshme e një brezi aktorësh të edukuar për të çmuar vlerat dhe për mos ti harruar ato. Ky teatër i ri ngjalli tek të rinjtë një ambicie të lartë. Të gjithë filluan të zbulonin tek vetja një talent, një ëndërr dhe krijuan kështu gjeneratën e re të arttistëve të apasionuar pas teatrit. E kjo teatër mani u kthye në epidemi.

Por jemi larg detyrës së përbashkët aktorë -spektatorë për ta bërë teatrin një nevojë jetike për shoqërinë. E kur tja arrijmë këtij qëllimi final mund të themi pa frikë se Shqipëria po ndryshon.

Kemi ecur përpara, jemi bër njerëz më të mirë. E kjo sfidë e madhe kërkon sakrifica në kohët e vështira që po jetojmë.

Dhe në këtë “furtunë” pranvere, ku historia e teatrit mban frymën, më vjen ndër mënd shprehja: “Për çdo hap në dritë paguhet taksa e hijes dhe për çdo hap në errësirë paguhet gjithë mungesa e dritës”.

Kiço Londo:Pemët nuk rriten nëse nuk i rreh fortuna Read More »

Oboti ”po fundoset”, lëvizet vetëm me varka

Nuk ka qetësi në fshatin Obot, aty ku duket se uji ka marrë sundimin. Reshjet e shiut dhe rinisja e shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, përkeqësuan situatën e përmbytjeve.

Si mënyrën e vetme për të lëvizur, banorët kanë varkat. Në ndihmë kanë forcat e ushtrisë, por banorët shprehen kritikë me institucionet e tjera të shtetit.

Situata ndryshon brenda pak orësh, ndaj këtë të martë banorët e gjetën veten sërish të izoluar, pasi rezulton se shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës janë dyfishuar ndërsa kanë vijuar dhe reshjet e shiut.

Banorët po e humbin edhe qetësinë, ndërsa kërkojnë më shumë lëvizje nga ushtria, si dhe furnizime me ushqime për gjënë e gjallë, pasi rezervat kanë mbaruar.

E moshuara Vebije Brahimi i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shohë nga afër situatën.

Ndërsa kreu i njësisë administrative, Arben Ceni, është kritik me të gjitha strukturat e shtetit me përjashtim të ushtrisë, pasi siç thotë ai, asnjë nuk po i përgjigjet situatës që po agravon.

”Është shumë e domosdoshme sepse strukturat duhet të operojnë shumë më shpejt”,-tha Ceni.

Oboti ”po fundoset”, lëvizet vetëm me varka Read More »

Dita e Verës dhe 8 besëtytnitë e fatit që shoqërojnë

Dita e Verës është një festë pagane që festohet nga të gjithë shqiptarët në 14 Mars. Ajo i ka fillesat e saj që në kohët antike dhe qyteti i parë që e ka festuar ka qenë Elbasani.

14 Marsi konsiderohet si dita e largimit të dimrit dhe ardhja e pranverës. Zanafillën Dita e Verës e ka në faltoren Zana e Çermenikës e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 marsit.

Në ditët e sotme Dita e Verës nuk është më një festë vetëm e qytetit të Elbasanit, por festohet në të gjithë Shqipërinë dhe është një festë zyrtare. Megjithëse në treva të ndryshme festohet në mënyra të ndryshme.

Çfarë na shkon në mendje menjëherë sapo kujtojmë ditën e verës?

1-Kur themi Dita e Verës mendja na shkon tek Elbasani

Duke ditur që Elbasani është edhe zanafilla e kësaj feste, këtu festohet më shumë. Aktivitet e organizuar në Elbasan me rastin e kësaj feste mbledhin me qindra shqiptarë nga e gjithë Shqipëria.

2-Ballokumet

Ëmbëlsira tipike e festës së Ditës së Verës janë ballokumet. Disa zgjedhin t’i gatuajnë në shtëpi sipas recetës që gjyshja iu ka lënë trashëgim, ndërsa disa të tjerë preferojnë ta blejnë në Elbasan duke ditur që kjo është specialitet i kësaj zone.

3-Veroret

Ajo është një lidhëse me dy ngjyra e bardhë dhe e kuqe, të cilën vajza, gra, meshkuj dhe fëmijë e vendosin në dorë një natë para ditës së verës. Ajo simbolizon ardhjen e pranverës, dhe madje konsiderohet edhe një objekt me vlerë i mbrojtur edhe nga “UNESCO”. Veroret i heqim kur vijnë dallëndyshet dhe i vëmë në pemë që t’i marrin ato për të bërë folenë.

4-Kurorat e varura në dyert e shtëpisë

Varja e kurorave apo e degëve të bimës së thanës në dyert e shtëpisë konsiderohet si një gjest fatsjellës.

5- Ndezja e zjarreve të dëllinjave

Kjo praktikohet sidomos në zonat e juglindjes së Shqipërisë dhe ka të bëjë me besytninë e djegies së të këqijave të dimrit për të nisur një jetë të re në pranverë. Zjarret bëhen një natë para ditës së verës dhe të gjithë mblidhen duke festuar. Madje duket dhe si një garë e heshtur se kush e bëri zjarrin më të madh, apo kush ishte ai që e ndezi i pari.

6-Fëmijët e vegjël që shkojnë derë më derë për të marrë dhurata

Kjo traditë tashmë nuk bëhet, ndërsa dikur fëmijët e vegjël shkonin shtëpi më shtëpi dhe bënin si zogjtë “ciu, ciu, ciu”, për t’i lajmëruar të gjithë që ka ardhur pranvera. Ata gostiteshin me ëmbëlsira dhe dhurata të vogla.

7- Vezët me ngjyrë

Kjo është një traditë e festës së Pashkës, mirëpo në zona të ndryshme të Shqipërisë në Ditën e Verës bëhen vezët me ngjyra të ndryshme dhe fëmijët luajnë duke i “goditur” njëri me tjetrin për të parë se kush është më “i fortë”.

8-Dreka e Verës, pikniku

Në datën 14 çdo familje shtron një drekë në shtëpi, ose më e preferuar është në natyrë në formën e një pikniku. E rëndësishme është që ushqimet të jenë të përgatitura një natë më parë.

Dita e Verës dhe 8 besëtytnitë e fatit që shoqërojnë Read More »

Rama “kërcënon” Gjiknurin: Mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti…

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të marte ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët e Elbasanit.

Mes shqetësimeve të shumta të ngritura nga ata, një prej tyre ka qenë edhe përfundimi i rrugës Tiranë-Elbasan.

Rama ka thënë se kjo rrugë pritet të mbarojë brenda fundit të vitit, dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë edhe ministrit

Damian Gjiknuri.

Ministri ka marrë sot vendimin që të marrë përsipër që të mbarojë rrugën Tiranë-Elbasan deri në fund të vitit.

Ai ka marrë barrën o ta mbarojë, o të mbaroj”, tha Rama para banorëve të Elbasanit.

Unë e kam marrë përsipër, pres lëvrimin e fondit dhe barra do kalohet së bashku me kryeministrin”, u përgjigj nga ana tjetër ministrti Gjiknuri.

Rama “kërcënon” Gjiknurin: Mbaro rrugën Tiranë-Elbasan, ose do mbarosh ti… Read More »

Qeveria “pezullon” ligjin 7501, toka në bregdet do shfrytëzohet për…

Kryeministri Edi Rama pezullon përkohësisht njohjen e të drejtës mbi pronën për ata që përfituan tokë nga ligji i famshëm 7501. Pezullimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë.

Sipas këtij vendimi, Qeveria thotë se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.

Por këtu “fshihet lepuri”. Pjesa më e madhe e zonave që ligji 7501 do të pezullohet janë zona bregdetare, aty ku dhe investitorët kanë interes.

Qeveria urdhëron kështu njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme që të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale.

Në listë janë këto qytete: Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

Disa nga nenet e ligjit 7501

Neni 1

Në Republikën e Shqipërisë toka ndahet në:

a) Toka bujqësore të zëna me bimët e arrave, pemishtet, vreshtat dhe ullishtet, kudo që ndodhen, në fshatra, në qytete e në qendra të tjera të banuara, pavarësisht nga madhësia e tyre;
b) toka të zëna me pyje, kullota e livadhe;
Neni 2

Shteti u jep tokë personave fizike a juridike. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe të gjithë të drejtat që përmbahen në këtë ligj. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës.

Neni 5

Familjet anëtare të kooperativës bujqësore, pas ndarjes së tokës kanë të drejtë të shkëputen dhe te dalin subjekt më vete, duke marrë në pronësi tokën bujqësore që u takon nga tërësia e subjektit ku bëjnë pjesë. Sasia dhe vendi ku do të jepet toka, përcaktohet nga komisioni i tokës. Në zonat kodrinore e malore, ku familjeve fshatrave nuk u sigurohet sipërfaqja e nevojshme e tokës bujqësore, shteti merr masa dhe u garanton burime të tjera jetese nëpërmjet subvencioneve, shtimit të investimeve për punësimin e njerëzve, vendosjes së asistencës sociale dhe lëvizjes së kontrolluar të popullatës, në bazë të një programi të caktuar nga Këshilli i Ministrave.

Neni 6

Familjeve me banim në fshat, që nuk janë anëtare të kooperativës bujqësore dhe familjeve që punojnë e banojnë në ndërmarrjet bujqësore, u jepet në përdorim tokë bujqësore, madhësia e së cilës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret që përcaktoi vetë Rama për të marrë tokë me ligjin 7501

Të gjithë familjet bujqësore që kanë marrë tokë në vitin 1991 me ligjin 7501 do të marrin tapitë. Personat që zotërojnë titujt e pronësisë dhe Aktet e Marrjes së Tokës në Përdorim, të fituara me ligjin për tokën bujqësore do të verifikohen nga komisionet vendore pranë njësive të qeverisjes vendore. Komisionet vendore do të verifikojnë nëse sipërfaqja e tokës, e dhënë në korrik të vitit 1991 është në përputhje me gjendjen familjare në atë moment dhe nëse dokumenti është lëshuar sipas rregullave. Domethënë nëse janë të rregullta firmat dhe vula. Më pas titujt e rregullt do të regjistrohen në Hipotekë.

Familjet që kanë përfituar tokë me ligjin 7501 dhe kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim duhet të bëjnë kërkesë pranë njësive të qeverisjes vendore për të marrë titullin e pronësisë, tapinë. Njësia e qeverisjen vendorë bën verifikimin dhe më pas dosja kalon në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, bëhet vetëm regjistrimin.

Qeveria “pezullon” ligjin 7501, toka në bregdet do shfrytëzohet për… Read More »

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane

Avokati Spartak Ngjela shprehet se pas publikimit të fakteve kundër Lulzim Bashës në mediat amerikane, Ambasadori Donald Lu mund t’i ketë kërkuar dorëhejen kreut të PD.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në gazetën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë: “Nuk flasim për politikat e SHBA por nuk është e habitshme që ti ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.
Duhet ndërruar trajektorja, dmth duhet të ndërrohet kryetari, kryetari është Saliu, ai është anti Amerikan që në vitet 1997. Koeicidencë, shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënëth e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për Vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh: “Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso. Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja. Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.
Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra pasi nuk janë 68, por janë më shumë. Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet Vetting nuk bëhet KLGJ as KLP.
Kush shpëton nga Vetting-u, konkurojnë për 6 gjyqtarët në KLGJ.
Nuk është kohë alarmante sepse unë dua pastrim radikal, jo pastrim me emra por me fakte, duhet të ketë barazi në drejtësi, me një peshë dhe më një masë, duhen analizuar të gjithë, nuk është gje e lehtë sepse është një numër i madh. Pavarësisht se kanë ardhur ekspertë nga FBI.”

“Nuk e ka kap policia drogën por dogana sepse është dhënë urdhër nga Amerika. E kam vëzhguar unë, çdo 20 minuta,çdo një orë ju vinte sinjal nga agjensia amerikane, e ke këtu e ke atje. Domethënë e ka kapur skaneri i doganës jo policia. Fakti që Rama thotë që e kemi kapur vetë, doli në konndradiksion dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa që tha nuk e kemi kapur vetë, del je involvuar në atë ngjarje.” shprehet Ngjela.

Gjithashtu avokat Ngjela u shpreh që Teatri Kombëtar i ri duhet të ndërtohet sepse teatri nuk është dinjitoz dhe i rrënuar tashmë. I pyetur për ndërtimin e kullave në Tiranë avokat Ngjela theksoi që ishte pro Manhatizimit të kryeqytetit.

Ngjela: Lu i kërkoi Bashës dorëheqjen, PD anti-amerikane Read More »

Rama – ministrit Bushati: Ngrihu në këmbë dhe foli popullit

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij qeveritar po zhvillojnë sot një takim për bashkëqeverisjen me qytetarët e Elbasanit.

Pasi dëgjoi një mësuese që tregonte se si kishte zgjidhur një problem të sajin me konsullatën në Itali përmes platformës së bashkëqeverisjes, Rama ftoi ministrin Ditmir Bushati që të fliste për këtë çështje.

Kreu i qeverisë mes të tjerash nuk nguroi që t’i jepte ‘urdhër’ Bushatit, që ky i fundit të ngrihej në këmbë dhe të fliste para popullit.

“Me moskuptimin nga fundi i sallën, kush nuk reziston dot në këmbë, të gjejë ku të ulet. Kush nuk duron si unë, të gjejë një vend diku jashtë të ulet.

Me platformën ‘Shqipëriaqëduam’, janë ofruar shumë shërbime, edhe ato konsullore.

Ndaj për këtë mund të na flasë ministri. Fjala është për ty, duhet të ngriheni në këmbë dhe të flisni para popullit, (I drejtohet Bushatit)”.

Mes të tjerash kryeministri u ndal edhe tek heqja e vulës apostile nga Greqia.

“Çdo vit 6.7 mln euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve në Greqi shkonin për dokumente. Por falë dialogut dhe këmbënguljes tonë dhe ministrit, në një proces shumë të vështirë, ne arritëm që këto euro ti ruanim.

Kjo vulë ishte për çdo vit një barrë prej 6.7 milion euro nga puna dhe gjaku i emigrantëve dhe tani do të kursehen. Ne këtë e arritëm pas një procesi shumë të gjatë bisedimesh.

Hoqëm 6.7 milion euro nga arka e burokracisë greke, dhe i vendosëm në arkën e xhepave të shqiptarëve”, tha Rama.

Rama – ministrit Bushati: Ngrihu në këmbë dhe foli popullit Read More »

“Tatuazh i gjallë” për monitorimin e gjendjes shëndetësore

Nanoteknologjia në mjekësi po merr zhvillime mjaft të rëndësishme të cilat as i kishim ëndërruar para pak vitesh.

Studiuesit e Institutit të Teknologjisë në Massachutsetss po eksperimentojnë me një ‘tatuazh të gjallë’, që jep

sinjale dhe paralajmëron për probleme shëndetësore.

I ashtuquajturi tatuazh është në formë peme dhe përbën një kombinim mes minirobotëve mjekësorë, dhe një xheli mjekësor.

Ngjyrat e ‘degëve të pemës’ sipas eksperimentit ndryshojnë nga stimulimet ambientale.

 

Sipas njërit prej bashkëautorëve të studimit, Hyunwoo Yuk, në të ardhmen do të mund të krijohen “platforma informatike” përmes të cilave të monitorojmë temperaturën trupore apo edhe probleme shëndntësore të ndryshme.

“Tatuazh i gjallë” për monitorimin e gjendjes shëndetësore Read More »