Aurora

Rama del me vëlla rus!

Artur Çani ka bërë një deklaratë të panjohur më parë sipas të cilit, Edi Rama ka një vëlla nga Rusia.

Sipas tij, babai i Ramës, Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një grua ruse.

“Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm.

Nëse shohim se u paguan 80 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.

Të thuash që Basha do të destabilizojë Shqipërinë?…

Unë mendoj se Shqipërinë shumë më tepër e destabilizon kokaina, marijuana.

Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.

Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale, merrni dhe lexoni deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.

Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët”, tha Çani në “360 gradë”.

Rama del me vëlla rus! Read More »

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën

Një stuhi e madhe diellore i është drejtuar Tokës dhe me shumë gjasa mund ta godasë sot.

Ajo mund të shkatërrojë satelitët, të prishë furnizimin me energji elektrike dhe do të japë një shfaqje mahnitëse të dritave veriore.

 

Ajo u krijua javën e kaluar nga një shpërthim i madh në atmosferën e diellit dhe grimcat e ngarkuara nga ky shpërthim tani janë rrugës drejt planetit tonë.

Ardhja e stuhisë diellore përkon me formimin e “çarjeve të ekuinoksit” në fushën magnetike të Tokës, të cilën disa shkencëtarë besojnë se ndodhin çdo vit rreth ekuinoksëve të 20 Marsit dhe 23 Shtatorit, transmeton tch.

Këto çarje dobësojnë mbrojtjen natyrore të planetit tonë kundër grimcave të ngarkuara dhe mund të lënë fluturimet dhe sistemet GPS të ekspozuara ndaj stuhisë.

 

Grimcat magnetike të ngarkuara nga stuhia diellore mund të ndërhyjnë me makineritë në orbitën e Tokës, si dhe në sipërfaqen e planetit, të tilla si sistemet GPS apo edhe sinjalet radio.

Ato gjithashtu mund të kërcënojnë linjat ajrore duke turbulluar fushën magnetike të Tokës. Por mund të krijojnë edhe shkëndija elektrike që mund të djegin aparaturat që sigurojnë furnizimin me energji

Sot, e mërkurë, stuhia diellore godet Tokën Read More »

A do shkojnë bashkë PD-LSI në zgjedhjet vendore?

Mazhoranca është në krisje e shkapërdarje prej mbipushtetit dhe prej korrupsionit e krimit të organizuar. Dhe prej arrogancës qeverisëse, natyrisht. Opozita në shanse për t’u kthyer në mazhorancë faktike, por e ç’orientuar, e fragmentarizuar në partiza që nuk kanë peshë politike, pasi edhe ato deputetë që kanë momentalisht janë falë listës së PD-së. PD-LSI akoma nuk kanë një marrëveshje zyrtare, ndonëse janë në opozitë dhe të interesuara të rrëzojnë qeverinë aktuale. LSI mbetet forcë solide në raport me votat e saja të 25 qershorit 2017, kurse PD-ja në një kolaps, sepse ka përçarje galopante, pasi ish-themeluesit dhe ish-drejtuesit me emër të selisë blu po shkojnë drejt një PD-je të re, nga e cila do rrjedhin shumë vota demokrate. Lulzim Basha, pavarësisht se është një lider europian, por akoma nuk po arrin të fus “dreqërit” në shishe. Kjo falë Saliut që e dha PD-në pa konkurim real, por edhe vetë Lulzim Bashës, i cili ka manifestuar shenja luhatje në raport me Edi Ramën.

Muajt ikin me vrap dhe beteja e radhës e opozitës janë zgjedhjet vendore 2019. Duket sikur janë larg, por muajt ikin. Sëpari ka nevojë të dihet se si do bashkëveprojnë, në ndarje bashkish, dy forcat më të mëdha politike PD dhe LSI. Partitë e tjera opozitare kanë vlerë, por nuk vendosin balancat elektorale. Për çudi, disa të djathtë me mandat deputeti dhuruar nga PD-ja, bëjnë sikur janë me vota elektorale ndaj kërkojnë nga Lulzim Basha që “njëherë të mblidhemi ne partitë e djathta dhe me pas të përcaktojmë raportin tonë me LSI”.

Nëse kishin kaq vota pse nuk morën vetë deputetë, por u futën në listat e selisë blu me firmën e Lulzim Bashës?

Momentalisht nuk shikohet ndonjë “dashuri” e madhe PD dhe LSI, pavarësisht se janë në opozitë. LSI-ja ka kërkuar FRONT OPOZITAR dhe preçizim të çdo elementi bashkëpunimi. Zgjedhjet vendore do jenë test për opozitën. Edhe për Edi Ramën, por PS-ja ka disi numra votash me shumë se PD-ja. Ndaj LSI vendos në shumicën e bashkive se cila forcë politike do ti fitojë.

Në politikë ka një parim: Kurrë mos thuaj kurrë! E përkthyer në praktikë nëse PD-ja akoma fluturon me “presh…” mundet ti mbetet preshi në zgjedhje. Pse LSI duhet të mbetet në pritje të PD-së?

E mendonte njeri se me 18 maj 2017 Edi Rama do bashkohej me Lulzim Bashën? Asnjeri! Pse të mos besohet se PS mund të mirëpresë LSI?

A do shkojnë bashkë PD-LSI në zgjedhjet vendore? Read More »

Organet e reja të vetingut: Për mediat jemi të hapur vetëm 8 orë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi, ka publikuar sot manualin udhëzues për raportet me mediat. Dokumenti parashikon një sërë rregullash të brendshme të institucionit me mediat dhe gazetarët. Ajo që bie në sy është vendosja e disa kritereve strikte për informacionit, siç është fakti se zëdhënësi i këtij institucioni ka detyrë tu përgjigjet mediave vetëm nga ora 09: 00 deri në orën 17:00.

GUDIA PER MEDIAT E KOMISIONIT TE PAVARUR TE KUALIFIKIMIT

Shërbimi ndaj mediave

1.1 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) do t’u mundësojë dhe do të ndihmojë gazetarët të kryejnë detyrën e tyre.

1.2 Gazetari, i cili dëshiron të përdorë mjediset për mediat, duhet të paraqesë kartën e shtypit. Gazetari, i cili nuk e ka këtë kartë, është i detyruar të nënshkruajë protokollin për mediat (shih bashkëngjitur). KPK do t’u kërkojë mediave vendase akreditimin e punonjësve të tyre, të cilët do të vizitojnë rregullisht mjediset e KPK-së.

1.3 KPK ka një koordinator për mediat, me të cilin mund të kontaktohet nga ora 09:00

deri në orën 17:00 me telefon ose e-mail.

1.4 Kontaktet midis KPK-së dhe mediave realizohen nëpërmjet koordinatorit për mediat të KPK-së.

1.5 Informacionet mbi çështjet e përgjithshme lidhur me procesin e rivlerësimit, do të jepen nëpërmjet faqes së internetit të KPK-së.

1.6 Kërkesat për informacione lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me procesin e rivlerësimit duhet t’i drejtohen dhe do të koordinohen nga koordinatori për mediat në KPK. Parapëlqehet që kërkesat të dërgohen në rrugë elektronike.

1.7 KPK do t’u japë mediave informacione të përgjithshme dhe të përditësuara në faqen e internetit kpk.al

Sqarim: Kjo dispozitë ka për qëllim të informojë gazetarët në lidhje me bashkëpunimin, që ata mund të presin nga ana e KPK-së. Për qëllimet e këtij dokumenti, një person konsiderohet gazetar, nëse ai/ajo boton lajme në një media publikisht të aksesueshme.

KPK ka parashikuar në strukturën e tij koordinatorin për mediat, me qëllim që të lehtësojë kontaktet me mediat dhe shpërndarja e informacioneve për ta të kryhet në mënyrën e duhur, në interes të një procesi rivlerësimi sa më të hapur, transparent dhe në përputhje me ligjin.

Të dhënat e kontaktit për koordinatorin për mediat në KPK mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit.

Në faqen e internetit të KPK-së jepen të dhëna konkrete dhe të përditësuara në lidhje me procesin e rivlerësimit.

Në bazë të ligjit, KPK mund të vendosë rregulla (shtesë) me qëllim ruajtjen e rendit në selinë e institucionit dhe gjatë zhvillimit të seancave dëgjimore.

Informacione përpara zhvillimit të seancave dëgjimore
2.1 Koordinatori për mediat në KPK do t’u ofrojë mediave informacione teknike për seancat dëgjimore që po zhvillohen, si dhe për ato në vijim. Të gjitha komunikimet me jashtë kryhen nën përgjegjësinë e Kryetarit të KPK-së.

2.2 Informacioni mbi seancat dëgjimore mund të merret jo më herët se një javë përpara zhvillimit të seancës dëgjimore përkatëse. Ato do të bëhen publike në faqen zyrtare të KPK-së.

2.3 Nëse mediat e dinë datën e zhvillimit të një seance të caktuar, koordinatori për mediat pranë KPK-së mund t’u japë atyre informacione mbi çështje faktike që kanë lidhje me këtë seancë.

Sqarim: Dokumentet procedurale, pjesë e dosjes, nuk vihen në dispozicion për njohje dhe nuk publikohen. Një gjë e tillë ndalohet me ligj. Këto dokumente mund të njihen vetëm nga pala ose palët në proces, nga zyrtarët e institucioneve përkatëse të rivlerësimit dhe nga Vëzhguesit Ndërkombëtarë.

Seanca dëgjimore
3.1 Seancat dëgjimore të KPK-së janë publike dhe mund të ndiqen nga gazetarët.

3.2 Gazetarëve u lejohet të dërgojnë mesazhe në format teksti nga celularët e tyre gjatë zhvillimit të seancës. Zëri në këto aparate duhet të jetë i fikur.

3.3 Kryesuesi i trupës gjykuese mund ta kufizojë apo ta ndalojë një komunikim të tillë, nëse ai do të pengonte hetimin apo zhvillimin e rregullt të procesit të seancës.

3.4 Ndalohet kryerja e regjistrimeve me zë apo edhe me figurë në zonat publike të

ndërtesës së KPK-së.

3.5 Gazetarët që duan të bëjnë regjistrime me zë (apo edhe me figurë), duhet që më parë të kërkojnë leje nga koordinatori për mediat në KPK, i cili mund të vendosë kushte për dhënien e lejes nga ana e KPK-së.

3.6 Gazetarëve u jepet mundësia të bëjnë fotografi përpara zhvillimit të seancës dëgjimore, në një moment të rënë dakord me koordinatorin për mediat.

3.7 Me qëllim zhvillimin e rregullt të seancës dëgjimore, regjistrimet pamore lejohen vetëm nga një pozicion fiks në sallën e seancës, që do të përcaktohet nga koordinatori për mediat pranë KPK-së ose pas konsultimit me të.

3.8 Me qëllim zhvillimin e rregullt të seancës dëgjimore, kryesuesi i trupës së KPK-së mund të vendosë që t’i lejohet hyrja në sallën e seancës vetëm një numri të kufizuar grupesh regjistrimi me kamera. KPK mund të vendosë si kusht që ato media, të cilave u lejohet të regjistrojnë, duhet të shpërndajnë menjëherë regjistrimet edhe te mediat e tjera.

3.9 Nëse u jepet leje nga ana e KPK-së dhe kur t’u jepet kjo leje, gazetarëve u lejohet

të bëjnë regjistrime (pamore) të hyrjes zyrtare të trupës në sallën e zhvillimit të seancës dëgjimore dhe në çeljen e seancës dëgjimore nga ana e kryesuesit të trupës gjykuese. Më pas fiken kamerat dhe mikrofonët dhe këto mjete hiqen nga salla e zhvillimit të seancës.

3.10 Mund të regjistrohen vetëm pjesëmarrësit profesionistë në seancë dëgjimore

(për shembull anëtarët e trupës gjykuese të KPK-së dhe sekretari, Vëzhguesi Ndërkombëtar, punonjësit e Gardës së Republikës). Nuk lejohet të regjistrohen as me zë dhe as me figurë subjekti i rivlerësimit, përfaqësuesi i tij, dëshmitarët, publiku, si dhe asnjë pjesëmarrës joprofesionist në seancë.

3.11 Me përjashtim të regjistrimeve të parashikuara në pikat 3.6 dhe/ose 3.9, nuk lejohet të kryhen regjistrime të tjera me zë apo me figurë në mjediset e institucionit. Sqarim: Në bazë të ligjit, seancat dëgjimore të KPK-së konsiderohen si seanca administrative pak a shumë “të zakonshme”. Mediat e shkruara janë vazhdimisht të pranishme në seancat gjyqësore të shumë gjykatave. Prania e tyre nuk ka pothuajse asnjë ndikim mbi procesin. Mesazhet me shkrim që dërgohen nga ana e këtyre gazetarëve kur ndodhen në sallën e zhvillimit të seancës dëgjimore nuk përbëjnë thuajse asnjë ndërhyrje në zhvillimin e rregullt të ngjarjeve në seancë. Stafi i mediave mund të raportojë në mënyrë të drejtpërdrejtë mbi proceset që janë duke u zhvilluar, duke postuar mesazhe të shkurtra me shkrim në faqen e internetit të medias së tyre. Kështu, nëpërmjet internetit, publiku mund të ndjekë thuajse në kohë reale ecurinë e ngjarjeve në seancat dëgjimore.

Në këto udhëzime janë përcaktuar rregulla specifike për regjistrimet me zë apo me figurë gjatë seancave dëgjimore të KPK-së. Personat që marrin pjesë në seanca dëgjimore, apo ata që janë të pranishëm në to për arsye të tjera, qoftë subjekti i rivlerësimi dhe përfaqësuesi i tij/saj, apo pjesëmarrës nga publiku, duhet të ndihen të lirshëm për të marrë pjesë plotësisht dhe me vullnet të lirë, apo edhe të jenë të pranishëm.

Regjistrimet e miratuara të seancës dëgjimore duhet të bëhen nga një kënd i caktuar, në mënyrë që kamera të ndërhyjë sa më pak që të jetë e mundur. Me qëllim që të arrijë të kryejë parapërgatitjet e nevojshme, KPK u kërkon mediave që kërkesa për regjistrim të bëhet të paktën 72 orë përpara seancës dëgjimore.

Kryesuesi i trupës gjykuese është përgjegjës për ecurinë e saktë të ngjarjeve gjatë seancës dëgjimore. Për këtë qëllim, ai ose ajo mund të kufizojë masën në të cilën mediave audiovizuale u jepet e drejta e ndjekjes së mbledhjeve.

Nuk lejohet të bëhen regjistrime me zë apo me figurë të pjesëmarrësve nga publiku në ndërtesën e KPK-së. Nëse ata dëshirojnë të dalin përpara mediave, e kanë mundësinë ta bëjnë një gjë të tillë jashtë institucionit të rivlerësimit.

Informacione në lidhje me vendimet e KPK-së
4.1 Mediave u lejohet të filmojnë shpalljen publike të vendimit, në bazë të dispozitave të pikës 3, si më sipër.

4.2 Vendimi i arsyetuar me shkrim do të publikohet në faqen zyrtare të KPK, brenda

30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore, në përputhje me Nenin 55, pika 7, 3 të ligjit nr. 84/2016. Duke vepruar kështu, KPK ka për qëllim të ofrojë transparencë në proces, duke ruajtur njëkohësisht privatësinë e subjektit të rivlerësimit.

Sqarim: Në parim, të gjitha vendimet e KPK-së do të shpallen publikisht në njërën prej sallave të zhvillimit të seancave dëgjimore. Kjo do të thotë se do të ketë akses si publiku, ashtu edhe mediat. Në përputhje me dispozitat e pikës 3, sa më sipër, duhet të bëhet kërkesë për regjistrim gjatë seancës për shpalljen e vendimit me zë dhe me figurë.

Respektimi i këtyre udhëzimeve
5.1 KPK do të monitorojë respektimin rigoroz të udhëzimeve të tij në lidhje me mediat.

5.2 KPK mund të marrë masat e nevojshme ndaj (stafit të) mediave, që nuk respektojnë udhëzimet e tij mbi mediat. Gjatë marrjes së këtyre masave, KPK do të marrë parasysh llojin dhe shkallën e shkeljes.

Organet e reja të vetingut: Për mediat jemi të hapur vetëm 8 orë Read More »

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do…

Në puntatën e kaluar të “Provokacija”, Mustafa Nano mbajti monologun, ku në thelb flitej për etikën e veshjes e përdorur nga dy moderatore në Shqipëri.

Por, ky monolog u kundërshtua nga shumë njerëz, ndër to edhe Rudina Xhunga. Ajo u shpreh në “Provokacija” se nëse do të ishte e nevojshme do ta tregonte gjoksin, por nuk i është dashur pasi emisioni i saj ka qenë politik.

”Emisioni im ishte politik. Unë do pyesja politikanin. E merrja vëmendjen në një debat pyetjet.

Kërkoja vëmendjen nga fjalët, sepse arma ime ishte në fillim naiviteti si drejtuese, më pas kurioziteti nga pyetjet dhe pastaj gradualisht përvoja. Nuk kam pasur nevojë të nxjerr gjoksin. Por nëse do ishte e nevojshme do e bëja”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se janë pikërisht këto vajza që bëjnë të shikohen emisionet sportive dhe se i duartroket të gjitha për atë që bëjnë.

“Në mendjen time kalojnë të gjitha vajzat e sportit, bukuroshe që i kanë dhënë hijeshi ekranit. Janë të padurueshëm të gjithë ata pensionistët që flasin për futbollin dhe Realin e Madrit e që nuk kanë bërë një gol në jetën e tyre. Shyqyr që janë këto goca që të shikohen emisionet sportive.

Unë i duartrokas një për një të gjitha ato. Janë të shkëlqyera”,- u shpreh Xhunga.

Rudina Xhunga: Do e tregoja gjoksin nëse do… Read More »

Nxenesja e Gjimnazit ‘Ali Demi’ fituese e vendit te… ne Olimpjaden Kombetare te Fizikes

Stefani Xhaxho nxenesja e  Gjimnazit ‘Ali Demi’ sjell ne Vlore cmimin e dymbedhjet.

Nje cmim i merituar per kete shkolle model.

Çmimi i dymbëdhjetë

Urimet më të mira për nxënësen Stefani Xhaxho, e cila është fituese e vendit të parë në Olimpiadën Kombëtare të Fizikës 2018, me rezultatin e shkëlqyer 50/50 pikë!

Suksese të mëtejshme, Stefani!

Suksese te metejshme Gjimnazit ‘Ali Demi’

Imazh i ngjashëm

Nxenesja e Gjimnazit ‘Ali Demi’ fituese e vendit te… ne Olimpjaden Kombetare te Fizikes Read More »

Humbi jetën gjatë lindjes e la 6 jetimë, vëllai thotë diçka tronditëse

Mes katër rrugëve 6 fëmijët e 39 vjeçarës Nurie Poçi e cilla ndërroi jetë në spitalin e Kukësit. 39 vjeçarja ndërroi jetë gjatë lindjes së fëmijës së saj të 7-të.

Vëllai i të ndjerës është shprehur se gjëndja ekonomike e motrës së tij ishte mjaftë e rënduar, ndërsa për fëmijtë akoma nuk ka një vendim se ku do të qëndrojnë.

Vdekja tragjike e nënës së bashku më foshnjën e saj në Kukës, ka shtuar edhe më tej fatin tragjik të 6 vajzave të saj. Dy dite pas ngjarjes tragjike, vëllai i viktimës ka thënë se motra e tij jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Ai thotë se ende nuk kanë marrë një vendim për fatin e vazjave, nëse do ti mbajnë familjarët apo do ia dorëzojnë shtetit.

“Në gjendje më të dobët nuk ka ku shkon më, me qira. Varrimin e kanë bërë të bashkisë.” u shpreh i pikëlluar vëllai i viktimës, Rexhep Oka

Psikologia e Shërbimit Social pranë Bashkisë Kukës, Lirie Gjana thotë se kjo familje ka qenë në vëmendjen e shërbimit social, ndërsa është hartuar një plan konkret për të ndërhyrë dhe pasi do të vendosin familjarët për kujdestarin në bazë të ligjit do të ndjekim të gjitha hapat.

“Ndihem pak keq në këtë situatë por realisht kjo familje ska qënë jashtë vëmedjes së Shërbimeve Sociale. Kemi vite që jemi marrë me këtë familje duke i ofruar të gjitha shërbimet e mundshme që kemi në dispozicion si bashki. Që dje jemi vënë në lëvizje për të marrë në kontroll situatën e 6 vajzave jetime, siç thatë edhe ju.

Po merremi me procedurat për të parë situatën hap pas hapi, edhe për ta ndjek në vazhdimësi.” thotë psikologia.

Fëmijët humbën vetëm para disa vitesh babain nga një vdekje natyrale, ndërsa tani ata humbën edhe nënën . Fati tragjik i ka lënë në mes të katër rrugëve.

Viktima, Nurie Poçi, do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

Në një deklaratë të Spitalit të Kukësit thuhet se gruaja disa herë kishte tentuar të dëmtojë barren, për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital ne gjendje të rënduar me hemoragji.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në maternitetin e qytetit të Kukësit.

Humbi jetën gjatë lindjes e la 6 jetimë, vëllai thotë diçka tronditëse Read More »