Aurora

9-mujori/ Në të gjithë vendin u dhanë 834 leje të reja ndërtimi

Sektori i ndërtimit në vendin tonë është në trajektore zhvillimi progresiv dhe kërkesës në rritje të tij, po i përgjigjet më së mirë edhe miratimi i lejeve të reja, për ndërtim nga institucionet përkatëse.

INSTAT bën të ditur se, numri i lejeve të ndërtimit në shkallë vendi u rrit gjatë 9- mujorit të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, ndërsa qarqet e Dibrës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Beratit rritja është me ritme dyshifrore.

Sipas të dhënave të INSTAT në të gjithë vendin u dhanë 834 leje gjatë janar-shtator, nga 831 të tilla që u dhanë më 2017.

Numri i lejeve në qarkun e Dibrës u rrit me 190%, nga 10 që ishin dhënë më 2017 në nëntëmujorin e 2018 u dhanë 19 të tilla.

Pas Dibrës rritja më e madhe ishte në qarkun e Gjirokastrës ku u vu re një dyfishim i lejeve në raport me 2017. Në Berat numri i lejeve pësoi rritje vjetore me 60% në 9-mujorin 2018.

Në Tiranë numri i lejeve të ndërtimit u rrit me 38%, pasi janë dhënë 74 lejë ndërtimi më shumë se 9-mujorin e 2017.  Tirana iu rendit e para në shkallë vendi për numrin më të lartë të lejeve të dhënave më 2018./atsh

9-mujori/ Në të gjithë vendin u dhanë 834 leje të reja ndërtimi Read More »

Festat e Nëntorit zhvlerësojnë euron në minimumin e dekadave të fundit

Afrimi i festave të Nëntorit, ka sjellë në tregun e këmbimit valutor vendas, zhvlerësim të ndjeshëm të monedhës së përbashkët euro, kundrejt lekut duke shënuar kështu pothuajse nivelin më të ulët të këmbimit në dekadën e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer me 124.3 lekë, apo rreth 0,16 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan është forcuar me 0,37 lekë duke u këmbyer në nivelin e 109.85 lekëve.

Sipas aktorëve të tregut, zhvlerësimi i adresohet pesë ditëve të ardhshme të pushimit, ku dhe shumë biznese nxitojnë të mbyllin pagesat në sistemin bankar, ndërsa është rritur dhe kërkesa për valutë në treg./atsh

Monedha KryesoreLekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar AmerikanUSD109.85+0.37
EuroEUR124.33-0.16
Poundi BritanikGBP140.12-0.52
Franga ZviceraneCHF109.92+0.09
Jeni Japonez (100)JPY96.710.00
Dollari AustralianAUD79.49-0.06
Dollari KanadezCAD82.89-0.07
Korona SuedezeSEK12.09-0.01
Korona NorvegjezeNOK12.78-0.01
Korona DanezeDKK16.66-0.02
SDRSDR152.08+0.39
Ari(OZ 1)XAU134453.10+160.55
Argjend(OZ 1)XAG1566.46-7.86
Juani Kinez (onshore)CNY15.81+0.03
Juani Kinez (offshore)CNH15.82+0.03
Lira TurkeTRY20.96+0.08

Festat e Nëntorit zhvlerësojnë euron në minimumin e dekadave të fundit Read More »

Prokuroria çon për gjykim te Krimet e Rënda, tre gjyqtarët e Apelit Durrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar për gjykim tre gjyqtarët e apelit Durrës Kliton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri për “ Korrupsion pasiv të gjyqtareve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë të Drejtësisë ”, duke u bazuar te neni 319/ c, I K. Penal dhe shtetasin Namik Sadiku për veprën penale “ korrupsion aktiv të gjyqtareve, prokurorëve apo punonjësve të tjerë te drejtësisë ” te parashikuar nga neni 319 I K.Penal.

Sipas hetimit, Gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno kanë zhvilluar dy udhëtime, njëri prej të cilëve në Spanjë për të parë ndeshjen e futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës në 2014.

Rasti që po hetohet nga prokuroria implikon gjyqtarët e Apelit të Durrësit me biznesmenin Namik Sadiku dhe ka të bëjë me një çështje gjyqësore midis këtij të fundit dhe ish-ortakut të tij, Oliver Ushina. Ushina kishte paditur Namik Sadikun për ndërtimin e një pallati 10-katësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës, çështje të cilën ai e fitoi në shkallën e parë. Por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Apelit me ndërhyrjen e treshes Spahiu, Dhimitri dhe Çeno, i pari në cilësinë e relatorit dhe dy të tjerët anëtarë të trupit gjykues. Më pas të tre gjyqtarët kanë shkuar dhe kanë parë derbin “El Clasico” në Spanjë bashkë me Sadikun, i cili dyshohet se ka mbuluar të gjitha shpenzimet. Këtu nis dhe hetimi prokurorisë. /atsh

Prokuroria çon për gjykim te Krimet e Rënda, tre gjyqtarët e Apelit Durrës Read More »

Shqipëri-Kosovë, kufiri me një ndalesë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është absurditet që Kosovës të mos i hiqet regjimi i vizave, sikurse moshapja e kapitujve për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I ftuar në emisionin “Zona B” në Klan Kosova, Rama u shpreh se të dyja këto çështje lidhen me situatën e brendshme të disa shteteve të BE-së.

“Është një çështje e një psikoze të krijuar në BE. Në këtë aspekt duhet të jemi të afërt me veten dhe njëri-tjetrin. Duhet të intensifikojmë të gjitha proceset për të bashkuar forcat, ekonomitë, idetë, energjitë dhe për ta kthyer kufirin në një kufi fluid, dhe nga ana tjetër duhet të kemi një qasje shumë më të strukturuar në raport me Serbinë”, tha Rama në Zona B.

“Kjo është gjëja që duhet të bëjmë ne. Të strukturuar, flas për Kosovën në këtë kuptim dhe ne jemi në mbështetje të Kosovës në këtë rast”.

Rama ka deklaruar se nuk e thotë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të hiqet tërësisht.

“Do të kemi një kufi më fluid, do të ketë vetëm një ndalesë. Kjo që po bëjmë ne është ta kuptojnë edhe serbët, se nuk e bëjmë veç me njëri-tjetrin dhe s’bëjmë dyfytyrësi. U kemi kërkuar të gjithëve heqjen e barrierave. Me Kosovën do t’i heqim të gjitha. Porti i Durrësit do të jetë edhe i Kosovës. Pastaj do të bëjmë hapat drejt bashkimit doganor”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare. /atsh

Shqipëri-Kosovë, kufiri me një ndalesë Read More »

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë në nderim të ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.

I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar në teatrin ”Petro Marko” shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.

Krahas mësimit dhe edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilltë folklorik.

Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë, i cili shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të trashëgimisë tonë shpirtërore./a.a//a.g/ atsh

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë Read More »

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025

Lajmi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, është pasqyruar edhe në mediat greke.

Edhe fqinjët jugorë, ashtu si mediat në serbi, e kanë trajtuar lajmin me nota nacionaliste duke shprehur shqetësimin se dy shtetet e shqiptarëve kanë në plan të bashkohen në një Shqipëri të Madhe deri në vitin 2025.

“Greek reporter” citon deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve nën çatinë europiane.

“Shqipëria dhe Kosova do të ecin dorë për dore krah për krah si shqiponja dy krenare siç u ka hije”, tha kryeministri Rama në fjalimin ku nuk kurseu as kritikat ndaj ndërkombëtarëve.

“Të mos na tregojnë shumë përralla dhe miqtë tanë europianë, ndërsa Serbinë vazhdojnë e përkëdhelin”.

Mediat në Greqi shkruajnë të shqetësuar se politikanët shqiptarë kanë bërë edhe simbolin e shqiponjës, që konsiderohet si një “simbol i nacionalizmit shqiptar”

Mediat greke në alarm: Shqipëri e Madhe deri në 2025 Read More »

Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve

Në zonat kufitare, mjekët e Republikës së Kosovës do të ofrojnë shërbim të specializuar në Republikën e Shqipërisë, aty ku është e nevojshme, me marrëveshjen e re të nënshkruar sot në Pejë, mes ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shëndetësisë së Kosovës Uran Ismaili, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Marrëveshja e re e firmosur sot në Pejë të Kosovës, parashikon shkëmbimin e mjekëve në funskion të përmirësimit të strukturave shëndetësore të dy vendeve tona. Kjo pikë e re e marrëveshjes së bashku me ofrimin e shërbimit në zonat kufitare, forcon bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë mes dy vendeve tona.

Marrëveshja parashikon gjithashtu bashkëpunimin në fushën e shëndetit publik, farmaceutikës, trajnimeve të profesionistëve të shëndetit etj.

Në zbatim të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërmarrin plane veprimi për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, të cilët do të përmbajnë aktivitetet e parashikuara në marrëveshje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, bazuar në këtë marrëveshje, do të ngrenë një Komitet të Përbashkët Monitorimi dhe Koordinimi, me qëllim vlerësimin e prioriteteve, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Marrëveshja mes ministrive të Shëndetësisë të dy vendeve tona është e vlefshme për 3 vite. /atsh

Shqipëri-Kosovë, shkëmbim të mjekëve mes dy vendeve Read More »

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip”

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, organizon për nder të ditës së flamurit, panairin tradicional “Blej Shqip” 2018.

Ky panair tashmë tradicional mbahet në qendër të qytetit dhe vizitohet nga dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë e të huaj dhe ka për synim promovimin e produkteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Panairi do të mbahet më 27, 28 dhe 29 nëntor, në Bulevardin “Nënë Tereza” dhe Sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 10:00 deri në ora 24:00. /KosovaPress

Kosovë, hapet panairi tradicional “Blej Shqip” Read More »