Aurora

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem

Hudhra është një burim natyral i shumë ushqyesve të domosdoshëm për shëndetin e organizmit.

Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.

Për një zemër të fortë
Kjo barishte i bën mirë zemrës. Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Për më tepër, hudhra pakëson rrezikun e artereosklerozës dhe ndihmon në funksionimin e enëve të gjakut.

Qelizat e dëmshme
Përbërës të shumtë të hudhrës siç janë alicina, ajoena dhe trisulfidet ju mbrojnë nga radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Alicina pengon rritjen e qelizave kancerogjene ndërsa dy përbërësit e tjerë shkatërrojnë ato të formuara dhe zhvilluara në organizëm.

Përveç kësaj, hudhra ndihmon në detoksifikimin e qelizave dhe shërben si antioksidant.

Kundër infeksioneve
Hudhra është përdorur prej shekujsh si një përbërës të fuqishëm kundër mikrobeve.

Alicina tek kjo bimë është përbërësi kryesor që e ndihmon trupin të largojë bakteret siç është salmonela, E.coli dhe stafilokoku.

Hudhra një është bakterial aq i fuqishëm sa arrin të zbrapsë edhe baktere kokëforta që i rezistojnë disa antibiotikëve.

Hani më shumë hudhër
Hudhra është një përbërës që nuk mund të mungojë në shumë gatime, që nga salca e makaronave deri tek mishi apo sallatat.

Ka disa sallata e salca që kërkojnë si përbërës hudhrën e pagatuar.

Ju mund të përgatisni një salcë të shijshme me avokado, hudhër, vaj ulliri, limon jeshil, kripë e piper.

Hudhrën e gjallë mund ta përdorni edhe në purenë e patateve.

Atë mund ta grini hollë, ta shtypni për të çliruar alicinën dhe ta shtoni në sallata apo supat me domate si dhe karrota.

Sigurohuni që të konsumoni të paktën dy thelpinj hudhër në ditë nëpërmjet recetave të larmishme.

Dy thelpinj hudhra ne dite,tre perfitime direkt ne organizem Read More »

Ja si do te ndryshoje moti sot mos u genjeni nga Dielli

Mos u gënjeni nga dielli sot, ja si do të ndryshojë moti

Pjesa e parë e ditës për sot paraqitet kryesisht e kthjellët, por pasditja sjell vranësira.
Këto janë parashikuar ne veri dhe gradualisht vranësirat do te shtrihen në të gjithë vendin duke sjellë edhe reshje të pakta në veri.

Gjatë natës, reshjet shtohen duke përfshirë të gjithë territorin. Ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie me 2 – 3°C në orët e para të ditës por një rënie më të lehtë do të shënojnë vlerat termike të mesditës; ekstremumet termike të së mërkurës do të luhaten -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 14°C, mesdita në ultësirën perëndimore

Ja si do te ndryshoje moti sot mos u genjeni nga Dielli Read More »

“Princi i Libofshës” më martuan 9 vjec, ja cdo të thotë të jetosh me mua

Ai beri buje me deklaraten e tij se kishte nje projekt për të shpallur Libofshën Principatë. Eshte fjala per Jarl Ale de Basseville i cili ishte në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit edhe foli për marrëdhëniet e tij të habitshme dhe të lulëzuara me femrat, në botë dhe në Shqipëri…

Jarl Ale de Basseville:Femra në traditën time nuk ka asnjë ndryshim nga mashkulli, pavarësisht gjithçkaje. Çfarë është traditë vikinge dhe çfarë është shumë për të qeshur është se femrat kanë më shumë fuqi se meshkujt. Ato mund të vrisnin meshkujt vetëm sepse një djalë mund të bënte diçka të keqe. Në traditën vikinge është e njëjtë, mund të jetë një princ mashkull dhe një princeshë femër. Personalisht mendoj se meshkujt duhet që ti mbrojnë femrat.

Zheji: Je martuar shumë herë, të kanë ikur apo i ke lënë?

Jarl Ale de Basseville: Është e komplikuar. Së pari jam martuar kur kam qenë 9 vjeç e gjysmë me një vajzë 7 vjeç e gjysmë. Unë e anullova më pas dasmën përmes Vatikanit por kjo nuk do të thotë se nuk e respektova atë. Unë nuk i lë femrat, thjesht jetoj jetën time.Nuk jetoj shumë në shtëpinë time. Unë jam ai lloj djali që mund të qëndrojë në shtëpinë e tij vetëm dy herë në muaj, të jetosh me mua është gati e pamundur. Asnjëherë nuk ju kam bërë asgjë të keqe atyre.

“Princi i Libofshës” më martuan 9 vjec, ja cdo të thotë të jetosh me mua Read More »

Ekstradimi, ministrja serbe: Ja kur do të vendoset për Ballistin

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburuvic në një prononcim për gazetën ‘Blic’ në Beograd ka folur për çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës nga Kroacia. Ministrja ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës tashmë pritet fjala e fundit nga ministri i Drejtësisë, por nuk ka afat se kur mund të shprehet.

“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.

Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik që nga qershori i vitit 2017 kur u arrestua pas një mandat arresti serb për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri në tetor 2014. Drejtësia kroate vendosi pro ekstradimit, por tashmë duhet të vendosë ministri i Drejtësisë nëse do të ekstradohet apo jo në Serbi.

Ekstradimi, ministrja serbe: Ja kur do të vendoset për Ballistin Read More »

Rrëfimi i rrallë i Tanjas, gruas pas së cilës Zogu ishte magjepsur.

Është 10 gusht i vitit 1929, një ditë e nxehtë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Nga Parisi, kërcimtarja e kabareve Tanja Visirova, falë një kontrate të firmosur me Lalë Krosin, ka mbërritur në Shqipëri, një vend që nuk e kishte shkelur kurrë më parë.

Sipas asaj që i kishin thënë duhet të kërcente “në teatrin mbretëror të Tiranës për Ahmet Zogun, mbretin e shqiptarëve”.

Por e mbajtën në Durrës në një rezidencë ku Zogu do t’i shprehte më pas dashurinë.

Ata jetuan bashkë nga viti 1929, deri në vitin 1933.

Rrëfimin e Tanjas e ka sjellë diplomati dhe publicisti Idajet Hoxha për gazetën “Dita”.

Visirova ka shkuar në ambasadën shqiptare në Francë, ku Hoxha ishte Sekretar i Parë dhe Konsull i Përgjithshëm, e më pas janë bërë miq dhe janë takuar shpesh.

Tanja bëri përpjekje pranë kësaj ambasade në vitin 1977 për t’ju lidhur një pension nga shteti shqiptar si ish-grua e mbretit Zog dhe u interesua për 10 ha tokë në Durrës që Ahmeti ia kishte dhuruar me dokument.

Problemin e ndoqi pikërisht diplomati Hoxha, por pa rezultat.

Rrëfimi i diplomatit bazohet në pohime të vetë Tanjës. Hoxha thotë se babai i saj ishte polak dhe nëna rumune.

Ai tregon momentin kur Visirovën e sollën përpara Ahmetit:

Zogu e priti si i magjepsur. E pyeti për një histori personale të saj. Më pas nxori një dosje dhe i thotë: “Ju duhet të dini Tanja, unë ju njoh mirë. Ju kam parë kur kërcenit në Folie Berger. Erdha të të shikoja në mënyrë të fshehtë. Veç kësaj, qëndrimi im në Paris ishte shume i shkurtër’. Më pas ai i tregoi fotografi të Visirovas dhe një hetim të tërë policor, duke shtuar: “Detektivët e mi ju kanë ndjekur. Na duhej të njihnim opinionet tuaja politike. Të mësonim mënyrën e jetesës!’…
Në takimin tjetër Visirova i tregon kontratën. Pasi e lexoi, Zogu i tha:

Këta janë hajdutë. Kam thënë të bëjnë një kontratë për 25 mijë, ata e kanë bërë për pesëmbëdhjetë mijë franga”. Zogu ishte shumë i egërsuar ndaj ministrave të vet, të cilët, siç thoshte, e vidhnin. Çmimet e të gjitha sendeve që i kishin blerë Tanjas, ishin katërfishuar, ose ishin pesëfishuar në fatura”.
Hoxha thotë se sipas rrëfimeve të Visirovës “në fund Ahmeti arriti ç’ka dëshironte, por vetëm pas një muaji”.

Ja si shprehet Tanja për marrëdhëniet intime me Zogun:

Besoj se e kam çuditur, madje jo në pak gjëra. Vinte të më takonte në Durrës, hanim bashkë. Kaloja pasditen me të. Të dy bënim plazh me kostume të rregullta banje. Nuk bëhej fjalë të bënim not nudo megjithëse ia kërkova disa herë. Protokolli parashikonte dhe orët tona të dashurisë. Dashuria bëhej në të njëjtën orë. Zogu, nuk ishte një qenie e ndezur me pasion, por më dashuronte, kishte dobësi të madhe për mua. Por protokolli, kotësitë e funksionit të tij, merrnin frenat dhe i vinin nën kontroll te gjitha gjërat e tjera”.
Për shkak të Tanjës, e bija e Shefqet Verlacit që flitej se do fejohej me Ahmet Zogun iu largua atij.

Kur shkuan nga Durrësi në Tiranë, Visirova njohu familjen e Ahmetit, shtatë motrat dhe nënën. Armiqësia e tyre ndaj saj ishte e menjëhershme.

Ajo rrëfen:

Unë isha jashtë shijeve të motrave të mbretit. Nuk kisha prirje të njëjta për gjëra të kota. Ndërsa e ëma e detyroi Zogun t’i premtonte se asnjë herë, sa të qe gjallë ajo, ky nuk do të merrte për grua, një vajzë që nuk ishte myslimane”.
Zogu e pyeste shpesh për burrat e tjerë në jetën e saj. Visirova tregon:

Unë kam qenë një grua që mbante marrëdhënie të shumta me meshkuj, por nuk kam qenë nga ato që u japin të pijnë dy tre gota dhe dorëzohen. Për mua dashuria është një festë intime. Që t’i hapem dikujt duhet që ai të jetë edhe miku im veç të tjerave. Zogu nuk diti të zgjonte tek unë këtë ndjesi, në fakt as në dashurinë fizike nuk më kënaqi kurrë.
Një natë pësova një krize apandesiti. Kërkova mjekun. Kur erdhi Zogu në mëngjes me pyeti: ’Mjeku të pa të zhveshur?! Të preku?’. Unë u tërbova dhe i thashë: ’Ju mbaheni për europian por ju thoni gjëra që vetëm një orientali i vijnë në mendje. Sa për zhveshjen, i gjithë Parisi më ka parë të zhveshur, ministrat e tu, deputetët me kanë parë lakuriq, ndërsa tani që u sëmura, qenka e ndaluar të më vijë një mjek të më vizitoje!?”

Tanja u zhduk pak përpara takimit të fundit me Idajet Hoxhën, pak pasi ishte botuar një libër kujtimesh ku ajo kishte përmendur raportet me Ahmet Zogun.

Hoxha rrëfen:

Në ambasadë Tanja Visirova kishte lënë një numër telefoni dhe një adresë në Vens, rreth 70 km në veri të Nicës. Disa km para se të futem në qytet, bëra një telefonatë. Në telefon u përgjigj dikush tjetër që më tha se Visirova ishte larguar nga ajo adresë. I thashë shoferit të shkonim gjithsesi aty.
Pronarja më tregoi se disa ditë më parë aty kishin shkuar dy burra, rreth 60-vjeç. Të veshur mirë, me kravata e kostume të markës ‘Mark & Spencer’. Debatuan gjatë me Tanjën”. Kuptova që e kërcënuan, dëgjova të flitej për një libër, për diçka të keqe që kishte bërë, por jo më gjatë.

Pas kësaj, Tanja, iku me gjithë bagazhet e saj. Nuk më la adresë” – më tha pronarja e godinës.

Pikërisht, ato ditë ishte botuar një libër për Tanja Visirovën ku flitej edhe për bashkëjetesën e saj 4-vjeçare me Ahmet Zogun. Prej asaj kohe nuk u bë më e gjallë”.

Sipas informacioneve që Hoxha mblodhi më pas, kërcënuesit duhet të ishin njerëz të Ahmet Zogut.

Rrëfimi i rrallë i Tanjas, gruas pas së cilës Zogu ishte magjepsur. Read More »

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë…

Nga Christine Steffen*

E dashur zonja Sulejmani!

Pak kohë më parë keni thënë në një TV italian, se për fat të keq ka vajza, që lidhen me futbollistët për shkak se kjo u garanton të bëhen të famshme.

Duhet ta pranoj se kam qeshur.

Të them të drejtën, kam menduar natyrisht se ju jeni një femër e tillë.

Si gruaja e Blerim Dzemailit dhe si kandidate për Miss Shqipërinë ju jeni zgjedhur si gruaja më seksi e futbollistëve në Euro2016.

Por çfarë njeriu jeni ju?

E kam bërë këtë pyetje që kur ju kam parë në krah të Dzemailit për herë të parë.

Ju e keni ndarë në rrjetet sociale fatin tuaj në dashuri, lindjen e djalit Luan, si një familje perfekte.

Fotot më krijonin një ndjesi sikur shihja ‘Kampin e xhunglës’, një përzierje mes magjepsjes dhe trembjes.

Ti dukesh si një Barbie, ai nga pas jo si një Ken, por si Blerimi i dobët, krenar dhe konfuz në sytë e tij se ka ‘peshkuar’ një bombë seksi të pabesueshme.

A jam ndjerë keq? Pak.

Por të kthehemi sërish tek ju.

Keni thënë se doni të botoni një libër, ku do tregoni gjithë ‘mutin’ që ndodh në botën e futbollit.

Për shembull, që futbollistët përpara lojës preferojnë të masturbojnë, sesa të bëjnë seks me gruan.

Kjo shpallje është shprehje e faktit se jeni e hapur në mënyrë ekstreme në mënyrën se si e karakterizoni veten.

Ju thoni në një intervistë se jeni më inteligjentja e grave të futbollistëve.

Për shkak se mund t’i rezistoni botës së artë të të famshmëve, duke e ditur se lumturia nuk varet nga pasuria.

Epo nuk jeni më një grua futbollisti, je në proces divorci dhe ish-burri yt ta ka ndaluar të përdorësh emrin e tij për projektet e tua.

Megjithatë nuk kam frikë se do të na dalësh nga sytë.

Dhe vazhdimisht do të mendoj se çfarë personi jeni (mes nesh: jo e përshtatshmja për Blerimin. E kam kuptuar prej pak kohësh).

Një vit pa shumë m…

* Letër e hapur për ish-gruan e futbollistit Blerim Xhemaili, e cila shkaktoi shumë debat me deklaratat se do të zbulojë sekretet e futbollistëve me anë të një libri. Christine Steffen është gazetare zviceriane e Neue Zuercher Zeitung.

Letër për Erjonën, e cila do të na tregojë gjithë… Read More »

Ja pse duhet të hani çokollata çdo ditë

Adhuruesit e çokollatës nuk kanë nevojë për justifikime që ta hajnë çdo ditë, por sugjerohet të jetë e zezë me përqindje të lartë të kakaos. Kjo konsiderohet si dietë e shëndetshme për këto arsye:

1-Ju bën të lumtur. Jo sepse ka shije të mirë, por sepse ka përbërës magnezin, i cili është një amino acid që stimulon prodhimin e hormonit të lumturisë në tru.

2-Përmban fibra të tretshme që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj.

3-Është e mirë për trurin pasi e mban aktiv dhe ju ndihmon të shmangni çmenduri të rastit.

4-Ndikon në uljen e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare me 57%.

5-Bën foshnjet të lumtura. Një studim finlandez tregon se nënat që kanë konsumuar çokollata gjatë shtatzanisë kanë lindur foshnja më të shëndetshme.

6-Kanë antioksident me bazë bimore që gjenden në kakao, të cilat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin.

7-Ndikon edhe në lëkurën tuaj duke ju mbrojtur prej djegies nga dielli.

Ja pse duhet të hani çokollata çdo ditë Read More »