Aurora

Nga po shkon LSI? Lesi: Koalicion me PS. Manjani: Ta ndajë qartë, vetëm me PD

Lëvizjes Socialiste për Integrim po i ikin këshilltarët bashkiakë. Pas Fierit, rasti më i fundit është ai në Belsh. Ata i janë bashkuar Partisë Socialiste. Prej ditësh pyetja që po shtrohet është se nga po shkon LSI? Botuesi i “Koha Jonë” Nikollë Lesi propozon ribashkimin me Socialistët. Ndërsa Ylli Manjani thotë se Berisha dhe Meta duhet të japin një mesazh të qartë se janë bashkë përballë Ramës.

Nikollë Lesi, botues i gazetës Koha Jonë provokoi drejtpërdrejtë duke bërë thirrje për një koalicion PS-LSI për zgjedhjet vendore. Baza që i bashkon natyrshëm është krahu politik, por jo vetëm.

“PD për hir të sherreve të brendshme, problemeve që ka për hir të një lidershipi që nuk i natyrës së Berishës, lidership për mua Europian, por i dobët shumë, po e sfumon LSI dhe për mua LSI ka vetëm një koalicion të natyrshëm me PS”, tha Nikollë Lesi.

Ylli Manjani, i cili është tërhequr nga politika aktive e ditës, thotë se është edhe larg informacioneve direkte nga LSI, por i bëri thirrje partisë së tij të mos e konsiderojë në asnjë rast një bashkëpunim me Partinë e Socialiste.

“Rilindja është nukël politik, një grup shokësh të suksesshëm që kanë mbijetuar në politikë, kanë triumfuar në kurriz të PS që prej vitesh administrojnë pushtet të pakufishëm. Nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh rregull. Do ta çmoja krim të rëndë politik nëse flirtohet, aq më tepër nga LSI që ka përvojë të mjaftueshme”, tha Ylli Manjani.

Përvoja ka treguar dhe sondazhet tregojnë sipas Nikollë Lesit edhe se në terrenin politik avantazhi i LSI në zgjedhjet vendore është se të dy forcat kryesore ia kanë nevojën. Sipas tij PS po dërgon mesazhe në drejtim të saj, dhe ato nuk kanë të bëjnë me qeverisjen qendrore.

“Qoftë PD qoftë PS pa vota e LSI, sipas të gjitha sondazheve, kryetari i bashkisë nuk zgjidhet. Meqë ka sinjale të kryqëzuara nga selia rozë duhet të hyjë në bisedime serioze me Ramën Me kushte krejtësisht të tjera publike me një marrëveshje, jo për të hyrë në qeverinë qendrore, por vetëm për zgjedhjet vendore”, tha Nikollë Lesi.

Për Ylli Manjanin bashkimi i çdo faktori opozitar është i nevojshëm sikundër dhe refuzimi i qartë i çdo sinjali që vjen nga partia e kryeministrit Rama.

“Në këtë kontekst i kam bërë thirrje dhe Sali Berishës dhe Ilir Metës, jo për të përjashtuar Lulin, jo për të përjashtuar Monikën apo ndokënd tjetër, por për të konverguar në një pikë të përbashkët. Për të dhënë një mesazh të qartë: jemi përballë. Nuk ka dhe këtej dhe andej, dhe në politikë dhe jashtë politike dhe në opozitë edhe në pushtet, nuk ka”, tha Ylli Manjani.

Reagimet për një ftohje Basha-Kryemadhi dhe për një ulje tonesh të kryetares së LSI me Edi Ramën u shtuan ditët e fundit, teksa aksioni opozitar u duk i zbehur në raport me ditët, kur u themelua tryeza e opozitës për qeveri anti-mafia dhe me protestat e dhjetorit dhe janarit./top channel/

Nga po shkon LSI? Lesi: Koalicion me PS. Manjani: Ta ndajë qartë, vetëm me PD Read More »

Nano: Ilda Bejleri, është më vulgare se veshjet

Monologu i analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, “Provokacija”, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.

Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit, e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin “Zonë e Lirë”, Nano tha se qëllimi i tij ka qenë të merret me fenomenin dhe jo pikërisht me veshjen e moderatores Bejleri.

”Mua nuk më eksiton mishi, mua më eksiton finesa, eleganca gjëja e bërë në momentin e duhur. Eksitimi im është i ndërlikuar, nuk është aq e thjeshtë. Mua nudoja nuk më bezdis, dhoma e gjumit nuk është i vetmi vend ku nudoja është e natyrshme. Mua nudoja nuk më bezdis në atë aktivitetin ku gratë dalin pa pantallona, më duket sportive, as në garat me biçikleta nuk më bezdis, sepse duan të përcjellin një mesazh. Mua më bezdis vulgariteti. Unë mendoj se një studioje të atillë televizive nuk i shkon ajo veshje. Duket sikur ka patur një polemikë mes meje dhe asaj, por unë e kam me fenomenin. Harrojeni emrin e Ilda Bejlerit, tani është më vulgar se sa veshja që kishte. Të flasim për fenomenin. Mos më bëj të iki fare. Vetëm përgjigja që ka dhënë ajo, ne s’duhet t’i përmendim as emrin. Mua e fundit gjë që më shkon në mendje është të polemizoj me një qenie të atillë. Unë nuk isha përgatitur për këto gjëra. Unë jam marrë me dukurinë”.

Nano: Ilda Bejleri, është më vulgare se veshjet Read More »

Kreshnik Spahiu: Do vijë radha e arrestimit të ministrave të PS

Ish-kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë hapur në mbështetje të kryeprokurores Arta Marku dhe arrestimet e fundit. Ai jep edhe arsyet, qe sipas tij jane tre.

Postimi ne rrjetin social:

KOHA PËR NDRYSHIM

Opozita duhet të mbështes arrestimet e fundit dhe Prokuroren e Përgjithshme për 3 arsye:

1- Që të ketë të drejtë morale nesër për të kërkuar arrestime dhe të ministrave socialistë!

2- Që Brukseli dhe Ëashingtoni të mos identifikojë partitë si banda mafioze politike.

3- Që të demostrojë se pranon drejtësinë për t’ja pastruar oborrin nga llumi dhe jo të largojë vetëm kritikët e kryetarit…

Kreshnik Spahiu: Do vijë radha e arrestimit të ministrave të PS Read More »

Heshtja e dyshimtë e Lulzim Bashës për prangat e kryebashkiakut lezhjan

Dje Lulzim Basha duhet të dilte para medias dhe të fliste. Heshtja tregon bashkëfajësi ose shitje të njërëzve të PD. Sali Berisha ishte ndryshe. Edhe Edi Rama. Edhe Ilir Meta. Nuk heshtnin, kur duhej folur, aq me tepër kur prangat janë në duart e përfaqësuesve të tyre.

Një operacion i madh spektakolarë i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ka vënë në pranga dje thuajse gjithë drejtuesit e Bashkisë së Lezhës. Bile nëpër Lezhë thuhej se nuk ka më bashki, pasi të gjitha janë në pranga. Bilanci i një hetimi disa mujor për abuzimet me pronat në bfregdet ka çuar pas hekurave 8 persona, mes të cilëve dhe kryebashkiakut Fran Frrokaj, si dhe 14 të tjerë janë nën hetim. Një ngjarje e tillë është e rrallë në aksionet e Prokurorisë dhe Policisë. Pa marrë përsipër të gjykojmë fajësinë apo provat e Prokurorisë që kërkoi arrestin me burg, fakt është se pjesa më e madhe e tyre janë përfaqësues të Partisë Demokratike. Duke nisur nga kryebashkiaku Fran Frrokaj, disa juristë dhe zyrtarë të tjerë të venë në pranga, janë anëtarë të selisë blu, ose kanë lidhje historike me të djathtën. Ky aksion pati reagime të ndryshme. Një pjesë e vlerësonin punën e policisë dhe të tjerë që ishin skeptikë mbi motivet e një stuhie arrestimesh, sepse vendosnin gishtin te sulmi politik duke arrestuar vetëm nga radhët e opozitës.

Dje vetëm kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk ka reaguar. As selia e PD. Vonë në darkë kishte një reagim në një status personal vetëm deputeti demokrat i Shkodrës Romeo Gurakuqi, por ishte thjesht reagim personal. Një reagim vonë e bëri dhe nënkryetarja e bashkisë së Lezhës Alfrida Marku, e cila ishte mjaft e ashpër ndaj kryeministrit duke e quajtur arrestim politik për ti marrë bashkinë në zgjedhjet e vitit 2019. Por Lulzim Basha nuk foli.

Në çdo mënyrë që ta interpretosh mosreagimin e kreut të Partisë Demokratike, sërish ngjan si diçka pa sens. Basha është kryetari i partisë më të madhe në opozitë dhe njeriu që mban përgjegjësi edhe për zyrtarët lokalë që ka zgjedhur. Fran Frrokaj është zgjedhur nga PD dhe pikërisht si zgjedhje personale e Bashës, kryebashkiak i cili ka një përvojë të gjatë si pjesë e strukturave demokrate. Heshtja e Lulzim Bashës ndaj arrestimit të përfaqësuesit të PD-së lë shije te keqe ndër demokratët, edhe nëse ka fakte për kryebashkiakun.

Në Lezhë, fajtor apo jo, dje u arrestua thuajse gjithë PD-ja lokale dhe duket sikur në Tiranë ende nuk ka ardhur lajmi për këtë ngjarje, e cila ka shokuar dhe paralizuar një zonë të madhe demokrate. Lulzim Basha duhej të dilte dje në media dhe të fliste për operacionin. Nëse mendon se hetimet dhe akuzat janë të drejta, si lider perëndimor mund përshëndeste punën e Prokurorisë dhe të Policisë. Madje mund të shtonte se PD-ja nuk merr askënd në mbrojte politike, kur organet e drejtësisë janë duke vepruar konform ligjit dhe pa seleksionim politik. Sado keq që të ngjante një deklaratë e tillë, sërish tregonte se PD-ja ka një qëndrim dhe është e ndjeshme për atë që ndodh. Edi Rama, në dosjen Tahiri që ishte shumë herë më serioze, sërish pati një qëndrim distancues, pavarësisht se më vonë u bë mburojë e ish-ministrit. Por Basha edhe këtë nuk e bëri. Nuk doli, por u kujdes mbrëmë vonë të mblidhte krerët e PD-së të rretheve për organizimin e Kuvendit Kombëtar. Pra Lezha e tij si bastion ishte në flakë, kurse Basha darkonte pa e prishur terezinë.

Lulzim Basha dje mund të dilte pas operacionit të policisë dhe të gjente dhjetëra kleçka për aksionin, nëse nuk kishte bindje për arrestimin. PD-ja e Berishës ka një përvojë të gjatë në historinë e arrestimeve, ku edhe ngjarjet më të vogla i ka kthyer në kauza të së djathtës. Lulzim Basha mund të deklaronte se kemi të bëjmë me një goditje politike, siç është zakon sa herë arrestohet një zyrtar. Por as këtë nuk e bëri.

Kreu i PD-së kishte mundësi dje që duke pranuar se ligji është shkelur me pronat, të kërkonte të njëjtat masa ndëshkimore edhe ndaj kryebashkiakëve të kampit socialist, kur dihet se po bëhet nami në tokat e zonës bregdetare ku qeverisin socialistët. Edhe në Durrës është bërë masakër me pronat, në Fier, në Elbasan dhe disa bashki të majta. Por Basha nuk doli fare të thoshte, të paktën diçka. Ndërkohë që në parlament bën “namin” duke denoncuar kryeministrin, qeverinë dhe bashkitë socialiste, dje as që u ndje kryetari i PD-së.

Apo Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj i kanë ndonjë dosje në dorë Lulzim Bashës?! PD-ja heshti duke çuar, edhe me heshtje, mesazh kryeministrit dhe Kryeprokurores se “mund të arrestoni dorën e dytë nga PD-ja, por jo ish-ministrat e PD”.

Dje Lulzim Basha duhet të dilte para medias dhe të fliste. Heshtja tregon bashkëfajësi ose shitje të njërëzve të PD. Sali Berisha ishte ndryshe. Edhe Edi Rama. Edhe Ilir Meta. Nuk heshtnin, kur duhej folur, aq me tepër kur prangat janë në duart e përfaqësuesve të tyre.

S.Prulli

Heshtja e dyshimtë e Lulzim Bashës për prangat e kryebashkiakut lezhjan Read More »

Rendesia e gjumit ne mireqenien tone.Sa ore duhet te fleme?

Gjumi është gurthemeli i mirëqenies sonë. Nëse flemë të paktën 7 orë, atëherë hedhim hapa të rëndësishëm drejt shëndetit optimal.

Mungesa e gjumit ka një ndikim të fortë e negativ jo vetëm në humor dhe temperament por edhe në aftësinë për tu përqendruar në punët e përditshme.

Ndikimi i parë vërehet në ushqimet që konsumojmë dhe sasinë e tyre.

Duke qenë se hormonet e trupit rregullohet gjatë gjumit, në mungesë të tij, hormone e ushqimit çoroditen ndjeshëm.

Si rrjedhojë, ndjesia e urisë shtohet përtej çdo imagjinate.

Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.

Gjumi është i rëndësishëm sepse i jep kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet.

Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë.

Nëse kjo fazë e gjumit zgjat më pak, atëherë fokusi juaj mendor është i dobët.

Për më tepër ju ndiheni të acaruar dhe nervozë.

Nëse flini më pak se shtatë orë atëherë do të përballeni me shtim në peshë, diabet, tension të lartë gjaku dhe depresion.

Për më tepër, do të përjetoni dhimbje trupi, sistem të dobët imunitar dhe performancë të dobët në punë.

Gjumi i mirë duhet të jetë pjesë e prioriteteve tuaja të mirëqenies.

Ndiqni këto këshilla nga AgroWeb.org dhe flini siç duhet dhe mjaftueshëm për të garantuar mirëqenien e mendjes dhe trupit tuaj.
Vendosni një objektiv
Synoni të flini shtatë orë dhe të jeni energjikë për të përballuar sfidat e ditës.

Nëse zgjoheni pas një gjumi të mirë, do të ndiheni të gjallëruar e të mençur.

Rrjedhimisht do të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme apo aktivitetin fizik.

Gjumi ju bën më të motivuar dhe më të vullnetshëm për tu rezistuar tundimeve të panevojshme.
Vendosni një orar dhe respektojeni
Ndërmarrja e një angazhimi të tillë është hapi i parë drejt një gjumi cilësor.

Vendosni një orar, një rutinë tuajën dhe respektojeni sa më shumë.

Fikni telefonin që t’i shmangeni tundimit për të përgjuar të tjerët në rrjetet sociale

Vendoseni një alarm që t’ju kujtojë se është koha për të fjetur.
Ushqehuni shëndetshëm
Kur trupi dhe mendja janë të lodhur, ju i keqinterpretoni dëshirat tuaja.

Herën tjetër që kuptoni se po hani pa pasur mendjen, përpiquni të zbuloni nëse po hani se jeni të uritur apo nuk jeni ngopur me gjumë.

Lodhja me urinë ngatërrohen shpesh me njëra tjetrën.
Qetësohuni
Jepini kohë vetes. Qetësohuni, merrni frymë thellë, shtendosuni dhe përqendrohuni tek momenti dhe jo ngjarjet e ditës.

Nëse truri juaj gëlon nga mendimet, shkruajini ato në një letër përpara se të flini.

Gjumi ka nevojë për përkushtim. Një zakon i tillë do të ndihmojë shëndetin tuaj.
Provoni këto këshilla:

Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.
Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike
Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër.

Rendesia e gjumit ne mireqenien tone.Sa ore duhet te fleme? Read More »

“O king me veshë të gjatë”, Rama sherr me ndjekësit

Deklarata e Kryeministrit Edi Rama në konferencën “Sfidat e emigracionit”, se emigrimi është i mirë, ka nxitur debat mes tij dhe ndjekësve në facebook.

Rama ka këmbëngulur që shifrat e raportuara nga opozita për një numër masiv të shqiptarëve të larguar jashtë vendit janë të pavërteta. Pikërisht largimet masive nga Shqipëria u bënë edhe shkak për replika të shumta mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama, në profilin në facebook të këtij të fundit.

“Emigrimi i shqiptarëve si fenomen historik dhe shifrat e vërteta të largimeve e të rikthimeve çdo vit, të cilat janë larg së qeni “bombat” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike”, shkruan Rama në profilin e tij, ndërsa kanë vërshuar edhe komentet e shumta kundërshtuese.

Replikat

Komentuesi:Për çfarë rikthimesh po flet o burrë qeverie, rikthimet e detyrueshme apo ata që kthehen me idealizëm?

Edi Rama: Jo mor çun jo, flas për shqiptarë që rikthehen në Shqipëri vetë, për ata flas, po çfarë faji ke ti që dëgjon vetëm daullet e propagandës së dëshpërimit!

Komentuesi: Shqiptarët duan me ik të gjithë natën, ti thua po kthehen edhe zvicerianët. Po vinë të kërkojnë azil në shqipëri me ndihmë ekonomike 30 euro në muaj.

Edi Rama:Dëgjoj fjalën time më lart që të kuptosh si qëndron çështja e të drejtës së punës dhe mësoje edhe edukatën se ajo të ndihmon kudo, edhe jashtë.

Komentuesi: Vetëm trë herë kanë ikur shqiptarët masivisht në vitet 91 në 97 dhe 2013-2018.

Edi Rama:Ja dhe shifrat o king me veshë te gjatë, shikoji e gjej herën e tretë.

“O king me veshë të gjatë”, Rama sherr me ndjekësit Read More »

Masakrimi, pronat nga veriu në jug në duart e…

Skema e falsifikimit të dokumenteve të pronësisë dhe tjetërsimi i kategorisë nga rërë në bujqësore është regjistruar edhe më parë prej prokurorisë shqiptare. Një muaj më parë në bashkinë Rrogozhinë u vunë në pranga 8 persona dhe dy u shpallën në kërkim për abuzimin me 11 mijë metër katror tokë në zonën bregdetare të Spillesë.

Ndërkohë në Kavajë në muajin nëntor të vitit të shkuar u zbuluan 135 praktika të falsifikimit të dokumenteve duke e ndarë tokën shtetëore në favor të individëve dhe më pas ish-zyrtarët e Bashkisë Kavajë dhe bashkëpunëtorë të tyre i shisnin tek persona të tjerë. Nga operacioni u vunë nën akuzë 11 persona ish-drejtues të lartë të Bashkisë por dhe ish-zyrtarë të zyrave të regjistrimit. Në listën e përfituesve të zbardhur prej policisë ishin dhe familjarë të ish-kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

Një tjetër procedim është dhe rasti i dosjes së Gjirit të Lalzit. Në pranga u vunë 4 persona ndër të cilët dhe ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas prokurorisë, ndalimi është bërë për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Në korrik të vitit 2016 prokuroria vendosi të ndalojë ish-kryetarin e komunës Levan, Xheladin Malaj, dhe 3 zyrtarë të tjerë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” duke favorizuar një subjekt në ushtrimin e aktivitetit në tokë shtetërore.

Dosjet e zyrtarëve të lartë për prona në fakt kanë vijuar dhe më tej në vite, teksa shpesh janë mbyllur për mungesa të provave. Në shkurt 2017, 20 hektarë janë sekuestruar pranë zonës së Porto Romanos. Në të njëjtin vit në Shkodër u bllokuan 23 mijë m2. Në maj 2016 u sekuestruan 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit dhe po në të njëjtin qark në vitin 2015 u sekuestruan 44 hektarë tokë.

Masakrimi, pronat nga veriu në jug në duart e… Read More »

Gazeta e PD: Kryeministri filloi arrestimet e opozitës PD

Pas ndalimit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj gazetar e PD-së, Rilindja Demokratike shkruan se këto janë arrestime politike të kundërshtarëve të Edi Ramës.

Gezata shkruan se kjo bëhet në mënyrë që të ngjallet frikë dhe panik tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale.

Rama ka nisur arrestimin e kundërshtarëve politikë me akuza të rreme. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është shoqëruar në polici. Kreu i bashkisë akuzohet për ‘Tjetërsim pronash’. Sipas Prokurorisë politike kemi të bëjmë me “Shpërdorim detyre”. Duket se kemi të bëjmë me një fushatë të re politike të arrestimeve me synim ngjalljen e frikës dhe përhapjen e panikut tek qytetarët në një kohë që qeveria është shndërruar në një organizatë kriminale për lidhjet me trafiqet, krimin dhe korrupsionin – shkruan RD.

Gazeta e PD: Kryeministri filloi arrestimet e opozitës PD Read More »