Vlore : Punonjesit e bashkise ne gadishmeri per te …
Në gadishmëri totale punonjesit e bashkise se Vlores , per te kryer zhbllokim te kanaleve kullues pergjate akseve rrugore



Vlore : Punonjesit e bashkise ne gadishmeri per te … Read More »
Në gadishmëri totale punonjesit e bashkise se Vlores , per te kryer zhbllokim te kanaleve kullues pergjate akseve rrugore



Vlore : Punonjesit e bashkise ne gadishmeri per te … Read More »
Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie” kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj. Kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre” për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit
Frrokaj ka dalë sot para gjykatës dhe avokatët e tij kërkuan rivlerësimin e masës së sigurisë, të dhënë më parë “arrest me burg”. Në gjykatë kanë dalë edhe 11 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Lezhës të arrestuar për të njëjtën akuzë.
Tensione para seancës në Gjykatën e Lezhë
Dhjetra forca policie kanë rrethuar gjykatën e Lezhës që herët në mëngjez. Me qindra e qindra simpatizantë të kreut të Bashkisë së Lezhë (përfaqësues i PD) dhe mbështetës të tij janë mbledhur para gjykatës së Lezhës. Ata e kanë pritur me brohoritje mbërritjen në Gjykatë të kryebashkiakut Fran Frrokaj duke thënë se “jemi me ty’. Mbërritja e të arrestuarve nga policia është bërë nën masa të rrepta sigurie. Ata akuzohen për ‘tjetërsim prone’.
Kryetari i këshillit të qarkut Lezhë Gjok Noka nuk ndodhet në sallën e gjyqit, por shtruar në spital me probleme me zemrën.
Seanca gjyqësore vazhdon për vlerësimin e masës së arrestit, ndërsa jashtë gjykatës vazhdojnë të mblidhen qindra të tjerë, duke e futur gjykatën në një rrethim të vertetë proteste. Rrugët e qytetit të Lezhës janë nën kontrollin e forcave speciale të ardhura nga Shkodra dhe Tirana.
Informacionet janë se protestuesit, nëse gjykata vendos lënien në burg të kryebashkiakut, që të turren drejt drejtorisë së policisë së qarkut. Edhe në drejtorinë e policisë janë vendosur forca policie të ardhura nga Mirdita dhe Laçi.
Gjykata ndryshon masën për kryebashkiakun, nga burg në “arrest shtëpie” Read More »
Sara po studionte për t’u bërë avokate, kur ajo u trafikua nga Shqipëria dhe u skllavërua për shfrytëzim seksual. Një vit pasi u largua nga ata që e kishin kapur, asaj i është mohuar azili në Britani të Madhe.
Për “The Indipendent”, ajo tregon historinë e trishtë të jetës së saj, e mbi të gjitha frikën e të kthyerit në Shqipëri.
“Unë u shita si borxh. Do doja të kisha vdekur”, thotë Sara, një vajzë shqiptare rreth të njëzetave. “Kur erdha këtu u ndjeva e lehtësuar, por jam e tmerruar të kthehem pas. Kam frikë se do të kaloj të njëjtat gjëra që kam kaluar”.
Me një grim minimal dhe duke folur një anglishte pothuajse perfekte, Sara duket e qetë. Por, ndërsa ajo rrëfen të kaluarën, është e qartë që jeta e saj s’ka qenë aspak e stabilizuar.
Ajo nuk kishte në plan të shkonte në Britani. Aspironte të bëhej avokate në vendin e saj. Për shkak të një vargu incidentesh në të cilat iu nënshtrua manipulimit dhe shfrytëzimit nga disa burra, ajo nuk mundi të ndiqte ëndrrën e saj.
Gjithçka filloi kur Sara ishte 13 vjeç dhe mësuesi i saj u përpoq ta përdhunonte. Ajo më pas u bë turpi i familjes. Xhaxhai donte ta vriste, duke e fajësuar se kishte provokuar mësuesin e saj, pavarësisht faktit se ai ishte dy herë më i madh se ajo në moshë. Ajo dhe prindërit e saj duhej të largoheshin nga qyteti i tyre.
Pavarësisht nga përvojat e hidhura, gjatë të cilave ajo tentoi edhe vetëvrasjen, Sara vazhdoi shkollën e lartë dhe nisi një karrierë të begatë duke punuar si ndihmës avokate për kompanitë e mëdha financiare. Por kur babai i saj i tha disa vite më vonë se do të martohej me shkuesi, Sara ndjeu se duhej ta bënte këtë gjë.
“Nuk doja të fejohesha”, thotë Sara. “Gjithmonë mendoja se ishte më mirë të bëja një karrierë dhe të martohesha më vonë. Por, kur babai im e rregulloi këtë fejesë, mendova se duhej ta pranoja, vetëm për t’u treguar që nuk isha më turpi i familjes”.
Pak pas fejesës, i fejuari i tha se duhej të shkonin të jetonin në Itali, duke thënë se do të jetonin më mirë atje. Kjo nuk kishte qenë kurrë në planet e saj, por, përsëri, ajo ndjeu se duhej të binte dakord në mënyrë që të kompensonte turpin që supozohej se kishte sjellë në familje.
Ajo arriti të transferojë punën e saj në zyrat në Itali dhe filloi të përgatiste një jetë të re atje. Por optimizmi nuk zgjati shumë.
“Besoja se po shkoja atje për të pasur një jetë më të mirë, por lumturia në Itali zgjati vetëm dy javë”, tha ajo me sytë përdhe. “Mua më duhej të transferohesha në zyrat italiane në Janar pas Krishtlindjes. Por kjo ndodhi kurrë…”
Kjo për shkak se i fejuari i Sarës e shiti atë për të larë borxhin që i detyrohej një bande kriminale.
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për njohje e shqipes si gjuhë zyrtare. “Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë”,- thuhet në deklaratën e Akademisë.
Deklarata e plotë:
Prej datës 14 mars 2018 gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare edhe në Republikën e Maqedonisë. Me vendimin që mori Kuvendi i shtetit fqinj, shqipja tashmë shenjohet si gjuhë zyrtare në tre shtete.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përshëndet me gëzim të madh këtë ngjarje me rëndësi historike, duke vlerësuar se me vendimin e tyre ligjvënësit e shtetit fqinj jo vetëm u njohën shqiptarëve një të drejtë të merituar, por dhe shfaqën para botës së qytetëruar një mendësi krejt të re.
Europeizmi, thelbi i të cilit është tejkalimi i kompleksit të antagonizmit dhe konfliktualitetit me fqinjët, iu bë i njohur botës si prirja sunduese dhe më autoritare edhe në institucionin më të lartë shtetëror në Maqedoni, bashkë me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.
Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër mjegullën e shekujve në bashkëjetesë dhe marrëdhënie të natyrshme me gjuhët e gjalla e ato të vdekura të rajonit; me gjuhët e perandorive dhe të supershteteve; me gjuhët e qytetërimeve dhe të liturgjive, me gjuhët e fqinjëve dhe të jofqinjëve.
Njësia e gjuhës shqipe në funksionet e saj zyrtare është përbërësja e vetme njësuese e shqiptarëve në pikëpamjen kombëtare. Shekujt i kanë ndarë ata nga pikëpamja territoriale në disa shtete dhe nga pikëpamja e besimit janë të bashkuar në disa komunitete fetare.
Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë.
Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare me siguri do të forcojë paqen e brendshme shoqërore në Maqedoni dhe do të inkurajojë hapa të tjerë emancipues në rrugën e përbashkët drejt procesit europeizues.
Shqiptarët në Maqedoni me siguri do ta shohin shtetin e tyre të përbashkët me popullsinë shumicë si qytetarë që gjenden sovranë në vendin e tyre.
Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet e intelektualëve dhe të ligjvënësve të vendit fqinj për ta arritur këtë rezultat.
Akademia e Shkencave: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në tre shtete Read More »
Naftëtarët kanë dalë mëngjesin e sotshëm për të protestuar para uzinës së Ballshit. Ata bëjnë thirrje t’u jepen pagat e prapambetura të më shumë se 1 viti dhe statusi i naftëtarit. Po ashtu, kërkojnë rifillimin e punës, rikthimin në uzinën e mbyllur.
Protesta e atyre është e disata dhe në vijim të premtimeve që morën gjatë videokonferencës me kryeministrin e Edi Rama, me ministrin e Ekonomisë Ahmet Ahmetaj dhe ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Pasi premtimet kanë rezultuar mashtrime, naftëtarët kërcënojnë se nesër do të hyjnë në uzinë.
Naftëtarët protestojnë në Ballsh, kërcënojnë se do të hyjnë në uzinë Read More »
Edhe për këtë javë nuk ka lajme të mira nga moti. Ndërsa Tirana do të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, në malësi do të ketë reshje dëbore.
Dëbora dhe ulja e ndjeshme të temperaturave do të ndihet në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat do të shkojnë deri nën 0 gradë në zonat malore.
Madje sipas Meteoalb në verilindje të vendit dëbora, në zonat malore do të arrijë mbi 40 centimetra.
Java që kaloi në zonat e ulëta dhe bregdet temperaturat kishin mbërritur deri në 25 gradë në mesditë, duke kaluar edhe temperaturat mesatare të muajit mars.
Në zonat e ulëta dhe bregdet termometri gjatë kësaj jave dhe në mesditë nuk do t’i kalojë 18 gradët.
Lajme të këqija nga moti, dimri nuk do të ikë, ja cfarë pritet te ndodh … Read More »
Sipas një harte të re të përpiluar nga Organizata Botërore e Ushqimit, Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të cilat janë të rrezikuara nga furnizimi me ushqime në vitin 2050, në një nivel afër atij alarmant. Krahas vendit tonë, pjesa më e madhe e vendeve afrikane, amerikanojugore dhe aziatike. Ndërsa Europa nuk rrezikohet, tjetër panoramë shfaqet në Ballkan.
Ngrohja globale ndikon jo vetëm në kushtet klimatike, por edhe në mënyrë indirekte në shëndetin e bimëve. Një problem që Organizatat e huaja e konsiderojnë si shumë të rëndësishëm është nevoja për të ndryshuar zakonet tona të ngrënies. Kjo, sepse ngrohja globale dhe të tjera rreziqe që i kanosen globit kanë ndikuar në pakësimin deri në zhdukje të disa lloje ushqimesh bazë.
Harta e ofruar nga Organizata Botërore e Ushqimit tregon vendet më të rrezikuara nga pakësimi i ushqimeve, ndër të cilat Ballkani do të ndikohet, krahas vendeve të kontinentit afrikan apo ato të Amerikës Jugore.
Harta, sipas metodologjisë, tregon lidhjen midis niveleve të ndryshme të emetimeve të gazrave me efekt serë dhe shkallëve të ndryshme të adaptimit të mjedisit – se si perspektivat e lidhura me sigurinë ushqimore në lidhje me ndryshimet klimatike do të evoluojnë deri në vitin 2050 (ose 2080). Kjo, sipas tyre do të ndikojë në garantimin e vazhdueshëm të ujit dhe ushqimit, si dhe në nevojat energjetike të nevojshme për mbijetesë.
Përveç kafesë, ka 11 specie bimore në rrezik zhdukjeje sipas raportit. Ato janë: Avokado, Çokollata, veza dhe vera, peshku, luleshtrydhet, frutat e thata, banania, qepa, kumbulla, orizi, gruri, soja etj. 
Harta, Shqipëria në mesin e vendeve të rrezikuara nga furnizimi me ushqim në vitin 2050 Read More »
Moderatorja Ilda Bejleri duket se do ta zgjidhë me gjyq debatin e madh të krijuar së fundi mes saj dhe analistit Mustafa Nano për çështjen e veshjes. Këtë ajo e ka bërë me dije në një postim në Instastory ku shkruan:
Vetëm pak ditë më parë, Mustafa Nano në emisionin e Arian Canit i kërkoi falje Ilda Bejlerit, pas kritikave për veshjen që i bëri në emisionin e tij “Provokacija”.
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, Nano sqaroi se nuk ka asgjë personalisht me moderatoren, por me fenomenin e veshjes.
“Unë nuk e prisja të përmendje emrin e Ilda Bejlerit. Unë nuk kam punë me të, s’më lidh asgjë me të dhe as nuk dua ta njoh. Unë i kërkoj falje nëse më ka dalë nga goja ndonjë gjë që nuk duhet”, tha Nano.
Çfarë tha Nano për Ilda Bejlerin
“Të shtunën e shkuar, në mbrëmje unë po shihja ndeshjen Napoli-Roma, e cila përfundoi 2 me 4. Por rezultati i ndeshjes nuk ka asnjë rëndësi në arsyetimin që unë po bëj. Dhe pas ndeshjes ishte programi “Zona Gol”.
Është një program që drejtohet nga një vajzë tjetër, quhet Ilda Bejleri, e cila atë mbrëmje ishte veshur në mënyrën më të gabuar të mundshme. Unë nuk kam asnjë pamje të Ilda Bejlerit atë mbrëmje për t’jua treguar tani, sepse SuperSporti mesa duket nuk e ka bërë zakon që t’i hedhë në web, në Youtube, programet e veta televizive.
Por unë po ju them se veshja e Ilda Bejlerit ishte e trishtueshme, ishte vulgare, ishte e pashijshme. Gati-gati ishte fyese. Një fustan si këmishë nate shumë i shkurtër, shumë i ngjitur pas trupit, tmerrësisht i ngjitur pas trupit.
Aq sa unë po mendoja se ajo copa e fustanit ishte e futur në mish, gjinjtë që kishin kërcyer përpara në mënyrë të panatyrshme, aq sa unë po mendoja që ato gjinj ishin duke shpuar ekranin dhe do binin në shtëpinë time, në dhomën e ndenjies.
Do ishte alamet serendipity. Unë jam shumë i sigurtë që Bora Zemani, Ilda Bejleri dhe vajza të tjera të moshës së tyre që bëjnë programe televizive në Shqipëri, sa herë që kanë ditën e programit harxhojnë shumë kohë në garderobën e tyre përpara pasqyrës sepse duan të vishen në mënyrë të tillë që ta provokojnë audiencën në atë farë feje, sa njerëzit mos ta kenë mendjen te ato që thotë Sul Mema me shokë, por ta kenë mendjen te modestitët e gruas (kështu i quajnë myslimanët), të cilat në këtë rast shpalosen në mënyrë spektakolare, nuk janë as modesti. Kjo nuk është veshje televizive.
Një moderatore televizive, sipas meje, nuk duhet të vishet në këtë mënyrë. Dhe këtë po ua thotë një burrë që nuk e ka problem fare një vajzë gjysmë të zhveshur, që nuk e ka problem fare nuditetin femëror. Përkundrazi, gjëja më e bukur që unë kam parë në jetën time është një nudo femërore. Duhet të jenë të shumtë në këtë botë burrat si unë.
Ne duam që ta shijojmë një nudo femërore në rrethana të tjera. Ne duam ta shijojmë një nudo femërore në fotografitë e bëra nga Helmut Njuton. Por jo në një studio televizive ku flitet për futboll, sepse një studio televizive është një studio televizive. Nuk është një lokal ku bëhet striptizë! Ky ishte monologu që unë kisha përgatitur për sonte”, mbyll monologun e tij gazetari Mustafa Nano



Ilda Bejleri hedh në gjyq Mustafa Nanon: Me policin e penduar shihemi në… Read More »