Aurora

Kanadaja po ‘vuan’ nga mungesa punëtorëve, jep lajmin e mirë për shqiptarët që duan vizë

Kanadaja në fillim të vitit të ardhshëm do të lëshojë viza ekspres të cilat pritet të zgjidhin problemin e këtij shteti sa i përket mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.

Kjo në të vërtetë paraqet ndryshim të politikës së emigracionit për të cilën Kanadaja ka punuar gjatë 18 muajve të fundit, gjegjësisht sistemi i Expression of Interest zëvendësohet me një vizë të shpejtë e cila paraqet mënyrën më të shpejt që Kanadaja të bëj selektimin e emigrantëve të cilët posedojnë shkathtësi dhe njohuri për ekonominë e vendit.

Sistemi duhet të funksionojë në atë mënyrë që kandidatët para se të vijnë në Kanada të tregojnë interes për punën që duan të punojnë. Pastaj shteti i teston ata me disa pyetje në bazë të të cilave më pas bëhet vlerësimi i profilit të emigrantit dhe të njëjtin ta ofrojë në treg.

Kanadaja po ‘vuan’ nga mungesa punëtorëve, jep lajmin e mirë për shqiptarët që duan vizë Read More »

Ju tregoj pse shqiptarët rrinë në kafene:Befason ish-ambasodori amerikan

Shumë herë është folur për qëndrimin e shqiptarëve, sidomos të rinjve, nëpër kafene. Analiza të shumta janë marrë duke shpjeguar këtë fenomen që ndodh në Shqipëri.
Këto analiza kanë treguar padobishmërinë e kafeneve dhe qëndrimin e kot të shqiptarëve në to.

Mirëpo, ish ambasadori amerikan Xhon Uidhers ka shpjeguar në një letër dërguar Departamentit të Shtetit në atë kohë se pse shqiptarët qëndronin në kafene.

Xhon Uidhers shkruante:

Institucioni që punon më mirë në Shqipëri është i vetmi vend publik që mund të gjesh: Kafeneja”.
Më tej ai thoshte:

Shqiptarët i diskutojnë problemet e tyre në kafene, përfshirë këtu politikanë që diskutojë iniciativa publike, zyrtarë që diskutojnë politika të ndryshme dhe studentë që diskutojnë provimet ose modën”.
Këto janë zbuluar në disa kabllograme të dërguara mes shkurtit dhe marsit 2008 të zbuluara nga Wikileaks, ku Ambasada Amerikane i ka kushtuar vëmendje mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Diplomati shton në të njëjtin kabllogram se mes shqiptarëve dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë.

Uidhers shkruante:

Që gjatë periudhës komuniste, ku ti ishe gjithmonë në kërkim të një miku që të të gjente pak më shumë mish apo qumësht, dinamika e marrëdhënieve personale është shumë e fortë dhe kërkon shumë kohë e energji. Ato ndikojnë në vendimet e njerëzve.Në këtë mënyrë kafenetë janë institucioni ku mund të ankohesh, të zgjidhësh problemet apo të argëtohesh në Shqipëri.Pra, kur të shihni shqiptarë të ulur në kafene, mos mendoni se është humbje kohe. Është një institucion social multifunksional për një vend në tranzicion”.

Ju tregoj pse shqiptarët rrinë në kafene:Befason ish-ambasodori amerikan Read More »

Zbuloni shifrat alarmante të divorceve në Shqipëri.Më shumë po ndahen se martohen

Divorci ka filluar të jetë një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë.

Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje, teksa shoqërisë i mbetet vetëm të përballojë pasojat dhe kostot që krijohen. Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.
Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa. Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil. Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa. Por, gjithsesi, Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit.

Të dhënat e fundit demografike tregojnë se numri i martesave për 1 000 persona ka rënë brenda BE-28 në dekadat e fundit, ndërsa numri i divorceve është rritur. Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, në vitin 2013 pati rreth 2.1 milionë martesa dhe 943 mijë divorce. Këto shifra mund të shprehen si 4.1 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1.9 shkurorëzime për çdo 1 000 persona.

Avokate Denisa Daka tregon për “Monitor” se divorcet në Shqipëri kanë një kosto të konsiderueshme, jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejt divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë.

Zbuloni shifrat alarmante të divorceve në Shqipëri.Më shumë po ndahen se martohen Read More »

Regjizori i ‘Portokallisë’ shpërthen kundër Ramës: ‘Eshtë dështim’, dhe ka një mesazh të fortë

Altin Basha vjen në “Arkapia” të gazetares Elsa Demo në një rrëfim total për krijimtarinë e tij në teatër dhe politikat në sistemin teatror që qeveria ka ndjekur në këtë 4-vjeçar.

Basha shpërthen ndaj kryeministrit duke pranuar se është zhgënjyer sepse arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij.

Regjisori shpërthen dhe ndaj ministres se kulturës Mirela Kumbaro.

Altin Basha: “Është i pafalshëm dështimi i plotë i kalendarit kulturor në Kosovë. I pafalshëm mungesa e komunikimit me produktin kulturor në Maqedoni. Është e gjitha pluhur mediatik. Nuk ekziston një marrëdhënie kulturore me Kosovën. E gjitha e dështuar, jo produktive.

Mendoj se ekzistojnë resurset, mundësitë, mekanizmat që këto të bëhen efektive. Në këtë kuptim mendoj se gjithçka ka prekur zonja Kumbaro e ka thyer. Prandaj e quaj një elefant në dyqanin e qelqurinave. Mbyllja e festivalit të të rinjve i nxorri jashtë sistemit teatror të rinjtë.

Është e pabesueshme që në momentin kur Shqipëria ka në krye të qeverisë një artist Shqipëria të ketë situatën më të keqe.

Nuk dua të dal në tezat që kryeministri nuk është i informuar për gjërat, nuk i di realetet. Çështja është se arti dhe kultura janë jashtë vëmendjes së tij dhe ky është një zhgënjim shumë i madh, jo vetëm për rëndësinë që ka arti e kultura por edhe për faktin që kryeministri është artist.

Qendra e artit që zonja Kumbaro e mbylli është ideuar në kohën e Ramës ministër, dhe për fat të keq, Rama ministër me Ramën e sotme kanë shumë ndryshim. Në atë kohë ishte shumë më tepër artist e më pak politikan, sot është më shumë politikan e më pak artist në kuptimin e sjelljes ndaj politikave teatrore.

Teatri kombëtar nuk është në kushtet e konkurencës. Teatri kombëtar i merr të gjithë në skenën e tij. Ky është një gabim edhe më i rëndë. Ky është elefanti. Elementët e parë krijues i absorbon dhe i vë emrin Teatri Kombëtar.

Regjizori i ‘Portokallisë’ shpërthen kundër Ramës: ‘Eshtë dështim’, dhe ka një mesazh të fortë Read More »

Spartak Braho trondit Metën dhe Monikën, hap çantën e zezë me sekretet e tmerrshme, burgu po i pret

Baba Taku bashkohet me Ramën, tregon të gjithë pisllëqet e Ilir Metës që nga blerja e drejtësisë, pastrimi i parave të korrupsionit dhe vjedhjet me anë të drejtorëve

Çanta e zezë e Spartak Baros ka disa javë që ka prishur gjumin e çiftit më të korruptuar në Shqipëri dhe Ballkan, Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Spartak Braho, i njohur ndryshe si Baba Taku, është makthi më i ri i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Braho ka qenë një ndër njerëzit më të besuar dhe të afërt të Ilir Metës. Është dëshmitar i veprimtarisë së zezë dhe disavjeçare të Metës dhe Kryemadhit. Pas prishjes së koalicionit PS-LSI, Braho Braktisi Ilir Metën, duke u bashkuar me Edi Ramën. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë në panik për shkak se Braho mund të rrëfejë aferat e tyre tek kryeprokurorja e përkohshme Arta Maku apo aq më keq tek Byroja Kombëtare e Hetimit që do të ngrihet këtë vit. Edhe nëse Braho nuk bashkëpunon, shumë prova kundër Metës dhe Monikës kanë rënë në dorë të bashkëpunëtorëve të Ramës, të cilët do t’i vënë në dispozicion të Byrosë së Hetimit.

Edi Rama ka afruar pranë tij Spartak Brahon në këmbim të rrëfimit të aferave të Metës. Rama dha urdhër që asnjë nga njerëzit e Brahos në degët e administratës të mos shkarkohen. Dhe asnjë nuk është prekur. Së dyti, Edi Rama e futi Brahon në Asamblenë Kombëtare të PS. Disa ditë më parë, Braho u zbuluar teksa po i raportonte Taulant Ballës për një aferë të PD dhe LSI. Krahas raportimit, Braho e këshillonte Ballën që të bënte menjëherë kallëzim penal tek Arta Marku.

Spartak Braho di dhe njeh mirë të gjitha dallaveret, aferat, skemat e korrupsionit dhe pisllëqet brenda çetës së LSI, pra ndërmarrjes familjare të çiftit Meta-Kryemadhi. Braho di mekanizimin korruptiv dhe manovrat që bëri Ilir Meta për t’i shpëtuar burgut në Gjykatën e Lartë pas aferës me zë dhe figurë në zyrën e ish-ministrit Dritan Prifti. Di se si u blenë gjyqtarët, si u blenë ekspertët dhe se si u hodh në kosh ekspertiza e FBI, e cila çonte Metën në burg për korrupsion. Çanta e Baba Takut ka prova për implikimin e Ilir Metës në çështjen CEZ, pazaret në Pragë, gjobat etj. Çanta e zezë e Baba Takut ka dëshmi dhe prova për lëvizjet e Ilir Metës pas akuzave publike për organizimin dhe porositjen e vrasjes së një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë.

Çanta e Baba Takut ka dijeni për fshehjen e pasurive nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Di të gjitha lëvizjet në prapaskenë të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit kundër hartimit, miratimit dhe zbatimit të Reformës në Drejtësi. Si një ndër njerëzit më të besuar të çiftit, Baba Taku është në brendësi të mekanizimit korruptim të Metës dhe Kryemadhit për blerjen e votave në të gjitha zgjedhjet, me paratë e vjedhura me anë të tenderave dhe tarifave që duhet të paguanin drejtorët çdo muaj.

Baba Taku është dëshmitar edhe i shantazheve të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, gjatë qeverisjes me PS, ku bllokonin ligjet në këmbim të interesave dhe dorës së lirë për të vjedhur.

Spartak Braho trondit Metën dhe Monikën, hap çantën e zezë me sekretet e tmerrshme, burgu po i pret Read More »

Përlotet babai i Florencit: Ka punuar lavazhier, ka shitur “tesha te ndihmat” dhe kamarier

I ati i shkodranit që humbi jetën tragjikisht në Francë, Florenc Beqirajt po rrëfen me detaje historinë tronditëse të të birit, teksa është i ftuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”.

“Florenci ka punuar këtu me shit rroba me mua në ndihma, ka punuar lavazhier, ka punuar djali gjithmonë edhe këtu…

Atje ka shitur tesha në mënyrë të zezë, se ka qenë pa dokumenta.

Ka fjet jashtë atje, i kam dërguar para nga Ulqini unë me gruan.

Priste letrat jo sot e jo nesër. Ka punuar gjithmonë”, tha Gëzim Beqiraj.

Përlotet babai i Florencit: Ka punuar lavazhier, ka shitur “tesha te ndihmat” dhe kamarier Read More »

Mund të jetë e vështirë, por është jetësore që para martesës çiftet të flasin për para

Komunikimi është çelës për një marrëdhënie të shëndetshëm dhe në komunikim duhet të përfshihet edhe biseda për para.

Sigurisht, “paratë nuk blejnë lumturinë” dhe “gjithçka që mjafton është dashura”, por nëse çiftet nuk flasin për para, kjo mund të bëhet burim konflikti.

Në disa raste konflikti mund të jetë masiv. Ju sigurisht nuk dëshironi të zbuloni pas martesës së atë që e doni është në borxhe dhe se ju jeni gënjyer sa i përket statusit të tij financiar gjatë gjithë kohës, transmeton Indeksonline.

Edhe në fundin më të zakonshëm, të kesh një qëndrim të ndryshëm financiar ndaj partnerit  mund të shkaktojë grindje.

Por sigurisht që kjo bisedë shpeshherë është e vështirë të bëhet, pasi shumica e çifteve frikësohen të kenë një bisedë të tillë.

Mund të jetë e vështirë, por është jetësore që para martesës çiftet të flasin për para Read More »

Lahej çdo ditë pas pune në tualetet publike për të mos i zbuluar sekretin familja, por kur bijat e tij e zbuluan

GMB Akash, reporteri i njohur bën gjithnjë bujë në rrjete sociale me historitë e veçanta që poston.

Postimi i tij më i fundit bën fjalë për një person të varfër dhe shumë punëtor i cili bëri një sakrificë të madhe për të bërë të mundur shkollimin e fëmijëve të tij, meqenëse ai vetë kurrë nuk mundi të shkonte.

Historia ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.

Kjo është ajo që ky njeri kishte për të thënë:

Asnjëherë nuk ua tregova fëmijëve të mi se cila ishte puna ime e vërtetë. Unë kurrë nuk kam dashur që ata të ndihen të turpëruar për shkakun tim. Kur vajza ime më e vogël më pyeste se çfarë bëja, i tregoja me hezitim që isha thjesht punëtor.
Çdo ditë, para se të kthehesha në shtëpi, shkoja dhe lahesha në banjot publike në mënyrë që ata të mos ia kishin idenë për punën që bëja. Nuk doja gjë tjetër, vetëm t’i dërgoja vajzat e mia në shkollë, t’i edukoja.

Doja që ato të qëndronin para njerëzve me dinjitet. Unë kurrë nuk kam dashur që dikush t’i shihte me përbuzje apo me përçmim, ashtu siç kanë bërë me mua. Njerëzit gjithmonë më kanë vënë në siklet duke më bërë të ndihem i turpëruar.

Kam investuar çdo qindarkë të të ardhurave të mia për arsimimin e vajzave të mia. Kurrë nuk bleva një këmishë të re, por përdorja paratë për të blerë libra për shkollimin e vajzave.

Gjithçka kam kërkuar që ato të fitojnë për mua është respekti.

Unë isha një punëtor pastrimi.

Një ditë para datës së fundit të pranimit në kolegj të vajzës sime, nuk ia arrija dot të paguaja tarifën për t’u pranuar në kolegj. Nuk mund të punoja dot atë ditë.

Isha ulur pranë plehrave, duke u përpjekur fort që të fshihja lotët e mi. Të gjithë kolegët e mi më shikonin, por askush nuk erdhi të më fliste. Kisha dështuar dhe isha zemërthyer.

Nuk kisha asnjë ide se si të përballesha me vajzën time, e cila do të më pyeste për tarifat e pranimit sapo të kthehesha në shtëpi.

Unë kam lindur i varfër. Besoja se asgjë e mirë nuk mund t’i ndodhte një personi të varfër.

Pas punës, të gjithë kolegët e mi erdhën tek unë, m’u ulën pranë dhe më pyetën nëse i konsideroja si vëllezër. Para se të mund të përgjigjesha, ata më dorëzuan të ardhurat e tyre ditore.

Kur u përpoqa të refuzoja, ata mu kundërvunë duke më thënë: “Ne do të vdesim urie nëse është e nevojshme, por Vajza Jonë duhet të shkojë në kolegj”.

Nuk mund t’i kundërshtoja ata.

Atë ditë nuk bëra dush, u ktheva në shtëpinë time ashtu siç isha, si një punëtor pastrimi…

Vajza ime do të përfundojë shumë shpejt studimet në universitet. Tri prej vajzave nuk më lejojnë të shkoj më në punë. Njëra ka një punë me kohë të pjesshme dhe tri të tjerat shkollohen. Por shpesh ajo më dërgon në vendin ku kam punuar dikur.

Na bën të gjithëve bashkë dhe na shtron për të ngrënë, mua dhe të gjithë kolegëve të mi së bashku me mua.

Ata qeshin dhe e pyesin se përse i ushqen aq shpesh. Vajza ime u thotë:

Të gjithë ju ndenjët pa ngrënë për mua atë ditë, që unë të bëhem kjo që jam sot, lutuni për mua, që të mund t’ju ushqej çdo ditë, të gjithëve”.
Sot nuk ndihem sikur jam një njeri i varfër. Si mund të jetë i varfër dikush që ka fëmijë të tillë!”

Ky njeri bëri kaq shumë për vajzat e tij dhe mund të jetë një shembull për të gjithë ne. Ne ndonjëherë harrojmë shpejt se çfarë sakrifikojnë prindërit tanë në mënyrë që të mund të kemi një të ardhme më të mirë.

Shpresojmë që ata ta marrin mirënjohjen që meritojnë.

A ndiheni mirënjohës ndaj prindërve tuaj?

Lahej çdo ditë pas pune në tualetet publike për të mos i zbuluar sekretin familja, por kur bijat e tij e zbuluan Read More »