Aurora

Dashuria nuk njeh moshë, historia që ka befasuar Britaninë e Madhe

Historia e një çifti, që është pulibkuar nga ‘The Sun’, ka shokuar opinion publik në Britaninë e Madhe. Kjo sepse midis tyre ka një diferencë moshe prej 30 vitesh.

Kur Andy Telford ishte 46 vjeç kur takoi gruan e tij Beth, e cila ishte vetëm 16 vjeç. Atyre iu desh ta fshihin për dy vite lidhjen e tyre, për shkak se Beth ishte e mitur.

Beth, e cila tani është 19- vjeç është shprehur se në fillim komentet që ka marrë për lidhjen e saj me Andy-n kanë qenë me të vërtetë demoralizuse për të.

Ajo shprehet se kishte edhe ka akoma nga ata njerëz që e quajnë atë pedofil.“Pavarësisht mendimeve të njerëzve të tjerë, ne kemi qëndruar të fortë si një çift dhe duan vetëm që njerëzit të na lënë të qetë në marrëdhënien tonë.

Ai është dashuria e jetës sime dhe kur mosha e tij nuk ka rëndësi për mua nuk duhet të ketë as për njerëzit e tjerë. Nuk e kuptoj ç’ju duhet njerëzëve me burrin tim”, ka thënë ajo.

Andy dhe Beth janë martuar dhe kanë edhe dy fëmijë. Aktualisht ata janë zhvendosur në qytetin e Lancashire-s për të pasur një fillim të ri me shpresën se njerëzit më në fund do i lënë të qetë.

 

2-3101-1274

Dashuria nuk njeh moshë, historia që ka befasuar Britaninë e Madhe Read More »

Vuçiç: Perëndimi mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të mërkurën se fuqitë perëndimore nuk duan të flasin se kujt i takon Kosova dhe e trajtojnë atë çështje të mbyllur. Ai i bëri këto komente pas takimeve që ka zhvilluar ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara, në një vizitë private gjatë së cilës është takuar edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres. Ai i tha televizionit shtetëror serb se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara ka zhvilluar takime të rënda lidhur me çështjen e Kosovës.

“Jam i kënaqur me punën e përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh. Nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Qe një kohë të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën… Po përpiqemi të gjejmë zgjidhej kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të veten. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në mbështetjen dhe ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, tha ai. Presidenti serb ka paralajmëruar mundësinë që në muajin prill të paraqesë një platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për këtë tha ai, ka nevojë edhe për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare. “Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, tha ai duke nënvizuar se Serbia po paguan çmimin e vendimeve të gabuara të së kaluarës, përfshirë edhe ngritjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtarë. Ai ritheksoi se Serbia është e gatshme për kompromise por jo “edhe të sakrifikojë interesat e saj”, ndërsa hodhi poshtë pohimet se ka zhvilluar takime private me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, apo të ketë biseduar me të për “ndarjen e Kosovës”, një pohim i hedhur nga forcat opozitare në Serbi por edhe nga disa medie evropiane.

Për të premten në Bruksel është paralajmëruar takimi i radhës ndërmjet presidentit serb dhe presidentit të Kosovës në kuadër të bisedimeve për ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Presidenti serb tha se moti i lig që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara mund të pengojë këtë takim. Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur në Bruksel më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Vitin e kaluar presidenti serb hapi një dialog të brendshëm serb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane. Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruaj lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serb që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është ritheksuar edhe në fillim të muajit shkurt, kur Komisioni Evropian shpalosi Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është një nga zhvillimet e rëndësishme për rajonin gjatë këtij viti. Në muajin prill, Komisioni Evropian do të publikojë raportin e përparimit të këtyre vendeve, ndërsa në muajin maj në Sofje, pritet të mbahet takimi i lartë i vendeve të Ballkanit Perëndimorë. Strategjia e zgjerimit do të diskutohet më pas në qershor në takimin e lartë të Bashkimit Evropian, ndërsa në korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i vendeve të Ballkanit Perëndimorë.
Këto zhvillime shihen si një përpjekje e ripërtërirë e Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë në vitin 2019./VOA

Vuçiç: Perëndimi mbështet fuqishëm pavarësinë e Kosovës Read More »

Moti i acartë, bora mbulon Veriun e Shqipërisë

Moti ekstrem, që paralajmëroi sinoptikani grek Arnautoglu për Shqipërinë, ka nisur në veri të vendit. Reshjet e dëborës po bien edhe në zonat e banuara, por problemi më i madh është era e fortë në rrugë.

Situata paraqitet e ngjashme në Rrugën e Kombit, në aksin nga Kukësi në Dibër dhe nga Kukësi në Tropojë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, por me vështirësi për shkak të erës së fortë dhe ngricave.

Edhe aksi Qafë e Buallit-Krastë kalohet pa zinxhirë, por ka prani të ngricave. Ndërkohë, aksi Ura e Çerenecit-Steblevë mund të kalohet pa zinxhirë. Trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës deri në 20 centimetra.

Moti i acartë, bora mbulon Veriun e Shqipërisë Read More »

”Digitalb”: Ildën e veshim ne, Muç Nano surrogato i vjetëruar

Prej javësh ka “shpërthyer” një debat në media mes gazetares së “SuperSport”, Ilda Bejleri dhe opinionistit Mustafa Nano, lidhur me zhveshjen e tepruar, sipas tij, të moderatores. ”Telenovela” në distancë mes Bejlerit dhe Nanos, ka nxitur reagimin e platformës ‘’Digitalb”.

Në deklaratën e ”Digitalb”, thuhet se ky debat ka mangësi që në zanafillë, sa kohë që nuk është shtruar nga ana e profesionistëve. Sipas tyre përgjegjësinë e plotë për veshjen e moderatoreve e mbajne vetë ata, dhe jo Ilda në rastin konkret. Sipas tyre Bejleri nuk është vetëm moderatore, por edhe imazh, dhe gjykimi vetëm në një pikë të së gjithës është i gabuar.

Më tej në deklaratë thuhet se televizioni shqiptar vuan nga gjithologët, duke iu referuar rastit të Nanos dhe se mendimet e tij janë të vjetëruara.

DEKLARATA E PLOTË:

DigitAlb ka ndjekur me vëmendje debatin e ngritur ditët e fundit në lidhje me kritikat për veshjen e moderatoreve të emisioneve sportive. DigitAlb vëren me keqardhje, që debati ka mangësi që në zanafillë.

Së pari, ai është një debat i ngritur gabimisht mes një joprofesionisti të fushës dhe një moderatoreje, kur duhej të ishte një profesionisti e një televizioni.

Nëse ka diçka për t’u kritikuar në veshjen, sjelljen, moderimin, gazetarinë, regjinë, cilësinë e transmetimit a të panelit, apo dhe të çfarëdo elementi tjetër të një emisioni, përgjegjësia është e medias përkatëse dhe debati e kritika duhet drejtuar drejt saj. Televizioni, për ata që janë profesionistë të fushës, është puna e një grupi njerëzish, ku përgjegjësitë nuk i mban vetëm ai që del në ekran, por krejt ekipi që punon për të realizuar një produkt televiziv.

Së dyti, për rastin konkret, moderatorja e sulmuar, Znjsh. Ilda Bejleri është njëkohësisht gazetare, moderatore dhe imazh. Në performancën e saj televizive, ajo i sjell të trija këto cilësi në ekran, sepse të trija janë pjesë e punës dhe personalitetit të saj. Gjykimi i vetëm njërit element të shkëputur nga të tjerët është thjesht dëshirë për protagonizëm, duke nxjerrë atë element jashtë së tërës.

Së treti, DigitAlb, në tërë produktet e veta ndjek nga afër modelet dhe standardet më të mira europiane, qofshin ato teknologjike dhe kreative. Ndërthurja e cilësisë së përmbajtjes me një imazh sa më bashkëkohor, e që të vijë sa më pranë nevojave të publikut të dekadës së dytë të mijëvjeçarit është sfida jonë kryesore, të cilën e marrim me shumë seriozitet.

Së fundi, televizioni shqiptar ka shumë nevojë për debat, një debat të hapur, publik dhe pa kompromise. Televizioni shqiptar vuan nga mungesa e profesionistëve dhe zëvendësimi i tyre me surrogato në moshë të vonuar; vuan nga seksizmi pa profesionalizëm dhe imazhi pa përmbajtje; vuan nga gjithologët që flasin për gjithçka dhe që dalin në çdo studio, e së fundmi edhe si moderatorë programesh, e cila po bëhet një tendencë; nga varfëria e ideve të personaliteteve atelevizive; vuan nga të vjetrit që nuk i lënë vend të rinjve; por mbi të gjitha vuan sepse televizionin e bëjnë ata që nuk e njohin televizionin.

Për të tëra këto ka shumë nevojë për debat, veçse ky debat duhet të vijë nga profesionistët dhe ata që e njohin fushën. Një debat i nisur vetëm për audiencë personale dhe me sulme personale nuk i ndihmon askujt, madje as atij që e nis”.

”Digitalb”: Ildën e veshim ne, Muç Nano surrogato i vjetëruar Read More »

Sot 26 vjet-Basha kujton 22 marsin e vitit 1992: Dita e parë e lirisë!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar zgjedhjet e para pluraliste të 22 marsit 1992. Përmes një statusi në “Facebook”, Basha e quan këtë datë, ditën e parë të lirisë.
“22 marsi 1992: Dita e parë e lirisë!”, shkruan Basha.

Përmes votës së 22 marsit 1992, demokratët erdhën për herë të parë në pushtet duke shënuar kështu zgjedhjet e para pluraliste. Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.

Intelektualë, studentë, të rinj e të reja, njerëz të thjeshtë rrëzuan sistemin e asaj kohe duke u ngritur për të vendosur me votë një rend të ri.

Para se të arrihej tek vota, ishte periudha e viteve 1990-1991 e deri në 22 mars 1922, koha që u shoqërua me protestat e studentëve, të cilët kërkonin rrëzimin e diktaturës e të PPSH nga pushteti.

Sot 26 vjet-Basha kujton 22 marsin e vitit 1992: Dita e parë e lirisë! Read More »

Konçensioni ‘Moligix’, kompania që do të mbikqyrë për 30 vjet lojërat e fatit në Shqipëri

“Moligix” është kompania që po ndërton dhe do të mbikëqyrë Sistemin Qendror të Monitorimit Online të lojërave të fatit sipas një kontrate 30-vjeçare lidhur me qeverinë shqiptare.

Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 7 qershor 2017, me një kapital total prej 500 mijë lekësh. Aksionerë të saj janë tre kompani të cilat janë të njohura për publikun nga procesi i garës që parapriu përzgjedhjen e fituesit mbajtur nga Ministria e Financave në fillim të vitit të kaluar. Fitues të koncesionit, sikurse u njoftua, ishin bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Admiral Sportëetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking”sh.p.k .

Por edhe pse diheshin emrat e kompanive fituese të koncesionit 30-vjeçar, deri më tani nuk është bërë publik ndonjë detaj mbi peshën që ka njëra apo tjetra brenda kësaj sipërmarrje apo aksionet që zotëron secila. Referuar ekstraktit të Qendrës Komëtare të Regjistrimit rezulton se të paktën 98 për qind e aksioneve janë nën zotërim të Mc Networking, dy kompanitë e tjera Admiral Sportwetten”GmbH  dhe “ATSI Spolka Akcyjna” kanë secila nga një përqindje simbolike prej 1 për qind në aksionet e “Moligox”.

Koncesioni u kundërshtua në Gjykata

Procedura ku Financat shpallën fituese, në mars të 2017 bashkimin e shoqërive “Admiral Sportwetten”GmbH  &“ATSI Spolka Akcyjna”& “MC Networking” sh.p.k. për ndërtimin e sistemit online të lojrave të fatit është shoqëruar me kundërshtime në të paktën tre Gjykata.

Fillimisht ishte Shoqata e Shoqërive të Lojërave të Basteve Sportive ajo që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e të paktën tre pikave që sipas saj binin ndesh me Kushtetutën.

Por, pavarësisht argumenteve të sjella nga kjo shoqatë, në çështjen e regjistruar më 6 qershor 2017, një ditë para themelimit të kompanisë së përbashkët, Gjykata rrëzoi këtë kërkesë me një vendim që u bë publik në fillim të këtij viti.

Edhe operatori i renditur i dyti në garën për Sistemit Online të Monitorimit, bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Qualysoft”GmbH &“Comtrade” d.o.o &“Starsat International” sh.p.k. & “Communication Progress” sh.p.k. ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë dhe më pas në atë të Apelit.

Tarifat e vendosura për monitorim

Në prill të  vitit të kaluar ashtu sikurse parashikohej në ligj, qeveria miratoi me një vendim të veçantë tarifat që do të aplikohen nga ana e koncesionarit mbi lojërat e fatit në funksion të shërbimit që lidhet me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit.

Por cilat janë tarifat që do të aplikojë koncesionari mbi pikat e basteve, kazinotë elektronike dhe Lotarinë Kombëtare. Sipas vendimit, tarifa ditore për çdo pikë bastesh në vend do të jetë 0.70 euro, ose 21 euro në muaj.

Kjo e çon totalin që do të paguajë një pikë basti në 252 euro në vit. Aktualisht sipas shifrave të deklaruara nga Shoqata e Shoqërive që operojnë në fushën e lotove dhe basteve sportive në treg janë rreth 3 mijë pika. Kjo do të thotë që totali që do të paguajnë pikat e bastit te konceisonari është 756 mijë euro.

Kategoria e dytë që do të paguajë tarifë për sistemin e monitorimit është ajo e kazinove elektronike që do të jetë 1.25 euro për çdo aparaturë apo makinë loje. Kjo do të thotë që për një aparaturë në muaj do të paguhet 37.5 euro, çka në një vit e çon detyrimin për t’u paguar në 450 euro. Deri në vitin 2013, zyrtarisht rezultonin në treg 2200 aparate të instaluara brenda kazinove elektronike. Me këtë shifër, detyrimi total që ky segment do paguajë është 990 mijë euro nëse do të kemi të njëjtën sasi makinash.

Lidhur me Lotarinë Kombëtare, tarifa që është parashikuar për t’u paguar është 1 euro në ditë për njësi. Sipas të dhënave të faqes zyrtare të Lotarisë Kombëtare të llogaritura në korrik 2017 në të gjithë vendin rezultonin rreth 425 njësi që tregojnë lojërat e kësaj kompanie.

Kjo do të thotë që çdo njësi do të paguajë në muaj 30 euro dhe në vit 360 euro ndaj koncesionarit. Në total, gjithë njësitë do të paguajnë 153 mijë euro për sistemin e monitorimit. Duke mbledhur të ardhurat nga të tre, segmentet rezulton që koncesionari do të arkëtojë rreth 1.9 milionë euro. Të gjitha llogaritjet nuk kanë të përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Konçensioni ‘Moligix’, kompania që do të mbikqyrë për 30 vjet lojërat e fatit në Shqipëri Read More »

Trondit ish-ministri i Mbrojtjes: Iluminatit po drejton ekonominë botërore

Ekzistenca e një grupi të quajtur “Iluminati”, prej kohësh qarkullon në rrjet, ku jo të paktë janë personat që e besojnë ekzistencën e tyre. Iluminati është një organizatë e fshehtë dhe me qëllime të fshehta.

Një ndër ta duket se është edhe ish-ministri i Mbrojtjes i Kanadasë Paul Hellyer i cili thotë se Iluminati është i vërtetë dhe drejton botën në mënyrë sekrete, duke përfituar miliarda nga industria e naftës.

Sipas 94-vjeçarit, anëtarët e Iluminatit vazhdojnë të bëjnë luftëra të panevojshme nëpër botë duke përfituar shuma të mëdha parash.

Ai këmbëngul se ky grup sekret ka në posedim teknologji shumë të avancuar që është në gjendje të ndikuar në efektet e ndryshimeve klimaterike.

Në fakt, Hellyer bëhet kështu i vetmi politikan i lartë që mbështet teoritë konspirative, shkruan “The Sun”.

Më herët, edhe historiani i shquar britanik, Nial Fergusson, ka pretenduar vazhdimisht se bota drejtohej nga një sekt i fshehtë, që ndikon ekonominë globale.

Trondit ish-ministri i Mbrojtjes: Iluminatit po drejton ekonominë botërore Read More »