Aurora

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga…

Ëndërrat realizohen. Këtë e vërteton 92-vjeçarja, Gullu Saraç, e cila ka nisur shkollën fillore për të mësuar lexim dhe shkrim, një mundësi që nuk i erdhi kur ishte e vogël.

Saraç është një prej tetë grave që janë bërë pjesë e kursit të shkrim-leximit. “Fëmijët e mi provuan të më mësojnë si të lexoj e shkruaj për disa vite, por deri tani nuk kisha vijuar procesin shkollor”, tha ajo.

Ideja për të nisur shkollën në këtë moshë i erdhi nga motra e saj që ndiqte flloren çdo ditë. Por, ajo e ka edhe një dëshirë të madhe, për të shkruar emrat e fëmijëve dhe nipërve.

“Është dicka e mirë që kursi mbahen në shkollë pasi gjithmonë më ka pëlqyer të ulem në bankat e shkollës. Tani mund të lexoj disa artikuj, por shpresoj se do mësoj të shkruaj me ndihmën e mësuave. Dua të shkruaj emrat e fëmijëve dhe nipërve të mi”, tha ajo për mediat turke.

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga… Read More »

Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën por dhe opozitën

Nga Jozefina Topalli

Gezuar 22 Marsin, diten e triumfit te demokracise.

26 vite me pare Partia Demokratike fitoi mbi regjimin me te eger diktatorial te EH.

26 vjet me pare, shqiptaret vendosen te nisin udhetimin e tyre drejt lirise,shpreses dhe integrimit te tyre me perendimin.

Ata ia dolen te liberalizojne vizat, te behen anetare te Natos, te CoE, te OSBE si dhe te behen anetare kandidat te BE.

Por pas 26 vitesh vendi ndodhet serish ne nje faze kritike : pa qeverisje dhe pa opozite.

Pas 26 vitesh shqiptaret po largohen nga shtepite e tyre sepse ata nuk shohin drite ne fund te tunelit; As ne kohet e pushtimeve, shqiptaret nuk kane ikur ne keta permasa si sot;

Pas 26 vitesh vendi yne permendet me shume per drogen dhe hashashin se sa per bukurine e natyres se saj apo per studentet dhe artistet shqiptare qe shkelqejne kudo;

Pas 26 vjetesh ne rreshtohemi si vendi me popullsine me te pa lumtur, gje qe nuk ka ndodh as ne ditet me te veshtira; rreshtohemi si vend shume i korruptuar, por mbi te gjitha si vend ku varferia e mjerimi jane shumefishuar dhe rinia eshte pa te ardhme; si vendi ku pasuria eshte perqendruar ne pak duar dhe ku vendimet politike nuk i marrin forcat politike , por vetem 4-5 titullare.

Sikur te gjitha keta te mos mjaftonin , ne vendin tone demokracia eshte ne rrezik.

Brenda PD, forces politike qe solli voten e lire, sot nuk ka me zgjedhje, nuk ka me forume, nuk ka me statut, nuk ka me debat.. te gjitha jane farse!

Dhe kjo eshte vetem njera ane. Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetem te djathten, por opoziten si garancine kryesore te qytetareve per t’i dale zot lirive si dhe te drejtave te tyre ekonomike, politike e sociale.

Pas 26 vitesh Lulzim Basha kerkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, dates se rrezimit te shtatores se diktatorit;

Pas reagimeve te forta Projetligji u terhoq ,me justifikime tamam si dikur; ku njeri bente autokritike te thelle( si dikur ne plenume), ndersa LB si gjithmone nuk dinte asgje , dhe i habitur per cfare po degjonte ,tamam si Pal Vata kur thoshte:”Pasha t’madhin zot, unë e Enveri s’dimë gja, ne pastë ba Mehmeti, me krye të vet!”

Sot me shume se kurre shqiptaret duhet te bejne nje reforme te thelle te forcave politike qe ata te mos mbeten si prone e titullarit ; Sot me shume se kurre interesi publik kerkon qe LB te beje transparence per burimet, kanalet e parave te lobimit;

Demokratet duhet te ngrihen per t’ i dale zot femijeve te tyre, familjes se tyre , partise se tyre, vendit te tyre;

Pas 26 vitesh Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën por dhe opozitën Read More »

Fukarenj, varfanjake ne pasuri por te pasur ne shpirt – Qendroni fort dhe mos u dorezoni!Opinion nga Kreshnik Osmani

Te dashurit miq!

Fukarenj, varfanjake ne pasuri por te pasur ne shpirt, njerez te keputur, pa lidhje te forta, te afte, te shkathet dhe te mençur. Qendroni fort dhe mos u dorezoni. Nuk ka nje klase VIP ne Shqiperi. Secili prej jush te zhvilloje aftesite e veta dhe mos lejoni njeri t’ju kompleksoje. Te gjithe ju keni te drejte te beni karriere dhe te ngjisni shkallet, ne art, ne kulture, ne ekonomi dhe ne politike. Mos i lejoni rracen tone te VIP-ve t’ju bejne te ndiheni ngushte me marifetet e tyre. Shpesh per t’ju goditur nga gjunjet ju quajne karrieriste. Le te pëllasin sa te duan.

Ti ke te drejte te besh karriere njelloj si ata. Zhvilloni aftesite tuaja dhe konkuroni fort. Ketu nuk ka shtresa borgjeze dhe aristokrate qe kane disa shekuj histori me politiken dhe me kapitalin qe ta kene fushen ekskluzivitet. Vipat me te medhenj ne kete vend kane qene katunare si te gjithe ne para 100 vitesh, kane ngrene paçamurr e trahana me vaj kikiriku, jane veshur me rroba doku dhe jane mbuluar naten me qilimin qe e kane shkel me balte diten se nuk kane patur batanije per tu mbuluar ne shtepi. Ti mundesh. Ti vlen. Mos i lejoni pasaniket e rinj t’ju kompleksojne. Ky eshte nje katund i madh ku te gjithe keni mundesi te çani dhe te ngjiteni lart. Luftoni fort, sepse jane keto 20-30 vjet ato qe do te percaktojne elitat kulturore, politike dhe ekonomike te Shqiperise.

Mos u terhiqni, luftoni fort. Po iu rreshkiti situata edhe per disa dekada, nuk i kapni më dot. Femijet po i arsimojne jashte, pasurite po i trashegojne per ata, po bejne krushqi me njeri-tjetrin dhe nese nuk levizni keni per te qene sklleverit e tyre perjetsisht, brez pas brezi. Luftoni fort, mos u terhiqni. Mos besoni tek rraca jone VIP. Aristokracia nuk eshte histori provincialesh qe kane vene dy lek, por eshte gen e tradite qe per tu trasheguar si e tille ka nevoje per dy treqind vjet. Mos u terhiq. Lufto, ngulmo deri ne fund. Ti vlen njelloj si ata!

Fukarenj, varfanjake ne pasuri por te pasur ne shpirt – Qendroni fort dhe mos u dorezoni!Opinion nga Kreshnik Osmani Read More »

22 Marsi – Dita Boterore e Ujit !

Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata (Argjentinë). Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme. Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: “Gratë dhe uji”, 2004: “Uji dhe Fatkeqësitë”, në 2007: “Si të merren me mungesën eujit”. Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet , një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë. Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jentojnë pa higjenës themelor

22 Marsi – Dita Boterore e Ujit ! Read More »

Mesazhi i gjetur më i vjetër në shishe

Një familje në Perth të Australisë ka gjetur mesazhin më të vjetër të njohur në një shishe, pothuajse 132 vite pasi ajo ishte hedhur në det.

Tonia Illman kishte gjetur shishen, teksa kishte dalë për një shëtitje përgjatë dunave të rërës në një plazh në Australinë perëndimore.

Bashkëshorti i saj tregon se e kishin gjetur letrën në shishe, por nuk e kishin idenë se çfarë ishte ajo, derisa kishin shkuar në shtëpi dhe e kishin tharë atë në mikrovalë.

Ekspertët kanë konfirmuar se është një mesazh autentik nga një anije gjermane. Shënimi në shishe, që mbante datën 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane “Paula”, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe trajektoreve të lundrimit nga ana e Observatorit Detar të Gjermanisë.

Më herët, rekordi botëror “Guinness” për mesazhin më të vjetër në shishe ishte 108-vjeçar. Familja Illman kishte kontaktuar me ekspertë vendas për të verifikuar moshën e shishes dhe, pas kontakteve edhe me zyrtarë gjermanë ishte konfirmuar gjithçka.

Me mijëra shishe janë hedhur në det gjatë eksperimentit 69-vjeçar të Gjermanisë. Familja Illman ia ka huazuar zbulimin e saj Muzeut Perëndimor australian, për dy vitet e ardhshme, e ai do të ekspozohet duke filluar nga e mërkura.

Mesazhi i gjetur më i vjetër në shishe Read More »

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes

Reshjet e shumta kanë sjellë shembjen e një shpati mali në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Repsit. Shembja e dherave ka sjellë shkatërrimin e një biznesi të ngritur në anë të rrugës.

Siç edhe duket në foto, dëmtimet janë të mëdha.

Mësohet se në rrezik janë edhe banesat në këtë zonë. Zona ende nuk është stabilizuar dhe shembjet vazhdojnë.

Shembet mali në Rrugën e Kombit, shkatërrohet një biznes Read More »

Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit

Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur, pasi flinte çdo natë për 11 vjet rresht në varrin e të zotit të tij.

Qeni ishte rreth 4 vjeç, kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian, vdiq, në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, në Argjentinë.

Qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.

isa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit.

Drejtori i varrezës, Hector Baccega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”.

Djali i Guzman, Damian tha se kishte tentuar disa herë ta sillte Kapitenin në shtëpi, por ai shkonte gjithmonë drejt varrezave.

Historia është e ngjashme me atë të Hachiko, një qen i cili thuhet se ka pritur në një stacion treni të Tokios të zotin e tij të kthehej çdo ditë, për 9 vjet nga Maji 1925, pas vdekjes së pronarit Hidesaburo Ueno në punë.

Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit Read More »

Letra e ambasadorit Donald Lu: Jam i zhgënjyer…

“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij pwr anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Dhoma Amerikane publikoi sot indeksin e besimit (ABI) i cili tregonte përkeqësim, pas përmirësimit të një viti më parë.

Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.

“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.

Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemt gjyqësor.

“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës. Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit amerikan në Tiranë.

Letra e ambasadorit Donald Lu: Jam i zhgënjyer… Read More »