Aurora

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë

“Marrëveshja jopolitike dhe kundër dinjitetit kombëtar e kryeministrit Edi Rama për varrezat e ushtarëve grekë – sëmundje e vjetër antishqiptare e kryeministrave shqiptarë”.

Kështu shkruan avokat Spartak Ngjela lidhur me procesin e zhvarrosjes së eshtrave të 27 ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës.

ARGUMENTI I PLOTË I SPARTAK NGJELËS:

l.
Varret fantazmë të ushtarëve grekë në Shqipëri po duan të rikrijojnë fantazmën e Vorio-Epirit.

Vorio-Epiri është ide e krijuar nga pushtuesit grekë që, me ndihmën e fuqive të mëdha, në vitin 1913, kanë pushtuar si aneksim tokat shqiptare nga Jania e deri në Prevezë në favor të Greqisë.

Risjellja në kujtesë e varreve të ushtarëve grekë, s’bën gjë tjetër veçse evokon sërish orekset pushtuese greke.
Por Tani, pas fuqizimit të Shqipërisë në Perëndimi, kjo është një manovër qesharake që kërkohet të arrihet me injorancën e kryeministrit aktual të Shqipërisë, që duket se është i trembur nga Reforma në Drejtësi.

Ky është një akt anormal për qeverinë shqiptare dhe për një kryeministër që niset për të mbrojtur Çamërinë dhe përfundon në fantazmën groteske greke të Vorio-Epirit.

Përpara se sa të flitet për varre ushtarësh pushtuesë; çdo qeveri shqiptare duhet të kërkojë varret e shqiptarëve të vrarë gjatë masakrës genocidiale kundër çamëve në Greqi; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar çam të vrarë në vitin 1945; duhet të kërkojë dëmshpërblimin për çdo shqiptar që është shpërngulur nga trojet e veta etnike si dëm material; duhet të kërkojë dëmin material që i është shkaktuar shtetit shqiptar si pasojë e genocidit antiçam për strehimin e
Shqiptarëve etnikë të shpërngulur nga trojet e tyre mijravjeçare; duhet të kërkojë kthimin e të gjitha pronave të shqiptarëve etnikë çamë në Çamëri, kudo ku çamët i kanë pasur ato në Greqi; duhet të kërkojë kthimin në Çamëri të të gjithë shqiptarëve çamë të shpërngulur me masakër nga trojet e tyre; duhet të kërkojë autonominë e Çamërisë; dhe, në fund, të gjitha këto duhet t’i potencojë si kërkesë historike me anë të aleancës shqiotaro- amerikanë.

Padrejtësinë shqiptare e kanë krijuar fuqitë e mëdha: Franca dhe Rusia, se pushtuesit grekë shqiptarët i kishim mbytur dhe me gurë.
Por duhet të kujtohemi se shqiptarët sot janë në aleancë me fuqinë më të madhe dhe të vetme botërore.

Megjithatë, kuptohet se shqiptarët sot nuk e kanë një kryeministër që të potencojë dinjitetin shqiptar dhe të strukturojë skemën historike për bashkimin kombëtar shqiptar, ashtu siç kuptohet që po e kërkon politika amerikane.

ll.
Shqipëria sot gjendet tamam si në vitin 1999, përpara se të fillonin bombardimet kundër Jugosllavisë; por edhe atëherë, që qeveria shqiptare të bashkohej me mendimin amerikan për bombardimet e Jugosllavisë, u desh të rrëzoheshin dy kryeministra rresht: Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Politika amerikanë e kishte provuar atëherë se, me këta dy kryeminustra nuk mund të bëheshin bombardimet kundër Beogradit. Prandaj ajo i rrëzoi të dy.
Por duhet thënë se, deri tani, vetëm një kryeministër i është përgjigjur skemës amerikano- gjermane për ngritjen reale të shqiptarizimit në Ballkanin Perëndimor, si i vetmi aleat real amerikan në Ballkan – dhe ai ka qënë Pandeli Majko.
Ky ishte kryeministri shqiptar që iu dha udhë reale bombardimeve për çlirimin e Kosovës.
Të tjerët, në forma të ndyshme, kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues për të garantuar pushtetin e tyte; dhe, në fund, kanë rënë në korrupsion: kanë vjedhur mjetet monetare të shtetit shqiptar dhe kanë bllokuar zhvillimin; por të gjithë janë kryeministra-kunguj; që vetëm kanë vjedhë shqiptarët.

Po ky i sotmi?
Është e njëjta prerje me paraardhësit e tij, por, nëse do të vijojë kështu, duhet ndërruar.

lll.
Shqiptarët duhet ta dinë mirë sot se me një kryeministër që niset për Çamërinë dhe përfundon në fantazmogorinë pushtuese të Vorio-Epirit, nuk mund të kenë të sigurt asgjë.
Sëmundja e kryeministrave shqiptarë, që nga Ahmet Zogu deri te ky i sotmi duhet shrrënjosur në Shqipëri; sepse në të kundërt shqiptarët nuk mund të kenë perspektivë zhvillimi.

Sot që ka dalë në pahun e historisë aleanca shqiptaro-amerikane për politikën ballkanike, një kryeministër si ky që është, përbën vetëm pengesë dhe rrezik për zhvillimin shqiptar dhe për vetë aleancën me Uashingtonin dhe Berlini.

Çdo politike e re ka kohën e saj, ku ajo ose konsumohet, ose humbet. Shqiptarët duhet të nxitojnë se ky është një fat i madh historik për zhvillimin e tyre, por që ka afër tete vjet që po pengohet nga dy kryeministra fantazmë – Sali Berisha dhe Edi Rama.

Tani që të dy janë futur në udhën e likuidimi të tyre, por që, duke parë marrëveshjen e fundit për varret e ushtarëve grekë, kuptojmë se ende po vijon në Shqipëri vallja makabër e Esat Toptanit.

Po amerikanët çdo bëjnë?
Duhet të veprojnë si në vitin 1999; kur gjetën Pandeli Majkon dhe e çuan skemën deri në çlirimin e Kosovës.

Sigurisht, edhe maxhoranca socialiste duhet ta ketë parasysh këtë, sepse nuk e ka pasur të lehtë që të jetë partnere me politikën amerikane, por, përderisa tani e ka arritur këtë, duhet të dijë të manovrojë brenda frymës që po kjo mazhorancë, me kryeministrin e vet, në vitin 1999, diti të ndihmojë realisht në çlirimin e Kosovës.

Spartak Ngjela zbulon skandalin: Varrezat fantazëm të ushtarë grekë , ja çfarë duan të krijojnë Read More »

“Dhëmbë për dhëmbë”, pas Serbisë armatoset edhe Shqipëria me mortaja ofensive inteligjente

Pas armatosjes së Serbisë dhe Kroacisë me sisteme raketore të fjalës së fundit dhe me avionë bombardues, edhe Shqipëria ka hyrë në garë duke rinovuar totalisht arsenalin luftarak.
Pas ardhjes së mjeteve të blinduara nga SHBA-ja dhe ndryshimit total të armëve të lehta, ushtria shqiptare ka mblerë artileri ofensive nga Austria dhe ka porositur edhe një parti të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për një markë shumë të famshme ndërkombëtare, Hirtenberger AG, e cila prodhon topat dhe mortajat më “vrasëse” në botë.

Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka mblerë mortaja të kalibrit 60 milimetër, të cilat janë perfekte për trupat speciale dhe kanë rezultuar të suksesshme nga disa ushtri në botë.

Përveç armatës austriake, një nga kontigjentet më të njohura në botë që e përdorim këtë artileri janë edhe forcat speciale britanike SAS.

Ata janë përdorur me sukses në Afganistan dhe ushtria e Madhërisë së Saj ka porositur sërish mortaja të llojit Hirtenberger.

Kjo blerje është një sinjal si balistik por edhe politik. Përveçse një furnizim për forcat speciale me një markë të rëndësishme dhe efikase për sulmin artilerik, është lidhja me një vend që tashmë ka një rol të riformatuar në Ballkan dhe është trashëgimtarja e një fuqie botërore të rëndësishme gjatë kohës kur Shqipëria u copëtua në Luftën Ballkanike.

Austro-Hungaria ka qenë mbështetëse për të mos e copëtuar Shqipërinë dhe ka luftuar deri në fund për të mos i dhënë Rusisë pjesët që ajo kërkonte për shtetet sllave në Ballkan si Serbia dhe Mali i Zi.

Duke qenë se ka një vendosje gjeopolitike të rëndësishme mes Lindjes dhe Perëndimit, Austria ka riaktivizuar rolin politik kryesisht për Ballkanin duke rimarrë në një farë mënyrë kujdestarinë për vendet që ka pasur influencë Dera mbretërore e Habsburgëve.

Austria njihet ndryshe edhe “Shteti i Dytë i Vatikanit”, pasi është përgjithësisht vend katolik dhe i lidhur ngushtë me qendrën e Kishës Katolike.

Blerja e armëve austriake përfaqëson një rritje cilësisht të relacioneve që qeveria e Edi Ramës ka vendosur me Vjenën zyrtare që prej vitit 2013.

Ndërkaq, kompania Hirtenberger, me një përvojë më shumë se 150-vjeçare, përfaqëson një emër të famshëm të industrisë së artilerisë dhe prodhimit të municionit.

E krijuar si industri, më vonë kjo kompani furnizoi ushtritë më të rëndësishme europiane me pajisje dhe aksesorë artilerikë.

Martajat dhe topat e lehtë janë krenaria e Hirtenberger. Ushtritë e Sllovenisë dhe Kroacisë janë furnizuar që herët me armët e kësaj kompanie.

Gjatë luftës në ish-Jugosllavi, ushtria e Tugjmanit në Kroaci arriti rezultate të rëndësishme në beteje falë përdorimit të mortajave të prodhimit austriak, të cilat zunë në befasi mbrojtjen e armatës serbe, e cila kishte arsenal të modelit rus dhe kinez.

Mortajat Hirtenberger janë të njohura për preçizionin e bombardimit gati “kirurgjikal”, por edhe për fuqinë e shkatërrimit të objektivit.

Mortajat 60 milimetrëshë dhe ato të kalibrit 80 milimetër hyjnë në artilerinë e lehtë dhe përdoren kryesisht nga trupa që kërkojnë të avancojnë në territorin armik dhe rrezja e tyre përfshin deri në 500 metër deri në 1 kilometër.

Janë të lehta për t’u mbajtur dhe gjatë funksionimit vendosen në stativ tripod. Municioni i këtyre mortajave është inteligjent dhe mund të drejtohet edhe me infra të kuqe.

Ushtria shqiptare ka pasur mortaja të vjetra të prodhimit rust ë Luftës së Dytë Botërore, të cilat nuk ishin të sakta dhe nganjëherë konsideroheshin edhe të dëmshme për përparim, pasi mund të jepnin tek armiku një vendndodhje të trupave undërshtare dhe mudnësi për të manovruar.

Artileria më e sofistikuar e ushtrisë shqiptare kanë qenë topat Obuz me rreze të gjatë veprimi, të cilat komandoheshin me llogaritje këndore që nuk është shumë e saktë, por fuqia e këtyre topave ka qenë e frikshme. Ndërkaq, artileritë e rrezeve të shkurtëra dhe të mesme nuk kanë qenë shumë të sofistikuara.

“Dhëmbë për dhëmbë”, pas Serbisë armatoset edhe Shqipëria me mortaja ofensive inteligjente Read More »

Ikën Sheraton, kush është biznesmeni i fuqishëm shqiptar që bleu godinën?

Hotel “Sheraton” në Tiranë po shitet. Pas largimit të papritur të kompanisë Sheraton, hoteli në Tiranë mbeti në pronësi të kompanisë M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive që nga viti 1992 në vendin tonë.

Ikja e kompanisë kuvajtjane nga vendi ynë, ka bërë që hoteli të nxirret në shitje dhe në skenë nuk ka vonuar të shfaqet Shefqet Kastrati.

Ai ka mundur të blejë hotel Sheraton me një shumë prej 30 milion eurosh.

Kastrati është një nga biznesmenët që qëndron rregullisht në majat e renditjes së njerëzve më të pasur në Shqipëri.

Ai njihet kryesisht për biznesin e hidrokarbureve, të makinave, të sigurimit etj, të gjitha nën kompaninë mëmë Kastrati Group. Si dhe një mori projektesh të mëdha.

Së fundmi Kastrati po zgjeron investimin edhe në hotele dhe ndërtime, ku bie në sy investimi në Garden Residence Turdiu dhe ndërtimi i Albanian Tower, kulla tek rruga e Elbasanit ku u prish këndi i lojërave 7 Xhuxhat, një projekt në bashkëpunim me Balfin Group të Zamir Manes.

Ikën Sheraton, kush është biznesmeni i fuqishëm shqiptar që bleu godinën? Read More »

Arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani, e pabesueshme çfarë grabitën në market

Policia gjermane, të hënën ka arrestuar dy shtetas shqiptarë (25 dhe 26-vjeçar) dhe një maqedonas 28-vjeçar, të dyshuar për plaçkitje të artikujve ushqimorë për fëmijë. Hetimet i ka ndërmarrë policia gjermane, shërbimi për krime (LKA 26).

Një detektiv përgjegjës i një zinxhiri të barnatoreve në Hamburg, ka vëzhguar se si tre persona kanë vjedhur në tre barnatore të ndryshme. Me këtë rast, ai ka informuar policinë, duke siguruar daljen nga barnatorja.

Gjatë përpjekjes për të dalë nga barnatorja me çanta të mbushura me mall të vjedhur, oficerët e policisë ndërhyjnë dhe i arrestojnë, shkruajnë mediat gjermane, shkruan INA. Nëpër çanta janë gjetur pluhur qumështi në një vlerë prej rreth 390 eurosh, të cilat i janë kthyer pronarit. Sa i përket vjedhjeve paraprake, bëhet fjalë gjithashtu për pluhur qumështi, ka pohuar detektivi që i ka vëzhguar.

Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar. Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani. Hetimet janë në rrjedhë e sipër deri në ndriçimin e plotë të rastit, pasi dyshohet se ata mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale.

Arrestohen 2 shqiptarë në Gjermani, e pabesueshme çfarë grabitën në market Read More »

Pamje të reja rrëqethëse/ Ariela dhe Aldisoni të shtrirë pranë njëri-tjetrit, polici i heq armën nga dora, motra shokohet

Vrasësi i studentes 21-vjeçare Ariela Murati po mbahet në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave mjekësore. Mjekët japin pak shpresë. Plumbi me teë cilin qëlloi veten në kokë i ka shkaktuar plagë të pashërueshme.

Një video e mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop” në TV Klan tregon momentin menjëhere pas krimit.

Nga pamjet shihet se trupat e Aldison Belulajt dhe studentes së juridikut që ai i mori jetën, ndodhen ngjitur me njëri – tjetrin. Provë kjo, që sipas ekspertëve të kriminalistikës, tregon se menjëherë pasi ka shtënë mbi Arielën, ai ka qëlluar edhe veten.

Ka rënë përmbys me pistoletë në dorë. Në video shihet se si një efektiv i policisë i heq armën nga dora, ndërsa ai vazhdon të lëvizë.

Motra e Arielës dhe një shoqe e saj që ndodheshin aty, lëvizin të shokuara. Ndërsa 21-vjeçarja ka mbetur e vdekur në vend.

Tre ditë pas ngjarjes që ndodhi pranë Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, mbi motivet e krimit janë hedhur versione të shumta.

Policia po heton mbi disa të dhëna se 23-vjeçari e ka përndjekur prej kohësh studenten dhe se vrasjen e kishte planifikuar, pasi pak ditë më parë kishte blerë edhe një pistoletë.

 

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=NnOd0Fag2QM]

Pamje të reja rrëqethëse/ Ariela dhe Aldisoni të shtrirë pranë njëri-tjetrit, polici i heq armën nga dora, motra shokohet Read More »

Rama ‘sfidon’ Vuçiç në një intervistë për mediat serbe: Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat Serbe në vizitën e tij në Zvicër, ku ka folur dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

A prisni ju që Serbia dhe Shqipëria do të hyjnë së bashku në BE, apo ka parashikime që ndoshta Serbia mund të hyjë në BE para Shqipërisë. Çfarë mendoni për këtë?

Është një proces i bazuar tek merita dhe ndërsa flasim Serbia është më përpara, sepse Serbia tashmë duke negociuar dhe jemi duke pritur me padurim të nisim negociatat këtë vit. Por është një garë e shëndetshme, le të themi.

Procesi i anëtarësimit bazohet në të arriturat. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë se sivjet do t’i fillojmë negociatat.

Porse kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozitë të njëjtë dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”.

Rama ‘sfidon’ Vuçiç në një intervistë për mediat serbe: Serbia hyn në BE kur të njohë Kosovën Read More »

Shpërthen Erion Kristo: “Vetëm spurdhjakë, vrasës dhe prapanica silikoni promovohen në mediat tona”

Moderatori dhe opinionisti Erion Kristo ka shpërthyer në një valë akuzash ndaj shoqërisë sonë dhe medias, që promovon vlerat e gabuara, duke u dhënë njerëzve shembuj të gabuar.

I ftuar në emision me Alban Dudushin, Kristo tha se shohim çdo ditë në media njerëz pa pikë vlere, që zënë hapësira të barabarta njësoj si ata që mund të kenë përgatitje.

“Silikoni. Njerëz që nuk kanë as art, as cilësi, asnjë vlerë. Thjesht njihen se i kanë shtuar prapanicat me shtesë kati. Kjo krijon degjenerim. Dhe ndodh që gjithkush rritet në një shoqëri ku më i forti i lagjes ka makinën më të mirë dhe ky është problemi më i madh akoma se të gjithë”.

Më tej ai shtoi: “Roli i figurave intelektuale. Heqin doktoreshat apo psikologet nga një vend në një tjetër, sikur është top basketbolli. Ia bjerr autoritetin moral, etik, profesional. Në vend që të dëgjohen ato, dëgjohet një spurdhjak që nuk peshon as 2 kile. Pra bëhemi të gjithë të barabartë, të gjithë me vlera, të gjithë zëmë hapësira. Duke u bjerrur media, duke u marrë me gjëra boshe, njerëzve u krijohet ideja se jeta është telenovelë turke. Puthje, vrasje, ndarje, bashkim etj.”,- tha Kristo.

Kristo nuk la pa përmendur as elitat e shoqërisë dhe vetë konceptin e familjes se si ajo ka ndryshuar në vendin tonë vitet e fundit: “Është degjeneruar edhe elita e shoqërisë. Këtu edhe mediat vënë në qendër të vëmendjes energjetike të tyre gjithë kohës publike njerëz kot fare. Njerëz vrasës, pa pikë shije. Vendosen në qendër të reflektorëve të shoqërisë.

Një gocë rritet me idenë se do futet në një nga këto organizatat rinore dhe do bëhet doganiere dhe i ka ecur shumë vetëve.

Jetojmë në një shoqëri ku familja ka marrë fund fare, është shkërmoqur. Fakti që ne kemi familje apo kujdesemi nuk do të thotë gjë. E para është degjeneruar nga ana ekonomike, pra familja me zor mbahet. E dyta, nuk ka hapësirë komunikimi, pra mungon komunikimi fare. Unë di me dhjetëra raste që nuk e dinë fare se ku i kanë fëmijët. Vetë fëmijët bëjnë jetë personale, jashtë familjes, dhe e kanë shtëpinë si hotel”,- tha ndër të tjera Erion Kristo.

Shpërthen Erion Kristo: “Vetëm spurdhjakë, vrasës dhe prapanica silikoni promovohen në mediat tona” Read More »

Shqipëria e 1914-ës… Fotot e rralla të një vendi që s’është më

Një Shqipëri që nuk ekziston më. Pamje të qyteteve shqiptare në vitet 1914-1918 të cilat do t’u befasojnë.

Imazhe nga Shkodra, Tirana, Vlora, Durrësi, Kruja, etj. të sjella me ngjyra rrëfejnë një një realitet aq tq larëgt gati të pabesueshëm.

“I jemi mirënjohës mikut të vjetër të Shqipërisë, z. Johen Blanken nga Hamburgu për dhënien në dispozicion të këtij koleksioni,” shkruan studiuesi Robert Elsie lidhur me albumin e fotografive të konceptuara si kartolina në ato vite.

Shqipëria e 1914-ës… Fotot e rralla të një vendi që s’është më Read More »