Aurora

Dafina në vaj ulliri .Fuqia e dyfishtë shëruese

Dafina është një erëz, lavdia e së cilës nuk shuhet kurrë.

Me plotë të drejtë gjethet e saj kanë simbolin e lavdisë dhe vlerësohen anë e mbanë botës.

Gjethet e dafinës kanë përdorim kryesor në kuzhinë, por ato kanë fuqi jashtëzakonisht të mëdha shëruese.

E kur këto fuqi bashkohen me vlerat e vajit të ullirit, ajo që përftohet është një kurë fantastike shëndetësore.

Përpara se të flasim për këtë kurë, le t’i hedhim një sy vlerave kryesore të gjethes së dafinës, në këtë artikull të AgroWeb.org.

Gjethja e dafinës është efikase kundër dhimbjeve.

Dafina qetëson sistemin nervor.

Gjethet e dafinës stimulon djersitjen.

Kjo bimë forcon sistemin imunitar.

Gjethja e dafinës përmirëson mirëqenien mendore.
Si Të Përgatisni Vaj Ulliri Me Gjethe Dafine
Këtë kurë mund ta përdorni për të trajtuar variçet dhe dhimbjet e kyçeve.Përbërësit:
60 gramë gjethe dafine të njoma ose të thata

500 ml (dy gotë) vaj ulliri

Mund t’i shtoni rozmarinë për aromë
Udhëzimet:
Së pari, copëtojini dhe shtypini gjethet e dafinës.

Hidhini në kavanozë qelqi dhe mbulojini me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun fort dhe lëreni në një vend të errët dhe të freskët për 14 ditë.

Herë pas here, shkundini kavanozët e qelqit që të lejohet përzierja e njëjtrajtshme.

Pas dy javësh kullojeni lëngun me një napë të pastër.

Vajin shërues futeni në një shishe qelqi dhe mbajeni në një vend të ftohtë dhe të errët.
Si Përdoret Vaji Shërues
Vajin me dafinë mund ta ngrohni në avull dhe më pas ta përdorni të fërkoni kyçet dhe gjymtyrët që ju dhembin.

Përveç kësaj, vajin shërues mund ta përdorni për të trajtuar ulçerën limfatike, migrenën dhe infeksionet e veshit.

Nëse keni dhimbje të forta koke, aplikojeni në dy anët e kokës.

Dhimbja do të ikë brenda pak kohe.
Si Mund të Pihet
Këtë vaj mund ta pini për problemet e stomakut, mëlçisë dhe oreksin.

Mund të konsumoni një lugë gjelle në mengjes esëll për 30 ditë.

Kurën e përsërisni nëse e ndjeni të nevojshme.
Vlerat Fantastike Të Vajit Me Dafinë
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaji i ullirit me dafinë mund të zëvendësojë aspirinën sepse arrin të ulë temperaturën e trupit.

Ky vaj është shumë efikas kundër dhimbjeve të stomakut, zorrëve, problemeve me mëlçinë dhe veshkat apo për të përmirësuar oreksin.

Ai rrit rezistencën e trupit ndaj infeksioneve dhe forcon imunitetin.

Këtë vaj mund ta përdorni edhe si një locion natyral për problemet me lëkurën, aknet dhe pikat e zeza./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Dafina në vaj ulliri .Fuqia e dyfishtë shëruese Read More »

Supë me lëng turshish.Receta më e veçantë që duhet të provoni

Supa e përgatitur me lëng turshish është kombinimi më perfekt për shijen por edhe shëndetin e organizmit gjithashtu.

Ky është një gatim special që me siguri do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin sapo ta provoni.

E veçanta e kësaj recete është përgatitja e saj me lëng turshish, ku në këtë gatim do t’ju duhen turshitë e kastravecit dhe lëngu i tyre.

Shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me bukë të thekur, sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, perime të pjekura etj.

Më poshtë, do të gjeni nga AgroWeb.org recetën fantastike të përgatitjes së kësaj supe me shije të mrekullueshme, që me siguri do përfshihet në menunë e recetave dhe gatimeve të shtëpisë suaj.

Përgatitja e Supës me Lëng Turshish

Përbërësit

4 kastraveca turshi

2 filxhan çaji me lëng kastraveci turshi

2 patate mesatare të prera në kubikë

2 karrota të prera në kubikë

2 lugë gjelle miell gruri

600 ml lëng pule (ose ujë)

1 filxhan çaji me qumësht

2 lugë gjelle gjalpë

Vaj ulliri

Kripë, piper, majdanoz i freskët

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtoni aty gjalpin dhe vajin e ullirit, karrotat e patatet e prera në kubikë. Kaurdisini për dy minuta, më pas shtoni kastravecat e prera në feta ose kubikë.

Kaurdisini të gjitha bashkë.

Më pas, shtoni lëngun e pulës ose ujë, lëngun e turshive dhe lërini të ziejnë sa të marrin një valë dhe patatet e karrotat të jenë zbutur.

Shtoni kripën në sasinë e preferuar.

Ndërkohë, në një tigan, hidhni pak vaj ulliri, shtoni miellin dhe kaurdiseni në zjarr derisa të marrë një ngjyrë të verdhë të artë, hiqeni nga zjarri dhe në këtë moment shtoni qumështin.

Përziejeni mirë në mënyrë që e gjithë masa të bëhet e njëtrajtshme dhe të mos krijohen kokrriza.

Shtojeni masën e miellit dhe qumështit tek supa duke e trazuar në zjarr të ngadaltë për disa minuta derisa supa të trashet dhe më pas largojeni nga zjarri.

Spërkateni me piper dhe majdanoz të freskët të grirë hollë dhe gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org

Supë me lëng turshish.Receta më e veçantë që duhet të provoni Read More »

Zbulohet ilaçi i parë që shëron diabetin

Në Shqipëri, numri i personave të prekur nga diabeti rritet nga viti në vit.

Sipas të dhënave zyrtare që AgroWeb.org ka marrë nga Instituti i Shëndetit Publik rezulton se shifra e përafërt e diabetikëve është rreth 120-150 mijë.

Po sipas të njëjtave të dhënave, mosha më e prekur nga diabeti në Shqipëri është grupmosha 40-65 vjec që përbën gati 40% të rasteve, por diabeti tip 2 po haset gjithnjë e më shpesh edhe në moshat 30-40 vjeç.

Deri dje, diabeti është konsideruar si një sëmundje që nuk shërohet por vetëm kurohet.

Por një zbulim i ri shkencor duket se do të shënojë një kthesë historike në shërimin dhe ndalimin e kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një pilulë të re e cila mund të shmangë shfaqjen e diabetit të llojit 2 që në fillimet e tij.

Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet.

Kjo pilulë quhet semaglutide dhe sipas shkencëtarëve arrin të ndihmojë njerëzit edhe të heqin peshën e tepërt në zonën abdominale.
Testimi i Pilulës dhe Rezultatet
Pilula në fjalë u testua në 632 pacientë.

71 përqind e të cilëve arritën të bien në peshë, duke nënvizuar suksesin befasues të një pilule që kryen dy funksione: ndalon diabetin dhe heq kilogramët e tepërt.

Pjesëmarrësit u kuruan me këtë pilulë për 26 javë dhe rezultatet ishin shumë premtuese.

Shkencëtarët janë entuziastë për rolin e semaglutidës në mbajtjen nën kontroll të diabetit. Ose siç njihet ndryshe ‘vrasësi i fshehur’, për arsye se mbipesha ushqen diabetin e tipit 2.

Përveç Semaglutidës, pacientët që morën pjesë në studim, i nënshtroheshin edhe një kure tjetër me Metforminë. Një ilaç që përbën linjën e parë të mbrojtjes për të mbajtur nën kontroll diabetin.
Zbulimet shkencore mbi pilulën anti diabet
Shkencëtarët zbuluan se Semaglutida jo vetëm që ndalonte progresin e diabetit, por edhe ulte nivelet e sheqerit në gjak dhe parandalonte nevojën për insulinë.

Diabeti i tipit 2 mund të shkaktojë atak në zemër, verbëri, probleme me gjymtyrët që çojnë në amputimin e tyre e shumë sëmundje të tjera.

Kjo sëmundje konsiderohet një bombë e vërtetë për njerëzimin.

Vetëm në dhjetëvjeçarin e fundit, obeziteti ka qenë shkaktar për rritjen me 65 përqind të diagnostifikimeve të diabetit.

Deri më tani numërohen 380 milionë pacientë në mbarë botën.

Autorët e studimit e cilësojnë atë shumë premtues edhe për faktin se pilula arrin të ulë nivelet e sheqerit në gjak.
Studimi tregoi se pilula ul nivelin mesatar të sheqerit në gjak me 1.9 përqind.
Gjetjet e studimit treguan se shumica e pjesëmarrësve që konsumuan këtë pilulë arritën nivele optimale të sheqerit në gjak në më pak se 7 përqind.

Niveli i sheqerit në gjak tek njerëzit e shëndetshëm është nën 6 përqind. Ndërkohë që nëse ky nivel arrin në mbi 6.5 përqind, paraqet rrezik për shfaqjen e diabetit.

Semaglutida është pjesë e një grupi të ri ilaçesh që injektohen në gjak por edhe merren nga goja.

Ajo stimulon prodhimin e insulinës dhe zbraps sekretimin e glukagonit, një hormon që rrit nivelet e insulinës.

Kjo pilulë ka gjithashtu efekt në pakësimin e oreksit.

Studimi mbi efikasitetin e kësaj pilule u krye nga Qendra Leicester për Diabetin. Ndërsa studimet u publikuan në revistën prestigjoze JAMA, të cilës i referohet edhe AgroWeb.org.

Të dhënat tregojnë se Semaglutida mund të dalë në treg brenda pak vitesh./AgroWeb.org

Zbulohet ilaçi i parë që shëron diabetin Read More »

Qofte shtëpie plot shije.Ja mënyra ideale e përgatitjes

Një recetë fantastike, tipike e traditës shqiptare me një shije të plotë dhe speciale për një vakt të shijshëm dreke apo edhe darke.

Të përgatitura në shtëpi dhe të skuqura apo të pjekura në furrë, shoqëruar me salca të ndryshme të freskëta shija e këtij gatimi mbledh padyshim gjithë familjen drejt tryezës.

Kjo recetë tipike, e përgatitur nga amvisat shqiptare për dekada me radhë është një mënyrë fantastike për të servirur një pjatë të shijshme për veten, fmailjen dhe më të dashurit.

Qoftet e shtëpisë shoqërohen në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, sallata të freskëta të stinës e zahire të ndryshme të kuzhinës shqiptare siç janë turshitë etj

AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së qofteve të shtëpisë.

Përgatitja e Qofteve të Shtëpisë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

300-400 gr mish i grirë

2 kokrra qepë

2 feta bukë

1 kokërr vezë

4-5 lugë gjelle miell

3-4 thelpinj hudhra

Vaj

Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja

Në një tas të madh bashkojmë mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, nenexhikun e grirë hollë, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë  mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.

Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë e një kokër are.

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.

Nëse preferoni,  mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.

Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe  luereni në zjarr derisa salca të jetë gati.

Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri. /AgroWeb.org

Qofte shtëpie plot shije.Ja mënyra ideale e përgatitjes Read More »

Nëse hani një qepë në ditë / Çfarë i ndodh organizmit tuaj

Qepa është një nga perimet më të lashta në të gjithë historinë e njerëzimit.

Përdorimi i saj daton plot 3,500 vjet më parë.

Për ekspertët e AgroWeb.org, qepa është një ushqim i klasit të parë, dhe jo vetëm për përdorimet në kuzhinë.
Qepa kundër sëmundjeve kronike
Bashkë me shegët dhe çajin e malit që cilësohen si ushqimet më të shëndetshme për njeriun, qepa renditet ndër ushqimet superiore.

Qepa ka aftësi parandaluese por edhe është e dobishme në trajtimin e shumë sëmundjeve kronike, siç janë  sëmundjet koronare, diabeti i tipit dy e të tjerë.

Qepa është e rëndësishme edhe kundër sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi dhe mikrobet.

Ekspertët e AgroWeb.org, thonë se përbërësit e qepës janë të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e organizmit, sistemit imunitar, funksionin e shëndetshëm të hormoneve e të tjera.
Qepa për zemrën
Qepa arrin të mbrojë zemrën shumë më mirë se produktet e tjera.

Qepa ul kolesterolin, pengon forcimin e enëve të gjakut, i bën ato më elastike dhe mirëmban tensionin e gjakut.
Qepa kundër diabetit
Për fat të mirë, qepa ka aftësinë të ulë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak duke u bërë një aleate e organizmit në betejën kundër diabetit të tipit 2 dhe mbipeshës.

Sigurisht që qepa nuk mjafton që ju të keni peshën më të mirë trupore, por ajo ju vjen në ndihmë, nëse konsumoni së paku një në ditë.

Falë qepës, zbehet dëmi i yndyrnave dhe sheqenave ndaj duke ngrënë qepë, ju do të mirëmbani nivelin e sheqerit në gjak  dhe peshën trupore.
Qepa, armiku i qelizave të dëmshme
Ekspertët kanë rekomanduar njëzëri se njeriu duhet të konsumojë patjetër një qepë në ditë.

Sipas tyre, qepa e freskët përmban shumë substanca të rëndësishme mbrojtëse për shëndetin.

Megjithatë ata thonë se edhe qepa e gatuar nuk humbet shumë prej aftësive mbrojtëse.

Përfshijini qepët në sallata, perime, gatimet me peshk apo mish.

Ndonëse përlotja është e paevitueshme me qepën, konsumi i saj është padyshim një nga dhuratat më të mira për organizmin.

Këshilla e AgroWeb.org është që të hani qepë, të paktën një në ditë dhe të jetoni më mirë./AgroWeb.org

Nëse hani një qepë në ditë / Çfarë i ndodh organizmit tuaj Read More »

Balla: PD të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i bëri thirrje sot partisë Demokratike, që të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së.

Balla reagoi sot nga foltorja e Kuvendit, ndaj deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili në një komunikim për mediat u shpreh se, “nga dy kandidaturat që ne votojmë, njëra i takon Partisë Demokratike”.

“Lulzim, të takojnë dy kandidatura, jo një! Pra, nga katër vakanca të krijuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dy kandidatura i takojnë mazhorancës dhe dy i takojnë opozitës, jo një. Përfitoj nga rasti sot që t’i rikërkoj Partisë Demokratike, opozitës, të sjellë dy kandidatura, jo një. Nuk ta kanë shpjeguar mirë Lulzim të tutë; nga katër, ke gjysmat”, tha Balla.

Balla tha se, “sa i përket partisë që ka numrin më të madh të mandateve në shumicë jemi vetëm ne, Partia Socialiste”. “Kjo do të thotë se të dyja vendet që i takonin shumicës parlamentare të legjislaturës së vitit 2009-2013, tashmë i takojnë shumicës parlamentare të legjislaturës 2017-2021”, tha ai.

Balla kujtoi se “dy ish-anëtarët e KQZ-së, Vera Shtjefni dhe anëtari tjetër, janë dy anëtarë që kanë qenë propozime të Partisë Demokratike, automatikisht dy propozimet e reja i takojnë Partisë Socialiste”.

“Sot Kuvendi voton për dy kandidaturat, të cilat gjej rastin që t’i inkurajoj për të bërë një punë në respekt të plotë të ligjit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, për të cilat tashmë, KQZ duhet të fillojë përgatitjen për të qenë zgjedhje tërësisht në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por mbi të gjitha në zbatim të ligjit”, tha Balla.

Për këtë qëllim, Balla iu kërkoi të gjithë deputetëve të mbështesin dy kandidaturat e Rezarta Bitrit, një juriste e shkëlqyer, apartiake sikurse e do ligji, po kështu edhe kandidatin tjetër, i cili ushtroi në mënyrë efikase dhe plotësisht të mirë mandatin plotësues nga 2016 e deri më tani, Bledar Skënderi./atsh

Balla: PD të sjellë në Kuvend dy kandidaturat për anëtarë të KQZ-së Read More »

Aplikacioni në INSTAT, sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju?

Instituti i Statistikave publikoi sot versionin e përditësuar të statistikave të emrave “Sa të tjerë kanë të njëjtin emër me ju?”

Në këtë version ju mund të kërkoni për të parë se sa persona kanë të njëjtin emër.

Instat bën të ditur se përmes këtij versioni ju mund të krahasoni shpërndarjen e emrit në bashkitë e Shqipërisë, si dhe të shikoni trendin e emrit përgjatë viteve në grafikun e popullaritetit.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë se sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju. /atsh

http://www.instat.gov.al/al/kërko-emrin

Aplikacioni në INSTAT, sa të tjerë kanë të njëjtin emër si ju? Read More »

Tahiri publikon vendimin: Drejtësia italiane mbyll hetimet ndaj meje

“Gjykata italiane me kërkesë të prokurorisë dhe të Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit italian ka mbyllur hetimin ndaj meje”, tha sot në një deklaratë për mediat, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Kam diçka me rëndësi që dua ta ndaj me ju dhe publikun sepse e vërteta nuk rri fshehur. Ju kujtohet me 24 tetor të vitit të kaluar deklarova se ndaj meje nuk kishte asnjë hetim. Atëherë ajo dora e zezë, lëvizi fort se letra që nxora unë ishte e falsifikuar. Dhe për të vërtetën time, krahas hetimeve në Shqipëri kërkova të hetohem dhe në Itali dhe prokuroria regjistroi një hetim ndaj meje me 27 tetor. Prokurori i antimafies italiane dhe prokurori i Përgjithshëm i Italisë i kërkuan gjykatës italiane pushimin e hetimit për Saimir Tahirin dhe gjykata e pranoi kërkesë dhe vendosi mbylljen e hetimi dhe unë kam vendimin e gjykatës, ku thuhet se pushohen hetimet e Saimir Tahirit, se nuk ka asnjë aktivitet të paligjshëm”, tha ai.

Tahiri shtoi se “të gjithë ata që kanë vrarë e vjedhur për 30 vjet në këtë vend nuk janë hetuar dhe kanë dalë të pa lagur. Unë zgjodha të bëjë qytetarin vetëm përballë drejtësisë. Të mos bëje politikë, por të pres pa fjalë hetimin dhe përfundimin e tyre”.

“Jam i vetmi politikan shqiptar që për tu hetuar pse jam përmendur nga 2 trafikantë që u gjetën kushërinjtë e 8, dhashë dorëheqjen nga mandati i deputetit e nga çdo aktivitet publik, heshta e prita që të hetohej gjithçka lidhej me mua jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali”, shtoi ai. /atsh

Tahiri publikon vendimin: Drejtësia italiane mbyll hetimet ndaj meje Read More »