Aurora

Kujdes! Femrat nuk duhet ta hanë kurrë këtë pjesë të pulës

Kjo histori ka të bëjë me një grua që kohët e fundit ka jetuar diçka shumë të çuditshme. Ajo u diagnostikua pasi në mitren e saj u gjet nje mase e rritur. Ajo menjëherë shkoi në spital dhe doktoret pane se behej fjale per nje kist,te mbushur me gjak e me nje ngjyre shume te erret.Per ta ishte nje dukuri e rralle dhe e cuditshme.Pas nje operacioni te suksesshem gjendja e saj u permiresua.

Pas një periudhe kohe kisti u duk sërish. Ajo u konsultua me gjinekologun e saj dhe u befasua kur ai i beri nje pyetje shume te thjeshtë, nëse i konsumonte apo jo krahët e pulës.Përgjigjja e saj ishte po.

Pas kësaj historie te gjithë mjeket dhe shkencëtarët u shfaqen ne publik duke paralajmeruar vecanerisht gratë, të mos i konsumonin më krahët e pulës pasi ishin te injektuara me steroide artificiale per rritjen e pulave.

Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për prodhuesit të prodhojnë sa më shumë mish por është mjaft e rrezikshme për organizmin e njeriut. Pra, çdo herë që dëshironi të trajtoni veten me pulë, përpiquni të shmangni krahët dhe qafën që është vendi ku injektohen injektimet.

Steroidët mund të kenë një efekt më të madh tek gratë, prandaj gratë duhet të jenë tepër të kujdesshme. Ato mund të shkaktojnë kiste ,pabarazi hormonale dhe shumë efekte të tjera anësore. Nëse me të vërtetë keni deshire te hani krahë pule, përpiquni te blini ato pula qe jane ushqyer me bar.

Kujdes! Femrat nuk duhet ta hanë kurrë këtë pjesë të pulës Read More »

Ky është vaji që vret 93% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë në vetëm 2 ditë!Filloni përdorimin që sot!

Kanceri i zorrës së trashë është një sëmundje e cila për fat të keq nuk ka simptoma në fazën e hershme të saj tek njerëzit.

Edhe pse ky lloj i kancerit është përgjegjës për mijëra vdekje çdo vit, është shumë e shërueshme nëse kapet herët.

Vaji i kokosit është mbrojtur për një kohë shumë të gjatë si një kurë natyrale dhe një alternativë efektive ndaj trajtimeve farmaceutike. Megjithëse ka pasur shumë vite përdorimesh tradicionale medicinale dhe anekdota për të mbështetur efikasitetin e saj, ka patur shumë pak kërkime shkencore mbi të.

Megjithatë, hulumtimet e reja kanë treguar se vaji i kokosit është një alternativë ndaj trajtimit të kancerit të zorrës së trashë. Sipas hulumtimeve të fundit laboratorike, ekspertët mjekësorë kanë gjetur se acidi laurik eliminon më shumë se 90% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë vetëm pas 2 ditë pas trajtimit. Vaji i kokosit është i ngarkuar me acid laurik dhe është pothuajse gjysma e përmbajtjes së vajit të kokosit. Gjëja më interesante është se acidi laurik kontaminon qelizat e kancerit. Pra, me këtë proces, acidi laurik redukton nivelet e glutationit tek qelizat e kancerit në mënyrë shumë efikase.

Studimet e shumta të bëra nga Shoqata Amerikane e Ushqimit kanë treguar se vaji i kokosit mund të jetë i dobishëm në kurimin dhe parandalimin e sëmundjeve si diabeti, osteoporoza, hepatiti C, etj. Vaji i kokosit ka treguar se ndihmon në zvogëlimin e efekteve anësore të dëmshme të kimioterapisë dhe përmirëson cilësinë e jetës për pacientët që vuajnë nga kanceri.

Ky është vaji që vret 93% të qelizave të kancerit të zorrës së trashë në vetëm 2 ditë!Filloni përdorimin që sot! Read More »

Shpella e Shkruar, një destinacion për turizmin historik!Ja ku ndodhet …

Shpella e Shkruar e Lepenicës ndodhet në rrjedhën e mesme të Lumit të Vlorës, 800 m mbi nivelin e detit, në faqen lindore të malit të Lepenicës

Ajo u bë e njohur për studiuesit dhe vizitorët pas viteve 1970.
Në vitin 1930 është vizituar nga Shtjefën Gjeçovi i shoqëruar nga patrioti vlonjat Tol Arapi.

Në faqet e brendshme të shkëmbit tavanor gjenden të vizatuara 19 figura antropomorfe dhe 8 figura gjeometrike.
Vizatimet janë realizuar me bojë minerali ngjyrë kafe dhe datohen në mijëvjeçarin e tretë para Krishtit.
Ato flasin për një nivel të lartë të artit neolitik në vendin tonë.

Për Shpellën e Lepenicës, kanë shkruar e bërë studime personalitete të shkencës si Prof.Myzafer Korkuti, Prof.Dhimitër Shuteriqi, Dr.Shpend Bengu,etj.

Sot, kjo shpellë vizitohet nga studiues dhe kurioz spelolog, por edhe nga turistë të zakonshëm që kërkojnë të njihen me natyrën dhe historinë.

Shpella e Shkruar, një destinacion për turizmin historik!Ja ku ndodhet … Read More »

Ne Orikum,Dukat,Tragjas,Radhime,Llogara dhe Karaburun – aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes

Orikumi dhe Karaburuni ndodhen midis Gjirit të Vlorës në Lindje dhe Detit Jon në Perëndim. Lartësia e Karaburunit shkon nga 15-30 m deri në 800 m mbi nivelin e detit. Pikat më të larta janë Maja e Flamurit (826 m) e ajo e Caderes (839 m). Kjo zonë ka statusin Rezervat Natyror i Menaxhuar, kategoria e IV. Zona e Karaburunit karakterizohet nga një diversitet biologjik dhe pejzazhor, i cili i dedikohet pozitës gjeografike, orografisë, hidrografisë, vertikalitetit, kushteve tokësore dhe klimatike të ndryshme. Kjo zonë mban habitate të ndryshme, të cilat nga ana e tyre përdoren nga një numër i konsiderueshëm kafshësh (shpend e gjitarë) të një rëndësie kombëtare dhe rajonale për ruajtje. Zona e Karaburunit aktualisht gjendet afër një popullate të konsiderueshme ku qendra më e madhe urbane është qyteti i Orikumit. Mjedisi social ekonomik i zonës është pothuajse agrar, ndërsa në verë merren me turizëm. Banorët përreth zonës së Karaburunit merren kryesisht me pemëtari, vreshtari, bimë foragjere, blegtori. Brenda zonës Karaburun gjatë periudhës së dimrit, është zhvilluar aktiviteti i blegtorisë (dhi e dhënë). Duke qenë në një pozicion të ndërmjetëm në rrugën e vetme nacionale që lidh Vlorën me Orikumin, Himarën e me tej deri ne Sarandë, ajo ka favorin të ofrojë pika me interes historik si Vlora, Kanina, Amantia, Mavrova, Orikumi, Himara etj.

Të dhënat historike, shumë gjetje arkeologjike dhe 19 monumente kulture, evidentojnë se rajoni ka qenë ndër me të zhvilluarit dhe të civilizuarit në Shqipërinë e Jugut. Kjo vërtetohet me gjetjet në shtatë qytete antike mjaft të pasura me vepra arti, arena, objekte kulti, varre monumentale, etj.


Nuk po flasim për Orikun e lashtë, por atë të kohëve të sotme. Në këtë vend ishte këneta dhe kullotat e Dukatit dhe asgjë tjetër. I gjithë vendi ishte një pyll i përzier me hilqe, frashër, që e bënte të pakalueshëm për njerëzit. Këneta vetë, kishte puse dhe vende ku uji ishte deri 1 deri 2 metra ujë. “Ishte e pashfrytëzuar se e bënin vetë kushtet që kombinonte me detin dhe ushqehej dhe me puset vetë. Deri në vitin 1956 s’kish gjë prej gjëje përveç një poste policie.  Për herë të parë u ndërtuan rreth 20 apartamente ku do strehoheshin rusët që do të vinin për bazëne Pashalimanit dhe shqiptarët gjithsej 72 familje të tyre”. Dalëngadalë punët ecën, kurse Pallati i Kulturës, një ngrehinë tipike e stilit sllav, u inaugurua më 15 gusht të 1960. Kështu u krijua Orikumi si qytet tipik socialist, me ndërtesa tipike dhe njerëz tipikë, oficerë, marinarë dhe familjet e tyre.

Me fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, kur baza u prish dhe banorët mbetën në ato dy katëshit e vjetër, që u ndërtuan fillimisht për ushtarakët rusë dhe kolegët e tyre shqiptarë, fytyra e qytetit ndryshoi. Nevoja i mësoi banorët që t’i faleshin emigracionit, ndërsa pjesa e mbetur rregulloi shtëpitë dhe mendoi për turizmin shtëpiak. Falë punës së paqme të kryetarëve të bashkive, u shtrua rruga deri te baza, që nuk u bë kurrë gjatë viteve të Luftës së Ftohtë dhe sot ajo lidh vendin që nga fundi i Unazës së Re të qytetit dhe derisa përfundon në hyrje të Bazës Ushtarake të Pashalimanit në krahun jugor të Rrugës Nacionale Orikum- Pashaliman. U rregulluan kanalizimet dhe u rregullua bulevardi kryesor në qytet. Që sot gëlon nga të rinj dhe mijëra pushues nga vendi dhe të huaj.

Tani banorët e këtij qyteti i kënaqen plazhit të paanë, që shtrihet nga pranë Bazës dhe vijon deri buzë qytetit, ku një rreth pallatesh të tëra e kanë ndryshuar Orikumin krejtësisht duke e bërë një nga atraksionet më të mëdha të pas bregdetit të Vlorës. Dhjetëra shitore të vogla, rrethojnë qytetin, ku mbizotërojnë merkatat e vogla, pijetoret dhe në barazim me këto kafe-internet. Në këto mjedise, fëmijët e brezave të tashmë të Orikumit, ardhur nga emigracioni mbajnë gjallë fantazinë kibernetike dhe përcjellin trendin e moshës së tyre, që e ka bërë sërish të vjetër qytetin vogëlan.

Karaburuni

Karaburuni, kjo perlë e natyrës dhe historisë shqiptarët me plazhe te cilat vitet e fundit po shfrytezohen nga pushuesh dhe turiste

Llogaraja, porta e Rivierës Shqiptare

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet në juglindje të qytetit të Orikumit dhe 37 km larg qytetit të Vlorës. Ai përmbledh një siperfaqe prej 1,010 ha. Ajri i freskët e i shendetshëm, pamja e mrekullueshme e drurëve halorë,fshati turistik dhe ujët e ftohtë që burojnë nga brendësia e maleve i japin këtij parku vlera turistike e kombëtare. Nga të huaj e vendas cilësohet si një nga vendet më të bukura të Rivieres Shqiptare. Parku i Llogarasë përbëhet nga dru halore, pisha e zezë, bredhi, lisi, dëllenja e butë e robulli. Ështe shpallur monument natyror dhe kulturor në vitin 1966, po në atë vit ka marrë dhe statusin e parkut kombëtar. Prej disa vitesh në park funksionojnë një sërë objektesh turistike si hotele të vegjel, restorante, bare të hapura në natyre, etj.,të cilët kënaqin kërkesat e turistëve dhe udhëtarëve.

Orikumi antik dhe Orikumi modern

Një nga qendrat më të mëdha në këtë zonë ka qenë dhe është Orikumi, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Gjirit me të njëjtin emër, në këmbët e gadishullit të Karaburunit. Qendra arkeologjike ndodhet në një kodër të ulët shkëmbore gëlqerore në fundin e një skele druri që ndan një lagunë të vogël nga gjiri (Pasha-Liman). Një kanal, tani i shndërruar në një kënetë lidhte lagunën me detin. Orikumi ka qenë qytet antik i disa periudhave, që nga ato greke, romake dhe deri në mesjetën e hershme. Sot ai është kthyer në një qytet modern, që merr më shumë rëndësi dhe gjallëri në nerv me vërshimine turistëve të shumtë vendës dhe të huaj. Orikumi ka akoma mundësi dhe resurse të tjera turistike të pashfrytëzuara. Ende një pjesë e tij, më e bukuara, mbahet nga repartet ushtarake në një vijë të gajtë bregdetare. Por Orikumin nuk duhet ta marrësh të shkëputur nga e gjithë zona për rreth që fillon nga Lugina e Llogarasë deri në Pasha-Liman (tek Gjiri i Bristanit) duke u kufizuar me Gadishullin e Karaburunit, me luginën e Llogarasë dhe Dukatit fushë duke përfunduar me lagunën e Orikumit. E vendosur midis Parkut Kombëtar Llogara dhe Rezervatit Natyror të Menaxhuar Karaburun kjo zonë shërben si një urë lidhëse midis dy ekosistemeve natyrore, dhe është pjesë e pandarë natyrale e tyre.

Mes bukurive dhe çudive natyrore të Llogaras

Të shkosh në plazhet e gjirit të Vlorës nga Uji i ftohtë e deri në Orikum dhe të mos lësh një pjesë nga koha jote për në Llogara, mos thuaj isha në Vlorë. Një vakt në Llogara, mëngjes apo drekë, është një kënaqësi mbresëlënëse. Ushqimet blegtorale bio këtu janë fantastike, ose, ndoshta  kështu të duket mes freskisë së pishave, që nga mishi i pjekur në hell,  nga djathi, gjiza, salca e lëkurës e deri te harapashi, gatim tradicional i zonës me të përbrendshmet e qengjit, miell  misri dhe gjalpë. Kënaqësia tjetër më e madhe, është rruga që mbi Dukat e deri në qafë sipër, ku duket Riviera, fshatrat e Himarës, Korfuzi dhe brigjet e Jonit.  E shijon këtë mrekulli me makinë, snatyrisht duke ecur ngadalë, por edhe duke zbritur here pas here nga makina për të marrë një dorë çaj apo rigon mali, apo për të soditur pishat, që për shkak të erës, i ngjajnë një flamuri të shpalosur, dhe bash për këtë ato quhen pisha flamur. Në qoftë se je i ngeshëm dhe kurioz mund të hysh thellë në pyll dhe të relaksohesh me pamjet e mrekullueshme dhe bimësinë që gjen atje. Ndërsa po vajte te km 31 i rrugës Sarandë-Vlorë, ne dalje të Parkut, në të djathtë të rrugës kryesore, ndodhet Pisha Flamur, që është shpallur Monument Natyre dhe që është lehtesisht e dallueshme. Ajo ndodhet në lartësinë 910m mbi nivelin e detit, ka një moshë mbi 100 vjeçare dhe  mbart vlera unikale, si vepër artistike e ererave të Jugut. Është e gjatë 17 m, ka perimetër 3.30 m, diametri maksimal 75m. Pisha flamur vazhdimisht ka terhequr vemendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është botuar në guida të ndryshme turistike dhe botime shkencore. Natyrisht këtu nuk mund të rrish pa bërë një foto, me të cilën mund t’u mburresh miqve në Facebook, duke u thënë: “A e shihni ku kam qenë unë”?!..

Objekte me vlerë historike

Pushuesit që vijnë në gjirin e Vlorës dhe Orikum, veç plazhit, në orë të veçanta të ditës mund të vizitojnë edhe objekte historike që ndodhen në të gjithë zonën si:

Kisha e Marmiroit

Në fund të gadishullit të Karaburunit, aty ku ai bashkohet me luginën e Dukatit gjendet një objekt kulti i vetmuar, i ndërtuar mbi një kodër fare pranë bregut të detit. Është një kishë bizantine me kupole, ndërtimi i së cilës datohet diku ne shek. XII. Për të vizituar Kishën e Marmiroit ndiqet rruga që përshkon qytetin e Orikumit deri tek pompat e ujësjellësit dhe prej andej ndiqet rruga që të çon në rreze të kanalit.

Gramata

Gjiri i Gramatës (ose siç thirret nga vendasit, Gjiri i Gramës) ndodhet rrëzë shpatit perëndimor të Gadishullit të Karaburunit. Në një zonë të pabanuar ku mund të me vështirësi në rrugë këmbësore. Ne antikitet që nga shek. VI p.e.r. shkëmbinjtë masivë që gjenden në këtë gji kanë shërbyer si gurore për ndërtimin e qyteteve. Në muret e tij të gurta, gjenden shkrime të marinarëve që i shprehin falenderimin perëndisë Poseidon. Sot përbën një vlerë unikale për detin e Mesdheut. Në këtë zonë ndodhet gjithashtu edhe shpella e Gramës, muret e gurta të së cilës përmbajnë vizatime dhe shkrime, shumica e të cilave i referohen mikpritjes se vendasve.

Kalaja e Gjon Boçarit

Kalaja mesjetare e shekullit XV, e lokalizuar pranë fshatit Tragjas. Përbëhet nga dy kulla gjashtëkëndore në skajet veriperëndimore dhe juglindore. Ka një gjatësi prej rreth 50 metra, me mure 5 metër të lartë dhe 1.25 metër të gjerë. Në këtë kala Princesha e Kaninës dhe e Vlorës, Rugjina e Balshajve, pati rezidencën e fundit ndaj pushtueseve Osmanë në vitin 1417. Për të vizituar këtë monument kulture ndiqet rruga që të çon në fshatin Tragjas.

Kullat e Dervish Aliut në Dukat

Kullat e Dervish Aliut në afërsi të fshatit Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike. I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator i revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.Banesa është e tipit Kullë, që i ngjan një keshtjellëze të fortifikuar.

Shpella e Haxhi Alisë

Ndodhet në gadishullin e Karaburunit në afërsi të kepit të Gjuhëzës. Shpella e Haxhi Alisë është quajtur ndryshe shpella ilirike. Thuhet se një luftëtar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashkë me të birin në këtë shpellë. Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashkëpunuar me barinjtë, mbronin tregtaret dhe udhëtarët që kalonin nga ato anë. Edhe sot anijet që kalojnë pranë shpellës i bien sirenës në nder të tij.

Rrepet e Izvorit

Në fund të Tragjasit janë shtatë rrepe të mbjellë, ndoshta, para 250 vjetesh. Përmasat e rrapit më të madh janë: lartësia 60 m, diametri maksimal 2 m, perimetri i trungut 10 m dhe kurora e rrapit ka një diametër pre 40 m. Në rrepet e Izvorit organizoheshin takime dhe kuvendet e popullit. Rrepet e Izvorit janë lehtësisht të dallueshëm nga rruga kryesore.

Shpella e Dukë Gjonit

Kjo shpellë ndodhet në faqen jugore të Gadishullit të Karaburunit në vendin e quajtur Petrunë, 400 m mbi nivelin e detit. Atë e ndajnë në disa salla e kate stalaktidet e stalagmitet. Në sallën e parë ndodhet një burim i vogël që ka ujë gjatë gjithë vitit. Kjo shpellë ka bukuri të rralla, vlera shkencore, kulturore e turistike.

Rezultate imazhesh për foto nga plazhet e orikumitRezultate imazhesh për foto llogaraRezultate imazhesh për foto oriku orikumRezultate imazhesh për foto kisha e marmiroitRezultate imazhesh për kalaja e gjon bocarit

Ne Orikum,Dukat,Tragjas,Radhime,Llogara dhe Karaburun – aty ku natyra i ka ngritur monument vetvetes Read More »

Ekziston një liqen çudibërës në Shqipëri.Liqeni i mrekullive që shëron qindra sëmundje.Ja ku ndodhet …

Ekziston një liqen çudibërës në Shqipëri. Një liqen i kristaltë me veti të mrekullueshme për organizmin. Njihet me emrin “Liqeni i Zi. Ndodhet 4 km në jug-lindje të fshatit Lenie (Shënepremte) në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit. Është liqen me origjinë akullnajore. Ka ujë shumë të ftohtë, të pastër dhe të kthjelltë, me ngjyrë blu të thellë. Ka klimë të pastër malore dhe bukuri të rrallë natyrore. 300 m larg tij ndodhet burimi i Liqenit të Zi që përmban ujë me veti kurative në saj të përmbajtjes së tij me mineralizim të lartë, dhe PH 7.5 – 8.39.

Po afron periudha e pikut të shfrytëzimit të këtij uji. 15 gushti deri 15 shtator qindra, në mos mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese. Aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë. Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por, rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë.

Uji i Ftohtë kurativ është unikal në vendin tonë.

Sëmundjet që mjekohen në pusin e Ujit të Ftohtë

Në gjuhën e popullit flitet se në Ujin e Ftohtë kanë ardhur në kuaj e kanë bërë banjë njerëz të sëmurë e të bllokuar nga reumatizmi dhe janë kthyer me këmbët e tyre. E studiuar më gjerë, indikacionet janë për shumë sëmundje. Në Ujin e Ftohtë shërohen: – Sëmundjet reumatizmale, gonartroza dhe koksartrosi, dy sëmundje bllokuese të gjunjëve dhe çapokut, të përhapura shumë sot në botë, me invaliditet të lartë e kosto të madhe; – artriti rheumatoid, që kap edhe moshën e re (që prek indin lidhor, kryesisht kolagjenin); – sëmundja e podagres, si sëmundje reumatike dhe metabolike; – sëmundje të kolonës vertebrale, palcës së kurrizit, të kyçeve të supit, bërylit, këmbëve, muskujve, tendineve, të nervave, neuromuskulare, të organeve genitale e sterilitetit.

Mbi banjot në pusin e Ujit të Ftohtë

Në malin e Shënepremtes, në skajin lindor të fushës të Liqenit të Zi, ndodhet pusi i Ujit të Ftohtë, ku bëjnë banjo të sëmurët. Në vijën Liqeni i Zi – Pusi – Qafë Mushkë, dalin: kroi i liqenit, pusi me burime në basifondin (fundin) e tij, kroi i Sharlorthit dhe kroi i Pishës pranë Qafë – Mushkës. Pusi ka dhe një emër të dytë, “Pusi i Grave”, ndoshta për efektin e veçantë në problemet e sterilitetit femëror apo sëmundjeve gjinekologjike, ndonëse më shumë i nënshtrohen banjës të sëmurë me sëmundje reumatizmale. Banjot bëhen në periudhën 1 gusht – 15 shtator. Për 3 ditë, bëhen 3 banja. Pusi i Ujit Ftohtë ruhet në gjendje natyrale, i rrethuar me gurë, ku uji qarkullon vazhdueshëm, me formë katrore, i gjatë 2 m dhe mbulon trupin e zhytur.

Tipat e banjos janë: – Banjot e ftohta për krahët (përdoren për dhimbjet e krahëve, çrregullimet e zemrës, pagjumësinë, etj.); – banjot e këmbëve (rekomandohet për dhimbjet e këmbëve, në epistaksis, çrregullime të vesikës urinare); – banjo ndenjur (ndikon në sëmundjet e barkut e të zorrës së trashë); – banjo me gjysmën e trupit (ndikon në sëmundjet e barkut, sëmundjet gjinekologjike, vesikës); – banjo i gjithë trupi. (I sëmuri ulet në një nga gurët e bordurës, fut këmbët, lag krahët, regionin para zemrës dhe shpinën për ambientin, pas kësaj fillon rrëshqitjen e ngadalshme në ujin e banjos, deri sa uji të arrijë pjesën e sipërme të qafës. Gjatë banjës nuk lëvizet.) Dy momente janë më të vështirat.

Në 3 minutat e para të banjës, i sëmuri, krahas të ftohtit të madh, ndjen dhe dhimbje në anësi. Por bindja se do të shërohet, si të tjerë të sëmurë para tij dhe siguria e kujdestarëve që qëndrojnë tek koka, e bëjnë që ta përballojë këtë gjë. Në vazhdim, banja vepron në organizëm, i sëmuri anestezohet (mpihet), por vëzhgimi është i rreptë, mbahet me muhabet për të parë koshiencën dhe, rreth minutës së 15-të ngrihet ose e detyrojnë të ngrihet, sepse fillon periudha e dytë e rrezikshme, ndoshta rrezikohet për veprim goditje në zemër dhe në tru. Rregullat që duhen zbatuar, janë të njëjta si te personat që drejtonin banjon në pusin Uji Ftohtë dhe në doktrinën e Kneip.

I sëmuri hyn në banjo me veshje të brendshme të pambukta, kur del nga banja nuk i fshin pikat e ujit, nuk ngrohet pranë zjarrit, por bën pak vrap nëpër shesh dhe shtrihet i shtruar dhe mbuluar me një rrobe të leshtë, tip velenxe, thekore. Zakonisht e zë gjumi dhe ngrihet i lehtësuar. Gjatë kohës së banjove, rekomandohet diete laktovegjetariane (jo mish). Sipas temperaturës e ujit të banjove, këto klasifikohen: 0-5 gradë, banjo e ngrirë; 5-10 gradë, banjo shumë e ftohtë; 10-15 gradë banjo e ftohtë, 15-22 gradë, banjo e freskët.

Për mjekim në banjo, mbikëqyrja e mjekut është e domosdoshme, sidomos për persona me sëmundje të zemrës, tensionit. Mjekimi empirik në shumë raste sjell pasoja për shëndetin e të sëmurit. Banja, sipas literaturës, fillohet me temperaturën e ujit 15 ose 18 gradë. Kohëzgjatja e aplikimeve me procedura të ftohta nëpër institucione mjekësore, rekomandohet 6 deri 20 sekonda, ndërsa banjot në pusin e Ujit të Ftohtë zgjasin rreth 15 minuta, ndaj është e domosdoshme që çdo person i cili shkon atje, duhet të vizitohet të paktën nga zemra e tensioni para banjës dhe të jetë nën vëzhgimin e mjekut.

Ujërat radioaktive dhe infrastruktura

Ujërat e liqenit të zi përmbajnë radon, elementë radioaktivë etj. Sipas ing. Bardhyl Zaimit, janë bërë matjet për radioaktivitet direkt tek pusi dhe është gjetur radium, cesium dhe stroncium. Këto lloje ujëra kanë indikacione mbi artritizmin, reumatizmin, nevritet, sëmundjet metabolike (uricemin, obositetin), sëmundjet endrokrine si insuficiencën e vezoreve, të tiroides, gjëndrave suprarenale, në sëmundje gjinekologjike e në veçanti në sterilitetin femëror, sëmundjet nervore, të lëkurës. Të tilla stacione termale ndodhen në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë).

Me plotësimin e studimeve, uji i ftohtë i Shënepremtes do të marrë vlera të tjera, sepse është i vetmi në llojin e vet dhe i një rëndësie të veçantë. Problem mbetet infrastruktura rrugore për të mbërritur në Liqenin e mrekullive. Rruga mund të ëprshkohet me fouristrada apo mjete me aks të lartë. Për çdo vit aty ngrihen kampingje dhe nga dita në ditë liqeni kurativ po frekuentohet gjithnjë e më shumë. Bashkia Gramsh ka në projekt asfaltimin e rrugës. Por për finalizimin e këtij projekti nevojitet fonde të mëdha. Aktualisht ky institucion ndodhet në kërkim të donatorëve. Bashkia Gramsh synon ta kthejë liqenin e Zi në një vend të rëndësishëm të turizmit kurativ.

Mekanizmi i veprimit të banjove

Hidroterapia elementare konsiston në banjo me ujë të thjeshtë, banjo të përgjithshme dhe lokale. Procedura më të komplikuara të hidroterapisë kombinohen me veprimin e lëndëve të ndryshme kimike mbi organizmin. Kjo vlen veçanërisht për hidroterapinë në stacione balneare. Në këto stacione, bëhet mjekim me ujë mineral, i cili del prej burimit me përbërje fizike dhe kimike të caktuar. Kjo përbërje mund të rregullohet dhe artificialisht në instalime të veçanta hidroterapeutike. Hidroterapia ka mbi organizëm influencë termike, mekanike dhe kimike. Efekti termik është i përbashkët për të gjitha procedurat hidroterapeutike.

Të ftohta quhen procedurat me temperaturë nën 16 gradë. Proçedurat e ftohta shtojnë veprimtarinë simpatike në organe, ndërsa procedurat e ngrohta shtojnë veprimtarinë vagale. Rëndësi të madhe ka faktori termik, vazat e lëkurës ngushtohen nën influencën e të ftohtit. Midis vazove të lëkurës dhe vazove të organeve të brendshme ekzistojnë raporte të caktuara. Në procedurat e ftohta, veprimtaria e zemrës tonifikohet, presioni i gjakut shtohet. Faktori termik, nuk ka dyshim, luan një rol të rëndësishëm kur përdoren ujëra natyrale që përmbajnë lëndë të ndryshme kimike, radioaktive, alkaline.

Në terapinë termale luan rol edhe klima, lartësia, ambienti i banjës, asistenca mjekësore, etj. Ndërmjet faktorëve mekanikë të veprimit të banjos, luan rol forca e gravitetit të organizmit në banjo. Trupi i nënshtrohet humbjes së peshës, që ka konsekuencë të madhe në lëvizje e anësive. Nëse uji mineral ka koncentrim të lartë kripërash, arrin të notojë trupin në ujë. Në indet e trupit që i nënshtrohen me intensitet janë: lëkura, indi konjuktiv, arteriet, venat dhe pareti i barkut. Sasia e gjakut që hidhet nga zemra në aortë shtohet 25 %. Veprimi termik ndodh në 2 mënyra: ndërmjet një stimulimi direkt mbi nervat dhe vazat e gjakut e nëpërmjet termoreceptoreve. Nga veprimi i të ftohtit, lirohen substanca aktive. Ndodhin ndryshime në lëvizjen e fluksit të gjakut.

Ndodh stimulacion i proceseve të metabolizmit, rritje e alkalinitetit dhe rritje e eksitabilitetit neuro-muskular. Këto spostime të vogla të ekuilibrit acido-bazik janë të rëndësishme, sepse stimulojnë të tjera procese, bile gjendrat me sekrecion të brendshëm. Veprimi kimik ka të bëjë me absorbimin e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm e lëndëve aktive nga uji mineral nëpërmjet lëkurës në organizëm në kurat balneare. Në banjot radioaktive njihet veprimi i radiumit (radon).

Rëndësi të veçantë ka shkëmbimi nëpërmjet lëkurës në banjo i joneve (atomeve me ngarkesë elektrike) me ngarkesë të kundërt (jone pozitive ose katone, jone negative ose anione). Ky shkëmbim midis organizimit dhe ujit të banjos paraqet fenomenin më interesant të balneoterapisë. Ky bën të ndryshojë bilanci mineral i organizmit, reaktiviteti i lëkurës dhe i gjithë organeve të brendshme. Shkëmbimet në reaksionet e organizmit, shkaktuar nga trasmineralizimi, spostimi i ekuilibrit acido-bazik, kanë influencë mbi proceset hormonalë dhe neurovegetativë, e në analizë të fundit bëjnë desensibilizim dhe një ekuilibër të ri të funksioneve organike. Fillimi i këtij ekuilibri të ri konstatohet në shumicën e të sëmurëve që bëjnë kurën e hidroterapisë.

Ekziston një liqen çudibërës në Shqipëri.Liqeni i mrekullive që shëron qindra sëmundje.Ja ku ndodhet … Read More »

Ajo përdori këtë maskë me aspirinë – është 50 vjeçe dhe tani duket si 30! Provojeni, rezultatet do vihen re që me aplikimin e parë

Aspirina është një qetësues i cili përdoret shumë nga të gjithë ne. Zakonisht u jepet pacientëve të cilët vuajnë nga problemet kardiovaskulare për shkak të vetive antiinflamatore që ka. Por duke lënë mënjanë anën pozitive që ka për shëndetin tuaj, ai gjithashtu mund të përdoret dhe në fushën e kozmetikës për shkak të avantazheve të tij. Substanca e tij kryesore nga e cila përbëhet është acidi salicilik, i cili ka veti të mrekullueshme dhe është armiku kryesor i puçrave, akneve, njollave të errëta, për problemet e poreve..etj.

Maska me aspirinë , kos dhe mjaltë

Kjo maskë është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur dhe ka veti shumë të mira për pastrimin e fytyrës nga puçrat dhe nga njollat e zeza. Kjo përzierje do jetë gjithashtu dhe një hidratues shumë i mirë për fytyrën tuaj duke i dhënë kësaj të fundit një pamje rrëzëllitëse dhe do rregulloj kompleksionin e fytyrës.

Përbërësit:

5 aspirina
½ lugë me mjaltë
1 lugë me kos
Përgatitja:

Thërmoini aspirinat në një enë dhe shtoni në të kosin dhe mjaltin. Përzieini mirë dhe aplikoheni në fytyrën tuaj pasi ta keni ta keni larë me ujë të vakët me qëllim që t’ju hapen poret. Mbajeni këtë maskë në fytyrë për 20-30 minuta. Më pas shpëlaheni fytyrën me ujë të pastër dhe mbylleni proçesin duke e lyerfytyrën me kremin tuaj të zakonshëm hidratues.

Ajo përdori këtë maskë me aspirinë – është 50 vjeçe dhe tani duket si 30! Provojeni, rezultatet do vihen re që me aplikimin e parë Read More »

Ja disa fakte të tmerrshme rreth magjisë së zezë

Keni menduar se nuk ekziston magjinë e zezë? Lexoni faktet e mëposhtme për ta kuptuar se sa e frikshme është ajo.

Dëmi i paqëllimshëm

Edhe nëse nuk besoni në ndikimin e magjisë së zezë, kjo nuk do të thotë që ajo nuk ekziston. Për mijëra vjet, magjia e zezë ka prekur njerëzit anekënd botës, me praktikuesit e magjisë së zezë, të cilët i kanë mallkuar objektet e ndryshme, për t’i dërguar më pastaj në afërsi të viktimave. Pra, praktikuesit e magjisë së zezë kanë për qëllim armiqtë e tyre, mirëpo objektet, të cilat ata i mallkojnë, me qëllim për t’i lënduar armiqtë, kanë efekt negativ në të gjithë ata që i prekin.

Magjia e zezë nuk mund t’i ngjallë të vdekurit

Shpeshherë mund të keni parë në filma apo mund të keni dëgjuar në rrëfime antike se si magjia e zezë përdoret për t’i ngjallur të vdekurit. Megjithatë, në jetën reale, një gjë e tillë nuk ndodh. Kur njeriu vdes, ai nuk mund të kthehet më në këtë jetë. Pra, ndonëse mund të keni dëgjuar që njerëzit mund të kthehen në këtë botë, mirëpo pastaj kërkojnë të vdesin, pasi që e ndjejnë që nuk i përkasin më kësaj bote, apo gjëra të ngjashme, mos besoni, të vdekurit asnjëherë nuk mund të ringjallen me magji të zezë.

Magjia e zezë kurrë nuk mund të bëjë mirë

Është aq e thjeshtë sa thuhet edhe në titull: Asgjë e mirë nuk mund të vjen nga magjia e zezë. Mund të keni dëgjuar njerëz të cilët pretendojnë që procesi i magjisë së zezë nganjëherë mund të jetë një gjë e mirë për shkak të asaj që nuk mund të kemi dritë pa errësirë. Megjithatë, asnjëherë, askush, nuk mund të bëjë ndonjë mirësi nëpërmjet magjisë së zezë. Në një botë të përkryer nuk do të kishte vend për asnjë formë të magjisë së zezë, megjithatë, për fatin e keq të të gjithëve, ky realitet nuk ekziston.

Proçes që krijon varësi

Magjia e zezë është një proces që mund të fillohet nga kureshtja apo nga dëshira për t’i bërë keq dikujt, mirëpo, një gjë është e sigurt, kushdo që merret me magji të zezë për një kohë të gjatë krijon varësi ndaj këtij procesi, për shkak të asaj që të praktikuarit e magjisë së zezë është një proces që ka tendencë të krijojë varësi të madhe dhe të rrallë janë ata praktikues të cilët mund të tërhiqen, pasi që të jenë zhytur në botën e errët të magjisë së zezë.

Ja disa fakte të tmerrshme rreth magjisë së zezë Read More »

Historia tronditëse e Fadil Capos nga kampet e përqendrimit të komunizmit

Ishte vetëm gjashtë vjeç kur pa ti mjegullohej imazhi i nënës nëpër xhadenë e Dukatit, pranverën e vitit 1948. Fadil Çapo është sot 76 vjeç por e kujton si sot atë ditë… Na pret mjaft i emocionuar ne shtepine e tij pranë portit të Vlorës. Pyet se kush na ka treguar për historinë e tij… Shikimin e ka të mjergullt, duart i dridhën, njërën këmbë e ka prej druri sepse e ka humbur për shkak të diabetit. Dhimbja ka lënë shumë gjurmë në portretin e Fadilit. Por ai mban mënd mirë mundimet e jetës, qysh kur ishte fëmijë në Dukat, pa nënë dhe pa baba e më pas në kampet e internimit në Plug e Saver. Pjesa më e dhimbshme është padyshim ikja e nënës.

Nga Luljeta Progni


Dukat 1948. Në portën e madhe të familjes Çapaj dëgjohen trokitjet e forta dhe britmat e policëve. E zonja e shtëpisë, Valideja, me foshnjen dy muajshe në duar, del me nxitim për të hapur portën. “Ç’kërkoni?” i pyet. Policët hyjnë me furi brenda oborrit. Një prej tyre e nxjerr jashtë dhe i thotë ashpër “Do vish me ne”. Një tjetër nxjerr në rrugë edhe dy djemtë më të rritur: Eqeremin dhe Idaiun, mbi 14 vjeç. Tre fëmijët e tjerë më të vegjël, Fadili 6 vjeç, Floriana 7 vjeç dhe Lefteri 4 vjeç shohin të hutuar, pa kuptuar se çfarë po ndodh. Policët bastisin shtëpinë, mbyllin dyert me çelës dhe dalin jashtë duke shoqëruar me forcë nënën me foshnjen dhe dy të rinjtë, e më pas largohen. Gjithçka ndodh për disa minuta. Tre të miturit dalin tek porta e madhe dhe duan t’i ndjekin, por një prej policëve kthehet dhe iu bërtet të kthehen. Qëndrojnë tek porta e madhe duke ndjekur me sy nënën me foshnjen në duar dhe vëllezërit që ecin drejt qendrës së Dukatit.

Para shtëpisë së madhe të gurtë ka rënë heshtja. Një heshtje që fillon t’i trembë fëmijët. Lefteri fillon të qajë me dënesë, ndërsa dy më të mëdhenjtë, Flora dhe Fadili, mundohen ta qetësojnë edhe pse janë po aq të trembur sa ai. Mbyllin portën dhe ulen në shkallët e shtëpisë duke pritur me shpresën se nëna do të kthehet së shpejti. Pas orësh të tëra pritje, errësira ka rënë mbi Dukat dhe fëmijët fillojnë të mendojnë për t’u strehuar diku. Dera e shtëpisë është mbyllur, nuk mund të hyjnë. Aty përpara gjenden lëpushat ku çlodhen lopët kur vijnë nga kullota. Shtrihen të tre aty pa folur. Lefteri i lodhur nga e qara mbyll sytë dhe fle i pari, ndërsa Fadili dhe e motra edhe pse nuk flasin mendojnë të njëjtën gjë “Kur do të kthehet nëna?”.

Të nesërmen në mëngjes Fadili shkon me vrap për të hapur portën. Pret aty me sytë nga rruga për të dalluar ndonjë hije njeriu a ndonjë zhurmë, por asgjë nuk lëviz. Edhe pas disa orësh, kur dielli ka arritur në kupë të qiellit askush nuk po duket. E motra ndez një zjarr me dru dhe zjen disa misra që janë varur në hangarin e lopëve. Presin gjithë ditën derisa errësira mbulon përsëri fshatin.

E njëjta ditë pritje me portën hapur përsëritet. Të tre fëmijët ndjehen të uritur e të lodhur, por më shumë se çdo gjë i druhen frikës se ç’u bë me nënën, vëllezërit dhe motrën e tyre të vogël. Pas 7 ditësh dëgjojnë një zhurmë makine mbi xhade dhe dalin me vrap para portës. Nga lart po dukej vërtet një makinë që zbriste nëpër kthesa duke u anuar sa andej këtej. Fëmijët presin me ankth: Të jetë nëna në makinë?

Makina afrohet me ngadalë, por nuk po arrijnë të shquajnë asnjë të njohur. Pas pak kalon para tyre, plot me njerëz në karroceri dhe në fund të saj, mbështetur në spond Fadili arrin të dallojë nënën. Valideja i thotë diçka, por fëmijët nuk arrijnë të kuptojnë gjë. Fadili vrapon pas pluhurit që ngre makina për disa metra… Më pas makina zhduket pas një qafe dhe gulçima e saj shuhet. Lotët i rrjedhin në faqe. E kupton se nëna do të shkojë larg, shumë larg dhe do të vonohet shumë, shumë më tepër se këto 7 ditë.

Fëmijët kthehen tek porta dhe qëndrojnë aty për disa çaste. Nuk dinë asgjë se çfarë po ndodh. Mbi shtëpi dëgjohen zërat e disa njerëzve që kishin dalë për të parë makinën. Dikush prej tyre thotë: “E morrën dhe Validenë“.

Jeta në kasollën e Gani Çapos

U gdhinë e u ngrysën 20 ditë rresht të vetëm, duke ngrënë misra e duke fjetur në lëpushat e lopëve, rrëzë hangarit. Askush nuk erdhi t’i shihte si ishin, a ishin sëmurë, a kishin ngrënë, a kishin fjetur, a ishin gjallë…Askush nuk u hodhi përtej mureve një kore bukë. Askush nuk erdhi t’u tregonte se ku shkoi nëna dhe se ç’do të bëhej me ata tre të mitur.

Ditën e 21-të fëmijët që po rezistonin përballë urisë, vetmisë e frikës dëgjuan një të trokitur të lehtë në derë. Ishte Gani Çapaj, një bari që shpesh kulloste lopët e tyre, kushëri i familjes. Fadili shkoi tek porta dhe hoqi llozin. Ganiu hyri duke i parë me vëmendje të tre.

-Si je Fadil? Mirë jeni?

-Po, mirë, – iu përgjigj Fadili.

-Do vini të rrini ca ditë andej nga unë?

-Mirë, – i tha Fadili dhe mori për dore Lefterin e Florën.

Kasollja e Ganiut ishte prej kashte, e shtruar poshtë me baltë dhe ndodhej pak larg fshatit. Ganiu kishte edhe tre fëmijët e tij: dy vajza mbi 10 vjeç dhe një djalë moshatar me Lefterin. Të gjithë flinin në atë kasolle dhe ndanin atë pak bukë e qumësht, që Ganiu mund të siguronte sa për të mbajtur shpirtin gjallë. Fëmijët filluan të mësoheshin në kasollen e Ganiut.

Ditët u bënë javë, javët muajt e muajt vite. Fadili dhe e motra filluan shkollën, e më pas edhe Lefteri. Pas disa vitesh Fadili punonte duke e ndihmuar Ganiun e më vonë filloi punë si bari me delet. Megjithatë uria nuk iu nda kurrë të tre fëmijëve. Shpesh kur kulloste delet, hante Mërrajte, një lloj bari që e hanin edhe delet.

Kështu kaluan 12 vjet. Nuk kishte ditë që të mos mendonte për nënën. Gjithmonë ëndërronte “Ta takoj dhe njëherë pa pastaj le të vdes”. Mundohej të kujtonte mimikën e saj, qortimet, porositë, gatimet… “Ku ishte tani ajo?”. “A mendonte dhe ajo për ata?” “A do takoheshin ndonjë ditë?”…

Shpesh kur rrinte nën hijen e dushqeve dhe delet kullosnin poshtë, mundohej të parafytyronte si do të ishte çasti i takimit me të. Imagjinonte sikur ajo të vinte një ditë dhe të riktheheshin në shtëpinë e madhe bashkë me vëllezërit, motrat dhe babain…

Takimi me nënën pas 12 vitesh

Ishte pranvera e vitit 1960. Fadili sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në mbrëmje Ganiu u kthye nga puna si zakonisht dhe e thirri mënjanë Fadilin. I kishin sjellë një letër ku shkruhej një porosi e Validesë për të: “Aman, thuaji Ganiut nëse fëmijët e mij janë gjallë, brenda mundësive të m’i sjellë t’i shikoj, nëse nuk janë gjallë m’i tregoni ku i kanë varret që t’u shkoj.”

Nuk kishte lajm më të bukur për Fadilin, Florën dhe Lefterin. U bënë gati për t’u nisur që të nesërmen. Ganiu kishte folur me shoferin e kooperativës, Ahmet Alushin dhe ai ishte treguar i gatshëm menjëherë për t’i çuar fëmijët tek Valideja, në kampin e Plugut, Lushnje.

Të nesërmen në mëngjes Shoferi, Ganiu dhe të tre fëmijët u nisën. Pasi udhëtuan gjithë paraditen, arritën në qendër të fshatit Plug. Fadili po shihte rreth e rrotull për nënën, por të gjitha gratë nga larg dukeshin njësoj: të veshura me të zeza dhe shami të bardha që punonin nëpër arra duke prashitur me shata. Ganiu zbriti dhe pyeti disa fshatarë: “Jemi nga Dukati i Vlorës. Duam të takojmë Velide Çapon se këta janë fëmijët e saj.” Dikush nga ata iu përgjigj: “Shkoni pyesni te punëtorët atje, ato gratë me shami të bardha”.

Fadili e dëgjoi, u hodh vrik nga karroceria dhe u nis me vrap drejt parcelave. Ndaloi para një kanali të madh vaditës plot me ujë. Nga aty i thirri një gruaje:

-Si jeni mirë? Do të pyes për një grua. E njeh një Velide Çapon?

Gruaja matanë kanalit kishte pranë një vajzë të vogël rreth 12 vjeçe, që po i mbante shatën. E vështroi me kujdes dhe i tha:

-Hajde këtej more djalë. Hajde këtej nga rruga.

Fadili mbërriti me një frymë dhe u afrua përballë gruas, ndërsa vajza po e shihte me vëmendje.

Gruaja e pyeti:

-Për çfarë e do Velide Çapon?

-E duan ca nga Vlora, nga Dukati, – iu përgjigj Fadili.

Gruaja disi e menduar, me një hije dyshimi e pyeti përsëri:

-Cili është?

-Është Gani Çapo, – iu përgjigj përsëri Fadili.

-Po ti i kujt je?

-I Gani Çapos, – ia ktheu menjëherë.

-Jo more djalë, se Ganiu nuk ka djalë kaq të madh, e kundërshtoi gruaja me hezitim.

Ndërkohë vajza përbri i pëshpëriti gruas pranë veshit:

-Mama, mos është Fadili ky, se ka atë shenjën në buzë që më ke treguar?

-Mos je ti Fadil, more djalë?

-Unë, Fadili jam, – iu përgjigj djali me zërin që i dridhej.

Valideja shtangu, nuk e mbajtën më këmbët dhe u lëshua përtokë. Fadili me Teftën iu hodhën sipër duke lëshuar mbi të lotët rrëke. Ganiu me dy fëmijët e tjerë nxituan hapat kur i panë ashtu. Velideja filloi të përmendej, ndërsa Ganiu po i fliste me zë të ulët:

-Mos u mërzit. Ja t’i prumë fëmijët. I ke shëndoshë e mirë. Ja Fadili, Flora, Lefteri.

Nëna hapi sytë dhe i shikonte fëmijët e hutuar. Iu kapte duart, i ledhatonte në fytyrë… Ndërsa ata e shihnin të përlotur.


Fadil Çapo dhe motrat e vëllai më i vogël qëndruan me nënën në Plug, nuk u kthyen më në Dukat. Dy vëllezërit më të mëdhenj Eqeremi dhe Idaiu vuajtën dënimin në kampet e punës dhe burgjet e Spaçit e Burrelit. Fadili nuk e pa më kurrë të atin, Veledin Çapon, i cili ishte një nga krerët kryesorë të organizatës antikomuniste “Rilindja Kombëtare”. Veledini u dënua me dënim kapital bashkë me shumë burra të tjerë nga Dukati, por mundi të arratisej në vjeshtën e vitit 1948 pas përndjekjes që iu bë nga regjimi. Pas ribashkimit me nënën Fadili jetoi në Plug, në kushte të vështira, por bashkë me familjen. Aty ai krijoi edhe familjen e vet.

Historia tronditëse e Fadil Capos nga kampet e përqendrimit të komunizmit Read More »