Aurora

Shqipëria, në rreshtin e parë të vendeve që ekzekutuan masa drastike ndaj COVID-19

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në rreshtin e parë të vendeve që po ekzekutojnë masa drastike për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne jemi në rreshtin e parë të vendeve në ekzekutimin e masave shtrënguese por asnjë vend, asnjë ekspertizë dhe asnjë llogari fantazi ekonomike nuk e ka pëfshirë deri më sot, pjesën kritike të zinxhirit ekonomik dhe planit të masave drastike të kufizimit të aktivitetit njerëzorë brenda territorit, asnjë. As Italia tani që flasim nuk i ka mbyllur fabrikat, as Izraeli që ka mbyllur në karantinë të detyruar mbi 100 mijë vetë dhe që i dënon me burg nëse e shkelin, nuk i ka mbyllur fabrikat. As Franca që nesër kalon në shtetrrethim total, pas orës 18.00 të ëdo dite nuk do të mbyllë asnjë fabrikë, madje ne deri tani që flasim jemi po ashtu i pari vend që mbyllim totalisht transportin publik qytetas dhe ndërqytetas në rang republike. Apo jemi ndër të paktët akoma, me saksionet e reja për këmbësorët që hyn në fuqi nesër. Kur Kina mbylli Vuhanin me 40 milionë banorë, hapi fabrikat fason për prodhimin e maskave dhe sot që flasim, vendet po bëjnë të njëjtën gjë. Njëri pas tjetrit. asnjë vend nuk është gjendur i përgatitur me të gjithë sasinë e nevojshme të maskave për përdorim masiv dhe respirator mjekësor për pacientët në gjendje të rëndë. Kudo është shpërndarë stoku, i ashtuquajtur i skaduar dhe po ngrihet me shpejtësi marrëmendëse, një industri e tërë për prodhimin e maskave, ashtu sikundër vendet kanë ndaluar qysh herët eksportet e materialeve mjekësore që duhen për përballimin e kësaj situate”, u shpreh Rama.

Sipas Rames, ekspertët ndërkombëtarë lidhur me punonjësit që duhet të shkojnë në punë thonë se “masat mbrojtëse në një mjedis të kontrolluar pune, në hallkat kritike të zinxhirit ekonomik dhe zbatimi i këshillave nga vetë punonjësit për të ruajtur distancën, për të larë duart, për të shmangur kontaktet fizike, funksionojnë. Ne u kemi kërkuar pa pushim kompanive të marrin masat e thjeshta por të domosdoshme për të mbrojtur personelin dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Kemi përcaktuar në aktin normativ, masat special ndëshkuese për kompanitë që do të kapen në shkelje dhe kemi në terren grupet e inspektimit. E di shumë mirë që idealja do të ishte që e nesërmja e ardhshme të na garantohej nga zoti dhe asnjë frymë e gjallë të mos dilte nga dera e shtëpisë, por zoti na ka dhënë fuqinë e shpirtit dhe të mendjes që nëse duam t’i përdorim sa dhe si duhet, të bëjmë mrekullira për njëri-tjetrin dhe për vendin tonë. Ndërsa punët e tjera na i ka lënë ne, njerëzve. Prandaj duhet të jem i qartë fare, motra e vëllezër. Kjo është luftë dhe në luftë jemi një, por nuk jemi të githë njësoj. Sepse disa prej nesh duhet të dalin sot nga shtëpia që kur të mbarojë lufta, të mos na zërë brenda shtëpia jonë e përbashkët./atsh

Shqipëria, në rreshtin e parë të vendeve që ekzekutuan masa drastike ndaj COVID-19 Read More »

Rastet do shtohen dy javët në vijim, ta pranojmë të vërtetën pa panik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “në dy javët në vijim do të vijnë duke u shtuar numrat e të prekurve nga koronavirusi dhe rastet e vështira, të cilat duhet t’i presim pa asnjë panik”.

“Java që vjen dhe tjetra pas saj do të vijnë me numra të rritur. Dikush i quan në një artikull 2 javët e ngritjes të furtunës, prandaj duhet të jemi të përgatitur që t’i presim rezultatet e testeve dhe rastet e vështira sidomos që do të shtohen, pa asnjë panik”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “duhet ta dimë të vërtetën, ta pranojmë atë siç është dhe të jetojmë me të me vetëdije çdo ditë”.

“Kam lexuar komentet tuaja kur më thoni se bëj gabim që flas për të keqen që do të na zmadhohet para syve në javët në vijim. Disa thonë se po i tremb, po i shqetësoj dhe po ua nxij jetën me pesimizmin tim. Unë nuk jam pesimist, asnjëherë dhe as këtë herë, por nuk më lejohet të mos ju them të vërtetën sado e papëlqyeshme të jetë dhe aq më tepër kur e vërteta lidhet me ju, me familjen tuaj, me popullin tonë pa përjashtim për asnjë shqiptarë si sot”, tha ai.

Rama tha se “duhet ta dimë të vërtetën aq më shumë në ditët e gjata të kësaj lufte që nuk do të jetë e shkurtër dhe do të na i bëjë javët të duken si vite dhe muajin të na duket si një shekull”.

“Duhet të bëjmë të gjitha ato që jemi të detyruar të bëjmë për të mbrojtur trupin tonë, të familjarëve dhe miqve tanë dhe të gjithë bashkë trupin e Shqipërisë, qelizat e të cilës jemi ne vetë”, tha ai./atsh

Rastet do shtohen dy javët në vijim, ta pranojmë të vërtetën pa panik Read More »

Kryemadhi: Mirënjohje për mjekët që shërbejnë në Shqipëri dhe Europë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shprehur sot mirënjohjen për mjekët që janë në repartin e karantinës jo vetëm në Shqipëri, por që shërbejnë edhe në vende të tjera të Europës.

Duke sjellë një rast të mjekjes shqiptare që është në karantinë në një vend europian, Kryemadhi shprehet se “kjo është doktoresha Silva Ruli Shameti, mjeke dhe mike e mirë që unë e dua shumë, e cila prej 3 javësh po shërben pa pushim në repartin e karantinës të spitalit të San Marino-s. Mendimet tona shkojnë jo vetëm për të, por për të gjithë mjekët shqiptarë që punojnë jashtë”.

“Ata sot i ofrojnë siguri qytetarëve evropianë, por edhe pse në karantinë duke luftuar vetë me virusin, mendjen dhe shpirtin e kanë të lidhur me situatën në Shqipëri, për familjarët, miqtë e kolegët e tyre këtu”, tha ajo.

Po ashtu Kryemadhi shton se “falenderimet dhe lutjet tona shkojnë edhe për të gjithe mjekët tanë që punojnë këtu në kushte shumë më të pafavorshme se kolegët e tyre në Evropë. Për mjekët e Shqipërisë nuk mjaftojnë vetëm duartroktijet e orës 17:30, por të lutemi për shëndetin e tyre mëngjes, drekë, darkë, e në çdo kohë të shpresojmë që ata e familjarët e tyre të gjejnë forcën, për të përballuar ditët e vështira që kemi përpara. Zoti i bekoftë sakrificat tuaja!”/atsh

Kryemadhi: Mirënjohje për mjekët që shërbejnë në Shqipëri dhe Europë Read More »

“Stolat e parqeve e këndet e lodrave burim rreziku”/ Rama: Mos i lejoni të moshuarit e fëmijët të dalin, kjo është lojë me jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video ku persona të moshuar shihen në rrugët e kryeqytetit, ndërsa u shpreh se “kjo që ndodh me këto dy gjyshet dhe me ata gjyshërit ulur atje mbrapa, është e frikshme dhe krejtësisht e pajustifikueshme për familjarët e tyre”.

Rama tha se “për këto mosha kjo është lojë me jetën”.

“Ju lutem mos i lejoni të moshuarit dhe fëmijët të dalin nga shtëpia, ju lutem! Stolat e parqeve dhe këndet e lodrave në natyrë janë burim rreziku! Prandaj parku i liqenit dhe të gjitha hapësirat rekreative në çdo qytet, do të jenë të ndaluara për të gjithë! Frikë aspak, kujdes po”, tha Rama./atsh

“Stolat e parqeve e këndet e lodrave burim rreziku”/ Rama: Mos i lejoni të moshuarit e fëmijët të dalin, kjo është lojë me jetën Read More »

Policia identifikon qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit, mesazh sensibilizimi me telefon dhe postë

Një mesazh sensibilizimi u ka mbërritur në numrat e tyre të telefonit dhe në adresat e banesës, personave që kanë udhëtuar gjatë 14 ditëve të fundit në zonat e prekura nga koronavirusi i ri, apo COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin që u është dërguar shtetasve të cilët kanë udhëtuar nga Italia drejt Shqipërisë gjatë 14 ditëve të fundit.

“Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit. Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre. Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14-ditor. Ndjesë 1000 herë, po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet! Frikë aspak, kujdes po!” – thekson Rama./atsh

Policia identifikon qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit, mesazh sensibilizimi me telefon dhe postë Read More »

COVID-19/ Ministria e Financave publikon numrin pa pagesë: Denonconi abuzimet me çmimet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët hasin abuzime me çmimet të telefonojnë pa pagesë numrin 0 800 14 14.

Në njoftimin e publikuar sot, Ministria e Financave thekson se “nëse konstatoni rritje çmimesh të panatyrshme, telefono pa pagesë 0 800 14 14”.

“Të dashur qytetarë, kjo nuk është koha e përshtatshme për të abuzuar , por është koha për solidaritet dhe bashkëpunim.Telefono pa pagesë dhe denonco rritjen abuzive të çmimeve. Mbrojtja e konsumatorit është prioritet i ynë”,- thekson Ministria e Financave dhe Ekonomisë./atsh

COVID-19/ Ministria e Financave publikon numrin pa pagesë: Denonconi abuzimet me çmimet Read More »

Koronavirusi/ Apeli i Çomos: Do t’ia dalim, kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar deklaratën e profesoreshës dhe njëherazi shefe e Infektivit, Najada Çomo e cila u bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

“A do t’ia dalim? Po! Ne po bëjmë gjithcka për të shërbyer në këtë pandemi globale. Do t’ia dalim, sepse kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi. Ju lutem, mos cënoni punën dhe aftësitë e Shërbimit Infektiv ndër vite. Pacienti është i pari. Ne me të. Vetëm së bashku do të mund t’ia dalim”, – thotë Çomo./atsh

Koronavirusi/ Apeli i Çomos: Do t’ia dalim, kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sakrifikuar në shumë epidemi Read More »

Rama citon fjalët e shenjta të Nënë Terezës: Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit”, tha sot Kryeministri Edi Rama duke ndarë fjalët e Nënë Terezës.

Kryeministri zgjodhi fjalët e shenjtores shqiptare për të përcjellë mesazhin e tij përmes rubrikës “Fjalë të shenjta”.

Shqipëria po zbaton masa drastike për të parandaluar përhapjen e prekjes nga koronavirusi, duke mbyllur të gjitha aktivitetet ku ka grumbullime të njerëzve, si dhe qarkullimin e mjeteve në disa qytete./atsh

Rama citon fjalët e shenjta të Nënë Terezës: Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit Read More »