Edhe pse lumi Vjosa ka hyrë në shtratin e tij, ujrat në fshatin Fitore të Vlorës nuk janë larguar plotësisht. Banorët po punojnë për të hequr baltën nga banesat e tyre.
Një ditë më parë në këtë rrugë thellësia e ujit ishte një metër e gjysëm. Sot aty banorët mund të ecin.
Prej vitesh ata po humbin gjithçka. Arsyen se përse uji ju mbërrin në shtëpi sa herë ka reshje, ata e gjejnë te mënyra se si është ndërtuar rruga e re.
Dy muaj më parë banorët e Fitores u përmbytën. Sot janë ende me pasojat e përmbytjes së fundit dhe duket se po e humbin betejën me ujin që po ju shkatërron gjithçka.
Në zonën e Durrësit janë zbuluar 3 lopë të cilat janë diagnostikuar me turbekuloz. Ato janë kapur në një therrtore në Durrës. Për gjethet e dyshuara me këtë sëmundje është vënë në karatinë një femrë në zonën e Shijakut.
Duhet të theksojmë që për lopët me TBC, ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Lopët me turbekuloz janë konstatuar nga Inspektoriati i Sigurisë Ushqimore Veterinare. Po kështu ka dyshime se lopë me turbekuloz mund të ketë në zonë e Fushë-Krujës dhe Shkodrës.
Kjo është një sëmundje e rëndë për njerëzit nëse ata konsumojnë mishin ose qumshtin e lopëve me turbekuloz.
Papa Benedikti XVI, i cili do të festojë në prill 91 vjetorin, shkruan në një letër drejtuar lexuesve të “Corriere della Sera” se ai po përgatitet për udhëtimin e tij të fundit.
Joseph Ratzinger duke iu përgjigjur shqetësimit të shumë lexuesve rreth shëndetit të tij shkruan:
Me humbjen e ngadaltë të fuqisë sime fizike dhe të brendshme unë kam nisur pelegrinazhin drejt Shtëpisë së Zotit.”
Që nga dorëheqja e tij në shkurt 2013, Papa me origjinë nga Gjermania jeton në një manastir të vogël në Vatikan, së bashku me katër motra dhe sekretarin i tij personal Georg Gänswein. Ky i fundit prej së paku dy vitesh ka deklaruar se Benedikti XVI ishte duke u shuar si një qiri, ngadalë dhe me qetësi.”
Ish-Papa merr pjesë çdo ditë në meshë, lutet shumë, takon pak vizitorë dhe i përgjigjet një numri të konsiderueshëm letërkembimi. Ai gjithashtu dëgjon lajmet televizive në mbrëmje dhe lexon disa media të përditshme katolike, si dhe botime teologjike.
Një zyrtar i lartë i Vatikanit vjet e përshkoi kështu gjendjen e Papa Benediktit XVI
Ai nuk arrin më të kontrollojë duarve të tij, nuk mund të luajë më piano, ai sheh shumë keq, por ai ka një kthjelltësi të përsosur, kujton gjithçka”.
“Bukra” është një nga personazhet më të pëlyer nga publiku në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Rol të cilin e luan aktorja e njohur Albana Perhati. Kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”. Ndër të tjera aktorja foli për rolin e saj në ‘Portokalli’. Ndërsa theskoi se ndonjëherë aktorët ndikohen shumë nga personazhi i tyre , saqë edhe në realitet sillen sikur të jenë në rol.
E pyetur nga moderatorja se kë rol preferon më shumë, ajo u përgjigj “Bukra” dhe se edhe në jetën e përditshme ka filluar të flasë si ajo.
“Bukra më pëlqen më shumë. E shijoj kaq shumë atë personazh, saqë kam filluar të flas ndonjëherë si ajo. Më shpëton ndonjëherë”, është shprehur aktorja.
Brittany dhe Jeremy Peck u martuan, por ceremonia e dasmës u ndërpre papritmas për një arsye që do të sillte lot në sy. Në gjysmën e procesit të dasmës, Todd Bachman, babai i Brittany, papritmas u ndal dhe shkoi për të marrë njerkun e Brittany. Babai biologjik donte që ai dhe njerku i tij ta shoqëronin në altar.
Disa çaste më vonë babai dhe njerku kishin kapur nusen për krahu, e dukeshin sikur të ishin një familje e madhe.
Delia Blackburn, një fotografe e dasmës, nuk mund tu besonte syve: Skena ishte absolutisht e pabesueshme, aq shumë sa që ndarja e saj në Facebook kishte shumë pëlqime dhe reagime.
Ende sot kjo është një ndër historitë më të pëlqyera në rrjete sociale.
Ajo thotë: “Merrni facoleta, sepse do t’ju duhen kur të shikoni këto imazhe. Todd Bachman, babai i nuses, teksa po çonte vajzën e tij në altar, ndaloi procesionin dhe ndërsa njerëzit e tjerë ishin të hutuar nga ajo që po bënte, ai iu afrua njerkut të saj “.
“Todd zgjati dorën dhe rrëmbeu atë të njerkut të saj, duke e tërhequr tek vajza e tij, për ta shoqëruar atë në altar me të. Të gjithë po qanin gjatë ceremonisë, unë gjithashtu”, kujton ajo.
Todd Bachman u tregoi të gjithëve se dashuria e vërtetë është dashuria e tyre për fëmijët e tyre.
Këto edhe sot janë imazhe që duhet të ndahen me të gjithë botën në mënyrë që të përhapet mirënjohja! Një gjest i përulur dhe fantastik, i respektuar nga babai i Brittany, i cili pranoi kështu figurën e njerkut që e rriti vajzën e tij sikur të ishte e tij!
Një gjest i thjeshtë por i rëndësishëm, jo vetëm për Brittany, e cila ka qenë në gjendje t’i ketë ato të dy krah për krah në një moment aq delikat dhe kuptimplotë për të, por edhe për të gjithë ne, duke treguar se mirënjohja gjithmonë kalon nëpër gjeste të vogla dashurie dhe e mirësisë!
Gënjeshtra bëhet e rrezikshme nëse ajo nuk zbulohet.
Shumica e tyre janë shumë të lehta për t’u identifikuar, nëse ju dini të lexoni shenjat. Këtu janë disa teknika për të përcaktuar, nëse dikush po thotë të vërtetën apo jo.
1. Filloni duke bërë pyetje neutrale
Duke kërkuar disa pyetje themelore, jo kërcënuese, ju jeni në gjendje të vëzhgoni një përgjigje bazë. Pyeti ata për motin, planet e tyre për fundjavë, ose ndonjë gjë që do të prodhonte një përgjigje normale dhe të rehatshme. Kur ata përgjigjen, vëzhgoni gjuhën e trupit dhe lëvizjen e syve nëse doni të dini të vërtetën. A e ndryshojnë qëndrimin? Sigurohuni që të bëni pyetje të mjaftueshme për të vëzhguar.
2. Gjeni vendin e nxehtë
Pasi të lëvizni nga territori neutral në “zonën e gënjeshtrës”, sipas intv.al duhet të jeni në gjendje të vëzhgoni një ndryshim në gjuhën e trupit, shprehjet e fytyrës, lëvizjen e syve dhe strukturën e fjalisë. Gjithkush do të japë të dhëna të ndryshme kur të tregojë një gënjeshtër, prandaj është e rëndësishme të vëzhgoni një bazë normale para se të hyni në zonën e gënjeshtrës.
3. Shikoni gjuhën e trupit
Gënjeshtarët shpesh e tërheqin trupin e tyre nga brenda kur gënjejnë për t’u bërë më të vegjël dhe më pak të dukshëm. Shumë njerëz bëhen të çuditshëm dhe fshehin gishtat duke u bërë nervoz.
4. Vëzhgoni shprehjet e fytyrës
Njerëzit shpesh që gënjejnë dallohen dhe nga shprehitë e fytyrës, të cilat janë të vështira për t’u vënë re. Disa njerëz do të ndryshojnë ngjyrën e fytyrës, ose do të dridhen shpejt. Secila nga këto ndryshime në shprehjen e fytyrës nënkupton një rritje të aktivitetit të trurit, siç fillon gënjeshtra.
5. Dëgjoni tonin, ritmin dhe strukturat e fjalive
Shpesh kur një person gënjen, do të ndryshojnë pak tonin dhe ritmin e të folurës . Ata mund të fillojnë të flasin më shpejt ose ngadalë, apo me një ton më të lartë, ose më të ulët. Sipas intv.al truri i tyre punon me mbingarkesë për të vazhduar me historinë e tyre.
Pas analistit Fatos Lubonja, edhe publicisti Mustafa Nano i sheh me dyshime arrestimet e fundit të prokurorisë, konkretisht ndalimin e ish-drejtorit të Rrugëve, Dashamir Xhika.
I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Mustafa Nano tha se nëse arrestimet e tjera do të jenë sërish nga LSI dhe PD atëherë kjo është politikë.
Ai tha se nuk ka kuptim që korrupsioni qenka vetëm në një krah politik, PD apo LSI, kur zyrtarët e PS-së kanë pesë vite në pushtet.
“…Nëse vazhdon të arrestohen zyrtarë të LSI, kjo punë e prokurorisë nuk shkon. Prit, se janë dhe 5 vjet zyrtarë të PS në pushtet. Kjo punë nuk shkon….”,- tha Mustafa Nano.
Esmeralda Belba është një 32-vjeçare nga Kavaja. E vetmja pasuri që ka është djali i saj, Muhamedi 9-vjeçar, frut i një bashkëjetese që u paragjykua edhe nga familja e saj.
Zgjodhi të sjellë në jetë fëmijën, por shpejt u përball me shumë vështirësi. Shëndeti i vogëlushit u rrezikua brenda kësaj dhome të vogël e të akullt, ku ajo jeton ende.
Për ta mbrojtur nga skamja dhe mungesa e një strehe të përshtatshme, u detyrua ta dërgojë Muhamedin e saj 9-vjeçar në fshatin SOS.
Zemra e nënës thyhet! Shkrehet në vaj sa herë flet për të birin. Pyetja e vazhdueshme e tij ia bën dhe më të vështirë ekzistencën.
“Sa herë shkoj që takoj fëmijën tim thotë: Mami ti s’me don mua që s’më merr? Jo i them se ku të të mbaj, me çfarë të të rris? …. Kam nevojë të jem me fëmijën tim. Me lot iki, me lot vij. Kam kërkuar punë, kam kërkuar strehim. Unë nëna e tij kam kaluar 3 herë bronkopneumoni këtu”, thotë ajo mes lotësh.
E papunë, pa mbështetje, asaj i është hequr dhe ndihma ekonomike, e vetmja e ardhur nga e cila mban frymën gjallë dhe i lejon të shkojë për të takuar të birin.
Esmeralda nuk është e vetme. Ajo është një nga 682 familjet e varfra të Kavajës që këtë fillim viti janë nxjerrë jashtë skemës së ndihmës ekonomike, pa u dhënë asnjë arsye.
Edhe përgjegjësi i ndihmës ekonomike në Kavajë nuk mund të sqarojë pse këtyre familjeve u është hequr edhe ai kontribut i vogël financiar që merrnin deri më tani.
“Ndihma ekonomike jepet nga Ministria e Shëndetësisë. Arsyetimi që na kanë sjellë ne nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Tiranë është thjesht për të justifikuar urdhrin për shkurtimin e numrit të familjeve në nevojë. Përzgjedhja bëhet nga kjo drejtori, ku duhet të kërkohen dhe arsyet për largimin nga skema”, thotë Hamid Bregu, përgjegjës i ndihmës ekonomike Kavajë.
E vetmja mundësi që ka Esmeralda dhe familjet e tjera në nevojë, ndonëse pa të ardhura është të udhëtojnë drejt Tiranës për të ankimuar këtë vendim që e cilësojnë arbitrar.