Aurora

Miku më i dashur publikon mesazhin e fundit të Adelës, është shumë emocionues

Ishte data 29 tetor e vitit të shkuar kur familjarë, miq, kolegë dhe të njohur morën vesh lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit.

Gazetarja nga Kavaja u gjet e pajetë në apartamentin ku jetonte vetëm në Tiranë.

Adela humbi jetën si pasojë e një sulmi të papritur në zemër. Askush që e ka njohur ende nuk e ka marrë veten nga humbja e 31-vjeçares.

Miku i saj më i mirë, Eraldo Rexho vijon ta kujtojë plot dhimbje e mall miken e tij.

Në InstaStory, Eraldo ka publikuar mbrëmë mesazhin e fundit që Adela i ka nisur në rrjetin social, ku e quan mikun e saj “O dritë”, që pasohet na një emoji në formë zemre.

Eraldo shkruan se i mungon shumë Adela. Padyshim që këto kujtime kanë prekur ndjekësit në rrjete sociale.

Miku më i dashur publikon mesazhin e fundit të Adelës, është shumë emocionues Read More »

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma

Qeveria shqiptare ka miratuar në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave një vendim I cili përcakton se në rast se punëdhënësit, të cilët, për arsye të kushteve apo të organizimit të punës, nuk mund të sigurojnë lokal për ngrënie, me kushte higjienike të pranueshme (sipas lejes së punës, dhënë nga Inspektorati Shtetëror i Punës), duhet t’i shpërblejnë punëmarrësit për ushqimin që konsumohet gjatë pushimit në ndërmarrje. Masa e shpërblimit është e barabartë me diferencën e çmimit të ushqimit, kur ushqimi përgatitet nga i punësuari ose në kuzhina të përbashkëta me çmimet me pakicë në restorante.

Pagesave varion nga 300 lekë për një vakt, në 500 lekë kur punonjësit rri më gjatë në punë. Sipas këtij vendimi, nëse punëdhënësi nuk krijon kushtet e duhura për ushqim, do të duhet të paguajë në muajë 6600 lekë (300 lekë për 22 ditë pune) dhe në vit 79 mijë lekë, apo gati 600 euro.

Vendimi përcakton që vlera, mënyrat dhe kriteret e dhënies së pagës në natyrë do të jenë, si më poshtë vijon:

a) Kufiri i vlerës së shpërblimit në formën e pagës në natyrë do të jetë deri në masën 300 (treqind) lekë për një vakt dhe deri në masën 500 (pesëqind) lekë kur trajtohet me më shumë se një vakt për ditë pune;
b) Në kontratën kolektive apo individuale të punës, palët mund të përcaktojnë edhe trajtime të tjera si dhe ndryshimin e kufijve të pagës në natyrë, në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit;
c) Shpërblimi në formën e pagës në natyrë mund të jepet në trajtim ushqimor, kupon dhe mall. Në raste të veçanta, kur nuk ekzistojnë mundësitë për dhënien e shpërblimit në asnjë nga këto forma, punonjësit i jepet shpërblimi në para dhe ky shpërblim, për efekte fiskale, trajtohet si paga;

ç) Masa e shpërblimit në formën e pagës në natyrë përcaktohet në kontratën kolektive apo individuale të punës. Në rastet kur paga në natyrë zbritet nga paga e punonjësit, atëherë shuma e këtij shpërblimi për të gjithë muajin nuk mund të kalojë 20 % (njëzet) për qind të pagës mujore.

Punëdhënësi është i detyruar t’i sigurojë strehim punëmarrësit, në kushtet kur ky i fundit nuk ka mundësi të kthehet në vendbanimin e tij për shkak të largësisë së vendit të punës me qendrën e vendbanimit.
Për efekt të llogaritjes së pagës për rastin e pushimeve vjetore, shpërblimi që i përgjigjet pjesës së pagës së përfituar në natyrë përllogaritet si raport i ditëve të punës, gjatë të cilave punëmarrësi ka përfituar pagë në natyrë me numrin e përgjithshëm të ditëve gjatë të cilave ka punuar, shumëzuar me ditët e punës që përfshihen në periudhën e pushimeve vjetore dhe pagën ditore në natyrë, të përcaktuara në kontratën kolektive apo individuale të punës.
Vendimi nr.139, datë 14.3.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për kufijtë e përcaktimit të pagës në natyrë dhe kriteret e përllogaritjes së shpërblimit, që i shtohet pagës për leje vjetore”, shfuqizohet.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.

Lajm i mirë për të punësuarit:Shteti detyron punëdhënësit të paguajë drekën, ja sa do jetë shuma Read More »

”Shko bëhu synet në Turqi”, batuta e Berishës shkrin gazit sallën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur akuza të forta në drejtim të qeverisë sot për faktin se po kthehet në një shtojcë të Turqisë.

Në fund Berisha e ka rekomanduar Ramën që të shkojë dhe të bëhet synet në Turqi.

“Po s’pajtohem kurrë me presidentin e Turqisë që thotë se Kosova nuk u në shtet, shko bëhu synet atje ti. Unë jam Sali Berisha dhe i dinë të gjithë haptazi qëndrimet e mija”, u shpreh Berisha.

“21 Dhjetori është dita e rikthimit të votës së etërve, të Enver Hoxhës kundër SHBA-ve. Kundër vendit që ka bërë aq shumë për ndërtimin e shtetit shqiptar, kundër vendit që pas vendosjes së diktaturës, ndërmorri operacionin për rëzimin e etërve të këtyre që votuan kundër SHBA-ve.

Votuan kundër vendit që udhëhoqi luftën kundër kasapit të Ballkanit për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës.

Delegacioni i Maqedonisë braktisi sallën, kemi të bëjmë me njerëz ordiner si ky këtu. Përfaqësuesja e SHBA-ve kërkoi dy herë që ne të votonim pro tyre, po jo ne se bëmë këtë. Kjo është një ndarje e thellë si me thikë, neë rastin e Shqipërisë midis lindjes dhe Perëndimit. Jua them unë, votimi ynë është njësoj me lindjen.

Në 2012 unë kam pasur një telefonatë të gjatë me kreministrin e Turqisë, për të cilin kam pasur respekt, po ama e kam bërë të qartë se Shqipëria nuk do bëhet shtojcë e Turqisë në politikat globale. Ia kam bërë të qartë atij se ne do të jemi krah SHBA-ve në vendimet e saj. Po të mos jetë SHBA lindja e mesme nuk do të jetë kurrë kjo që është tani”, u shpreh më herët Berisha.

”Shko bëhu synet në Turqi”, batuta e Berishës shkrin gazit sallën Read More »

Rrëfimi i rrallë i agjentit të CIA-s: Harxhuam miliona, e morëm Kosovën jo vetëm për të shkatërruar Serbinë…

Robert Baer, është një ish-oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën”,- rrëfen ai.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”,- thotë Baer.

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”,- ka thënë Baer.
Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.

I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale!

Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”.

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika?
“Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”,- rrëfen ai.

Rrëfimi i rrallë i agjentit të CIA-s: Harxhuam miliona, e morëm Kosovën jo vetëm për të shkatërruar Serbinë… Read More »

Motrat që kanë 16 fëmijë, janë të varura nga lindja!

31 vjeçarja është e varur nga foshnjet, dhe gjithçka që ka të bëjë me to. E gjitha çfarë ajo do është që të ketë fëmijë  si motra e saj Chloe, 29 vjeç.

“Sa herë që kisha një fëmija unë isha e lutur të kisha edhe më shumë. Është padyshim një varësi. Është si një ilaç, sa më shpejtë që ndalojë dhënia e gjirit për njërin, doja të kisha një tjetër përsëri. Do të kisha edhe më tepër nëse do të më lejonin financiar. Unë dua të kem bebe-më pëlqen të jem shtatzënë dhe absolutisht e dua lindjes, është pjesa më e mirë nga ujërat që thyejnë kur del foshnja, ishte përvoja më  e veçantë nga të gjitha”, ka thënë Amy, transmeton Indeksonline.

Dëshira e Amy për të pasur fëmijë ishte aq e fortë sa edhe pasi u nda me babanë e të parëve të saj, Gjoni, tani 41 vjeç, iu lut që të jetë përsëri me të që të vazhdonte të lindte.

Të dyja familjet jetojnë pesë minuta larg në një fshat të vogël në Geynedd të Uells-it.

Në vitin 2006, Chloe lindi Leon, tani 11 vjeç dhe 10 javë më vonë Amy kishte një vajzë të vogël, Bryony, tani 11 vjeç-pas një pune që zgjati vetëm 20 minuta.

Amy ndërkohë u takua me ish-partnerin e saj John, kur ishte 17 vjeç dhe e kishte fëmijën e parë, Mikey, tani 12 vjeç ku më pas vazhdoj me të tjerët.

Dy vjet më parë, Chloe humbi tragjikisht bashkëshortin e saj.

Motrat që kanë 16 fëmijë, janë të varura nga lindja! Read More »

Njihuni me qenin që drejton traktorin, për të lëvruar arat e pronarit të tij

Ky qen i zgjuar me shkathtësi drejton traktorin e të zotit të tij, për ta lëvruar arën.

Ky qen ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve në shtëpinë e tij, kur ai kishte hipur në një traktor të kuq, në Irlandën Veriore.

Qeni i zellshëm e ka ndihmuar pronarin e tij për të mbjellat dhe të korrat e arave.

Qeni katër vjeçar, gjithashtu është babai i katër qenve tjerë, transmeton Indeksonline.

Pronari i Rambos, Albert Reid, tha: “Askush nuk mund ta besonte atë, kur e pantë. Të gjithë e fotografonin dhe gjironin atë”.

Kemi shumë njerëz që vijnë në oborrin tonë, të cilët thjesht vijnë për të shuar kureshtjen, për ta parë nga afër qenin.

“Ai është thjeshtë shumë miqësor dhe mikpritës me të gjithë njerëzit që vijnë”, është shprehur pronari i tij.

 

Njihuni me qenin që drejton traktorin, për të lëvruar arat e pronarit të tij Read More »

“Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu” Babai i këndon këngë djalit dëshmor

Dhimbja dhe malli për djalin e rënë dëshmorë e ka ndjekur si hije tash e 20 vjet. Ndjenjën e mungesës së madhe për Eltonin, babai i tij Gëzim Zherka, e ka shfaqur përmes këngës e cila qysh në notat e para jep emocionin që vetëm një prind mund ta transmetoj në këtë formë sic e ka bërë Gëzimi.

Duke bartur në notat e kësaj kënge mallin e të gjithë prindërve që humbën djemtë në luftë, babai i dëshmorit Elton Zherka, ka sjell një baladë që secili që ka humbur dikë e gjen vetën brenda saj.

“Edhe sot më duket i dëgjoj hapat e tua dhe hijen tënde përqafoj. Për një çast mendoj se je këtu. Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu”, janë vargjet e para të kësaj kënge tekstin e së cilës e ka bërë Yll Limani kurse muzikën Florent Boshnjaku.

Kjo këngë që erdhi si ide e Gëzimit, Edi Luzhes dhe Florent Bosnjakut, është dhënë premierë në emisionin Top Show në Top Channel.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=O-bVNHHbcfc]

Gëzimi që muzikën nuk e ka profesion u ngjit në skenë për t’ia kushtuar këtë elegji Eltonit, Permetit dhe të gjithë dëshmorëve të luftës së UÇK-së, në përvjetorin e 10 të pavarësisë dhe në 20 vjetorin e rënies së Eltonit dhe Permetit në betejën e Junikut.

“E ti dje larg e po më sheh më fal që ndonjëherë qaj. Por po me mungon e ti nuk je. Gjithmonë në zemër të mbaj”, janë vargje të kësaj kënge që përlotën Lorik Canën dhe Albana Osmanin derisa Gëzimi po këndonte ndërkohë po evokoheshin kujtimet për “Djemtë e asfaltit”, siç quheshin Eltoni me shokët nga qyteti i Gjakovës.

Kësaj kënge i është bërë edhe spoti i cili pos shumë veçantive tjerave ka edhe docka shumë speciale. Pjesë e tij është edhe Eltoni i vogël, nipi i dëshmorit që pos hijeshisë që i jep këtij spoti bart edhe mesazhin e ripërtëritjes.

eltooon_1518038760-7195134

“Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu” Babai i këndon këngë djalit dëshmor Read More »

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës”

Izet Haxhia ka dhënë një intervistë , pas vendimit të Turqisë për ta ekstraduar në Shqipëri.
Zoti Haxhia, informacionet tona pranë Gjykatës së Lartë Turke bëjnë me dije për një vendim të marrë sot nga autoritetet e saj në adresë të personit tuaj. Bëhet fjalë për një vendim ekstradimi në Shqipëri?

Po, u njoftova sot për këtë vendim të Gjykatës së Lartë turke.

Dhe si e pritët këtë vendim?

Gjykata e Lartë e Turqisë pas 12 vjetësh dha vendimin për ekstradimin tim në Shqipëri. Besoj se me këtë vendim fillon edhe kapja e “peshqve të mëdhenj” të krimit e korrupsionit 27 vjeçar në Atdhe.

Ju do vini në Shqipëri, po çfarë ndikimi do të ketë kjo tek arrestimi i atyre që ju i quani “peshq të mëdhenj”?

Atë e di drejtësia e pavarur dhe jo unë, por si duket ekstradimi im do të përdoret nga qeveria shqiptare e cila ka ndikuar me anë të qeverisë turke që të jepet ky vendim i dirigjuar politikisht.

Ju mendoni se ekstradimi juaj në Shqipëri ka ardhur si lobim i qeverisë shqiptare?

Unë jam i gatshëm të zbatoj vendimin e drejtësisë sado që është i dirigjuar politikisht. Është e drejta ime që kur të kthehem të rihap çështje për të cilat jam dënuar në mënyrë të padrejtë dhe theksoj këtu çështjen Hajdari.

Çfarë prisni nga drejtësia e re Shqiptare dhe e ndjeni veten se mund të pastroni figurën tuaj nga akuzat e hedhura apo dënimin e pamerituar siç edhe pretendoni për vrasjen e Azem Hajdarit?

Nga drejtësia e re dhqiptare pres që të jetë e pavarur dhe të zbatojë ligjet në mënyrë korrekte dhe pa ndikime politike, pres që të rihapet çështja Hajdari pasi gjyqi i zhvilluar për atë çështje ka qenë komplet i manipuluar nga të dy krahët politikë dhe në bashkëpunim të plotë mes tyre është dhënë dënimi im i padrejtë.

Është e drejta ime ligjore që buron nga Konventa Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut që unë të gjyhem përsëri për një çështje për të cilën kam marrë dënim në mungesë pa patur mundësi të mbrohem dhe të dëshmoj të vërtetat që di në lidhje me atë vrasje dhe njerzit e implikuar në të.

A ndeheni të kërcënuar në burgjet shqiptare dhe si mendoni ta përballoni situatën pas shumë e shumë vitesh largim nga Shqipëria?

Nuk kam patur frikë ndonjëherë për jetën time dhe as nuk do të kemë asnjëherë, pavarësisht faktin se shumë njerëz dhe klani Berisha në rradhë të parë ju intereson të më shohin të vdekur, por edhe shumë të tjerëve.

Unë nuk i jam shmangur asnjëherë drejtësisë së asnjë vendi. Kam dashur që në fillim kur është hapur gjykimi i çështjes Hajdari të kthehem e të ballafaqohem me Drejtësinë. Nuk kam asgjë për tu trembu nga asnjë lloj drejtësie por me të vërtetat e mia dua të ballafaqohem përpara gjykatës me ata që janë nxjerrësit në pritë të Azemit, të cilët pasi e përdorën të gjallë po e përdorin edhe sot të vdekur..

A do të dëshmoni kundër Sali Berishës?

I qëndroj të gjithave çfarë kam thënë deri më sot si për Berishën, ashtu edhe për çdo person tjetër dhe në qoftë se drejtësia e pavarur ma krijon mundësinë të dëshmoj para saj, unë do ta bëj këtë.

Izet Haxhia pas vendimit të ekstradimit në Shqipëri: “Do të dëshmoj për krimet e Berishës” Read More »