Mbrëmjen e sotme deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka bërë një deklaratë që mori një vëmendje të madhe.
Hyseni ishte i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe teksa po flitej për Reformën në Drejtësi dhe çështjen Tahiri dhe CEZ, ai bëri një deklaratë.
Ai tha për kryeprokuroren e re:
Arta Marku do ta tundi mirë…”
Por, për çfarë ta ketë pasur fjalën Hyseni? Mos ndoshta Edi Rama kërkon të përdorë drejtësinë, pas kapjes së kryeprokurores, për të sulmuar kundërshtarët politikë.
Biznesmenët shqiptarë synojnë të investojnë në vendet e tjera të Ballkanit dhe jo në Shqipëri.
Rasti më i fundit është i biznesmenit Naser Ramaj nga Drenasi, i cili po investon 80 milionë euro në Budva.
DrenicaOnline bën me dije se Ramajt i ka kushtuar 4 milionë euro vetëm leja e ndërtimit.
Ramaj është taksapaguesi më i madh i vitit 2017 dhe për këtë ka marrë edhe mirënjohje nga Komuna e Budvës.
Kompleksi i Ramajt që po ndërtohet në Budva është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe çelësat e pasurive të paluajtshme duhet t’u jepen blerësve para sezonit turistik veror në 2019.
Pothuajse 80 për qind e pronave të këtij kompleksi tashmë janë shitur.
“Qendra Alart” do të mbajë 25 deri në 30 për qind të lokaleve rezidenciale dhe afariste për vete ku të njëjtat mund edhe të ipen me qera kompanive serioze.
Projekti apo kompleksi gjigant i Ramajt ndodhet në zemër të Budavës, vetëm 100 metra nga kalaja e qytetit të vjetër.
Pronari i kompanisë, drenicasi Naser Ramaj, njofton përfundimin e ndërtimit të kompleksit në fund të vitit të ardhshëm dhe thekson se 80% e hapësirës banesore dhe biznesi të Porto Budvës tashmë është shitur.
Ramaj ka thënë për mediat malazeze:
Kompleksi Porto Budva duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Blerësve do tu dorëzohet prona e tyre para sezonit turistik 2019”
Shkoi për një trajnim 6 mujor në SHBA, por polici shqiptar është shpallur oficeri më i mirë ndërkombëtar në SHBA.
Albert Asllani, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nderuar me çmimin “Colonel Alan C. Dexter, pas një trajnimi në shkollën ushtarake “ United States Army Cyber Center of Excellence”
Në trajnim në Fort Gordon të Shteteve të Bashkuara, kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës, pasi bëhet fjalë për një trajnim special për përgatitjen e oficerëve të karrierës.
Çmimi lartë e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.
Mësohet se pas kthimit nga SHBA-ja, Toger Albert Asllani do të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore të Kosovës.
Sipas mediave kosovare ofceri Asllani është një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës janë në rrugën e duhur.
Një debat i madh ka mbi investimet turke, ka përfshirë ditën e sotme deputetin demokrat Dashamir Shehi dhe Kryeministrin Edi Rama.
Pasi Rama e quajti “pijanec që ha plons”, Shehi i ka komentuar deklaratat si e pjesë e llumit me të cilin merret kreu i qeverisë.
Deputeti ka sulmuar Ramën, duke deklaruar se aristokrati i madh dikur flinte poshtë urave të Parisit.
Në një reagim të ashpër, Shehi është shprehur se:
Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë.
Turqve u jemi mirënjohësve, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.
Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës.
Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar…
Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto… “
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin që ia ka dërguar një qytetar, thotë se Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi është pronar i një hoteli 5 katësh në qendër të Korçës.
Në mesazhin e qytetarit, të cilin Berisha e ka publikuar në faqen e tij të profilit në ‘Facebook’, thuhet se Peleshi, hotelin në fjalë e ka bashkë me një shokun e tij.
Reagimi i Berishes
Niko Pe leshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Z.Doktor !
Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet . Ju flm anonim te lutem !”
Dukati dhe Gjormi u kthyen në dy nga qendrat e Ballit Kombëtar, forcat e të cilit në këtë zonë udhëhiqeshin nga Hysni Lepenica, komandant ushtarak dhe Skënder Muço, një avokat i shquar nga Tragjasi.Mehmet Shehu, një komandant i Frontit Çlirimtar Kombëtar Shqiptar, krijoi një njësit partizan në Mallakastër.
Duke filluar nga mesi i vitit 1942, kishte sulme të shpeshta kundër trupave italiane që gjendeshin në atë zonë. Në nëntor 1942, këto sulme u shtuan. Komandanti i trupave italiane në këtë zonë të armatosura rëndë e të cilët fillimisht numëronin 2000 ushtarë, ishte kolonel Franco Clementi.Gjithashtu në krahun e italianëve ishte një njësi milicësh dibranë komanduar nga Halil Alia
Beteja nisi më 31 dhjetor 1942 në orën 23.30, kur u dha sinjali i sulmit mbi njësitë dibrane.
Beteja kryesore, e cila zgjati 36 orë, u zhvillua më 1–2 janar, 1943. Njësitë shqiptare u mbështetën gjatë betejës nga 300 vullnetarë të zonës. Gjatë betejës, ushtria italiane përdori tanqe, topa dhe shumë armë automatike.
Beteja përfundoi me humbje vendimtare të italianëve, të cilët u shpartalluan plotësisht dhe kontrollin e morrën shqiptarët. Në total u vranë 186 ushtarë dhe oficerë italianë, duke përfshirë komandantin e trupave italiane, Kolonel Clementi, me qindra të tjerë u plagosën ndërsa 80 u zunë rob lufte. Tanket italiane u shkatërruan, ndërsa pajisjet ushtatrake që ranë në duar të shqiptarëve përfshinin 3 topa, 29 armë automatike, sasi të mëdha municioni dhe qindra pushkë.
Pasi u thye në fushën e betejës, ushtria italiane e ndërmori raprezaljeve kundër civilëve të pesë fshatrave Dukat, Gjorm, Tërbaç, Tragjas dhe Vranisht. Forca ajrore italiane i bombarduan fshatrat. Gjatë këtyre sulmeve pati shumë viktima civile, duke përfshirë edhe kryekomunarin e Dukatit, Shukri Cane. Ndaj Gjormit u krye edhe një tjetër ekspeditë ndëshkuese.
“Ura e Bratit është një urë e tipit venecian dhe është ndërtuar nga specialistë të Republikës së Venedikut, që ishte mjaft e pranishme në vendin tonë”. Ajo është ndërtuar në përputhje të plotë me karakteristikat natyrore, me ato të lumit, çka pasqyrohet tek lartësia e saj mbi nivelin e pasqyrës së ujit, tek elementët arkitekturorë për të përballuar plotësisht vërshimet e Shushicës, një nga lumenjtë më të rrëmbyer të jugut të vendit. Por, veç kësaj, këndet e urës dhe elementët mbështetës të saj mbi bazamentin e tokës, janë parashikuar të përballojnë edhe forcën e dallgëve të ujrave, kur ato kalojnë mbi urë, sikundër ka ndodhur shpesh në ditët me rreshje intensive të shiut. Në këtë këndvështrim, ky objekt i ka qëndruar kohës dhe madje vazhdon t’i qëndrojë asaj. Ajo ka shërbyer e shërben për të lidhur fshatin e Bratit me fushën që mban të njëjtin emër dhe fshatin Smokthinë e pjesë të tjera të krahinës së Lumit të Vlorës.
-Ura e Bratit, e tipit me dy harqe-
Ura e Bratit, e shpallur monument kulture, është e tipit me dy harqe, më e madhja e të cilave është ajo që kufizon lumin, ndërkohë që në pjesën tjetër të objektit spikasin dritare që shërbejnë për shkarkimin e ujrave. Ka një gjatësi prej rreth 30 metrash dhe lartësi deri në 9 metra. Me këto karakteristika, ajo vlerësohet si një objekt me mjaft vlerë në këndvështrimin arkitekturor dhe atë historik. Ajo lidh rrugën e vjetër të Karvaneve me atë të Rrëzës, mjaft të njohura në historinë e krahinës së Lumit të Vlorës dhe më gjerë.
-Ura, vendi ku u xhiruan mjaft skena nga filmi “Nëntori i Dytë”-
Fshati i Tërbaçit njihet nga më të hershmit në krahinën e Labërisë e Luginën e Mesaplikut të Vlorës. Ai ndodhet midis kurorës së maleve të Stogoit, Qores, Çikës, Bogonicës, Kunjovës, Çipinit e Tartarit, në pjerrësinë jugore të vargmalit të Lungares, rrëzë malit, në lartësinë 552 m mbi nivelin e detit. Mali i Çikës me lartësi 2050 m e kufizon atë me fshatrat e Bregut.
Terreni i tij dhe përreth fshatit është fushor, kodrinor dhe malor i thyer me pyje e shkurre vende – vende të zhveshura. Nga perëndimi ai kufizohet me malet e fshatit Brataj deri në qafën e Shëngjergjit, ku kufizohet me fshatin Dukat. Nga veriu kufizohet me fshatin Brataj dhe nga jugu me fshatin Vranisht e malin e Çikës, pas të cilit ndodhen fshatrat e Bregut. Fshati shtrihet në lartësi, nga 200 m e deri në 2000 m mbi nivelin e detit. Si pasuri kryesore zona ka bagëtinë e imët dhën e dhi. Fshati ka plot kullota verore dhe dimërore, në kodrat me shkurre e pyje dhe malet e larta. Banorët e fshatit Tërbaç, shquhen për tradita të mira në mbarështimin e blegtorisë.
Malet e Tërbaçit janë shumë të mira si kullota, për të veruar e vjeshtuar me mijëra krerë dhen e dhi. Pra, blegtoria e saj nuk e ka të domosdoshme për të shtegëtuar në zona të tjera të largëta. Tërbaçi në kuptimin e përgjithshëm, është me një terren tërësisht të thyer malor. Në aspektin fizik, territori ka mundësi tepër të kufizuar komunikimi. Si i tillë ai përbën një ekosistem tërësisht të veçantë dhe i ndryshëm nga të tjerët, çka i jep karakteristika të tipizuara fshatit dhe e bën atë me emër në të gjithë krahinëne Labërisë.
Emri i Tërbaçit shfaqet për herë të parë në vitet 350 të erës së re dhe i përket fisit ilir, dega e Labjonëve. Paraardhësi i tyre është Gjin Kriqi, i cili përbën edhe familjen fshat-formuese.
Në këto troje, ndoshta edhe nga karakteristikat natyrore, janë rritur burra e gra me karakter të fortë e të besës. Ata vazhdimisht kanë luftuar në mbrojtje të territoreve të tyre si dhe atyre kombëtare. Në vitet 1700-1900, janë dalluar si prijësa e luftëtarë, Lulo Abazi, Labe Aliu, Shako Xhaka, Zenel Hodo, Dulo Koka, Miro Tërbaçe, Gego Bobja, etj. Këta luftëtarë me çetat e tyre kanë bashkëpunuar me çetat e tjera të Labërisë, Mallakastrës, Himarës, etj.
Nga Tërbaçi kanë marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë më 1912, në mbështetje të Ismail Qemalit; në Revolucionin e Qershorit 1924, në Luftën e Vlorës, më 1920 me komandant çete, Selman Gjodedaj.
Në Luftën Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazi-fashist, kanë marrë pjesë mbi 250 vetë, duke u rreshtuar përkrah Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar.
Në luftërat për liri e pavarësi kanë dhënë jetën 102 veta, janë shpallur dëshmorë 61 veta. Tërbaci ka 4 heronj populli: Halim Xhelo, Hysni Kapo, Haredin Bylyshi e Vehbi Hoxha dhe 3 Heronj të Punës.
Tërbaçi është fshati i bashkimit, unitetit, i besës dhe mirkuptimit. Ai kurrë nuk ka qenë shkaktar konfliktesh me fshqinjët. Tërbaçi është fshati që i dha besën 13 birbilejve dhe i strehoi në truallin e tij duke u përballuar me ushtarët turq.
Tërbaçi është nga të vetmit fshatra të lumit të Vlores dhe Labërisë që mbas Luftës Nacionalçlirimtare nuk cilësoi asnjë kundërshtar politik. Nisur nga këto virtyte të komunitetit Tërbaçiot dhe emrit Tërbaç, disa e shpjegojnë se vjen nga fjala tërë-bashkë.