Aurora

Vetting për ish-punonjësit e policisë, Hodaj: Janë 3 faza procesi

Vettingu në Polici për 13 mijë punonjës, ka bërë jehonë edhe në mediet e huaja, aty ku theksohet se përmes këtij procesi që pritet të zgjatë deri në 15 muaj, do të jetë jetë një pastrim nga “mollët e kalbura”.

Ky proces do të kalojë në 3 faza ku punonjësit nga grada më e lartë deri ata me nivel zbatues, do të kalojnë në 3 komisione. Vetting do të ketë edhe për ish-punonjësit e policisë, mjafton që ata të mos kenë qenë të përjashtuar. Për të rinjtë që do të futen rishtas në polici, do të duhet që në krye të herës të dorëzojnë dokumentet për pastërtinë e figurës dhe deklaratën e pasurisë.

Po ashtu do të jenë pjesë e një vlerësimi periodik një herë në 3 vjet. Projektligji i jep mundësinë policëve që të mos i nënshtrohen procesit të Vettingut. Brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji ata mund të japin dorëheqjen me shkrim duke mos iu nënshtruar Vettingut.

Ndërsa ata që i nënshtrohen Vettingut dhe nuk e kalojnë, do të përjashtohen nga policia dhe do të ndiqen penalisht. Të gjithë ata që nuk do të mund të kalojnë Vettingun, kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

Vetting për ish-punonjësit e policisë, Hodaj: Janë 3 faza procesi Read More »

Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Përmes një kërkese drejtuar organeve të Vettingut, Llalla njofton se dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë. Kësisoj, Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit.

Tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin profesional. Llalla bën pjesë në listën prej 56 personave që po kalon në filtrin e Vettingut.

Adriatik Llalla është akuzuar publikisht pak kohë më parë nga ambasadori amerikan në Tiranë si Prokurori që refuzoi të hetojë politikanët e korruptuar. Akuza në drejtim të Llallës ka pasur edhe nga maxhoranca për “kyçjen” e disa dosjeve të krimit dhe korrupsionit në vend.

Mandati i tij si Kryeprokuror përfundoi në datën 7 dhjetor 2017, ndërsa në 18 dhjetor Kuvendi zgjodhi si pasuese të Llallës, por me mandat të përkohshëm, ish-prokuroren e Shkodrës, Arta Marku.

Llalla tërhiqet nga e drejta për të qenë gjyqtar Read More »

Xhafaj i pakënaqur me policinë e Vlorës: Disa ngjarja ende pa autorë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte në Vlorë ku shprehu shqetësimin se disa ngjarje kriminale janë ende pa autorë.

Xhafaj ka thënë gjithashtu se prioritet mbtet lufta ndaj krimit të organizuar dhe grupeve kriminale. Ministri Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu dhe Drejtori Vendor Gentian Sheha.

“Konstatojmë me keqardhje se disa ngjarje kriminale në Vlorë kanë mbetur ende pa autor. Kjo është shqetësuese. Nuk jemi të kënaqur me punen e drejtorisë vendore në Vlorë. Besoj se drejtori i Përgjithshëm do të marrë masat e duhura. Në Vlorë ka disa ngjarje kriminale dhe vrasje të pazbuluara çka nuk ndodh ne qarqet e tjera, ka thënë Xhafaj në analizën e punës së Drejtorive Vendore të Policisë Vlorë dhe Fier.

Xhafaj i pakënaqur me policinë e Vlorës: Disa ngjarja ende pa autorë Read More »

“Shpërthen” Majlinda Bregu dhe “degjeneron” Bashën: Bashkë na lidh mosha, por na ndan…

Përmes një reagimi në rrjete sociale ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka folur për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Zonja Bregu shprehet se një pjesë të përgjegjësisë për anëtarësimin e Shqipërisë e ka dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

E sipas Bregut, Basha nuk e kupton rëndësinë e këtij procesi.

“Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.”- shkruan Bregu në postimin e saj.

Reagimi i plotë:

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.

“Shpërthen” Majlinda Bregu dhe “degjeneron” Bashën: Bashkë na lidh mosha, por na ndan… Read More »

Anija ushtarake amerikane Ross po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës

Anija ushtarake amerikane Ross po zhvillon një vizitë portuale të planifikuar më parë për të forcuar marrëdhënien tashmë jetëgjatë midis dy vendeve tona dhe për t’u lejuar marinarëve mundësinë të përjetojnë mikpritjen e Vlorës dhe kulturën e pasur të Shqipërisë. Këto lloj vizitash demonstrojnë përkushtimin tonë ndaj stabilitetit rajonal dhe sigurisë detare në këtë rajon jetësor të botës.

Anija do të qëndrojë tre ditë në portin e Vlorës, në kuadrin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ushtarake dypalëshe.

Anija Ross ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, më e fundit e tyre në Siri. Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

Fotografia e ONETV VLORA

Fotografia e ONETV VLORA

Anija ushtarake amerikane Ross po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës Read More »

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra

Një nga lajmet, që tërhoqi jo pak vëmendjen fundjavën e kaluar, ishte rikthimi pranë publikut shqiptar i këngëtares së talentuar Elvana Gjata. Ajo nuk kishte sjellë asnjë këngë të re në shqip prej dy vitesh, kur lançoi këngën e saj mjaft të suksesshme “Lejla”. Më pas, Elvana provoi suksesin e saj në SHBA ku ajo po vijon me projektet e reja.

Rikthimi në Shqipëri me këngë të reja në shqip, në bashkë- punim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, ishte një lajm surpizë për të gjithë ata, që e pëlqejnë Elvanën dhe dihet që janë të shumtë. Koncerti, i cili është quajtur sekret dhe shumë intim, mblodhi në një nga sallat e Sheratonit rreth 100 veta ku vetë Elvana pohoi se janë njerëzit e saj më të afërt.

Në fakt, duke gjykuar nga përmbajtja, më shumë se sa miq intimë të këngëtares, disa syresh, duken si pjesmarrje njerëzish elitarë të kryeqytetiti, shumë të njohur nga fusha të ndryshme, madje edhe nga kahe të ndryshme të politikës. Ishte pak e çuditshme kur pamë se Elvana mund të kishte mike intime deputeten Grida Duma, por edhe Linda Ramën apo Shkëlzen Berishën.

Gjithsesi, koncerti ia arriti qëllimit, për të treguar që Elvana është një këngëtare që bën diferencën dhe që i përket jo vetëm majave të muzikës, por edhe elitave të shoqërisë. Ndërkohë, kurioziteti ishte nëse Elvana do të sillte në koncert të fejuarin e saj. Meqë koncerti ishte për miq intimë, ku ka më intimë se njeriu i zemrës! Por, në fakt, mesa duket, çifti kishte vendosur që ajo natë të kishte si kryefjalë vetëm Elvanën dhe muzikën e saj. Nëse do të kishte ardhur i fejuari, çdo gjë tjetër që do të ndodhte aty, do të kalonte në plan të dytë dhe prezenca e të fejuarit do të ishte kryelajmi.

Por Elvana ka bërë një tjetër zgjidhje, ajo ka patur të pranishëm prindërit e të fejuarit të saj, të cilët thonë që e duan shumë Elvanën. Vjehrri i Elvanës është një personazh i njohur në Tiranë, në botën e biznesit pasi merret me ndërtim. Ndërkohë, rrugën e biznesit po e ndjek edhe djali i tij, i cili tashmë është fejuar me Elvanën.

Padyshim, që Elvana është një nga ato këngëtare që është pasuruar nga muzika, por jetën e saj luksoze, me siguri, tashmë ia mundëson i fejuari i saj, i cili vjen nga një familje e pasur, por që edhe vetë i është futur rrugës së biznesit.

Thuhet, se i fejuari i Elvanës e ka shoqëruar atë kudo, në sipërmarrjen e re të këngëtares për sukses ndërkombëtar, duke i dhënë suportin që i duhet në këtë rrugë të vështirë. Ne i urojmë jetë të lumtur Elvanës dhe suksese në projektet e saj.

Koncerti i bujshëm i Elvana Gjatës, mungoi i fejuari milioner, por shikoni sa bukur dukej vjehrri dhe vjehrra Read More »

Rikthehen reshjet e borës në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat që do zbardhen sot dhe nesër

Gjatë ditës së sotme do të mbizotërojë një mot i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe bore në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.
Ndërsa dita e diel do ketë më pak reshje shiu e bore.

Kështu thuhet në parashikimin e motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Parashikimi i plotë:

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 11

në vendet e ulëta: 7 / 10

në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Rikthehen reshjet e borës në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat që do zbardhen sot dhe nesër Read More »

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit

Një modele e quajtur ‘Hirushja braziliane’ shpreson të ndërtojë historinë e saj të suksesit duke futur sensin e bukurisë braziliane në tregun e modës kineze që po zhvillohet çdo ditë e më shumë.

Pas një fëmije që mblidhte mbeturina në kosha pranë Rio de Janeiros për të mbijetuar, Sandra Passos, jo vetëm që ndërtoi një karrierë si modele në Kinë të paktën 1 dekadë më parë por tani po hap agjencinë e saj.

E kthyer në qytetin e saj të lindjes në Sao Goncalo, ajo po i mëson vajzave të reja braziliane bazat e modelimit dhe të anglishtes.

Në shkurt ajo shpreson që disa prej tyre ti marrë në në Guangzhou në Kinën jugore, ku është i bazuar biznesi i saj.

Ideja është për të sjellë diçka të re në Kinë,  ku modelet me ngjyrë dhe të kolme janë ende një gjë e rrallë, shpjegoi 28-vjeçarja.

Ajo ka në total 24 modele të regjistruara në shkollën e saj Passos’ Rio School, ku më shumë se gjysma e tyre janë me ngjyrë dhe 4 janë të kolme.

Një mashkull gjithashtu është përfshirë në shkollën e modelimit.

Procesi im përzgjedhës nuk ka të bëjë fare me normat e tregut, që dëshiron që vajzat të duken si Barbies, të gjata, të dobëta, bjonde, me sy blu,”-tha Passos.

Passos vetë vjen afër pamjes më standarde. Ajo është e bardhë dhe ka sy të gjelbërt dhe ka përdorur pamjen e saj dhe vendosmërinë e jashtëzakonshme për të nisur një karrierë në dukje të pamundur.

U rrit në koshat e mbeturinave, tani ka agjencinë e saj të modelimit Read More »