Aurora

Uthulla e ngrohte e molles me kanelle , pija e shijshme e mbremjes

Këto ditë të ftohta kërkojnë receta interesante që shkojnë përtej atyre që jemi mësuar të përgatisim çdo vit.

E tillë është edhe receta e uthullës së ngrohtë të mollës, e cila përgatitet shumë lehtë dhe shpejt.

Nuk e keni lexuar gabim. Me uthull molle mund të përgatitet një pije e ngrohtë, e shijshme dhe befasuese.

Për përgatitjen e saj kërkohet padyshim mollë, uthull molle, erëza aromatike siç është kanella, por edhe agrume të ndryshme.

Këto nuk janë përbërësit e vetëm të recetës, të cilën do e gjeni të zbardhur më poshtë në këtë artikull .

Përbërësit:

1 ose dy mollë

Dy lugë çaji me fara karafili

Një portokall i prerë hollë

Katër gota me uthull molle

Çerek filxhani çaji me sheqer kaf

Një lugë çaji me erëza të përziera sipas dëshirës

3 shkopinj kanelle

Udhëzimet

Prijini portokallet në feta të holla.

Mollët ndajini në gjysmë.

Në tulin e tyre dhe në pjesën e jashtme ngulni farat e karafilit

Hidhini të gjithë përbërësit në një tenxhere mesatare dhe vendoseni në zjarr.

Lëreni të marrë një valë në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.

Gjatë kësaj kohe, aromat e përbërësve do të jenë ndërthurur mirë me njëra tjetrën.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni rum nëse dëshironi.

Lëngun kullojeni me një napë ose kullesë dhe hiqini mollët dhe portokallët.

Lëngun mund ta hidhni nëpër gota apo filxhanë dhe të shtoni nga një shkop kanelle në secilën prej tyre.

Koha e përgatitjes së kësaj recete është 20 minuta.

Me përbërësit e lartpërmendur mund të prodhoni lëng të ngrohtë e të shijshëm për 4 deri në 8 persona.

Kjo recetë ofron 229 kalori dhe shumë vitaminë C, përkatësisht 27 përqind.

Vitamina C është shumë e dobishme sidomos në këto ditë të ftohta, ndaj duhet të konsumoni sa më shumë ushqime dhe pije të pasura me këtë vitaminë.

AgroWeb.org ju këshillon që gjithsesi të mos e teproni me sasinë e kësaj pije, pra mund të pini një gotë në ditë.

Uthulla e ngrohte e molles me kanelle , pija e shijshme e mbremjes Read More »

Caj apo kafe ? Cila eshte e keqja e shendetit

Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese.

Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë.

Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura.

Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Për më tepër, çaji ka fituar reputacionin e të qenurit një pije shumë e shëndetshme.

 

Përfitimet

Kafeja dhe çaji kanë avantazhe dhe disavantazhe.

Studimet për të dyja janë kontradiktore, ndonëse disa prej tyre pohojnë se kafeja ka aftësinë të ulë predispozitën e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit apo të diabetit.

Kafeja ka përmbajtje më të lartë të kafeinës dhe stimulantët e saj ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga azma të qetësohen.

Kafeina pakëson migrenën dhe rekomandohet të pihet pasi e keni tepruar me alkolin.

Shkencëtarët e Harvardit që kanë analizuar rolin e kafesë në shëndet thonë se ajo nuk shkakton probleme shëndetsore, por nuk ka ndonjë përfitim të mirëfilltë.

Çaji është i pasur me antioksidantë dhe substanca që luftojnë qelizat e dëmshme.

Të dhënat  konfirmojnë se këto antioksidantë luajnë rol në parandalimin e shfaqjes së tumorëve por jo në uljen e rrezikut të këtyre sëmundjeve.

Megjithatë çaji është konsideruar gjithnjë një pije mjekësorë dhe terapeutike.

Çaji i zi, i bardhë dhe jeshil përmbajnë polifenolë që ofrojnë shumë përfitime shëndetsore.

Këto çajra dhe jo ato të ftohtë e të konservuar janë të pasur me polifenolë që mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Rreziqet

Nëse e teproni me çajin ose kafenë do të përballeni me më shumë ankth, takikardi, çrregullime të rrahjeve të zemrës, pagjumësi, parehati dhe të përziera.

Sasitë e mëdha të kafesë pa filtër rrisin nivelet e kolesterolit të keq.

Çaji mund të përmbajë edhe floride, një substancë që u rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Disa çajra me bustinë me origjinë nga Kina, India apo Sri Lanka përmbajnë alumin dhe plumb që janë shumë të rrezikshme.

Rrjedhimisht, origjina e produktit ka shumë rëndësi.

Armiku

Sipas studimit ka një tjetër armik më të fortë. Duhet të hiqni dorë nga sheqeri dhe kremërat e ndryshëm dhe mos u shqetësoni se cila pije është më e mira.

Të dyja janë të mira nëse nuk e teprioni.

Shqetësimi kryesor duhet të jetë sheqeri.

Ai është armiku i vërtetë e i fshehur në garën mes kafesë dhe çajit të cilat nuk i kanë bërë keq askujt që kur u shfaqën në jetën e njeriut mijëra vite më parë.

Caj apo kafe ? Cila eshte e keqja e shendetit Read More »

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk tërhiqet nga kërkesa për bllokimin e pasaportës së ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datën 7 shkurt të 2018, në Gjykatën e Lartë është regjistruar rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda kundër vendimit të Apelit që i ktheu pasaportën Tahirit.

Baza ligjore që përmend prokuroria në rekursin e saj është pika b e nenit 228 ku përcaktohet se bllokimi i pasaportës si masë sigurie mund të kërkohet kur i pandehuri ësshtë larguar ose ekziston rreziku që të largohet jashtë vendit.

Gjykata e Apelit për krimet e rënda zhblloki pasaportën e ish-Ministrit të Brendshëm në 26 dhjetor të 2017 pas një kërkese të depozituar nga avokatët e tij.

Bllokimi i pasaportës u urdhërua nga gjykata me kërkesë të prokurorisë me 12 dhjetor 2017 pasi Tahiri udhëtoi në Gjermani ndërkohë që ndaj tij kishin nisur hetimet për çështjen e trafikut të drogës së grupit të vëllezërve Habilaj.

Rekurs në Gjykatën e Lartë, Krimet e Rënda kërkojnë bllokimin e pasaportës së Tahirit Read More »

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër

Në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat si autorë të atentatit me eksploziv të 13 janarit në Shkodër, Endrit Çopja dhe Argel Lulaj bënë një deklaratë të pazakontë në sallën e gjyqit.

Ata thanë se kishin qenë disa herë në Shkodër për të kryer vepra të tjera kriminale, për të cilat në fakt s’ka akuzë ndaj tyre, por jo për atentatin ndaj Lulzim Kullës.

“Kemi qenë disa herë në Shkodër për të blerë kanabis, por jo për të vendosur eksploziv”, kanë thënë dy të arrestuarit, në seancën me dyer të mbyllura që u zhvillua paradite për rivlerësimin e masës së sigurisë, që përfundoi me lënien e tyre në burg pa afat.

Kjo deklaratë u konfirmua si nga përfaqësues të akuzës ashtu edhe nga pala mbrojtëse.

Të arrestuarit mësohet të kenë thënë se nuk i mbanin mend datat kur kanë qenë në Shkoder, ndërsa nuk i bënë publik emrat e personave tek të cilët do të blinin drogën.

Prokuroria dyshon se ky pretendim është vetëm një alibi e të arrestuarve, për të ngritur një version paralel mbi aryset e udhëtimi të tyre në Shkodër.

Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse organi i akuzës do ta hetojë edhe këtë version, në mënyrë që të bjerë në gjurmët e organizatorëve të trafikut të pretenduar.

Avokati Genc Gjokutaj, tha jashtë kamerave se organi i akuzës nuk kishte prova që të faktonin pjesëmarrjen e tyre në atentatin ndaj Lulzim Kullës, që la 8 të plagosur.

Ndërsa prokurori Albert Muçaj tha se kishte përgjime të të arrestuarve, të cilat nuk i paraqiti me argumentin se mund të cënonin hetimin. Ai është shprehur gjithashtu se Çopja dhe Lulaj u identifikuan nga pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë së zonës ku ndodhi krimi.

Prokuroria pretendon se motorçikleta ku ishte vendosur lënda eksplozive është transportuar me furgon të bardhë nga Elbasani në Shkodër, përpara atentatit.

Çopja, Lulaj dhe Serxho Teta, i akuzuar për moskallëzim krimi, u arrestuan nga policia të enjten e javës së kaluar në Elbasan. Prokuroria dyshon se shkak i atentatit janë pazaret e prishura të drogës.

Eksplozivi ndaj Lulzim Kullës/ Të arrestuarit plasin bombën në gjyq: Në Shkodër shkuam për diçka tjetër Read More »

Shtatëzënë dhe e virgjër, 29-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë

Ndonëse është e virgjër një vajzë 29-vjeçare ndihet e lumtur që po pret në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo nuk ka patur asnjëherë kontakt seksual me asnjë mashkull në jetën e saj, por ka provuar vetëm puthjen. Por, duket se edhe kjo e fundit nuk i ka pëlqyer.

Lauren nga Kanadaja ka gjetur një dhurues të spermës dhe tani po i gëzohet shtatëzanisë. Vajza rrëfen se është e lumtur që do të mbetet e virgjër për pjesën tjetër të jetës së saj dhe shpreson që foshnja do ta ndihmojë atë të shpëtojë nga takimet me meshkujt që më shumë e nervozojnë se sa e gëzojnë.

Kjo pasi Lauren vuan nga hipopituitarizëm, një çrregullim i rrallë që prek hormonet e saj. Sëmundja ka pasur një ndikim të rëndësishëm në të në moshë shumë të re.

Ajo i tha VICE:

Unë kam lindur me hipopituitarizëm, që do të thotë që gjëndra e hipofizës nuk është formuar siç duhet”.
Kjo do të thotë që Lauren nuk është si gjithë moshataret e saj pasi ai nuk përjeton asgjë në kontakt me një mashkull.

Ajo thotë se edhe përvojat e saj me puthjet e kanë lënë të ndjehen e çuditshme dhe e pasigurtë.

Sidoqoftë, nëna 29-vjeçare thotë se sfida më e vështirë që po përballet lidhur me hormonet është duke mbetur shtatzënë.

Shtatëzënë dhe e virgjër, 29-vjeçarja vuan nga një sëmundje e rrallë Read More »

“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta kujton të atin e dhunshëm: Kur e këndova për herë të parë…

Vitin e shkuar fitoi zemrat e publikut të Sanremos me këngën “Vietato morire” një dedikim për mamanë dhe të shkuarën e familjes së tij. Ermal Meta vjet u rendit i treti por ai për të gjithë ishte fitorja morale e atij festivali.

Këtë vit u hodh në sulm dhe së bashkë me Fabrizio Moro triumfuan duke rrëmbyer çmimin e parë të festivalit më të rëndësishëm të këngës italiane.

Kënga “Non mi avete fatto niente” ka në thelb terrorizmin, por për herë të parë që e ka kënduar, këngëtari shqiptar, ka menduar për fëmijërinë e tij shumë të vështirë.

Ka qenë vetë Ermali, që e ka thënë këtë (sipas medias italiane), që e ka deklaruar. Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë. Sigurisht që nuk ka qenë e lehtë për Ermalit, por për të e shkuara është vullnet për të ecur përpara.

“Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private?”, ka pyetur një gazetare Ermal Metën gjatë një programi në Rai Uno.

Përgjigja e tij ishte e qartë dhe njëherësh tepër emocionuese: “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.

Nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij shumë konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=9vSDfRMrJU4]

https://youtu.be/9vSDfRMrJU4

“Bastard, s’më bëre dot asgjë”, Ermal Meta kujton të atin e dhunshëm: Kur e këndova për herë të parë… Read More »

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim

Izet Haxhia i cili është akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

Ai me anë të një video ka dhënë një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha, duke shpërndarë një video të vitit 1992.

“Pamje te tilla ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave”, shkruan ndër të tjera Haxhia në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë

Kjo eshte nje vıdıo e vitit 1992 ne fushaten elektorale te 22 marsit .Pamje te tiila ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .

İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise ,dhe aty perballe meje do ti beje radigrafine e tij te plote te nje krimineli ,te pabesi e tradhetari frikacak..

Mos u mundo qe me ane te kalemshitureve te tu ne media te shpifesh e sajosh genjeshtra qe i ke per profesıon ,,sikur une paskam bere marveshje e pazare me keta narkotrafikantet e perverset qe jane ne pushtet ,ju jeni i njejti brume ,jeni pjelle e te njejtit bark te kulshedres sllavo -komuniste .Ju beni pazare me njeri -tjetrin ,ziheni diten e ndani prene e grabitur nga Shqiptaret naten.Une ne jeten time as nuk kam bere ,as nuk bej pazare me askend ,edhe po te jem para vdekjes apo sikur gjithe jeten ta mbyll ne burg .

Po ku keni dinjetet apo karakter ju o minj halesh te kuptoni nga keto gjera .Burgu eshte per burrat ,ndersa ju e felliqni edhe burgun sepse jeni me keq se laviret …

Izet Haxhia: Berisha, tradhtari që i mbrojta jetën me trupin tim Read More »

Ermal Meta fitoi Sanremon, Fuga: “Në Eurovizion do t’i thonë botës ky ka lindur nga egësirat shqiptare dhe Europa e bëri njeri!”

Pas fitores së Sanremos nga kantautori shqiptar Ermal Meta, ka pasur shumë reagime në Shqipëri dhe jo vetëm.

Profesor Artan Fuga me anë të një status në Facebook, ka shkruar një status duke bërë disa pyetje retorike.

“O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane? Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç. Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu?”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Postimi i plotë

San Remo dhe dhunë shqiptare

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthejmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm;

O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?

Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.

Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri!

Që na plaçin sytë na plaçin.

Ermal Meta fitoi Sanremon, Fuga: “Në Eurovizion do t’i thonë botës ky ka lindur nga egësirat shqiptare dhe Europa e bëri njeri!” Read More »