Aurora

Arrestohen protestuesit e Tiranës

Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona, të cilët po kërkojnë lirimin e të afërmëve të tyre të arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit. Akuza ndaj tyre është protestë e paligjshme, pasi ata bllokuan hyrjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 23 persona nga Kukësi ndodhen të dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të akuzuar për vandalizëm. Familjarët e tyre, që nga dita e djeshme dhe sot kanë bërë thirrje para Drejtorisë së Policisë të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të arrestuarit janë:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Arrestohen protestuesit e Tiranës Read More »

Varka e braktisur dhe letra: ”Jam Landi, po mbytem. Thuaj nënës…”

Një tjetër person rezulton i zhdukur në rrethin e Vlorës.

Një varkë e braktisur në Zvrënec, është gjetur me një shishe në brendësi të saj, ku ishte lënë një mbishkrim.

“Jam Landi i thuaj nënë Jorgjies leket i ke te pllakat e fundit”.

Dyshohet se personi me emrin Landi është zhdukur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se po hetojnë lidhur me identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër.

Gjithashtu policia po heton për një lidhje të mundshme mes personit me emrin Landi dhe personit tjetër që u zhduk ditën e enjte me një motor uji në Vlorë, shtetasit me emrin Santo Ymeraj.

Mendohet se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë. Dyshohet se varka e gjatur ka patur një motor që ka rënë në ujë.

Varka e braktisur dhe letra: ”Jam Landi, po mbytem. Thuaj nënës…” Read More »

Kriteret për të përfituar bashkim familjar në Itali

Të gjithë ata qytetarë që përmbushin kriteret e përcaktuara mund të aplikojnë për bashkim familjar në Itali.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, drejtoresha e patronatit INAS Albania, Beskida Aliaj tregon për pesë kategoritë që mund të përfitojnë qëndrim në Itali, falë bashkimit me familjarët e tyre që jetojnë në këtë shtet.

Më tej ajo sqaron për të gjithë të interesuarit dokumentacionin që duhet dorëzuar, bazuar në tipologjitë e bashkimit familjar dhe thekson se paraqitja e dokumentacionit të kërkuar nuk sjell domosdoshmërish lëshimin e vizës.

Cilat janë kriteret për të përfituar bashkim familjar në Itali?

Në bazë të normativës në fuqi, kategoritë e mëposhtme të familjarëve mund të kërkojnë bashkim familjar me qytetarë shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Specifikisht bëhet fjalë për këto kategori: bashkëshortë jo të ndarë ligjërisht, me moshë jo më pak se 18 vjeç; fëmijë të mitur, qoftë edhe të bashkëshortit apo të lindur jashtë martese, të pamartuar me kusht që prindi tjetër, nëse ekziston, të ketë dhënë pëlqimin e tij; si dhe fëmijë në moshë madhore në ngarkim, në rast se për arsye objektive nuk janë në gjendje të kujdesen për nevojat e tyre të jetesës për shkak të gjendjes shëndetësore që përbën invaliditet të plotë. Gjithashtu, kanë të drejtë të kërkojnë bashkim familjar edhe prindër në ngarkim, në rast se nuk kanë fëmije të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes; si dhe prindër mbi 65 vjeç që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinës apo prejardhjes (ose kur fëmijët e tjerë nuk kanë mundësi të kujdesen për ta për arsye të rënda shëndetësore të dokumentuara).

Cili është dokumentacioni që nevojitet?

Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha tipologjitë e bashkimit familjar përfshin: formularin e kërkesës për vizë (duhet përdorur një formular për secilin aplikant për vizë, i plotësuar në secilën pjesë të tij dhe i firmosur. Në rastin e të miturve, formulari duhet firmosur nga të dy prindërit, (ose kujdestari) pranë Kancelarisë Konsullore); pasaporta e vlefshme (skandenca e pasaportës duhet të jetë të paktën tre muaj pas mbarimit të afatit të vizës që kërkohet); një fotokopje e pasaportës; 2 fotografi të kohëve të fundit të formatit teser; një certifikatë personale (vetëm nëse është kërkesa e parë për vizë, për të verifikuar përkatësinë territoriale të Kancelarisë Konsullore të Ambasadës së Tiranës). Gjithashtu, duhet dhe një fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme e qytetarit shqiptar me qëndrim të rregullt në Itali. Në rast se është e skaduar duhen paraqitur 3 faturat e pagesës për kërkesën për rinovim; dhe një fotokopje e Autorizimit (Nulla Osta) lëshuar nga Sporteli i Vetëm për Emigracionin (SUI). Por ka raste që duhen edhe dokumente shtesë.G.SH

Kriteret për të përfituar bashkim familjar në Itali Read More »

Pagoi me euro fallso në lokal, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka vënë në prang anjë 26-vjeçar nga fshati Dëllënjë me akuzën e falsifikimit të monedhave.

E.Todi kishte konsumuar pica në një lokal në lagjen “Pavarësia” dhe kishte paguar me dy kartëmonedha 50-euroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

Punonjësit e picerisë e kanë paditur dhe ai u arrestua për veprën penale të ‘falsifikimit të monedhave’.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Specilalsitet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar ne flagrancë shtetasin: E. Todi, 26 vjeç, banues në Dëllënjë, Vlorë.

Ky shtetas është paraqitur pranë një picerie ne lagjen ”Pavarsia”, me dy kartëmonedha 50 euro të falsifikuara”, njofton policia.

Pagoi me euro fallso në lokal, arrestohet vlonjati Read More »

Dokumenti i CIA: Komandanti i kampit të Tepelenës përdhunues i vajzave

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit 1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar.

Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në fëmijë dhe burra si dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi.

Për të thuhet se përdhunonte femrat, të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s

“Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70% e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 650 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.

Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Dokumenti i CIA: Komandanti i kampit të Tepelenës përdhunues i vajzave Read More »

Një objekt misterioz shokon banorët .UFO mbi qytetin shqiptar?

Një objekt i paidentifikuar fluturues mbrëmë ka shqetësuar banorët e Gostivarit. Objekti i paidentifikuar me formë të çuditshme dhe me shpejtësi të madhe kanë fluturuar mbi qytetin e Gostivarit në Maqedoni.

Sipas dëshmitarëve, fluturakja nuk ka lëshuar asnjë zhurmë, por ka lëvizur me shpejtësi të madhe.

Një objekt misterioz shokon banorët .UFO mbi qytetin shqiptar? Read More »

Rrup sup Kuvendit. S’ka më as seks, as alkool dhe as celularë

Vala botërore e denoncimeve per ngacmime seksuale, ka nxitur dhe Parlamentin e Shqipërisë ta ndalojë ligjërisht këtë lloj sjellje brenda ambienteve të tij.

Bëhet fjalë për një klauzolë të re të shtuar në Kodin e Etikës dhe propozuar nga demokrati Enkelejd Alibeaj.

Por çfarë do të quhet ngacmim seksual?

Sipas Kodit të Etikës, deputetët nuk lejohet në vijnë në sallë të droguar ose të pirë, po ashtu as të përdorin celularin. Deklarata e tyre e pasurisë, së bashku me shpenzimet 2 mujore që Parlamenti ka bërë për secilin, do të botohen në faqen e Kuvendit.

Edhe pse quhet kod, Kodi Etikës është një ligj që mund të miratohet me shumicë të thjeshtë. Por mazhoranca dhe opozita duan ta miratojnë bashkarisht, për këtë arsye kanë negociuar prej javësh për të arritur një variant konsensual.

Aktualisht është vetëm një nen që mban peng votimin.

“Nuk lejohen fjalët, gjestet,  komunikimi vulgar i cili mund të vlerësohet nga kushdo. Gjithashtu  nëse dikush vihet në dijeni për një mjedis jo miqësor, pra që ka ngacmime, ka provokime, duhet ta denoncojë dhe t’i dalë në mbështetje kolegut  apo koleges. Jo që në Kuvendin e Shqipërisë deputetët ose deputetet  janë të ngacmuara ose kanë ngacmime seksuale”, tha për Klan Plus Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Rrup sup Kuvendit. S’ka më as seks, as alkool dhe as celularë Read More »

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill:

Binjakët

Binjakët do të kenë një nxitës të krijimtarisë në mënyrë, kështu që ata të cilët merren me estetikë, kënaqësi apo punë me fëmijët, do të kenë shumë sukses deri më 5 prill. Prej 6-18 prill, Venusi me Marsin do të krijojë aspekte të mira të fushës astrologjike të financave.

Binjakët do të jenë në gjendje të pajtohen shumë gjëra, por gjithashtu do të arrijnë sukses në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me financat, kredit dhe huazimet, transmeton gazetametro.net

Nga 24 prilli kur Venera kalon nëpër shenjën e tyre, ato dot ë ndihen shumë mirë dhe paratë do të vijnë vet.

Luani

Komunikimi i planetit Venus dhe planeti i ndryshimeve të Uranit në fillim të muajit shumë Luanëve do t’u sjellë atyre një rrjedhje të befasuar të parasë, por gjithashtu një shans për një fitim të madh me gjëra të rrezikshme, pra investime.

Nën ndikimin e hënës së plotë, ju do të pranoni të bashkëpunoni me një person të lindur nën shenjën Peshore ose Akrepi. Venusi, Marsi dhe Plutoni do të sjellin aspekte të mëdha nga 6 deri me 19 prilli në fushën e punës dhe karrierës. Përfitoni nga këto aspekte dhe krijoni bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ata në një nivel më të lartë. Merrni rastin dhe fitoni më shumë para.

Bricjapi

Për shumicën e Bricjapëve, prilli sjell shumë suksese. Ky muaj gjithashtu mund të sjellë avancim, por gjithashtu një lloj rritje pagash dhe marrëveshje pozitive dhe bashkëpunim me eprorët.

Pas 5 prillit, Venusi depërton në fushën tuaj të kreativitetit dhe argëtimit dhe mund t’ju sjellë një numër gjithnjë e më të madh idesh, si dhe zgjerimin e punës tuaj, sidomos për fijet që merren me aktivitetet e lidhura me argëtimin.

Planet që lidhen me pronën, por edhe zgjidhja e çështjes së strehimit mund të jenë temë e të menduarit për shumë Bricjapë.

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill Read More »