Aurora

Ankthi për nisjen e negociatave me BE, kryeministri Rama jep lajmin e keq

I ftuar në emisionin më të ri në ABC News, “Provokacija” nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit tha se negociatat me BE-në do të hapen, por mund të shtyhen deri në fund të të vitit.
Megjithatë, ai tha se nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.

“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, u shpreh kryeministri, Edi Rama.
Rama: Angela Merkel më ka bërë një kompliment të bukur për atletet

Në emisionin Provokacija nga Mustafa Nano, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur për marrëdhënien e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Për Ramën, kjo marrëdhënie për të është shumë e posaçme.

“E vërteta është që në momentin e parë kemi pasur një marrëdhënie, për mua shumë të posaçme. Për atë s’besoj që të hyj te marrëdhëniet e saj të posaçme sepse ka shumë të tjerë përpara meje”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit të Shqipërisë, Angela Merkel e ka komplimentuar, kur ai u shfaq për herë të parë me atlete.

I pyetur nga Mustafa Nano, se çfarë mund të mendonte Angela Merkel për Edi Ramën, ai tha se kancelarja i ka bërë kompliment për atletet.

Mustafa Nano: Çfarë mund të mendojë Angela Merkel për Edi Ramën?

Edi Rama: Nuk e di duhet ta pyesni, nuk e kam idenë.

Di të them që për atletet, kur u shfaqën për herë të parë më ka bërë një kompliment shumë të bukur.

Ankthi për nisjen e negociatave me BE, kryeministri Rama jep lajmin e keq Read More »

Shpella e Shkruar e Lepenicës

Gjëndet në perëndim të fshatit Lepenicë, komuna Brataj e rrethit të Vlorës. Përfaqëson një shpellë karstike të formuar në shkëmbinj gëlqerorë. Shpella ka më shumë formën e guvës, por në muret e saj ka vizatime të herëshme me vlera të mëdha arkeologjike. Gjëndet në perëndim të fshatit Lepenicë, komuna Brataj e rrethit të Vlorës. Ka edhe vlera shkencore (gjeomorfologjike), didaktike e turistike. Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Vlorës – Lepenicë – rruga këmbësore në shpatin e malit të Bratajt

Shpella e Shkruar e Lepenicës Read More »

Dukati nje nga fshatrat me te medhenj te Shqiperise

Fshati Dukat eshte nje nga fshatrat me te medhenj te Shqiperis per nga siperfaqja,ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen,në veri-perendim laget nga deti Adriatik e ne jug/ perendim nga deti Jon. Ky fshat piktoresk është i vendosur ne këmbët e maleve Paliske e Qore, ne një gryke te thelle e te thyer, me perrenj te shumte. Ai ngelet ne shekuj keshtjelle e pathyeshme natyrore.Gjith gadishulli i Karaburunit eshte pjes e Dukatit.Edhe Dukati I Ri eshte ndertuar po ne territorin e Dukatit,kjo per efekt te rritjes se popullsis,qeveria e asaj kohe(PPSH)vendosi te ndertohej nje fshat i ri,ne menyre te mos prishej aktuali.Llogaraja eshte prone e Dukatit.Qe ku fillon Gadishulli i Karaburunit,nga bishti i gjuhes,perball Sazanit,e deri thuajse afer plazhit te Palases jane territore te Dukatit.

Rezultate imazhesh për foto fshati dukatRezultate imazhesh për foto fshati dukat

Dukati nje nga fshatrat me te medhenj te Shqiperise Read More »

Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen

Një hetim disa mujor nga Prokuroria e Kavajës, ka bërë të mundur identifikimin e disa shtetasve të tjerë të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Operacioni “Ranishtja2” ka prangosur edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Gjykata ka pranuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për shtetasit, Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Idlir Karkini, biznesmen, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda,

Julian Zhelegu, Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë, për  falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim e detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit shtëpiak, Arbër Aliu, Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu, janë arrestuar edhe Shpendi Dema, Jurist Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe  Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë për Falsifikim të dokumenteve dhe  Shpërdorimi i detyrës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit e “Arrest në burg”.

Arben Kaja, Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë i cili dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndaj të cilit është caktuar masa e “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Policia sqaron se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar në mënyre fiktive komisione për ndarjen e tokës gjatë periudhës 2015-2017 dhe kanë realizuar tjetërsimin dhe ndarjen në mënyrë të jashtëligjshme të pasurisë shtetërore, e cila ishte tokë shtetërore pa fryt në vijën bregdetare, duke e tjetërsuar në tokë arë, duke e ndarë në interes të tyre dhe personave të tretë.

Skema e tjetërsimit të pronave:

Në fazën e dytë të hetimit, ku më herët janë arrestuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë, prokuroria ka çuar në procedim edhe disa  persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e personave të përfshirë në këtë aferë në 23 persona.

Deri tani në këtë hetim të vazhduar janë përfshirë gjithsej në të dy fazat 23 persona, për tjetërsimin e pronave nëpërmjet krijimit të një mekanizmi të njëjtë, duke administruar AMTP të një periudhe mbi 15 vjet, në kundërshtim me ligjin, më pas duke proceduar me konfirmimet nga zyrat e Këshillit të Qarkut Tiranë, duke fshehur dhe zëvendësuar konfirmimet e qarkut me konfirmime që parashtrojnë rrethana të rreme, nëpërmjet falsifikimit të statusit të parcelave apo pasurive të veçanta, duke i bërë pjesë e praktikës (dosjes) të aplikuesve kanë arritur t’i regjistrojnë si pasuri personave të ndryshëm.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se këto pasuri janë regjistruar e më pas janë tjetërsuar nga persona të tjerë, nëpërmjet shitblerjeve në një periudhë tepër të shpejtë, në kundërshtim të hapur me ligjin.  Me pas identifikohej blerësi dhe pas këtyre veprimeve bëhej regjistrimi i menjëhershëm në Hipotekë, si dhe akti i shitblerjes së pasurisë. Këto akte, në shumicën e rasteve, bëheshin pa u vënë në dijeni  banorët në emrat e të cilëve përpiloheshin dokumentat e pronësisë.

Gjithashtu janë kryer hetime dhe në lidhje me ndërtimet e 27 (njëzet e shtatë) lokaleve përgjatë vijës bregdetare, ku vetëm 4 (katër) persona (investitorë) rezultojnë të jenë banor të zonës, ndërsa të gjithë personat e tjerë janë qytetar të rretheve të tjera.

Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje, kjo sipas preferencave të investitorëve, pa patur asnjë plan zhvillimor të Bashkisë Rrogozhinë.

Së bashku me procedimin penal N.92 viti 2017 është vendosur bashkimi edhe i procedimit penal Nr.201 viti 2017. Nga ky procedim penal ka rezultuar se:

Nga ana e Komandës së Forcës Ajrore dhe nga ana e Komisariatit të Policisë Rrogozhinë është bërë kallëzim penal. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konstatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga shtetasi Idlir Karkini, i cili ka certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit. Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar.

Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit.

Nga Këshilli qarkut Tiranë jemi informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë”.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1249070221884764/?t=0

Grabitja e tokave në Spille, në pranga regjistrues, noterë dhe një biznesmen Read More »

Krijohet monedha virtuale prej ari e mbështetur në ligjin e Sheriatit

Një kompani me bazë në Singapor e quajtur HelloGold ka marrë certifikimin për monedhën virtuale prej ari, që përputhet plotësisht me ligjin e Sheriatit në Islam.

Kompania i është dhënë leja për të operuar produktin e saj të monedhës dixhitale GOLDX nga konsulenca financiare islame me bazë në Malajzi Amanie Advisors. Monedha e re dixhitale u prezantua nga HelloGold në fund të vitit 2017.

Ndryshe nga monedhat e tjera virtuale, GOLDX përfshin dhënien e një shenjë të mbështetur nga ari fizik i ruajtur në një kube në Singapor dhe transaksionet duhet të përfundojnë brenda një periudhe të caktuar kohore, sipas shefit të marketingut Manuel Ho, cituar nga Reuters.

Kushtet e listuara sigurisht që garantojnë transparencën, sigurinë dhe drejtësinë e transaksioneve, të cilat janë parimet bazë për kontratat financiare islame.

Hapi mund të rrisë numrin e korporatave “fintech” të gatshme për t’u zgjeruar në tregjet e financave islamike, duke hapur rajone të tilla si Lindja e Mesme dhe Azia Juglindore.

Krijohet monedha virtuale prej ari e mbështetur në ligjin e Sheriatit Read More »

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit

Nga ERION BRAÇE.

Kam besuar deri ne fund se do te merreshim vesh. Kam biseduar per kete me te gjithe. Por, nuk qenka e thene. Tani eshte koha t’i referohemi ligjit per kontrollin policor mbi kartat e identitetit te cdo shtetasi qe ben tifo per Partizanin, ne stadiumin e Tiranes e jo vetem. Eshte fakt i rende qe, kjo kerkese e policise aplikohet vetem ne Tirane dhe as ne Shkoder, as ne Lac, as ne Kukes, as ne Durres, as ne Vlore, as ne Korce, as ne Gjirokaster, as ne Lushnje, as kerkund tjeter, vecanerisht ne kategorite inferiore te “gares” se F$HF; vecanerisht aty ku dhuna ka qene barbare. Me e rende eshte kur ndodh ajo sic dje; ne te njejtin stadium, ate te Tiranes, tifozeve te Partizanit iu kerkohej karte identiteti, nderkohe qe atyre te Kukesit jo, madje iu sugjerohej te kishin mushama per te mos u lagur nga shiu! KY ESHTE KUFIZIM I PATOLERUESHEM I LIRISE DHE TE DREJTAVE INDIVIDUALE! Kapercim i patolerueshem edhe i ligjit “Per Sportin”, aty ku thote se legjitimohet policia ne kerkesen e saj.

Cfare thote ligji;
Neni 50: Detyrimi për njoftimin e Policisë së Shtetit
Organizatori i një veprimtarie sportive është i detyruar të njoftojë Policinë e Shtetit me shkrim të paktën shtatë ditë kalendarike përpara zhvillimit të saj, me qëllim planifikimin e të gjitha masave të nevojshme të sigurisë për mbarëvajtjen e saj. Në këtë njoftim, organizatorët duhet të përcaktojnë edhe shërbimin privat të sigurisë fizike (SHPSF) të kontraktuar për marrjen e masave të sigurisë në mjediset sportive.
Shenim: Pra, sherbimi privat i sigurise fizike eshte nje element kyc per kryerjen e nje sere veprimesh ne funksion te sigurise publike ne ndeshjen respektive. Pa te, ndeshja nuk mund te luhet. Dhe ka arsye per kete! Shihni nenin vijues.

Neni 51: Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike
1. Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit.
2. Administratorët e objekteve dhe mjediseve sportive, në bashkëpunim me klubet sportive, nëpërmjet shoqërive private të sigurisë fizike, duhet të marrin këto masa:
a) të kryejnë kontrollin rigoroz të tifozëve në portat e hyrjeve në mjedisin sportiv;
b) të kryejnë sigurimin e vendkalimeve publike në mjedisin sportiv;
c) të kryejnë drejtimin e spektatorëve tek ulëset në mjedisin sportiv dhe mbajtjen e tyre nën kontroll;
ç) të kryejnë sigurimin dhe mbrojtjen e lojtarëve nga futja e tifozëve në mjedisin sportiv.
3. Administratorët e mjediseve sportive marrin masat për caktimin e një ambienti të përshtatshëm për drejtuesit e njësisë policore për monitorimin e situatës së rendit publik në mjedisin sportiv.
Shenim: Shoqërive private të sigurisë fizike ngarkohen ekskluzivisht nga ligji per kontrollin e plote, rigoroz, thuhet ne piken a, te tifozeve ne pikat hyerese. Pra, punonjesit e shoqërive private të sigurisë fizike.

Ne asnje rast ligji nuk thote se kete e ben policia. Per me teper, ligji nuk i jep te drejten policise te kerkoje identitetin e shtetasit qe hyn ne stadium. Nuk thuhet kerkund, ne asnje nen, sic edhe lexoni te zeze ne te bardhe. Nese ky rregull vendoset, atehere ai duhet te jete i njejte per te gjithe, kudo, ne cdo cep te cdo stadiumi te vendit dhe ky kontroll kryhet nga shoqërive private të sigurisë fizike. Policia nuk permendet kerkund per kete detyre! Policia pooo, ka detyrime te tjera, qe jane te rendesishme e qe duhet t’i kryeje, duke i njoftuar publikisht, individualisht, tek F$HF, klubi sportiv dhe shtetasi per te cilin eshte marre nje vendim administrativ perjashtimi nga hyrja ne stadium.

Tamam sic thuhet ne nenin vijues.
Neni 53: Ndalimi i hyrjes ne mjediset sportive
1. Ndalohet hyrja deri ne nje vit ne mjediset sportive e personave, ndaj te cileve jane zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shumë se nje here.
2. Ndalohet hyrja ne mjediset sportive deri ne dy vjet e personave, ndaj te cileve janë zbatuar dispozitat e parashikuara në nenin 49 te ketij ligji, me shume se dy here.
3. Vendimin per ndalimin e hyrjes në mjediset sportive e jep Komisioni i Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative prane komisariatit te Policise se Shtetit, nen juridiksionin e të cilit zhvillohet veprimtaria sportive, ku eshte konstatuar kundervajtja.
4. Menyra e ngritjes dhe funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjeve Administrative përcaktohet me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.
5. Komisariati i policise njofton me shkrim personin, ndaj te cilit jepet vendimi, federaten shqiptare te sportit perkates dhe klubin sportiv, tifoz i te cilit eshte personi.
6. Kunder vendimeve te Komisionit te Shqyrtimit te Kundervajtjes pranë komisariatit te policise, per sanksionet e parashikuara ne ligj, behet ankim brenda 30 diteve nga data e marrjes se vendimit, sipas dispozitave te ligjit per kundervajtjet administrative, ne Komisionin e Shqyrtimit te Ankesave. Perberja, kompetencat dhe procedurat e funksionimit te Komisionit te Shqyrtimit te Ankesave përcaktohen me urdher te Drejtorit te Policise se Shtetit.

Pra, Ligji eshte shume i qarte. Nuk ka rregull te imponuar nga ligji per identifikim masiv, kolektiv ne hyrje te stadiumeve; Nuk ka detyre te imponuar nga ligji per policine per te kryer kontrollin e identitetit ne hyrje te stadiumeve; Nje komision i ngritur ne komisariatin qe mbulon territorin, ku zhvillohet nje ndeshje futbolli, shqyrton dhe vendos per cilin shtetas ndalon deri ne dy vite te hyje ne stadium. Individualisht dhe kurre kolektivisht, madje vetem per nje tifozeri, duke konsumuar nje diskriminim te hapur. Per ligj flet policia dhe shume mire ben. Tani te zbatoje ligjin e para, sic i takon dhe kaq. Asgje me shume se ligji.

* Deputet i Kuvendit Shqiptar, përfaqësues i PS

Erjon Braçe sulmon Policinë e Shtetit Read More »

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate

Në një Intervistë ekskluzive për Top Channel, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë që ka shkaktuar shumë debate.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj.

Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate Read More »

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…

Një raport i Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me menaxhimin e kufijve të përbashkët të BE-së, tregon se shqiptarët janë kombësia e tretë më e përjashtuar nga Europa, pas ukrainasve me 37 mijë hyrje të mohuara dhe rusëve me 36 mijë hyrje të mohuara.

Pavarësisht se shqiptarët janë një ndër grupet kryesore të kombësive që tentojnë të kalojnë me dokumente të falsifikuara, kjo nuk ka qenë baza për refuzimet.

Ndër 32 mijë raste, gati 11 mijë shqiptarë janë refuzuar për shkak se nuk kanë dokumentacionin përkatës që justifikon qëllimin dhe kushtet e vizitës.

9,331 shqiptarë janë refuzuar në kufijtë evropianë për shkak se janë gjykuar si pa mjetet e duhura për të qëndruar në periudhën e deklaruar dhe pa para për t’u rikthyer në vend.

8,363 shqiptarë ndërkohë kanë qenë në listën e alarmit për refuzimin e hyrjes në regjistrin kombëtar.

1,945 shqiptarëve u është mohuar hyrja për shkak se kishin qëndruar mbi 3 muaj gjatë periudhës 6-mujore në territorin e shteteve të BE, një fakt që flet mbi ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë.

Numri i lartë i refuzimeve ka ndikuar në shtimin e rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, duke arritur në 6500 kalime ilegale, më shumë se çdo shtet tjetër sa i takon kufijve tokësorë.

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më… Read More »