Aurora

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’

Pa u shuar ende zhurma e tensioneve te vazhdueshme me tone te larta se fundi mes Greqise dhe Turqise, deri ne kercenime te hapura mes paleve, shenohet incidenti i radhes ne ajer.

Mediat greke raportojne se kete radhe avionet turq kane ndjekur ne ajer avionin me te cilin levizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis, qe ka nen kontroll rindertimin administrativ, detet e ishujt.

Sipas stacionit televiziv Alpha, helikopteri me ministrin brenda po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Ne kete moment kane marrje thirrje nga nje avion turk: “Largohu menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekuipazhi injoroi sfidën turke dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli. Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan fluturues F-16 dhe avionë luftarakë në Egjeun juglindor.

Menjëherë, luftëtarët grekë nga Kastelli i Kretës u gjetën në ajër.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HVO0UBV05Ic]

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’ Read More »

Arta Marku me “dorë të hekurt”, 33 prokurorë për të vënë pas hekurave ‘peshqit e mëdhenj’

Kryeprokurorja Arta Marku ka hapur rrugën e arrestimeve VIP. Ditën e djeshme Marku u ka dërguar një udhëzim dhjetë prokurorive, ku u kërkon që të ngrejnë me urgjencë njësitë e posaçme për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ky udhëzim ka ardhur në kuadër të marrëveshjes që kreu i akuzës firmosi pak ditë më parë me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, me të cilin u ra dakord të ngrihen dhjetë struktura me prokurorët më të mirë të vendit, me qëllim nisjen e arrestimeve në nivele të larta.

Kështu në udhëzim thuhet se dhjetë strukturat e reja që do të ngrihen do të jenë Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Shkodër, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, ndërsa një strukturë do jetë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjithashtu, në udhëzim Marku ka prezantuar edhe përbërjen dhe se si do të jenë këto struktura.

Kështu në udhëzimi thuhet se në njësinë e posaçme të Tiranës do të atashohen 5 prokurorë, ndërsa në njësinë e Prokurorisë për Krime të Rëndë do jenë disponibël 4 prokurorë. Kurse 8 njësitë e tjera të posaçme do të kenë nga tre prokurorë për secilën strukturë. Në total do të jenë 33 prokurorë që do të godasin korrupsionin dhe krimin.

Organizimi i seksioneve

Po ashtu në udhëzim thuhet se në përbërjen e këtyre seksioneve, drejtuesi i prokurorisë cakton ata prokurorë të cilët kanë përvojë në hetimin e veprave penale në fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe korrupsionit, krimit në fushën e lëndëve narkotike dhe krimit kundër pastrimit të parave, si dhe kalojnë me sukses procesin e verifikimit të integritetit moral dhe profesional nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ndërsa sipas udhëzimit një nga prokurorët e seksionit caktohet drejtuesi i seksionit. Nga ana tjetër, Marku në udhëzim thotë se prokurorët e caktuar në këto seksione bashkëpunojnë me shërbimet e policisë gjyqësore pranë Task- Forcës Speciale Qendrore, Task-Forcës Speciale Rajonale për shkëmbimin e informacionit, për kryerjen e analizave dhe vlerësimeve të përbashkëta rreth grupeve kriminale si dhe realizimin e veprimtarisë hetimore në zbatim të detyrimeve specifike, të përcaktuara në Planin e Veprimit kundër Krimit të Organizuar, Operacioni “Forca e Ligjit”.

Ja subjektet që do të hetohen

Interesant është fakti se në udhëzimin e saj, kryeprokurorja Arta Marku bën me dije edhe mënyrën se si do të hetohen zyrtarët e lartë që kanë bërë korrupsion. Dhe për këtë, në udhëzim ajo citon nenin 135/2 të Kushtetutës, në të cilin shkruhet qartë se më të rrezikuarit për t’u hetuar për vepra penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse do jenë të përfshirë, do të jenë Presidenti i Republikës, ministrat, ish-ministrat dhe deputetët.

Hetohen akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj, si dhe akuzat kundër ish-funksionarëve të sipërpërmendur”, thuhet në nenin 135/2 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Ndërkohë në udhëzimin e saj, Marku thekson se kompetencat lëndore të këtyre seksioneve do të jenë nga veprat penale në fushën e lëndëve narkotike dhe fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, vepra penale në fushën e korrupsionit, deri tek vepra penale në fushën e tatim-taksave.

Arta Marku me “dorë të hekurt”, 33 prokurorë për të vënë pas hekurave ‘peshqit e mëdhenj’ Read More »

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën!

10-vjeçarja N.Preka, e cila u aksidentua ditën e dielë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë u nda sot nga jeta, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin fatal. Ku makina me të cilën udhëtonte e gjithë familja e saj u përplas me një tjetër mjet, e për pasojë humbi jetën i ati i saj, Edmond Preka, motra 5-vjeçare dhe djali i familjes, vetëm 9 muajsh. Evisa Preka, nëna e fëmijëve, mbeti e plagosur.

Dhimbja për këto humbje të mëdha ka prekur shqiptarët, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e prekur nga kjo tragjedi.

Ish-drejtoresha e Jetimores në Shkodër, Anjeze Gjeluci përmes një statusi në Facebook ka prekur të madh dhe të vogël më fjalët e saj lidhur me këtë tragjedi që nuk ka shokuar vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.

Ja statusi i plotë i Gjelucit në rrjete sociale:

Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik …

U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton…

Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s’bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj …

Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?!

Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s’ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!

Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!

“Kush e gjen guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm?”, ish-drejtoresha e Jetimores na preki zemrën! Read More »

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve

Nje dite pas deklarates se forte te Presidentit Ilir Meta se nuk mund te firmose nje leter te bardhe, sa i takon negociatave mes Shqiperise e Greqise per kufirin detar, mediat greke jane hedhur ne mori akuzash.

Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negocimin. Me kete titull ka dale gazeta greke Eeleftheros typos

“Zjarr” në marrëdhëniet greko-shqiptare e vë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pas refuzimit të tij të tanishme për të dhënë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë në kufijtë detarë, duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj se si për të negociuar qeverinë.

“Kërkesa nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi”, tha sot Ilir Meta në një konferencë shtypi. Dhe ai shtoi: “Qëllimi i presidentit nuk ishte dhe nuk është lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate”.

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve Read More »

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës

Vetëm pak ditë më parë u trajtua problematika e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes.

Gropat e shumta të krijuara dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë.

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e DurrësLajm, një qytetar ka dërguar një video, ku duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat.

“Shyqyr që shpëtova kokën!”,- shkruan qytetari, që dërgoi videon.

Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.

Autoritetet mjaftohen me ndonjë arnim të pjesshëm, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë jetën çdo ditë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iabjPUuxPrA]

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës Read More »

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë

Fushat e presionit të ulët mbesin të bllokuara edhe ditëve të ardhshme mbi Itali, që mbi vendin tonë do të krijojnë kushte për mot kryesisht të vranët, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu. Por, në fundjavë, acari polar nga Siberia, që në media po quhet “Bisha nga lindja”, do të shtrihet mbi kontinentin europian dhe rajonin tonë, ku do të sjellë mot të ftohtë dhe reshje bore.

21.02 – Gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, e pasdite dhe mbrëmje priten reshje të dobëta shiu.
22.02-23.02 – Të enjten pas mëngjesit me reshje të dobëta shiu, gjatë ditës mot kryesisht i vranët. Të premten mot kryesisht i vranët, kohëpaskohe me riga lokale shiu.
24.02 – Mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët. Kohëpaskohe me riga lokale shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.
25.02-26.02 – Mot shumë i ftohtë dhe kohëpaskohe me reshje bore.

Pas përmirësimit të kualitetit të ajrit gjatë ditëve të fundit nga erërat e forta jugore, ditëve të ardhshme nuk do të ketë qarkullim të majftueshëm ajror, ndaj vlerat ditore të AQI do të lëvizin ndërmjet vlerave mesatare dhe të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit deri në fundjavë do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, e nga dita e diel do të zbresin ndjeshëm nën këto vlera. Minimalet do të luhaten nga 2C deri 3C, e maksimalet deri në 10C. Nga fundjava minimalet do të zbresin deri në -6C, e ato maksimale deri në -3C. Sipas parashikimeve të fundit minimalet në fillim të javës pritet të zbresin edhe nën -10C.
Era do të fryejë mesatarisht nga lindja-juglindja 2-5m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 3-11m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë rreth vlerave normale.

Në fundjavë vjen “bisha nga lindja”, acari polar kaplon pritet të kaplojë vendin tonë Read More »

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD

Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

“Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.
Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur.” – u shpreh Sali Berisha.

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD Read More »

Zv/ministri i brendshëm Lamallari: Do vijojnë arrestimet për pronat

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka paralajmëruar se do të ketë të tjera arrestime lidhur me abuzimet me tjetërsimin e tokave.

Duke iu referuar arrestimeve të bërë ditën e sotme nga policia, Lamallari tha se janë zbuluar shumë skema të përfitimeve të tokave në mënyrë abuzive, duke falsifikuar dokumente.

“Ka një paligjshmëri dhe të gjithë personat që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme me dijeni. Sepse ka pasur dhe raste kur banorët nuk kanë qenë në dijeni. Madje edhe në kundërshtim edhe me ligjin 7501, ka pasur persona që kanë përfituar tokë nga ndarja e komisioneve fiktive dhe nuk kanë qenë persona që kanë jetuar në këtë zonë” , tha Lamallari.

Zv.ministri ka shpjeguar se më shumë abuzimet kanë ndodhur në ranishte, zona bregdetare, si dhe toka bujqësore.

“Mund të them vetëm mekanizmin që është konstatuar. Janë bërë akte fiktive, shitblerje fiktive, blerësi më pas ka kërkuar njohjen si pronar dhe regjistrimin në hipotekë. I gjithë mekanizmi që është bërë është se ka një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha zv/ministri i Brendshëm.

Zv/ministri i brendshëm Lamallari: Do vijojnë arrestimet për pronat Read More »