Aurora

Bledi Mane: Lulzim Basha që nga shtatori 2017 nuk paguan ujin

Ndërkohë që Lulzim Basha është ngritur në protestë kundër qeverisë së Edi Rama dhe kërkon mosbindje civile, gazetari Bledi Mane ka denoncuar një skandal ku tregon se Basha prej më shumë se një viti nuk paguan faturën e jit.

Një politikan që kërkon të bëhet kryeministër dhe nuk paguan detyrimet e tijm përveç Rrugës së Kombit, tani po vjedh edhe ujit.

Shkruan Bledi Mane:

Bërtet e ulëret për mosbindje civile që nga dje por sot ia zbuluam arsyen. Lideri i opozitës paska hall tjetër, kërkon të mjegullojë pislliqet e veta.

Familja e tij hollandeze konsumon ujin shqiptar dhe nuk paguan faturat.

Ky mysybet qe akuzohet se vodhi 200 milionë euro në rrugën e Kombit, vazhdon të vjedhë edhe ujin.

Çuditem me ujin e Tiranës sesi del nga rubinetat e çezmës dhe dushit, e lan mëkatet e Lulit. Mos rridh o ujë, mos u derdh o ujë. Shko më mirë dhe lag buzët e ndonjë hallexhiu që të respekton e të paguan!

Bledi Mane: Lulzim Basha që nga shtatori 2017 nuk paguan ujin Read More »

Flamuri shkon në protestë me Benz-in 125 mijë dollarësh, ulëret për varfërinë e popullit

Opozita udhëhoqi mosbindjen civile dhe bllokimin e disa akseve rrugore sot që nga Vora, deri në Milot.

Të  gjitha këto kauza në dukje qytetare dhe me motive sociale binin në kontradiktë me një Mercedes luksoz G Class, që u shfaq në Milot në praninë e deputetit Flamur Noka dhe që shpërndante ujë për protestuesit “hallexhinj” të cilëve po u qante hallin politika.

Vetë Noka shihet duke komanduar veturën e shtrenjtë që afrohet dhe më pas hap derën e automjetit në fjalë për të shpërndarë “ndihmat”.

Në një moment të caktuar Noka fton operatorin e një televizioni që të mos filmojë.

Fuoristrada në fjalë nis nga çmime minimale prej 125 mijë dollarësh dhe modelet e saj nëpër botë janë të limituara në prodhim.

Politikani i pasur me veturë të shtrenjtë që udhëheq protestën me kauza sociale të qytetarëve të varfër, ishte ky kontrasti më evident që binte në sy nga dhënia e “lëmoshës” së sotme.

Flamuri shkon në protestë me Benz-in 125 mijë dollarësh, ulëret për varfërinë e popullit Read More »

Kush do të arrestohet sot?! Rama kërcënon Bashën e Kryemadhin: Për të zënë rrugët, lala Gjonin e Maçokun me çizme i shtyn diçka që po ndodh sot

Edi Rama, kreu i qeverisë shqiptare, ka paralajmëruar se diçka do të ndodhë sot. Madje ka paralajmëruar rëndë dhe dy krerët zyrtarë të opozitës Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin se e dinë se çfarë do të ndodhë sot.

Kryeministri e bëri këtë deklaratë sot në sallën bosh të Kuvendit, teksa nënvizoi se ka një zhvillim të ri që po ndodh sot.

Për më tepër sipas tij dhe liderët e opozitës e dinë shumë mirë dhe për këtë arsye kanë dalë në protestë. Ai nuk dha të tjera detaje se për çfarë bëhet fjalë, por tha se shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët.

“Çfarë i shtyn ata të dalin atje? Çfarë e shtyn lala Gjonin dhe maçokun me çizme që të thonë se do presim sa të dalë raporti i KE? i shtyn diçka që po ndodh sot, që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do e shohin të gjithë shqiptarët”, tha Rama.

Mbetet mister se çfarë do të ndodhë, pavarësisht se vetëm burgu mund të detyrojë liderë politikë të dalin dhe të aplikojnë mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore në vend. Do të ketë arrestime të “Peshqve të Mëdhenj” sipas Ramës?! Mbetet për t’u parë apo për të pritur deri në mbylljen e ditës së sotme. Por Kreu i qeverisë shqiptare ka përmendur dhe dy dosje të mëdha, atë të “Gërdecit” dhe të “21 janarit” që sipas tij nuk i ka harruar.

“Është drejtësia që duhet të bëjë drejtësi. Nuk ka qeveria asnjë të drejtë kushtetuese që të bëjë drejtësi. Kujt më thotë që ju e harruat atë që thatë që do shkojnë përpara drejtësisë që bënë “21 Janarin” e “Gërdecin” i them: më merr te keqen, sepse jo vetëm që nuk e kemi harruar por kemi ndërmarrë reformën më të fortë që do vendosë në shina një sistem drejtësie që do marrë përpara ata që i ngulin çdo ditë thikë pas shpine këtij vendi”, tha Rama.

Mos janë këto dy dosje që do të hapen dhe që kanë si protagonistë Berishën, Bashën dhe Metën. Kryeministri ka paralajmëruar rëndë dhe fundi i ditës do të vertetojë nëse do të hyjë ndonjë “peshë e rëndë” në burg apo Rama e ka bërë këtë deklaratë i detyruar nga presioni i protestës së opozitës dhe mosbindjes civile të saj./Pamfleti.net

Kush do të arrestohet sot?! Rama kërcënon Bashën e Kryemadhin: Për të zënë rrugët, lala Gjonin e Maçokun me çizme i shtyn diçka që po ndodh sot Read More »

Gramoz Ruçi injoron kërkesën e opozitës së bashkuar, refuzon shtyrjen e seancës plenare

Kërkesa e Partisë demokratike për të shtyrë seancën e sotme në orën 18:00 është hedhur poshtë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kërkesa e dorëzuar ditën e mërkurë nga PD-LSI nuk është marrë në konsideratë dhe seanca do të fillojë ashtu siç ishte parashikuar në axhendë.

Opozita pritet të mos jetë sot në Kuvend për shkak se do t’i bashkohet protestës së qytetarëve për bllokimin e akseve rrugore kundër tarifës në Rrugën e Kombit. Parashikohet që protesta të zgjasë 3 orë, 10:00 deri në 13:00.

Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për Veriun dhe në Vorë. Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.

Gramoz Ruçi injoron kërkesën e opozitës së bashkuar, refuzon shtyrjen e seancës plenare Read More »

Deklarata e fortë e Kryeprokurorit: E gjithë kupola e shtetit nën hetim për korrupsion

Kryeprokurori Imer Beka ka thënë për ‘’Zëri’’ se janë nën hetim për korrupsion 4 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ai nuk ka përmendur emra, për shkak se mund të dëmtojë hetimet.

Gjithashtu ai e vuri theksin edhe te hetimi i ministrave, zëvëndëministrave , kryetarëve të komunave, por edhe zyrtarëve të lartë të shtetit të cilët po hetohen për të njëjtën vepër penale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë thotë po ashtu se Gjykatat e Kosovës janë bashkëfajtore për hedhjen poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria kryesore, por edhe prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

Imer Beka nuk e ka përjashtuar mundësinë, ku persona të caktuar kanë tentuar të fillojnë hetimet, apo edhe të ngrenë akuza për motive politike.

Deklarata e fortë e Kryeprokurorit: E gjithë kupola e shtetit nën hetim për korrupsion Read More »

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan

Ka nisur protesta e opozitës në gjithë vendin. Porotestuesit kanë nisur bllokimin e rrugëve në shenjë mosbindje civile ndaj qeverisë. Akset që bllokohen janë: Rrethrrotullimi Milot për Veriun, Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, Rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Sot Lulzim Basha ka provën e forcës. Sot do shikohet sa luftëtar është kryetari i PD-së në terren e jo nga zyra e konferencave të shtypit. Sot Lulzim Basha ka lajmëruar se do jetë i pari që bashkë me protestuesit në Vorë do të dal në rrugë për të bllokuar autostradën në shenjë revolte ndaj kryeministrit Rama.

Ndërkohë burime konfidenciale nga policia e shtetit thonë se janë dërguar shumë forca policie në Vorë dhe kudo ku opozita do të tentojë se do të bllokojë rrugët.

Bile urdhëri është se kushdo guxon të bllokojë rrugët do të arrestohet. Por a do të guxojnë ta ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariat Lulzim Bashën?

Të presim, por nuk duket se do të guxojë policia t’i afrohet kur Lulzim Basha i cili do të dalë në mes të autostradës.

Në momentin që opozita ka bllokuar gjithë akset kryesore të vendit, mazhoranca ka zgjedhur të zhvillojë një seancë të rregullt të Parlamentit. Në orë 09:30 deputetët e PS janë mbledhur për të zhvilluar mbledhje grupi. Ndërsa më pas do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendi. Zhvillimi i seancës pa opozitën duket se është marrë si tjetër provokim nga partitë e opozitës.

FOTO NGA PROTESTA

Protestuesit në Elbasan hedhin tymuese dhe djegin goma

Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.

Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.

Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.

FOTOLAJM/BASHA NË PROTESTË

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan Read More »

Dy burra përpiqen të përdhunojnë një vajzë në plazh, pastaj nga askundi shfaqet një hero i papritur…

Georgia ka përjetuar një makth gjatë pushimeve të saj në Greqi. Teksa po shkonte vetëm në plazh, dy të panjohur filluan ta ndiqnin dhe, në atë moment, ndihma më e papritur erdhi nga askundi.

Studentja britanike, Georgia Bradley, ishte në pushime në Greqi, kur një gjë e tmerrshme i ndodhi asaj, shkruan ShkodraNews. Një mbrëmje doli për një shëtitje në plazh, kur dy të huaj filluan ta ndiqnin.

“Po ecja në plazh kur vura re dy burra që më ndiqnin. Ata filluan të më ngacmonin dhe të këmbëngulnin që të shkoja me ta, por i thashë disa herë që të më linin vetëm! “, thotë Georgia.

Pavarësisht nga “jo” e vajzës dhe përpjekjet e saj për të injoruar të dy burrat, ata vazhduan të këmbëngulin dhe, pas një kohe, u bënë agresivë.

“Një nga burrat më kapi nga krahu dhe në atë moment unë u frikësova sepse nuk kishte asnjë tjetër në plazh përveç meje dhe atyre”, thotë Georgia, shkruan ShkodraNews.

Megjithatë, në një pikë të caktuar, u shfaq një shpëtimtar i papritur me katër këmbë.

“Ai papritmas u shfaq nga errësira dhe nga askundi dhe filloi të lehtë fuqishëm. Pastaj, qeni filloi të hidhej mbi ta, e për fat të mirë, ky gjest i tij bëri që të dy burrat të largoheshin”, vazhdon e reja.

Të dy burrat u frikësuan nga qeni dhe u larguan nga plazhi.

Qeni e ndoqi Georgian deri në hotel dhe vajza pyeti rreth nëse dikush e njihte pronarin e tij, për fat të keq, pa asnjë dobi. Pra, Georgia shpenzoi pjesën tjetër të pushimeve së bashku me heroin e saj, të cilin vendosi ta quante Pepper.

“Më shoqëronte kudo. U ndjeva keq kur u kthyem në hotel dhe duhej ta linim në rrugë”, thotë Georgia.

Pak para se të nisej për në Mbretërinë e Bashkuar, Georgia vendosi ta birësonte qenin dhe, në këtë mënyrë, u ndihmua nga një shoqatë lokale për mirëqenien e kafshëve, shkruan ShkodraNews. Pas periudhës së karantinës, pasi kishte bërë të gjitha vaksinat e nevojshme, pas aplikimit të çipit dhe pas marrjes së gjithë dokumentacionit të nevojshëm, Pepper ishte në gjendje të udhëtonte me Georgia-n në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani Pepper-it të vogël nuk i mungon asgjë, ka një shtëpi të bukur, ushqim në dispozicion dhe gjithë dashurinë e njerëzve që e rrethojnë.

Kjo histori tregon fillimin e një miqësie të çmuar, shkruan ShkodraNews. Lini një koment dhe mos harroni të ndani këtë histori të bukur me një fund të lumtur me miqtë tuaj në Facebook.

Dy burra përpiqen të përdhunojnë një vajzë në plazh, pastaj nga askundi shfaqet një hero i papritur… Read More »

Pini ujë limoni çdo ditë, por mos bëni gabimin që bëjnë miliona të tjerë

Miliona njerëz në mbarë botën pijnë një gotë ujë limoni çdo mëngjes.
Kjo rutinë i dobishëm mbron në mënyrë efektive kundër sëmundjeve të ndryshme dhe kushteve shëndetësore, pasi ajo është e pasur me vitamina dhe ushqyes të tjerë.

Këto përforcojnë sistemin imunitar dhe vajrat esenciale dhe antioksidantët në limon nxisin shëndetin e përgjithshëm në shumë mënyra.

Limonat janë një armë e fuqishme natyrale kundër infeksioneve bakteriale, dhe trajtojnë dispepsi, trupin e alkalizuar dhe përmirësojnë pamjen e lëkurës.

Sidoqoftë, shumë njerëz shpesh bëjnë një gabim të madh dhe nuk e përdorin shurdhin e limonit, që është pjesa më e shëndetshme e frutit.

Ja se si duhet të përgatisim ujë limoni dhe të shijoni të gjitha përfitimet shëndetësore:

Pritini gjysmën e limonit, shtypni gjysmën në një gotë dhe ngrini lëkurën. Pastaj shtoni ato në gotë me lëng limoni dhe shtoni ujë. Ekspertët thonë se uji i butë me limon do të përmirësojë tretjen dhe parandalimin e spikes së insulinës që mund të shkaktojnë diabetin.

Nëse filloni të pini ujë limoni çdo mëngjes, do t’ju ndihmojë të humbni peshë, të trajtoni dispepsi dhe të stimuloni traktin gastrointestinal.

Gëzoni këtë pije të dobishme çdo ditë dhe përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm!

Pini ujë limoni çdo ditë, por mos bëni gabimin që bëjnë miliona të tjerë Read More »