Aurora

Caji qe sjell gjumin e qete …

Është koha perfekte për ta shijuar. Një çaj fantastik me aromë ndjellëse për shijen, humorin e mirë e mbi të gjitha energjinë pozitive që çliron në të gjithë trupin, mendjen dhe shpirtin.

Me përbërës që gjenden lehtë në kuzhinë, me erëza fantastike dhe një kombinim perfekt i disa prej produkteve të mrekullueshme të natyrës.

Një filxhan çaj magjepsës që qetëson të gjithë muskujt, shtendos nervat dhe sjell qetësinë në mendje e shpirt.

Është pikërisht magjik nga kombinimi perfekt i erëzave më të mira në shije dhe aromë, si xhenxhefili, kanella dhe karafili, të përzjera me shijen unike të kakaos e qumështit dhe ëmbëlsuar me mjaltë.

Ideal për t’u përgatitur gjatë mbrëmjeve për një gjumë të qetë dhe relaksues gjatë natës.  Por sigurisht, ky çaj mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë të ditës, madje edhe për mëngjes.

Shoqërohet në mënyrë fantastike me biskota të ndryshme por edhe ëmbëlsira të lehta gjithashtu.

Më poshtë keni përgatitjen e këtij çaji unik krejt lehtë në shtëpi.

Çaji i Lumturisë Krejt Lehtë në Shtëpi 

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për dy filxhanë çaji)

1 gotë e gjysmë qumësht

Gjysmë gote ujë

3 lugë të vogla kakao

Një degë çaj mali

4 feta të holla xhenxhefil

5 karafila

Pak kanellë

2-3 lugë të vogla sheqer ose mjaltë

Përgatitja e Çajit  

Në një tenxhere të vogël ngrohni qumështin dhe ujin në nxehtësi të ulët derisa të ngrohet.

Bëni kujdes që të mos e ngrohni në nxehtësi të lartë.

Sapo të ngrohet shtoni pluhurin e kakaos derisa të tretet tërësisht.

Më pas shtoni, çajin e malit, xhenxhefilin, karafilat, kanellën dhe lërini të marrin një valë për maksimumi 10 minuta.

Largojeni nga zjarri dhe shtoni dy lugë sheqeri ose mjaltë sipas preferencës.

Nëse preferoni edhe më shumë aromë ndjellëse mund të shtoni edhe pak vanilje.

Çajin e përgatitur hidheni në filxhan dhe pijeni ngadalë sa është i ngrohtë.

Caji qe sjell gjumin e qete … Read More »

Vlerat dhe cfare i ndodh organizmit nese konsumoni veze te zier

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

Më poshtë njiheni me përfitimet shëndetësore të vezës së zier dhe ndikimin e saj në organizëm.

Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave , ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka Të Forta

Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

Këshilla për Vezët e Ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

Vlerat dhe cfare i ndodh organizmit nese konsumoni veze te zier Read More »

Edi Rama: Sali Berisha është kokrra e budallait

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, te studio e Eni Vasilit në news24 i pyetur ndër të tjera se pse ishte natën te spitali amerikan, pra për të takuar Saimir Tahirin apo prej overdozës, akuzuar nga ish-kryeministri Berisha, ai tha: Sali Berisha është kokrra e budallait! 

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që publikoi foton e famshme të eskortës së kryeministrit Rama në spital duke aluduar se shkak ishte bërë një “overdozë”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Rama lëshoi një sërë akuzash fyese ndaj Berishës, por pranoi se kishte qenë vërtet në spital javën e kaluar.

“Kjo e spitalit është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur. Ju thoni “Sali Berisha publikoi…” jam unë ai që duhet të përgjigjet për këtë? Ju pse nuk e verifikoni. Sali Berisha publikon çdo ditë lloj lloj maskarallëqesh” – tha Rama duke sqaruar edhe arsyet e vizitës në spital.

Pas pohimit të ashpër për ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e PD-së, Berisha, gazetarja Eni Vasili e pyeti edhe njëherë nëse i qëndron pohimit të mësipërm, duke shtuar se këtë akuzë të Berishës e ka theksuar edhe Lulzim Basha, ai përsëri insistoi në atë çka tha se:”Sali Berisha është kokrra e budallait!”. Por shtoi se edhe Lulzim Basha ka vrapuar për të gjetur një gur te hedhur në lumë nga një budalla…

Ndërsa kur gazetarja Eni Vasili nxori foton e Sali Berishës dhe shtoi se kur vjen Berisha në studio ka të njëjtën shikueshmeri si ju, kryeministri Rama tha me sarkazëm se “Edhe në një kopësht zoologjik njerëzit kanë shumë kureshtje për…”, duke aluduar keqas për ish-kryeministrin e vendit.

Kjo është e rëndë, pasi ish-kryeministrit Berisha mund ti thuash gjithçka si kundërshtar politik, porse “budalla” nuk mund ti thuash.

Gjithsesi kryeministri duhet ta ketë menduar edhe përgjigjen e pritshme të ish-kryeministrit Berisha.

Edi Rama: Sali Berisha është kokrra e budallait Read More »

A ka lidhje Trump me Rusinë? Irritohet Rama: Kam ardhur për Bashën unë këtu

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në emisionin “Studion e Hapur” në News 24 në lidhje me dokumentet e publikuara në një media amerikane e cila tregon se kompania Biniata Trade me lidhje ruse ka paguar 150 mijë dollarë lobistin që punonte për Partinë Demokratike.

“të jeni e bindur se të tjera fakte do vazhdojnë të dalin se kjo është një sallatë aq e ububushme sa nuk mund të kalohet me një “ku di unë” “jo nuk i njoh”…”, u shpreh shefi i Qeverisë.

Por në momentin kur moderatorja Eni Vasili ka thënë se revista investigative “Mother Jones” shkruan për lidhje të Trump me Rusinë, duke shtuar se edhe Basha mund të jetë një nënprodukt i tyre, kjo pyetje e ka irrituar kryeministrin.

Ai i ka kujtuar Eni Vasilit “kafenenë e fshatit”.

“Mother Jones” është një gazetë e ekstremit të majtë, dhe shpeshherë flet për lidhe të Presidentit Trump me Rusinë. A besoni ju që Trump është i lidhur me Rusinë dhe Basha është një nënprodukt i tyre?

Rama: Kam ardhur në një studio serioze dhe jo në një kafene fshati.

Tani çfarë do të thotë kjo që qenka “Mother Jones” ekstremiste e majtë? Historia e gjatë e komunizit ka lënë gjymtime të mëdha në mënyrën e të menduarit tek ne, ne merremi me mesazhin dhe jo me mesazherin…

I besoni lidhet e Trump me Rusinë?

Rama: Kam ardhur për Bashën unë këtu, dua që të investigohet nëse ka lidhje mes tij dhe një politike për të futur në Shqipëri mollën e sherrit.

S’jam këtu për lidhjet e Trump.

Këto të tjerat janë muhabete kafenesh. Nuk po flasim për “Motherin” por për pjellën dhe pjella është ky investigim.

A ka lidhje Trump me Rusinë? Irritohet Rama: Kam ardhur për Bashën unë këtu Read More »

Lajm i mirë për emigrantët , Shqipëria finalizon marrëveshjen për pensionet me këtë shtet të rëndësishëm

Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një takim të rëndësishëm me Ministrin për Refugjatët, Migracionin dhe Shtetësinë në Kanada, Ahmed Hussen gjatë vizitës së tij në Ottawo.

Dy zyrtarët diskutuan lidhur me marrëveshjen për pensionet, një çështje me shumë interes për shqiptarët në Kanada

. Gjatë bisedës u tha se draft marrëveshja është finalizuar dhe të dyja palët janë gati ta firmosin.

Lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ishte një tjetër temë e rëndësishme e prekur në takim.

Hussen informoi minsitrin Majko se Kanadaja po ndërmerr një reformë për të mundësuar lehtësimin e lëvizjes, veçanërisht për studiuesit, studentët dhe sipërmarrësit që kanë lidhje biznesi në Kanada.

Ministrat diskutuan edhe për çështje të tjera që shqetësojnë komunitetin shqiptar në Kanada, me Hussen që shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare.

Majko e ftoi zyrtarin e lartë kanadez të marrë pjesë në samitin e dytë të diasporës që do të zhvillohet në Tiranë.

 

Më herët Majko vizitoi shkollën shqipe në Ottawa ku që nga viti 2000 gjuha shqipe është përfshirë në programin mësimor si gjuhë e tretë, pas anglishtes dhe frengjishtes.

‘Foluni fëmijëve në gjuhën amëtare. Vetëm kështu do të mund ta përcjellim identitetin shqiptar nëpër breza”. Me këtë mesazh iu drejtua Ministri mësuesëve dhe prindërve. Mësimi i shqipes zhvillohet ditën e shtunë dhe Majko vlerësoi sakrificat dhe punën e mësuesëve e prindërve për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj. Gjatë takimit, Ministri foli për hapat që po ndërmerren në bashkëpunim më qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës, për të lehtësuar qasjen ndaj librave shqip.
Ministri Majko mori pjesë edhe në pritjen e organizuar në bashkinë e Ottawa-s nga Ambasada e Shqipërisë.

Të pranishëm ishin Ambasadori shqiptar Ermal Muça dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Ottawa dhe Montreali. Në ambjentet e bashkisë u shfaq edhe një ekspozitë dedikuar gruas shqiptare. Në fjalën e tij përshëndetëse, Zv.Kryetari i Bashkisë Bob Monette vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në këtë qytet dhe u shpreh i nderuar për vizitën e Ministrit.

Majko nga ana e tij tha se distanca dhe malli i bashkëkombasve për atdheun e bënin tepër të veçantë këtë takim. “Duhet të ndjeheni shumë mirë për brezat e rinj, të cilët do të bëhen promovues të politikave të mira dhe ngritjes së kapaciteteve”, ishin fjalët e Ministrit. Majko vlerësoi gjithashtu ekspozitën dedikuar grave, duke i cilësuar fotot si një homazh për sakrificat dhe arritjet e tyre përgjatë viteve

Lajm i mirë për emigrantët , Shqipëria finalizon marrëveshjen për pensionet me këtë shtet të rëndësishëm Read More »

Vera po afron : Ja cilat jane plazhet me te bukura ne Shqiperi

Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.

Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.

Nuk ka më arsye që ta përbuzni potencialin turistik të bregdetit shqiptar, potencial të cilin do ta lakmonte cdokush.

Vija bregdetare e gjatë qindra kilometra përgjatë Detit Adriatik dhe Detit Jon.

Plazhet të gjendura poshtë maleve janë të pa-përshkruara me fjalë, dhe turistët e huaj janë duke e kërkuar pikërisht atë ‘një vend ku mund ti kalojnë pushimet verore pranë detit dhe malit’.

Këto pamje janë të vetëm disa prej plazheve të mrekullueshme që mundë gjenden në Shqipëri.

Plazhi ‘Rana e hedhun’ Shengjin

Plazhi i Lukoves Sarande

Plazhi i Livadhit Himare

Plazhi i Nimfes Vlore

Plazhi i Jalit Dhermi-Vlore

Gjiri i Shen Andreut Vlore

Ishujt e Ksamilit Sarande

Gadishulli i Karaburunit Vlore

Plazhi i Borshit

Plazhi i Dhermiut

Plazhi Gjiri i Shen Andreut

Gjiri i Grames

Gjiri i Grames

Gjiri i Ariut Karaburun

Gjiri i Bristanit, Karaburun Vlorë

Vera po afron : Ja cilat jane plazhet me te bukura ne Shqiperi Read More »

Vlora jone : Nje nga vendet me te pasura me histori ne Shqiperi

Vlora është një nga vendet më të pasura me histori në Shqipëri. Krahina është banuar që në periudhën antike. Gjurmët e para datojnë në shek. VI para Krishtit.

Në këtë periudhë u ngritën në gjirin e Vlorës katër qytete antikë: Orikumi, Thronioni (Kanina), Triporti dhe Aulona. Secili prej këtyre qyteteve ka historinë e vetë të lindjes, lulëzimit dhe rënies.

Dhe të tërë së bashku dëshmojnë historinë e lashtë të qytetërimit antik të trevës së Vlorës. Gjurmët më të lashta të qytetërimit i përkasin Orikumit të sotëm, i cili ruan ende brenda tij rrënojat e vjetra të qytetit, i cili luajti një rol tepër të rëndësishëm në luftën civile mes Çezarit dhe Pompeit.

Si fillim atë e mbante Pompei si stacion për flotën e tij ushtarake, por më pas, në janar të vitit 48 para Krishtit, u pushtua nga Cezari. Qyteti duket se ka pasur një zhvillim relativisht të rëndësishëm ekonomik përderisa monedhat e tij të para janë prerë që në shekullin III para Krishtit. Në kohën bizantine dhe më pas gjatë Mesjetës Orikumi përmendet me emrin Jeriko. Në kohën e pushtimit osman, në fillimin e shekullit XV, turqit e pagëzuan qytetin me emrin Pashaliman, emër që përdoret nga banorët vendas shumë shpesh edhe në kohën e sotme.

Aulona e dikurshme dhe Vlora e sotme është qendra më e rëndësishme qytetare, tregtare dhe turistike e bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë.

Ngjarja më e rëndësishme historike për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë është Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912, kur patrioti Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë flamurin kombëtar dhe do të krijonte qeverinë e përkohshme.

Gjatë luftërave të shumta, Vlora ka luajtur rol vendimtar në ruajtjen e kufijve tokësorë dhe detarë.

Veçanërisht kujtohet Lufta Vlorës e vitit 1920, e cila përfaqëson një nga qëndresat më të forta të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore Vlora do të shndërrohej në njërën ndër vatrat më të rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.

15 tetori 1944 është dita e çlirimit të Vlorës nga trupat gjermane.

Në vitin 1990 populli i Vlorës do të kontribuonte në rrëzimin e diktaturës, shkruan Qiriu.

E që nga ajo kohë e deri më sot Vlora ka njohur zhvillime shumë të rëndësishme dhe të shpejta në shumë drejtime, ku turizmi qëndron në pararojë.

Vlora jone : Nje nga vendet me te pasura me histori ne Shqiperi Read More »

Vdekja e gruas shtatzënë, drejtori i spitalit: Ka dashur ta vrasë fëmijën

Ngjarja e rëndë në maternitetin e Kukësit, aty ku mëngjesin e sotëm ndërroi jetë nëna së bashku me fëmijën e saj të palindur ende, ka një histori të trishtë.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa sot ka reaguar drejtori i spitalit të Kukësit, Ismet Nika. Ai është shprehur se Nurije Poçi kishte tentuar të dëmtonte vetë disa herë barrën në shtëpi dhe ka mbërritur në gjendje shumë të rëndë, për këtë arsye ka qenë i pamundur shpëtimi i saj.

“40-vjeçarja u paraqit në urgjencën e maternitetit Kukës, në datë 11.3.2018, në gjendje të rëndë shëndetësore, me diagnozën fetus morti me laceracion dhe rupturë të shprehur të uterusit.

U reanimua dhe u ndërhy menjëherë në sallën e reanimacionit nga ekipi i mjekëve gjinekologë, kirurgë dhe anestezistë reanimatorë, ku bënte pjesë edhe mjeku kirurg nga Tirana, i cili po jep shërbim në spitalin e Kukësit përmes programit të bonusit.

Pacientja ka tentuar disa herë në shtëpi të dëmtojë barrën për shkak të problemeve sociale dhe është paraqitur në spital të gjendje të rënduar me hemoragji të shprehur.

Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale ka vijuar gjendja e rëndë e pacientes të cilës gjatë kësaj kohe i është dhënë 5 njësi gjak dhe 3 njësi plazëm por ka qenë pa puls periferik gjatë gjithë kohës. Pavarsisht përpjekjeve të medha të ekipit mjekësor e sëmura ndërroi jetë në orën 01:30”,-është shprehur drejtori i spitalit.

Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së Poçit dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet. Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

Vdekja e gruas shtatzënë, drejtori i spitalit: Ka dashur ta vrasë fëmijën Read More »