Aurora

Kjo bime ben cudira ne shendetin tone , por pak ia ! dine vlerat

Bima e çudirave për shëndetin, të gjithë e kanë në shtëpi, por pak ia dinë vlerat.

Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.

Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve. Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.

Aloe Vera përdoret shumë kundër sinozitit

Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.

Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje. Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë. Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohe.

Aloe Vera për rregullimin e frymëmarrjes

Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë. Do të ndjeni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë. Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit. Kjo është rrufa e vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të korrenteve të ajrit edhe gjatë vjeshtës.

Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim.

Aloe Vera si zgjidhje natyrale

Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E.

Studiuesit arritën në konkluzione të rëndësishme. Këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.

Kjo bime ben cudira ne shendetin tone , por pak ia ! dine vlerat Read More »

Kontributi i panjohur i heroit të Marinës Italiane në historinë shqiptare

Zylyftar Hoxha

Si detar që e njihte mirë gjithë Adriatikun dhe brigjet e tij lindore, të Dalmacisë, Malit të Zi dhe ato të Shqipërisë, Nazario Sauro ka pasur kontakte shumë të hershme me shqiptarë, si në det ashtu edhe në tokë. Atij i ka rënë, për punët e veta, të vijë në Durrës, Shëngjin, Ulqin, madje edhe në Shkodër, ku kishte shumë miq e shokë.

Atij “iu puq” dhe ishte i ndjeshëm ndaj shqiptarëve për shumë arsye: e para, pasi, si vendi i tij, Istria, që i ishte aneksuar nga Austo-Hungaria ashtu edhe Shqipëria vuante nga sundimi dhe shtypja shumëshekullore turke, pra kishin të njëjtin fat historik; e dyta, ai ishte një irredentist rebel që luftonte me mënyrat e tij për bashkimin e trojeve të vendit të vetë me Italinë, së cilës i përkiste, një natyrë si të vetën, ai e gjente edhe te shqiptarët, të cilët luftonin njëlloj si ai, me komandë ndërgjegjen; arsyea e tretë, ishte se deti me vështirësitë, aventurat dhe hallet e tij të bën mik edhe me armikun, jo me atë që ta do zemra, ekuipazhet e tij dhe ato të anijeve shqiptare e njihnin njeri – tjetrin me emra; dhe e arsyeja e katërt  pse atij “i hahej buka me shqiptarët”, ishte se Istra, Triestia, Venetiku etj. kishin shumë shqiptarë, ilirianë të vjetër, por edhe shqiptarë të rinj që vinin aty për tregti apo i përdornin këto zona si stacion për të shkuar më tej nëpër Evropë.

Kjo dashuri dhe ky respekt për shqiptarët nuk ishte patetik, por konkret dhe i sinqertë, i mbrujtur në vite dhe në vështirësi të anasjellta. Është kjo arsyeja që ai i vuri vajzës emrin Albania, fakt që e përmend edhe në letrën e fundit që iu dërgon fëmijëve para se ta ekzekutonin; ndërsa djalit ia vuri emrin Italo, po për të njëjtën arsye, në nder të vendit të tij.

Në Enciklopedinë Italiane, në historikun e Marinës Luftrake të Italisë dhe në shumë shkrime që janë bërë për të, flitet shumë për lidhjet e Nazario Sauro me shqiptarët. Dhe jo vetëm për njohjet miqësitë dhe lidhjet me udhëheqësit shqiptarë të kryengritjeve antiosmane të viteve 1908-1913, si Dedë Gjo Luli, Isa Boletini, Idris Seferi, Bajram Curri e shumë të tjerë, por për veprimet konkrete duke i furnizuar këta kryengritës me armë. Në kushtet e sundimit austriak, aktiviteti i tij ishte klandestin dhe dërgesat e sasive të armëve dhe municioneve kryhej në mënyrë të paligjshme nëpërmjet anijeve tregtare.

Krahas armëve, Sauro kujdesej për refugjatët shqiptarë që ishin dyndur në atë kohë në Trieste për pozicionin e saj të veçantë gjeografik dhe politik. Triestia u bë vendtakimi i të gjitha agjitatorët dhe pretendentëve për fronin e Shqipërisë. Në këtë kohë ai ngre edhe një zyrë këshillimore për shqiptarët, në ndihmë të refugjatëve, tregtarëve, detarëve dhe njerëzve në nevojë.

Nuk duhet harruar që e gjitha kjo veprimtari bëhej në mënyrë vullnetare, duke u shfrytëzuar emri dhe autoriteti i tij absolut në ato anë.

Megjithëse e madhe, veprimtaria e Nazario Sauros me shqiptarët, për shkak se ishte klandestine dhe vullnetare, është pak e dokumentuar dhe pak e panjohur.

Është detyrë e historianëve shqiptarë të gërmojnë dhe të grumbullojnë të dhëna për veprimtarinë e tij, sidomos për furnizimin me armë të Kryengritjeve të Veriut në prag të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sidoqoftë, ai kërkon vëmendje edhe nga strukturat shtetërore të linjës për t’u vlerësuar, për t’u përmendur, duke i vënë emrin një porti, një anijeje, një rruge a një institucioni, sidomos në Veri të Shqipërisë, ku ai ka patur më shumë aktivitet.

Një shembull se si nderohen heronjtë

Sauro është ndër heronjtë më të rëndësishëm dhe më të njohur të Italisë, por edhe një shembull se si një vend nderon dhe respekton luftëtarët dhe patriotët e vetë. Në këtë shkrim ne mësuam se ç’bëri Sauro për Italinë, por më poshtë do të mësojmë se ç’bëri Italia për të.

Ai u shpall hero  me dekret të Mbretit Vittorio Emanuele III që mban datën 20 janar 1919. Titulli iu  dorëzua nënës së Sauros, në Pula, gjatë zhvarrosjes së kufomës dhe rivarrosjes në varrezat detare më 26 janar 1919.

Më 9 qershor 1935 në prani të mbretit Vittorio Emanuele III u përurua në Koper, në vendlindjen e tij, një monument madhështor, i realizuar nga skulptori Attilio Selva dhe arkitekti Enrico Del Debbio. Për fat të keq ky monument më 22 maj 1944 u prish nga nga komanda ushtarake gjermane në Trieste.

Akti heroik i Sauro frymëzoi shumë shkrimtarë, poetë dhe artistë, të cilët i kushtuan atij vepra artistike, mes tyre edhe filmi “Fratelli d’Italia”, i realizuar në vitin 1952 nga Guglielmo Oberdan dhe Cesare Battisti.  Sauro mbahet mend në Kënga popullore “La Canzone del Piave”, shumë e përhapur në Itali, i kushtohet pikërisht marinarit trim, Nazario Sauro.

Emrin e Nazario Sauros e mbajnë mbi njëzetë njësi ushatarko-detare dhe tregtare. Po kështu emrine tij e mbajnë shumë  anije, nëndetëse, avionë etj.

Në vitin 2002 Marina Italiane në komunën Gjenovës e dhuroi  nëndetësen  “Nazario Sauro” për muzeum. Që nga maji i vitit 2010 kjo nëndetëse është bërë një muze lundrues që të vizitohet nga turistë të shumëtë në Muzeun e Detit Galata.

Tuneli i dhjetë i rrugës së 52 galerive të Monte Pasubio, i zbuluar gjatë luftimeve të Luftës së Parë Botërore, mban emrin e tij.

Në Trieste, ku Sauro ka patur edhe veprimtarinë më të madhe, në një shesh madhshtor  pranë stacionit detar të marinës, ngrihet një monument me përmasa të mëdha,  vepër e skulptorit Tristano Alberti, dedikuar atij.

Në San Giorgio di Nogaro (Udine), një bllok i bardhë guri ngrihet në rrugën “Nazario Sauro” si timon anije, ku, nga njëra anë e strukturës është emblema e nëndetëseve, në këmbë ka një spirancë metalikendërsa në skajin e përparmë të timonit është shkruar “N. SAURO” me shkronja të mëdha.

Një bust i Nazario Sauro është ndërtuar në Marina di Ravenna. Në bazamentin e mermerit shkruhen emrat e nëndetëseve luftarake italiane që kanë qenë në  bazën Porto Corsini (tani Marina di Ravenna)në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Po kështu në shumë qytete italiane ekziston një shesh, një rrugë, një shëtitore ose një institucion me emrin Nazario Sauro të vendosura  në vendet më të bukura dhe të rëndësishme si në  Napoli, Venecia, Santa Croce, Bari, Ankona, Syracuse, porti në Livorno, kazermat në rrugën Lepanto në Romë etj. etj.

Kush ishte Nazario Sauro

Nazario Sauro, ushtarak detar dhe patriot italian, lindi në Koper (Pula) më 20 shtator 1880. Pasi mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, për shkak të karakteri të tij rebel, të rezultateve të dobëta akademike dhe traditës familjare të lidhur me detin,  doli në det qysh në rininë e herëshme, ku punoi me varaka dhe anije të ndryshme me vela. Shpejt u bë i zoti në profesionin e detarit dhe mori nën komandë një anije të madhe tregtare. Në moshën 24 vjeçare u regjistrua në Shkollën Nautical të Triestes, ku mori diplomën e kapitenit detar të kabotazhit të madh. Regjistruar në Marinën Mbretërore, ai arriti gradën e togerit të anijes. Por më e spikatur është veprimtaria atdhetare e Sauros. Si njohës i mirë i tokës dhe i detit, me aktivitetin e tij patriotik, ai iu solli jo pak telashe pushtuesve Austro-Hungarezë. Selia e veprimtarisë së tij ilegale, ku grumbulloheshin të rinj luftëtatarë, ishte një anije me vela, e vendosur në portin e Koperas, e cila u dogj në vitin 1915 nga austriakët. Duke i rënë kryq e tërthor brigjeve të Adriatikut, ai grumbulloi për shumë kohë të dhëna për përqendrimin e forcave austro-hungarese dhe këtë informacion të çmuar e vuri në dispozicion të Marinës Italiane. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në gusht 1914 Sauro, lë Koperin dhe arrin në Venecia, ku së bashku me të mërguar të tjerë dhe të birin, Ninon, vazhduan veprimtarinë e tyre kundër Austro-Hungarisë. Arrestohet gjatë një aksioni në vendlindje. Dënimi me vdekje për tradhti të lartë, me varje, u krye në burgjet ushtarake të Pulës më 10 gusht 1915. Pak para ekzekutimit ai shkruan edhe dy letrat që përmenden në këtë shkrim për familjen e tij.

Letrat e fundit para ekzekutimit

Lajmin e vdekjes të Nazario Sauros familja, që jetonte në Venedik, e mësoi më 28 gusht 1915, 18 ditë pas ekzekutimit me vdekje. Atë ua pruri Silvio Stringari Mazini, politikan republikan, gazetar dhe redaktor i “Gazzettino”.

Stringarit Sauro i kishte besuar edhe dy letra-testament, njëra drejtuar gruas së tij, Nina dhe tjetra fëmijëve, me premtimin se në rast të vdekjes ai do t’ia dorëzonte familjes së tij. Këto dy letra ndodhen edhe sot të ruajtura në origjinal në Muzeun Qendror të Rilindjes në Vittoriano, në Romë, në pavijonin kushtuar Luftës së Parë Botërore. Në këtë pavijon në një pllakë mermeri është gddhendur teksti i letrës që Sauro i drejtohet të birit të tij, Nino Sauro.

Letër për fëmijët

I dashur Nino,

Ndoshta tani është shpejt që të më kuptoni, por jam i sigurt që do të më kuptoni më vonë kur ju të rriteni, se unë kam bërë detyrën që do të bënte çdo italian ndaj vendit të tij. Duke luftuar dhe ëndërruar për liri, iu vura juve emra simbol: Albania, në nder të luftëtarëve shqiptarë dhe Italo, për kauzën që po luftojmë, bashkimin e Italisë. Këta emra kishin nevojë për vulën dhe bekimin tim, dhe këtë premtim e kam mbajtur. Tani unë po vdes me të vetmin pikëllim, që nuk iu shijova ju dhe po i u lë jetimë, pa babanë tuaj të dashur, por gjej ngushëllim te atdheu, i cili është babai dhe shtëpia e të gjithëve, ku do të betohesh ti, Nino, do të betohen vëllezërit e tu, për të qenë kudo dhe mbi të gjitha italianë!

Puthjet e mia dhe bekimi im: Mi jepni një puthje nënës sime, e cila do të vuajë më shumë për mua. Duajeni nënën dhe respektoni babanë tim!

Nazario Sauro, Venecia, 20 maj 1915

Letër testament për gruan, Ninën
E dashur Nina,

Të kërkoj falje që po të lë vetëm me pesë fëmijë të vegjël e të parritur, që i kanë ende buzët me qumësht. Unë e di që po të rëndoj shumë dhe e marr me mend se sa do të mundohesh e do të luftosh ti duke u marrë me ta për t’i futur në rrugën e duhur, në atë rrugë që ndoqi  babai i tyre. Mirë a keq, unë e bëra detyrën time ndaj Italisë, ndaj vdes i lumtur. Besoj se i lumtur do të ishte çdo italian që do të vepronte kështu si unë. S’do të bënte gjë tjetër, veçse detyrën.

Bashkëshorte e dashur, të lutem bindu vetë, bindi dhe fëmijët tanë, se babai i tyre ishte në radhë të parë një italian, pastaj një baba dhe pastaj një burrë.

Nazario

Venecia, 20 maj 1915

Kontributi i panjohur i heroit të Marinës Italiane në historinë shqiptare Read More »

Infeksionet e zorrëve, receta tibetiane me kefir dhe kungull

Kefiri, bashkë me kungullin, është përbërës kryesor i kësaj pijeje, që konsiderohet tejet shëruese nga mjekët alternativë, sidomos për problemet me zorrët, përfshirë infeksionet e rënda.

Disa njerëzve në fillim konsumimi i kefirit nuk i kënaq edhe aq, me siguri për shkak të natyrës së tij të thartë, karbonizimit, alkoolit (mund të jetë edhe deri 2%) apo të sasisë së madhe të probiotikëve.
Ndaj filloni me sasinë e 1/8 së filxhanit (madje mund ta përzieni me një gotë të plotë ujë), pastaj gradualisht ta shtoni.

Kefiri mund të përdoret si ilaç në sasi të mëdha, por në periudhë të shkurtër (siç është edhe kjo pije apo pas kimioterapisë, me ç’rast 4 gota në ditë janë të preferueshme).

Bëni pauzë një herë në javë, kur nuk konsumoni kefir së paku një ditë. Madje edhe në Tibet ekziston bindja që më së miri është të pini 2 gota në ditë, ndërkaq pas 20 ditësh të pushoni 10 ditë.

NEVOJITEN

4 gota kefir (nga kërpudhat e kefirit)
150 g kungull të zier (kungull i verdhe).

PËRGATITJA:

Të gjitha këto përzieni dhe shtoni një lugë mjaltë natyral.
Kjo është vërtet pije e shkëlqyeshme e cila ndikon shumë në organet e tretjes, shpejton metabolizmin dhe forcon imunitetin e gjithë organizmit.

ÇFARË ËSHTË KEFIRI?

Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin.

I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi.

Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht.

Edhe në Shqipëri tashmë kefiri mund të gjendet nëpër supermarket, por mirë është që ta realizoni vetë në shtëpi, njësoj si kosin.

Infeksionet e zorrëve, receta tibetiane me kefir dhe kungull Read More »

Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë

Padyshim që ai është një ikonat e moderimit të edicioneve të lajmeve.

Ama që prej largimit nga Top Channel ai nuk është vënë shumë re nëpër televizione.

Bëhet fjalë për spikerin Dhimitër Gjoka, i cili me anë të një postimi ka treguar se do të rikthehet përsëri për publikun shqiptar.

Dhimitër Gjoka ka thënë se ai do të moderojë çdo ditë një emision të quajtur ‘Revista Televizive’ në Radio Televizionin Shqiptar, një emision që siç duket nuk e ka larguar gazetarin nga fokusi i tij prej shumë vitesh tashmë, lajmet e ditës.

“Për gjithë miqtë që më pyesin shpesh se në kë ekran jam? Nëse doni lajmin e duhur, çdo ditë në Revistën Televizive në orën 20.00 në RTSH”, ka shkruar Gjoka duke e shoqëruar statusin me një foto nga studioja e re.

 

Foto/ “Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë

Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë Read More »

Tumori në mushkëri, mos i nënvlerësoni këto simptoma. Mund t’ju shpëtojnë jetën

Tumoret në mushkëri futen në tërësinë e neoplazive dhe klasifikohen si gjithë neoplazitë e tjerë në beninje dhe malinje. Janë patologji të vështira për t’u kuruar dhe mund të mos zhvillohen fillimisht në mushkëri, por të mbërrijnë si metastaza nga një tumor i lokalizuar diku tjetër në trup dhe të zhvillojnë tumor në mushkëri.

Shkaqet e tyre janë të shumta. Bëhet fjalë për patologji multifaktoriale, ku më kryesori është stili i jetesës. Ajri i ndotur, duhanpirja, si dhe ndotësit e ndryshëm fizikë e kimikë janë faktorë risku në shfaqjen e tumoreve në mushkëri, sidomos të kancerit bronkial, i cili është dhe më i shpeshti në vendin tonë.

Trupi ynë konsiderohet si një “makinë perfekte” dhe na nis përherë sinjalet e duhura, kur diçka nuk po funksionon normalisht. Shpesh herë ne i neglizhojmë shenjat që trupi na jep, sepse i trembemi faktit se mund të përballemi me një patologji të rëndë.

Por, njohja e simptomave kryesore do t’ju bëjë më të ndërgjegjshëm për të shkuar për vizitë dhe tashmë dihet se parandalimi, apo kurimi i hershëm janë shumë herë më efektive se sa kur sëmundjet e rënda kanë përparuar.

Disa nga simptomat më të shpeshta janë:

  1. Kolla e vazhduar me përmbajtje gjaku. Kolla është shenjë e shumë sëmundjeve respiratore, ndonjëherë dhe jo kaq të rënda sa kanceri, por mbetet një shenjë që nuk duhet nënvlerësuar.

  2. Dhimbja në pjesën e gjoksit dhe të shpinës. Dhimbja është difuze, jo e lokalizuar në regjionin e tumorit.

  3. Dhimbjet e kokës dhe të kockave. Patologjitë që shoqërohen me këto simptoma, janë të shumta, por duhen marrë seriozisht, nëse bëhen kronike dhe kanë një intensitet të lartë.

  4. Humbja e kujtesës dhe humbja e oreksit, rënia e masës muskulare dhe shtimi i prodhimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes.

Mukusi i shtuar vihet re lehtësisht nga pacienti për shkak të kollës me sekrecione të shtuara dhe të shoqëruara me përmbajtje gjaku. Rënia në peshë është shenjë specifike e shumë tumoreve në organizëm dhe mbetet e tillë dhe për tumoret e mushkërive.

Shpesh herë tumoret e mushkërive janë asimptomatikë, pra nuk shoqërohen me simptoma të perceptueshme qartë nga pacienti. Kjo gjë bën të mundur dhe diagnostikimin e vonshëm të tyre, fatkeqësisht kur janë në faza tepër të avancuara dhe mundësitë për kurimin efektiv mbeten të pakta.

Por, nëse tumori është simptomatik, është mirë të mos i neglizhoni simptomat e mësipërme, pasi mund t’ju shpëtojnë jetën tuaj.

Tumori në mushkëri, mos i nënvlerësoni këto simptoma. Mund t’ju shpëtojnë jetën Read More »

Përgatiteni vetë këtë recetë dhe kurrë më nuk do të vuani nga dhimbjet e shpinës dhe nervi shiatik

Tani ju paraqesim një recetë dhe ju kurrë nuk do të vuani nga dhimbje e nervit shiatik!

RECETË PËR DHIMBJEN E SHPINËS E TË NERVIT SHIATIK

Përbërësit:

200 ml qumësht
4 thelpinj hudhër

Mënyra e përgatitjes:

Së pari, në një enë filloni të shtypni të gjitha thelpinjt e hudhrës , shtoni qumështin e vakët. Lëreni për disa minuta derisa të fillojë të valoj.

Merrni këtë ilaç një herë në ditë! Kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni dhimbjen dhe enjtjen e nervin shiatik pasi do ju ndihmoje anti-inflamatori, hudhra. Shtoni pak mjaltë në këtë ilaç për aromë dhe gjithashtu do të neutralizoni shijen e hudhrave!

Nëse e merrni rregullisht, ju kurrë nuk do të vuani nga nervi shiatik apo dhimbja e shpinës!

Këtu janë disa nga simptomat më të zakonshme të nervit shiatik:

● Dhimbje të vazhdueshme në një faqe ose në këmbë, dhimbja ndihet rrallë në të dyja anët.

● Dhimbje që përkeqësohet kur uleni.

● Dobësi, mpirje ose vështirësi në lëvizjen e këmbës.

● Dhimbje të vazhdueshme të një natyre.

● Dhimbje që ndjehet si shpim me thikë që mund ta bëjë të vështirë qëndrimin ose ecjen.

● Dhimbje që zakonisht fillon të jetë shumë e butë, e gradualisht rritet.

Rekomandime:

Kombinoje këtë recetë me një sërë ushtrimesh për të eliminuar dhimbjen nga nervi shiatik.
Vetëm 60 sekonda në ditë do të jetë e mjaftueshme! Dhe dhimbja e shpinës dhimbja e nervit shiatik do të zhduket!

Përgatiteni vetë këtë recetë dhe kurrë më nuk do të vuani nga dhimbjet e shpinës dhe nervi shiatik Read More »

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut

Harta e re territoriale e vendit dhe mospërshtatja e legjislacioneve ka sjellë problemet e para, të cilat kanë prekur organin e Prokurorisë.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një raport të Prokurorisë së Sarandës, e cila shprehet se me ndarjen e re territoriale janë krijuar shumë probleme në hetimin e ngjarjeve kriminale në zonën e Himarës.

Sipas këtij raporti, kjo Prokurori ka tagër pjesorë me kompetencën territoriale mbi Bashkinë Himarë, çka pamundëson hetimet. Por nga ana tjetër, prokurorët në raportin e tyre shprehen se kanë bërë maksimumin për mos krijuar konfuzion dhe apelojnë që kjo situatë të zgjidhet.

Ndryshimi i hartës territoriale, ku tashmë Njësia Administrative e Lukovës është pjesë e Bashkisë Himarë dhe mospërshtatja e legjislacionit të ri ka krijuar konfuzion për kompetencën tokësore, pasi tashmë pjesë të “ish-Rrethit të Sarandës” (struktura “Rreth” praktikisht nuk ekziston më) janë brenda kësaj njësie administrative, madje dhe zona shumë pranë të qytetit të Sarandës, me orientim administrativ në Bashkinë Himarë.

Më tej, në raportin e tyre prokurorët apelojnë për zgjidhje: “Në këto rrethana është vepruar mbi bazën e praktikës shumëvjeçare, deri më tani janë evituar problemet, për shkak të zotimit tonë profesional, por kjo situatë mbetet për t’u zgjidhur në interes të punës dhe komunitetit”.

Por ky nuk është i vetmi shqetësim i këtij organi, pasi sipas raportit ekskluziv, ky organ kërkon që prokurorët të ripajisen me armë dhe për këtë duhen marrë masa, pasi kjo do shërbejë për sigurinë e prokurorëve. Ndërsa me ligjin e ri për armët, zyrtarëve publikë përfshi deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë e një pjesë tjetër të administratës civile ju hoq e drejta e armëmbajtjes.

Prokurorët e kërcënuar me jetë, i nisin kërkesë Arta Markut Read More »

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell”

Shkruan Spartak Ngjela

Në disa biseda televizive dhe në shumë statuse këtu në FB, unë e kam deklaruar gjendjen financiare mizerabël të Rusisë. Dhe, për këtë, më janë “hedhur në grykë” me kundërshtime politike gati patologjike, politikanë të tembur nga reforma, por edhe gazetarë e analistë politikë që nuk e dinë se politika është shkollë.

Por ja që pasioni dhe frika i dëmton gjithmonë mendjet e vobegtësisë intelektuale. Por, çfarë shkaktoi ndërkombtarisht bombardimi i Sirisë?

Bombardimi amerikan i Sirisë i datës 13 prill, bashkë me shkatërrimin psikologjik të Rusisë dhe vetë Putinit; shkallmoi psikologjikisht dhe:

Beogradin, Shkupin, Athinën, por tulati thekshëm edhe korrupsionin madhor shqiptar – të gjithë bashkë – Berishën, Metën, Bashën. Kurse Edi Ramës i tha politikisht: “rri mirë ti derëzi, dhe nënshtroju fatit tënd!”.

Por ka edhe më tepër se kaq.

Nën një prizëm të politikës globale ky bombardim duket se ngre siparin për zgjidhjen me anë të forcës të krizës së Lindjes së Mesme. Ka një konfuzion sot në këtë zonë, por gjithsesi mendimi politik amerikan dhe ai perëndimore duket sikur u bashkuan në një pikë: ushtrimi i forcës.

Historia na ka treguar se maturia e tepërme për të ushtruar forcën, i jep të dobëtit armën e intrigës. Dhe kështu veproi edhe politika ruse në këtë kohë dilemash perëndimore.

Por forca e ushtruar kundrejt Sirisë dha edhe në Shqipëri rezultat pozitiv.

Që pardje, më datë 13 prill, në funksion të antikorrupsionit, historia e ecurisë së Reformës drejt Perëndimit në Shqipëri ka bërë dy hapa të mëdhenj përpara: së pari – nga bombardimi i Sirisë dhe falimentim i Rusisë në këtë rast, u tulatën në Tiranë antiamerikanët politikanë të lartë, gazetarë të lidhur me korrupsionin kryeministror shqiptar, redaksi gazetash e televizionesh, dhe të gjithë “revolucionarët haxhiqamilistë” që kërkojnë të bëjnë revolucion antiamerikan në Shqipëri.

Së dyti – u lajmërua hapja e negociatave për antarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian më 17 prill të këtij viti; dhe erdhi gjithashtu menjëherë edhe ftesa që kancelarja gjermane Merkel i ka bërë kryeministrit shqiptar që ky të vizitojë Berlinin në fund të këtij muaji.

Për të gjithë rrafshin antireformë në Shqipëri, ky ishte një mat në shahun aktual politik.

Ishte vërtet një mat, sepse një kor i madh të korruptuarish të Tiranës kishin kërkuar ndihmë në Moskë. Por çfarë ndihmë mund t’u japë Moska disa hajdutëve shqiptare që nuk i pranon më koha shqiptare sepse kanë abuzuar me paratë e një populli të varfër?

Dhe shenja e parë u dha dhe në Shkodër: revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës nuk e nisi dot rrugën nga qyteti i Parë i përzgjedhur prej tyre për të filluar një revolucion antiamerikan. Po pse, këta të trembur, i dinë me Moskën shkodranët?!

Një dhe, dy ditë më parë, në funksion të revolucionit haxhiqamilist, Meta dhe Berisha nxorën Llallën që të lajmëronte se Amerika dhe Bashkimi Europian kanë dashur të arrestojnë Saliun dhe Metën.

Saliu priti që, pikërisht për këtë, të ngrihej Shkodra dje; e mandej me radhë të gjithë qytetet. Por ja që Shkodra nuk e përcolli fare “fatkeqësinë” e Saliut. Dhe kjo sigurisht që tregon se shkodranët qënkan dakord me arrestimin e Saliut.

Kurse në Tiranë ka tulatje: ta vazhdojnë apo jo rrugën e revolucionit. Por komedia erdhi dhe u shkrua si një parodi që kaloi nga beteja e miellit në Parlament, te falimentimi i Rusisë në Siri. Dhe mos mendoni se nuk kanë lidhje psikologjike. Është e njëjta psikologji, se Saliu dhe Meta prisnin me ditë që Rusia të sfidonte Amerikën në Siri. Sepse është e qartë që, armët kimike, Putini i hodhi kundër njerëzve të pafajshëm në Siri. I hodhi, dhe paralajmëroi përplasje ushtarake në rrafsh global po të goditje Siria. Saliu mori zemër dhe me miell shpalli në Parlament revolucionin e tij antiamerikan. Por sigurisht që dihet se i urrituri në ëndër gjithmonë sheh kullure.

Mjeranë më të mëdhenj se të korruptuarit qeveritarë të Shqipërisë së sotme, nuk besoj se ka parë Europa që pas Luftës së Dytë Botërore; sepse, as eksponentët e lartë të qeverive komuniste nuk janë katandisur në gjendjen që shohim sot në Tiranë Saliun dhe taborin e tij; por, edhe vetë Edi Ramën, që vërtitet si fëndyell sa nga Saliu te Amerika.

Komedi e madhe është kjo, por, nisur nga shtypi, më rëndë e paskan përjetuar thyerjen e Moskës në Siri ata analistët politikë që e nisin analizën nga shtëpia e tyre, vijojnë në lagjen e tyre, dhe në fund përfundojnë te gazeta, televizioni apo te portali që drejtojnë.

Gjendje më qesharakë se kjo nuk ka përjetuar ndonjëherë klasa politike shqiptare. Por shqiptarët ama, janë drejt shpëtimit të tyre historik.

lll.

Si do të vijojnë punët këndej e mbrapa?

Sigurisht që “trompave të Saliut do t’iu vendoset sordina”, kurse Rama kokëulur do të pranojë të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Europian, do të dëgjojë Merkelin pa e pasur mendjen fare të fjalët e saj, dhe do të vijë në Tiranë që të presë fatin e tij sipas shprehjes së Dante Aligerit: “merre jetën ashtu si të të vijë!”

Sigurisht as Rama nuk ka më të ardhme politike; sepse nga mediokriteti pasionant mendoi që pushteti i tij do të zgjasë sa jeta politike e Saliut. Por brenda kësaj devize, është kapur në korrupsion. Reforma do t’i kapë të gjithë bashkë.

Kam përshtypjen se, nisur nga nga pozitat e forcës, këtë do t’i thotë Ramës edhe kancelarja gjermanë në fund të muajit. Pse, a nuk ishte Merkeli që tha kohët e fundit se “shqiptarët e zgjuar po drejtohen nga budallenj”. Dhe, ju mendoni se ajo ka frikë që t’ia thotë Ramës në sy këtë, kur e di që ky frenoi një vit Reformën në Shqipëri?

Ngjela: Bombardimet në Siri “varrosën” të korruptuarit shqiptarë, këtë e dëshmoi revolucioni haxhiqamilist i Saliut dhe Bashës. Rama vërvitet si “fëndyell” Read More »