Aurora

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve kriminale: 7 në 1, shumë shpejt…

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me mega aksionin e mbajtur sot nga Policia e Shtetit dhe oficerë amerikanë, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merreshin me klandestinë. Ky grup krimial e ka bazen ne Lezhe. Përmes një reagimi në ‘Twitter’ Xhafaj theksoi se kjo ishte një goditje 7 në 1, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera me rëndësi.

“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend. Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1. Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”, tha Xhafaj.

“Shkundet” Lezha, Fatmir Xhafaj flet për goditjen e grupeve kriminale: 7 në 1, shumë shpejt… Read More »

Mos dilni ne rruge ,shmangni pemet dhe shtyllat.Ja cfare parashikohet te ndodhe ne Vlore …

Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bahskinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”

Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta.

Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë.Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme.

Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shum te forta,” thuhet në njoftimin e saj.

Mos dilni ne rruge ,shmangni pemet dhe shtyllat.Ja cfare parashikohet te ndodhe ne Vlore … Read More »

Basha: Shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, hetim transparent

Kur kanë kaluar 24 orë nga arrestimet masive në Bashkinë e Lezhës, përfshirë dhe kryetarin e saj Fran Frrokaj, ka ardhur reagimi zyrtar i selisë blu. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje publike nga selia blu, deklaroi se PD-ja është e qartë: Të gjithë të barabartë para ligjit.

“Shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, hetim transparent”- shtoi kryedemokrati Basha.

Sipas Bashës, nuk mund të ketë drejtësi selektive, që një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie të mos dalin para drejtësisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë

Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.

Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër.

 

 

Basha: Shpresojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm, hetim transparent Read More »

Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk po zbatohen

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, si në kohën kur drejtonte Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, kanë ngecur dhe nuk po zbatohen.

Haradinaj theksoi se duhet një vlerësim i brendshëm, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së pse po ngecë zbatimi. Këto komente, Haradinaj i bëri pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani nga takimet e dy qeverive.

“Kapaciteti për të bashkëpunuar bashkë me Republikën e Shqipërisë qeverisës ekziston, por nuk është aq në zbatim, nuk ka ndodhur mjaftueshëm, në të kaluarën, mendoj as tash jo. Ekziston një ndjenjë e mirë, në vullnet i madh, ekziston një. Por praktikisht ka disa po i quaj ashtu që çalon në disa aspekte. Të gjitha marrëveshje që atëherë që janë nënshkruar e deri sot, është dashur të arrijnë në Kuvend, do të kërkoj që me shkresa t’iu vijnë deputetëve. Donë ndoshta evoluim të brendshëm pse ngecë zbatimi, pra i të dy qeverive, nuk mendoj vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë. Do të thotë do një vlerësim të brendshëm pse ngecë zbatimi”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri nuk po zbatohen Read More »

Zbardhen detaje nga operacioni policor, 50 persona në pranga. Ja akuzat …

Zbardhen detaje të reja nga aksioni policor i zhvilluar gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Arrestime janë bërë në 6 qytete, duke nisur nga Kukësi në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Dibër dhe Korçë.

Burimet policore thanë se janë lëshuar 50 urdhër arreste nëpër të gjithë Shqipërinë.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë dhe punonjës e drejtues policie.

Personat e arrestuar dyshohet se bënin pjesë në një organizatë kriminale që trafikonte njerëz.

Në këmbim të parave, njerëzit dërgoheshin në SHBA dhe në Kanada.

Zbardhen detaje nga operacioni policor, 50 persona në pranga. Ja akuzat … Read More »

Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera

Më 25 mars, bota do t’i çojë orët 60 minuta përpara. Qëllimi i këtij ndryshimi është shtyrja e perëndimit të diellit më vonë gjatë ditës dhe lindjes së diellit më vonë në mëngjes. Kjo shtyrje, me siguri, do t’ju shkaktojë pak probleme me gjumin javët e para. Edhe pse ora ndryshon çdo vit, disa pyetje mbeten përjetësisht të pazgjidhura. Le t’i marrim me radhë.

Pse e ndryshojmë orën çdo vit dhe pse tani?

Koncepti nisi Shtetet e Bashkuara për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë standart botëror gjatë viteve ’60. Idea është që orët me diell të shtyhen më tej në darkë. Pra, nëse dielli perëndon në 20:00 dhe jo në 19:00, ne do të shpenzojmë më pak kohë me dritat ndezur në shtëpi, duke kursyer elektricitet. Gjithashtu, njerëzit nuk do të flenë gjatë orëve me diell në mëngjes, pasi edhe ato shtyhen një orë më tej. Kjo do të thotë që orët me diell do të jenë produktive dhe do të përdoren efektivisht.

A kursen vërtet energji?

Në fakt, studimet zbuluan se impakti është minimal, për të mos thënë inekzistent.

Çfarë do të ndodhte nëse do të hiqnim dorë krejtësisht nga ndryshimi i orës?

Kartografi Andy Woodruff vizualizoi çfarë do të ndodhte në skenarë të ndryshëm. Boshti përfaqëson ditë me lindje dhe perëndim dielli në një orar të arsyeshëm. Me këtë, ai do të thotë lindje dielli në 7:00 ose më herët dhe perëndim në 17:00 ose më vonë. Me ndryshimin e orës dy herë në vit, harta Sh.B.A. duket kështu. Në të majtë llogariten ditët ku dielli lind në 7:00 ose më herët. Sa më e verdhë, aq më shumë ditë të tilla. Në të djathë, llogariten ditët ku dielli perëndon në 17:00 ose më vonë. Sa më e verdhë harta, aq më shumë ditë të tilla.

A është i rrezikshëm ndryshimi i orës?

Pak. Kur orët shkojnë para 60 minuta, shumë prej nesh humbasin një orë gjumë. Orët tona biologjike janë pak të konfuzuara. Njerëzit janë qenie të brishta dhe ndryshimi më i vogël ka ndikim. Në rastin e ndryshimit të orës, shumë prej nesh e përjetojnë keq mendërisht dhe nuk ndihen në sinkron me botën. Studime të mëparshme kanë vënë re rritje të numrit të aksidenteve automobilistike mëngjesin pas ndërrimit të orës si dhe lëndime në vendin e punës.

Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera Read More »

Le Figaro :Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa -rrëfimi i rrallë për Ismail Qemalin

Prestigjiozja franceze, “Le Figaro”, ka botuar, të premten e 29 nëntorit 1912, në faqen n°2, rrëfimin e dëshmitarit që gjendej me Ismail Qemalin dhe suitën e tij në bordin e anijes “Bruenn”.
Gjithçka ka filluar në Trieste, më 19 nëntor 1912, ku itinerari i parashikuar fillimisht, Trieste – Brindisi – Patras, është ndryshuar. Çfarë ka ndodhur më konkretisht gjatë asaj dite ? Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “ Dars (Klos), Mat–Albania”:

Ardhja e Ismail Qemal Beut në Durrës
Një nga miqtë tanë, që po nisej më 19 nëntor, në Trieste, na dërgoi dje këtë lajm interesant:
“Unë jam dëshmitari i një ngjarjeje për të cilën do të flasë Evropa, ndoshta nesër, dhe se ndoshta do të ketë një ndikim të madh në ngjarjet që po ndodhin aktualisht në Ballkan. I nisur dje në Trieste në bordin e “Bruenn-it” drejt Patras-it, ne do të arrinim fillimisht, sipas itinerarit, në brigjet e Brindisit, gjatë mbrëmbjes. Por, sapo filluam të largoheshim nga Trieste, filluan të qarkullonin zëra se do të zbarkonim në Durrës, ku princi shqiptar Qemal Beu, me suitën e tij, e cila gjendej në mesin e udhëtarëve të tjerë, do të zbriste për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në fakt, ne dalluam Ismail Qemal Beun në “business class”. Ai është një burrë i një farë moshe. I rrethuar nga një duzinë personazhesh të tjera, ai duket serioz dhe simpatik. Pra, kësaj mbrëmje, të mërkure, na konfirmojnë se rreth orës dhjetë do të jemi afër Durrësit. Po atë orë, me një mot të bukur – mes dritës së hënës dhe qetësisë së plotë – ne dalluam nga larg ndriçimin e një anije, atë të avullores “Wurmbrand” të Lloidit Austriak (Kompania më e madhe detare e perandorisë austro-hungareze). “Bruenn-i” u ndal 200 metra larg saj. U zbritën shkallët, pastaj barkat në të cilat Qemal Beu dhe suita e tij u akomoduan për të shkuar drejt “Wurmbrand-it”

Ja detajet që unë mblodha dhe që po ua përcjell.
Princi shqiptar do të kalojë natën në bordin e kësaj anije dhe nesër ndoshta do të zbarkojë në Durrës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, dhe po ashtu në Shëngjin dhe Vlorë. Unë bisedova për disa çaste me njërin prej personave të suitës së princit, një njeri që fliste admirueshëm gjuhën greke dhe italiane. Ai më tha se qëllimi i misionit të tyre ishte kthimi i Shqipërisë tek shqiptarët dhe se ata nuk do të lejonin që Serbia të merrte asnjërin nga portet që ajo lakmon.

Nga ajo që unë kuptova, pas krijimit të një qeverie të përkohshme, ata duan t’i ofrojnë fronin e Shqipërisë një princi të huaj. Unë mendoj se Austria gjendet në mesin e gjithë kësaj lëvizje, sepse Qemal Beu u fut në bordin e njërës prej anijeve të Lloid-it, e cila ndryshoi në mënyrë të tërthortë e të papritur itinerarin e saj. Së fundi, ai kaloi nga “Bruenn-i” në një anije tjetër të Lloidit, “Wurmbrandi”, e cila u nis drejt brigjeve shqiptare për këtë qëllim.”

 

image

Le Figaro :Jam dëshmitar i një ngjarje që do të flasë Evropa -rrëfimi i rrallë për Ismail Qemalin Read More »

Ja sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit?

Më shumë taksë për pronën do të paguajnë ato qytete që kanë çmime fiskale më të larta, ndërsa në rrethet si, Memaliaj apo Tepelenë, taksa do të jetë shumë e ulët.Ja tabela e plotë me vlerën e taksës se sa do të paguhet në 68 qytetet e Shqipërisë.

Në qytetin e Elbasanit çmimi referencë i miratuar nga qeveria është 50,300 lekë/m2. Çmimi i shtëpisë 5,030,000 lekë. Për shtëpitë e privatizuara, taksa do të jetë 1760 lekë në vit, kurse për shtëpitë pas 1993-it, taksa do të jetë 2515 lekë në vit.

Për qytetin e Fierit, vlera e shtëpisë do të llogaritet me çmimin fiskal, që është 53,100 lekë/ m2. Vlera e shtëpisë me sipërfaqe 100 m2 është 5,310,000 lekë. Taksa për shtëpitë para ’93-it është 1858 lekë, kurse pas këtij viti është 2655 lekë.

Në qytetin e Memaliaj, një familje që ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë, të ndërtuar para vitit 1993 do të paguajë 525 lekë në vit. Kush disponon një dyqan në rrethe, do të paguajë më pak taksa se një dyqan në Tiranë.

Kjo, për shkak se çmimi i dyqanit do të llogaritet 1,5 herë më i lartë se çmimi i shtëpisë, kurse në Tiranë kjo llogaritet 2 herë më i lartë. Ndërsa për ndërtesat që përdoren për prodhim, përpunim apo magazinim të mallrave, taksa do të jetë 0,2 për qind e çmimit të magazinës.

Sipas metodologjisë, çmimi i magazinës do të jetë sa 50 për qind e çmimit të sipërfaqes së banimit të zonës përkatëse, sipas qyteteve.

Ja sa do paguhet për apartamentet në 68 qytete të vendit? Read More »