Aurora

“Ushtria greke nuk respekton kufijtë e Shqipërisë”, Kotzias bën deklaratën e papritur

Ditën e sotme, Nikos Kotzias, ish-ministër i Jashtëm i Greqisë ka befasuar me deklaratën e tij, lidhur me kufirin shqiptar.

I ftuar në një emision radiofonik, ish-kreu i diplomacisë greke është shprehur se ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri.
Ai tha:

Ushtria duhet që të bëjë disa veprime për të njohur kufijtë, por nuk i bën. Ka disa forca në Greqi që nuk i njohin protokollet e Firences, të Parisit dhe marrëveshjen e Helsinkit”.

Kotzias i referohet ligjit të luftës me Shqipërinë që Greqia e ka ende në fuqi dhe që duhet të hiqet nga Parlamenti grek apo me dekret presidencial.

Megjithatë, lidhur me ngjarjen e fundit, ai tha se vrasja e Kostandino Kaçifas nuk duhet të lejohet që të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

“Ushtria greke nuk respekton kufijtë e Shqipërisë”, Kotzias bën deklaratën e papritur Read More »

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri

Një rrjet mafioz që kontrollonte bastet online në Itali, është goditur këtë të mërkurë nga autoritetet anti-mafia në vendin fqinj.

68 persona janë arrestuar dhe mbi 1 miliard euro, asete janë sekuestruar, në ketë operacion të shtrirë në Pulia, Calabri dhe Sicili, por aktiviteti shtrihej në shumë vende te tjera të Europës, përfshi edhe Shqipërinë.

Por si funksiononte skema?

Grupet mafioze, blinin kryesisht në Maltë liçencat për të hapur baste online duke shmangur legjislacionin italian. Me anë të pikave të basteve të ngritura në disa qytete në Itali, ata u ofronin këtë shërbim lojtarëve, por paratë nuk kalonin nëpërmjet sistemit bankar, por banka ishte mafia, e cila përllogaritet të ketë përfituar nga e gjithë kjo skemë, deri në 4.5 miliardë euro.

Nje tjeter fakt që kanë evidentuar autoritetet, është se pagesat bëheshin në dorë dhe jo siç duhet të funksiononte normalisht, nepërmjet bankës apo llogarisë së një klienti të regjistruar.

Raportohet se të gjitha fitimet, kryesisht janë investuar në pasuri të palujatshme.

Një fakt që ka shtuar dyshimet lidhur me personat e përfshire, është jeta e luksit që ata bënin. Janë mbajtur nën vëzhgim rrjetet e tyre sociale, ku ata publikonin fotografi me makina, ora por edhe udhetime luksoze, duke mos arritur të justifikonin të ardhurat.

Por çfarë roli ka pasur Shqipëria në gjithë këtë histori? Sipas autoriteteve italiane, e gjithë skema e mashtrimit, ishte e ndërtuar me anë të një kompanie të regjistruar në Curacao, e cila është tërësisht në pronesi të një kompanie shqiptare “Remonte Betting Solution”, pronë e faqes se internetit “Revolutionbet365.com” që përdorej nga grupet mafioze.

Për pastrimin e parave, ato depozitoheshin në llogarinë e kompanisë në Curacao, me pas tranferoheshin ne Shqipëri, për të shkuar përsëri në Curacao dhe me pas kaloni në Itali, si para të pastra. Pjesë e kësaj skeme ishte dhe një kompani e dhënies së makinave me qera në vendin fqinj, e cila i kalonte të gjitha fitimet në Shqipëri ku ndiqej e njejta rrugë për pastrimin e tyre, shkruan Syri.net.

Ndër të tjera, tek pjesa e dosjes për Shqipërinë thuhet:

“Kontaktet e para regjistrohen me avokatin Mirko Daidone, të cilit Fabruzio Gerolla i drejtohet duke i kërkuar informacione mbi një shoqëri bastesh te drejtuara nga vëllezërit Tare, me 400 dyqane ne të gjithë Shqipërinë, e interesuar për tu përhapur nën emrin ‘BET1128’.

Shoqeria shqiptare, për të cilën është i interesuar Gerolla, është ‘Top Bast’. Rezulton që Top Bast ka një kapital prej 22 mln lekë, e ndarë në 22000 kuota me vlerë normale 1000 lekë secila, në zotërim të Ermal Bajramit. Nga faktet, shoqëria është e vëllezërve Genti dhe Igli Tare, respektivisht konsull i Shqipërisë në Turqi dhe drejtor sportiv i Lazios”

Goditet rrjeti mafioz i basteve online, del emri i Tares. Ja kompania që ka në Shqipëri Read More »

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën

Një histori e padëgjuar vjen nga Kuçova. Një drejtoreshë kopshti, nuk lejon një baba të takojë fëmijën e tij të mitur. Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se A. K. 38 vjeç, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit P. K., 57 vjeçe, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij.

Komisariati i Policisë Kuçovë: Më 13. 11. 2018, shtetasi A. K. vjeç 38, banues në Sarandë, kallëzon se drejtoresha e kopshtit shtetasja P. K., vjeçe 57, banuese në Kuçovë, nuk e lë të takojë fëmijën e tij të mitur që e ka në kujdestari ish-bashkëshortja e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për vlerësim.

Drejtoresha e kopshtit nuk lejon babanë të takojë fëmijën Read More »

Zgjidh shpejt një simbol magjik, mëso çfarë të pret në 7 ditët e ardhshme

Simbolet e lidhura me ëndrrat janë amuletë tipike të fiseve amtare amerikane. Më parë përdoreshin për të shtypur ëndrrat e këqija. Dhe duket se ata funksiononin shumë mirë. Ata mbrojnë njerëzit në gjumë nga shpirtrat e këqij. Besohet se me ndihmën e tyre ju mund të gjeni frymëzim dhe gëzim dhe të kuptoni shkaqet e asaj që po ndodh në jetën tuaj.

Cilin nga këto simbole ëndrrash zgjidhni? Nëse keni zgjedhur Nr. 1/ Ju jeni një nga ata që duan të ekzagjerojnë. Tentoni të jeni reflektues dhe të ndërgjegjshëm dhe shpesh ngjarje të vogla krijojnë një stuhi emocionesh. Mos mbani gjithçka për vete dhe mësoni të ndani mendimet tuaja.

Nëse e bëni këtë, atëherë në të ardhmen e afërt do të ndodhë diçka shumë e ndritshme dhe e gëzueshme, të cilën e keni pritur për një kohë të gjatë.

Nëse keni zgjedhur Nr.2/ Bëhu gati, ndryshime serioze po vijnë! Në një kuptim, çdo gjë në jetën tuaj do të fillojë nga e para. Mblidhni dhe përqendroni të gjithë energjinë dhe forcën tuaj në vetvete. Keni mundësinë për të bërë ndryshime drastike. E vetmja gjë që duhet të bëni është braktisja e zakoneve të vjetra dhe stereotipeve të këqija!

Nëse keni zgjedhur Nr.3/ Dashuria është duke pritur për ju, ose për diçka shumë të ngrohtë dhe personale. Zemra juaj është plagosur shumë herë, është e vetmuar dhe e ftohtë, por e gjithë kjo së shpejti do të mbarojë. Lumturia po ju pret. Ndërkohë, jepni buzëqeshje, dashuri dhe kujdes për ata që janë përreth jush.

Ajo që ju jepni do të kthehet tek ju. Është shumë e rëndësishme të dini se diçka e mirë po ju pret në këtë jetë, ose dikush. Nëse ju ka pëlqyer ky artikull dhe pajtoheni me rezultatin, ndajeni atë me miqtë tuaj.

Zgjidh shpejt një simbol magjik, mëso çfarë të pret në 7 ditët e ardhshme Read More »

Ja arsyeja pse i duam kaq shumë telenovelat turke…

Futja e fjalëve turke në gjuhën shqipe, ka nisur qysh në shekullin XV dhe ka vijuar për më se pesë shekuj të pushtimit osman në Shqipëri. Fjalët e huaja, që hynë gjatë kësaj periudhe të gjatë kohe, kanë prekur më tepër jetën qytetare, veshjet, kuzhinën, administratën, kurse ndikimi në fushat e tjera si bujqësia, blegtoria, bimësia, etj, ka qenë më i pakët.

Më të hershmet kanë qenë huazimet që u përkasin veshjeve dhe luftës si : bori, daulle, dyfek, fitil, çarçaf, sënduk, po edhe të fushave të tjera, si: penxhere, hambar, sahat, pazar, manushaqe, hendek, bilbil, inat, perde, tepsi, raki, etj.
Shumë fjalë të burimit turk janë asimiluar plotësisht nga shqipja dhe janë bërë me kohë pjesë e pamënjanueshme e saj, si : baba, top, xhep, tepsi, kafe, xhevze.

Nga turqishtja bashkë me fjalët kanë hyrë dhe disa prapashtesa si: -xhi, çi, -llarë, -lerë, -llëk, të cilat më vonë në shqipen u janë shtuar edhe temave të tjera, si : furrëxhi, sharrëxhi, sahatçi, marrëzillëk, zjarrëllëk, bejlerë.

Shumë fjalë të burimit turk, duke qenë se u përkasin sferave të lëvizshme, siç janë ato të marrëdhënieve administrative, të luftës, të veshjeve, të fesë, të kuzhinës, kanë qenë të paqëndrueshme.
Kjo ka bërë që të dalin nga përdorimi shumë fjalë turke, që janë zëvendësuar e po zëvendësohen me fjalë shqipe si : penxhere, dajre, aksham, sabah, aman, etj.

Kanë dalë nga përdorimi si arkaizma e historizma edhe shumë fjalë turke, që lidheshin me shoqërinë dhe organizimin feudal, si: kajmekam, vali, xhelep, nahije, vilajet.
Gjithashtu, edhe në sferë fetare myslimane, si: kuran, avdes, medrese, imam, syfyr, namaz, synet.

Një numër i madh fjalësh me burim nga turqishtja sot kanë marrë ngjyrim emocional stilistik, për hir të të cilit ato vijojnë të ruhen e të përdoren në ligjërimin e folur e në letërsinë artistike, si përshembull: dembel, dedè, surrat, matrapaz, pazarllëk, dynjà, baballëk, babaxhan.
Pjesa dërrmuese e fjalëve me burim nga turqishtja nuk janë tema prodhuese për formimin e fjalëve të reja, gjë që tregon për paqëndrueshmërinë e tyre.

Disa turqizma kanë ngelur në gjuhën shqipe vetëm në shprehje të ngurosura dhe nuk përdoren jashtë tyre, si fjalë të mëvetësishme, p.sh; bëj derman, gjej derman, s’bëhem kabull, s’kam gajle ose gajle e madhe, bëj helaq.
Shumë fjalë me burim nga turqishtja vetëm në disa të folura të veçuara dhe nuk hyjnë në leksikun e gjuhës letrare. Të tilla janë gërçak, rabitah, baft, nafakë, selamet, etj.

Ja arsyeja pse i duam kaq shumë telenovelat turke… Read More »

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak

Përdoruesit e ‘Vodafone’ u përballën ditën e sotme për disa orë rrjesht, me probleme të shumta në komunikim.

Qytetarët nuk mundën që të komunikonin, dërgonin apo merrnin mesazhet nëpërmjet këtij rrjeti telefonik. Një tjetër problem ishte dhe ai i internetit i cili nuk ishte funksional.

Këto probleme sollën dhe irritimin e klientëve, e ndërsa kompania me anë të një njoftimi në ‘Facebook’ kërkon ndjesë për problemin e ndodhur. Më tëj njofton për një llojë ‘dëmshpërblimi’, ku klientët do të përfitojnë 1GB internet falas ditën e nesërme nga kompania./Shqipëriaime

Problemet me rrjetin, ‘Vodafone’ jep dëmshpërblimin qesharak Read More »

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpetim Gjika ka marr pafajësinë, në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore kryetaren e gjykatës, Alma Liçaj. Në trup gjykuese ishin dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Gjika në këtë proces penal akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”.

Në gjykaten e shkalles se pare,akuza e përfaqësuar nga Albert Kuliçi, kërkoi 9 vjet burg. Edhe prokuroria e apelit ka kerkuar denim me burg per ish kryetarin e bashkise se Vlores Shpetim Gjika,por apeli ka shpallur te pafajshem Gjiken,duke e liruar keshtu nga te gjitha akuzat qe rendonin mbi te.

Ndërkohë në këtë proces është shpallur e pafajshme ish-shefe e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove.

Ish kreu i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka marr pafajësinë Read More »

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin

Nje dite pas vendimit te Krimeve te Renda per denimi me 14 vite bu.rg per Emiljano Shullazin dhe ne total 55 vite per gjithe ba.nden e tij, vjen reagimi i forte nga Ambasada Amerikane ne Tirane.

Me nje shenim ne faqen e saj ne Facebook, Ambasada e SHBA e pershendet kete vendim, si nje hap domethenes perpara, per gjithe shqiptaret qe kerkojne dhe meritojne drejtesi nga sistemi i tyre gjyqesor.

Reagimi i Ambasades Amerikane

Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i kr.imit dhe kri.minelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?

“Kush e ka radhën?”, pasi vendosen ‘veton’, Ambasada e SHBA reagon fuqsishem pas gjyqit për Shullazin Read More »