Aurora

Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit

Një qen besnik i quajtur Kapiten ka ngordhur, pasi flinte çdo natë për 11 vjet rresht në varrin e të zotit të tij.

Qeni ishte rreth 4 vjeç, kur Miguel Guzman, i cili e kishte blerë si një dhuratë për të birin Damian, vdiq, në vitin 2006 në Villa Carlos Paz, në Argjentinë.

Qeni u zhduk jo shumë kohë pas vdekjes së pronarit, por familja mendoi se ai kishte gjetur një familje tjetër ose ishte vrarë.

isa muaj më vonë, në një nga vizitat e familjes në varreza gjetën Kapitenin. Për habinë e tyre, banorët aty pranë treguan se filluan të ushqenin qenin kur kuptuan se ai flinte çdo natë te varri i të zotit.

Drejtori i varrezës, Hector Baccega tha për Daily Mail: “Ai erdhi një ditë këtu dhe filloi të endej nëpër varre derisa më në fund gjeti varrin e të zotit”.

Djali i Guzman, Damian tha se kishte tentuar disa herë ta sillte Kapitenin në shtëpi, por ai shkonte gjithmonë drejt varrezave.

Historia është e ngjashme me atë të Hachiko, një qen i cili thuhet se ka pritur në një stacion treni të Tokios të zotin e tij të kthehej çdo ditë, për 9 vjet nga Maji 1925, pas vdekjes së pronarit Hidesaburo Ueno në punë.

Historia e qenit që qëndroi për 11 vite te varri i të zotit Read More »

Letra e ambasadorit Donald Lu: Jam i zhgënjyer…

“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij pwr anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Dhoma Amerikane publikoi sot indeksin e besimit (ABI) i cili tregonte përkeqësim, pas përmirësimit të një viti më parë.

Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.

“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.

Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemt gjyqësor.

“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës. Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit amerikan në Tiranë.

Letra e ambasadorit Donald Lu: Jam i zhgënjyer… Read More »

Sekreti i 100-vjeçarëve fshihet në tavolinë

Çfarë konsumojnë njerëzit që i kanë arritur 100 vite apo edhe më shumë? Si e kanë fituar sfidën e shëndetit të mirë që vjen nga ushqyerja?

Përgjigjja mbi raportin mes ushqimit dhe jetëgjatësisë vjen nga Shoqata Italiane e Gastroenterologëve në konventën e përvitshme të Federatës italiane të Sëmundjeve të Aparatit Tretës.

Sipas ekspertëve, në pjatën e 100-vjeçarëve kanë gjithmonë ushqime të thjeshta. Çdo vakt përbëhet mesatarisht 70% nga produkte vegjetale, 20% e të cilave janë zakonisht fruta, 30% proteina dhe shumë vaj ulliri.

Vaktet e ndërmjetme janë ato të dikurshmet: fruta të thata dhe ullinj. Pra, konsumimi me shumicë i perimeve dhe frutave në çdo vakt, vajrat vegjetale, buka integrale dhe proteinat që vijnë nga bishtajoret, vezët, djathrat dhe në masë më të vogël peshku, janë sekreti i atyre që kanë jetuar 100 vjet.

Është shumë e rëndësishme që ushqimet të jenë pak të rafinuara dhe jo me origjinë industriale.

“Ushqimi është një ilaç natyror. Ajo çfarë hamë është po aq e rëndësishme sa sasia që hamë. Një nga sekretet e jetës së gjatë sintetizohet në një thënie japoneze: ‘hara hachi bu’, që do të thotë: çohu nga tavolina kur ndihesh 80% i ngopur.

Të gjitha studimet në vende ku ka numër të madh 100-vjeçarësh, si Greqia dhe Sardenja (Itali), tregojnë se këta njerëz kanë të gjithë diçka të përbashkët: një numër të kufizuar të kalorive të marra gjatë ditës.

Sekreti i 100-vjeçarëve fshihet në tavolinë Read More »

Ushqimi i zi : Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë

Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë: ushqimet me ngjyrë të zezë gjithnjë e më të pranishëm në menutë e të gjitha kategorive, shkruan tgcom.it

Ka thuajse një vit që tashmë, ushqimi me ngjyrë të zezë, simbol i elegancës, u bë protagoniste edhe në vaktet ushqimore.

Ajo që bëri të “shpërthente kjo lloj mode”, ishte sigurisht ngjyra e zezë e sepies, e cila ngjyroste fillimisht makaronat sipas traditës veneciane. Një tjetër “mbret i zi” i kuzhinës është orizi i zi që derivonte nga Azia.

Kohët e fundit është shtuar shumë në menu ushqimi në ngjyrë të zezë falë elementit që i bën të tilla: karboni vegjetal. Një substancë natyrale që ndihmon në thithjen e gasrave të stomakut, përdoret në brumin e makaronave dhe picat për të ofruar variantin e saj të kromuar që tërheq si ata që duan ushqimin e shpejtë, ashtu edhe ata që preferojnë pjatat me 5 yje. Karboni vegjetal është futur edhe në përpunimin e djathrave, i cili u jep një ngjyrë të zezë shumë interesante, pa i ndryshuar shijen.

E zeza u vjen në ndihmë edhe atyre që nuk duan të heqin dorë nga aromat e forta, si: hudhra e zezë. Ajo krijohet nga fermentimi për 30ditë në temperatura të kontrolluara dhe bën që të ketë shije më të ëmbël.

Si përfundim, e zeza nuk kurseu as tavolinën, duke “veshur me fustan mbrëmje” edhe ushqimet, sepse siç dihet, e zeza shkon me gjithçka.

Ushqimi i zi : Kjo është tendenca e fundit që po “çmend” universin e gastronomisë Read More »

Shumllojshmeri ngjyrash,orgjinalitet,tradite,nje risi per Turizmin Kulturor te qytetit – Veshja tradicionale Vlonjate

Veshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani, “kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të vendit”.

Kjo mund të shfrytëzohet mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi.

Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i pasionuar pas kostumeve popullore, shprehet se, “stimulimi i prodhimit të këtyre veshjeve do të mundësonte funksionimin e një tregu me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese”.

Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, ka thënë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.

Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.

Veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.

Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë janë të punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për veshjet popullore, si edhe me lir.

 

Rezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjateRezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjateImazh i ngjashëmRezultate imazhesh për veshje tradicionale vlonjate

Shumllojshmeri ngjyrash,orgjinalitet,tradite,nje risi per Turizmin Kulturor te qytetit – Veshja tradicionale Vlonjate Read More »

‘Kuponi tatimor dhe mbledhja e borxheve’, Tatimet njoftojnë operacionin e ri mbi bizneset

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi sot se do të nisë operacionin e gjërë ndaj biznesve në prill dhe maj për të mbledhur borxhet e krijuara dhe verifikuar lëshimin e kuponit tatimor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, zhvilloi ditën e mërkurë datë 21 mars 2018, mbledhjen e “Komitetit Operacional” nr.11 për “Miratimin e Planit Operacional për periudhën Prill – Maj 2018”, të Drejtorisë së Hetimit Tatimor. Ky plan është hartuar në funksion të parandalimit, zbulimit dhe ndëshkimit të evazionit fiskal dhe paligjshmërisë në fushën e tatimeve.

Zbatimi i tij do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke pasur si objekt kryesor :

-Arkëtimin e borxheve të krijuara

-Tatimpaguesit aktive që kalojnë në status pasiv, si pasojë e ndryshimit të përgjegjësisë tatimore

-Verifikimin e subjekteve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produktit/shërbimit krahasuar me listën e afishuar të çmimeve.

Gjithashtu në fokus të punës së Drejtorisë së Hetimit Tatimor për këtë periudhë  do të jenë edhe subjektet që janë të angazhuara në realizimin e punëve publike. Ndërsa në sektorin e ndërtimit kontrollet do të përqendrohen në verifikimin e gjendjes aktuale, si dhe në verifikimin e numrit të punonjësve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar  për të nxitur të gjithë tatimpaguesit që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, por dhe të denoncojnë akte të abuzimit nga ana e administratës tatimore.

‘Kuponi tatimor dhe mbledhja e borxheve’, Tatimet njoftojnë operacionin e ri mbi bizneset Read More »

Me 10-fishin e çmimit të tokës bujqësore në Evropë,fshatrat e …

Rrethinat e Tiranës dhe në përgjithësi të rajonit të qendrës së Shqipërisë, Durrës dhe Elbasan, kanë çmimin më të lartë të tokës bujqësore në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, çmimi mesatar i tokës në BE arriti në 63,000 mijë euro për një hektar (6.3 euro metri katror) në vitin 2017.

Në Shqipëri, çmimi mesatar i një metri katror në fshatrat e Tiranës varion mesatarisht në 70-90 euro për metër katror sipas të dhënave që dha ekspertja Xheni Jahja nga Tirana Real Estate.

Sipas të dhënave krahasuese, çmimi i tokës bujqësore në Shqipëri është rreth 10 herë më i lartë se në vendet e BE-së.

Ekspertja Jahja ka disa shpjegime për këtë deformim të tregut të tokës bujqësore në vendin tonë.

Së pari, mungesa e planeve rregullues dhe planeve të detajuara. Sipas saj, të pasurit e një plani eleminon abuzimin që bëjnë pronarët në ofertën që hedhin ne treg. Ndaj dhe çdo ditë përballemi me oferta të fryra që nuk i përshtaten kërkesës që ka tregu, shtoi ajo.

Së dyti, çmimi i lartë i tokës në zonat rurale është edhe për shkak të kërkesës së vazhdueshme për zhvillim të sipërfaqeve të mëdha për zona industriale.

Ekspertët e fushës mendojnë se, shkak për deformimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë ndërtimet të cilat vijojnë të bëhen jo konform planeve rregulluese. Për shkak se toka bujqësore është përdorur lirisht edhe për tokë truall, vlera e saj është rritur artificialisht pas viteve 1990. Duke u ndryshuar destinacioni i përdorimit të tokës pa mbikëqyrjen e shtetit, aktualisht Shqipëria paraqitet me çmimet më të larta të tokës në rajon.

Jahja thotë se së fundmi ka pasur një klient që donte të shiste një tokë në Kamëz dhe e mbante me 180 euro/m2, pasi ngulte këmbë se e shiste për ndërtim, ndonëse ajo ishte tokë arë.

Toka në Europë

Sipas të dhënave të Eurostat, Holanda regjistroi çmimin më të shtrenjtë të blerjes së një hektari tokë të punueshme në BE në vitin 2016 (63 000 euro). Çmimi i tokës së punueshme në çdo rajon të Holandës ishte mbi të gjitha mesataret kombëtare të BE-së.

Megjithatë, midis rajoneve të BE-së për të cilat disponohen të dhëna, çmimi më i shtrenjtë për tokën bujqësore ishte në rajonin e Ligurias të Italisë (mesatarisht 108 000 euro për hektar (10.8 euro).

Ndërsa toka me lirë u regjistrua në Rumani, ku një hektar kushton mesatarisht 1958 euro. Ky informacion, i publikuar nga Eurostat, vjen nga një grup i ri statistikash mbi çmimet e tokës bujqësore dhe qiratë, e cila mbulon shumicën e shteteve anëtare të BE.

Eurostat  shpjegon se niveli i çmimeve të tokës varet nga ligjet kombëtare, rajonale (klima, afërsia me rrjetet) dhe faktorët lokalë (cilësia e tokës, pjerrësia, drenazhimi etj.) si dhe forcat e tregut të ofertës dhe kërkesës rregullat e pronësisë së huaj).

Nga të dhënat në dispozicion, rritja më e madhe në çmimet e tokës të tokës bujqësore midis 2011 dhe 2016 ishte në Republikën Çeke (një rritje tre herë), Lituania, Estonia, Letonia dhe Hungaria (një rritje dyfish). Çmimet u rritën edhe në shtetet e tjera anëtare, edhe pse me norma shumë më të ulëta. Në pothuajse të gjitha rajonet, blerja e tokës bujqësore ishte më e shtrenjtë se blerja e kullotave (20 herë më të shtrenjta në ishujt grekë të Voreio Aigaio). Po ashtu, blerja e tokës së punueshme të ujitshme ishte më e shtrenjtë se tokat në thatë./Monitor

 

Me 10-fishin e çmimit të tokës bujqësore në Evropë,fshatrat e … Read More »

Droga, burgu dhe paratë ruse, zbardhet debati në Kuvend

Rezoluta për punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin e ardhshëm ka përplasur dje me maxhorancën dhe opozitën në Komisionin e Ligjeve. Gjatë mbledhjes, deputetët e opozitës kërkuan që në detyrat që do t’i lihen KQZ-së për vitin e ardhshëm, të vendosen si prioritet shtimi i masave parandaluese për moslejimin e shitblerjes së votës.

Sipas Oerd Bylykbashit, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimet për ishministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, për të cilin sipas përgjimeve të Prokurorisë së Katanias, theksohet se ka përdorur 20 milion euro në zgjedhje.

“Shitblerja e votës mungon në këtë rezolutë. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë. Në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorinë e Katanias ku ish-ministri i Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro për votat nuk ka. Madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Brendshëm”,- tha dje Oerd Bylykbashi.
DEBATI PËR FINANCIMIN

Alket Hysenaj: KQZ duhet të hartojë metodologji për kontrollin dhe verifikimin e financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, duke verifikuar dhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me autoritetet përgjegjëse, që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundraligjshme.

Nëse për procesin e kontrollit të financimit të partive politike KQZ-ja ka nevojë për mbështetje nga Kuvendi, të formulojë dhe të paraqesë sa më shpejt kërkesa konkrete të qarta.

Të thellojë dhe të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimit të fushatave zgjedhore për shkak se nga autoritete të huaja janë bërë publike prova dhe kontrata të reja, të cilat nuk janë shqyrtuar më parë nga KQZ.

Fatmir Mediu: Është e domosdoshme në këtë projektrezolutë të përfshijmë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Duhet adresuar çështja e blerjes së votës, intimidimi i votuesve dhe përdorimi i fondeve apo institucioneve shtetërorë në shërbim të fushatës elektorale.

Oerd Bylykbashi: Për fat të keq, raporti i ODIHR-it konstaton shkelje të të gjitha standardeve bazë të zgjedhjeve. Duke filluar nga sekreti votës, barazia e votës, mosndë- rhyrjes së shtetit. Ndarjen e partisë nga shteti.

Dy rekomandimet prioritare të OSBE ODIHR-it për KQZ-në, janë që të ketë rol ndërgjegjësues, inspektues, hetues dhe për të çuar për ndjekje penale mungojnë në projektrezolutë. Shitblerja e votës mungon. Pra, zgjedhësit nuk janë të lirë.

Shitblerja e votës është diçka e padiskutueshme, në qoftë se flasim për deklarime financiare, deklarim financiar më i fortë se ai që është në Prokurorinë e Katanias ku ish-ministri Brendshëm shpenzon 5 milion euro deri në 20 milion euro.

Bashkim Fino: Po lëri këto mo..Do flasim për rusët? Ti sapo u ktheve nga Rusia.

Oerd Bylykbashi: Bashkim nuk ke marrë detyrë të bësh avokatin.

Adnor Shameti: Si e kishte ai lokali, 2love club?!

Gent Strazimiri: Po Gunvori juaj…?

Oerd Bylykbashi: Prit se them unë, Gunvor me Jurimexit. 5 milion euro në fushatë deri në 20 milion euro në fushatë… E thonë vetë. Deklarim financiar është ky, madje Prokuroria duhet të fillojë ndjekjen penale për ish-ministrin e Brendshëm.

Para e krimit dhe e korrupsionit që financon shitblerjen e votës. Kemi raste të konstatuara nga OSBE-ODIHR-i, që janë në ndjekje penale dhe askush nuk di asgjë se çfarë ka ndodhur me to.

Kjo çështje prioritare mungon dhe KQZ-ja ka rolin e vetë pa u ndryshuar ligji, për të bërë përpjekjet maksimale që të luftohet kjo.

Xhemal Qefalia: I keni çuar në Prokurori juve?

Enkelejd Alibeaj: Në burg do i çojmë…

Oerd Bylykbashi: Unë e kuptoj që arroganca që vjen në momentin kur ke shumë para kriminale, bën që të mos i mendosh këto elemente dhe kjo rezolutë kthehet në një letër që ia çojmë KQZ-së dhe që rikthejmë vitin që vjen.

Kjo rezultojë nuk ka vlerë pa këto prioritete. Financimi i partive politike është temë prioritare. Po sigurisht influencat në politikën shqiptare, përmendim Gunvorin. Duhet me pyet Kryeministrin për këtë apo Jurimexit, për këtë duhet me pyet Damian Gjiknurin. Gunvori që lëvron 30% të naftës ruse, sot ka derë të hapur në Kryeministrinë e Shqipërisë. Influencat janë atje, po flasim për miliarda, nuk po flasim për fara luledielli.

Ulsi Manja: Kishte propozime konkrete nga të dy palët dhe unë mendoj që duhet të ulen bashkërisht, të dakordë- soni një draft të rezolutës ku do të dalin në fokus të gjitha prioritetet që ka Kuvendi në raport me KQZ-në.

Enkelejd Alibeaj:Te ai telefoni që i binte Alketi, more vesh gjë ti nëse ishte i saktë ai po ?! (qesh).

Droga, burgu dhe paratë ruse, zbardhet debati në Kuvend Read More »