Aurora

Tensionet në Kosovë, Vuçiç telefonatë urgjente te Putin

Pas arrestimit në Mitrovicë të drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën e Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me presidentin rus Vladimir Putin, nga i cili pret përkrahje për zgjidhjen e situatës kritike. Të paktën kështu raportojnë mediat në Beograd.
Përveç kësaj, Vuçiq e ka thirrur urgjentisht për sonte në orën 19:30 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbledhje të cilën fillimisht e pat thirrur për nesër.

Tensionet në Kosovë, Vuçiç telefonatë urgjente te Putin Read More »

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njohur Ambasadën Ruse me vendimin për të shpallur si persona të padëshirushëm 2 diplomatët rusë.

Sot, në datë 26 mars 2018, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u thirr Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Federatës Ruse në Republikën e Shqiperisë, SHTZ Aleksander Karpushin, të cilit i’u komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik”,- thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Sipas burimeve nga ministria e Jashtme shqiptare, diplomatët e dëbuar janë; Vladislav. Filipov, atashe ushtarak dhe Sekretari i Parë i Ambasadës ruse Aleksei Balashov.

 

Ministria e Jashtme konfirmon largimin e dy diplomatëve Read More »

Përmbytjet në Shkodër, qeveria jep 200 mln lekë për gjënë e gjallë

Një fond prej 200 milion lekësh të vjetra është vendosur nga qeveria, të shpenzohen për të blerë bazë ushqimore për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura në Shkodër. Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës së javës së shkuar, por është publikuar në Faqen e Kryeministrisë këtë të hënë. Në vendim shpjegohet se fondi prej 200 milion lekësh, do të merret nga programi se: ”Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, i Ministrisë së Bujqësisë.

Vendimi

VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2018, NDËRMJET MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DHE MINISTRISË SË MBROJTJES, PËR SIGURIMIN E BAZËS USHQIMORE PËR BLEGTORINË NË ZONAT E PËRMBYTURA NË SHKODËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 18, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2018 bëhet rishpërndarja e fondeve, si më poshtë vijon:

a) Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në programin buxhetor 04250 “Zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e blegtoral, agroindustrinë dhe marketingun”, artikulli 606, “Transfertë në buxhetet familjare”), zëri “Shpenzime korente”, i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh.
b) Ministrisë së Mbrojtjes, në programin buxhetor 02150 “Mbështetja e luftimit”, i shtohet fondi i përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, për t’u përdorur për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër.

  1. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Përmbytjet në Shkodër, qeveria jep 200 mln lekë për gjënë e gjallë Read More »

Hetimi për Tahirin. PD kërkon dëshminë e Ramës. PS: Duam dhe Berishën

Partia Demokratike ka publikuar sot listën e zyrtarëve që do të thirren për të dëshmuar në komisionin hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kreu i këtij komisioni, Edi Paloka tha se për të arritur objektivin e hetimeve të parlamentit, duhet të merret dhe dëshmia e një sërë zyrtarësh aktuale të qeverisë dhe ish-zyrtarë. Hetimi nuk do të përqendrohet vetëm në rastin e ish-ministrit, por te gjithë fenomeni i kultivimit dhe trafikut të drogës në vend.

Zyrtari i parë që demokratët do të thërrasin për të dëshmuar është kryeministri Edi Rama. Lista vazhdon më pas me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Ndërkohë që para deputetëve do të dëshmojnë edhe ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi, kreu në detyrë i SHISH, Helidon Bendo, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtues dhe ish-drejtues të Policisë së Shtetit në qarqe, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të sigurisë. Në cilësinë e dëshmitarit do të thirret dhe prokurori i Krimeve të Rënda që ka nën hetim Saimir Tahirin, Besim Hajdarmataj, si dhe zyrtarë të tjerë të organit të akuzës.

Lista me emrat e personave që do të dëshmojnë do të miratohet në seancën e radhës së komisionit. Sipas ligjit, kur një zyrtar nuk pranon të vijë në komision për të dëshmuar, ai mund të merret edhe me forcë nga policia. Nisma e PD synon jo vetëm të sjellë detaje të reja mbi çështjen e ish-ministrit Saimir Tahiri, por edhe zbardhë të vërtetën për kultivimin e drogës gjatë viteve 2013-2016.

Pas publikimi të listës së dëshmitarëve që kërkon PD, Partia Socialiste do të përgjigjet me një listë tjetër. Deputeti Bashkim Fino tha se lista që do të sjellë PS në mbledhjen e ardhshme do të jetë shumë herë më e gjatë se lista e PD. Fino la të kuptohet se në cilësinë e dëshmitarit do të jenë dhe disa anëtarë të PD në komision, siç është rasti i ish-ministrit të Brendshëm në qeverisjen e PD, Flamur Noka. Gjithashtu në komision do të thirret nga PS dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe disa drejtues të Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së PD. Sipas socialistëve këta dëshmitarë do të përgjigjen për çështjen e kultivimit të kanabisit në Lazarat, para vitit 2013.
Nisur nga kërkesat për thirrje në komision të dyja palët premtojnë spektakël. Synimi i PD është që të sjellë Edi Ramën në komision duke e trajtuar atë në cilësinë e “të pandehurit”. Në të njëjtën mënyrë do të sillet dhe Partia Socialiste duke nxjerrë inatin për Edi Ramën te Sali Berisha, gjatë seancave të komisionit.

ZYRTARËT QE DO THIRREN DESHMITARË NË KOMISION

Edi Rama

Fatmir Xhafaj

Etilda Gjonaj

Sajmir Tahiri

Visho Ajazi Lika

Haki Çako

Ardi Veliu

Helidon Bendo

Drejtorët dhe ish-drejtorët e Policisë në 12 qarqet e vendit

Besim Hajdarmataj

Arqile Koca

Rovena Gashi

Odeta Thengjilli

Drejtori i Burgut 313

Drejtorët e Policisë në pikat e kalimit kufitar

Drejtorët e Portit të Durrësit dhe Vlorës

Dritan Zagani

Hetimi për Tahirin. PD kërkon dëshminë e Ramës. PS: Duam dhe Berishën Read More »

Fshihni vitet nga fytyra vetëm me një pikë vaj

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për vajin e makadamias, atëhere keni humbur një nga sekretet më të çmuara për një lëkurë të bukur e rinore.

Ndryshe nga vajrat më popullore si i ullirit, arganit apo kokosit, ai është i lehte e i thatë dhe nuk e yndyros lekurën pasi perthithet plotësisht.

• Vaji i makadamias është një vaj i lehtë i cili perthithet mirë dhe nuk lë pas nje ndjesi te yndyrshme mbi lëkurë.

• Është shumë i pasur në acide yndyrore te pangopura, perfshire edhe Omega 9, te cilat kanë veti hidratuese, antiinflamatore e qetësuese në rast se lëkura është e acaruar.

• Acidi Linoleik (Omega 6), i cili është i pranishem në sasi të madhe në vajin e macadamias nihmon në rivendosjen e ekuilibrit të barrieres së lekures si edhe në reduktimin e humbjes se ujit nga ajo, pra ka veti te shkelqyera hidratuese

• Vaji i Makadamias permban gjithashtu Acid Palmitoleik (Omega 7)me veti anti mikrobike, një acid yndyror i gjendur edhe në menyre natyrale në lekurat e reja e te shendetshme. Ne fakt, me kalimin e viteve prodhimi i acidit palmitoleic (omega 7) reduktohet ndjeshëm e si pasojë lëkura duket më e zbehtë dhe rrudhat fillojnë e shfaqen .

• Perdorimi i rregullt i Vajit te arres se makadamias eshte pare se ngadaleson shenjat e plakjes, shenjat e demitimit nga aknet, djegien nga dielli dhe irritimet e vogla te lekures. Plus, ka nje arome te kendeshme prej arre

Si ta përdorim vajin e makadamias?

Zgjidhni nje version organik, bio dhe 100% vaj te paster makadamie. Ne lekure te paster, lehtesisht te lagur hidhni 3 pika vaji dhe masazhojeni deri sa te perthithet.

Mund te lyeni edhe buzet per te zbutur te carat e lekurezat e thata dhe per ti dhene nje pamje rinore, plot jete.

Gjithashtu, pika nga vaji mund te hidhni edhe ne kremrat qe perdorni, per te fuqizuar potencialin e tyre hidratues.

Ferkoni disa pika vaji mes duarve dhe masazhoni floket e lagur, per nje efekt te mendafshte.

Se fundmi, vaji i makadamias perben nje heqes fantastik te trukut te syve. Ne nje diskete pambuku, hidhni disa pika vaji dhe strukohuni normalisht. Me pas qerpiket do ti ndjeni te dendur e te ushqyer.

Fshihni vitet nga fytyra vetëm me një pikë vaj Read More »

Si ndikojnë rrjetet sociale në atë që mendojmë?

“Ne i gjejmë votuesit tuaj dhe i nxisim ata të veprojnë”. Me këtë mburrej “Cambridge Analytica”, përpara se të shpërthente skandali që tregoi se, përpunimi i të dhënave të miliona përdoruesve të “Facebook”-ut mund të kthehej në mjet për luftë psikologjike.

Përmes një aplikacioni, me ndihmën e të cilit përdoruesit e “Facebook”-ut mund të realizonin teste personaliteti, firma britanike mblodhi jo vetëm informacionet e personave që kryenin testin, por edhe të miqve të tyre. Me lejen e “Facebook”-ut, 270 mijë të testuarit u bënë porta e të dhënave për miqtë e tyre në rrjetin social, duke arritur kështu nivelin e 50 milionë përdoruesve. Por, sa ndikohet mendimi i përdoruesve nga rrjetet sociale?

“Algoritmet e këtyre rrjeteve, – shpjegon “Deutsche Welle”,-na ofrojnë në rrjedhën e lajmeve një botë të cunguar, ndërtuar mbi bazën e klikimeve tona te “pëlqimet”, dhe klikimeve të kureshtjes sonë dhe të miqve tanë në rrjete sociale, një pjesë të të cilëve as nuk i njohim personalisht”.

“Kjo mund të duket praktike. Por një ofertë e tillë ofron gjithçka tjetër, që algoritmeve të platformave sociale u duket jo me rëndësi për ne. Pra, përjashton edhe sfidimin e pikëpamjeve tona nga mendime të kundërta, për të cilat në një moment nuk kemi treguar interes, duke mos na i ofruar ato fare, ose gjithmonë e më pak”.

Si ndikojnë rrjetet sociale në atë që mendojmë? Read More »

Martesa e Skënderbeut me Donikën dhe Kalaja e Kaninës

Në 23 Prill 1451 Skënderbeu bëhet dhëndër i Gjergj Arianitit, Gjergj Arianiti Topia Komneni.

Ai u martua me Donikën (Andronika), e cila ishte 23 vjeçe, ndërsa vetë ishte 46 vjeç.

Ajo ishte një nga tetë vajzat dhe shquhej për bukurinë e rrallë ndër vajzat e krahinës.

Ashtu siç e thotë edhe Barleti, ajo ishte një ndër vajzat më të bukura të dyerve bujare të Shqipërisë së shekullit të XV.

Legjendat dhe gojëdhënat për martesën e Skënderbeut në Kaninë kanë mbetur të gjalla edhe sot në Rajonin e Vlorës.

Njëra prej tyre e ruajtur në Himarë, e cila ishte zotërim i Gjergj Arianitit thotë se: “Ditën e dasmës në Kaninë shkuan edhe Kapedanët e Himarës me peshqeshe për çiftin.

Ata e shoqëruan nusen deri në Krujë”.

Ndërkohë që në Qishbardhë dhe Penkovë (Vlorë), ruhen katër toponime të tilla si: Qisha e Skënderbeut, Rrapi i Skënderbeut, Vau i Skënderbeut dhe Ara e Skënderbeut; dëshmi të shekullit të XV.

Kurorëzimi i çiftit, midis Gjergjit 46 vjeçar dhe Donikës 23 vjeçare, u bë në kishën e vjetër të Manastirit të Ardenicës , i cili ndodhet 10 km në veri të Fierit.

Ndërsa motra tjetër e Donikës, Angelina, u martua me princin serb Stefan Brankoviç dhe është shpallur Shenjt nga Kisha Ortodokse Serbe.

Pas vdekjes së Skënderbeut në 17 Janar 1468 , Donika u shpall regjenti i të birit Gjonit, trashëgimtarit legjitim të Skënderbeut.
E ndodhur në kushte të tilla në të cilat ajo nuk mund të ushtronte funksionin e saj, kur turqit kërcënonin në mënyrë më serioze shtetin shqiptar, Donika në 23 Maj 1468 u largua së bashku me të birin në Itali.

Në vitin 1468, suita e saj u vendos në Itali në dy feudet që Ferdinandi i Aragonës, mbret i Napolit, i kishte dhuruar Skënderbeut në vitin 1463, si kompensim i ndihmës së çmuar që heroi i dha atij.

Në vitin 1501 kur mbërriti në Spanjë si pjesë e një delegacioni, Donika Kastrioti tashmë ishte 73 vjeçe dhe nuk do të ketë pasur mundësinë të kthehet më në Napoli.

Ajo mendohet  të ketë vdekur në harkun kohor midis Marsit të vitit 1505 dhe Shtatorit 1506.

Ky fakt dëshmohet nga testamenti i Giovanna-s së III, në të cilin pohohet se Andronika është varrosur në kishën e Trinisë së Shenjtë në Valencia të Spanjës.

Rezultate imazhesh për foto nga martesa e skenderbeutRezultate imazhesh për foto nga martesa e skenderbeutRezultate imazhesh për foto te kalase se kaninesRezultate imazhesh për foto te kalase se kanines

Martesa e Skënderbeut me Donikën dhe Kalaja e Kaninës Read More »

Mësohet ku qëndron sekreti i lumturisë

Kemi dëgjuar shpesh që teknologjia na bën dëm, por nuk e mendojnë kështu shkencëtarët norvegjezë.

Sipas tyre, sekreti i lumturisë është të përdorësh internetin çdo ditë. Të jesh “online”, thonë ata, të ndihmon që të kursesh kohën, të lidhesh më shpejt me miqtë dhe të gjesh informacione të shumta që ndihmojnë në një vendimmarrje më të mirë.

Gjithashtu, ata mendojnë se interneti bën që të kalojë më shpejt kriza e moshës së mesme.

Dr. Fulvio Castellacci dhe Henrik Schwabe, në Universitetin e Oslos, vëzhguan mbi 100 000 europianë në studimin e tyre për të dalë në një përfundim të tillë.

Mësohet ku qëndron sekreti i lumturisë Read More »