Aurora

Vetëm një lugë në ditë çdo mëngjes dhe zorrët tuaja do të pastrohen nga mbetjet, në 2 minuta!

Stomaku, për arsye të ndryshme është çelësi i shëndetit tonë. Ajo që duhet të bëni është të tregoheni të kujdesshëm në dietën e përditshme dhe ushqimet që zgjidhni të konsumoni. Megjithatë, ritmi i ditës shpeshherë ju “detyron” të hani ushqimet që rrezikojnë zorrët tuaja dhe bëhen shkaktar i përhapjes së sëmundjeve të ndryshme në stomak apo sistemin tretës.

Stomaku është përgjegjës për shpërndarjen e të gjithë lëndëve ushqyesve që konsumojmë përmes ushqimit. Për këtë arsye, të paturit një stomak të shëndetshëm, nuk bëhet me një dietë të dobët apo një vakt pa vlera ushqyese. Konsumimi i tyre rrit shanset për grumbullimin e toksinave dhe mbeturinave në trupin tonë.

Më poshtë ju japim recetën që do t’ju ndihmojë të pastroni dhe eliminoni papastërtitë e mbledhura në zorrë:

Përbërësit:

-5 gota me ujë të zier,

-gjysmë kile kumbulla tw thata,

-disa kokrra hurma Arabie.

Përgatitja:

Një nga avantazhet e kësaj recete është lehtësia që ka për t’u përgatitur, si dhe efektet e menjëhershme që ofron.

Së pari merrni 5 gota me ujë dhe i zieni derisa të arrijnë pikën e tyre të vlimit. Hidhni më pas kumbullat, të prera në gjysmë. Shtoni dhe hurmat e Arabisë.

Mbajini për rreth 15 minuta dhe më pas hiqini nga nxehtësia.

Konsumoni një lugë nga ky ilaç, çdo ditë esëll. Ky trajtim përmirëson tretjen dhe eliminon në fare pak kohë të gjitha toksinat nga trupi juaj.

Vetëm një lugë në ditë çdo mëngjes dhe zorrët tuaja do të pastrohen nga mbetjet, në 2 minuta! Read More »

Krepa shtëpie për një mëngjes të shijshëm, të shëndetshëm

Të shijshme, të lehta, të ëmbla e të kripura, krepa ka rrëmbyer zemrat e gjithë shqiptarëve me shijen e tyre fantastike.

Me mjaltë, çokokrem apo reçel, kombinuar me feta bananesh, biskota, arra e lajthi të thërmuarra. Me djathë të bardhë a kaçkaval, domate, kastraveca e sallatë jeshile.

Janë të panumërta mënyrat e kombinimit të krepave dhe shijes fantastike që ato ofrojnë në çdo kombinim.

Krepat janë ideale për një mëngjes të shëndetshëm, të shijshëm që të bën ta nisësh ditën me humor të mirë, por ato janë ideale gjithashtu edhe për t’u konsumuar në vaktet e ndërmjetme.

Më poshtë keni një recetë të thjeshtë fantastike në përgatitjen e krepave në shtëpi.
Përgatitja e Krepave në Shtëpi
Përbërësit
500 ml qumësht

3 kokrra vezë

Kripë

250 gr miell

50 gr gjalpë
Përgatitja
Hedhim në një tas të madh miellin dhe pak kripë.

I përzjejmë bashkë e më pas nisim të hedhim nga pak qumështin duke trazuar pa ndërprerje brumin.

Pasi kemi hedhur gjithë qumështin e brumi ka marrë formë të njëtrajtshme hedhim vezët e rrahura.

Përzjejmë mirë masën derisa të bëhet homogjene.

Më pas, tek masa e përgatitur shtojmë gjalpin të cilin e kemi shkrirë më parë.

Duhet të bëni kujdes që gjalpin e shkrirë të mos e hidhni të nxehtë.

Trazojini mirë të gjithë, derisa të keni arritur një masë të njëtrajtshme dhe të lëngshme.

Më pas vendosni një tigan që nuk ngjit në zjarr. Përmes një furçe kuzhine lyejeni me pak gjalpë.

Hidhni në qendër të tiganit një garuzhde me brumin e krepave dhe me ndihmën e garuzhdes hapeni brumin në formën e petës në të gjithë sipërfaqen e tiganit.

Lëreni të piqet për 2 minuta dhe me pas kthejeni nga ana tjetër, lëreni dhe dy minuta që të piqet.

Vijoni kështu me të gjitha krepat derisa të mbarojë brumi i përgatitur.

Mbushja e krepave bëhet sipas preferencave.

Mund të mbushet me djathë të bardhë, domate e kastraveca, djathë kaçkavall e ton peshku e gjithashtu për krepa të ëmbla mund të përdorni mjaltë, çokokrem apo reçel të kombinuar me biskota e lajthi të thërmuara

Krepa shtëpie për një mëngjes të shijshëm, të shëndetshëm Read More »

12-vjeçari shokon nënën me pyetjen e tij: Sa herë bën seks me babin – Përgjigja e gruas do ju lërë pa fjalë

Një nënë ka mbetur e shtangur nga pyetja e papritur që i ka bërë djali i saj 12-vjeçar. Ajo thotë se një ditë teksa po bisedonte me djalin e saj ai e ka pyetur se “sa shpesh bëjnë seks ajo me babin”.

E gjendur në një situatë siklete, nëna i ka treguar të drejtën duke i thënë: “Dy ose tri herë në javë”.

Për pyetjen e djalit, ajo ka postuar në një faqe në internet ku bëjnë pjesë vetëm nënat, duke u treguar të gjithave se çka ka thënë.

Disa nga gratë e mbështetën, ndërsa disa të tjera e kritikuan për sinqeritetin e saj, duke i thënë se “këto gjëra nuk fliten me fëmijët”.

Mirëpo, nëna i është përgjigjur se priste pyetje rreth asaj se çka është seksi, por asnjëherë se sa herë e bën.

Ajo pyeti nënat tjera, nëse ndonjërës i është bërë kjo pyetje nga fëmijët e tyre.

Disa i thoshin se nëse do të përballeshin me këtë pyetje atëherë do t’u thoshin se kjo çështje është mes dy prindërve dhe jo çdokush duhet të dijë këto gjëra intime.

Kurse një nënë shkruan: “Mendoj se ke vepruar mirë. Ju e keni mësuar atë që është normale të ketë seks të rregullt brenda javës një çift. Nuk ka asgjë të keqe këtu”.

Një tjetër thotë: “Unë mendoj se është vërtet e rëndësishme që fëmijët e kësaj moshe të kenë edukim seksual që lidhet direkt me jetën reale. Po ashtu është e shëndetshme që fëmijët të kenë kuriozitet rreth këtyre gjërave. Meqë i keni dhënë këtë përgjigje, ka shumë gjasa që ai të vije prapë këto ditë me një pyetje tjetër”.

12-vjeçari shokon nënën me pyetjen e tij: Sa herë bën seks me babin – Përgjigja e gruas do ju lërë pa fjalë Read More »

Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë?

Dikush ka zbuluar trishtueshëm dhe madhërisht se një princeshë franceze dhe grua mbretërore e një sovrani britanik ka qenë, as më shumë dhe as më pak, një fshatare nga Bolena e Labërisë, pra miti i “gjakut blu” anglez është bërë koktej me gjakun plebejan shqiptar

Nga MOIKOM ZEQO

Titulli i mësipërm është këlthitës, protestues, polemik, madje përjashtues. Papritur kemi një pasurim gati gnostik dhe të pabesueshëm të historisë shqiptare: dikush (ai, ata, ato etj.) kanë zbuluar trishtueshëm dhe madhërisht se një princeshë franceze dhe grua mbretërore e një sovrani britanik ka qenë, as më shumë dhe as më pak, një fshatare nga Bolena e Labërisë, pra miti i “gjakut blu” anglez është bërë koktej me gjakun plebejan shqiptar. Kjo gjë do t’i çmendte përpiluesit kokëfortë të Almanakut të Gotas, ku janë kodifikuar tërë gjenealogjitë mbretërore të Europës.
Dihet se në Almanakun e Gotas nuk u fut dot as i vetëshpalluri mbreti Zog, për një arsye të vetëkuptueshme të gjakut aspak blu, të mungesës së alkimisë së ndryshimshmërisë së ngjyrave, që nga ftillëzimi paraadamik.
Por si ndodhi që me një lehtësi si të rekordeve të Gines-it befas shqiptarët të fitojnë pa asnjë mundim jo vetëm një mbretëreshë britanike, por me sa duket zanafillën e një dinastie të tërë?

Të krejt Anglisë mesjetare dhe të Anglisë moderne! Bëhet fjalë për një libër që nuk thotë absolutisht asgjë që të tjerët thonë, gjoja në emrin e tij, pra një alibi fantazmagorike, maskuar me një libër. Kurrë nuk ka ndodhur një diçka e tillë, nuk ekziston asnjë lloj ngjashmërie, pra nuk kanë vlerë krahasimet, janë të pafuqishme shëmbëlltyrat. Libri i studiuesit italian Eucardio MOMIGLIANO-s që i kushtohet figurës tragjike të Anna Bolenës është shqipëruar nga Petrit A. Velaj tashmë është në duart e lexuesit, që ata të mund të gjykojnë. Ky libër është tipologjikisht një lloj biografie monografike, ose një histori e letrarizuar, një subjekt i parabolizuar si një roman i Dymasë apo Skotit.

Kemi një shtjellim interesant, me vlera njohëse, është një libër i lexueshëm, tërheqës. Para disa kohësh isha në Oksford dhe në një nga libraritë klasike bleva CD me muzikë të kohës së mbretit Henriku VIII.
Një nga meloditë i kushtohej gruas së tij të bukur, pikërisht Anna Bolenës. Henriku VIII qe një mbret i fuqishëm dhe krenar, i vrullshëm dhe gjakësor deri në fund. Ai u dashurua marrëzisht, por edhe i preu kokën Annës së bukur si askush. Tharmi shekspirian mbulon e solemnizon gjithçka.
Po Henriku VIII bëri epokë, ai ftillëzoi dhe institucionalizoi Kishën Anglikane, të shkëputur krejtësisht nga Papati i Romës Katolike. E habitshme është se Henriku VIII qe edhe teolog i thekur dhe skolastik i zhdërvjellët, i njihte dhe i citonte librat e shenjtë, ky mbret kishte shkëmbyer letra edhe me Martin Luterin dhe i kishte bërë vërejtje dhe shpoti për disa nga tezat kryesore të protestantizmit që Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë? tronditi kohën dhe kontinentin e krijoi degamën më të madhe dhe të rrezikshme të krishterimit europerëndimor. Përsa i përket rolit historik të mbretëreshës Anna Bolena duhet kuptuar konvencionaliteti historik, me gjithë debatet e ashpra gjoja teologjike, por në thelb politike. Anglikanizmi i krishterë qe një program politik i mirëfilltë i justifikuar si një teologji liberale, e kodifikuar në gjuhën e etatizmit mbretëror britanik.

Tepër interesante janë fragmente për figurën gjigante të Tomas Morit. Ky shtetar, filozof dhe humanist i pazakontë nuk pranoi të shkelte mbi ndërgjegjen e tij dhe nuk u tut, derisa mbreti i inatosur i preu kokën – ky është një nga krimet më të mëdha dhe më absurde të historisë njerëzore. Mori qe mik i Erazmit të Roterdamit. Në krejt historinë europiane nuk ka një të dytë si Mori. Nëse intrigat e Annës e kanë shkaktuar një përfundim të tillë të Morit, atëherë kemi një komplikim subjekti, më të ndërlikuar se sa ato të Plutarkut, apo të Suetonit.

Asnjë motiv, qoftë edhe të largët nuk ka në tekstin libror për një lidhje qoftë edhe të imagjinuar të Anna Bolenës me origjinën shqiptare. Nga e nxori shqipëruesi idenë tërheqëse por krejt të kotë të një origjine bolenase-labe-shqiptare. Kjo, po është e pakuptueshme, gati një trill surrealist, ose psikofrojdiane. Shqipëruesi i nderuar dhe i pasionuar e ka shkruar një Hyrje, në substancë artikulon faktin se gjatë vuajtjes në burgun e Burrelit, në bisedat me intelektualë të tjerë të burgosur qe i bindur “se ka shumë të dhëna rreth Anna Bolenës se ajo është pjellë bolenase” (fq 8). Ku janë këto të dhëna? Qoftë edhe një? Me sa duket nuk ka absolutisht asnjë të dhënë të tillë.

Citimet kujtesore të Karlo Bonardos, Jammario Biemit, Pjetër Mëshkalla, Mikel Koliqit etj janë në erë, asnjë fakt nuk ekziston për të vërtetuar, hamendjet thurin vetëm legjenda shkreptimtare, meteorë pa asnjë kuptim. Mungon tërësisht kultura shkencore e citimit. Pra pa asnjë citim mitologjizohet një përkim formal i emrit të një fshati me mbiemrin e një gruaje.
Në një tjetër shkrim të përfshirë në libër të studiuesit Ruzhdi Bajrami absurditeti kontraston me titullin grishës “Nëpër gjurmët e identitetit të Anna Bolenës”.
Nuk ka as edhe një argument, absolutisht asnjë argument. Po si vallë mund të ndodhë një delir i tillë i turpshëm dhe idiotesk?

Mbijeton një ide se kinse një mbretëreshë britanike duhet të jetë shqiptare, pa e ditur vetë ajo, mbretëresha, po kush e pyet mbretëreshën. Përkthehet një libër historik dhe papritur bëhet një lloj riti kolektiv, krahinor, provincial, ku plekset shtypi dhe media, ku askush nuk është i bindur, por askush nuk guxon të shfaqë dyshimet më të natyrshme. Ky proces mitologjizimi provincial të vë në mendime seriozisht, tregon se mentaliteti provincial është gati zotërues në Shqipëri, duam, apo nuk duam. Shkëlqimi dhe rënia e idesë mbretërore qe fatalisht e shkurtër, por jo inercia e mentalitetit mburravecërisë provinciale, madje dhe krahinore. Çfarë fitoi apo humbi Shqipëria nga çmitizimi i një ideje pa bazë? Asgjë. Shëmbëlltyra e mësipërme është megjithatë dobiprurëse dhe dlirësuese në shumë aspekte kuptimore. Pasaktësitë nuk i duhen askujt. Pasaktësitë janë alibira injorantësh. Injoranca në emër të diturisë është forma më qesharake e të gjitha injorancave. Edhe “lavditë në largësi” nuk i hyjnë në punë askujt. Në rrafshin shkencor ndodh që shkruajmë për ndonjë personalitet të një kulture tjetër, të huaj, por ja që paska origjinë shqiptare. Kjo gjë nuk mjafton, është e mangët, antilogjike dhe antishkencore që këtë personalitet që nuk ka absolutisht asnjë kontribut në kulturën shqiptare dhe kombëtare ta klasifikojmë sipas një atdhetarizmi të sforcuar. E kujt i duhet kjo gjë? Për çfarë shërben ky mistifikim? Përputhja formale, sinonimia fonetike (josemantike) e emrave krijon iluzionin e rastësisë, në realitet e shkatërron kuptimshmërinë. Humorizmi kështu na shkatërron përfundimisht.

Akademiku ynë i shquar Aleks Buda, tashmë në botën e përtejme, do të habitej pabesisht, nëse një studiues, ta zëmë Indian, nga Kalkuta, për shkak të mbiemrit Buda ta quante si një pasardhës në Shqipëri të princit profet Buda. Rama është emri i një hyjnie indiane, por askush nuk është çmendur të thotë se shefi i qeverisë së sotme është një pinjoll i një gjenealogjie hyjnore të padiskutueshme indiane. Kështu mitologjizohen emrat, idetë, konceptet dhe zanafillat, kështu pakuptimshmëria i zë vendit kuptimshmërisë. Para ca kohësh botova një shkrim kundër zhurmës mediatike të gjoja zbulimit të varrit të Donika Kastriotit në Lezhë. Po kuadri është shumë më i gjerë. Një arkeolog britanik, gati profesionist shpall në të gjitha mediat europiane, urbi et orbi, se kishte zbuluar në një trikonkë paleokristiane në Butrint gurin e shahut më të vjetër në Europë. E kundërshtova publikisht këtë sensacion, më vonë edhe vetë britaniku në një shkrim tjetër e vuri në dyshim “zbulimin epokal”.

Po në Butrint zbulohet një statujë dhe mbiquhet si e Minervës, kur dihet se për profesionistët Minerva ka një ikonografi të përcaktuar dhe tepër të lexueshme. E kundërshtova me argument këtë identifikim të pakuptimtë, statuja i takonte një magjistrati. Po habia më bizare lidhet me amfiteatrin e Durrësit, ku kanë gërmuar disa profesorë arkeologë italianë.

Befas shpallin mediatikisht se kanë zbuluar në arenë pikërisht bashkinë antike të Durrësit romak, e pabesueshme, ideja e një bashkie nuk ekziston në antikitet, por edhe logjikisht në arenën e amfiteatrit nuk ka mundësi të bëhej një ndërtim urban pushtetor, ekzekutiv, më e pranueshme është të mendojmë për një lloj bazilike të krishterë, përkujtimore për nder të masakrimit të të krishterëve të parë në arenën e amfiteatrit të Durrësit. Pasaktësitë janë të pafundme.

Nuk ka asnjë gjysëm fjale se Anna Bolena është shqiptare, askush nuk e thotë dhe krijohet një kor absurd që thotë atë që nuk është kurrë. Arsyetimi megjithatë na dlirëson intelektualisht. E pavërteta nuk i hyn në punë askujt. Diletantizmi është një mediokritet kriminal, i dëmshëm. Shkenca nuk është thashethemnajë krahinore, provincionalizmi grotesk nuk është kujtesë e vërtetë kombëtare apo humanistike e universale. Thënia e lashtë “Njih vetveten” është shtegu që nuk mund që ta shmangim. Amen!

Anna Bolena shqiptare? Kush e thotë? Read More »

Lakror fshati me lakra të egra, shije shtëpie

Falë prushit dhe nxehtësisë së tij të avashtë, tepsitë me gatimet e pjekura marrin një shije të veçantë.
Tradita shqiptare e gatimit është e pasur me shije e aroma të dashura, ndonjëherë mistike, pas të cilave shumëkush që i ka provuar, ka mbetur i magjepsur.

Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare padyshim tradita unike e lakrorit të fshatit është më tërheqësja e shijes jo vetëm për shqiptarët por më së shumti për turistët e huaj, të cilët lënë mendjen pas tij.

Lakrori njihet si traditë e Korçës dhe zonave përreth saj, tradita e do që ai të piqet në saç, një mënyrë tipike e moçme shqiptare e pjekjes së lakrorëve, byrekëve apo tavave të ndryshme me perime në prush.

Falë prushit dhe nxehtësisë së tij të avashtë, tepsitë me gatimet e pjekura marrin një shije të veçantë.

Lakrorët mund të kombinohen me një larmi produktesh, lakrorë me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por lakrori i fshatit me lakra të egra është më i mrekullueshmi i të gjithëve. Ai ka jo vetëm një shije unike, por dhe vlera të larta ushqyese që vijnë nga lakrat e egra me të cilat përgatitet.

Ja receta e Lakrorit të Fshatit, krejt lehtë për t’u përgatitur vetë në shtëpi.
Përgatitja krejt lehtë në shtëpi
Përbërësit:

200 gr Spinaq
200 gr Pazi
200 gr Lëpjetë
200 gr Labot
200 gr Hithra
500 gr Miell
250 ml Ujë
10 gr Kripë
200 gr Djathë i thërrmuar
Vaj Ulliri
Gjalpë
Sodë Buke
1 Qepë
Përgatitja e Lakrorit të Fshatit në Shtëpi
Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin. Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë.

Në këtë moment nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet ndërsa nisim përgatitjen e lakrave të egra.

Qepën e grirë hollë e hedhim në një tigan të madh ku e skuqim me 4 lugë vaj ulliri derisa volumi i qepës të ulet dhe të marrë një ngjyrë të artë.

Më pas, hedhim lakrat, të cilat më parë i kemi pastruar dhe i kemi zjerë me një valë.

Kaurdisim qepët me lakrat e egra derisa të njëtrajtësohen e më pas hedhim djathin e thërrmuar dhe pak kripë.

I përzjejmë për dy minuta. Për të përftuar një masë pak të trashë të gjellës, në një gotë të vogël hedhim një lugë miell dhe e tretim me dy lugë kos.

Këtë masë, më pas e shtojmë tek lakrat e egra dhe përzjejmë masën. Të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe me qumësht në vend të kosit.
Procesi i pjekjes në furrë apo në saç
Pasi e përgatisim gjellën me lakrat e egra, e lëmë të ftohet. Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

Brumin e ndajmë në dy pjesë, ku pjesa e sipërme duhet të jetë më e vogël se e poshtmja.

Pasi hapim petën e poshtme e shtrojmë në tepsi, të cilën e kemi lyer njëtrajtësisht me vaj ulliri, hedhim mbushjen me lakrat e egra në të gjithë petën që kemi shtruar më parë.

Ndërkohë, hapim petën e dytë më të madhe dhe e vendosim sipër duke i kthyer pak anët.

Në mungesë të saçit tradicional, fare mirë lakrorin mund t’a pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi lakrori është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.

Lakror fshati me lakra të egra, shije shtëpie Read More »

Të hash kos cdo ditë – Zbuloni përfitimet shëndetësore

Kosi është një nga ushqimet që nuk mungon kurrë në frigoriferin e një amvise shqiptare.

Shumë amvisa e zënë kosin vetë një herë në dy ose tre ditë për t’u siguruar që ky produkt nuk do të mungojë asnjëherë.

Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë.

Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

Nëse kjo larmi përfitimesh nuk ju bind mjaftueshëm atëherë lexoni nga AgroWeb.org për arsyet përse duhet të hani kos çdo ditë.
I bën mirë stomakut
Kulturat e gjalla tek kosi janë efikase kundër konstipacionit, diaresë, inflamacionit të zorrëve, kancerit të zorrës së trashë e të tjerë.

Këto probiotikë përforcojnë imunitetin dhe mbrojnë stomakun nga infeksionet.
Osteoporoza
Brishtësia e kockave vjen si pasojë e ndryshimeve hormonale dhe mungesës së vitaminave D dhe kalçiumit.

Kosi është i pasur me kalçium dhe konsumimi i rregullt i tij përmirëson strukturën e kockave.
Tensioni i gjakut
Studimet kanë konfirmuar se produktet e bulmetit kanë aftësinë të rregullojnë tensionin e gjakut.

Me sasinë e duhur të produkteve me pak yndyrë, rreziku i tensionit të lartë të gjakut bie me 50 përqind.
Pesha
Kosi është ideal për të kufizuar kaloritë. Ai shuan urinë dhe nepsin për ushqime të ëmbla.

Pasi përthithet, kalçiumi nga kosi ndikon që qelizat e yndyrës të ulin prodhimin e kortizolit ndërkohë që amino acidet djegin yndyrën e tepërt.

Rekomandimet gjithnjë vlejnë për kosin me pak yndyrë.
Skuqjet e lëkurës tek bebet
Ky ushqim është ideal për lëkurën e ndjeshme të bebeve. Atë mund ta përdorni për të trajtuar skuqjet në lëkurë të shkaktuara nga pelenat.
Vitaminat
Kosi përmban fosfor, kalium, jod, zink, vitamin B5 dhe B12. Kjo e fundit është një vitaminë shumë e rëndësishme për rruazat e kuqe të gjakut dhe sistemin nervor.
E ftohura
Kur imuniteti është i fortë, do të mund të mposhtë viruset ose bakteret. Konsumoni 150-200 gramë kos në ditë për t’i shpëtuar simptomave të të ftohurës, gripit dhe problemeve me fytin.

Ky produkt përgjysmon shanset e shfaqjes së këtyre sëmundjeve.
Shëndeti i lëkurës
Kosi është një nga kurat më të mira për femrat. Ai përmirëson lëkurën, shtrëngon poret dhe i jep lëkurës elasticitet dhe shkëlqim.

Kosi është i dobishëm kundër simptomave të plakjes, ankthi më i keq për shumë femra.
Shëndeti i flokëve
Kosi është i dobishëm edhe kundër flokëve të thatë dhe të hollë. Ai forcon çdo qimë të flokut dhe pastron skalpin nga zbokthi.

Sigurisht që kosi duhet të jetë nga ai që përgatitet me farë dhe jo i përpunuar.

Të hash kos cdo ditë – Zbuloni përfitimet shëndetësore Read More »

Një vilë që do ju lërë pa mend, e ndërtuar më 1939.Dossier Futuni brenda shtëpisë së tregtarit më të pasur në Korçë

Shumë familje të pasura korçare kanë punuar fort për çështjen kombëtare. Shumë prej tyre shkrinë pasurinë që kishin për Shqipërinë.

Dihet se jetesa e tyre ishte prej borgjezi. Fisnikët e Korçës të shekullit të kaluar, një element i dukshëm i pasurisë së tyre ishte shtëpia.

Këto foto janë postuar më herët nga arkitekti Kliti Kallamata.

Këtu duket banesa në degradim e tregtarit korçar Irakli Qirjako. Ai shkruan se kjo banesë u ndërtua rreth vitit 1939
Ja sqarimi i tij:
-Nga Kliti Kallamata

Të dashur miq në Facebook, kolegë dhe dashamirës të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Nisur nga interesimi dhe popullariteti i jashtëzakonshëm e tepër i shpejtë i këtij postimi (brenda 24 orësh u bënë rreth 200 share dhe disa qindra like) e shoh të nevojshme të jap disa sqarime për të shmangur keqkuptimet e shumta.

Banesa është ndërtuar në vitet ’39 të shekullit të kaluar nga një prej tregtarëve më të mëdhenj të Korçës, Irakli Qirjako, ose siç e njohin korçarët, Rako. Gjatë viteve të suksesit të tij Irakli Qirjako ndërtoi dyqane, hotele dhe këtë banesë për familjen e tij. Banesa shquhet si një nga ndërtimet më dinjitoze në arkitekturën e qytetit të Korçës për atë periudhë. Për dekorimin e saj Rako angazhoi një nga piktorët më të mirë të asaj kohe në qytetin e Korçës, Sotiraq Zografi.

Sotiraq Zografi ka dekoruar edhe banesa të tjera, por fatkeqësisht këto nuk janë ruajtur. Kjo banesë, mbasi iu sekuestrua pronarit të saj, shërbeu si residencë për autoritete të ndryshme gjatë regjimit komunist, derisa përfundoi si banesë shtetërore me qiraxhinj.

Mbas viteve ’90 banesa iu rikthye pronarëve të ligjshëm. Gjatë viteve të fundit banesa ka ndërruar disa pronarë. Pronari i sotëm i kësaj banese ka vendosur (dhe fatmirësisht i ka mundësitë) ta restaurojë tërësisht, duke ruajtur të gjitha vlerat e saj, si në arkitekturë ashtu dhe në dekoracion, gjë që shteti nuk do të arrinte ta bënte kurrë.

Banesa paraqitet mjaft e dëmtuar edhe në konstruksionin e saj dhe përballet me probleme të shumta të konservimit dhe restaurimit të pikturës dekorative. Por pavarësisht nga këto, e ardhmja e saj, ndryshe nga ajo e shumë monumenteve të tjera, është optimiste dhe shpresëdhënëse.

Një vilë që do ju lërë pa mend, e ndërtuar më 1939.Dossier Futuni brenda shtëpisë së tregtarit më të pasur në Korçë Read More »

Avokatja e vjehrrit të kryetarit të PD, vilë 451 mijë euro në Mullet!Aktualitet Shpëtoi nga burgu 6 herë Berishën dhe dy herë Bashën

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila ka përfaqësuar në Strasburg vjehrrin e Lulzim Bashës kundër Shqipërisë, për çështjen e prishjes së pallatit në Vlorë, është një ndër funksionaret më të pasura në vend.

Zonja Ballanca, emërimi të cilës në krye të institucionit të Avokatit të Popullit ishte një nga kushtet e Partisë Demokratike për të dalë nga çadra në Maj të vitit 2017, posedon një vilë në Mullet të Tiranës me vlerë 451 mijë euro. Duke iu referuar deklaratës së pasurisë, znj. Ballanca deklaron se në datën 05.09.2013 ka nënshkruar një kontratë, për blerje të një shtëpie banimi me sipërfaqe ndërtese 603 m2 dhe parcelë 1 547 m2 në Mullet, me vlerë 451 000 euro. Si burim të ardhurash për justifikimin e kësaj shume, Ballanca deklaron të ardhura nga paga, dividentë dhe kredi bankare.

Sa i takon kredive, Avokatja e Popullit deklaron se ka marrë një kredi bankare më 30.05.2016 me principal 100 000 euro, me afat shlyerje 13 vjet, interes 2.85% dhe këst mujor 770 euro. Gjithsesi, për të justifikuar vlerën e vilës dhe parcelës, Ballanca deklaron 61 000 000 lekë nga shpërndarja e fitimeve në kompaninë LawOffice sh.p.k, ku është ortake e vetme, në harkun kohor nga viti 2009 deri në vitin 2017. Po gjatë kësaj kohe, Ballanca deklaron se ka përfituar 50 000 000 lekë të ardhur si administratore e kompanisë. Sipas të dhënave nga Open Data, Avokatja e Popullit deklaron një tjetër kontratë në vitin 2009, për blerje apartamenti me sipërfaqe 125 m2 dhe garazhi, me vlerë 150 000 euro.

Ballanca deklaron një tjetër apartament banimi, tashmë në Vlorë, me sipërfaqe 92.69 m2, me vlerë 75 000 euro. Apartamenti është shpronësuar sipas VKM 1015, datë 27.11.2013. Por çështja kaloi në proces gjyqësor dhe vlera e dëmshpërblimit sipas vendimit gjyqësor të Gjykatës së Apelit Administrativ është 131 000 euro. Avokatja e Popullit është gjithashtu pronare e një parlamenti tjetër në Tiranë, me sipërfaqe 107 m2, është pronare 1/8 pjesë takuese e një shtëpie banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtese 76.5 m2 dhe sipërfaqe trualli 432 m2. Ballanca është pronare me 1/3 pjesë e një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 55.3 m2 në Rr. Todi Shkurti, Tiranë.

Të ardhurat
Të ardhurat e Avokates së Popullit Erinda Ballanca burojnë nga puna e saj si avokate si dhe nga një biznes që ka nisur në vitin 2009. Për periudhën 1996-1998, ajo ka punuar pranë Studio Legale Tonucci sh.p.k. Ndërkaq, për periudhën 1998-2009 ka ushtruar aktivitet privat avokate dhe ka patur kontratë ekskluzive shërbimesh me Studio Legale Tonucci sh.p.k.

Nga 2009 e këtej, Erinda Ballanca njihet edhe si avokate e Sali Berishës. Ballanca ka mbrojtur Berishën në disa procese gjyqësore, ku kryeministri i atëhershëm akuzohej për shpifje. Ballanca ka mbrojtur Berishën kur është paditur nga Edi Rama, Aneta Rama, Dashamir Peza, Artan Dulaku, Sokol Hasani etj.

Avokatja e vjehrrit të kryetarit të PD, vilë 451 mijë euro në Mullet!Aktualitet Shpëtoi nga burgu 6 herë Berishën dhe dy herë Bashën Read More »