Aurora

Qëndrojini larg popullit o hajdut që fshiheni pas kostumeve!

3 mallkimet si hiena, se lënë njerëzinë të rregullojë hallet e veta! Çohen të zhyturit në korrupsion të udhëheqin protestën!

Populli shqiptar ka degraduar mes tre mallkimeve dhe nuk po arrin të ngrejë krye. Edhe protestën kundër skamjes e padrejtësisë çohet e udhëheq PD dhe LSI.

Njëri i zhytur deri në fyt , pasi grabiti 230 milionë euro të këtij aksi rrugor, tjetra zotëron gjysmat e rrugëve dhe paratë i ka në banka.

“Çohen PD e LSI të udhëheqin protestën?! Larg o Zot! Mes tre mallkimeve mbi Shqipërinë, krahasuar me ’97çit e çizmaxhinjtë 700-ësh, halli e bën PS-në të duket e keqja më e vogël (me shpresën naive se edhe mund të kthjellohet…

Mos e politizoni! Njerëzit nuk ua shohin dot më fytyrat prej burgaxhinjsh të merituar që fshihni pas kostumeve, kollarove e mikrofonave në qeveri e në opozitë. Njëri-tjetrin e shterofshi e mos ngeltë njeri pa e kapur inati i tjetrit në politikë, por popullit rrijini larg! Është në pikën e një shpirti që po del nga rrahja pa pushim!” , shkruan gazetarja Edlira Gjoni.

Koha të përfundojë protesta politike.

Qëndrojini larg popullit o hajdut që fshiheni pas kostumeve! Read More »

Ramush Haradinaj merr guximin dhe iu përgjigjet kërcënimve të Erdoganit: Mos u merr me punët tona!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më në fund i është kundërpërgjigjur presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas akuzave që mori nga udhëheqësi turk, për reagimin e tij rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

“Jazëk të qoftë kryeministri i Republikës së Kosovës që shkarkove ministrin e Brendshëm dhe shefin e shërbimeve sekrete të Kosovës. Ndërkohë dua të falënderoj shumë presidentin e Kosovës, i cili ishte një bashkëpunëtor shumë i mirë. Po të duam ta rrëzojmë qeverinë dhe ke për ta pësuar me këtë që ke bërë. Në Kosovë do të bëjmë operacione të tjera të ngjashme me ndihmën e presidentit të Kosovës”, tha Erdogan.

Megjithatë, Haradinaj nuk e ka përmendur asnjëherë me emër presidentin turk, dhe as rastin e dëbimit të turqve, të cilët në Turqi akuzohen për terrorizëm, teksa i është kundërpërgjigjur Erdoganit.

Shefi i ekzekutivit të vendit i ka thënë Erdoganit se nuk do ta lejojë të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët nuk e kanë në traditë të ndërhyjnë në punët e shtëpisë të dikujt tjetër.

“Kosova dhe unë asnjëherë s’kam ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë. As në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen. Punët tona të shtëpisë s’do të mundet kush t’i bëjë në emrin tonë në Kosovë. Do t’i bëjmë ne, kur t’i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, është shprehur kryeministri kosovar.

Ramush Haradinaj merr guximin dhe iu përgjigjet kërcënimve të Erdoganit: Mos u merr me punët tona! Read More »

Varkë e braktisur në Zvërnec ‘ një leter dhe një amanet për familjen, para se të vdiste

Eshte gjendur një varkë plastike 4.5- 5 m në Zvërnec të Vlorës, te varka  eshte gjetur një letër që dyshohet se mund të jetë shkruar nga ndonjë peshkatar, po policia nuk e përjashton mundësin dhe dyshon për personin që është zhdukur që prej ditës së enjte Ksandro Ymeraj,që kërkohet nga familja, ose e ndonjë personi tjetër.

Letra është e dhimbshe dhe shkruhet.

‘Jam Landi po mbytemi.

Nuk kam më kohë. Jorgjia të kujdeset për Femijët, lekët i keni te pllaka e fundit e banjos, edhe pse në momentet e fundit ka lënë këtë amanet për familjen dhe fëmijët. ‘

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të kuptuar se kush mund të jetë zhdukur nga kjo varkë.

Varkë e braktisur në Zvërnec ‘ një leter dhe një amanet për familjen, para se të vdiste Read More »

Llumi i kafes bën çudira

Nëse kënaqeni duke pirë kafe turke, mos e hidhni llumin e kafes e cila mbetet në fund të filxhanit, por përdoreni për disa gjëra shumë praktike dhe të dobishme. Nëse keni menduar se pasi të keni pirë kafen duhet patjetër të lani llumin nga fundi i filxhanit, xhezves apo filxhanit, nuk duhet ta bëni.

Ja si do ta përdorni…

Lëreni llumin e kafes në një enë dhe vendoseni në një pjesë të banesës në të cilën dëshironi t’i eliminoni aromat e pakëndshme.

Mjet për pastrim

Nëse enët ju janë bërë shumë të palara, llumi i kafes do t’jua zgjidhë problemin. Fërkojeni në enë të cilën dëshironi ta pastroni, por kujdes që të mos e thithë ngjyrën. Gjithashtu, nëse dëshironi që mobiliet e drurit t’i bëni të shkëlqejnë, përzieni llumin me ujë, lyeni mobilien dhe lëreni të veprojë disa çaste, pastaj fshijeni me leckë të pastër.

Maska për flokë

Fërkojeni llumin në flokë para se t’i bëni me shampon dhe lërini pak të qëndrojë dhe pastaj lajini me ujë. Biondinat këtë maskë nuk do të duhej ta bënin, mirëpo zonjat flokëgështenja pas trajtimit flokët do t’i kenë të shkëlqyeshme!

Pilingu

Përzieni llumin e kafes me mjaltë dhe bëni piling, i cili mund të përdoret për trup dhe fytyrë dhe i cili lëkurën tuaj do ta bëjë tepër të bukur dhe do t’i jap shkëlqim. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm edhe kundër celulitit. Patjetër duhet ta provoni!

Vëreni pasi t’ju kenë pickuar insektet

Fërkojeni llumin në vendin të cilin dëshironi ta mbroni nga pickimi i insekteve, sepse aroma e fortë e kafes i largon.

Pleh

Llumi i kafes i përzier me ujë është i shkëlqyeshëm për ushqimin e herë pas hershëm të dheut të luleve shtëpiake

Llumi i kafes bën çudira Read More »

‘Ça ke mo burrë, do t’i marrësh lekët’, detaji i dyshimtë në protestën për të arrestuarit kuksianë

Gjatë protestës së djeshme, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga Kukësi, veç aktivistëve dhe familjarëve, kishte të infiltruar edhe elementë politikë, të cilët në disa raste u etiketuan nga shoqëria civile dhe u ftuan që të mos e politizonin edhe këtë protestë, dëgjohet edhe një zë i dyshimtë që i drejtohet dikujt nga të pranishmit duke i përmendur paratë.

Në videon e siguruar nga Report TV dëgjohen këto thirrje:

“Pse nuk dilni te kryeministria?”

“Poshtë Rama! Poshtë Rama!”

Deri në momentin kur një i pranishëm, i identifikuar si anëtar i FRPD-së, i drejtohet dikujt:

“Ça ke more burrë, se do i marrësh lekët, ça ke”.

Pamjet me video dhe audio flasin vetë.

‘Ça ke mo burrë, do t’i marrësh lekët’, detaji i dyshimtë në protestën për të arrestuarit kuksianë Read More »

Dokumenti i CIA-s – Kush ishte komandanti që përdhunonte femrat në kampin e Tepelenës

Një dokument i CIA-s i 27 tetorit 1951, i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar. Dokumenti tregon gjendjen e vështirë në kamp, numrin e madh të vdekjeve kryesisht në fëmijë dhe burra si dhe përmend emrin e komandantit të kampit, Xhaferr Pogaçi.

Për të thuhet se përdhunonte femrat të cilat nuk pranonin të kishin lidhje intime me të, shkruan Panorama.

PJESE NGA DOKUMENTI i CIA-s
“Janë 3600 të internuar në kampin e Tepelenës, të cilën janë vendosur aty në vitin 1949, kampi më i vjetër dhe më i madh në Shqipëri, ndërsa në kampin Beden në Kavajë janë 2000 të internuar. 70% e të internuarve në Tepelenë janë gra dhe fëmijë. Vdekshmëria më e lartë është tek fëmijët.

Fëmijët që vdiqën në 1949 ishin binjakët e Lulje Xherxhe (Lulje Nuo Djerje) nga Kopliku, jo më shumë se 1 vjeçarë, fëmija i vogël i Zef Mirasa nga Bajza, djali 1 vjeçar i Fran Hasa nga Bajza, dy fëmijë të Prenash Xherxhe nga Ljohe, dhe tre fëmijë të Xhuste Goraj, 10 vjeç, 6 vjeç dhe 6 muajsh.

Komandanti i kampit është Xhafer Pogaçi. Ai është një fshatar injorant dhe tiran që ka përdhunuar gra dhe vajza, të cilat kanë refuzuar të kenë lidhje intime me të. Ai dëshiron të shohë fëmijë teksa vdesin.

Të internuarit në kampin e Tepelenës flenë në shtretër druri katër katësh. Familjarët nuk janë të ndarë. Ndërtesa nuk ka papafingo, nuk ka çati, janë në qiell të hapur. Kampi u siguron një krevat druri dhe një sasi sapuni mujor. Ushqimi i përditshëm është çaj për mëngjes, supë dhe 650 gram bukë për drekën dhe darkën. Nuk ka asnjë mobilie për të vendosur ushqimet apo veshjet. Asgjë plotësuese as për fëmijët.

Është e vështirë të ruash pastërtinë në këtë kamp. Atyre nuk u jepen fshesa, por detyrohen të fshijnë me degë pemësh. Vendi është plot më parazitë. Një pjesë e madhe e të internuarve janë të sëmurë, si pasojë e kequshqyerjes, papastërtisë dhe parazitëve, turberkulozi është përhapur shumë. Shumë vdesin, kryesisht fëmijë dhe burra. Fëmijët vdesin për shkak të sëmundjeve, ndërsa burrat nga lodhja e punës si skllevër.


Në Shqipëri arrestimet bëhen pa urdhër, masat për burg jepen pa u gjykuar. Të burgosurit e kampit nuk ndahen sipas kategorisë, (kriminele dhe të burgosur politik), vdekja është ultimatum për të gjithë. Rreth dy vite më parë, Jak Marko, një polic, vrau Zef Kolj Prencija, presidenti i organizatës së të rinjve në rajonin e Barbullush. Ditën që pasoi, Metus Bogo, një oficer nga Shkodra, e vlerësoi këtë vrasje në një takim që bëri me popullin. Arsyetimi që dha për këtë vrasje ishte se viktima kishte simpati kundrejt Jugosllavisë.

Autoritetet gjithashtu vranë edhe Sokol Bajramaj, anëtar i Partisë Komuniste, pasi në një takim tha se gjithë zhurma për Jugosllavinë nuk ishte e vërtetë.

Dokumenti i CIA-s – Kush ishte komandanti që përdhunonte femrat në kampin e Tepelenës Read More »

Arrestohen protestuesit e Tiranës

Policia e Tiranës ka proceduar 8 persona, të cilët po kërkojnë lirimin e të afërmëve të tyre të arrestuar në Kukës për protestën në Rrugën e Kombit. Akuza ndaj tyre është protestë e paligjshme, pasi ata bllokuan hyrjen e Drejtorisë së Policisë së Tiranës. 23 persona nga Kukësi ndodhen të dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës të akuzuar për vandalizëm. Familjarët e tyre, që nga dita e djeshme dhe sot kanë bërë thirrje para Drejtorisë së Policisë të Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

Të arrestuarit janë:

-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

Arrestohen protestuesit e Tiranës Read More »

Varka e braktisur dhe letra: ”Jam Landi, po mbytem. Thuaj nënës…”

Një tjetër person rezulton i zhdukur në rrethin e Vlorës.

Një varkë e braktisur në Zvrënec, është gjetur me një shishe në brendësi të saj, ku ishte lënë një mbishkrim.

“Jam Landi i thuaj nënë Jorgjies leket i ke te pllakat e fundit”.

Dyshohet se personi me emrin Landi është zhdukur.

Burime nga policia bëjnë të ditur se po hetojnë lidhur me identifikimin emrave të mundshëm të gjetur në letër.

Gjithashtu policia po heton për një lidhje të mundshme mes personit me emrin Landi dhe personit tjetër që u zhduk ditën e enjte me një motor uji në Vlorë, shtetasit me emrin Santo Ymeraj.

Mendohet se të dy personat mund të jenë zhdukur në të njëjtën ditë. Dyshohet se varka e gjatur ka patur një motor që ka rënë në ujë.

Varka e braktisur dhe letra: ”Jam Landi, po mbytem. Thuaj nënës…” Read More »