Aurora

“Erioni i fiqve” sot është milioner. Zbardhet pasuria e të parit të Tiranës

Kryebashkiaku Erion Veliaj,  apo “Lali Eri”, siç etiketohet në publik, bën jetën e një milioneri. Të paktën, kjo reflektohet nga të ardhurat që ai ka deklaruar pranë ILDKPKI. Nga një qytetar i varfër që ishte dikur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë se jetonte duke shitur fiq, sot, ai  jeton në një tjetër stad ekonomik.Duke shitur fiq apo jo, Veliaj, rezulton milioner.

“S’kam kompleks nga jeta ime, as nga varfëria me të cilën jam rritur, as nga familja dhe as nuk kam vrarë njeri. Nuk kam kompleks që kam shitur fiq në Pazarin e Ri dhe as që kam ikur në këmbë në emigracion. Se çdo shqiptar i ndershëm, në kushte të vështira ka shkuar në emigracion. Të tallesh me ta është pafytyrësi’, ka thënë Veliaj,  gjatë fushatës elektorale, kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Në vitin 2013, Veliaj rezulton pronar një apartamenti 111 metër katror në Tiranë, me dy makina 23 mijë euro dhe 6 mijë euro si dhe me dy llogari bankare.

Në vitin 2014, Veliaj ka deklaruar pesë llogari bankare, dhe të ardhurat e  bashkëshortes nga dhjetë burime, përfshirë këtu edhe llogaritë bankare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar një rrogë rreth 12 milionë lekë të vjetra për vitin 2015, ku një pjesë e ka përfituar nga posti i tij si ministër i Mirëqënies Sociale dhe një pjesë tjetër si Kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa ka vijuar gjatë vitit 2016 të shlyejë një kredi të marrë në gusht të 2015.

Të ardhurat nga paga për vitin 2016 Veliaj i ka pasur 1.5 milion lekë, ndërkohë që ka deklaruar një llogari me 1.1 milion lekë dhe 1 mijë euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ka deklaruar shitjen e një apartamenti 88 mijë euro.

Në kategorinë e të ardhurave, për vitin 2016 ajo ka deklaruar konsulencë ligjore 7.5 milionë lekë si dhe konsulencë me UNICEF 260 mijë lekë.

CNA.al po sjell pasurinë e Veliajt ndër vite, referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania dhe formularëve të marra pranë ILDKPKI.

Pronar me 100% i Ap. banimi Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.

Gjendje e llogarisë në valutë të huaj ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollar.

Pronar me 100% i veturë tip Peugeot, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro.

Pronar me 100% i veturë tip Volkswagen Tuareg, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.

Paga bruto si Ministër 595 000 lekë.

Shpërblime nga Kuvendi 52 896 lekë.

Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “Tashko-Pustina sh.p.k”, nga 1 janari 31 mars 2014, 733 920 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners sh.p.k”, 360 000 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar – 28 shkurt 2004, 70 226 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 9 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.

Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro ku pjesa takuese 50%.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.

Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.

Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus verande, 88 641 euro pale ne sipërmarrje Agi-Kons shpk pjesa takuese 33%.

Paga si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë 557 764 (pesëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.

Paga si Kryebashkiak 656 832 (gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e dy) lekë.

Zonja Ajola Xoxa të ardhura nga aktiviteti i konsulencës ligjore biznes i bogël regjistruar me NIPT për 2015 vlera 3 264 735 (tre milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekë.

Konsulencë financuar nga USAID dhe UN Ëomen 170 000 (njëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë.

Shtuar llogaria bankare me 867 633 lekë krijuar nga paga.

Shtuar llogaria bankare me 427 Euro.

shtuar llogaria bankare e 5 euro.

shtuar llogari bankare nga paga me 5 307 euro.

shtuar llogaria bankare me 5 288 USD.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 23 649 euro të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxoa llogari bankare 1 025169 lekë të ardhura nga puna.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare në vlerë 2 930 euro.

Zonja Ajola Xoxa llogari bankare 15 072 lekë.

Zonja Ajola xixa llogari bankare 5 307 euro pjesa takuese 50%.

zonja Ajola Xoxa llogari bankare 8 288 USD ku pjesa takuese është 50%.

Llogari bankare në euro 217 euro.

Llogari bankare në lekë me burim të ardhura ushtrim profesioni 1 100 328 lekë.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Kryebashkiak, 1 555 204 lekë.

Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7 597 703 lekë.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B. Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve, projekt i UNICEF, 153 000 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 172 042 lekë.

Gjendje llogarisë bankare, 1 025.21 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 5 308.29 euro.

Gjendje llogarisë bankare, 8 295.10 dollarë.

Bashkëjetuesja Ajola Xoxa gjendje llogarisë bankare, 40 254 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 33 969 lekë.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 1 948.39 euro.

Bashkëjetuesja, gjendje llogarisë bankare, 13 272.64 lekë.

Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më 26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e vetme, 88 641 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 37 829 euro.

Bashkëshortja, gjendje llogarisë bankare, 1 574 lekë.

Është shlyer gjatë vitit 2016 vlera 720 826 lekë për një kredi me vlerë totale 6 100 000 lekë me afat 180 muaj e disbursuar me datë 31. 08. 2015. E mbetur pa shlyer në 31 dhjetor 2016 vlera 5 815 845 Leke

“Erioni i fiqve” sot është milioner. Zbardhet pasuria e të parit të Tiranës Read More »

‘Prill-Maj mos iu ndaj’ – Monikës dhe Bashës u vlon gjaku, duan gjak dhe protesta dhe të bëjnë hatanë mbi popull

Një qeveri që arreston dhe keqtrajton disa protestues për faktin pse u ngritën kundër taksimit të rrugës së tyre, nuk është një qeveri demokratike dhe e barabartë.

Kjo ka bërë që kuksianët të revoltohet dhe të protestojnë kundër taskës së Edi Ramës dhe më pas kundër arrestimit të familjarëve të tyre.

Për çfarë të protestojnë më parë.  Qytetarët e Kukësit kanë të gjitha të drejtat e tyre që të kundërshtojnë fort dhe ashpër 5 euroshin që i ka vendosur Rama për të kaluar rrugën që i lidh me Tiranën.

Kuksianët kanë të drejtë të protestojnë, por PD dhe LSI nuk kanë asnjë të drejtë.

Janë bashkëhajdutë dhe bashkëfajtor me Ramën. Por sot, Monika dhe Luli po mundohen ti vjedhin edhe protestën kuksianëve. Jo vetëm që u kanë vjedhur lekët, pronat, rrugën, bukën por sot duan ti vjedhin dhe protestën.

Monika dhe Luli mesa duket u vlon gjaku dhe në muajt e pranverës kërkojnë protesta në kurriz të popullit, pasi vetë janë të papaftë që të prodhojnë diçka të tillë. Askush nuk i ndjek sepse e dinë mirë se sa u vlen lëkura.

Skandali më i madh është denoncimi i aktivistëve që thanë se në protestën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, eksponentët e PD dhe të LSI po mundohen që të nxisin dhunë dhe të shkaktojnë viktima, në mënyrë që protesta të rritet dhe të ndodhë e njëjta gjë si me 21 janarin. Duan që ti lënë dobiçin në preher qeverisë, dukei kthyer të njëjtën monedhë Ramës.

Të bësh opozitë me hallin dhe problemet e kuksianëve dhe presin që të vijnë në pushtet .Kjo në kushte aktuale nuk ndodh dhe Rama me dyshen e ngordhur Basha-Kryemadhi do të vendosë sa taksë ti dojë qejfi.

Mjerë populli shqiptarë që nuk ka një qeveri që të mendojë për to dhe një opozitë që mundohet ti hajë edhe kockat.

‘Prill-Maj mos iu ndaj’ – Monikës dhe Bashës u vlon gjaku, duan gjak dhe protesta dhe të bëjnë hatanë mbi popull Read More »

Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve

Gjatë mbledhjes së opozitës së bashkuar, ish-kryeministri Sali Berisha, ju ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të bëjnë një betim me veten e tyre, i cili duhet të jetë që askush nuk duhet të ndalet deri sa të rrëzohet Rama.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi akt heroik protestën qytetare, e cila ishte një reagim i fortë për ti thënë stop arrogancës së Ramës.

Çfarë betimi u kërkoi Berisha deputetëve?

Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirnjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores.

Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një ngjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues I këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë. Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë.

Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ke shkelmuar cdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bollëk dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me nnjë dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.

Mbledhja e frontit opozitar, ja betimi që Berisha u kërkoi deputetëve Read More »

Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua

Lulzim Basha deklaroi para mbledhjes së grupit parlamentar të PD me LSI se nuk do të merren më leje për protesta. Nëse duan të arrestojnë dikë për këtë, Basha theksoi se le të arrestojnë atë vetë.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se policia po shkel çdo rregull dhe ligj.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin,  Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do ti trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!

Basha: Le të vijnë të më arrestojnë mua Read More »

Çipa: Duke sjellë të arrestuarit në Tiranë, zgjeron konfliktin

Gazetari Aleksandër Çipa i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, thotë se nuk ka asnjë arsye që të arrestuarit për protestën e Rrugës së Kombit të dërgohen në Tiranë, pasi sipas tij, kjo ka zgjeruar konfliktin.

Pjesë nga biseda:

Çipa: Nuk ka asnjë arsye që qytetarët e arrestuar të dërgohen në Tiranë, sepse është shtrirje e konfliktit dhe konflikt që prodhohet prej së drejtës që drejton shtetin.

Edhe kur nuk ka kapacitete, prokuroria e Përgjithshme dërgon grupe prokurorësh që ta hetojnë.

E treta nuk ka ngut për këtë gjë. Të administrohen provat nga dëmet atje.

Proceset janë të tilla që nuk ka arsye të prodhojnë një konflikt, që sot është kthyer në social.

Sot kemi një konflikt social, që po shndërrohet në konflikt politik dhe prishje të stabilitetit të shtetit.

Çipa: Duke sjellë të arrestuarit në Tiranë, zgjeron konfliktin Read More »

Taksa e rrugës së Kombit, deputetja e PS: Negociata për skemën e zbritjeve

Kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë koncesionare për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit përmban një afat ligjor për rinegocimin e tarifës së kalimit.

Deputetja e PS, Evis Kushi, tha në studion e lajmeve të Ora News, se ky afat nuk ka kaluar pasi është 60 ditë.
Kushi: Po diskutohet, sepse kontrata e parashikon që brenda 60 ditëve që nga vendosja e taksës bëhen negociata për të diskutuar edhe skemën e zbritjeve.

Sipas Kushit, protesta në rrugën e Kombit ishe e dhunshme dhe në radhët e saj, janë dokumentuar me filmime persona me precedentë penalë

Kushi: Më vjen keq që një pjesë e të ndaluarve nga policia kanë rekorde kriminale, janë persona të njohur nga policia dhe prokuroria për akte të tjera vandaliste.

Deputetja e PS tha se pavarësisht qëndrimeve të tanishme politike të opozitës, negocimi dhe firmosja e kontratës është bërë dy vjet më parë.

Taksa e rrugës së Kombit, deputetja e PS: Negociata për skemën e zbritjeve Read More »

U sollën në Tiranë, dosja për 23 protestuesit e arrestuar mbërrin në Gjykatën e Kukësit

Kur kanë kaluar rreth 48 orë nga ndalimi i 23 qytetarëve që protestuan kundër tarifës së “Rrugës së Kombit”, dosja hetimore është dorëzuar në Gjykatës.

Ndonëse pas ndalimit ata u sollën menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, burime nga Prokuroria bëjnë me dije se 23 personat e ndaluar do të dalin para Gjykatës në Kukës.

Materiali hetimor për ta është dorëzuar tashmë në këtë Gjykatë dhe do të jetë ajo që do të caktojë datën dhe orën e seancës gjyqësore për vlerësimin e ndalimeve dhe masën e sigurisë.

Deri tani pritej që kjo ditë të ishte e marta, por nuk dihet ende se çfarë do të vendosë Gjykata e Kukësit.

U sollën në Tiranë, dosja për 23 protestuesit e arrestuar mbërrin në Gjykatën e Kukësit Read More »

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit

Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar për përmbajtjen e takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në shkolla me gjimnazistë të Tiranës. Për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.

“Unë vetë jam prind, ç’ lidhje ka që fëmija im të shkojë dhe të marrë në shkollë leksione për LGBTI-në? Fëmija nuk mund të imponohet. Po kryen fushata tek minorenët që nuk janë pjekur seksualisht. Unë e kam çuar fëmijën tim në shkollë për të marrë njohuri, për këtë shërben shkolla, jo për projekte ideologjike sepse nesër mund të ngrihen edhe pedofilët, të thonë duam të shkojmë dhe ne në shkolla dhe të japim ideologjinë tonë. Pasi mbushin 18 vjeç është histori tjetër, atëherë kanë të drejtë të zgjedhin, por jo të imponohen”, deklaron Leonardi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit ka sqaruar se prej dy vitesh, në përputhje me planin e veprimit të qeverisë shqiptare për personat LGBTI, po trajnohen mësues dhe prindër mbi të drejtat e njeriut, bullizmin dhe dhunën. Duke lënë të kuptohet se prindërit janë dakord me projektet për informimin e nxënësve mbi komunitetin LGBTI në shkolla. Por, disa prindër janë kundër dhe shqetësohen për problematika të tjera.

“Duhet të përqëndrohemi te problemet reale që kanë nxënësit në shkollat shqiptare, si drogat e lehta, aborti, kushtet e mësimdhënies, tekstet shkollore falas për njerëzit në nevojë… Këtu ka nxënës që rrinë me batanije në shkolla. Kjo fushatë antikushtetuese të ndërpritet menjëherë sepse nuk ka ku qëndron moralisht”, shton Leonardi.

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit Read More »