Aurora

Panik, panik, mos kaloni aty. Tmerrohen njerëzit se…

Panik ne Tirane, pasi dy persona nga lartesia kercenojne me vetevrasje.

Një burrë dhe një grua kanë hipur në një vinç në Tiranë dhe kërcënojnë me vetëvrasje.

Policia e Tiranës bën me dije se: rreth orës 20:45 ka ardhur njoftimi se në rrugën e “Kosovarëve”, në një vinç, në lartësinë 30 metra kanë hipur dy persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Zjarrëfikses dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se

Dy shtetas (burrë dhe grua), të cilët nuk pranojnë të identifikohen, kanë hipur në një vinç (për një problem pronësie) nga ku kërcënojnë se do të hidhen.

Ata dyshohet të jenë përsëritës në këtë veprim.

Po negociohet nga shërbimet e policisë për zbritjen e tyre nga vinçi.

Panik, panik, mos kaloni aty. Tmerrohen njerëzit se… Read More »

Eli Fara bën deklaratën shokuese te Ermali, nuk e mendonte njeri

Eli Fara është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, ndër më të paguarat, ka miliona adhurues,.

Ajo tërheq gjithnjë vëmendjen me super formën që e mban trupin e saj dhe është një femër që nuk njeh moshë.

Me të gjitha këto cilësi kush nuk do donte të ishte në vendin e Eli Farës?

Por për këngëtaren nuk ndodh kështu. E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ajo deklaroi se është mërzitur së qenuri Eli Fara.

“Së qenuri e bukur nuk i mërzitet vetja njeriut, jo vetëm mua po askujt. Mua më mërzitet ndonjëherë vetja së qenuri Eli Fara”, tha këngëtarja.

Eli Fara bën deklaratën shokuese te Ermali, nuk e mendonte njeri Read More »

Stop përdorimit të këtij ilaçi menjëherë! E marrim përditë, por shkakton humbjen e kujtesës

Nëse jeni duke përjetuar një vështirësi në kujtimin e sendeve, duhet të dini se disa medikamente të përshkruara, si edhe ato të marra mbi-normë mund të jenë shkaku kryuesor. Kthehu në të kaluarën, mjekët shoqërojnë humbjen e kujtesës dhe konfuzionin mendor me procesin e plakjes.

Sidoqoftë, në ditët e sotme, shkencëtarët pohojnë se plakja nuk duhet domosdoshmërisht të ndodhë. Kjo është për shkak se truri ka aftësinë për të formuar qeliza të reja dhe për të riformuar lidhjet e tyre përmes jetës.

Shkaqe të tjera të humbjes së kujtesës

Alkooli dhe droga

Pirja e duhanit

Stresi i tepruar

Pagjumësia

Mungesa e vitaminës B12

Mjerisht, recetat e dhëna nga mjekët mund të shkaktojnë afërsisht 100,000 vdekje në vit dhe më shumë se 1.5 milion pacientë janë hospitalizuar për shkak të efekteve anësore të këtyre ilaçeve.

Statin

Ato janë të përshkruara për rregullimin e niveleve të kolesterolit, por ato janë gjetur të shkaktojnë dëme në tru dhe humbje të kujtesës.

Ilacet e gjumit

Kur merren për një kohë më të gjatë, këto mjekime mund të shkaktojnë humbje të kujtesës dhe madje edhe koma. Ata nuk e trajtojnë arsyet themelore për pagjumësinë, por vetëm përkeqësojnë shëndetin e dikujt.

Anti Meds

Antispasmodics, ilaqet kundër depresionit, antibiotikët dhe anti-drogë të tjera ndikojnë në nivelet e acetilkolinës në trupin tonë; ky është neurotransmetuesi kryesor i rëndësishëm për mësimin dhe kujtesën. Kur nivelet e tij nuk janë mjaft të larta, mund të ndodhin efekte serioze anësore, si turbullira në shikim, konfuzion mendor dhe humbja e kujtesës.

20 mjekime që mund të shkaktojnë humbjen e kujtesës
Sipas një liste të bërë nga ish nënkryetari i Departamentit të Psikiatrisë, këto janë 20 barnat që kanë qenë të lidhura me humbjen e kujtesës:

Steroidet

• Antihistaminat

• Litium

• Methyldopa

• Naproxen

• ilaqet kundër depresionit – Vivactil, Elavil, Anafranil, Norpramin, Pamelor dhe Surmontil.

• Interferonet

• Ilacet e Hipertensionit

• Beta blockers

• Quinidine

• Insulinë

• Benzodiazepinat

• Medikamentet e Parkinsonit

• Antipsikotikët

• Barbituratet

• Ilacet e Epilepsise – Phenytoin dhe Dilantin

• Mjekimet e kimioterapisë

• Antibiotikë

• Qetësuesit e dhimbjeve

• Ilace gjumi

Medikamente mbi-normë që mund të çojnë në humbjen e kujtesës

Zantac

• Unisom

• Tylenol

• Tagamet

• Sominex

• Pepcid Ac

• Nytol

• Excedrin PM

• Dramamine

• Claritin

• Benadryl

• Advil

Stop përdorimit të këtij ilaçi menjëherë! E marrim përditë, por shkakton humbjen e kujtesës Read More »

Lutja e pazakontë e një nëne: Dua të shes veshkën!

“Dua të shes veshkën”. Këto janë fjalët e një nëne që i është drejtuar emisionit Fiks Fare me këtë kërkesë të pazakontë për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Ajo tregon se e ka menduar gjatë dhe pamundësia ekonomike e ka detyruar të vendosë për të kryer këtë veprim. “Burri im është i sëmurë dhe nuk ka mundësi të punojë, shtëpi nuk kemi, jetojmë te prindërit e mi. Ata nuk kanë pension. Të vetmet të ardhura janë rroga ime prej 220 mijë lekësh të vjetra”, tregon ajo historinë për të shpjeguar se çfarë e ka shtyrë të marrë vendimin për të shitur veshkën.

Ajo tregon për Fiks Fare se këtë e bën për vajzën e saj, e cila është vetëm 15 vjeçe dhe dëshiron që ajo të jetojë si adoleshentet e tjera.

“Dua të bëj diçka për të, t’i lë të paktën një shtëpi, të tregoj se unë mund të bëj diçka për të, pasi për të do të jepja jetën”, rrëfen gruaja e re, e cila është rreth 40-ve dhe jeton në Tiranë.
Nëna e re shpjegon se ka dy vjet që e mendon këtë gjë, por nuk i ka treguar askujt dhe dëshiron që sidomos vajza e saj mos ta mësojë kurrë këtë fakt.

Madje, ajo thotë se disa herë është drejtuar për të ardhur te Fiksi, por është kthyer rrugës. Edhe ditët e fundit është afruar dy-tre herë, derisa ka vendosur të hyjë në redaksi dhe të bëjë kërkesën e veçantë.

“Kisha frikë sesi do e merrnin njerëzit, sesi do më gjykonin, si do më shihnin, se unë nuk kam frikë për jetën time. Këtë po e bëj për fëmijën tim dhe nuk druhem për asgjë, prandaj, ju lutem më ndihmoni”, mbyll rrëfimin e saj nëna e re, teksa i dridhet zëri, me shpresën se nëpërmjet emisionit, dikush do e dëgjojë dhe veç faktit se ajo do i vijë në ndihmë familjes së saj, me këtë veprim do të ndihmojë edhe dikë që do e ketë të nevojshme transplantin e një veshke.

Lutja e pazakontë e një nëne: Dua të shes veshkën! Read More »

E mbani mend Tirkën e famshën tek “Zonja nga qyteti”? Shikoni si duket sot mbas 42 vitesh

Aktori i mirënjohur i teatri dhe kinematografisë shqiptare Sotiraq Bratko, vijon ende të jetë aktiv në skenë.

Përpos roleve të tij të kahershme, ndër më të njohurit ai i Sotir Bakërxhiut, shkurt Tirka (mësuesi më simpatik) i zonës, që të gjithë e njohin si Tirka tek teto Ollga, “Zonja nga qyteti”, apo edhe tek pjesa e dytë e filmit “Një shoqe nga fshati”.

Ai nduket se tashmw nuk wshtw mw njw djalw i ri, por swrisht wshtw po aq i mbajtur sa dikur

E mbani mend Tirkën e famshën tek “Zonja nga qyteti”? Shikoni si duket sot mbas 42 vitesh Read More »

Patëllxhanët e mbushur, receta e shijshme nga duart e amvisave Shqiptare

Shija dhe vlerat e patëllxhanëve të mbushur, të pjekur në furrë është mbresëlënëse.
Patëllxhanët e mbushur apo të njohur ndryshe si “Imam Ballajdi” janë pa dyshim një nga gatimet më të shijshme shqiptare.

Shumë histori janë ngritur mbi prejardhjen e emrit të recetës së famshme të patëllxhanëve të mbushur-Imam Bajalldi.

Edhe Shqipëria ka versionin e saj të prejardhjes së këtij emri.

Sipas gojëdhënave, një Imam i nderuar ishte ftuar për drekë në një familje tradicionale elbasanase.

Mes gjithë gatimeve të shijshme që amvisat e shtëpisë kishin përgatitur enkas për të nderuar Imamin, më e veçanta ishte tava me patëllxhanë të mbushur.

I mahnitur nga pamja e kësaj tave fantastike, Imami u magjeps nga shija e tyre, duke ngrënë aq shumë patëllxhanë të mbushur sa u “bajalldis” (i ra të fikët).

Mësohet se që prej asaj kohe, kjo tavë tipike shqiptare mori emrin Imam Bajalldi.

Por krahas kësaj gojëdhëne që na tregon mbi emrin e veçantë të kësaj tave tradiconale shqiptare, vërtetë shija dhe vlerat e patëllxhanëve të mbushur, të pjekur në furrë është mbresëlënëse.

Po sjellm më poshtë recetën tipike të gatuar e të trashëguar brez pas brezi që prej kohërave të vjetra nga stërgjyshet e gjyshet dhe nënat shqiptare.
Përgatitja e Tavës Shqiptare me Patëllxhanë të Mbushur
Përbërësit
1 kg patëllxhanë

5 speca të gjelbër

4 kokrra mesatare qepë

5 kokrra mesatare domate

200 gr mish të grirë (sipas preferencës)

1 kokërr hudhër

vaj ulliri

piper

kripë

majdanoz
Përgatitja
Si fillim, pastrojmë me kujdes patëllxhanët e më pas qërojmë lëkurën e tyre përsëgjati si një rrip të hollë nga të dyja anët.

I vendosim me rradhë në tepsi dhe i spërkasim me pak vaj ulliri dhe kripë. I fusim në furrë me temperaturën 200 gradë dhe i lëmë aty rreth 15 minuta.

Gjatë kohës që patëllxhanët piqen në furrë, përgatisim mbushjen e tyre me perime.

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe si fillim skuqim hudhrat, më pas shtojmë qepët e qëruara dhe i kaurdisim bashkë me hudhrat në zjarr të ngadaltë.

Pasi volumi i qepës bie nga skuqja, hedhim mishin e grirë dhe specat e prerë në kubikë të vegjël. Vijojmë kavërdisjen.

Më pas hedhim domatet e grira, i kavërdisim dhe i lëmë të ziejmë për 15 minuta. Në fund gjellës së përgatitur i hedhim kripën dhe erëzat.

Nxjerrim patëllxhanët nga furra, i presim mes përmes me një lugë gjelle dhe i mbushim me gjellën që kemi përgatitur.

I vendosim të gjithë patëllxhanët e mbushur në tavë dhe u hedhim sipër një gotë me ujë.

Më pas, tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë, për 1 orë.

Patëllxhanët e mbushur, receta e shijshme nga duart e amvisave Shqiptare Read More »

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre

Megjithëse janë pronarë të tokave në Kakome, një pjesë e banorëve të Nivicës nuk mund ti shfrytëzojnë pronat e tyre, pasi shprehet se ato gjenden brenda rrethimit të vendosur nga kompania Riviera Kakome dhe se policia private e cila ruan këtë rrethim nuk i lejon.

Banorët e Nivicës kanë tentuar përsëri të shkojnë në pronat e tyre, por ndonëse janë të pajisur me certifikatat mbi pronësinë e tokave të tyre, ata nuk janë lejuar. Kryetari i fshatit Nivicë shprehet se ende vazhdojmë të besojmë në ligjet e shtetit dhe presim zbatimin e ligjit dhe vendimeve të gjykatave, pasi kompania Riviera Kakome megjithëse pretendon pronësinë në 29 hektarë, ata kanë rrethuar 110 mes tyre.

Banoret e Nivicës shprehen se një problem tjetër me të cilin përballen është se Hipoteka e Sarandës nuk po bën regjistrimin e pronës së tyre, pavarësisht se ata kanë gjithë dokumentacionin e duhur. Prej disa muajsh ata kanë aplikuar dhe kanë bërë pagesat e kërkuara në hipotekë dhe megjithëse afati për hipotekimin ka muaj që ka kaluar, ata shprehen çuditërisht hipoteka e Sarandës nuk u ka kthyer asnjë përgjigje.

Kjo ka bërë që banorët të dyshojnë se kjo është pjesë e lojës së kompanisë Riviera Kakome për të gllabëruar edhe pronat e mbetura në Kakome. Banoret e Nivicës kanë prej vitesh që përballen me problemin e tokave në Kakome dhe ende ky problem nuk është zgjidhur. Ata shprehen se këtë betejë do ta vazhdojnë pasi kjo është toka e tyre brez pas brezi./javanews

Skandal në Kakome, banorët nuk futen dot në tokat e tyre Read More »

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me një proçedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Drejtorise rajonale të Shendetit Publike Vlorë 48 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në Qarkun e Vlorës, përzgjodhën sipas renditjes vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e Qarkut Vlorë./6+1

Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Vlorës Read More »