Aurora

Provojeni këtë recetë e do lëpini gishtat, si mund ta gatuani fileton e pulës

Përbërësit për këtë recete janë:
4 fileto pule
1 kokërr qepe e grirë hollë
2 lugë gjethe me kaperi
2 thelpinj hudhra
gjalpë
400 g domate të prerë në kubik, ose salcë të gatshme
kripë, piper, rigon
majdanoz i freskët
200 ml verë të bardhë

Përgatitja:
Marinojmë fileton e pulës me kripë dhe piper. Mund të zgjidhni piper te zi, të kuq, ose të bardhë që ka një shije më delikate dhe e kalojmë në skuqje në një tigan me vaj ulliri dhe pak gjalpë. Pasi pula është skuqur, do të shtojmë qepën e prerë hollë, shtojmë domatet, rigonin, shtojmë verën, kripë dhe piper të zi dhe dy lugë kaperi. Vendosim kapakun derisa lëngu të shterojë dhe pula të jetë bërë. I shtojmë dhe majdanoz të freskët.

Provojeni këtë recetë e do lëpini gishtat, si mund ta gatuani fileton e pulës Read More »

U dënua se vrau një person, ish polici telefonon në emision live dhe lëshon akuza bombë: Tahiri…

Ish polici Ajet Rexhepi i cili eshte denuar me burg pasi akuzohet se ka vrarë bashkëfshatarin, pasi ky i fundit ra pre e grabitjes në 13 shkurt të 2016-ës në fshatin Shkalle të Konispol,  është bërë protagonist i emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Viktimë mbeti 44-vjeçari Pajtim Shehu, ndërsa Rexhepi u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me 24 vite burg.

Rexhepi në një lidhje telefonike nga paraburgimi i Vlorës mohoi kategorikisht ngjarjen në fjalë, ndërsa theksoi se nuk e kishte vrarë ai bashkëfshatarin. Ai tha se ndaj tij nuk kishte asnjë provë, madje edhe përshkrimi që u bë për hajdutin, nuk kishte lidhje me të. Ajet Rexhepi, ish-punonjës policie, tha se në kohën kur ndodhi ngjarja, ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri u kishte bërë thirrje drejtuesve të policisë së Vlorës dhe Sarandës që të zbardhnin ngjarjen. Po ashtu ai vijoi me akuzat për drejtuesit e policisë, ndërsa shtoi se ai u bë kokë turku për të mbajtur ata vendet e punës, që sipas tij të merreshin me trafikun e drogës, akuzë për të cilën janë shpallur edhe në kërkim.

“Ministri Tahiri tha; ‘Të gjendet autori i vërtetë i ngjarjes, ose do të shkarkoheni të gjithë’. Por meqë donin të mbyllnin çështje e trafikut të drogës, drejtorët e policisë së Vlorës dhe Sarandës, më bënë mua kokë turku. Është ngritur një akuzë me ‘vdekje me pasojë vdekje’, ‘armëmbajtje pa leje’. Ai që ka bërë vjedhjen, ka bërë edhe vrasjen. Unë kam qenë punonjës policie, dhe i di shumë mirë se si prishen provat. Unë atë ditë isha pranë viktimës, por se vrara unë. Prita sa të vinte policia”, tha Ajet Rexhepi.

NGJARJA
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, Arqile Poçi ka dëgjuar zhurmë në lokalin e tij, i cili ndodhet ngjitur me banesën ku ai banon. Edhe pse ishte natë, Poçi nuk ka ngurruar të marrë në telefon shokun e tij, Pajtim Shehun dhe t’i kërkojë ndihmë. Ky i fundit është treguar i gatshëm dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia e tij dykatëshe, që ndodhet rreth 500 m larg lokalit të Poçit. Mësohet se në pjesën e poshtme të lokalit, Shehu është qëlluar me një plumb në ballë, krim për të cilin akuzohet Ajet Rexhepi.

Ndërkohë, djali i të akuzuarit, Xhustjano bashkë me nënën e tij, ndodhen në studio, ndërsa mohuan kategorikisht se Ajet Rexhepi kishte lidhje me ngjarjen. Ajet sebashku me djalin e tij Xhustjanon kanë qenë në banesën e tyre duke pare televizor, kur kanë dëgjuar krismën. Kanë dal në ballkon për ta parë çfarë kishte ndodhur. Pasi, ata kishin në katin e pare supermarket dhe lokal dhe menduan se mos i thyen xhamat e biznesit. Nuk kane pare asgjë, vetëm Arqilen i cili po lëvizte me një elektrik dore. Pak me vone, ka kaluar një foristrad në fshat që ka marre një person dhe është larguar. Dyshohet se personi ka qene vrasësi, pasi nga kamerat del që ishte trup i shkurtër, i veshur me të zeza dhe me një kapele të zezë. Xhustjano ka dal nga banesa me babain dhe kanë pyetur Arqilen qe kush ishte ajo makinë dhe nëse i kishte marrë nje targe. Kaluan minuta të tera dhe kanë dal dhe banorë të tjerë, ku më pas gjetën dhe trupin e viktimës që ndodhej mbrapa shtëpisë së Arqilesë, shkruan ‘BalkanWeb’.

Dyshohet se në momentin që Arqileja i ka kërkuar ndihmë, viktima është ndeshur me hajdutin ku dhe janë përleshur, pasi kishte shenja dhune në fytyrë dhe është vrarë vetëm me një plumb. Ekspertët nuk kanë gjetur deri tani as plumbin dhe as gëzhojën në vendin e ngjarjes. Ata kane thënë se është gjuajtur mbrapa shtëpisë së Ajetit, ku plumbi ka bërë rikoshet dhe i ka marrë jetën Pajtimit. Nga kamerat e sigurisë nuk kanë zbuluar asgjë, nga përgjimet asgjë. Hajdutin e ka parë vetëm nusja e Arqiles, por asnjëherë nuk u kuptua pse u bë vrasja e Pajtim Shehut. Nga familjarët e të akuzuarve është hedhur një pistë se viktima merrej me mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike dhe ka pasur konflikte për shitjen e drogës. Kur nisen hetimet, Xhustjanon tregon se është dhunuar nga shefi i komisariatit Sarande ( që nuk është me në detyre) që ai të pranonte vrasjen që kreu babai, pasi në të kundërtën do dënohej babai dhe vetë ai.

U dënua se vrau një person, ish polici telefonon në emision live dhe lëshon akuza bombë: Tahiri… Read More »

Donald Lu flet për Vetting-un: Ishin të paprekshëm, por sot politikanët shqiptarë dridhen

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu duke folur në një prononcim për “Top Channel”, për ecurinë e reformës në drejtësi, ka deklaruar se tashmë janë kaluar ngërçet. Tashmë ai thotë se, politikanët shqiptarë nga të paprekshëm kanë frikë nga sistemi i drejtësisë.

Dy shkaqet që vonuan ngritjen e institucioneve si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit janë zgjidhur tashmë, thotë Donald Lu. Në një deklaratë ekskluzive për Top Channel ambasadori amerikan i përgjigjet pyetjeve se çfarë po e vonon ngritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

“Vonesat kanë ardhur për dy arsye. E para, ishte kundërshtimi i ligjit të Vettingut nga opozita. Ata e humbën këtë sfidë. E dyta, ishte vonesa në gjetjen e kandidatëve të kualifikuar jashtë sistemit të drejtësisë për anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së. Tashmë, të dyja këto çështje janë zgjidhur. Kandidatët për këto institucione janë duke kaluar në procesin e Vettingut. Ata do të jenë funksionalë shumë shpejt”, tha për Top Channel Donald Lu.

Asnjë habi nga ambasadori Lu për ata që nuk e kanë optimizmin e tij. “Nuk është për t’u habitur që politikanët vazhdojnë të kritikojnë dhe të mbjellin dyshime për këto struktura. Ata ishin dikur të paprekshëm. Tani ata kanë frikë”, thotë Lu.

Ambasadori Amerikan e deklaroi reformën në drejtësi si pikë kryesore të misionit diplomatik që në ditën e tij të parë në Shqipëri. Prej zotit Lu kanë ardhur deklaratat më të forta për politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, për banda dhe grupe kriminale si dhe për dekriminalizimin e politikës./TCH/

Donald Lu flet për Vetting-un: Ishin të paprekshëm, por sot politikanët shqiptarë dridhen Read More »

Basha si Baba Vanga: Re të zeza po vijnë, do shpërthejmë

Lulzim Basha nuk di më se çfarë po flet dhe nuk ia ka idenë si mbahen frerët e partisë më të madhe opozitare.

Pas kafes me Monika Kryemadhin, Basha vendosi të mblidhte grupin e tij parlamentar. Deputetët e tij priten që kryetar itë japë detaje për pozicionet e reja dhe strategjinë e luftës kundër qeverisë Rama.

Duke mos thënë asgjë të re dhe duke mos patur asnjë pikë vizioni për aksionet e opozitës, Basha ka filluar të flasë kodra pas bregut.

Basha, si një parashikues fati është shprehur për re të zeza që do të mbulojnë vendin dhe do të ketë shpërthime.

Lulzimidiket se është bërë si Baba Vanga, një e moshuar bullgare e shekullit të kaluar e cila ka folur për shkatërrime dhe për luftra.

A i takon një kryetari partie në opozitë të flasë për re të zeza? Absolutisht jo!

Basha duhet që retë e zeza ti nxjerrë në pah. Nëse ka fakte për skandalet e qeverisë Rama, që nuk janë pak, duhet ti publikojë, ti kallëzojë në Prokurori dhe të dalë në protesta.

Këto fjalë në ajër të Bashës, janë identike sit ë Adriatik Llallës, ku një herë në tre muaj dilte dhe thoshte që do të ketë arrestime të mëdha.

Siç e pamë, asnjë nuk u arrestua gjatë mandatit të tij. Ndoshta Llalla, fliste për arrestimin e tij, që është më afër se kurrë.

Basha si Baba Vanga: Re të zeza po vijnë, do shpërthejmë Read More »

Valbona Selimllari e pranon hapur: Ja ndërhyrja që ka bërë në pamje

E ftuar mbrëmjen e sotme përballë fëmijëve në ‘Kurthin e Piter Pan, ishte ish-missi Valbona Selimllari. E cilësuar si ikona e bukurisë shqiptare, ajo ka ruajtur gjithmonë të njëjtin imazh të freskët të një vajze të re.

Gjatë emisionit, fëmijët e kanë vënë atë përballë pyetjeve të ndryshme dhe njëra prej tyre ishte se si ajo arrinte të kishte dhëmbë aq të bardhë dhe të bukur. Ish-missi nuk ka ngurruar që menjëherë tu tregojë fëmijëve sekretin e saj:

“Unë kam ndërhyrë tek dhëmbët e mi. I kam bërë, por jam munduar që të jenë sa më pranë dhëmbëve të mi origjinal. Gjithashtu e rëndësishme është që edhe t’i mirëmbash dhëmbët që të jenë të bukur”- tregoi ajo.

Valbona Selimllari e pranon hapur: Ja ndërhyrja që ka bërë në pamje Read More »

Petrit Vasili: Edi Rama ka vdekur politikisht. E ktheu vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale  thotë se sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është kthyer ne një lavatrice të pastrimit të parave të drogës, trafikut të qenieve njerëzore si dhe krimit të organizuar. Më tej ai thotë se ky kryeministër ka vdekur politikisht dhe koha e tij ka mbaruar.

Statusi i i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Amerika foli: Kryeministri ktheu vendin ne lavatrice gjigande te pastrimit te parave te krimit.

Departamenti Amerikan i Shtetit foli qarte.Shqiperia eshte kthyer ne nje lavatrice gjigande te pastrimit te parave te droges,trafikut te qenieve njerezore,krimit te organizuar.

Kryeministri i zene per fyti nga krimi i organizuar e damkosi Shqiperine si vendi ku krimi ka kapur pushtetin politik te qeverise dhe ekonomine e vendit.

Ky kryeminister, qe ekonomine kombetare e shkaterron ne emer te pastrimit te parave te zeza te krimit KA VDEKUR POLITIKISHT.

DASH thote:

“Ndërtimi, vecanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.

Sipas Departamentit të Shtetit, institucionet shqiptare janë inefektive në luftën kundër pastrimit të parave. Si rezultat paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Koha e ketij kryeministri ka mbaruar.

Ky eshte thjesht nje Genjeshtar Global qe eshte i sinqerte vetem me kriminelet.

Shqiptaret jane pa drejtim.

Petrit Vasili: Edi Rama ka vdekur politikisht. E ktheu vendin në lavatriçe të pastrimit të parave të krimit Read More »

Minatorët në protestë për 1 Maj: Na jepni statusin

Prej vitesh, minatorët e Shqipërisë kërkojnë që t’i jepet statusi, në mënyrë që të garantojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, por një gjë e tillë ende nuk është bërë e mundur.

Ndonëse naftëtarët tashmë e kanë marrë statusin, për punonjësit e nëntokës duket se ka pengesa, edhe pse kushtet në të cilat ata punojnë janë më të vështira.

Ata pretendojnë se atyre nuk u është dhënë statusi, politikisht, duke shkaktuar vonesa në këtë proces.

Duke kërkuar sigurinë në miniera dhe statusin e minatorëve, në kuadër të ditës ndërkombëtare të Punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë organizoi një protestë në kryeqytet paraditen e sotme.

Në manifestimin e tyre pranë “Ushtarit të panjohur”, kryetari i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit për punonjësit e nëntokës, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë.

Nën sloganin “ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve”, ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, pasi kushtet e tyre të punës lënë për të dëshiruar.

Ata theksuan se numri i minatorëve që humbin jetën në galeri është i lartë, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme për të siguruar kushte dhe paga më të mira.

Minatorët në protestë për 1 Maj: Na jepni statusin Read More »

”Frika e Berishës nga Basha nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri”. Një tezë pse ish-kryeministri i është nënshtruar kreut të PD dhe nuk vepron dot kundër tij

Pas 1991, Shqipëria ka njohur shkatërrimin e ushtrisë, arsimit, shëndetësisë, lënien e bujqësisë në kushte primitive, shpërnguljet kaotike urbane, ligjeve kontradiktore mbi pronën që kanë shkaktuar mijëra viktima, depresionin social, migrimin masiv, etj.

A janë këto që kanë ndodhur rastësore? Apo një strategji e atyre qē nuk e duan zhvillimin e vendit, strategji që ka gjetur vend në kushtet e varfërisë materiale dhe krizës së identitetit të një shoqërie në tranzicion?

Sipas dokumentave të deklasifikuara të CIA-s, në 1991 UDB ka patur rol në ngritjen e klasës së re politike.

Është përfolur shpesh që ish-mjeku Sali Berisha është një prej tyre.

Ish-president, ish-kryeministër dhe figurë qendrore e politikës së këtyre tri dekadave; askush nuk e di si do ishte Shqipëria pa ndikimin dhe veprimtarinë 27 vjeçare të këtij individi.

Rrethanat e futjes së tij në politikë dhe mbajtja e vendit nën tension dhe konflikt të egër që ka penguar në vijimësi rritjen normale dhe zhvillimin ekonomik të vendit, janë teza që mbështesin supozimin e mësipërm.

Zhdukja e provuar zyrtarisht e dosjeve të bashkëpunëtorëve të UDB nga arkiva e ish-Sigurimit të Shtetit, gjithashtu flet pro.

Disa e shohin mosndëshkimin e Berishës, pavarësisht krimeve të rënda dhe publike, të lidhur me këto fije të errëta të një karriere që po shkon drejt fundit, por vazhdon të trazojë keq Shqipërinë, shkruan gazeta Dita.

Një nga autorët që e gjëmon shpesh këtë temë është publicisti Bedri Islami.

Në shkrimin e tij të fundit, Islami hedh një tezë interesante përsa i përket pyetjes: Përse megjithë humbjet e njëpasnjëshme dhe pamundësitë e dukshme për të zgjeruar terrenin e mbështetjes në Shqipëri, Berisha nuk e largon Bashën nga kreu i PD.

Nuk do apo nuk mundet?

Basha ka ardhur në Tiranë nga një veprimtari në Kosovë, e lidhur me interesat e Beogradit.

Mbështetësi dhe më pas kritiku i tij është një biznesmen i cili siç flitet posedon fashikuj të dosjeve të shërbimeve sekrete për shkak të një lidhjeje fisnore.

Futja e Bashës në politikë ishte një katapultim i vërtetë. Dhe veç kësaj ai është politikani më pasiv në postet e larta që i janë dhënë, përfshirë vjedhjen e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës.

A e ka vendosur vërtet Berisha, Bashën në krye? Apo “ai” apo “ata” që kanë vendosur Berishën, kanë vendosur edhe Bashën dhe Berisha është thjesht pjesa e dukshme e këtij ekuacioni?

Duket përherë e më qartë që Berisha ka “frikë” nga Basha, më saktë një pamundësi për të vepruar mbi të.

Islami shkruan:

“Frika e të tjerëve nga Berisha është një sëmundje e vjetër e politikës; frika e Berishës nga Basha është një sinjal se qendra e urdhërit nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri…”/TemA

”Frika e Berishës nga Basha nuk është në atë Kuvend e as në Shqup. Është më në veri”. Një tezë pse ish-kryeministri i është nënshtruar kreut të PD dhe nuk vepron dot kundër tij Read More »