Aurora

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini

Agjërimi është një nga “Pesë Shtyllat e Islamit”. Muaji i Ramazanit sipas kalendarit hënor, pritet të fillojë me 15 maj ditën e martë dhe të përfundojë në 14 qershor.

Traditat Pre-Islamike

Kulturat e lashta në Arabi merrnin pjesë në rituale gjatë kohës së Ramazanit. Kjo përfshinte fisin e Kurejshit, i cili banonte në Mekë. Sipas Sahih el-Buhari Hadithit 3831, “Ashura” ishte dita në të cilën fisi i Kurejshëve agjëronte. Ashura përkujton vdekjen e Huseinit ibn Aliut, nipi i Muhamedit. Traditat e tjera islame gjithashtu mund të gjurmojnë tek popujt e lashtë arabë dhe afrikanë. Sabaeans, një popull i lashtë që banonte në Gadishullin Arabik dhe Afrikën në atë që tani është Arabia Saudite, Jemeni dhe Eritrea, përmenden në Bibël dhe Kur’an.

Data e fillimit të Ramazanit ndryshon çdo vit

Datat ndryshojnë çdo vit, sepse kalendari islamik është një kalendar hënor. Nuk ka një sasi të caktuar ditësh. Kalendari hënor pasqyron ciklet e hënës dhe përpiqet të përshtatet me një kalendar diellor me 12 cikle (që përdor shumica e botës perëndimore). Kalendari i lashtë hebre gjithashtu ndjek ciklet e hënës dhe kjo është arsyeja pse Pashkët dhe festat e tjera hebraike bien në data të ndryshme. Ramazani është emri i muajit të nëntë të kalendarit islamik. Këtë vit, myslimanët festojnë vitin e 1439. Ramazani është muaji që tradita islamike pohon se Kur’ani u zbulua së pari nga Muhamedi. Sipas librit “Mendime me zë të lartë për religjionin” nga Rafig Y. Aliyev, myslimanët besojnë se të gjitha librat e shenjtë abrahamike u zbuluan gjatë muajit të Ramazanit, përfshirë: pllakat e Abrahamit, Tevratit, Psalmeve.

Agjërimi vlen për njerëzit e shëndetshem

Përjashtim nga agjërimi është për ata që janë në udhëtim, femrat me menstruacion, ata me sëmundje, mosha e vjetër, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqyerjnë me gji foshnjet. Megjithatë, shumë myslimanë këmbëngulin të agjërojnë, kjo për të përmbushur një detyrim dhe për të kënaqur nevojat e tyre shpirtërore. Agjërimi gjithashtu mund të jetë i dëmshëm për ata që janë me: diabet, sëmundje të zemrës, hipertension, sëmundje renale dhe ulcera peptike.

Islami është feja e dytë më e madhe në bote

Islami është feja e dytë më e popullarizuar në botë pas krishtërimit. Por sipas Qendrës Kërkimore Pew, kjo do të ndryshojë së shpejti. “Popullsia myslimane në botë pritet të rritet me rreth 35% në 20 vitet e ardhshme, duke u rritur nga 1.6 miliardë në vitin 2010 në 2.2 miliardë deri në vitin 2030… Globalisht, popullsia myslimane parashikohet të rritet me rreth dyfishin e normës së popullsisë jo-myslimane. Gjatë dy dekadave të ardhshme, një normë mesatare vjetore rritjeje prej 1.5% për myslimanët, krahasuar me 0.7% për jo-myslimanët. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, myslimanët do të përbëjnë 26.4% të popullsisë së parashikuar botërore prej 8.3 miliardë në vitin 2030, nga 23.4% e popullsisë botërore 2010 të vlerësuar prej 6.9 miliardë.

Kur nis muaji Ramazanit? 4 fakte që duhet të dini Read More »

Dëshmitar në dasmën e mikut italian, arrestohet shqiptari i rrezikshëm

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar si pjesë e një bande për vjedhjen e automjeve. Por shqiptari është arrestuar gjatë dasmës së mikut të tij.  Policia italiane në Milano ka arrestuar 46-vjeçarin italian Dante Di Lalla, pak orë përpara dasmës së tij.

Së bashku me të u ndalua edhe shqiptari 29-vjeçar, Zef Frisku. Ky i fundit ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Arrestimet vijnë pas shkatërrimit të një bande kriminale që merrej me vjedhjen e automjeteve. Më pas ato çmontoheshin dhe futeshin në tregun e zi si pjesë këmbimi.

Në total në prangat e karabinierëve përfunduan 12 persona; 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë.

Zef Frisku, sipas policisë italiane është një person i rrezikshëm. Në 2015 policia ka tentuar ta arrestojnë, po ai është përleshur me efektivët e policisë.

Po ashtu ai akuzohet edhe për aktivitete të ndryshme kriminale, si grabitje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje. /BW

Dëshmitar në dasmën e mikut italian, arrestohet shqiptari i rrezikshëm Read More »

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ) paralajmëron se Shqipëria rrezikohet nga sulme terroriste, që kanë shënjestër muxhahedinët e strehuar në vendin tonë.

Alejo Vidal-Quadras, kryetari i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë në Iran(ISJ), ka paralajmëruar se regjimi iranian është në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në Shqipëri pasi u larguan nga “Kampi i Lirisë” në Irak.

Anëtaret e rezistencës së Kampit të Lirisë (muxhahedinët), kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe testeve mjekësore. Njëqind e shtatëdhjetë e tetë banorë humbën jetën atje.

Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një presion të konsiderueshëm diplomatik. Kjo përfshiu Kombet e Bashkuara, ISJ, Senatorët e SHBA dhe Kongresmenë, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanë evropianë.

Vidal-Quadras kërkon që të ndërmerren masa të menjëhershme në mënyrë që fushata e Republikës Islamike Iraniane kundër “disidentëve” të thyhet. Ai thekson se regjimi iranian ka vënë në shënjestër grupin kryesor të opozitës, Organizatën Popullore të Mojahedin të Iranit (PMOI ose MEK), për dekada dhe ka vrarë mbi 100,000 aktivistë.

Ai gjithashtu tha se vrasjet dhe ekzekutimet e anëtarëve dhe simpatizantëve të MEK shoqërohen nga “një operacion masiv demonizimi nga Teherani dhe agjentët dhe lobistët e tij”.

Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave masive që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran. Njerëzit po bënin thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Për të kundërshtuar izolimin e tij në rritje, regjimi po rrit fushatën e saj të shtypjes dhe tani po synon pjesëtarët e MEK në Shqipëri.

Në fund të marsit, mediat shqiptare raportuan se forcat e tyre të sigurisë kishin arrestuar dy iranianë që erdhën për të mbledhur informacione dhe për të spiunuar anëtarët e MEK.

Vidal-Quadras paralajmëroi: “Përvoja e kaluar ka treguar që këto lloj aktivitetesh janë preludë ndaj akteve terroriste. Dhe për të plotësuar këtë përpjekje, regjimi iranian po përgatit veprime në Parlamentin Evropian, me ndihmën e disa deputetëve pro regjimit Iranian, të dizajnuara për shpërndarjen e gënjeshtrave dhe akuzave kundër opozitës”.

Ai tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) rekrutoi Massoud Khodabandeh, të lindur në Iran, dhe bashkëshorten e tij britanike, Ann Singleton, për të demonizuar MEK-un. Nëse nuk do të ishte për Komisionin Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit dhe deputetë të tjerë, atyre do t’u ishte dhënë një platformë në Parlamentin Britanik për të shpërndarë keqinformime rreth MEK-ut.

Singleton ka udhëtuar në Shqipëri të paktën tre herë në muajt e fundit, ku ajo flet keq çdo herë ndaj MEK-ut.

Vidal-Quadras tha se Singleton dhe disa të tjerë do të marrin pjesë në një takim në Parlamentin Europian në ditët e ardhshme (në vijim të aktiviteteve të tyre kundër popullit iranian dhe MEK).

Ai tha se është thelbësore që autoritetet përkatëse të veprojnë menjëherë, veçanërisht kur ka indikacione nga ngjarjet e kaluara se një sulm terrorist mund të jetë i afërt. Ai theksoi se regjimi nuk po rrezikon vetëm sigurinë e refugjatëve iranianë dhe të anëtarëve të MEK, por Evropës si një e tërë.

Image

Shqipëria e rrezikuar nga sulmet terroriste, agjentë iranian me mision Read More »

REPORTAZH- Një udhëtim në Lagunën e Orikumit

Nga Gëzim Lojdia

Laguna e Orikumit një ndër dy lagunat e gjirit të Vlorës po shkon gradualisht drejt origjinës së saj, kënetëzimi i një hapësire ujore që u bonifikua në vitet e socializmit. Qyteti aktual i Orikumit thuhet në një studim të kryer nga kjo bashki, është ndërtuar dhe banuar në mes të viteve 1945-1961. Ai është i vendosur në afërsi të qytetit të lashtë të “Orikut”. Ky qytet i lashtë përdorej edhe për komunikimin me Greqinë (Korfuzin) dhe gjithashtu ishte vetëm 40 kilometra nga Italia (Otranto) përtej detit, duke e bërë atë një pikë ndalimi të përshtatshëm për udhëtim në mes të Greqisë dhe Italisë. Burimet e hershme e përshkruajnë atë si një Liman, apo port, por në fund ai ka arritur statusin e një qyteti dhe rreth 230-168 p.e.s ku dhe hodhi në përdorim monedhën e vet me legjendën e Orikut. Ai kishte një rëndësi ushtarake nën sundimin romak, duke shërbyer si një bazë gjatë luftërave të Romës me Ilirët dhe me Maqedoninë ishte qyteti i parë që u mor nga Jul Çezari gjatë pushtimit të tij të Epirit dhe është i dokumentuar në luftërat e tij civile. Osmanët e quajtën Orikumin “Pashaliman, Porti i Pashait “, dhe Laguna ende mban këtë emër, si dhe Baza Ushtarake e Marinës Shqiptare.

Një udhëtim i shkurtër,në këtë zonë tregon qartë shenjat në fillesë dhe gjurmët që laguna ka vite që ka hyrë në këtë proces,ndërkohë ka filluar kënetëzimi i saj duke vendosur nën pushtetin e ujit çdo ditë sipërfaqe, që dikur ishin të mbrojtur nga masat që zbatoheshin për ruajtjen e saj. Kanalet qarkulluese të ujërave janë bllokuar dhe kjo situatë ka vijuar që prej viteve’90 duke qenë edhe një prej shkaqeve të kënetizmit të saj. Hidrovori në vitet e fundit ka punuar me një pompë të vetme duke lejuar ujërat të depërtojnë përtej barrierave duke shtuar kështu sipërfaqen që prishej nga bonifikimi drejt kënetizmit. Rruga kryesore që shkon drejt lagunës deri tek kisha është ngrënë vende vende nga uji dhe udhëtimi nëpër të mbetet i frikshëm për shkakun e ujërave që rrisin sipërfaqen dhe pranin e tyre. Mbyllja e dy pikëtakimit të ujërave me detin si ishte pranë postbllokut të parë dhe tek postblloku i dytë( u hap tre vjet më parë ),krijuan kushte të favorshme për ta kthyer në një kënetizmi të plotë dhe ti rikthyer lagunës tokat e mara prej saj, 25 vjet më parë. Një rrugë që do të përshkonte anës lagunës për tu ngjitur te sheshi i raketave do të lidhte gjithë bregdetin duke mënjanuar Llogoranë mbeti në letër një ëndërr ë viteve 2010. Me pengimin e kënetëzimit duket se askush nuk merret, ngase nuk ka as para për ta bërë këtë dhe as kohë për të humbur. Kështu që sipëfaqet që merr deti duke i rikthyer në kënetë vese shtohet çdo stinë rrjedhjesh.

Laguna e Orikumit,shtrihet ne fundin jugor te gjirit te Dukatit shkruhet në:( Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut,plan Menaxhimi Kompleksi:Llogora,Rreza e Kanalit Dukat, Orikum, Tragjas, Radhime,Karaburun,Drafti perfundimtar Dhjetor, 2004)dhe është e lidhur me detin me ane te nje kanali. Ne ditët e sotme kane mbetur vetëm 130 ha te lagunës se mëparshme te madhe Orikumit (PashaLiman). 25 vjet me pare si rezultat i disa punimeve kulluese dhe ndertimit te nje argjinature u thane rreth 400 ha te lagunës se mëparshme. Ne te njëjtën kohe shpyllëzimet intensive kane ndryshuar ne mënyre drastike karakterin e zonës. Shume prej tokave bujqësore aktualisht janë braktisur ose përdoren kullotje jo intensive Rrjedhimisht, vegjetacioni natyror ka pushtuar pjese te konsiderueshme te tokave te mëparshme te kultivuara dhe te pyjeve. Rrjedha e ujit te freskët ne lagune si dhe uje këmbimi midis detit dhe lagunës është reduktuar. Kjo ka ndryshuar hidrologjinë e lagunës. Pjesa bregdetare e Luginës se Dukatit, ka një origjinë aluvionale me një sipërfaqe te përafërt prej 1000 ha. Kjo është zona, ku është e vendosur laguna e Orikumit,130 ha. Cdo qeveria prej viteve‘90 e ka vendosur në prioritet e saj. Programet duke e shpallur zonë të mbrojtur nuk kanë dhënë rezultat. Asnjë masë nuk është marrë për mbrojtjen nga kënetëzimi i lagunës. Sipërfaqja e lagunës së Orikumit normalisht është 105 Ha,thuhet në studimi:Përmirësimi i Mbulimit dhe Efikasitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (Studim Socio-Ekonomik ) Zona e Mbrojtur Detare dhe Bregdetare ( ZMDB) Karaburun – Sazan, dhe mund të shkojë 115 Ha kur niveli i ujit në lagunë është i lartë e ndikuar nga kushtet klimaterike. Mesatarisht thellësia e lagunës shkon nga 2.8 në ne 3.0 metër.

Që prej vitit 2003, laguna administrohet nga një shoqëri private e quajtur “Kthesa”, e cila është e liçensuar për shfrytëzimin e saj dhe është përgjegjëse për mirëmbajtjen e lagunës. Ndërmarrja operon me 2-3 varka të vogla të quajtura “sandale” me përmasat 3.8 – 4.0 ml të gjata. Numri i peshkatarëve që punojnë në lagunë nën menaxhimin e “Kthesës” është 9 (nëntë) në total .Kjo ndërmarrje ka krijuar rregulla me qëllim mbrojtjen e Lagunës. Bazuar në këto rregulla, përgjatë periudhës Shkurt – Maj, peshkimi në lagunë është i ndaluar. Dajlani dhe kanale të tjera komunikuese të lagunës me detin janë të hapura me qëllim qarkullimin e ujit dhe rifreskimin e ujit të Lagunës së Orikumit. Periudha e peshkimit në lagunë është Shtator – Janar.Rrjetat e peshkimit janë të tipit 32 mm dhe 40 mm (madhësia e nyjeve) dhe ata nuk përdorin rrjetat standarde prej 24 mm, me qëllim që të mos peshkojnë peshq të vegjël. Si rrjedhojë peshkimi nga amatorët apo persona të tjerë, me përjashtim të peshkatarëve të “Kthesës” është i ndaluar. Kjo për shkak të përdorimit të dinamitit nga disa persona, vite më parë. Katër lloje peshqish mund të kapen në lagunë: kocja, qejfulli, ngjala dhe levreku. Molusqet e lagunës janë shumë të rëndësishëm në terma ekonomike dhe ekologjike. Rudipates decussatus dhe Venerupis aurea janë dy lloje kryesore në këtë zonë. Prodhimi mesatar vjetor i peshkut në Lagunën Orikum është 100 Kv dhe rreth 15-20 Kv molusqe të cilësisë së lartë dhe shumë të preferuara në treg. Prodhimi vjetor i peshkut është luhatur midis viteve 2003 – 2011. Periudha më e mirë produktive ka qenë në vitet 2003 – 2004, më vonë përgjatë viteve 2005 – 2008, u evidentua një pakësim i prodhimit të peshkut dhe si rrjedhojë dhe pakësimi i të ardhurave të anëtarëve të shoqërisë. Shoqëria “Kthesa i rriti investimet për mirëmbajtjen e lagunës në 2008 në shifrën rreth 50,000 dollarë, ndërsa në përgjithësi shpenzimet vjetore janë mesatarisht nga 25,000 deri në 35,000 dollare.Në vitin 2008, shoqëria investoi në bërjen operacionale të kanalit të dytë komunikues ose siç e quanin peshkatarët “kanali i dytë mbështetës”. Ata kuptuan se pakësimi i peshkut vinte si rrjedhojë e ujit të lagunës. Precipitimi, avullimi dhe hyrja e ujit të freskët kishte ndikuar në natyrën e lagunës. Një kanal komunikimi nuk ishte i mjaftueshëm për sa kohë laguna kishte ndryshuar parametrat e saj fizike dhe kimike. Si rrjedhojë nevojitej një rifreskim apo qarkullim intensiv i ujit.

Ja çfarë ka konstatuar projekti i mësipërmë. Laguna e Orikumit okupon pjesën më të ulet të një fushe me pjerrësi të butë dhe është vendosur në rajonin e Vlorës pranë bazës ushtarake të Pasha Limanit (pjesa perëndimore) dhe Bashkisë së Orikumit në Lindje. Përshkrimi i zonës:Laguna e Orikumit në vetvete zë një sipërfaqe prej130 ha ndërsa fushat e ulëta rrethuese të Dukatit mbulojnë rreth 1000 ha. Zona përbehet nga një fushë e ulët me prejardhje nga material solide të depozituara prej lumit të Dukatit. Laguna ka një thellësi maksimale prej 3 m dhe lidhet me detin nëpërmjet një kanali të vetëm me gjatësi 50 m. Laguna rrethohet nga një digë në drejtimin Lindje-Jug, ku një stacion pompimi nuk lejon rrjedhjet e ujërave të ëmbla në lagunë. Në pjesën Jug-Lindore të lagunës gjendet një ish-moçalishte e drenazhuar ne trajtën e një toke torfe të pasur. Për arsye të shkëmbimit të ulët të ujit me detin dhe ri devijimit të lumit të Dukatit (15 vjet më parë), i cili përfundonte në lagunë, i gjithë ekosistemi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm të regjimit te ujit. Pylli origjinal i fushës lymore pothuajse është zhdukur.

Mjedisi ligatinor: Laguna e Orikumit është në një zonë ushtarake të kufizuar dhe është përherë e lidhur me detin nëpërmjet një kanali. Ne pjesën jugore te lagunës, ka një prurje të kufizuar të ujerave të ëmbla. Llojet e mëparshme të habitateve dhe bimësisë së ujërave të ëmbla dhe të kripura janë zëvendësuar nga habitate tipike të ujërave të kripura dhe te njelmëta. Laguna është e prirur në vitet e fundit ndaj një rritjeje të vazhdueshme të gaforreve që bashke me ndryshimin në bashkësinë e algave mund të interpretohet si tregues i zhvendosjes së të gjithë ekosistemit drejt eutrofikimit. Kallamishtet janë mjaft të zhvilluara përgjatë pjesës perëndimore të lagunës. Ky lloj habitati është ruajtur nga prurjet e ujit të ëmbël nga disa burime të vogla sikundër edhe nga një kanal kullues në ketë pjesë të lagunës. Kufijtë Jug-Jug perëndimore të lagunës janë të formuar nga shoqërime të makieve si Xine, Mersine, Mrete, dhe kufijtë Jug-Juglindore kane shoqërime te Kallamishteve, Ambrukut, Kulmakut bregdetar, Xunkthit te bute, Fshesës se rëndomtë. Gjiri është shume i përshtatshëm për zogjtë migrues, por gjenden vetëm pak vende te përshtatshme pushimi për ta. Rezerva e rëndësishme e peshkut rrit mundësinë për Karabullaket, Cafkat e medhaja te bardha dhe Cafkat gri. Peshkimi dhe rritja e peshkut ne lagune nuk janë shume te rëndësishme. Kryesisht peshkohen Ngjalat, Venerupis pullastra dhe Koca.

Mjedisi tokësor:Vlerat e dikurshme biologjike te kësaj zone janë reduktuar ne mënyrë drastike si rrjedhim i veprave kulluese. Zona ka ruajtur diçka nga rëndësia e dikurshme për dimërimin e shpeneve dhe zogjve te ujit. Aktiviteti njerëzor: Pjesa më e mirë e zonës nuk është e arritshme për arsye te një baze ushtarake detare akoma ne funksion. Toka bujqësore qe e rrethon është ne pjesën me te madhe e abandonuar dhe aktualisht përdoret për kullotje jo intensive. Peshkimi ne zone nuk është aktivitet i rëndësishëm. U përdor të dhëna nga: Ruajtja e ligatinave dhe ekosistemeve bregdetare ne rajonin e Mesdheut, plan Menaxhimi.

REPORTAZH- Një udhëtim në Lagunën e Orikumit Read More »

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.
Arrat dhe rozmarina përbëjnë recetën ideale të vlerave për një zemër të shëndetshme, kocka të forta, shëndet prej shkencëtari por mbi të gjitha kujtesë të fortë.

Arrat dhe Rozmarina janë të pasura me ushqyes. Ato janë një burim i jashtëzakonshëm antioksidantësh, vitamine E dhe mineralesh. Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit.

Arrat përbëjnë një zgjedhje të mençur ushqimore sepse kanë një përqendrim të lartë të acideve yndyrore omega-3 që parandalojnë sëmundjet degjeneruese të trurit siç janë sëmundja e Alzheimer, skleroza dhe sëmundja e Parkinsonit.

Arrat dhe Rozmarina parandalojnë sëmundjet koronare dhe janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore mono-të-pangopura siç është acidi oleik.
Vlerat Kurative Për Shëndetin
Shumë studime kanë treguar se këta ushqyes janë të dobishëm për parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gama e ushqyesve të rëndësishëm të arrave shtrihet edhe tek kockat. Acidet yndyrore i bëjnë arrat të jashtëzakonshme në rritjen e nivelit të përthithjes së kalciumit nga kockat.

Rozmarina ofron një spektër shumë të gjërë përfitimesh. Kjo barishte është e pasur me hekur, kalcium dhe fibër dietike. Ajo përmban gjithashtu shumë antioksidantë.

Disa prej përfitimeve shëndetsore të rozmarinës përfshijnë aftësinë e saj për të forcuar kujtesën, përmirësuar humorin, pakësuar inflamacionin, zbutur dhimbjen, mbrojtur sistemin imunitar, stimuluar qarkullimin e gjakut, pastruar organizmin, luftuar bakteret dhe infeksionet, parandaluar plakjen e parakohshme dhe shëruar lëkurën.

Receta që ekspertët e rekomandojnë përmban arra, rozmarinë dhe vaj ulliri, tre super fuqitë e shëndetit të mirë.

Përgatitja Krejt Lehtë në Shtëpi

Përbërësit

2 filxhanë me arra të grira trashë

2 lugë gjelle me vaj ulliri

1 lugë gjelle me rozmarinë

Çerek luge çaji me kripë
Përgatitja
Ngroheni furrën paraprakisht në 180° C.  Hidhni arrat në një tepsi mbi të cilën keni shtruar një letër pjekjeje. Spërkatini me rozmarinë, kripë dhe vaj ulliri. Piqini deri sa arrat të marrin një ngjyrë kafe të artë për rreth 10-15 minuta.

Më pas mund t’i ruani në një enë të mbyllur hermetikisht dhe të ruajtur në temperaturë ambienti.

Arra dhe rozmarinë për kujtesë të fortë Read More »

Erdogan i kërkon Edi Ramës koka kurbani gylenistësh në Shqipëri!

Lufta për marrjen e gylenistëve nuk po mbyllet vetëm në Kosovë. Tash Erdogan është duke kërkuar nga Edi Rama, koka edhe në Shqipëri. Së fundmi, T7 mëson se Erdogan ka kërkuar shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë, Skënder Brucaj. Ndërsa ky i fundit ka thënë për T7, se askush nga qeveria nuk mund të ndikoj në shkarkimin e tij ani pse T7 mëson se Turqia ka kohë që është duke tentuar të fus duart në këte institucion

T7 mëson, presidenti turk kërkon shkarkimin e udhëheqësit të myslimanëve të Shqipërisë

“Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp”.

Kjo ishte deklarata Presidentit kontrovers të Turqisë, Rexhep Taip Ergodan, ditën kur kidnapuan dhe u deportuan nga Kosova gjashtë gylenistët.

Në këtë aksion, ndihmë të drejtpërdrejtë kishte dhënë Presidenti Hashim Thaci gjë të cilën e konfirmoi edhe vetë Erdogani i cili dërgoi falënderimie shefit të shtetit kosovar.

Mirëpo, Erdogan nuk do që të ndalet me kaq. Rrjetin e gylenisteve jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet tjera, i dëshiron në burgjet turke,.

Erdogan filmin horror nuk po e përfundon vetëm në Kosovë. Ai që nga 2016 pasi që edhe përjetoi pucin ushtarak ndaj tij kishte bërë thirrje se të gjitha vendet të e ndihmojnë atë, që të arrestojë personat që kanë lidhje me Gylenin.

Televizioni T7, mëson se autokrati Erdogan ka kërkuar edhe nga Edi Rama që të shkarkojë nga detyra kryetarin e Komitetit mysliman në Shqipëri, Skender Brucaj. Udhëheqësi turk e ndërlidh Brucajn me rrjetin e gylenistëe në Ballkan.

Edhe pse nuk është bërë ende publike nga qeveria e Shqipërisë, T7 mëson nga burime shumë të sigurta se, Erdogan i ka thënë Ramës  që Brucaj është përkrahës i gylenistëve dhe për këtë shkak ai nuk duhet të jetë në krye të KMSH-së.

T7 ka kontaktuar me kryetarin e KMSH-së, Skender Brucaj ku ky i fundit ka thënë që një gjë e tillë nuk mund të ndodh.

Brucaj e ka arsyetuar mos shkarkimin e tij të pretenduar, duke thënë se kjo është e pamundur pasi që Kryetari i KMSH-së, zgjedhet ose shkarkohet vetëm nga instancat brenda institucionit, që janë të shkëputur nga politika dhe Qeveria.

Mirëpo, edhe pse Brucaj është treguar i rezervuar në përgjigje, T7 nga burimet e brendshme të këtij institucioni, ka mësuar  se Turqia shumë herë ka dashur të shtijë dorë në Komitetin mysliman të Shqipërisë.

Mësohet se para 8 vitesh kishte një tentative për puç institucional ndaj kryetarit te atëhershëm të ndjerit Selim Muça por grupi i mbeshtetur nga qeveria turke te udhëhequr nga Betim Truçi dhe Ermir Gjinishi (i akuzuari i vetëm për vrasjen e ish sekretarit te KMSH Sali Tivari) dështuan dhe gjykatat shqiptare u dhane përgjigjen e duhur.

Por, edhe pse Brucaj pretendon në këtë mënyrë, presidenti turk nuk ndalet vetëm me kaq.

Në vitin 2016 ambasada turke në Tiranë i kishte dërguar një shkresë Ministrisë se Arsimit, që të ndalojë vendosjen e simboleve të Turqisë, flamujt në shkollat në Shqipëri, pasi që ata pretendonin se disa prej atyre shkollave kanë lidhje me Gylenin.

Dhe pas kësaj shkrese, simbolet u larguan.

Por, kërkesat e turqve nuk mbaruan këtu. Erdogan kishte urdhëruar Edi Ramën  që edhe shkollat e lëvizjes së Gylenit të mbylleshin, por kjo kërkesë i rezultoi negativisht, Kërkesa të njëjta kishte pasur edhe për udhëheqësit e Kosovës, përfshirë Hashim Thacin, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Enver Hoxhajn e Arsim Bajramin.

Sidoqoftë, edhe Kosova, edhe Shqipëria  i kishin kthyer mbrapsht kërkesën e Erdoganit me argumentin se për sa kohë janë të licencuara dhe përmbushin standardet shkollat s’kanë pse të mbyllen.

Ndryshe nga liderët e Kosovës që u ndihmojnë Turqisë në aksionë të tilla, të arrestohen profesorë të bijëve të tyre, në Shqipëri shkollat e tilla kenë mbrojtje dhe funksionajnë që nga dita e parë.

Televizioni shtatë mëson ekskluzivisht se ku kanë diplomuar disa nga fëmijët e ministrave shqiptarë.

Është vajza e ministres së arsimit Lindita Nikolla, Livia Nikolla e cila ka studiuar në universitetin “Epoka” , pastaj vajza e ish-ministres së integrimit, Majlinda Bregut, Kejda Ajvazi e cila ka studiuar tek Turgut Ozal. Në po të njëjtin kolegj pra “Turgut Ozal”, studimet i ka përfunduar edhe vajza e ish zv/kryeministrit tashme ministrit të bujqesisë, Niko Peleshit, Aleksia Peleshi. Shkollimin në kolegje turke, e bën edhe djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Bes Meta. Ky i fundit, studimet është duke i bërë në kolegjin “Turgut Ozal”.

Vec kolegjit “Turgut Ozal” dhe univeristetit “Epoka”, edhe fëmijët e Arta Marku Prokurore e Pergjithshme e Perkohshme, Blendi Klosi minister i Turizmit dhe Mjedisit, Taulant Balla deputet i PS, dhe

Flamur Noka – deputet i Partise Demokratike studiojnë në shkollat që pretendohet të kenë lidhje me gylenin.

T7 mëson listën e institucioneve arsimore që Erdogan i kërkon Kryeministrit të qeverisë shqiptare t’i mbyll ato.

Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza.

Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.

Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”.

Fonadacioni i edukimit “SEMA”

Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.

Universitetet “Bedër” dhe “EPOKA”.

Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”.

Jehona “Gylenistë” u bë më e zhurmshme prej ngjarjes së fundit që ndodhi të enjten që lam pas, kur në mëngjes policia e Kosovës bashkë me intelegjencën kosovare dhe turke dhe me urdhër të Ministrisë së brendshme kishte arrestuar gjashtë gylenistë, dhe po të njëjtit në procedurë të përshpejtuar ua kishte dorëzuar autoriteteve të Turqisë.

Shkak i kësaj ngjarje kryeministri Haradinaj shkarkoi ministrin e brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKi-së,Driton Gashi, ku pas shkarkimit, Erdogan kishte kërcënuar Haradinajn ndërsa Presidentit Thaci i kishte thurur vargje lavde.

Erdogan i kërkon Edi Ramës koka kurbani gylenistësh në Shqipëri! Read More »

Artan Hoxha: Ky është kushti që Klement Balili ka vënë për t’u dorëzuar

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, se Klement Balili mund të arrestohet shumë shpejt, brenda ditëve që vijnë, ai është kthyer në top listen e agjencive ligjzbatuese shqiptare. Në emisionin “Kjo jave” të Nisida Tufës, gazetari Artan Hoxha, tha se Klement Balili ka vëne një kusht për t’u dorëzuar, me negocim për të përfituar nga rrethanat lehtësuese në gjykim.

DEKLARATA E ARTAN HOXHES:

E ka bërë traditë ambasadori Donald Lu, u referohet me emra konkretë edhe pse jo në çdo rast ajo që ka thënë ai ka rezultuar më pas e kryer nga agjensitë tona të zbatimit të ligjit, por duke përmendur emra konkretë është përpjekur të përcjellë mesazhe të forta dhe për ti dhënë një mesazh klasës politike të mos vazhdojë të sigurojë paprekshmërinë e organizatave të mëdha kriminale që vazhdojnë të jenë aktorë shumë të rëndësishëm në trafikun e drogave të forta duke siguruar sasi të mëdha financiare, që nëpërmjet tyre influencohet edhe në zgjedhjet parlamentare apo lokale.

Duket sikur Balili ishte harruar dhe u desh ndërhyrja e ambasadorit për ta rikthyer edhe një herë në skenë. Përmendja e fundit s’ka qenë në Shqipëri, por ka qenë në vendet e BE. Balili vazhdon të jetë në kërkim që nga 12 maji i 2016 dhë është më i kërkuari në Shqipëri. Pas përmendjes së emrit të Balilit, dëgjojmë një debat të fortë mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.

Balili është një personazh që nëse do shohim të kaluarën, çuditërisht rezulton i lidhur me të gjitha palët, në fushata elektorale, duke mbështetur njërën apo tjetrën në varësi të situatave që kanë qenë në vend.

Ai vazhdon të jetë në kërkim, hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur dhe kjo është një problem i madh, se prokuroria jonë kur ishte Llalla deklaronte se autoritetet greke vonojnë dërgimin e materialeve shtesë për çështjen Balili.

Por ka një hetim që ka filluar në prill 2016 që edhe ai nuk ka ecur. Fakti që dosja s’është dërguar ende në gjykatë ka ndikuar që edhe Balili të mos dorëzohet.

E dëgjova ambasadorin, nuk e di nga e ka ai atë informacion, por di që ka përpjekje të mëdha të policisë shqiptare për ta arrestuar, edhe kohët e fundit, ka një shërblim të konsiderueshëm, për personin që ndihmon, 100 mijë eruro, por edhe kjo s’ka rezultuar masë efektive.

Ka pasur përpjekje të negociojë në lidhje me një dorëzim të mundshëm që të përfitojë dhe ti njihet si rrethanë lehtësuese gjatë procesit gjyqësor.

Balili ka deklaruar se nuk dorëzohet sa kohë që dosja e tij nuk shkon në gjykatë, këtë e ka ngritur si nje kauzë të vetën se s’ka besim se do ketë një proces të drejtë në gjykatë dhe së dyti i trembet interfrencave politike dhe këmbëngul pse duhet të dorëzohet ndërkohë që me legjislacionin shqiptar ai mund të qëndrojë në paraburgim deri në 2 vjet.

Ka deklaruar që në momentin që dosja e prokurorisë shqipare shkon në gjykatë, nga ai moment mund të shikojë mundësinë që të dorëzohet se afati i qëndrimit të tij nga ai moment e mbrapa është i caktuar me ligj.

Në Greqi hetimet kanë vazhduar, prokuroria ka dorëzuar dosjen në gjykatë, por për personat që nuk arrestohen, çështja pezullohet, në rastin konkret ai s’është arrestuar dhe pjesa e dosjes së tij është veçuar nga ata që jane dërguar në gjyq.

Në Greqi mesa di une s’ka burgim të përjetshëm për trafikun e narkotikëve, megjithatë kjo i mbetet gjykatës. Besoj se shumë shpejt do kemi mundësinë ta dëgjojmë edhe Klement Balilin.

Balili ka një avantazh të mos ketë rrjedhje informacioni në zonën ku është me origjinë dhe ku ka banuar, ndryshe nga pjesa tjetër kriminale, Balili s’ka armiq natyralë dhe nuk është përfshirë në asnjë vrasje.

Artan Hoxha: Ky është kushti që Klement Balili ka vënë për t’u dorëzuar Read More »

Lajmi i bujshëm: Kjo është zgjidhja e “Lajthitjes” së Trurit nga Stresi

Stresi dhe ankthi i jetës së përditshme janë bërë një rrezik në jetën e shumicës së njerëzve, ndaj dhe shumica shfaqin shenja nervozizmi si në shtëpi ashtu edhe në publik apo në punë.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit është i dëmshëm kur është fjala për shëndetin tuaj kështu që është e rëndësishme ta lehtësoni atë sa më shpejt dhe sa më shpesh që të mundeni.

Për ta bërë këtë, ekzistojnë disa ushtrime dhe teknika të dobishme. Nëse e ndien se barra e jetës së përditshme po bëhet shumë e rëndë, duhet t’i ndjekësh të gjitha këshillat.

Ushtrimet kanë provuar se janë më efikase se sa ilaçet ndaj dhe është e këshillueshme nga të gjithë doktorët që më mirë të ushtrohemi si në shtëpi apo në punë, se sa të mbytemi me një dozë e pavlerë ilaçesh.

Ushtroni qafën për të qetësuar tensionin e trupit.

Ky stërvitje me katër pjesë do të ndihmojë në lehtësimin e tensionit në kokën tuaj, qafën, shpinë dhe pjesën e poshtme të shpinës.

Supet : Ngrini supet tuaja, sa më afër veshëve tuaj, sa të mundeni. Mbajini aty për 5 sekonda dhe më pas ulni dhe ngrini shpatullat. Përsëriteni këtë proces 3 herë.

Ushtrimi i mjekrës : Uluni në një karrige. Ngadalë kthejeni mjekrën tuaj drejt shpatullës së djathtë, aq sa të mundeni. Mbajeni aty për 10 sekonda. Pastaj sillnji mjekrën në qendër. Tani ndiqni të njëjtin proces duke e kthyer mjekrën tuaj drejt shpatullës së majtë. Përsëriteni dy herë.

Përkulja e kokës : Uluni drejtë dhe shikoni përpara. Pastaj ngadalë anojeni kokën tuaj në anën e majtë, duke u përpjekur për të prekur shpatullat tuaja. Mbajeni në këtë pozicion për 10 sekonda. Sillni kokën në pozicionin normal dhe pushoni për 2 sekonda. Pastaj anoni kokën tuaj drejt shpatullës tuaj të djathtë, duke mbajtur atë atje për 10 sekonda para se ta sillni atë përsëri në pozicionin normal. Ndiqni të njëjtin proces duke e përkulur kokën përpara dhe pastaj prapa.

Shtypja e pikave kyçe në trupin tonë

Janë 3 pika presioni për t’ju lehtësuar stresin:

Pika e qetësimit të pëllëmbës :

Kjo pikë është në vijën midis gishtit të madh të dorës dhe gishtit tregues. Përdorni gishtin e madh dhe gishtin tregues të dorës suaj të majtë për të shtypur këtë vend në dorën tuaj të djathtë. Mbajeni rreth 30 sekonda ndërsa merrni frymë ngadalë dhe thellë dhe më pas lirojeni. Përsëriteni 3 herë. Pastaj ndërroni duart.

Pika e qetësimit të këmbës:

Kjo pikë është vendosur në vijën midis gishtit të madh dhe gishtin e gjatë të këmbës suaj. Aplikoni presion të fortë për 20 sekonda në atë pikë dhe më pas bëni të njëjtën gjë për këmbën tjetër.

Pika e qetësimit tek venat e dorës:

Kjo pikë qëndron tek pjesa e venave të dorës. Aplikoni presion të butë për 2-3 minuta në këtë pikë dhe merrni frymë me lehtësi. Bëni të njëjtën gjë për dorën tuaj tjetër.

Ushtrimet e Jogës për lehtësim ankthi dhe eliminim stresi

Palosja e trupit:

Uluni në këmbë me këmbët tuaja të shtrira para jush. Ndërsa merr frymë thellë, ngrini krahët mbi kokën dhe shtrihuni. Përkuluni përpara me mjekrën tuaj duke lëvizur drejt këmbëve tuaja. Shtrijini krahët dhe zgjatini ato të arrijnë sa të mundni. Thithni ajër me qetësi dhe ngrini kokën. Pozicioni i këtij ushtrimi është pasqyruar edhe më mirë në forografinë e parë të ushtrimeve të jogës.

Ushtrimi i Jogës me vithet sipër:

Në fillim qendroni në pozicion si këmba dorazi. Më pas ulni kokën dhe gjoksin tuaj në drejtim të tokës dhe mundohuni të ngrini vithet sa më sipër. Lëshoni kokën në mënyrë që balli të prekë tokën. Merrni frymë me lehtësi dhe mbajeni këtë pozicion duke marrë frymë 10 herë rresh (por me qetësi). Më pas kthehuni në pozicionin fillestar (në këmbë)

Prekja e dyshemesë me duar:

Qëndroni drejt në këmbë dhe avash avash filloni të përkuleni përpara. Prekni dyshemenë me gishtat tuaj. Merrni frymë thellë dhe mbajeni për sa kohë që ndiheni të rehatshëm. Pastaj ngadalë filloni të ngriheni dhe ngrini krahët lart dhe pastaj ngadalë ktheheni në pozicionin normal.

Masazhoni kokën, sytë dhe duart tuaja.

Masazhoni pjesët anësore të kokës:

Perdorni gishtat tuaj te te dyja duarve dhe masazhoni pjeset anesore te kokes per afro 10 sekonda. Bëni një pushim prej 5 sekondash dhe përsëritni sërish. Kryeni 3 herë këtë masazh.

Masazhi i syve

Mbyllni sytë dhe përdorni gishtat tuaj për të filluar masazhimin e syve nga ana e brendshme e syve tuaj afër kockës duke shënuar fillimin e hundës tuaj drejt anës së jashtme të syve tuaj në një rrugë rrethore. Përsëriteni atë 5 herë.

Masazhimi i pëllëmbës së dorës:

Duke mbajtur dorën drejt zgjajni gishtat e dorës dhe me dorën tjertër filloni të masazhoni pëllënbën e dorës nga brenda saj (si në fotografi).

Mos harroni të pini ujë para dhe pas këtyre ushtrimeve të masazhit, pasi uji ndihmon në shpërndarjen e toksinave.

Zbatoni një regjim ushqimor dhe të fjeturi

Bëni ushtrime rregullisht :

Angazhimi i vetes në çdo lloj aktiviteti fizik është një mënyrë e shkëlqyer për të shmangur tensionin dhe stresin. Formoni një rutinë të përditshme stërvitore dhe zbatojeni me korrektësi. Aktiviteti fizik ndihmon në sekretimin e endorfinës në tru dhe në sistemin nervor që ndihmon në luftën kundër dhimbjes në trup.

Qëndro i lumtur dhe qesh sa më shumë:

Të qeshurit është gjithashtu e njohur për të ndihmuar në sekretimin e endorfinës, një hormon që lufton kundër dhimbjes.

Mendoni për pozicionin si qendroni gjatë ditës :

Uluni në këmbë dhe qëndroni sa më drejt dhe jo i kërrusur, pasi do ndiheni veç i lodhur nëse ecni i kërrusur.

Shmangni ushqimin që shkakton dhimbje koke :

Kafeina mendohet të shkaktojë dhimbje koke, prandaj këshillohet të konsumohet me pakicë. Ushqimet e tjera që duhen konsumuar me pakicë janë: ushqim të fermentuar ose turshi, kikirikë, djathë të vjetër, peshk i tymosur, mëlçi i pulës etj.

Shmangni alkoolin dhe pirjen e duhanit .

Qëndroni të hidratuar

Pini rreth 2 l ose rreth 8 gota ujë çdo ditë.

Gjumi i mirë :

Është e nevojshme t’i jepni trupit pushimin e duhur. Rekomandohet që të flini 8 orë në ditë. Provoni të flini në një dhomë të errët, pa asnjë zhurmë që t’ju tërheqë vëmendjen. Gjithashtu, është e rëndësishme që të mbani një orar korrekt të gjumit tuaj.

Lajmi i bujshëm: Kjo është zgjidhja e “Lajthitjes” së Trurit nga Stresi Read More »