Andueli

Cili është mashkulli ideal sipas saj? Beniada e thotë ‘troç’

Beniada Nishani është një nga ish banoret më të pëlqyera të BBV.

Modelja shqiptare e cila jeton e vepron në Itali erdhi në Shqipëri për t’iu bashkuar formatit më të shikuar nga shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Me energjinë dhe pozitivitetin e saj ajo arriti t’i bëjë të gjithë për vete, kështu arriti gjerë në finale.

Sot në “Ftesë në 5” Beniada ka folur me detaje për eksperiencën e saj në BBV.

Si një nga femrat më të bukura e joshëse e me linja fantastike trupore ajo arriti të bëhet edhe ëndrra e meshkujve shqiptar.

Ndërkohë u pyet nga Bieta se si duhet të jetë mashkulli ideal sipas Beniadës.

“Simpatik, me humor por jo shume, karakter të fortë, që të qetëson, i sjellshëm, një djalë që e duan gjithë gratë, ka rëndësi si punon, se lekëtt bëhen”, u shpreh Beniada./Lajmi.net

Cili është mashkulli ideal sipas saj? Beniada e thotë ‘troç’ Read More »

Tr onditëse, ja çfarë ka gjetur po licia pranë Ministrisë së Drejtësisë

Një a rmë zja rri është gjetur sot në një pusetë në Bulevardin ‘Zogu i Zi’ pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Ka dy shime se ar ma është përdorur në një ngjarje kr iminale, ndërkohë që është çuar në laborator për ekz aminim.
Të tjera detaje pritet të dalin në dritë në li dhje me ngjarjen në fjalë, ndërkohë që kamerat e sigurisë do të ndihmojnë në ide ntifikimin e personit që ka hed hur ar mën.

Tr onditëse, ja çfarë ka gjetur po licia pranë Ministrisë së Drejtësisë Read More »

Shitet në ankand me çmimin ‘marramendës’ piktura e Donaldit në BBV, ja ku shkojnë të ardhurat e fituara

Në media kudo po përflitet për mërzitjen e Donaldit që nuk arriti dot të merrte çmimin e parë në “Big Brother VIP” dhe se ka anulluar emisionin “Më lër të flas”. Por duket se Donaldit nuk po i interesojnë aspak thashethemet.

Ai ka zgjedhur të ndajë një foto për fansat në Instagram duke pozuar me portretin e Ismail Qemalit të realizuar nga vetë ai në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ismail Bej Vlora”, ka shkruar Donaldi përkrah fotos ku shfaqet i buzëqeshur.
Ky portret u shit gjatë spektaklit në ankand për 12.000 euro. Të ardhurat e kësaj pikture kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve me au tizëm.

Shitet në ankand me çmimin ‘marramendës’ piktura e Donaldit në BBV, ja ku shkojnë të ardhurat e fituara Read More »

Fansat i marrin varësen e kushtueshme reperit Noizy

Reperit Noizy i kanë marrë varësen e preferuar. Gjatë një koncerti të zhvilluar në një prej klabeve të natës, ku ai është futur mes turmës në emocione e sipër.
Në këtë moment turma e njërëzve ka “shpë rthyer” dhe për disa sekonda Noizy është zhd ukur mes fansave.

Por ajo që të bën përshtypje është se gjatë momentit që reperi futet mes turmës në qafë mban një varëse të trashë, e kur del prej andej, nuk e ka më varësen në qafë.

Mos vallë “ski fterët” kanë bërë punën e tyre

Fansat i marrin varësen e kushtueshme reperit Noizy Read More »

A i gjeti burrë daja Pashuk? Beniada zbulon cfarë ka ndodhur pas daljes nga BBV

Banorët kanë nisur jetën post BBV. Paloma ka postuar disa video me Beniada Nishanin, të cilës i kërkon që t’u thotë diçka fansave të saj që e pyesin për të.

“Faleminderit të gjithëve. Ju përqafojmë shumë, ju duam”, thotë modelja, e cila është e qeshur në çdo moment, ashtu si ishte edhe në BBV.

Më pas gazetarja e njohur e ngacmon atë me një pyetje: “A të gjeti daja Pashuk burrë, apo jo?”. “Akoma jo, po pres, po pres”, përgjigjet Beniada Nishani.

Beniada ishte një nga 4 finalistet e BBV, ajo la shtëpinë e para nga finalistët të premten e 18 shkurtit, por gjithmonë do mbahet mend si një nga banorët që i kanë dhënë më shumë pozitivitet këtij BBV.

A i gjeti burrë daja Pashuk? Beniada zbulon cfarë ka ndodhur pas daljes nga BBV Read More »

Sh erri në prapaskenë për çmimin e madh, zbulohet lëvizja e papritur e binjakëve dhe Beatrixës

Duket se çmimi i madh po reflektohet me ‘përpla sjet’ e para. Ky çmim u fitua nga Ilir Shaqiri. Por nuk është mirëpritur nga vëllezërit Veshaj.

Mësohet se binjakët Donald e Romeo Veshaj si dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk kanë pranuar të festojnë bashkë me banorët e tjerë të shtëpisë që mbylli dyert një natë më parë.

Në një moment ka pasur tension nga Romeo dhe është dashur ndërhyrja e sigurimit. Ndërsa shumë nga personat që ndodheshin në publik janë ndaluar të filmonin.

Sot, përpl asja ka vijuar në distancë. Romeo Veshaj ka fshirë promon e emisionit që iu premtua se do të bënte me të vëllanë në Top Channel. Emri i programit u mor dhe nga shprehja me të cilën Donaldi u bë viral në rrjet ‘Më lër të flas’.

Ende nuk ka një reagim të qartë mes palëve!

Sh erri në prapaskenë për çmimin e madh, zbulohet lëvizja e papritur e binjakëve dhe Beatrixës Read More »

Donaldi th yen heshtjen pas daljes nga Big Brother, merr vendimin e bujshëm, fton dhe Ilirin

Aktori Donald Veshaj ka th yer heshtjen pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro, përballe balerinit Ilir Shaqiri.
Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro dhe në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato leke t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.
Donaldi shprehet se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë unik e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro. Por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro ti vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshi do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehet Donald Veshaj.

Pasi e uron Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë.
“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.

Donaldi th yen heshtjen pas daljes nga Big Brother, merr vendimin e bujshëm, fton dhe Ilirin Read More »

Shtatzënë për herë të tretë/ Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe sa muajshe është ajo

Nata finale e “Big Brother VIP” ka nisur me emocione të forta që në fillim të spektaklit.
Arbana Osmani teksa rrëfeu eksperiencën e saj të veçantë si moderatore e formatit, ka dhënë gjithashtu edhe lajmin e bukur që është shtatzënë për herë të tretë.

Ndërkohë, burime për “Kryefjala” bëjnë me dije se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze!

Rikujtojmë se dyshimet për shtatzëninë e saj kanë nisur kur Arbana ka ndarë disa kohë më parë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba gjatë kohës që kanë qenë me pushime. Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.

“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.

Ndërkohë, ditën e sotme, në “PRIME”-n e fundit të “BB VIP”, ajo i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj përrallore e veshur me një kostum e më pas një fustan të kuq plot elegancë e me një varëse mahnitëse.

Ajo ka zgjedhur kostumin Alexander McQueen që ka kushtuar plot 5050$, ndërkohë që varsja në formë gjarpri Roberto Coin kishte vlerën prej 10.500$.

Shtatzënë për herë të tretë/ Zbulohet gjinia e bebit të Arbana Osmanit dhe sa muajshe është ajo Read More »