Andueli

Donaldi flet për ndarjen nga Bora: ‘Ishim të dy xhelozë’

Kanë disa muaj të ndarë. Bora Zemani dhe Donald Veshajn ishin një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar

Këtë e ka treguar Donaldi gjatë një bisede me Palomën, në “Big Brother Vip”, ku dhe ndodhet prej disa ditësh. Megjithatë, Donaldi nuk i është përgjigjur pyetjes në lidhje me një ribashkim të tyre.

Pjesë nga biseda e dyshes:

Paloma: As xhelozia?

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vu an tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë. Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.

Donaldi flet për ndarjen nga Bora: ‘Ishim të dy xhelozë’ Read More »

Covid-19 nuk fal, i merr je tën zja rrëfikësit në moshë të re

Një zjarrfikës i cili shërbente në Mirditë ka humbur jetën në spital, pas infektimit me koronavirus.
Raportohet se Tonin Ndoka, 47-vjeç nga fshati Rrasfik, hu mbi be tejën jetën mëngjesin e së hënës ne Spitalin Infektiv në kryeqytet, ku ishte i shtruar.
Raportohet se ai ishte i inf ektuar me Covid prej 10 ditësh.
Ndoka ishte baba i dy fëmijëve dhe punonte si zja rrfikës që prej vitit 2017.

Covid-19 nuk fal, i merr je tën zja rrëfikësit në moshë të re Read More »

Cfarë po ndodh?/ ‘Shqiponjat’ ak sion blic në këtë qytet të Shqipërisë

Forcat “Shqiponja” dhe efe ktivët e Po licisë Rrugore po zhvillojnë mbrëmjen e sotme një aksion bl ic në qytetin e Elbasanit.

Ak sioni po zhvillohet në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”, ku pak ditë më parë u ek zekutuan me ar më zj arri nga persona ende të paide ntifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efek tivët po kryejnë kon trollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është ka pja e personave me pre cedentë pe nalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoq ëruar.

Cfarë po ndodh?/ ‘Shqiponjat’ ak sion blic në këtë qytet të Shqipërisë Read More »

Shf rytëzoi të miturën për pro stitucion, arr estohet 33-vjeçarja, detaje…

Një 33 vjeçare nga Tirana ka r ënë në pra ngat e po licisë, pasi ish Gjyk ata e Kri meve të Rë nda kishte caktuar ndaj saj masën arr est në bu rg për trafik të miturish. Salie Kovaçi aku zohet nga pro kuroria se në bashkëpunim me dy djem, kanë shfry tëzuar për pros titucion një vajzë të mitur.
Historia daton në dhjetor të vitit 2013. Një vajzë 15 vjeçare, M. Lekica, ishte njohur rastësish në një lokal me Enea Sinanin dhe i kishte kërkuar ndihmë për t’u strehuar, pasi nuk jetonte me familjen.

Enea ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar edhe stre himin e vajzës. Gjatë kësaj kohe, 15 vjeçarja është shfry tëzuar për pro stitucion nga i pa ndehuri Elton Drapi dhe të gjitha paratë e fituara i merrte vetë. E mitura në atë kohë, ka arritur të evidentojë shfry tëzuesin e saj dhe ka bërë deno ncimin ndaj tyre. Ajo ka rë në dakord me ofic erin e pol icisë që të për gjojë disa biseda me shfrytëzuesit e saj.

Në do sjen e organit të aku zës, thuhej se vajza 15 vjeçare është det yruar të punojë si pros titutë dhe gjithashtu nga ana e të pandehurit Enea Sinani i është kër kuar që të shkojnë së bashku jashtë shtetit me qëllim shfry tëzimin e saj si pro stitutë.

Pjesë e kasj dosje është edhe e arre stuara Salie Kovaçi. Sipas he tuesve, edhe ajo vetë ushtronte pros titucion dhe përfitimet ia jepte Elton Drapit. Madje në disa raste siguronte edhe klientë. Kovaçi aku zohej nga pro kuroria se ka pasur djeni për veprimet që kryente Elton Drapi, si dhe ka qenë e pranishme në të gjitha sit uatat në raport me vajzën 15 vjeçare./Abcnews.al

Shf rytëzoi të miturën për pro stitucion, arr estohet 33-vjeçarja, detaje… Read More »

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka një pyetje për ish-Ministren: ‘Akoma nuk e di moj motër pse më hoqe nga puna, ndërkohë mua vu rolet’

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Fol Me Mua”, në Fax Neës përballë moderatores Rovena Dilo.
Gjatë kësaj iterviste Kondi ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj, duke filluar që nga fillimi i karrierës e duke ardhur deri te momenti kur e larguan nga Teatri Kombëtar.
Për largimin e saj Kondi fajëson ish-Ministren e Kulturës, të cilën e pyeti publikisht mbrëmjen e sotme për arsyet përse e ka larguar nga Teatri.
“Ka shume brryla edhe ne arte, jo vetem tek ne por edhe tek arti i huaj, njerezit ketu te lodhin, ndersa jashte e kane pak me te lehte.
Une nuk ndodhem me ne Teatrin Kombetar, largimi im nga puna eshte çudi edhe sot. Me ka marre malli te ngjitem ne skenen e teatrit, kam mall te ngjitem ne skene. Gjithmone me ka ndjekur fati. Ata me hoqen nga puna, mua vu rolet, akoma nuk e di pse-ne?
Pershendes Mirela Kumbaron. Akoma nuk e di moj moter pse me hoqen, nderkohe mua vu rolet. Do vij nje dite jo vetem per ministren por per te gjithe ata qe kane bere deme, karma is…… beautiful.

Ata qe fusin miq per te me hequr mua, futeni pak ate mikun por jo deri ne largimin nga puna. Duhet te vije meritokracia edhe ne art. Ta falenderoj, jo se nuk e meriton se çka bera disa gjera qe nuk e meriton“, tha ajo.

Aktorja e njohur shqiptare, Mariana Kondi ka një pyetje për ish-Ministren: ‘Akoma nuk e di moj motër pse më hoqe nga puna, ndërkohë mua vu rolet’ Read More »

Qëllon me pi stoletë për të ndarë she rrin, e pëson keq polici

Nxori pi stoletën për të ndarë she rrin, nis h etimi për pol icin.

Dy persona janë vendosur nën he tim, mes tyre një ef ektiv i p olicisë së Korçës pasi janë përfshirë në një ko nflikt ditën e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 në Korçë ku gjatë një ko nflikti për motive të do bëta, 22-vjeçari me iniciale A.K. ka go ditur me sende të forta 23-vjeçarin me iniciale E.Sh.

Ky i fundit u dërgua në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa efe ktivi i po licisë me iniciale E.J. 21 vjeç ka ndërhyrë në ko nflikt duke nxjerrë ar mën e shë rbimit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, ef ektivi nuk ka qenë në shërbim dhe nuk e ka raportuar kon fliktin e ndodhur.

Po licia bën me dije se Specialistët për He timin e Kr imeve në Komis ariatin e Pol icisë Korçë, në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) filluan proc edimin pe nal për ve prën pen ale “Shp ërdorimi i detyrës” për shtetasin E. J., 21 vjeç, banues në Korçë (me detyrë punonjës pol icie pranë Ko misariatit Korçë).

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Pro kurorisë së Rrethit Gjy qësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Qëllon me pi stoletë për të ndarë she rrin, e pëson keq polici Read More »

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për TV shtetëror spanjoll e cila u transmetua sot, disa ditë pasi u zhvillua vizita e tij në Spanjë.

Edhe në këtë intervistë, Rama fashikullin BE-në duke vlerësuar se detyrat nuk i ka bërë Brukseli dhe jo Tirana.

“Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të iz oluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre”, tha z.Rama ndër të tjera në intervistë.

Kurse aku zoi zyrtarët evropianë se u ka ngecur ora në të dhënat që kanë për vendin tonë:

“Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrj edhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj. /noa.al

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë Read More »

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta

“The Economist”

Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”. Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve qëfurnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjitike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit.

Kjo tendencë është e kundërt me periudhën e bollëkut, dhe vitet e investimeve të mëdha. Por kjo krizë është gjithashtu rezultat i presioneve në rritje për të de–karbonizuar ekonomitë kombëtare. Këtë vit, mungesa e investimeve është një nga arsyet kryesore pse janë rritur çmimet e të 3 produkteve energjetike kryesore.

Nafta e kaloi kufirin e 81 dollarëve për fuçi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj si Rusia, të cilët janë pjesë e aleancës OPEC+, i rezistuan thirrjeve për të rritur prodhimin, gjatë takimit të tyre më të fundit të 4 tetorit.

Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që e siguron ende nga lëndët djegëse fosile pjesën më të madhe të energjisë. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Lë te marrim fillimisht naftën, një industri që ka nevojë për ri-investime të vazhdueshme, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Një rregull i përgjithshëm, është që kompanitë e naftës supozohet të ndajnë çdo vit rreth 4/5 e shpenzimeve të tyre kapitale vetëm për të ndalur shterimin e nivelit të rezervave të tyre.

Megjithatë, niveli vjetor i kësaj industrie ka rënë nga 750 miliardë dollarë në vitin 2014 (kur çmimet e naftës i tejkaluan 100 dollarë për fuçi), në rreth 350 miliardë dollarë këtë vit.Ndërkaq banka e njohur amerikane “Goldman Sachs”, thotë se gjatë së njëjtës periudhë, rezervat kanë rënë nga 50 në rreth 25 vite.

Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Zakonisht industria i përgjigjet kërkesës së madhe dhe çmimeve më të larta duke investuar për të kryer më shumë shpime për më shumë naftë. Por kjo gjë është më e vështirë në epokë ede–karbonizimit të ekonomive. Së pari, kompanitë e mëdha të naftës si ExxonMobil dhe Royal Dutch Shell, janë nën presion nga investitorët për t’i trajtuar investimet në naftë dhe gaz si peshqit 1-javorë.

Kjo ndodh sepse aksionerët e tyre mendojnë se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin dhe pastaj do të bjerë, duke i bërë joekonomike projektet afatgjata. Ose sepse ata do të preferojnë të ruajnë aksionet tek kompanitë që mbështesin kalimin tek energjia e pastër.

Ndonëse çmimet po rriten, investimet në sektorin e naftës duket se nuk do të rriten. “The Economist” ka analizuar parashikimet e shpenzimeve kapitale të 250 prodhuesit më të mëdhenj të mallrave në botë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.

Ndërsa kompanitë minerare dhe ato bujqësore parashikojnë rritje të mëdha të investimeve, ato në energjitikë pritet të bien me 9 për qind. Një faktor tjetër që po pengon investimet nësektorin e naftës është sjellja e vendeve të OPEC+.

Gjysmë–dekada e çmimeve relativisht të ulëta gjatë “epokës së bollëkut”, e cila arriti kulmin me një rënie të çmimeve në fillim të pandemisë, i boshatisi arkat e shteteve. Kjo i reduktoi fondet për investime. Ndërsa çmimet po rriten, prioriteti i qeverive nuk është të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të naftës, por të rrisin buxhetet kombëtare.

Për më tepër, prodhuesit shtetërorë janë të shqetësuar se një shpërthim i ri i rasteve meCovid-19 mund të godasë sërish kërkesën. Dhe siç deklaron Osvald Clint nga “Bernstein”, një kompani investimesh, shumë njerëz po pyesin “E pse të mos nxisim për disa kohë çmimete larta?”.

Në çdo rast, edhe nëse situata do të frymëzonte investime të reja, do të duheshin disa vjet që të arrihej një rritje domethënëse e prodhimit. Investimet më të pakta në sektorin e naftës, kanënjë ndikim direkt edhe në prodhimin e gazit natyror, që shpesh është një nënprodukt i shpimeve për naftën e papërpunuar.

Shtojini kësaj edhe një mungesë të terminaleve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për transportimin e gazit nga vendet ku qasja mbetet relativisht e lehtë (Amerikë), dhe në ato ku është më e vështirë (Azi dhe Evropë). Duke pasur parasysh kohën e gjatë që duhet për të ndërtuar pikat e reja të shpimit, mungesa e kapaciteteve të mëdha rezervë në Amerikë, pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë.

Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile. Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar. / bota.al

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta Read More »