Andueli

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët

Kryeministri Rama jep lajmin për njohjen e patentave shqiptare në Gjermani.

Gjatë replikave me një komentues në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama informoi sot se “procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë”.

Kryeministri replikoi me një komentues në lidhje me shërbimet në Drejtorinë e Transporteve, duke shtuar se “kjo arritje nuk do ishte e mundur në rast se ky institucion do të ishte i mbytur nga korrupsioni dhe injoranca”.

“Kush merr shërbime sot në institucionet e Drejtorisë së Transporteve e di mirë se nuk të mbyt as korrupsioni, as injoranca, sepse shërbimet kalojnë përmes sistemeve digjitale që nuk njohin as militantë, as kushërinj. Dhe kaq e vërtetë është kjo, sa që e provon fakti që procesi i njohjes së patentave shqiptare në Gjermani, gjë që as nuk mendohej dot deri disa vite më parë, sot është në fazën e fundit të miratimit në Bundesrat, dhoma e landeve të Gjermanisë! Sharjet e përqeshjet nuk janë argumente”, tha Rama.

Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët Read More »

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së

Tashmë është zyrtare. Sali Berisha konfirmoi sot gjatë foltores së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.

“Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin. Të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj që çdo njeri që do të hyjë, do ketë një garë të lirë. Natyrisht njëri prej tyre do të jetë edhe Sali Berisha”, tha ai.

Më herët, në fjalën e tij Sali Berisha iu drejtua deputetëve të PD-së që të refuzojnë çdo marrëveshje me Edi Ramën, duke paralajmëruar se përgjegjësia do të jetë e madhe.

Zyrtare/ Sali Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD-së Read More »

Lajm i t rishtë!Nd ahet nga jeta banorja nga Radhima (emri,foto)

Lajm i t rishtë! Nd ahet nga jeta nënë Beharia nga Radhima!
Lajmin për humbjen e jetës e ka bërë vajza e saj nëpërmjet rrjetit social facebook.
Përcjellja për në banesën e fundit ditën e mërkure ora 9.30 në Radhimë.

Njoftimi:
Lamtumire NENA ime 😭😭
Te qofte dheu i lehte 😭😭
Te prehesh ne parajse se atje te takon !! 🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹🌹
Percjellja neser ne 9:30 ne Radhime.

/orikuminews
Stafi i orikuminews u shpreh ng ushëllime familjarëve!U prehtë në paqe!

Lajm i t rishtë!Nd ahet nga jeta banorja nga Radhima (emri,foto) Read More »

Masat e reja anti-Covid, ja kategoritë që do të lejohen të udhëtojnë në Itali

Kanë hyrë në fuqi ditën e sotme masat e reja anti-Covid e qeverisë italiane. Vendi fqinj ka forcuar masat kufizuese për udhëtimet drejt Italisë, për të përballuar situatën e rënduar të pandemisë. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka njoftuar se vetëm kategori njerëzit me motive të veçanta lëvizjeje do të mund të udhëtojnë drejt Italisë.

Këto kategori përfshijnë individë që duhet të udhëtojnë për punë, pro bleme shëndetësore, studime, përsona që kthehen në rezidencën e tyre, familjarë të personave që kanë leje qëndrimi në Itali, persona të cilët kanë marrdhënie emocionale të provuar me një rezident në Itali, sportistë, gjy katës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive me interes kombëtar.

Individët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, do të duhet të kryejnë një kar antinim 10 ditor. Në përfundim të tij duhet të kryhet një tampon molekular apo antigje nik. Të detyrushme do të jenë paraqitja e Passanger Locator Form (PLF) në format dixhital ose fizik, test negativ për Covid molekular ose antigjenik, që është kryer 72 para udhëtimit. Qytetarët do duhet t’i nënshtrohen izo limit 10-ditor në adresën e deklaruar në PLF. Masat do të jenë në fuqi deri më 15 dhjetor 2021.

Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se qeveria italiane ka forcuar masat ku fizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19.Si rrjedhojë, duke filluar nga data 𝟮𝟲 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿, shtetasit nga: – Shqipëria – Maqedonia e Veriut – Serbia – Mali i Zi – Bosnje Hercegovina – Libani – Azerbajxhani – Moldavia – Brunei – Armenia mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si: -motive pune, -motive shëndeti, -motive studimi, -motive urgjence, -persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës, -familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali, -personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezident në Itali, -sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 𝟭𝟮𝟬 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 𝟭𝟬 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet: a) prezantimi i “Passenger Locator Form” në format dixhital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/ b) prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit; c) qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form”; d) i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit. Këto masa janë të vlefshme deri më datë 𝟭𝟱 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 2021″

Masat e reja anti-Covid, ja kategoritë që do të lejohen të udhëtojnë në Itali Read More »

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ mbërrin një zarf i bardhë

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është hapur dhe lexuar nga Arjola.

Në zarf thuhet se banorët duhet të organizojnë një dasmë të Shqipërisë së Veriut dhe duhet t’i ndajnë vetë rolet.

“Banorë, vëllai i madh dëshiron t’ju japë mundësinë të organizoni një dasmë tradicionale të Shqipërisë së Veriut. Duhet të ndani vetë se cili do të jetë nusja dhe dhëndri, prindërit e nuses, kryetarja e bashkisë. Keni pak kohë për të ndalë rolet. Vëllai i madh do t’ju ndihmojë me detajet, veshjet e të gjitha. Posaçërisht për ju do të performojë Bujar Qamili. Nusja dhe dhëndri duhet të shkruajnë betimet që do i thonë nuses”, shkruhet në zarf.

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ mbërrin një zarf i bardhë Read More »

Bora Zemani tregon të papriturën/ Çfarë ndodhi pas puthjes së saj me Donaldin?

Mbrëmë në Për’puthen u diskutua edhe për puthjen mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në Big Brother VIP, shkruan Express.
Ishte analisti Arjan Konomi, i cili filloi të ngacmonte Borën pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tha se ato ishin emocione të bukura, derisa tregoi edhe një të papritur që i ndodhi shoqes së saj të ngushtë.

“Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër.

Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të”, tha Bora.

Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje.

Ai gjithashtu e përgëzoi për atë që bëri për Semin dhe për surprizën që i bëri.

“Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”, tha Bora, duke qeshur. /Gazeta Express

Bora Zemani tregon të papriturën/ Çfarë ndodhi pas puthjes së saj me Donaldin? Read More »

Arditi dhe Beniada shkëmbejnë puthjen e parë në ‘Big Brother VIP’

Banorët e “Big Brother Vip” kishin mundësinë mbrëmjen e djeshme që të organizonin një dasmë tradicionale të Shqipërisë së veriut. Yjet kishin për të ndarë rolet, kush do ishte nusja, dhëndri, prindërit e çiftit, kryetarja e baskisë dhe të ftuarit.
Beniada pranoi që të ishte nusja dhe dhëndri u bë Arditi. E gjatë kësaj dasme të improvizuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri erdhi edhe puthja e parë mes tyre.

Puthja ka qenë vetëm si pjesë e lojës dhe nuk ka pasur asgjë më shumë. Edhe pse më herët u përfol se mes tyre mund të lindte diçka më shumë se miqësi, Beniada sqaroi se e kishte si vëlla Arditin.

Pavarësisht gjërave që ndodhën në shtëpi, ata të dy vijojnë të jenë shumë miq dhe të kenë xhan njëri-tjetrin.

Arditi dhe Beniada shkëmbejnë puthjen e parë në ‘Big Brother VIP’ Read More »