Andueli

Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 820 numri i të prekurve

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 17 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në total numrin e të prekurve 820.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në deklaratën e përditshme të saj për mediet, bëri të ditur të martën, se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 17 raste të reja, duke e rritur numrin e të prekurve nga COVID-19 në 820 në vendin tonë .

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, bëri të ditur se, ” gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive. 11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren”.

“Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë”,- tha Fico.

“Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet COVID, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë”, apeloi Fico.

Në përfundim, Fico ftoi qytetarët që të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. “Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 99
Krujë 81
Shkodër 15
Kurbin 9
Elbasan 3
Kamëz 3
Kukës 2
Mirditë 2
Berat 2
Durrës 1
Korçë 1
Lezhë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 820 numri i të prekurve Read More »

Shqipëria numër të ulët vdekjesh nga COVID-19/ Sulçebe: Izolimi i personave të rrezikuar duhet të vazhdojë

Mjeku imunolog Genc Sulçebe deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria ka pasur një numër shumë të ulët vdekjesh prej koronavirusit.

Sulçebe theksoi se megjithëse ky virus nuk i dëmton të rinjtë, sërish ata mund t’ua ngjisin personave të tjerë.

Sipas tij, izolimi i personave të rrezikuar duhet të vazhdojë deri sa të bindemi që rreziku nuk qarkullon më.

Sulçebe tha se me rritjen e temperaturave si viruset e tjerë dhe ky virus do të bëhet më pak agresiv.

Ai tha se në Shqipëri ende nuk e dimë se sa të imunizuar jemi.

Mjeku tha se duhet të dimë se sa përqind e popullsisë kanë rënë në kontakt me koronavirusin dhe kjo mund të verifikohet nga analiza serologjike.

“Ne nuk e dimë sa përqind kanë rënë në kontakt me virusin. Kjo mund të shihet kur të bëhet analiza serologjike”, tha ai./atsh

Shqipëria numër të ulët vdekjesh nga COVID-19/ Sulçebe: Izolimi i personave të rrezikuar duhet të vazhdojë Read More »

Renato Mekolli largohet nga Shqipëria dhe jep lajmin: Nuk ka më “Hell’s Kitchen”

Shefi më i famshëm i kuzhinës në Shqipëri, Renato Mekolli ishte në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, teksa drejtonte emisionin e ndjekur në Top Channel, “Hell’s Kitchen”.

Renato Mekolli ka deklaruar në një koment në rrjete sociale, se nuk ka më “Hell’s Kitchen” dhe se ai do të largohet shumë shpejt nga Shqipëria. Megjithatë moderatori ka thënë se ndoshta mund të rikthehet, me ndonjë shef tjetër.

Teksa ka bërë një postim në rrjete sociale, ku kujton me nostalgji pjesë të veçanta nga episodet në emisionin e sfidës në gatim, një ndjekëse e ka pyetur për sezonin e ri: “Kur fillon sezoni i ri?” “Nuk ka më “Hell’s Kitchen. Unë largohem nga Shqipëria.

Mbase me ndonjë shef tjetër, po”,– i është përgjigjur ndjekëses Renato Mekolli.

Renato Mekolli largohet nga Shqipëria dhe jep lajmin: Nuk ka më “Hell’s Kitchen” Read More »

Gjobë për bizneset e mëdha që nuk aplikojnë për pagë lufte për punonjësit

Kryeministri Edi Rama informoi se sot do të miratohet një gjobë për bizneset e mëdha, që tradhtojnë me papërgjegjshmëri të plotë sociale punonjësit e tyre, duke mos marrë mundimin të bëjnë aplikimin për pagën e luftës, në emër të kompanisë për ta.

“Në mënyrë të përsëritur, individë që përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar, më shkruajnë në WhatsApp, drejtohen këtu (ku u lutem të jenë konkretë e të lënë të dhëna të sakta për biznesin ku kanë punuar, jo komente të përgjithshme), në Ministrinë e Financave ose tek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e me plot të drejtë ankohen se punëdhënësi i tyre (disa subjekte në kategorinë biznes i madh), nuk aplikon për ta dhe kësisoj ata nuk po e marrin dot ende pagesën 40 mijë lekë”, tha Rama.

Ai theksoi se “bëhet fjalë për punonjës të larguar nga puna deri në datën 10 prill, të cilëve një numër jo i madh po as i vogël punëdhënësish u kanë kthyer kurrizin”.

Kryeministri theksoi se “kjo është e patolerueshme”.

“Kush nuk do ta marrë mundimin të aplikojë tek Tatimet, që punonjësit të marrin pagesën 40 mijë lekë, do të gjobitet për çdo punonjës që ka braktisur në këtë mënyrë të patolerueshme! Pikë e zezë! T’u mohosh punonjësve të tu një pagesë që s’ua jep ti, po shteti!!! Le të provojnë të mos e bëjnë urgjent dhe e shohim sa mirë do u dalë kjo papërgjegjshmëri sociale”, tha Rama.

Ndërkohë, ai theksoi se “vazhdon shpërndarja e ndihmës financiare dhe këtë javë nis lëvrimi i këstit të dytë të pagës së luftës, si edhe ndihmës ekonomike dyfish”.

Kryeministri theksoi se “po vijojmë të asistojmë rreth 3 mijë individë që nuk kanë aplikuar për pagën e luftës, si edhe një numër individësh të tjerë, të cilëve u është miratuar, por ende jo lëvruar paga për shkak të pasaktësisë në aplikime, ku nuk kanë njoftuar kodet e duhura bankare”.

“Asnjë s’do mbetet pa marrë atë që i takon me ligj e me zakon”, siguroi Rama./atsh

Gjobë për bizneset e mëdha që nuk aplikojnë për pagë lufte për punonjësit Read More »

Parku Kombëtar Divjakë Karavasta “pushtohet” nga 1 000 çifte të çafkës së vogël të bardhë dhe karabullakëve

Rreth 1 000 çifte të çafkës së vogël të bardhë dhe karabullakëve po folenizojnë në Parkun Kombëtar Divjakë Karavasta.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi teksa shpërndau lajmin apeloi të gjithë qytetarët që mund të vizitojnë zonën të shmangin çdo shqetësim të tyre.

“Gjejmë rastin të kërkojmë sërish bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e plotë të shqetësimit në zonën e kolonisë. Çdo shqetësim në fazën e folenizimit është kritik për koloninë”, tha Klosi.

Parku”Divjakë-Karavasta” është një park kombëtar dhe zonë e mbrojtur natyrore i cili ndodhet në qarkun e Fierit, në rrethet Lushnjë, Fier e Kavajë.

Me një sipërfaqe prej 22 230 ha është pa dyshim zona më e rëndësishme përgjatë zonës bregdetare të vendit dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe.

Përgjatë deltave takohet gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra).

Përhapje ka dhe çakalli, dhelpra, baldosa, etj. Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit kaçurrel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5 % të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore.

E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallëndysheve të detit./atsh

Parku Kombëtar Divjakë Karavasta “pushtohet” nga 1 000 çifte të çafkës së vogël të bardhë dhe karabullakëve Read More »

Mbyllja e vitit akademik, Shahini: Rektorët kanë nisur hartimin e planeve, afati deri më 15 maj

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi sot se urdhri për marrjen e masave për vitin akademik 2019-2020 kërkon nga universitetet të fillojnë një planifikim urgjent e serioz për mbylljen e vitit akademik në kushtet e jashtëzakonshme në të cilat po punojmë.

“Situata me përhapjen e COVID-19 në Shqipëri po shkon drejt përmirësimit nga dita në ditë, po nuk jemi ende jashtë rrezikut, ndaj çfarëdo hapje e pjesshme e universiteteve duhet të shoqërohet me protokolle strikte për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve”, u shpreh Shahini.

Ndaj, vijoi ajo, kemi kërkuar nga universitetet që të planifikojnë se cilat janë ato lëndë që mund të mbyllen online, pra që nuk do të ketë nevojë që studentët të kthehen në auditorë, numrin e studentëve që kanë nevojë të kthehen në auditorë dhe laboratorë dhe se sa është numri i saktë i studentëve që do të futen në provime gjatë korrikut të këtij viti.

Ministrja bëri të ditur se universitetet kanë afat deri me 15 maj që të sjellin këto plane

“Më pas, në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë ne do të hartojmë protokolle se si do të operohet për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve gjatë kohës që ata do të rikthehen në auditorë apo laboratorë.

Ministrja informoi më tej, se gjatë ditës së sotme ajo kishte komunikuar me rektorët e universiteteve publike dhe se ata i kishin konfirmuar se kanë nisur punën për të hartuar planet.

“Ndryshe nga sa pretendoi pozita gjatë fundjavës së shkuar që bëri një keqinterpretim kaotik të qëllimshëm, universitetet nuk janë të paqarta dhe kanë nisur nga puna për të siguruar shërbimin më të mirë e cilësor që studenti i tyre meriton”, deklaroi Shahini. /atsh

Mbyllja e vitit akademik, Shahini: Rektorët kanë nisur hartimin e planeve, afati deri më 15 maj Read More »

Pipero: Ritmi i epidemisë në ulje, por qytetarët të vijojnë të jenë të kujdesshëm sa kohë virusi qarkullon

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka folur nga qyteti i Vlorës për situatën epidemiologjike në vend, nga ku ka thënë se epidemia ka një ritëm në ulje megjithatë qytetarët duhet të vijojnë të respektojnë rregullat përsa kohë që virusi qarkullon.

Krahas faktit që situata paraqitet e qetë, një lajm i mirë sipas tij është fakti se numri i rasteve të shëruara ka kaluar më shumë se gjysmën e atyre që janë prekur në total nga COVID-19.

“Në terma të përgjithshëm, situata është shumë e qetë. Epidemia ka një ritëm rënës, pra në ulje të konsiderueshme çdo ditë edhe sa i takon numrit të rasteve të shtruara në spital që janë 2,3 në ditë dhe herë pa asnjë rast fare. Edhe sa i takon numrit të rasteve të reja pozitivë që ditët e fundit kanë qënë 9, 7 6. Por lajmi i mirë është që numri i rasteve të shëruara shtohet nga dita në ditë. Tashmë kemi më shumë se gjysmën e personave të prekur, i kemi të shëruar. Situata është mjaft e qetë por kjo qetësi nuk do të ulë as vigjilencës as kujdesin. Ende virusi qarkullon pavarësisht se me ritëm të ulët dhe virilencë të ulët dhe përsa kohë që virusi qarkullon, ne duhet të respektojmë ato masa që janë të rëndësishme për këtë fazë të dytë, që është faza e hapjes graduale. Ende duhet të kemi kujdes sidomos në mjedise publike, në lokalet që do të hapën nesër apo bankat që janë hapur më parë, apo në institucionet publike, qytetarët kur hyjnë të ruajnë distancën fizike, të vendosin një maskë, ata që shërbejnë të kenë maska e doreza. Higjiena për duart, larja sa më shpesh e duarve me ujë e sapun, dezinfektantë, pra janë ende disa masa që duhet t’i respektojmë në vijimësi sa kohë që virusi do të vijojë të qarkullojë jo vetëm tek ne por edhe në rajon”,- tha Pipero.

Më tej, ai shtoi se ”Vlora gradualisht po bëhet gati sepse masat po lehtësohen dita-ditës. Ka një ritëm gradual por ulës në vijimësi ndërkohë që nesër Vlora shpallet zonë e gjelbër dhe është lajm jashtëzakonisht i mirë. Ka 3, 4 javë pa asnjë rast të ri”. /atsh

Pipero: Ritmi i epidemisë në ulje, por qytetarët të vijojnë të jenë të kujdesshëm sa kohë virusi qarkullon Read More »

Nënë Hike, 77 vjeç fiton betejën me COVID-19, mbi 60% e të prekurve të shëruar

Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, ka fituar betejën me COVID-19, duke shtuar kështu numrin e të shëruarve në vendin tonë nga ky virus.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur lajmin e mirë duke njoftuar se, “Nënë Hike, sot ka lënë e shëruar spitalin Infektiv dhe është kthyer pranë familjes”.

“Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID-19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë”- shprehet Manastirliu.

Ndërsa Nënë Hike, teksa bëhet gati për dal nga spitali Infektiv shpreh mirënjohje dhe falenderim për të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që i shërbyen, në këtë luftë kundër COVID-19./atsh

Nënë Hike, 77 vjeç fiton betejën me COVID-19, mbi 60% e të prekurve të shëruar Read More »