Andueli

Arjola Demiri flet për jetën private, zbulon arsyen pse nuk është lidhur me dikë pas divorcit

Aktorja Arjola Demiri ka rrëfyer në “Big Brother VIP” historinë e saj të dashurisë me ish-bashkëshortin. Artistja ka thënë se e ka falur për gjashtë vite tradhtinë e tij, por erdhi një moment që nuk duronte më dhe u largua nga shtëpia së bashku me fëmijët.

Demiri ka zbuluar gjithashtu se ka abortuar dy binjakë, sepse marrëdhënia mes saj dhe ish-partnerit nuk ishte e mirë e madje ka pranuar publikisht se ai e dhu nonte fizikisht. Edhe pse kanë kaluar disa vite dhe Arjola ende po l ufton për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, ajo nuk ka bërë publike asnjë li dhje dashurie.

Ditën e djeshme, gjatë lojës së sinqeritetit, Arjola u pyet nga Einxhel: “Nuk e ke kërkuar apo nuk të ka ardhur partneri ideal?”.

“Në asnjë moment nuk jam shfokusuar që të krijoj një lidhje, sepse për shkak të magnetit që kam e di që në jetën time do vijnë meshkuj posesivë që do më mbyllin diku. Nuk e kam kërkuar dikë fare. Njeriu i duhur nuk ka ardhur ende. Dua që të kem një marrëdhënie të konsoliduar jashtë pragut të shtëpisë time. Fëmijët e mi janë fëmijët e mi. Shtëpia ime me fëmijët e mi, është vetëm e jona… jashtë pragut të derës po!”,- u përgjigj Arjola.
Ndër të tjera, Iliri tha se e sheh Arjolën si një konkurrente të fortë, e cila do të arrijë deri në finalen e këtij spektakli.

Arjola Demiri flet për jetën private, zbulon arsyen pse nuk është lidhur me dikë pas divorcit Read More »

Vuçiç reagon pas darkës me Ramën: ‘I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka postuar një foto nga darka që ka ngrënë sonte para takimit të radhës të iniciativës “Open Balkan”, me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë të Malit të Zi, Edi Rama, përkatësisht Zdravko Krivokapiç.

Në këtë darkë është edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç. Vucic ka shkruar në rrjetet sociale se mysafirët i kanë pritur me verë serbe. Darka i paraprin takimit të radhës për “Open Balkan”

“Mbrëmje e jashtëzakonshme me miqtë nga rajon, Edi Rama, Zdravko Krivokapiç dhe Nikola Dimitrov”, ka shkruar Vuçiç.

“Ana Bërnabiç dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer, të cilët ne guxojmë që ta krahasojmë me verërat më të mira franceze. Miqësia jonë është miqësi për të ardhmen e rajonit dhe tërë rajonit”, shtoi ai.

Rama dhe Vucic kanë aranzhuar takim për inicitaivën “Open Balkan” të cilën e kishin së bashku me Zoran Zaev, i cili ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut./E.M-noa.al

Vuçiç reagon pas darkës me Ramën: ‘I pritëm miqtë tanë me verë serbe të shkëlqyer’ Read More »

Aksion i befasishëm në Vlorë, arr estohen 3 persona

P olicia e Vlorës ka nisur një aksion mbrëmjen e sotme për kapjen e personave të shpallur në kë rkim dhe atyre që lëvizin me a rmë zj arri.

Noa.al raporton se derimë tani janë arr estuar 3 persona për ar mëmbajtje pa leje.

Operacioni i iniciuar nga drejtoria e po licisë së Vlorës, ndërkohë që ende nuk bëhen me dije identitetet e personave të arr estuar.

Ky aksion vjen pas rokadës në emrat e drejtuesve të Pol icisë në Vlorë.

Pritet që nesër Po licia të dalë në një deklaratë për mediat në lidhje me personat e ndaluar, pasi operacioni është në vijim./E.M-noa.al

Aksion i befasishëm në Vlorë, arr estohen 3 persona Read More »

Meliku nxjerr zbuluar Brunon

Meliku ka nxjerrë zbuluar Brunon duke thënë se ai ka pëlqim të vërtetë për Alvisën. Sipas tij, kanë bërë një bisedë në prapaskenë ku e ka pranuar një gjë të tillë. Ndërsa Bruno e mohoi duke e cilësuar si intrigant.

Meliku: Bruno po shkon nga fryn era. Filloi pëlqimin me Mikelën, e ndryshoi, filloi me Alvisën. Tani e ndryshon mendimin si do vetë dhe nuk pranon. Në backstage bën tjetër veprim, këtu bën tjetër veprim.

Bruno: Çfarë kam thënë jashtë që nuk e them këtu?

Meliku: Ti ke pëlqim të vërtetë për Alvisën.

Bruno: E kam pasur.

Meliku: Jo e kam pasur. E ke akoma. Më ke thënë pardje.

Bruno: Më intrigant se ky nuk kam parë.

Meliku nxjerr zbuluar Brunon Read More »

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë

Analisti Frrok Çupi ka bërë një deklaratë të fortë ne emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, duke thënë se Sali Berisha ka dashur që ta vr asë, bëhet fjalë për vitet 1997. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Denis Minga, ai e ka quajtur veten “vik tima e Berishës që ka jetuar rastësisht”, e ndërsa flet edhe për një listë që ishte e përberë nga rreth 20 emra që ishin bëra gati për t’u ekz ekutuar.

“Berishën e kam këshilluar miliona herë, jam ar miku i tij i shpallur prej tij, jam vi ktima e tij që ka jetuar rastësisht, me të thënë të vërtetën se mund të isha tek ata ku i ka dërguar të tjerët, ka pasur tentativa shpesh herë për zhd ukjen e time, në 1997 kam qenë numri një i regjistruar në listat e Shaban Memisë për t’u vr arë pa paralajmërim, ishin nja 20 veta në listë, dhe unë jetova në Vlorë”, tha Çupi.

Dikur Frrok Çupi ka pasur një raport shumë të ngushtë me Sali Berishën, një njeri që e këshillonte shpesh herë, e që një prej këtyre raste ai e ka sjellë në vëmendje edhe në ‘Repolitix’. Mes të tjerave, Çupi thotë si ish-kryeministrit nuk i kishte qejf kritikat.

“Unë vija nga një persekutim në Spaç, sa isha emëruar në ministrinë e Kulturës, kisha dy fëmijë të vegjël që jetonin shumë keq dhe në atë kohë kisha filluar që të merrja një rrogë që nga gushti i vitit 1990, rrugës më thotë “Lëre punën në ministri dhe kushtoji punën partisë” dhe unë i thashë “pse”. më tha “se fëmijët tu janë mësuar që të vuajnë, ja po vuajnë dhe pak, ndërsa fëmijët e mi nuk janë mësuar kurrë të vuajnë, ka dhe një arsye se unë nuk punoj dot me këta”.

S’ishte ende kryetar partie, me “këta” kuptonte “veriotët nuk janë mësuar të punojnë me jugorët”. I thashë “mua nuk ka rëndësi sa do vuajnë fëmijët e mi, problemi është që këtë ‘ne dhe ata’, mos e thuaj më’. Këshillat e mia kanë qenë në kohën kur i kam bërë kritika të ashpra, ai kurrë nuk dëgjuar, kritikat e detyrojnë atë që ta vr asë atë që bën kritikën”, tha Çupi.

Sot Berishën, e shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA-ja, e konsideron ‘si një njeri të sëmurë’ që nuk e di as vetë se çfarë kërkon’.

“Berisha një njeri i sëmurë që ka dalë në rrugë që nuk e di se çfarë kërkon, dhe nuk ka asnjë efekt në vend. Berishës i është ndaluar hyrja në parlament, ai nuk shkon dot”, tha Çupi.

Nga 11 dhjetori, Çupi shprehet se ka “0” pritshmëri dhe se nuk do jetë gjë tjetër vetëm se një Kuvend Kombëtar paralel me organin zyrtarë të partisë. Nga një prej ‘Foltoreve’, analisti thotë se është deklaruar se janë mbledhur më shumë firma nga sa e kërkon statuti, mirëpo ai hedh dyshime mbi vërtetësinë e tyre.

“11 dhjetori do jetë një fals, do mbledh një Kuvend jashtë PD-së, nëse zgjidhet kryetar i asaj mbetjeje të partisë, hallall, nëse jo është tjetër gjë, këta kandidatë do të kenë kandidatë të PD-së, ne nuk dimë nëse këto që thërrasin do mbajnë Kuvendin, do jenë delegatë të PD-së. Nuk i dimë sa firma janë, nuk janë noterizuar, nuk kanë karta identiteti, nuk kanë emra, është një punë si e bën Sali Berisha”, tha Çupi.

Të njëjtin fat si Sali Berisha, Çupi ia parashikon edhe presidentit aktual, Ilir Meta. E ka fjalën për autoritetin e Metës si politikan në opinionin publik, teksa e ka cilësuar si “presidenti më i shëmtuar që ka pasur Shqipëria”.

“Iliri është një president i zhvlerësuar, i shkarkuar nga Parlamenti, pret një vendim nga GJK, nëse nuk shkarkohet në raportin tim ,është më keq për të se do jetë një president zgravër që do rri i trembur, do jetë presidenti më i shëmtuar që ka parë historia dhe ka të njëjtin fat si Berisha në sensin e paraqitjes në publik, autoriteti i tij si politikan”, përfundoi analisti në studion e Report Tv.

Deklarata bômbê e analistit të njohur: Sali Berisha ka dashur të më vråsë mua dhe nja 20 veta të tjerë Read More »

Fifi e preferuara e publikut në ‘Big Brother VIP’

Publiku pati mundësinë që përveçse të eleminuarit të zgjidhte edhe të preferuarin e tyre. Banori i cili do të gëzojë këtë titull do të këtë disa benefite, përfshirë edhe një rol vendimtar në nominimet e ardhshme.

Numrin më të lartë të votave e gëzonte pikërisht Fifi, e cila shpërtheu në lot kur Arbana i komunikoi se ishte zgjedhur e preferuara e publikut.

Më pak të preferuarit rezultuan të ishin Arditi, Monika, Graniti, Sarah dhe Semi.

Fifi e preferuara e publikut në ‘Big Brother VIP’ Read More »

Sh erri me Ilirin, flet Donaldi: I kërkoj falje të gjithë banorëve dhe publikut

Mbrëmjen e sotme në “Big Brother Vip” është trajtuar konflikti i Ilirit me Donaldin, gjatë kohës që mësonin k ërcimin për provën javore.
Iliri nuk pranoi të komentonte shumë gjatë, duke thënë se kjo pjesë kishte kaluar tashmë. Ndërsa Donaldi u ndal gjatë duke thënë se duhej sqaruar një publik i tërë. Ai tha se problemi më i madh i tij është fakti se përfshihet dhe toni i lartë.

Iliri: Në një ambient pune duhet të dominojë disiplina dhe rëndësi ka rezultati final. Nga këto video del shumë qartë, kush foli, foli, kush përdori epitete i përdori, bravo i qoftë skam asgjë tjetër.
Donaldi: Mendoj se ajo gjë ishte tendencioze nga ana e Ilirit. Unë ndoshta nuk dua të kërcej fare dhe dua të ulem aty. Unë arrij ta kuptoj kur e ka tendencioze. Herën e dytë kur nisëm të mësojmë kam bërë batuta? Po kam bërë. Pjesa që më preku më shumë ishte pjesa që më the i paedukatë. Unë kam pr oblem që përfshihem dhe i kërkoj falje Arjolës dhe gjithë banorëve.

Sh erri me Ilirin, flet Donaldi: I kërkoj falje të gjithë banorëve dhe publikut Read More »

Një banor i ri hyn në ‘Big Brother VIP’ dhe ka një kërkesë të pazakontë

Një konkurrent i ri i është bashkuar mbrëmjen e sotme shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, Ai është Igli Zarka, aktor dhe pedagog në Universitetin e Tiranës.
Hyrja e tij nisi me një kërkesë të pazakontë. Ai kërkoi që të flinte në divan dhe jo në dhomën e Gjumit si të gjithë banorët.

“Mendoj se situatat brenda shtëpisë do t’i menaxhoj si të vijnë. Brenda Big Brother mendoj se do më mungoj qeni. Nuk mendoj se mund të ketë miqësi aty brenda, ka aleanca. Asnjë nga konkurrentët s’do e linte vendin e tij për mua. Do doja që brenda shtëpisë të kisha dinjitetin”, tha ai në klipin prezantues.

Një banor i ri hyn në ‘Big Brother VIP’ dhe ka një kërkesë të pazakontë Read More »