Andueli

“Ditën e Veteranëve” /Balla: Vlerat e tyre qëndrojnë në themel të Shqipërisë sonë europiane

Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka shprehur vlerësime për kontributin e veteranëve të luftës në “Ditën e Veteranëve” duke i konsideruar si vlera europiane.

Balla shprehet se “ sot më 20 Korrik në “Ditën e Veteranëve” dua t’i shpreh Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare vlerësimin tonë më të lartë për kontributin që ka dhënë dhe vazhdon të japë në mbrojtjen, përhapjen dhe edukimin te brezat e rinj të idealeve e vlerave antifashiste, përpjekjeve e sakrificave të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore”.

“Këto vlera qëndrojnë në themel të Shqipërisë sonë europiane. Një komb që nderon çlirimtarët e vet, është një komb i emancipuar. Le ta tregojmë emancipimin tonë duke nderuar e respektuar Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, dëshmorët e heronjtë e kombit dhe familjet e tyre, veteranët e Luftës dhe pasardhësit e tyre”, shprehet ai.

Po ashtu, Balla shton se “për shkak të pandemisë urimet me drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare i shkëmbyem përmes telefonit. Gëzuar Ditën e Veteranëve” . /atsh

“Ditën e Veteranëve” /Balla: Vlerat e tyre qëndrojnë në themel të Shqipërisë sonë europiane Read More »

E vërteta e videos që po “çmend” rrjetin/ Vetëm 11 ditësh dhe me dhëmbë?

Vetëm 11 ditësh dhe goja e foshnjes është e mbushur plot me dhëmbë, apo…

Kur bebet i marrin në dorë baballarët, ndodhin situata nga më të paptirutat dhe më komiket.

Kjo është e vërteta e videos që po “çmend” rrjetet sociale.

Ai ka filmuar djalin e tij me një nga filtrat e shumtë që ofrohen nga disa aplikacione. Rezultatet? Do qeshni me lot.

E vërteta e videos që po “çmend” rrjetin/ Vetëm 11 ditësh dhe me dhëmbë? Read More »

A kërceu ish kryeministri Berisha në dasmën e vajzës?/ Fatmira Breçani zbulon gjithçka

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka zbuluar disa detaje të reja nga dasma e Argitës, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha ku ishte e ftuar të këndonte.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Breçani ka zbuluar reagimin e Berishës kur këndonte. Ajo thotë se ish-kryetari i PD s’ka kërcyer, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.

“Nuk ka kërcyer por e ka shijuar muzikën në maksimum. E kemi mik, tropojan e duam shumë dhe kemi respekt e ai kur se shijon këngën time të kujt do shijojë? Si tropojan që jemi”, tha Brecani në emisionin “E diell”.

Ndërsa për këndimin ndaj Enver Hoxhës, thotë: “Kur ka qenë Enveri s’ka pas shanse me u bë as mbrëmje as festë as dasmë pa u këndu e pa u hap me këngën Enver Hoxha e mprehu shpatën.

Tani s’jam duke e këndu, s’ke shanc me më fut me këndu, e kam këndu në atë kohë, të gjithë skemi pas ku shkojmë, por atëherë që e kemi kënduar kemi qenë të privilegjuar.

Por për Berishën kam kënduar me kënaqësi, është dhe një këngë festive me ritmin e valles së Tropojës dhe e kërcejnë të gjithë shqiptarët. Shiko, ke njerëz të marrosur pas Berishës, ke njerëz të marrosur pas Ramës, problemi është që duan dhe zërin tim.”

A kërceu ish kryeministri Berisha në dasmën e vajzës?/ Fatmira Breçani zbulon gjithçka Read More »

Mjeku Dobi apel qytetarëve: Mbani maskën, ndihmoni veten dhe të tjerët për të qenë të shëndetshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në kushtet e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, shprehet se, “mbajtja e barrierave mbrojtëse është e detyrueshme në ambientet e mbyllura për çdo qytetar”.

Ministria ka publikuar mesazhin sensibilizues të doktor Drini Dobi, i cili thekson rëndësinë e mbajtjes së maskës nga qytetarët për të frenuar infektimin nga COVID-19.

“Mos e konsideroni maskën si pengesë për të folur, por konsiderojeni atë si një mjet më të rëndësishëm që do t’ju lejojë të flisni lirisht me njerëzit që doni në të ardhmen!”, shprehet mjeku Dobi.

“Mbajeni maskën jo vetëm me njerëzit e panjohur, por edhe me miqtë e të afërmit tuaj në ambientet e mbyllura, sepse vetëm kështu ndihmoni ata dhe veten, për të qenë të shëndetshëm”, apelon doktori Drini Dobi, në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve. /atsh

Mjeku Dobi apel qytetarëve: Mbani maskën, ndihmoni veten dhe të tjerët për të qenë të shëndetshëm Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

82 raste të reja me COVID-19 dhe 1 humbje jete në janë konfirmuar në 24 orët e fundit.

Rovena Daja, mjeke pranë Institutit të Shëndetit Publik, gjatë një deklarate për mediet sqaroi se gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një 69-vjeçare nga Shkodra. “I drejtohemi me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnë masat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.”,- tha Daja.

“Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen një 69-vjeçare nga Shkodra, e shtruar në gjendje të rëndë, megjithë trajtimin dhe përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor.”,- sqaroi ajo.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.”,- shton Daja.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnjë, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.”,- bënë me dije Daja.

“Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me COVID-19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnë karantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojë i izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.”,- shton Daja.

Ajo njofton dhe strategjinë e kontrollit të epidemisë përmes testimeve serologjike.

“Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo publike, me kushtin që të jenë të validuara.”,- tha Daja.

“Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.”,- shton Daja.

“Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.”,- tha Daja.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit Read More »

Mjeku Kalo feston ditëlindjen në shërbim të pacientëve/Manastirliu: E nderuar të punoj me njerëz të rrallë si ju

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka uruar mjekun e njohur infeksionist, Tritan kalo në ditën e lindjes së tij.

“Profesor Tritan Kalo ka sot ditëlindjen! Nuk kishte se si kjo ditë ta gjente larg pacientëve dhe kolegëve të tij në spitalin infektiv, duke shërbyer me profesionalizëm e devotshmëri siç ka bërë e bën çdo ditë. Krenare për çfarë përfaqësoni dhe e nderuar të punoj me profesionistë dhe njerëz të rrallë si ju!Edhe 100 prof. Tani! Gëzuar nga zemra”, shprehet Manastirliu.

Profesor Kalo është një prej mjekëve që po qëndron në shërbim të pacientëve prej më shumë se 130 ditësh. //atsh

Mjeku Kalo feston ditëlindjen në shërbim të pacientëve/Manastirliu: E nderuar të punoj me njerëz të rrallë si ju Read More »

Universiteti i Mjekësisë mesazh sensibilizues qytetarëve/ “Mbani maskën gjithmonë”

Universiteti i Mjekësisë në Tiranë përmes një mesazhi sensibilizues ka bërë apel për të mbajtur gjithmonë maskën, me qëllim që qytetarët të mos rrezikohen nga koronavirusi.

“Për sigurinë e të gjithëve, Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ju rikujton të mbani maskën gjithmonë në mjedise të mbyllura”, thuhet në njoftimin zyrtar të Universitetit të Mjekësisë.

Mesazhi shoqërohet edhe nga të gjitha figurat e rëndësishme të këtij universiteti, nga pedagogët të Universitetit të Mjekësisë në kryeqytet.

Të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin që detyron qytetarët që të vendosin maskë në ambientet e mbyllura teksa për herë të parë ditën e sotme, janë ndëshkuar me gjobë 17 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë vendim./atsh

Universiteti i Mjekësisë mesazh sensibilizues qytetarëve/ “Mbani maskën gjithmonë” Read More »

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas fjalimit të presidentit Hashim Thaçi drejtuar popullit të Kosovës, pas kthimit nga 4 ditë intervistimi në Gjykatën e Hagës.

Rama postoi një fotografi të presidentit Thaçi me citimin e tij “Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”.

Në adresimin e tij, Thaçi theksoi se për rreth 30 orë ballafaqim me trupën e organit të akuzës, ësht njohur me të gjitha pretendimet e tyre dhe u kam dhënë përgjigje pyetjeve.

“Sot ju them me bindje se ky proces jo vetëm që nuk do ta rishkruajë këtë histori të shkruar me gjakun dhe sakrificën e një populli të tërë në luftën për liri, por përkundrazi, nga ky proces, cilado qoftë rrjedha dhe kohëzgjatja e tij, historia e lavdishme e rezistencës, mbijetesës dhe triumfit mbi një pushtues, që kërkoi të shfaroste popullin shqiptar të Kosovës nga faqja e dheut me fshesën e fashizmit etnik, do të bëhet njëherë e përgjithmonë e paprekshme nga askush”, u shpreh Thaçi. /atsh

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë” Read More »