Andueli

Ja cfarë rezervon horoskopi ditor për secilen shenjë

Dashi

Do të keni dëshirë për të dashuruar, por me ndikimin e kundërt të Hënës, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Në punë, duhet të tregoheni të vëmendshëm dhe të shmangni rreziqet e kota. Ka disa probleme ligjore dhe burokratike që duhen rregulluar.

Demi

Ju pret një ditë mjaft pozitive. Mund të ketë riafrim me dikë të cilin e keni përzemër. Puna paraqitet mjaft mirë, ku nëse reflektoni do të gjeni zgjidhje për gjithçka. Do të jeni shumë pozitiv.

Binjakët

Pavarësisht se Venusi nuk është i pranishëm në shenjën tuaj, çështjet sentimentale paraqiten mirë. Në punë, mund të vendosni që të ndryshoni gjithçka dhe t’iu kushtoheni gjërave që nuk ju lodhin.

Gaforrja

Nuk jeni në formën tuaj maksimale, pasi lodhja do të ndihet. Në punë situata paraqitet e vështirë, ku Saturnin do e keni kundër. Mund t’iu duhet që të rinisni gjithçka nga e para. Në çështjet e ndjenjave, do të keni mundësi më shumë.

Luani

Me praninë e Marsit në anën tuaj, ky muaj do të jetë ideal për ndjenjat dhe takimet e reja. Në punë duhet të siguroheni që të mos i lini gjërat në mes. Është momenti për të vendosur në vend, çështjet burokratike dhe ligjore.

Virgjëresha

Ju pret një ditë mjaft pozitive, pavarësisht se mbrëmja mund të sjellë nervozizëm. Në dashuri gjërat do të ecin mirë, ndonëse disa luhatje nuk do të mungojnë. Do të keni mundësi që të bëni ndryshime në punë.

Peshorja

Kjo e shtunë nuk është ndër më të mirat, pasi do të jeni të lodhur dhe nervoz. Jeni gjithashtu të acaruar dhe kjo mund të bëjë që të acaroheni lehtësisht. Mundohuni që të ruani qetësinë. Në punë, ka disa probleme me të cilat duhet të merreni.

Akrepi

Keni nevojë për të pasur më shumë kohë për veten dhe për tu relaksuar. Në dashuri gjërat do të bëhen interesante me kalimin tranzit të Venusit, shkruan noa.al. Ndërsa në punë jo çdo gjë do të ecë siç dëshironi, por do ia dilni.

Shigjetari

Në dashuri gjërat do të ecin shumë mirë në sajë të ndikimit të favorshëm të Marsit. Raportet miqësore mund të rezultojnë shumë më të rëndësishme në këtë moment. Edhe në punë parashikohen projekte premtuese.

Bricjapi

Në dashuri situata nuk është ndër më të mirat, ndaj duhet bërë kujdes, pasi Venusi do të ketë ndikim të kundërt. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku nuk do të mungojnë mundësitë e reja.

Ujori

Kjo e shtunë do të jetë e lodhshme, ku nuk do të ndiheni mirë moralisht. Nëse jeni çift, do të keni nevojë për mbështetjen e partnerit/es. Në punë, do e keni të vështirë që të dilni në pah, pasi do të ndjeni se nuk ju dëgjojnë.

Peshqit

Kjo është një periudhë shumë e favorshme për dashurinë, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit. Në punë do të keni ide dhe projekte të reja dhe do të jeni të përqendruar tek e ardhmja.

Ja cfarë rezervon horoskopi ditor për secilen shenjë Read More »

A do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet?/ Rama jep përgjigjen që askush ‘nuk e priste’

Edi Rama shpreh bindjen e plotë se PS-ja do të fitojë mandatin e tretë dhe ai do të jetë kryeministër edhe pas zgjedhjeve të 2021.

“Unë nuk do i humbas zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe nuk do të jap dorëheqjen si kryetar i PS-së sepse do të jem i detyruar të vijoj punën. Nuk flas kurrë me nëse, se ka edhe një shprehje që flet për hallën dhe xhaxhanë edhe… kohë është shumë e shtrenjtë për t’u humbur me nëse”.

Për pushimet nuk ka ndryshim planesh edhe sivjet. “Pushimet si gjithmonë këtu në Shqipëri. Unë dhe ministrat që kur jam bërë kryeministër, nuk kemi të drejtë të shkojmë jashtë shtetit për pushime. E kam bërë sepse ne duhet të jemi në Shqipëri, kalojmë pushimet në Shqipëri sepse është minimumi etik i atyre që qeverisin një vend, është një vend që promovon turizmin, që është një vend i mrekullueshëm. Për mua si në Shqipëri pushimet zor ti kalosh në vende të tjera, edhe pse ka vende të tjera të mrekullueshme”.

A do të japë dorëheqjen nëse humbet zgjedhjet?/ Rama jep përgjigjen që askush ‘nuk e priste’ Read More »

Meta: Politika të marrë shembull nga harmonia fetare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, vizitoi sot selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve ku së bashku me krerët e bashkësive fetare shqiptare katolike dhe ortodokse, uroi Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Duke u përcjellë urimet më të mira e të përzemërta të gjithë besimtarëve myslimanë e bektashianë, si dhe mbarë popullit shqiptar, Kreu i Shtetit theksoi: “Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët tanë, sepse kjo është një ditë shumë e rëndësishme vëllazërimi që na fton të bëjmë sakrifica për ta forcuar këtë solidaritet”.

“Falenderim për udhëheqësit tanë fetarë për mesazhet e mençura dhe harmoninë që ata e kanë mbrojtur dhe pasqyruar në mënyrë të vazhdueshme, duke bërë çdo gjë për të mbajtur qytetarët tanë të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, kombëtare, por edhe europiane. Uroj që edhe politika të mësojë, të marrë këtë shembull të frymës së mirëkuptimit, të bashkëpunimit, të interesave më të mëdha qytetare. Jam i sigurt se populli do të udhëhiqet nga kjo harmoni që frymëzojnë këta udhëheqës të nderuar, të cilët bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të edukuar qytetarët, në veçanti fëmijët dhe të rinjtë me vlerat më të mira hyjnore, njerëzore, qytetare dhe atdhetare”, tha ai.

Po ashtu, Meta shtoi se “njëkohësisht sot është një ditë e rëndësishme për t’u angazhuar të gjithë së bashku për atë qëllim madhor, që ka populli dhe vendi ynë: anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe për të hequr sa më shpejt çdo pengesë që e frenon këtë ëndërr të jashtëzakonshme për t’u materializuar. Kjo është e vetmja rrugë që të rinjtë të mos na ikin, por edhe ata që kanë ikur të kthehen, ashtu siç shprehu besimin e tij Papa Françesku gjatë vizitës së tij të parë në Tiranë që ‘shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre!” /atsh

Meta: Politika të marrë shembull nga harmonia fetare Read More »

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara nga Kuvendi më 23 korrik

Presidenti Ilir Meta dekretoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Presidenti Ilir Meta, thuhet në njoftimin e Presidencës, ashtu siç kishte garantuar, ditën e sotme pa asnjë vonesë ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë i vetmi produkt i marrëveshjes konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të dakordësuara në Këshillin Politik, që mundëson vijimin e sigurtë të rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe që kishin konsensusin dhe gjithë-përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë në vend”.

“Presidenti Meta, rithekson edhe një herë se, dialogu politik, gjithëpërfshirës, transparent dhe i sinqertë ndërmjet forcave politike për të gjitha çështjet që prekin zgjedhjet është e vetmja rrugë që e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe e bën Reformën Zgjedhore në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR, siç ka kërkuar Këshilli Europian në 15 kushtet e vendosura për hapjen e negociatave”,- thuhet në njoftim.

“Për muaj me radhë Presidenti i Republikës ka përsëritur thirrjen që, çdo ndryshim në lidhje me ligje të rëndësishme, duhet të bëhen vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik”,- theksohet në njoftim.

“Presidenti Meta, gjen rastin të falenderojë të gjitha ato forca politike që me angazhimin e tyre të sinqertë dhe vullnetin e treguar në Këshillin Politik, mundësuan arritjen e këtij rezultati në 5 qershor që u kodifikua nga Parlamenti i Shqipërisë në datën 23 korrik përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat dekretohen sot”,- vuri në dukje Presidenca.

“Presidenti Meta do të jetë si gjithmonë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave të patjetërsueshme, lirive dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre përballë çdo akti të ndryshimeve të njëanshme, të dhunshme dhe me urgjencë të pajustifikueshme, si ai i Kushtetutës, që asgjësojnë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”-, thuhet ne njoftim. /atsh

Meta dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara nga Kuvendi më 23 korrik Read More »

‘Kaubojsi’ Eduart Ndocaj tregon sekretin e dobësimit

Ish-deputeti shqiptar Eduart Ndocaj tashmë po bie në sy si një perzonazh që arriti të heqë kilet e tepërta duke i ofruar vetes një pamje krejtësisht të re.

Ndocaj së fundmi ka dhënë një intervistë teksa ka treguar se rënia në peshë ka qenë një sfidë e vërtetë. Ish-deputeti tha se ky ndryshim ka ardhur me nismën e bashkëshortes së tij.

“Bashkëshortja ka qenë nismëtarja që unë të bija në peshë. Unë që në muajin janar marr vetëm pjesë nëpër tavolina dhe nuk ha, jam si dekor. Në fillim e vuaja por tani jo, kam filluar që të mësohem, është pak e vujtshme”, tha ai.

‘Kaubojsi’ Eduart Ndocaj tregon sekretin e dobësimit Read More »

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese

Kuvendi i Shqipërisë votoi sot për ndryshimet në Kushtetutë.

Me 106 vota pro, 10 kundër dhe 6 deputetë të cilët nuk morën pjesë në votim, u miratuan ndryshimet kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm 116 deputetë nga 122 gjithsej, prej të cilëve vetëm 10 votuan kundër këtyre ndryshimeve.

Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave ku qytetarët mund të votojnë edhe për partinë dhe për kandidatin për deputet, ndërsa ndryshon dhe formula e koalicioneve./atsh

Kuvendi miraton ndryshimet kushtetuese Read More »

Agron Llakaj i bën dedikimin romantik bashkëshortes së tij: ‘Edhe pse në kohë të vështira , le të gëzojmë që jemi bashkë në cdo ditë’ (foto)

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj i ka dedikuar një shkrim të ëmbël bashkëshortes së tij.

Për çiftin dita e sotme është e veçantë, pasi festojnë 36-vjetorin e martesës.

Dhe në një ditë kaq të veçantë për ta nuk kishte si të mungonte dhe urimi emocionues dhe i rrallë i aktorit të humorit.

Llakaj shkruan se së bashku me partneren ia kanë dalë t’i rezistojnë kohërave të vështira dhe të jenë bashkë.

“36 vjet martese.E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te veshtira , le te gezojme qe jemi bashke ne cdo dite dhe ne cdo vite kujtim per kete pervjetor nje foto me keto dy dashuri , Adea & Teos….,dashuri mbi dashurite ! Gezuar, shkruan Llakaj në postimin e tij.

Agron Llakaj i bën dedikimin romantik bashkëshortes së tij: ‘Edhe pse në kohë të vështira , le të gëzojmë që jemi bashkë në cdo ditë’ (foto) Read More »

Mjeku Pipero flet për situatën e Covid në vend

Mundësia për të pasur numra të shtuar të personave të infektuar me Covid-19 gjatë gushtit por edhe në dimër, është shumë e lartë.

Kështu shprehet mjeku Pëllumb Pipero, teksa thotë se jo vetëm qytetarët, por edhe sistemi shëndetësor duhet të mësohet të bashkëjetojë me virusin.

Pjesë nga deklarata e Pipero në Tv syri:

Situata nuk është e mirë, është serioze, për t’u shqetësuar por në asnjë mënyrë nuk mund të themi që është jashtë kontrollit. Po të ishte jashtë kontrollit, nuk do të kishte gjurmim, testim, izolim, shtrime në spital…

Por gjithsesi do të thosha që rastet e shtruara në spital janë serioze dhe duhet të na bëjnë të mendojnë për përgjegjësitë e gjithsecilit. Virusi është ende midis nesh. Në këtë situatë, duke qenë se e konsiderojmë veten të gjithë së bashku, të gjithë në një varkë, duhet të ruhemi maksimalisht duke mbrojtur edhe të tjerët.

Do të futen në lojë edhe spitalet rajonale, Covid-19 do të na shoqërojë për një kohë të gjatë, duhet të mësohemi të bashkëjetojë me të jo vetëm qytetari por edhe sistemi shëndetësor. Sepse ka edhe sëmundje të tjera kronike, vjen gripi stinor. Gjasat janë që ne ende të kemi luhatje me ngritje dhe ulje të numrave pozitivë. Ka indikatorë që dëshmojnë se mund të kemi numra të shtuar gjatë Gushtit, unë mendoj që numrat në këto shifra do luhaten edhe në Gusht.

Mjeku Pipero flet për situatën e Covid në vend Read More »