Andueli

Alketa Vejsiu thirrje shqiptarëve: Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk perzgjedhin!

Nga qyteti në fshat, Alketa Vejsiu, tha se po kalon pushimet këto ditë në Itali.

Nga andej, me një maskë, ajo ka marrë një leksion duke dhënë edhe një mesazh për shqiptarët.

Alketa thotë se Italia, pas asaj që kaloi, na mëson që duhet ta marrim vërtet seriozisht këtë situatë!

“Nuk pashë askënd pa maskë, në mjedise të mbyllura, nuk diskutohet!” , u shpreh ajo.

“Edhe në Shqipëri të gjitha bizneset serioze kanë vendosur sterilizues në hyrje dhe e kanë detyrim maskën! Bravo! Ftoj të gjithe ata qe janë aktiv në Instagram të promovojnë sa më shumë këtë masë të domosdoshme por thuajse të neglizhuar në vendin tonë!”

“Maska nuk është Tendencë, as Opsion! Është detyrim qytetar! Mbro veten dhe tjetrin! Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk perzgjedhin!”, tha Alketa, duke këshilluar shqiptarët që të vënë maskën. /NOA.al

Alketa Vejsiu thirrje shqiptarëve: Mos bëj si i fortë, mos u bëj as budalla! Vdekja dhe sëmundja nuk perzgjedhin! Read More »

Personazhet e njohura të medias, politikës dhe artit ja si i thanë lamtumirë dhjamit

Kujdesi për pamjen, dhe veçanërisht shëndetin, ka bërë që shumë personazhe të njohur të kenë gjetur vullnetin dhe të kenë bërë ndryshime rrënjësore në peshën e tyre. Duke filluar nga politikanë e njerëz të medias, e artit ka disa shembuj që vërtetë të lënë gojëhapur me transformimin e tyre.

Marsela Cibukaj është një nga shembujt me kurajozë. Këngëtarja humbi plot 40 kilogramë në një vit, vetëm duke u ushqyer shëndetshëm.

Në një intervistë për mediat, Çibukaj është shprehur se nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz.

Trim Ademi (True Kapo/Capital T). Nëse keni qenë ndjekës të muzikës së Capital T, që prej fillimit atëherë jeni dëshmitarë të transformimit të tij ndër vite. Six pack-u i thotë të gjitha:

Eduart Ndocaj- Deputeti “kaubojs” në maj të 2020-ës tha në emisionin ‘Ftesë në 5’ se i duhej një garderobë e re. Eduart Ndocaj ka pësuar një nga ndryshimet më të mëdha dhe në foto/video, pamjet e tij duken si të dy njerëzve të ndryshëm.

I pyetur nga disa emisione ku ai ka qenë i ftuar, Ndocaj nuk ka dhënë një përgjigje specifike se si është dobësuar, por ai thotë se e ka arritur këtë peshë edhe “me metoda mjekësore, edhe me dietë shumë strikte”, duke lënë të kuptohet se i është nënshtruar një operacioni, por vazhdon të mos konsumojë më ushqim si më parë. Pak ditë më parë ai tha se gruaja ishte një nga mbështetëset më të mëdhaja të tij.

Filloreta Raçi (Fifi)- Në 2019-ën, Fifi vendosi të hiqte balonin gastrik të vendosur në stomak, kreu disa seanca dobësimi dhe tani seanca për tonifikimin e muskujve. Tashmë këngëtarja duket si një tjetër person, dhe na ka bërë zili edhe me fotot e saj nga plazhi. Fifi ka treguar se ajo nuk kishte komplekse me peshën e saj, por kishin nisur që ta shqetësonin problemet me shëndetin, e për këtë reagimi kishte qenë i menjëhershëm.

Rudina Dembacaj, është një tjetër personazh që i ka thënë stop mbipeshës. Aktorja ka humbur 35 kilogramë vetëm falë regjimit fasting. Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit.

Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e IF:- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës. Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Sara Hoxha pranon se kreu një ndërhyrje për rënien në peshë, por ajo nuk e rekomandon këtë. Tashmë ajo duket se ka gjetur ekuilibrat, pas dy lindjeve të djemve të saj, e ndoshta dhe kujdesi ndaj vetes është më me tepri, pasi ka arsye të forta për të qenë në superformë dhe energjike.

Linda Halimi rrëfeu për revistën “People” se në vitet e luftës në Kosovë nuk kishte ç’të hante. Ajo shtoi konsiderueshëm në peshë pas luftës, kur tha se hante si për të zëvendësuar atë që s’kishte ngrënë dot. Por me palestër të vazhdueshme, Linda tashmë është krenare për fizikun e tonifikuar, që nëse e shohim në një foto, do të mendojmë se kemi të bëjmë me dy persona të ndryshë.

Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, mund të konsiderohet si një tjetër histori suksesi. Një regjim i rregullt me dietë dhe palestër duhet të ketë qenë zgjidhja për Valbonën, e cila tashmë ngjan si në të 20-tat e saj, edhe pse jeta i ka rezervuar disa ndarje vërtetë të hidhura, siç ishte ajo e bashkëshortit të saj.

Një tjetër personazh që ka rënë në peshë në mënyrë të konsiderueshme është gazetari Arian Çani. Moderatori ka treguar se ka hequr rreth 35 kilogramë, duke shmangur sheqernat, yndyrnat, dhe të gjitha ushqimet e tjera kalorike.

“Mu desh një vit për të hequr 35 kg. Gjeta ushqimin tim të preferuar që nuk ka as karbohidrate, as yndyrna, nuk ha absolutisht fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, ha mish pule, perime dhe nudëllza orozi, i cili është një ushqim që nuk ka as kalori dhe asgjë. Unë ha nudëllza çdo drekë, në mëngjes ha gjëra të vogla dhe në darkë nuk ha fare. Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet të ma qani hallin”, ka treguar më herët Çani.

Big Mama ka treguar vazhdimisht se pesha i krijonte probleme. Madje, dietat e ndryshme nuk funksionuan. Kohë më parë, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut dhe më në fund, ndihet mirë. Rezultati është mëse i dukshëm, dhe Bigu tashmë është bërë një ”small mama”.

Ilir Meta- Presidenti Meta pësoi një ndryshim drastik, ku i njohur për mbipeshën e tij, ai na surprizoi të gjithëve me një pamje tejet të re. Përveç dietës ushqimore, presidenti Meta na ka treguar se po merret shumë edhe me sport, veçanërisht vrap apo ngjitje në male.

Këto janë vetëm disa nga shembujt sesi asgjë nuk është e pamundur, në rast se keni vullnet, gjithçka mund të realizohet.(E.K/Faxweb.al)

Personazhet e njohura të medias, politikës dhe artit ja si i thanë lamtumirë dhjamit Read More »

Kjo është lulja me fuqi të pabesueshme shëndetësore

Barbaroza është një bimë e bukur mjaft popullore, e njohur si Mbretëresha e Kopshteve.

Ajo është një lule që rritet në krahinat e jug perëndimit të Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë.

Në Shqipëri gjendet edhe me emra të tjerë si hidërsha ose idrasha. Ajo është përdorur shumë edhe si erëz për t’i shtuar shije reçelërave dhe ëmbëlsirave

Barbaroza është pjesë e familjes botanike Geranium që përmban 200 varietete bimësh dhe lulesh. Megjithatë, AgroWeb.org ju tregon se vetëm Barbaroza (Pelargonium graveolens) mund të konsumohet nga të gjitha simotrat e saj.

Barbaroza arrin të luftojë inflamacionin, përmirësojë shëndetin e veshkave, çlirojë nga dhimbjet, ulë nivelin e stresit, forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë tretjen

Gjethet e bimës janë përdorur gjithashtu me tepricë në mjekësinë popullore. AgroWeb.org ju tregon se gjethet e dhe lulet e thara të bimës ngjyrë rozë përdoren për një çaj që ka një aromë të veçantë.

Vlerat shëndetësore që ka Barbaroza

Largon stresin: Barbaroza ka ndikim në sistemin nervor dhe reputacioni i këtyre aftësive ka kapërcyer breza të tërë. Çaji që mund të prodhoni nga gjethet e barbarozës është i shijshëm por edhe qetësues.

Vlerat e çajit shumëfishohen falë përbërësve dhe substancave organike që kanë një ndikim në sistemin endokrinal dhe ulin faktorët që shkaktojnë ankth dhe stress

Pini një çaj barbaroze kur jeni të stresuar dhe shpejt do t’ju përmirësohet humori.

Lufton inflamacionin: Një nga përdorimet më të shpeshta të barbarozës është ai kundër inflamacionit në organizëm.

Nëse ju dhembin gjymtyrët, muskujt ose keni inflamacion të brendshëm në stomak ose në sistemin kardiovaskular, një gotë çaj barbaroze largon barrën e rëndë të inflamacionit nga trupi juaj.

Heq dhembjet: Barbaroza është përdorur prej vitesh kundër dhembjeve të kokës dhe atyre të tjera.

Nëse vuani nga dhembjet kronike ose migrenat, çaji i barbarozës arrin të çlirojë endorfinën dhe të heqë dhembjen shumë shpejt.

Mbron shëndetin e veshkave: Shkencëtarët akoma janë duke studiuar mbi efektin kimik të përbërësve të barbarozës dhe ndikimin e tyre në shëndetin e veshkave.

Por ata nuk kanë dyshim, që çaji i barbarozës stimulon nxjerrjen e lëngjeve. Ai ndihmon në largimin e kripërave të tepërta, yndyrnave dhe ujit nga trupi.

Si rrjedhojë, veshkat janë më të çliruara dhe funksionojnë më mirë

Ndihmon sistemin imunitar: Barbaroza lufton bakteret dhe mykun. Rrjedhimisht është e mrekullueshme kundër ftohjeve, virozave dhe gripit.

Përgatisni çaj me gjethet dhe do të arrini të largoni nga trupi bakteret, forconi imunitetin dhe shëroheni më shpejt.

Tretja: Nëse vuani nga ngërçet, fryrjet ose tretja problematike, pirja e çajit të barbarozës është mënyra më e lehtë dhe më pa dhimbje për të kuruar këtë problem.

Substancat organike që gjenden tek çaji zbusin inflamacionin, eliminojnë bakteret dhe kthejnë në normalitet sistemin tretës.

Çaji i Barbarozës dhe Përgatitja

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend që vetëm barbaroza ngjyrë rozë me aromë trëndafili mund të konsumohet nga njeriu.

Në shumicën e rasteve Barbaroza gjendet në formën e gjetheve të thara, të plota apo të shtypura në çdo farmaci ose dyqan organik gati për çajin tuaj. Por njëlloj mund ta merrni edhe nga bimët e kopshteve tuaja.

Një lugë çaji me lulet dhe gjethet e thata të bimës janë të mjaftueshëm për një kupë çaji. Këtë mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, si edhe të shoqëruar me pak mjaltë.

Shtypni një grusht lulesh dhe gjethesh të thara dhe vlojini për 5 minuta në ujë. Dy kupa me çaj të tillë në ditë mjaftojnë për të përfituar vlerat e mësipërme./AgroWeb.org

Kjo është lulja me fuqi të pabesueshme shëndetësore Read More »

A është e këshillueshme të flini me freskuesen e ndezur?

I nxehti i verës është i padurueshëm për të gjithë. Temperaturat e larta janë të vështira për t’u përballuar, por sidomos kur bëhet fjalë për natën, kur vapa bëhet shqetësuese edhe për gjumin.

Në ditët e nxehta, edhe netët janë po ashtu të nxehta dhe nuk ka gjë më të bezdisur se sa djersitja. Në këto raste ka vetëm një zgjidhje: të lëmë në punë freskuesen. Shumë shpejt vjen ajër i freskët në fytyrë dhe… ja u zgjidh.

Por duhet kujdes! Përdorimi i freskueses gjatë natës, vërtet mund të të freskojë, por ka një problem edhe me të.

Ka dy aspekte negative të përdorimit të freskueses gjatë natës ndërsa je në gjumë:

Së pari, freskuesja than ajrin. Ok, mund të mendosh se në gjithë këtë nxehtësi, nuk mendon se çfarë ndodh, por pas disa orësh do ta ndiesh tharjen e ajrit. Lagështira është zhdukur kur ka filluar të të thahet goja dhe ndien thatësirë edhe në kraharor.

Është një shqetësim i mjaftueshëm për të pasur një natë të keqe me gjumë jo të qetë. Të mos shtojmë këtu edhe sa herë duhet të zgjohesh gjatë natës për të pirë ujë nga etja dhe pas kësaj, është shumë e thjeshtë të ftohesh, shkruan Class.

Së dyti, freskuesja nuk është përdorur shpesh gjatë ditës dhe kështu ka mbledhur pluhur. Nëse e vë në punë vetëm gjatë natës, ka shumë mundësi që të gjithë pluhurin e mbledhur ta shkarkojë në fytyrë. Kjo mund të shkaktojë bllokimin e sinuseve, duke çuar më tej në infeksion, në të ftohtë etj.

Kështu, ose pastroje rregullisht para se ta vësh në punë gjatë natës, ose vuaj pasojat! Kur trupi nuk është në gjendjen optimale, sistemi imunitar nuk mund t’i mbajë jashtë bakteret dhe viruset.

Pra, nëse je në një mjedis të ftohtë, sistemi imunitar nuk është i besueshëm për të luftuar kundër baktereve.

A është e këshillueshme të flini me freskuesen e ndezur? Read More »

Ja çfarë rezervon horoskopi për shenjën tënde

Dashi

Në dashuri duhet të mundoheni që të ruani qetësinë. Jeni në pritje të diçkaje që vonon të vijë dhe kjo gjë ju acaron. Në punë, gjërat nuk do të ecin siç dëshironi, pasi ka probleme dhe vonesa.

Demi

Bëni mirë që të mos përfshiheni në polemika, nëse keni probleme me partnerin/en. Nuk dëshironi dhe nuk mundeni që të humbni kohë. Bëni mirë që të shmangni sa më shumë zënkat.

Binjakët

Pavarësisht se mund të ketë diskutime në dashuri, dita është pozitive sa i takon ndjenjave. Puna paraqitet mjaft mirë, ku do të ketë zhvillime pozitive por edhe ndryshime.

Gaforrja

Jeni të tensionuar dhe nervoz. Në dashuri mund të përfundoni në debate lehtësisht. Bëni mirë që të merrni një periudhë pushimi edhe nga puna, në mënyrë që të shmangni komplikimet e mëtejshme.

Luani

Në dashuri mund të ketë debate, por do të kalohen lehtësisht. Gjithsesi do të jeni shumë nervoz dhe konfliktual. Edhe në punë do të jeni të tensionuar.

Virgjëresha

Bëni mirë që të sqaroni çdo gjë që nuk funksionon në dashuri. Humori juaj do të jetë i luhatur, ndaj mundohuni që të mos humbni toruan. Nëse keni një punë tuajën, ky është një moment i mirë për biznes.

Peshorja

Dashuria paraqitet mjaft mirë, qoftë për ata që janë çift, edhe për ata që janë vetëm. Nuk përjashtohet mundësia që të bëhen takime interesante. Mundohuni që të mos mposhteni nga pesimizmi dhe merrni gjithë kohën që ju duhet për të bërë gjërat.

Akrepi

Kjo është një periudhë mjaft e komplikuar për dashurinë, ku mjaft të favorizuara nga ana tjetër do të jenë të favorizuara historitë rastësore, shkruan noa.al. Çështjet financiare do ju shqetësojnë, por shumë shpejtë situata do të përmirësohet.

Shigjetari

Problemet në raportin në çift do të përmirësohen dhe gjërat do të ecin më mirë. Mundohuni që të shoqëroheni nga njerëz pozitiv dhe largohuni nga negativiteti. Shumë shpejt në punë, gjërat do të ecin më mirë, në sajë të ndikimit pozitiv të Saturnit.

Bricjapi

Gjatë kësaj periudhe mundohuni që të mos debatoni me partnerin/en. Duhet të përpiqeni që të kuptoni se çfarë dëshironi që të ndryshoni në jetën tuaj dhe gjeni mënyrën për ta bërë. Sfera profesionale paraqitet mjaft mirë, ku do të ketë edhe përmirësime.

Ujori

Nëse në ditët e kaluara keni pasur probleme në dashuri, nuk do të vonojë përmirësimi. Në punë duhet kujdes dhe energji. Mos u dekurajoni dhe nëse ka diçka që duhet ndryshuar, duhet të filloni.

Peshqit

Ditët në vijim, duhen shfrytëzuar më së miri për të diskutuar çështje të rëndësishme për dashurinë. Mund të gjeni një zgjidhje lidhur me problemet ligjore dhe paratë.

Ja çfarë rezervon horoskopi për shenjën tënde Read More »

Plane për plazh? Mësoni si do jetë moti më parë

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell dhe temperatura të larta në pjesën më të madhe të vendit, por priten edhe reshje të dobëta në disa qarqe.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër dhe Durrës.
TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31°C

në vendet e ulëta: 20 / 36°C

në vendet malore: 16 / 32°C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet.

Plane për plazh? Mësoni si do jetë moti më parë Read More »

Basha: Në shtator nisim fushatën

Pas Kryesisë, ishte dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike që miratoi përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë të PD, pjesë e të cilit janë personalitete politike të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile e botës akademike.

Sipas vendimit të Kryesisë dhe të Këshillit Kombëtar, Komisioni përbëhet nga:

-Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar, ish President i Republikës, ish ministër

-Besnik Mustafaj, ish Ministër i Jashtëm, themelues i PD

-Genc Ruli, ish ministër, themelues i PD

-Enriketa Papa, pedagoge dhe historiane, studiuese e krimeve të komunizmit

-Mark Marku, pedagog, ish deputet

Komisioni i Vlerësimit, si një strukturë e besueshme dhe me integritet, do të bëjë seleksionimin e kandidatëve të propozuar për deputetë nga anëtarësaa e PD.

Sipas PD, kjo është hera e parë në Shqipëri, kur kandidatët nuk përzgjidhen nga Kryetari i Partisë, por propozohen direkt nga anëtarësia dhe, më pas, seleksionohen nga një komision i posaçëm për t’iu dërguar sërish anëtarësisë për vendimmarrje.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, që po aplikon PD, është risi në politikën shqiptare dhe në gjithë rajonin tonë

Procesi, ku anëtarësia e PD u përfshi, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm me propozimin e një numri të madh kandidatësh, u vlerësua nga kryetari Basha për gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e mëtejshëm të funskionimit të PD.

“Emrat e propozuar nga anëtarësia përbëjnë një korpus të rëndësishëm për administrimin e qeverisjes që shqiptarët do t’i besojnë PD-së dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e ardhshme. Përmes këtij procesi, ne kemi të identifikuar jo vetëm ata që do të përzgjidhen për kandidatë për deputetë, por edhe drejtues të qeverisjes vendore, këshillave bashkiakë dhe qeverisjes qendrore. Më të mirët e më të mirëve për të sjellë ndryshimin që presin shqiptarët, zhvillim dhe punësim”, u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha, gjatë mbledhjeve të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.

Anëtarësia do ta thotë fjalën e saj përsëri në shtator, kohë kjo, kur, siç u shpreh Lulzim Basha, opozita nis, de facto, fushatën elektorale për të mos u ndalur deri në fitoren e zgjedhjeve.

“Muaji gusht do të jetë muaj pune intensive. Krahas përzgjedhjes së kandidatëve ne do të finalizojmë programin qeverisës të vendit, do të ngremë strukturat drejtuese të fushatës elektorale dhe organizojmë partinë për zgjedhje, duke nisur nga qendra e votimit e deri tek selia qendrore në Tiranë. Në shtator nisim fushatën elektorale, e cila do të mbyllet me fitoren e zgjedhjeve dhe hapjen e një kapitulli të qeverisjes për qytetarët dhe me qytetarët”, u shpreh Basha.

PD zbulon anëtarët e komisionit që do të zgjedhin kandidatët për deputetë, rikthehen Ruli dhe Mustafaj

Basha: Në shtator nisim fushatën Read More »

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nis pushime aventure, ja ku…

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka nisur gushtin si kohë pushimesh aventure. Ai shfaqet në disa foto teksa eksploron disa vende pak të rrahura nga turizmi në jug të vendit.

Duke demonstruar muskujt në përshkrimin e tij, Tahiri shfaqet në Kuç e Gusmar e deri “te Jaho Xhebra 💪💪💪”, siç shprehet ai.

Pasi ka vizituar Kuçin ai ka rendur drejt Gusmarit, një fshat piktoresk, tipik për turizëm aventure në Kurvelesh.

Aktualisht Tahiri nuk është më i përfshirë në politikë, pasi Partoa Socialiste i bëri dalje pak vite më parë kur u përball me akuza serioze penale në një proces gjyqësor që nuk ka të mbaruar. /noa.al/

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri nis pushime aventure, ja ku… Read More »